Përveç Anika Dokles ka dalë dhe një pinjoll tjetër, ai i Rexhep Mejdanit, Denion Mejdani, i cili është hedhur në sulm me të gjithë artilerinë juvenile për të mbrojtur etërit e tyre tashmë jo në drejtim të kësaj Parite, e shtetit, por ajo më interesantja është se ata nuk kanë më pushtet dhe rëndësi ashtu siç ishin mësuar në kohën kur etërit e tyre ushtronin pushtet.
Ç`mund të jetë ky fenomen paradox që ndodh si zakonisht në Shqipëri për here të parë?
A është kjo një traditë që na vjen nga e kaluara diktatoriale apo dhe më tutje nga pushtimi ottoman kur patjetër pas sundimit të babait duhet të jetë i biri që ta përfaqësojë vazhdimin e sundimit?
Sigurisht kjo është çështje e traditës së para kulturës politike të shqiptarëve në të cilët, krerët e fiseve i respektonin dhe i kishin po q frikë dhe respekt sa dhe bijtë e tyre që vinin në fuqi duke i kthyer ata në drejtues të përjetshëm.
Por Demokracia perëndimore pikërisht këtë fenomen të autokracisë dhe të nepotizmit e ka larguar nëpërmjet sistemit demokratik të zgjedhjeve siç është rotacioni politik jo vetëm në zgjedhjet parlamentare dhe lokale por edhe brënda përbrënda partive.
Dihet sigurisht që në Shqipëri sistemi demokratik perëndimor po instalohet me vështirësi gjatë këtyre 25 viteve, dhe mesa duket fraza e ish të vesë së diktatorit Enver Hoxha-Nexhmije Hoxha e deklaruar në kulmin e demostratave studentore të fund viteve `90, se…..`shqiptarët nuk janë të përgatitur për demokracinë që po kërkohet`, ka qënë e saktë, pavarësisht se u tha nga një gojë që nuk duhet ta thoshte.
Kështu në Shqipëri largimi i natyrshëm i disa drejtuesve të së majtës (por normal edhe i atyre të së djathtës apo dhe partive të tjera), nuk duhet duhet të shoqërohet me zëvëndësimin në drejtim me fëmijët e tyre (qofshin vajza apo djem).
Dhe kështu po ndodh.
Megjithatë tendenca për të qënë të pakënaqur me gjëndjen pas `rënies nga fiku` të prindit, duhet të jetë normale në Shqipëri dhe veçanërisht tek këto familje .
Përse? Pikkërisht për atë që thamë më sipër: shqiptarët, përfshi edhe të ashtuquajturën shtresa e inteligjencës nuk janë të përgatirur për rotacione, sepse ndonëse rritjen në detyrë e shohin si privilegj të tyren apo si aftësi të tyren, - por largimin nga detyra, qoftë edhe për shkaqe natyrore si plakja apo zëvëndësimi nga një person tjetër më I mirë ose jo- shqiptarët (përfshi dhe inteligjencën shqiptare) e shohin si dështim apo katastrofë e cila nuk duhej tu ndodhte, sepse ata `janë më të zgjuar se të tjerët` dhe postin e kanë fituar për shkak të `aftësive të tyre të vecanta` etj, etj., gjë që nuk është e vërtetë.
Dihet se shumica dërrmuese e drejtuesve të sotëm dhe ish drejtuesve e morën postin e tyre jo për shkak të aftësive të tyre të veçanta por përkundrazi për shkak të lidhjeve miqësore dhe detyrimeve apo më mirë të themi interesave, të partnerëve të tjerë brënda partisë së madhe të PPSH. Dhe kështu ka ndodhur në të gjitha Partitë.
Madje kjo mënyrë e të zgjedhurit ose e të emëruarit e drejtuesve qoftë brënda partive apo dhe në institucione qëndrore dhe lokale ka qënë një nga shkaqet më të turpshme të dështimit të politikave të manaxhimit të shtetit shqiptar dhe të tranzicionit të zgjatur..
Kjo mënyrë tipike turkoshake e vendosjes së njerëzve në drejtim, ka shkatërruar funksionimin e shtetit dhe të pushteteve si dhe ka lënë Shqipërinë në një nga vëndet me korrupsionin më të lartë, papunësinë dhe emigracionin më të lartë, me të gjitha fenomenet negative në shqoërinë shqiptare, (përfshi dhe mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndersshme), sepse kështu praktikisht është eliminuar sistemi i suksesshëm i drejtimit me të cilin ecin përpara vëndet perëndimore: teknokracia, meritokracia dhe profesionalizmi i nëpunesve drejtues në shtet dhe pushtetet.
Po të shohim shkurtimisht pse bërtet Denion Mejdani dhe Anika Dokle?
Denioni shan dhe uluret kundër një gazetari (dhe Rilindjes), sepse gazetari ka vënë në dukje se Denioni qënka larguar nga puna doganat si `Drejtor i Antikontrabandës`, por se ka qënë aty nga i ati dhe jo nga `aftësitë e jashtzakonshme` që paska Denioni për të punuar në dogana.
Fjalët më të sjellshme të këtij djali udhëheqësi, intelektual të diplomuar jashtë e `me aftësi të jashtazokshme` kundër gazetarit janë: `çupëlinë e shkuar mbrapsh```???``.
E përse? Sepse Gazetari e ka quajtur `lepurush`….. dhe se e ndjen vehten të fyer që e kanë hequr nga Drejtorllëku sepse Denioni e paska merituar postin sepse Denioni ka `aftësi të jashtazkonshme` në krahasim me të tjerët!!! Denioni i është turrur gjithashtu dhe zv/ Ministirt Petro Koçi duke i `treguar vëndin` me atë `aftësinë e jashtzakonshme` që paska për të….sharë.
Kurse Anika shan e uluret kundër kujtdo dhe kundër Rilindjes sepse sipas saj është Rilindja që ka katandisur Shëndetësinë në atë gjendje të keqe, por harron se vetë i jati i saj për 22 vite rresht nuk ka mundur me kolegët e tij të ndryshojë gjëndjen, por sipas Anikës fajin e ka Edi Rama që nuk e ka marrë në konsideratë të jatin, d.m.th., automatikisht edhe atë, e cila si duket ka lindur sigurisht për të drejtuar dhe jo për të punuar si një mjeke e thjeshtë.
Harron ajo se ndoshta duhet të shihte të ndihmonte njëherë fshatin e babait të saj dhe zonën e saj Borjen ku duhej të punonte sado pak, edhe 1 vit, të kontribuonte dhe jo të punojë në një Spital terciar në të cilin ka hyrë të paktën të themi pa konkurim.
Profili i saj në Facebook është plot mllef dhe urrejtje pë çdo gjë të majtë.Sigurisht sepse tashmë është e djathtë me pasurinë që ka.
Drama e bijve të përkëdhelur të ish-drejtuesve nuk mbaron me kaq.
Ata sigurisht kanë lindur për të drejtuar ashtu si baballarët e tyre, e jo për të punuar si raja, ashtu si punon shumica e shtresës intelektuale sot në Shqipëri.
Pse ?
Sepse në Shqipëri sot drejton militantizmi dhe nepotizmi.
Në momentin kur Maxhoranca po përpiqet të fusë elementë perëndimorë në përzgjedhjen e specialistëve, inspektorëve, papritur (përveç Opozitës që e ka kundra për çdo gjë), po ngrihen kundër edhe bijtë e ishë-ve.
Mesa duke problemi është i mprehtë dhe është mbarë shqiptar, dhe duhet kohë që emancipimi professional, dhe konkurimi i ndershëm për vënde pune do kërkojë kohë të bëhet ashtu si ndodh në BE, SHBA, Kanada, Australi.
Kjo traditë e nepotizmit dhe e autoritarizmit, e trashëguar nga otomanizmi sidomos në familjet që kanë drejtuar shtetin si pashallarët, bejlerët, agallarët, ashtu dhe në familjet patriarkale, hierarkia vendosej sipas dëshirës së njëshit, kërkon kohë që të zëvëndësohet me konkurimin, konkurset, meritokracinë dhe teknokracinë.
Të shpresojmë që këto shpërthime të bjive të ishë-ve drejtues, të jenë sporadike dhe pa pasoja, sepse dhe nga ana tjetër ka element identikë.
Krijoni Kontakt