Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Erdogan sajoi grushtin e shtetit për të marrë më shumë pushtet për vete?

    A e sajoi vet puçin Erdogan? Ja çfarë shkruante gazeta Washington Times në prill të këtij viti

    Emri:  erdogan_1468691036-6753663-1.jpg

Shikime: 309

Madhësia:  25.1 KB

    Washington Times, më 7 prill të këtij viti, kishte publikuar një shkrim në lidhje me mundësinë e një puçi ushtarak në Turqi, por që paralajmëronte se një puç i tillë do të organizohej nga vet presidenti Erdogan për të fituar më shumë pushtet si dhe për t’i mbajtur nën kontroll disidentët.

    Më poshtë ju sjellim artikullin e përkthyer:

    Erdogani i Turqisë shfrytëzon zërat e puçit ushtarak për të rritur pushtetin, për t’i mbajtur nën kontroll disidentët

    Liderët ushtarakë të Turqisë, përball rritjes së spekulimeve brenda në vend dhe jashtë tij, ndërmorën javën e kaluar hapin e jashtëzakonshëm për të mohuar planet për një grusht shtet. Por me trazirat e brendshme, me kërcënimin në rritje nga terrorizmi, kaosin në rajon dhe historinë e intervenimeve ushtarake në Ankara, mohimet nuk i kanë heshtur zërat në Washington.

    Gjeneralët turq kanë intervenuar në proceset politike gjashtë herë që nga viti 1960 si reagim ndaj tensioneve politike dhe të sigurisë, dhe intervenimi i fundit ka ndodhur më 1997.

    Por disa e shohin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke i përdorur madje edhe thashethemet për pushtim të ushtrisë si mënyrë për të konsoliduar pushtetin e tij vazhdimisht në rritje dhe për t’i mbajtur nën kontroll disidentët politikë.

    Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit (AKP) është si një “lojtar i trajnuar mirë i arteve marciale”, ka thënë Aykan Erdemir, ish-anëtar opozitar i parlamentit në Turqi që tani shërben si drejtues i lartë në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracisë në Washington.

    “Janë shumë të mirë për t’i kthyer sfidat në avantazh, dhe tani që thashethemet kanë nisur të shpërfaqen, ata e dinë shumë mirë se mund të përfitojnë nga ajo”, ka thënë Erdemir në një intervistë për Washington Times. “Kjo do të thotë se mediat e kontrolluar nga AKP, pro-qeveritare në Turqi i kanë kushtuar kohë dhe energji të konsiderueshme publikimit të këtyre thashethemeve për grusht shtet – pikërisht për faktin se ata e dinë që kjo do të lehtësojë deficitin e legjitimitetit të AKP-së”.

    Ndërsa AKP, që është në pushtet për më shumë se një dekadë, është përballur me kritika në rritje, “nëse ju jepet zgjedhja mes një qeverie ushtarake dhe AKP-së, [votuesit] do të rreshtohen kah qeveria e zgjedhur, që është AKP”, thekson Erdemir.

    Mirëpo, pozita e AKP-së është e ulët në mesin e të rinjve në Turqi, të cilët thonë se Erdogani mezi i fitoi zgjedhjet e vjeshtës duke shfrytëzuar agjentët e sigurisë për të mbyllur mediat dhe bizneset opozitare. Që nga ajo kohë, presidenti është akuzuar për bllokim të Facebookut, YouTubeit dhe mediave tjera sociale.

    Edhe mediat në Rusi kanë transmetuar thashethemet e një puçi.

    Marrëdhëniet e Moskës me Ankaranë u prishën pasi forcat turke rrëzuan një aeroplan luftarak rus nëntorin e vitit të kaluar afër kufirit me Sirinë.

    Në një editorial të publikuar muajin e kaluar në ueb-faqen e lajmeve të kontrolluar nga Kremlini, “Sputnik International”, thoshte se ushtria turke po “e ndërton gradualisht ndikimin e saj politik, që si pasojë shtron rrugën e një puçi ushtarak”.

    Tensionet politike qartazi po ndërtohen në Turqi, e cila është prekur nga lufta civile në Sirinë fqinje, duke ngritur përleshje me grupet separatiste kurde, me ekonominë e dobët dhe me tregun në kolapsim turistik. Shpresat e para vetëm një dekade se Turqia mund të shpërbejë si një model rajonal për një shtet prosperues e demokratik me shumicë myslimane janë në zhdukje e sipër.

    Por bisedat për një puç morën një shtytje të madhe nga një burim i papritur – një blog i postuar në ueb-faqen e Institutit konservator Amerikan të Ndërmarrjeve (AEI) me bazë në Washington.

    Michael Rubin, një ish-zyrtar i Pentagonit dhe analist i mbrojtjes dhe sigurisë në AEI, thoshte se taktikat autoritare të Erdoganit “duke burgosur kundërshtarët, duke marrë nën kontroll mediat e majta e të djathta, dhe duke ndërtuar pallate në shkallën e një sulltani të çmendur apo të një kalifi aspirues” kanë “dalë jashtë kontrollit”, raporton Koha.net.

    Nëse zyrtarët ushtarakë turq do të reagonin me puç, Rubin shkruante, askush nuk do t’i ndalonte ata dhe Washingtoni do të pajtohej me të – siç ndodhi me administratën Obama në rastin e Egjiptit kur pranoi qeverinë e Vëllazërisë Myslimane në Kajro tre vjet më parë.

    Rubin tha në një intervistë se ai nuk pret që puçi mund të ndodhë menjëherë.

    “Po thosha se nëse ushtria turke do të vepronte, SHBA-të do ta përkrahnin – se Erdogani është bërë person i paqëndrueshëm, se Washingtoni nuk do të ngrinte një gisht për ta rikthyer atë në pushtet nëse dikush do të vendoste ta rrëzonte atë nga pushteti në stilin e Egjiptit”.

    Fakti se “çdo gazetë turke e madje edhe Stafi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke u ndjenë të detyruar për të komentuar” në blogun e postuar, do të thotë se “me siguri ua ka prekur nervat”, ka thënë Rubin.

    Mohimi publik

    Presioni u rrit kur ushtria turke, e njohur me shkurtesën TSK, u ndje e detyruar të lëshonte një mohim publik.

    “Është e pakonceptueshme të mendohet se TSK do të toleronte ndonjë fenomen apo veprim ilegal që do të dilte nga zinxhiri komandues” ka thënë më 31 mars Stafi Komandues në ueb-faqen e tyre.

    “Kemi nisur veprime ligjore kundër atyre që përhapin lajme dhe komente të tilla, të cilat nuk kanë absolutisht asnjë bazë ligjore a logjike dhe bien në kundërshtim etikën mediale”.

    Kryeministri turk [i asaj kohe] Ahmet Davutoglu tha gjatë vikendit se ai personalisht i kishte dhënë miratimin deklaratës së Stafit të Përgjithshëm që mohonte puçin, duke thënë se “Turqia e vjetër” e intervenimeve ushtarake është “e largët”.

    Por Rubin thotë se plani ishte hartuar për të ngjallur frikën e një puçi, edhe pse oficerët e lartë dhe shumë oficerë të ulët e kanë njohur Erdoganin vetëm si komandant të tyrin civil ndërsa AKP-në si parti në pushtet.

    Brenga e presidentit turk, thotë Rubin, do të duhej të ishte me kolonelët dhe gjeneralët brigadierë që mund të jenë kundër tij dhe që bisedojnë në mënyrë diskrete me forca jashtë Turqisë që e dëshirojnë rrëzimin e qeverisë.

    Një burim turk, që ka një rrjet të gjerë të kontakteve politike në Ankara, i ka thënë Washington Times-it në kushte anonimiteti këtë javë se “nuk ka as edhe një person në ushtrinë turke në këtë moment që do të niste një grusht shteti”.

    “AKP-ja e ka qetësuar ushtrinë viteve të fundit. Ata kanë vrarë apo arrestuar të gjithë gjeneralët e rrezikshëm në mesin e viteve të 2000-ta”, ka thënë burimi, që theksonte se “mënyra e vetme për një puç ushtarak do të ndodhte vetëm nëse do të kishte përkrahjen e qartë nga SHBA-të”.

    Washingtoni “asnjëherë nuk do të pranonte publikisht përkrahjen përveç nëse puçi do të dilte i suksesshëm”, thotë burimi. “Dua të them se SHBA-të me siguri se nuk do të lëviznin gishtin për ta rikthyer Erdoganin në pushtet nëse puçi do të ndodhte papritmas, por është fantazi të mendosh se SHBA-të do të përkrahnin një puç nga fillimi”.

    Në ndërkohë, shumë analistë thonë se e tërë ideja e puçit është mizore.

    “Nuk ka absolutisht asnjë shans për një puç ushtarak”, ka thënë Erdemir.

    “Turqia e ka mbyllur kapitullin e puçeve ushtarake dhe kjo nuk është ajo që i nevojitet Turqisë momentalisht”, ka thënë Cenk Sidar, anëtar opozitar i parlamentit turk që drejton firmën me bazë në Washington për hulumtime dhe këshillime strategjike “Sidar Global Advisors”.

    Sidar thotë se autoritarizmi në rritje i Erdoganit ka bërë që shumë turq të ndjehen se janë “duke jetuar në një epokë të një puçi civil”, pot ka thënë se “mënyra e vetme për të ndryshuar qeverinë aktuale do të ishte duke i fituar zgjedhjet – përmes kutive të votimit.

    Por Rubin, që sërish përmend precedanin Erdogan, thotë se votuesit turq nuk do ta tradhtonin Erdoganin.

    “Populli egjiptian dëshironin të mbronin të drejtat e tyre, por turqit janë më shumë sikurse ato bretkosat proverbiale në ujë që valon ngadalë, ku nuk pranonin të bashkëpunonin derisa u bë tepër vonë”.

    Express

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Erdogan sajoi puçin e shtetit për të marrë më shumë pushtet për vete?

    Corriere Della Sera:“Grushti i rremë i Shtetit” në Turqi dhe masakra Erdogan

    Janë të shumtë zërat që flasin për një inskenim në atë që ndodhi në Turqi mbrëmjen e të premtes. Janë të shumtë ata që dyshojnë se gjithçka u sajua nga presidenti Erdogan apo të besuarit e tij, për ta bërë atë më të fortë dhe për t’u hapur rrugën ndryshimeve kushtetuese që do ta kthenin Turqinë në një republikë presidenciale, tani që Erdogan u bë president. Corriere Della Sera vjen me një version të tillë nga një gazetar që e ka njohur Turqinë prej 36 vjetësh dhe ka intervistuar të gjithë liderët politikë të këtij vendi, përfshirë edhe Erdogan.

    Çfarë ka ndodhur me të vërtetë në Turqi? Një grusht shteti?

    E pra, grusht shteti është një fjalë e madhe. Maksimumi mund ta quajmë atë një mini grusht shteti të papërshtatshëm, që shpërtheu para kohe.

    Pse nuk e besoni grushtin e shtetit?

    Së pari, për shkak se në jetën time profesionale kam parë gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje, por një grusht shteti që zgjat vetëm katër orë nuk do të kisha mundur ta imagjinoja as në shtetin e lirë të Bananas (shtet imagjinar sipas një filmi të Ëoody Allen). Së dyti, ka fakte pothuajse shqetësuese, aq sa edhe të pamundur.

    A mund t’i përshkruani dhe shpjegoni ato?

    Po nis nga lajmet e konfirmuara. jam duke e lënë shkallën e informacionit të njohur. E kam njohur Turqinë tridhjetë e gjashtë vjet më parë dhe e kam vizituar rregullisht që atëherë.

    Kam intervistuar të gjithë liderët politikë, duke përfshirë edhe karizmatikun, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin edhe jam zënë dikur. Kjo njohje më ka lejuar të vendo raporte personale të rëndësishme. Me pak fjalë, kam burime të besueshme dhe të çmuara. Edhe natën e premte, me telefon, më kanë paralajmëruar.

    Në çfarë kuptimi?

    Më dhanë të kuptoj: kujdes, mund të jetë e sajuar. Erdogan nesër do të jetë më i fortë se sot.

    Por, ka pasur rreth 200 të vdekur …

    Po, por – më falni për cinizmin – numri i të vdekurve është i ngjashëm me atë të Ankarasë, të vrarët e demonstratës kundër luftës. A mendoni se kjo e shqetëson Erdoganin? “.

    Pra, çfarë ka ndodhur?

    “Ne gazetarët shpesh për kotësi ose për tërheqje fatale ndaj Republikës, priremi të preferojnë artikuj të shkruar me të dhëën apo shkarravinat e stilit të vjetër, duke nënvlerësuar faktet. Por janë faktet, kronika e shëndoshë, syri vigjilent, përulësia dhe një mendje e stërvitur për të menduar që bëjnë ndryshimin. Nuk më kanë ikur dhe nuk e kam kufizuar fushëveprimin nga informacionet e muajve të fundit nga Turqia. Emërimi i kryeministrit të ri, Binali Yildirim, besnik i Erdogan. Personalitete gri por i aftë. Papritmas presidenti ka rritur presionin ushtarak kundër kurdëve të PKK, duke intensifikuar represionin më të dhunshëm. Dhe Yildirim njoftoi, në faza të afëta: së pari, paqen me Izraelin pas prishjes që pasoi sulmi ndaj autokolonës turke pacifiste detare në brigjet e Gazës, të cilat kushtuan 9 jetë; së dyti, një letër e Erdogan për Putin, ku i kërkonte falje dhe paqja e bërë me Rusinë pas rrëzimit të avionit ushtarak rus në qiejt e Sirisë; së treti, dora e tij e shtrirë për regjimin sirian, pra dora e zgjatur për Bashar al Assad, të cilin, deri një ditë më parë presidenti turk do ta kishte vrarë: në atë masë që sulltani bëri biznes me të pamëshirshmit e Isis (naftë kontrabandë), dhe u dërgonte armë ekstremistëve islamikë në Siri, duke nisur nga ISIS; Së katërti, rivitalizimi i rolit të Turqisë në NATO dhe miqësia e përjetshme me Shtetet e Bashkuara.

    Dakord, por grushti i shteti apo mini grushti i shtetit, ç’hyn këtu?

    Në këtë pikë i lënë gjurmët e fakteve të dëshmuara dhe të hyjmë në një skenar hipotetik, megjithatë të mbështetur nga dëshmi të forta. Forcat e Armatosura turke ishin në agjitacion, në kuhdështi me Erdogan, i akuzuar për shumë mizori: represioni ndaj lirisë së shtypit, gënjeshtrat për refugjatët, refuzimi për të marrë pjesë në mënyrë aktive në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit. Por forca e ulët, shumë kolonelë dhe oficerë nuk e kishin kuptuar se komanda e lartë ishte afruar me sulltanin.

    Kjo forcë e ulët ishte e gatshme për të vepruar më vete?

    Jo, por ishte e ndikuar nga Fethullah Gulen (Gylen), një predikues sunit, i cili jeton në mërgim në SHBA. Një Islamic vizionar dhe i moderuar, mik i vërtetë e pothuajse vëlla i Erdogan – ose të paktën i Erdoganit të parë. Ishte Gulen ai që i hapi sulltanit të ardshëm dyert e fondacioneve më me peshë. Gulen është një miliarder, kontrollon shkollat, universitetet, i ka rrënjët në gjyqësor, shërbimet e inteligjencës, policisë, dhe është shumë popullor në mesin e ushtarëve. Ndoshta, kohët e mini grushteve të shtetit ishin ata të një prove force.

    Të ndezur nga kush?

    Nuk do të çuditesha nëse fitili do të ishte ndezur nga vetë Erdogan apo besnikët e tij.

    Doni të thoni se mund të jetë një “grusht shteti fals”?

    Pikërisht. Burimet e mia turke kanë pohuar këtë mundësi.

    Po udhëtimi ajror i Erdoganit në qiellin e Europës?

    Kam frikë se dikush, duke përfshirë edhe ndonjë koleg, ka ngatërruar Erdogan me Oçalan. Lideri PKK Abdullah Oçalan, që e kam intervistuar në luginën Bekaa, u përjashtua nga Siria dhe filloi të bredhë nëpër qiej në kërkim të azilit politik, para se kapej nga turqit dhe të dënohej me burg përjetë. Mendoni se është e mundur që Erdogan i bën thirrje popullit turi të dalin në rrugë për të mbrojtur vendin ndërsa fluturonte mbi Frankfurt, gati për të shkuar në Berlin për t’u gjunjëzuar përpara Merkel duke iu lutur për azil politik? Dhe ndoshta, pas JO-së së Merke, gati për të zbritur në Londër për të kuptuar qëllimet e të kryeministres së re, May? Ju lutem, vetëm duke e menduar, më vjen të qesh. Miq e kolegë, ky është rezultati i mosnjohjes së asaj për të cilën flitet.

    Pra, sipas jush, ku ishte presidenti?

    Për pushime, në Marmara. Ai mori një avion direkt për në Ankara, pastaj preferoi të drejtohej për në Stamboll, pasi mësoi se mijëra njerëz ishin gati ta prisnin, të përgjumur, por të ngazëllyer. Fundi i grushtit të shtetit, katër orë më vonë. Por ju lutem, të bëhemi seriozë.

    Për ju, me pak fjalë, është pothuajse një farsë?

    Po të mos kishte të vdekur, do të thoja po.

    Po kujt I shërbeu ky mini grusht shteti, siç e quani ju?

    Erdoganit. Është shumë më i fortë. Ndoshta ai shpreson që të ketë votat për të ndryshuar kushtetutën, dhe për të transformuar Turqinë në një republikë presidenciale.

    Mendimi juaj?

    Shpresoj që jo, veçanërisht për miqtë e mi turq. Dhe për kolegët e mi në atë vend, që çdo ditë rrezikojnë burgun . Në mos më keq.

    Antonio Ferrari – Corriere Della Sera

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Erdogan sajoi grushtin e shtetit për të marrë më shumë pushtet për vete?

    Ne gjithe shtypin me te rendesishem italian, kur flasin per "pucin" ushtarak e shkruajne gjitmone ne thonjeza.
    Kjo tregon idene qe eshte krijuar ketu.

    Ajo, qe me teper me cuditi keto dite, eshte ngjallja e shpirtit te "Haxhi Qamilit" ne shume vende te banuara nga shiptaret.
    Kjo eshte me te vertete e mjerueshme ashtu si edhe e neveritshme.

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Erdogan sajoi grushtin e shtetit për të marrë më shumë pushtet për vete?

    Citim Postuar më parë nga Shaboni Lexo Postimin
    Ajo, qe me teper me cuditi keto dite, eshte ngjallja e shpirtit te "Haxhi Qamilit" ne shume vende te banuara nga shiptaret.
    Kjo eshte me te vertete e mjerueshme ashtu si edhe e neveritshme.
    Shqiptaret ne Kosove, Maqedoni, Kosove Lindore e Shqiperi i kane ndrequr punet si mos miri fale Erdoganit dhe partise se tij. Ne shqiptaret jemi te mallkuar qe ne shumice t'i duam diktatoret, ne drejtesine nuk e duam.
    Ah Erdogani i forte e trim, e ka futur ne burg kete e ate, e ka shkarkuar kete dhe ate, dhe e ka vrare kete dhe ate njeri. Ja ai nuk ngopet kurre me gjak, ja sa vete u vrane ne Siri si pasoje e sponzorimit te grupeve te terrorizmit nga vet ai dhe klika e tij.
    Ka shqiptar qe nuk ka as vend pune qe te mbaje familjen e tij por eshte ne gjendje qe ta jape jeten per karieren politike te Erdoganit. Ja tani ka gjasa qe Turqia te futet ne lufte civile, ja edhe aty do te shkojne disa mijera myslimane shqiptare qe te vdesin. Te lutemi qe kjo te ndodhe dhe te triumfoje ligji i Allahut, prenja koken ketij, ketij prenjani duar, kete vend e ate vend hudheni ne ajer me gjith njerez, hyni ne plazhe e terrorizoni qafiret, shkelni me kamjone dhe autobuse nese nuk mundeni me bomba. Allahu eshte i madh.

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Erdogan sajoi grushtin e shtetit për të marrë më shumë pushtet për vete?

    Pushteti dhe pasuria ja kane erresuar syte babe sulltanit. Tek shqiptaret akoma verehet qarte sindroma e babait te forte. babe sulltani, babe Zogu, babe Ducja,babe Hitleri, babe Stalini, babe Enveri e tani babe Taipi me vellezrit e tije te vegjel Edi dhe Hasho

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Erdogan sajoi grushtin e shtetit për të marrë më shumë pushtet për vete?

    Turqia,,,,,si prodhuesja me e madhe e heroines ne bote i duhej vetem nje sistem dikttatorial,
    Neqoftese Erdogani do te krijoje pengesa atehere e ka keq punen

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •