Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Si luajti Rama me lobin ndërkombëtar të homoseksualëve, kulisat e një bllofi – Nga Poli Hoxha

    Emri:  edi-rama-gayt.jpg

Shikime: 2757

Madhësia:  42.0 KB

    Nga Poli Hoxha

    Procesi i Reformës në Drejtësi i cili vazhdoi rreth një vit e gjysmë, do të mbahet mend për shumë gjëra, por mbi të gjitha për mënyrën okulte dhe mungesën totale të transparencës gjatë gatimit të saj, nga të gjitha palët. “Syri.net” po ju zbardh fillimisht, një nga shumë kulisat e kësaj reforme, ku protagonistë kryesorë janë një pjesë e diplomatëve të huaj dhe ekspertët e tyre në proces, Edi Rama, Endri Fuga, Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi etj. Bëhet fjalë për tentativën për ta bërë Shqipërinë ndër vendet më të guximshme në botë që do të lejonte me kushtetutë, martesat brenda të njëjtës gjini. Gjithçka u bë gati, por plani u dogj dy ditë përpara miratimit të reformës me konsensus, natën e 21 korrikut. Nuk duam të merremi këtu me debatin, nëse duhen lejuar në Shqipëri këto martesa apo jo, është koha e duhur dhe a është e përgatitur shoqëria shqiptare për këtë ndryshim radikal të konceptimit të familjes. Të dyja palët kanë sjellë argumentet e tyre publikisht dhe secila është në të drejtën e vetë. Por çfarë ndodhi në të vërtet që Rama “u tërhoq”, përse i tradhtoi ai lobet që e kishin bindur të fuste në draftin përfundimtar brenda ndryshimeve kushtetuese, nenin 18 me paragrafin nr.2, i cili mundësonte arritjen më të madhe për një komunitet seksual, të cilën nuk e kanë e kanë bërë të mundur ende as në 90% të shteteve në SHBA dhe shumica e vendeve evropiane?

    Pak histori për LGBT në Shqipëri

    LGBT është një akronim i fjalëve “Lesbike, Gej, Biseksual, dhe Transgjinorë”. Në periudhën e monizmit, ushtrimi i homoseksualizmit futej ndër veprat e rënda penale dhe dënohej me 10 vjet burg. Por dënimi më i egër për këta njerëz ishte ai i opinionit publik. Nëse në atë kohë “demaskoheshe” si homoseksual, jeta të shndërrohej në një ferr të vërtet. Por edhe në vitet e para të pluralizmit, jeta e tyre ka qenë krejtësisht ilegale dhe e vështirë, deri në vitin 1994, kur disa përfaqësues të tyre, më të guximshmit, të ndihmuar nga disa ambasada në Tiranë, krijuan shoqatën e parë “Gay Albania”. Në vitin 1995 më në fund edhe me ligj, homoseksualizmi nuk përbënte më krim për ligjin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shumicën e opinionit publik.

    Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës dhe ratifikimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, solli si rezultat përmirësimin e kuadrit ligjor dhe heqjen e dënimit për marrëdhëniet homoseksuale. Përpjekjet e para, u shfaqën në formë spontane në aktivitetet e përbashkëta që organizoheshin nga komuniteti “Gay” në disa ambiente publike apo “cruising areas” (vend takime). Në vitin 1994 një gazetë shqiptare boton intervistën e parë të një pjesëtari të komunitetit gay. Në fillim të viteve 2000 “Gish Albania” dhe “Alga” ishin të parat organizata që parashikonin në statutin e tyre specifikisht mbrojtjen e të drejtave të LGBT dhe bënë përpjekje serioze në lidhje me promovimin e të drejtave të tyre dhe ngritjen e një bërthame të vogël njerëzish që do të inkurajonin formimin e një komuniteti LGBT.

    Gjatë vitit 2003-2010 një numër nismash janë ndërmarrë nga shoqëria civile shqiptare dhe aktorë ndërkombëtarë në drejtim të adresimit të çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri, gjithmonë të mbështetura hapur edhe me fonde, veçanërisht nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë.

    Prej vitesh Shqipëria, në sajë të angazhimit të shoqërisë civile, i është bashkuar 17 majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, duke ndërmarrë fushata publike. Një sërë organizatash të shoqërisë civile si PLWHA, Aksion Plus, Stop AIDS, etj, kanë ofruar shërbime dhe vazhdojnë të jenë në mbështetje të personave të komunitetit LGBT. Në 13 Mars 2010, hyri në fuqi ligji Kundër Diskriminimit, një nga instrumentet thelbësor ligjor që mbron të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe që përfshin gjithashtu, ndalimin e diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual.

    U krijua Pink Embassy, një Program i ri që nis të zbatohet në Shqipëri, në Maj 2010, përmes një partneriteti mes organizatave COC Netherland, CRCA dhe LGBT Pro Shqipëri, me mbështetjen financiare të Programit të Transformimit Social (MATRA) të Ministrisë së Jashtme të Hollandës, në të cilën u bashkuan mjaft nga drejtuesit e “Mjaft” të cilët më vonë do të ishin drejtues kryesorë të “Rilindjes” së Edi Ramës.

    Emri:  edi-rama-kristi-700x466.jpg

Shikime: 406

Madhësia:  30.0 KB

    Edi Rama dhe homoseksualët

    Aktualisht dy nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama janë njëkohësisht, edhe miq dhe partizanë të vjetër të komunitetit homoseksual në jo vetëm në Shqipëri. Erion Veliaj kryetar aktual i Bashkisë së Tiranës dhe Endri Fuga, drejtor i zyrës së piar-it mediatik të kryeministrit, janë dy figurat kryesore që kanë luftuar, edhe në emër të lobit të fuqishëm ndërkombëtar të homoseksualëve, për futjen në ndryshimet kushtetuese me rastin e Reformës në Drejtësi, pra të ligjërimit të martesave brenda komunitetit gey. Të dy kanë qenë që në ditën e themelimit të “Ambasadës Pink”, pjesëtar të rregullt të festave që “kërcisnin” fort atëherë për opinionin publik shqiptar.

    Por nëse “gërmojmë” pak në kohë, edhe vetë Rama ka historinë e tij “debulante” me këtë komunitet. Në zgjedhjet vendore të shkurtit 2007, ai zgjodhi si imazhin e vet të fushatës elektorale hebreo-amerikanin Arthur J. Finkelstein, themeluesin dhe pronarin e kompanisë “Arthur J. Finkelstein and Associates”, e cila e asistoi Edi Ramën dhe PS-në në fushatën elektorale. Arthur Finkelstein është një homoseksual i deklaruar, i cili në prill 2005 e pranoi publikisht që në dhjetor 2004, ishte martuar me mashkullin me të cilin bashkëjetonte prej një kohe të gjatë, në një ceremoni martese të zhvilluar në Massachusetts të SHBA-ve. Për këtë gjë e para shkroi atëherë gazeta “New York Times”, e cila e botoi lajmin sesancional në 9 prill të vitit 2005.

    Më herët në vitin 1997, Edi Rama në revistën “Përpjekja” të sponsorizuar nga Fondacioni Soros, në një shkrim të tijin rrëfen se gjatë një udhëtimi që kishte bërë jashtë vendit në fillim të viteve ’90, kishte takuar disa emigrantë shqiptarë që punonin si “homoseksual” me pagesë në një stacion treni. Edi Rama thotë se u drejtoi pyetjen: “Kryesisht bëni punën pasive apo aktive?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41). Njëri nga ata i përgjigjet: “E di si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë ***** dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë *** me **** e në fund të fundit të marrësh po ato para?!” (Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41-42). Rama shkruan më poshtë se pasi dëgjoi këto fjalë hyri edhe vetë në dilemë: «Vërtet, si është më mirë?! Përsërisja si i dehur vetmëvete teksa kthehesha për të kushedisatën herë tek mullari» (Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 42).

    Në kulmin e fushatës elektorale që do ta bënte kryeministër, pas pritjes që u bëri në atë kohë edhe kryeministri Berisha,më 23 maj 2013 Edi Rama takoi drejtuesit e LGBT në Shqipëri, Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi. Aty ai nuk e fshehu mburrjen se ka qenë ndër të parët, që ka folur për çështjet e LGBT që në fillim të viteve ’90-të, “atëherë kur këtu të quanin homoseksual, nëse flisje për çështje të tilla”. Në të njëjtin takim ai deklaroi se është pro të drejtës së bashkëjetesës së homoseksualëve, kurse në lidhje me çështjen e martesave mes së njëjtës gjini, tha se, “më parë duhet përgatitur shoqëria dhe duhet përgatitur terreni…”. Terren që mesa duket u përgatit në vitin 2016, me rastin e bërjes së Reformës në Drejtësi.

    Si u përgatit terreni për ligjërimin e martesave mes homoseksualëve

    Tashmë nuk është më sekret që lobi i homoseksualëve është një nga më të fuqishmit në botë, politikisht dhe financiarisht. Edi Rama ashtu si e përshkruam edhe më lart, e ka treguar se nuk do të kishte asnjë lloj hezitimi për të siguruar mbrojtjen dhe shërbimet e tij, në funksion të blindimit të pushtetit të “Rilindjes” dhe atij personal. Synimi i fundit i këtij lobi është legalizimi i martesave gay në të gjithë vendet e botës. Dhe faktikisht kanë eçur goxha drejt këtij qëllimi. Por arritja e këtij synimi në një vend si Shqipëria, edhe më përpara vendeve të zhvilluara do të ishte “qershia mbi tortë”. Për hir të së vërtetës Rama në këtë drejtim do ta gjente rrugën e shtruar nga paraardhësi i tij Sali Berisha, i cili në fund të mandatit pranoj në parim një projektligj për martesat mes homoseksualëve. Lajm ky që bëri xhiron ndër mediet më të mëdha botërore, për faktin se Shqipëria do të ishte i pari vend në Ballkan që hidhte këtë hap të vështirë. Por gjithçka ngeli me kaq, brenda një fushate elektorale.

    Rasti historik erdhi bashkë me projektin për realizimin e një reforme totale, në sistemin e drejtësisë shqiptare. Për të bërë të mundur këtë reformë duhet të ndryshoheshin, edhe disa nene të Kushtetutës së Shqipërisë. Pikërisht ky do të ishte edhe shansi i madh për realizimin e synimit të lobit të homoseksualëve të mbështetur fortë, edhe nga disa ekspertë të huaj të inkuadruar në përgatitjen e draftit. Bëhej fjalë për Nenin 18, paragrafi 2, i cili ndryshohej duke shtuar mes arsyeve të mos diskriminimit, edhe “orientimin seksual”.

    “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina shoqërore, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore ose prindërore”, thuhet në riformulimin e këtij neni në draft, cili edhe pas debateve të forta mes deputetëve arriti të miratohej në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi. Pikërisht kjo shtesë, i jepte të drejtë komunitetit LGBT të kërkonte më pas ndryshim në Kodin e Familjes e më tej liberalizimin e martesave mes këtij komuniteti.

    Emri:  vasilkika-hysi.jpg

Shikime: 320

Madhësia:  30.0 KB

    Premtimi i pa mbajtur dhe blofi

    Kishte ardhur dita që Rama dhe dy prej njerëzve më të afërt të tij Erion Veliaj dhe Endri Fuga, të vinin veten në provë përball lobit ndërkombëtar të homoseksualëve, i cili i ka mbështetur fuqimisht në ngritjen e karrierave të tyre politike. Njerëz pranë kryeministrit treguan për “Syri.net”, se Rama u premtoi atyre se do të bënte të pamundurën për futjen e nenit 18 të ndryshuar në draft, por paralajmëroi njëkohësisht për rezistencën e kundërshtarëve. Për palën e Rama&co, në komisionin e Posaçëm për arritjen e këtij qëllimi, u ngarkua deputetja Vasilika Hysi, ish kryetare e Komitetit të Helsinkit për Shqipërinë, OJF kjo që nuk e fsheh sponsorizimin sistematik nga lobi ndërkombëtar i homoseksualëve. Ndërkohë nga pala e të huajve, personi që u morr eksluzivisht me këtë çështje ishte vetë kreu i misionit EURALIUS në Shqipëri, Rainer Deville. Genc Ruli do të deklaronte në atë kohë; “Nuk besoj se po i largohem shumë të vërtetës, por nga zyrtarë e diplomat të huaj, Shqipëria ka një presion të vazhdueshëm për njohje ligjore të martesave gey…Sot janë ende pak vendet evropiane e perëndimore që i njohin ligjërisht këto lloj martesash. Shqiptarët do të kenë të drejtën e tyre të vendosin vetë për një çështje të tillë, pa u sforcuar të shtiren më shumë liberal se janë sot”.

    Gjithsesi mund të themi se Hysi dhe Deville bën një punë të “shkëlqyer” dhe ja arritën që të fusin në draft ndryshimin specifik kushtetues, të shumëpritur. Por nga ana tjetër ata, nuk e dinin që Rama po luante me dy porta. Ai kishte mbajtur vetëm gjysmën e premtimit, atë të futjes së nenit në draft, kurse për kalimin e tij në parlament ai po luante lojën e tij dhe po ndiqte një axhendë krejtësisht personale.

    Ashtu siç tashmë dihet, Rama synonte vetëm “Planin C”, pra miratimin e Reformës me 94 vota, pa opozitën. Me ndihmën edhe të ambasadorit amerikan, i cili punonte për arsye krejtësisht të tjera nga ato të Ramës, ai ishte shumë afër realizimit të këtij numri deputetësh, por papritur një pjesë e tyre vunë një kusht të panegociushëm; zhdukjen nga drafti të pikës 2 të nenit 18. Në fakt loja ishte që po të mundej, “me një gur të vriste dy zogj”. I pari, kryesori, ishte kalimi i reformës pa opozitën. Njëkohësisht po bëheshin të gjitha lëvizjet pragmatiste që edhe neni për homoseksualët të ishte i përfshirë në draft, ditën e votimit. Por siç u zhvilluan gjërat, çdo ditë e më shumë po bëhej e qartë që të votohej neni për martesat gay duhej që reforma të kalonte me konsensusin e opozitës, sepse ndërkohë një numër i madh deputetësh nga të gjithë krahët, por më të shumtët nga të “listës Rama”, papritur ishin deklaruar prerë kundër tij. Ndoshta nuk do të kishim sot një reformë të votuar me numrin maksimal 140, por gjithsesi, edhe pa kundërshtarët e flaktë të martesave gay, ajo do të kalonte.

    E para që do të shprehej publikisht do të ishte deputetja Mesila Doda, e cila foli edhe në emër të grupit të deputetëve të PDIU-së, votat e të cilëve Rama i konsideronte të sigurta në planin e tij.

    “Po luhet me zjarrin, sepse për hir të lobimit gay po rrezikohet ajo që është më e rëndësishmja për vendin, reforma në drejtësi”, deklaroi Doda menjëherë pas daljes së lajmit se neni për martesat e homoseksualëve ishte miratuar në komision. Menjëherë, asaj ju bashkuan edhe deputetë të tjerë të llogaritur në planin e Ramës, si Dashamir Shehi, Namik Dokle, Fatmir Toçi, Vangjel Tavo, Anduel Xhindi, Mirela Ferracaku, Ylli Shehu, Dashamir Tahiri etj.

    Pikërisht ky është momenti që detyroi Ramën të bëjë i dëshpëruar rillogaritjet. Edhe pas negociatave intesive dhe premtimeve të shumta, ai nuk arriti dot të plotësonte numrin 94, pavarësisht nga çfarë pretendon sot. Vetëm 24 orë përpara nisjes së seancës së 21 korrikut, ai urdhëroi Fatmit Xhafën të tërhiqte nenin 18 të rishikuar për ndryshimet në Kushtetutë. Vasilika Hysi dhe kreu i EURALIU, në këtë mbledhje të fundit bënë përpjekjet e fundit të dëshpëruara, por më kot. Ramës i kishte dështuar “Plani C” dhe nuk kishte arritur të vriste dot asnjërin nga dy zogjtë që kishte shënjuar, reformë që do mbante emrin e tij dhe mbajtjen e premtimit për lobin ndërkombëtar të homoseksualëve.

    Pas zbulimit të këtij blofi të Ramës, revolta e kreut të EURALIUS, Rainer Deville, ishte e madhe. “ Kjo që po bëni është bërë një ndryshim ku janë hequr vlerat evropiane. Kjo është diçka e papëlqyeshme”, deklaroi ai i dëshpëruar në mbledhjen e fundit që i vuri vulën draftit. Edhe deputetja Vasilika Hysi protestoi me gjysmë zëri. Por ishte Fatmir Xhafa që do ti kthjellonte. “Zonja Hysi, unë e kuptoj pasionin dhe përkushtimin tuaj për këtë gjë, por do t’ju lutesha që të më mirëkuptoni mua dhe kolegët, këtu është fjala për të respektuar një mandat që Kuvendi na e ka dhënë dhe na e ka kufizuar për t’u fokusuar dhe për të qenë të përqendruar te reforma në drejtësi. Këtu nuk ka paragjykime e të tjera”, tha ai duke e mbyllur përfundimisht këtë çështje.

    Nuk dihen pasojat që do të ketë Rama për këtë mashtrim të madh që i bëri lobit të fuqishëm ndërkombëtar të homoseksualëve, por një gjë është e sigurt. Përpara detyrimit që ai, Veliaj, Fuga, Mazniku etj, kishin përpara tyre për shumë nga çka kanë arritur në jetë, ai zgjodhi vetveten, “Planin C”, i cili do ta blindonte për shumë e shumë kohë si i parë, i padiskutueshëm në këtë vend.

    /SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Si luajti Rama me lobin ndërkombëtar të homoseksualëve, kulisat e një bllofi – Nga Poli Hoxha

    Cudi e madhe se ne kete qeveri te Rames jane plot LGBT-ista. Vete Rama eshte i tille,Veliaj,Amhetaj,Bushati,Xhafa e te tjere..Ndoshta eshte me e thelle kjo pune or mik

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •