Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    21,167
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime

    Pėr: Murat Meha argumenton me fakte e dokumente demarkacionin me Malin e Zi

    qyp se jau lshoi qenin e u zen juve terroristave

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Qeni i ka zan terroristet e W-ISIS-BIA para se ta kryejn aktin terrorist




    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    edhe nji terrorist e zuri qeni kesaj radhe kryetarin e vetfundosjes

    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    21,167
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime

    Pėr: Murat Meha argumenton me fakte e dokumente demarkacionin me Malin e Zi



    Kryeakademiku Islami: Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi diletantė, imbecilė!



    16 Dhjetor 2016 • 12:40 •

    Kryetari i Akademisė sė Shkencave dhe i Arteve, Akademik Hivzi Islami, nė njė fejton tė shkruar ekskluzivisht pėr gazetėn “Zėri”, i ka quajtur diletantė, imbecilė, ish-studentėt e tij, Shpejtim Bulliqit dhe Florim Isufit, ku sipas tij, tregonin harta pėr kufirin me Malin e Zi si “letra pa vlerė”.

    Akademik Islami, tutje ka thėnė se joprofesional dhe tėrėsisht politik-propagandistik ishte raporti duke i quajtur ekspertė tė kufirit nė thonjėza.

    “Edhe mė joprofesional dhe tėrėsisht politik-propagandistik ishte raporti i tė ashtuquajturve ekspertė tė kufirit. Dy diletantė, imbecilė, ish-studentė tė mi, Sh. Bulliqi dhe F. Isufi tregonin harta “si letra pa vlerė”, nė distancė nga dhjetėra metra, qė askush nuk mund tė shihte gjė, duke thėnė se kishin aq shumė harta sa kishin marrė edhe nė qesim! Por pėr qasjet dilatenteske tė kėtyre dyve do tė flasim mė vonė”, ka shkruar Isalmi.

    Ndėrkaq, Islami mendon se edhe ish-ambasadori, Zejnulla Gruda nė vend se tė angazhohej qė tė na sillte ndonjė njohje pėr pavarėsinė e Kosovės nga vendet latinoamerikane ku kishte shėrbyer si ambasador, sipas Islamit, na rrėfente sa libra dhe enciklopedi tė afro 400 shekujve tė fundit “nga Australia deri nė Argjentinė e Ēil” kishte lexuar, pastaj tregonte dokrra pėr jetėn e njė juristi danez, pėr Komisionin e Gjillasit, pėr hartat qė nuk i di, por jepte edhe shembuj tė konflikteve rreth kufijve nė kohė dhe hapėsira tė ndryshme qė nuk kanė asnjė ngjashmėri me situatėn nė Kosovė. /ZERI/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2013
    Postime
    48
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Pėr: Murat Meha argumenton me fakte e dokumente demarkacionin me Malin e Zi

    Tan ata qe e pranojn demokracionin jan kokrra e M.......t jan spihuna te udb dhe jan te shitun per i grusht paresh tradhtar t te kombit shqiptar,kur dihet qe popullata e asaj krahine thon dhe tregojn me dokunetacione qe kan pagu taksa per ate territor dhe i kan me tapi ,simas jush PSE HARTA E KOSOVES KA FORM TJETER E MBAS KETI DEMAKRACIONI DO MARRI FORM TJETER ?THIRRINI LOGJIKES ME QEN SE SJENI AS POLITIKAN AS tradhtar te kombit shqiptar fjalen e kam per ju populli i shkret qe i besoni dhe i publikoni keto informacione rrenash ku ma qisni Mehen mustaqe miun si mjaft specialist ,edhe une them mjaft specialist per manipulime e rrena i q,,,,tqeni N ku ta ket kti e ēdo kujt qe punon ne te keqen e kombit shqiptar kudo qe ati jeton,flm per mirkuptimin e ju kerkoj falje per ashpersin e fjalve te mia .

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    21,167
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime

    Pėr: Murat Meha argumenton me fakte e dokumente demarkacionin me Malin e Zi

    Citim Postuar mė parė nga Lisidon Lexo Postimin
    Tan ata qe e pranojn demokracionin jan kokrra e M.......t jan spihuna te udb dhe jan te shitun per i grusht paresh tradhtar t te kombit shqiptar,kur dihet qe popullata e asaj krahine thon dhe tregojn me dokunetacione qe kan pagu taksa per ate territor dhe i kan me tapi ,simas jush PSE HARTA E KOSOVES KA FORM TJETER E MBAS KETI DEMAKRACIONI DO MARRI FORM TJETER ?THIRRINI LOGJIKES ME QEN SE SJENI AS POLITIKAN AS tradhtar te kombit shqiptar fjalen e kam per ju populli i shkret qe i besoni dhe i publikoni keto informacione rrenash ku ma qisni Mehen mustaqe miun si mjaft specialist ,edhe une them mjaft specialist per manipulime e rrena i q,,,,tqeni N ku ta ket kti e ēdo kujt qe punon ne te keqen e kombit shqiptar kudo qe ati jeton,flm per mirkuptimin e ju kerkoj falje per ashpersin e fjalve te mia .
    ti skoke i informuem hiq
    as nji cm tok e banorve te zones kufitare qe kan tapi nuk do te mbetet prertej kufiri ama bash as nji cm.
    bile ata kan ofrue dokumente qe i kan marr kullosat me qira dhe kan pague taksa ne komunat e malit te zi
    por ketu po luejn me ne opozita ramboja me albushin se nuk u konvenon qe populli i kosoves ta marr liberalizimin e vizave se nuk kan ma per qka ta shajn qeverin e institucionet tona
    kjo eshte shum e vertet
    po ti tash nuk po i percillshe se bash ramboja u ba merak qe te caktohet kufiri me malin e zi
    sepse i duel boja ma kesaj rrene te tyre dhe po e shef se ai eshte shkaktar qe ne sot nuk kemi liberalizimin e vizave
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    21,167
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime

    Pėr: Murat Meha argumenton me fakte e dokumente demarkacionin me Malin e Zi



    Kush janė anėtarėt e Komisionit tė ekspertėve pėr matjen e territorit tė Kosovės

    24 Janar 2017 - 17:14
    Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Isa Mustafa, mori pjesė nė takimin konstituues tė Komisionit tė ekspertėve pėr matjen e territorit tė Republikės sė Kosovės.

    Nė takim ishin tė pranishėm edhe zėvendėskryeministrat Hajredin Kuēi e Ramiz Kelmendi, ministri i Punėve tė Brendshme, Skėnder Hyseni, vėzhguesit ndėrkombėtarė nga Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe KFOR-i, kryetari i Komunės sė Pejės, Gazmend Muhaxheri dhe ai i Komunės sė Istogut, Haki Rugova, pėrfaqėsues tė institucioneve tjera kompetente qė do tė jenė nė cilėsinė e anėtarėve tė Komisionit pėr matjen e territorit tė Republikės sė Kosovės.

    Kryeministri Mustafa, me kėtė rast theksoi se Qeveria nuk do tė jap udhėzime se si tė punojė Komisioni duke qenė se ai ėshtė profesional dhe do ta ketė plotėsisht nė kompetencė dhe pėrgjegjėsi tė tij qė tė pėrcaktojė kriteret, metodologjinė dhe teknikat e matjes sė territorit tė Republikės sė Kosovės.

    Nė kėtė komision marrin pjesė:

    • Nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, ėshtė Kryetari i Akademisė, akademik Hivzi Islami;
    • Nga Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore ėshtė caktuar, Dr.Fitim Humolli;
    • Nga Grupi pėr Hulumtimin e Politikave tė Ballkanit, ėshtė caktuar zėvendėsdrejtori i kėtij grupi, Jeton Rexha, qė i pėrket shoqėrisė civile. Kanė propozuar qė me tė, tė jenė edhe dy ekspertė qė do ta mbėshtesin. Njė ekspert do tė jetė po ashtu edhe me Kryetarin e Akademisė tė fushave profesionale;
    • Nga Agjencia Kadastrale e Kosovės, Avni Ahmeti;
    • Nga Agjencia e Ujėrave, Fidan Bilalli;
    • Nga Agjencia e Pyjeve, Faruk Bojaxhi;
    • Nga KOSTT-i, Besim Gėrxhaliu;
    • Nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Agron Luta;
    • Nga Policia e Kosovės, Nėnkolonel Kamer Jonuzaj, Departamenti i Kufirit;
    • Nga Agjencia e Statistikave tė Kosovės, Idriz Shala;
    • Kryetari i Komunės sė Pejės, Gazmend Muhaxheri;
    • Kryetari i Komunės sė Deēanit, Rasim Selmanaj;
    • Kryetari i Komunės sė Istogut, Haki Rugova;
    • Kryetari i Komunės sė Junikut, Agron Kuēi; dhe
    • Dy pėrfaqėsues janė caktuar nga Peja, Ali Lajēi dhe Rrustem Selimaj.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    707
    Faleminderit
    1
    25 falenderime nė 25 postime

    Pėr: Murat Meha argumenton me fakte e dokumente demarkacionin me Malin e Zi

    Keta jane te gjithe pseudo Zotista apo zagare te kalendes se ish djallit me emrin Zoti apo Zogu qe donte te behej mbret i qiejve. Mali i zi eshte nje ogur i keq per te gjithe sherbetoret e zotit, nje simbol i pelerines se zeze se engjellit qe ther Zotin si berr ne mes te pallatit te tij mbreteror.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    21,167
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime

    Pėr: Murat Meha argumenton me fakte e dokumente demarkacionin me Malin e Zi



    Komisioni i ekspertėve i dorėzoi kryeministrit raportin final tė matjes sė territorit tė Kosovės


    24 Shkurt 2017 • 18:35 •

    Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Isa Mustafa, ka pranuar sot raportin pėrfundimtar tė punės sė Komisionit tė ekspertėve pėr matjen e territorit tė Republikės sė Kosovės, njofton kumtesa, pėrcjell "Zeri.info".

    Tė pranishėm ishin edhe zėvendėskryeministrat Hajredin Kuēi dhe Ramiz Kelmendi, si dhe anėtarėt e Komisionit tė ekspertėve.

    Kryetari i Komisionit, Akademik Hivzi Islami, gjatė dorėzimit tė raportit theksoi pėrkushtimin e anėtarėve tė Komisionit nė kryerjen e kėsaj pune tė rėndėsishme.

    “E pranuam kėtė detyrė, sigurisht jo tė lehtė, dhe e konsideruam si ēėshtje madhore shtetėrore dhe kombėtare”, tha Akademik Islami.

    Duke folur pėr punėn njė mujore tė Komisionit, Akademik Islami tha se anėtarėt e tij kanė punuar ditė e natė me ekipet e tyre duke ardhur te ky rezultat pėrfundimtar.

    “Mendoj se ėshtė njė rezultat i qėndrueshėm profesionalisht, shkencėrisht, qė do t’i shėrbej pėr tė mirė edhe shtetit, edhe shoqėrisė, edhe shkencės dhe tė vėrtetės dhe tė gjithė Kosovės”, tha kryetari i Komisionit, Akademik Hivzi Islami.

    Kryeministri Isa Mustafa ka falėnderuar kryetarin Islami dhe tė gjithė anėtarėt e Komisionit pėr punėn dhe pėrkushtimin e tyre.

    “Ne kemi pas nderin qė njė Akademik, njė kryetar i Akademisė sonė tė drejtojė punėn e kėtij Komisioni. Falėnderoj anėtarėt e Komisionit pėr punėn, pėrkushtimin dhe pėrgjegjėsinė e lartė. Ne iu kemi besuar juve kėtė punė dhe ne e vlerėsojmė punėn tuaj. Unė mendoj se do ta vlerėsoj e tėrė Kosova sepse pėr kėtė vend ėshtė me rėndėsi themelore qė tė ofrojmė fakte pėr qytetarėt tanė, nė mėnyrė qė e gjithė ajo qė ėshtė thėnė tė argumentohet sepse njerėzit kanė nevojė ta dinė tė vėrtetėn. Prandaj, ne me respektin mė tė madh do ta trajtomė kėtė raport nė Qeverinė e Republikės sė Kosovės dhe do ta procedojmė edhe te deputetėt e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, te Presidenti i vendit dhe mė vonė, nė vazhdim tė kėsaj, do tė procedojmė edhe me Ligjin pėr Ratifikimin e Marrėveshjes. Ky ėshtė njė proces i ndarė nga puna e kėtij Komisioni sepse ju e keni bėrė njė punė tė veēantė, por ne para qytetarėve mendoj se po japim njė pėrgjigje meritore dhe njė pėrgjigje shumė tė saktė”, tha kryeministri Mustafa, duke siguruar se Qeveria me pėrgjegjėsinė mė tė madhe do ta trajtojė kėtė raport dhe do tė merr parasysh tė gjitha faktet qė Komisioni ka nxjerrė dhe i ka argumentuar./Zeri/.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    21,167
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime

    Pėr: Murat Meha argumenton me fakte e dokumente demarkacionin me Malin e Zi




    Ahmetaj: Deputetėt mos ta mbajnė pengė Kosovėn


    Mos ratifikimi i marrėveshjes pėr demarkacionin po e mbanė pengė Kosovėn pėr tė marrė liberalizimin e vizave.

    Kėshtu thotė ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, sipas sė cilės varėt komplet nga politika nė vend nėse qytetarėt do tė vazhdojnė tė jenė tė izoluar apo do tė lėvizin lirshėm nė zonėn Schengen.

    Nė njė intervistė pėr KosovaPress, ministrja Ahmetaj thotė se tanimė janė shterur tė gjitha argumentet rreth debatit pėr shėnimin e vijės kufitare mes Kosovės dhe Malit tė Zi. Ish ambasadorja e Kosovės nė Bruksel, pėlqen qė t’iu beson institucioneve qė vet i kanė krijua dhe tė mos e mbajmė mė Kosovėn pengė tė demarkacionit.

    “Ne e kemi parė punėn e komisioneve si ėshtė bėrė. Mendoj qė debati pėr demarkacionin ėshtė hargjuar, ajo ēka mbetet tė ne ėshtė tė kaloj nė Kuvend dhe tė votohet. Jam shumė e bindur qė deputetėt do t’i thėrrasin arsyes dhe tė mos e mbajnė pengė Kosovėn pėr kriterin e fundit i cili ka mbetur pa u plotėsuar. Ka mjaft raste nė rajon tė cilat kanė qenė avancuara nė procesin e integrimit dhe pėr shkak tė politikave apo problemeve tė brendshme kanė ngecur, ndėrsa tė tjerat kanė avancuar dhe sot janė shtete anėtare siē ėshtė Kroacia”, tha Ahmetaj.

    Ministrja Ahmetaj ėshtė e bindur se nė momentin qė Kuvendi i Kosovės e ratifikon marrėveshjen pėr demarkacionin me Malin e Zi, Kosova do tė pėrfitojė liberalizimin e vizave. Ajo pėrmend garancat e dhėna nga krerėt e Bashkimit Evropian.

    “Nė nė vazhdimėsi i kemi dėgjuar deklarimet e zyrtarėve me tė lartė tė BE-sė, presidentit Junker, Donald Tusk, po ashtu edhe vizita e fundit e zyrtares sė lartė tė BE-sė Federica Mogherini nė Kosovė e konfirmoj edhe njė herė se Kosova nė momentin qė e tejkalon ēėshtjen e demarkacionit nė Kuvend do tė vazhdoj me proceset brenda institucioneve tė BE-sė qė t’i ipet edhe Kosovės liberalizimi i vizave. Prandaj nuk kam ēka tjetėr tė shtoj, fjala e tyre ėshtė garancė pėr Kosovėn”, tha Ahmetaj.

    Megjithatė, ajo nuk pėlqen tė jap data se kur qytetarėt e Kosovės do tė mund tė lėvizin pa viza, por do tė punoj qė tė pėrmbushet edhe kriteri i fundit, ai i demarkacionit.

    “Pėrkushtimi im do tė jetė qė ne sė pari t’i pėrmbushim tė gjitha kriteret dhe nė kėtė rast po pėrmendi kriterin e demarkacionit i cili ka mbetur i vetmi nga kriteret qė kemi nė udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave dhe nė momentin pastaj qė ne pėrmbushim edhe kėtė kriter mbetet tė shihet dhe tė punohet nė vazhdimėsi dhe me intensitet tė shtuar si me institucionet e BE-sė, ashtu edhe me shtetet anėtare qė tė arrijmė tė jemi edhe ne pjesė e listės sė bardh siē janė edhe shtetet e rajonit. Nuk dėshiroj tė flas me afate kohore sepse gjithēka varet nga ne vet, nuk mund tė vazhdojmė me tutje pa e pėrmbushur kėtė obligim qė ėshtė i yni tani pėr tani”, shton ajo.

    Kosova ka pasur kritere me shumė se secili shtet nė rajon nė udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave, porse Ahmetaj nuk dėshiron t’i quaj tė drejta apo tė padrejta, kriteret e vėna pėr Kosovėn derisa nuk u janė vėnė shteteve tjera, sidomos ēėshtja e demarkacionit.

    “Po nisim nga Sllovenia dhe Kroacia, ato e kanė zgjidhur problemin e tyre sepse Kroacia nuk ka mundur tė bėhet shtet anėtarė pa e zgjidhur vijėn kufitare. Tani tė ēėshtja e kritereve ne kemi pranuar udhėrrėfyesin si tė tillė dhe ēdo debat, ēdo kthim pas nė diskutime a ėshtė drejtė a jo e drejtė nuk na dėrgon askund. Ajo qė ne duhet nė kėtė moment tė bėjmė ėshtė ta kalojmė demarkacionin nė Kuvend. Shumė kritere qė ne kemi pasur, shtetet tjera nuk i kanė pasur. Ne kemi pasur dyfishin e kritereve qė shtetet e rajonit krahasim me neve i kanė pasur”, thekson Ahmetaj.

    Kėtė vit shtetet kryesore tė Bashkimit Evropian kanė zgjedhje tė brendshme, siē janė Gjermania, Franca e Holanda, porse sipas ministres Mimoza Ahmetaj, nuk pritet tė ndikojnė nė procesin integrues tė Kosovės as nė liberalizimin e vizave pėr qytetarėt e Kosovės, nė qoftė se Kuvendi ratifikon marrėveshjen pėr demarkacionin.

    Ahmetaj ka folur edhe pėr kriterin tjetėr tė rėndėsishėm pėr liberalizimin e vizave, luftimi i krimit dhe korrupsionit, pėr tė cilin thotė se ėshtė plotėsuar dhe kėtė e kanė thėnė edhe vet udhėheqėsit e BE-sė.

    “Luftimi i krimit dhe korrupsionit ėshtė dukur tė cilėn ne nė vazhdimėsi ta luftojmė dhe ajo nuk ėshtė vetėm nė raport me liberalizimin e vizave, por pėr tė krijuar njė shtet stabil politikisht dhe ekonomikisht, gjėja e parė qė duhet luftuar ėshtė krimi dhe korrupsion, prandaj ne kemi vėnė theksin e veēantė nė kėtė luftimin e kėsaj dukurie. Janė rezultate tė matshme, tė prekshme tė cilat komisioni i ka vlerėsuar, prandaj nė kėtė stad konsiderohet kriter i pėrmbushur, dhe nuk do tė thotė qė ne nė vazhdimėsi nuk duhet luftuar pėr mirėqenien e vendit tonė dhe qytetarėve tanė”, ėshtė shprehur Ahmetaj.

    Ish ambasadorja Ahmetaj, me tutje thekson se Kosova ėshtė nė rrugė tė mirė drejt integrimeve nė Bashkimin Evropian. Mirėpo, ajo nuk pėlqen tė pėrmend kohė se kur Kosova do tė aplikoj pėr statusin kandidat pėr anėtarėsim nė BE. Sipas saj, pėr aplikim pėr statusin kandidat nevojitet vendim i gjerė i spektrit politik nė momentin qė vlerėsojnė se Kosova ka arritur nė atė stad pėr tė aplikuar.

    “Kosova nė ditėn kur e ka nėnshkruar MSA-nė e ka pasur tė trasuar rrugėn e vet drejt integrimit dhe anėtarėsimit si shtet me tė drejta tė plotė brenda Bashkimit Evropian. Ėshtė synim i yni, unė edhe nė Kuvend e kam thėnė para se Kosova tė jetė shtet ne e kemi pasur synim integrimin dhe anėtarėsimin e plotė nė Bashkimin Evropian. Tani ėshtė dėshirė e jona por njė vendim i tillė do tė kėrkon vendim nga tė gjitha strukturat e shtetit dhe unė shpresoj qė nė momentin qė ne shohim qė ėshtė moment i duhur tė aplikojmė pėr marrjen e statusit kandidat para se t’i hapim negociatat. E rėndėsishme nė kėtė stad ėshtė tė aplikojmė pėr statusin kandidat sepse Kosova ėshtė ende me statusin e shtetit potencial kandidat”, tha Ahmetaj.

    Kosova tashmė gati njė vit po bėhen qė ka nėnshkruar marrėveshjen e parė kontraktuale me BE-nė, qė ėshtė Marrėveshja pėr Stabilizim Asociim. Ministrja Ahmetaj thekson se rezultatet konkrete nga nėnshkrimi e MSA-sė vėrehen ēdo ditė.

    “Nė kohėn kur ne po flasim ėshtė ende pa u bėrė njė vit prej kur ka hyrė nė fuqi MSA-ja, me saktė gjashtė muaj tė plotė prej kur ėshtė krijuar mekanizmi i parė i Marrėveshjes pėr Stabilizim Asociim. Nga analiza qė ne kemi bėrė na del qė realizimi i objektivave tona ka qenė nė pėrputhshmėri me atė qė ne kemi planifikuar nė vitin e parė. Siē thash janė nė proces tė krijimit, tė ndėrtimit tė strukturave e MSA-sė tė cilat ende nuk janė finalizuar. Grupet e para nė komitete janė takuar dhe rezultatet e para ne i shohim nė vazhdimėsi. Nė kohėn kur bėhet njė vit i plotė ne do tė kalojmė nėpėr secilin segment, nėpėr secilin nėn-komitet dhe secili nėn-komitet do tė vije me rezultate konkrete se ēka ėshtė arritur nė varshmėri nga plani i punės se ku kemi arritur nė pėrmbushjen e saj”, ėshtė shprehur ministrja Ahmetaj.

    Kosova po ashtu ka nėnshkruar marrėveshjen korzniė me BE-nė pėr qasje nė fondet e BE-sė dhe vetėm pėr vitin 2016 nga fondet e IPA-s do tė pėrfitoj 45 milionė euro.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •