Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    U shua rexhep (shaip) badallaj, i burgosur politik

    Emri:  img_3936-660x330.jpg

Shikime: 436

Madhėsia:  16.8 KB
    *ishte denuar me gjashte vjet burg per veprimtari atdhetare, Demonstarat e Zhurit, me 28 mars te vitit 1989 Shkruan:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI Me 19 qershor 2016, i pushoi zemra se rrahuri, Rexhep (Shaip) Badallaj, i burgosur politik. Rexhepi ne Zhur, ne anen e Verrinit e te krahines se Lumes njihet si Rexhepi i Shaipit. Veprimtaria atdhetare e keti burri daton shume heret,sepse kishte ecur gjurmeve te babait te tij, Shaipit. Shaip Rexhepi,Elez Xhelili, Tosun Misini e Mete Salihi, kishin bredhur heret kembe Shkoder-Shkup-Tetove, si tregtar,por kishin kontaktuar me atdhetaret e ēeshtjes kombetare ne te gjitha trojet…

    Shaipi do te martohet me Fatimen, bije e Bytyēve te Hasit te Thate, te Republikes se Shqiperise. Ndonese ishte nip i tyre, qysh heret do te vihet ne syrin vezhgues te zagarve,langojve dhe spiuneve te UDB-es famkeqe. Percileshin te gjithe atdhetaret dhe degjonin edhe frymarrjen e patrioteve dhe hija e zeze e UDB-es,permes tradhtareve te kombit, qe i binin kambanave te mortit kunder atdheut,percillnin se ndoshta keta kane vure lidhje me Republiken e Shqiperise. Rexhepi,nuk e ka fshehur se ishte nip i tyre perkundrazi krenohej dhe degjonte ēdo dite Radio Kukesin, Radio Tiranen dhe Televizionin Shqiptar, qe nga shtepia e tij shihej antena satalitore qe ishte ngulur ne majen e Pashtrikut plak. Gjithmone ishte ne anen i shqiptareve dhe urrente pamase spiunet, qe siē i quante ay afijet qe silleshin verdall aty rrotull si zagaret pas kockave.

    Merrte pjese ne Demonstrat kunder pushtetit gjakatar serbian. Keshtu qe, ne Tetor te vitit 1988/89, do te vihej ne balle te Demonstratave ne Zhur dhe ne Prizren. Ne Prishtine, ishte krah per krah me ne dhe na thoshte:”Une, nuk di shkrim lexim,jam me ju deri ne vdekje dhe kurre nuk do ju le ne rruge…” Me shperthimin e Demonstratave ne Zhur, te 28 marsit te vitit 1989, diten e marte, kur Zhuri u ngrit i pari ne Kosove, qe dridhi themelet e Jugosllavise titiste te asaj kohe dhe lekundi ēerdhet e tradhtareve dhe langojve te fshatit,informator te UDB-es, Rexhep (Shaip) Badallaj, serish do vihet ne balle te Demonstratave duke dalur ne rrezen e te shtenave te kallashnikoveve te policise serbo-ēetnike dhe disa shqipfolesve milic e argat te Serbosllavise se kasapit Slobodan Milosheviq.

    Ne kete Demonstrate do te vriten tre te rinj zhurian dhe plagosen 52 te tjere. U vrane:Xhemshit,Xhylbehar dhe Ajrim Badallaj. Rexhepi, pa hezitim dhe pa iś trembur syri merre pjese ne vorrimin e kushurinjve te tij, ndonese disa duke perkrahur NENEN E TYRE SERBI, jo vetem qe nuk morren pjese,por ishin futur ne dimia te grave dhe nuk benin ze. Mirepo, keta zagare frikacak te Serbosllavise pa fije turpi,pasi ik nena e tyre Serbosllavi,jo vetem qe marrin pjese ne ditet perkujtimore te tyre, bile bartin edhe kuroren duke harruar se populli kurre nuk i harron keta langoj serbian qe mbronin titizmin dhe lehnin si qente pas henes… Rexhep (Shaip) Badallaj, do te arrestohet nje jave pas Demonstratave nga langojt te gjakut te karagjorgjeviqve te UDB-es, por me sherbimin e zagarve te fshatit,sepse fshati me i madh ne Kosove, Zhuri ishte etnikisht i paster. Do te ngritet aktakuza e instaluar serbe ne Prizren,pp.nr.75/89, qe sherbenin shqipfolesit qe nga dejet e tyre buronte vrullshem gjaku i zhupanve dhe vojvodve te Vojo Sheshelit.

    Aktakuza grupin i rendonte sipas ligjeve te RSFJ-es,por argatet ishin tradhtaret e kombit, sipas nenit 114 lidhur me nenin 139,paragrafi 1… te LP te RS te Serbise,per kunderrevulucion dhe do te shpallet fajtor dhe denohet me gjashte vjet burg. Autori i ketyre rreshtave eshte denuar me tete vjete burg… Kurre nuk do te harrohet veprimtaria e Rexhepit e sidomos ne balle te Demonstratave qe doli ne rrezen e te shtenave te gjaksorve serbo-ēetnik qe erdhi eskadoni i vdekjes me autobus nga Beogradi,sigurisht te ftuar nga spiunet dhe langonj e tyre me tradita te moēme antikombetare. Dhe, nuk thuhet kot :”Qeni i keq da bjer ujkun n“torishte”. Nuk tremb ky burre nga kallashikovet e mitralozet e gjaksorve dhe milicet shqipfoles qe derdhen nje bjeshke plumbash dhe bene hata dhe kasaphane ne Zhur. Rexhepi do te kujtohet brez pas brezi. Humbem nje shok te idealit qe na perkrahu ne ēdo Demonstrate kunder serbianve dhe langonjve te tyre qe i quante afije. Per kete do te shkruhet dhe do te vizitohet nga atdhetaret dhe shoket e burgut, nderkaq, spiuneve nuk do i“a drejtoj as rrasa e varrit kurrizin dhe vetem qente do t“ia vizitojn varrin dhe do t“ia peshurrin me lezet…

    Dhembja nuk eshte vetem e tyre,dhembja eshte e perbashket. Do te me mbetet peng qe nuk isha aty per t“ia hedhur nje grusht dheu Shqiperia dhe lexuar letren lamtumirse,sepse jam larg i degedisur ne dheun e huaj,ndaj po ta shkruaj kete leter nga mergimi. Nuk do te harroj per se gjalli. Ne diten e dasmes kur e martova djalin,ARBĖRIN, erdhe per te me uruar dhe shternguar doren forte, ndonese ishe verbuar,perdore te mbante nje ēun i vogel,sepse kishe urdheruar:”Me ēoni te Reshati t“ia bej dasmen per hair!”. I qofte dheu i lehte i Shqiperise ETNIKE DHE SHPIRTI I BEFTE DRITE! LAVDI! P.S. Per te kuptuar me mire se ēka ndodhi ne Zhur, me 28 mars te vitit 1989, klikoni ne google dhe kerkoni shkrimet me titull:”Zhuri dridhi themelet e jugosllavise”, do te lexoni faksimile origjinale

    -------------------------------------
    I QOFT I LEHT DHEU SHQIPTAR
    -------------------------------------

    Mė shumė: http://shqiperiaebashkuar.al/2016/06...gosur-politik/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rrjeti : 24-06-2016 mė 14:08

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: U shua rexhep (shaip) badallaj, i burgosur politik

    Keta te semuret politike me duket se e teprojne me heroizmen!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •