Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Kosovë: 17 ministra dhe kryetarë komunash nën hetim për korrupsion e krim të organizuar

    Drejtori i Divizionit për Hetimin e Krimit në Policinë e Kosovës, Fehmi Hoti, i ftuar në emisionin “Puls” në KTV, ka treguar ekskluzivisht se sa kryetarë të komunave, sa ministra e sa zyrtarë tjerë të lartë institucionalë po hetohen për korrupsion dhe krim të organizuar.

    Hoti tha se këtë vit ka pasur më shumë arrestime dhe hetime nga institucionet e shtetit.

    “Për herë të parë dua t’ju konfirmoj se për vitin 2016, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, janë duke u hetuar 256 persona zyrtarë të lartë duke filluar me 17 kryetarë të komunave, ministra, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm, kryeshefa ekzekutivë, drejtorë të drejtorive të komunave, drejtorë të ndërmarrjeve publike të cilët po hetohen për veprën penale të korrupsionit”, ka thënë Hoti në “Puls”.

    Ai pohoi gjithashtu se edhe për pastrim parash janë duke u hetuar 207 persona. Sa i përket privatizimit, drejtori Hoti konfirmoi se janë duke u hetuar 6 raste.

    “Inteligjenca e Policisë së Kosovës i ka analizuar dhe ka ardhur në përfundim dhe jemi duke hetuar/zbuluar 21 grupe kriminale të fajdexhinjve në regjione të ndryshme të Kosovës. Do shihni rezultate së shpejti në këtë fushë”, pohoi ai.

    MAPO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,782

    Për: Kosovë: 17 ministra dhe kryetarë komunash nën hetim për korrupsion e krim të organizuar


  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Akuamarini për postimin:

    mesia4ever (17-06-2016)

  4. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kosovë: 17 ministra dhe kryetarë komunash nën hetim për korrupsion e krim të organizuar

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    I nderuari Axhe votoni perseri Partine e Drejtesise sepse ajo eshte parti islamike...
    Ku ka patur more drejtesi ne islamizem e ateizem qe ende me 2016 nuk e keni kuptuar kete?!


    Ju shkoni faluni ne xhami dhe axheroni ramazan sepse duke axheru mbrohet tradita e shqiptarit, pa agjeru ramazan nuk ka shqiptarizem, merru me kryqezata dhe shpif sesi te krishteret jane armiku numer nje i myslimanve, merru me shami se kush po vesh shami e kush jo, ndersa ai i merr milionat me keqperdorim. Kuku cfar njerez trolla kemi ne Kosove e Shqiperi.


    http://botasot.info/lajme/560754/kry...te-shkarkohet/


    Ministri Ferid Agani ka marrë sinjale nga kryeministri Isa Mustafa se do të shkarkohet nëse nuk do të japë dorëheqje, pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria për rastin “Stenta”

    Ferid Agani është duke e shqyrtuar mundësinë e dorëheqjes nga posti i ministrit të Mjedisit, për t’i shpëtuar shkarkimit të mundshëm nga kryeministri Isa Mustafa, pas ngritjes së aktakuzës ditë më parë nga Prokuroria e Shtetit për rastin “Stenta”.

    Agani po akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare si ministër i Shëndetësisë, ku gjatë periudhës kohore 2011-2015, së bashku me 63 persona të tjerë, në lidhje me rastin e njohur “Stentat”, dyshohet se kishin abuzuar mbi 4.5 milionë euro.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, siç bëjnë me dije burime të gazetës “Zëri” i ka thënë Aganit që të shqyrtojë pozicionin e ministrit, për të dhënë dorëheqje.

    Në të kundërtën, ai i ka bërë me dije Aganit se do ta shkarkojë. Kjo, pasi Mustafa, ishte marrë vesh të lidhte koalicion qeverisës me PDK-në me kusht që asnjë ministër në kabinet të tij të mos ketë aktakuzë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 17-06-2016 më 08:06

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •