Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kavajë: Arrestohet kreu i Bashkisë Elvis Rroshi për falsifikim dokumentesh

    Elvis Rroshi nga qelia në Facebook: Ja çfarë shkruan për arrestimin


    Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi ka reaguar për arrestimin e tij me anë të një postimi në Facebook:

    E mirëpres ballafaqimin me drejtësinë e Sali Berishës dhe do të provoj gjithë pafajësinë time për këtë poshtërsi. Kam angazhuar avokatë të njohur italiane që janë skandalizuar me gjithë këtë sulm ordineresh ndaj meje.

    Ata më kanë siguruar se kjo është diçka e pabesueshme dhe betejën sado e gjatë të jetë do ta fitojmë.

    Prokuroria nuk ka provuar asgjë përveç atyre që kam deklaruar vetë. Me akuzojnë për një fakt që e kam ekspozuar vetë publikisht dhe që për drejtësinë italiane është nul.

    Me akuzojnë për dëbime ku jam dëbuar si mijëra emigrantë të tjerë në tufë po ku nuk kam bërë asnjë gjyq dhe s’kam marre asnjë dënim.

    Le të më akuzojnë për çfarë të duan tjetër. Ky arrestim është kriminal sepse nuk mund të arrestosh njeriun për deklarim të rremë pa e provuar që ka qenë i tillë.

    S’ka problem unë jam mësuar me padrejtësira dhe kam lindur për t’i mbijetuar çdo padrejtësie.

    E sigurte është që Kavajën Sali Berisha nuk ka për ta marrë më edhe sikur shtatë pashë nën dhe të më fusin mashat e tij.

    Këtu do jemi!

    Syri

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kavajë: Arrestohet kreu i Bashkisë Elvis Rroshi për falsifikim dokumentesh

    Europoli “fundos” Elvis Rroshin! Sjell provat e të kaluarës së tij kriminale

    Agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Europian e njohur si EUROPOL-I, është institucioni që ka zbuluar të kaluarën kriminale të Elvis Roshit, kreut të Bashkisë së Kavajës.

    Informacionet që EUROPOLI ia ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, kanë bindur këtë të fundit se kreu I bashkisë së Kavajës Roshi ka konsumuar veprën penale të “falsifikimit të vulvae, stampave dhe formularëve”.

    Vepër kjo e kryer pas plotësimit dhe dorëzimit të formularit të “dekriminalizimit” pranë komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    ABC News ka siguruar një kopje të vendimit të gjyqtarit të masës Dritan Caka, i cili ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke I caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Roshin.

    Në këtë vendim, thuhet se kreu i bashkisë ka falsifikuar formularin e dekriminlizimit, pasi nuk ka deklaruar 5 emrat e ndryshëm që ka përdorur ndër vite në Europë. Nuk ka pasqyruar në formular, arrestimet, dëbimet dhe dënimet e marr nga drejtësia Italiane dhe ajo e Zvicrës.

    Sipas provave të sjell nga EUROPOLI, kreu i bashkisë së Kavajës njihet me 5 emra, si Elvis Rroshi, Ervin dhe Enver Rroshi, Bashkim Hallulli dhe me emrin Enver Proshi. Të pesë këto emra, kreu i bashkisë i ka përdorur në vende të ndryshme të Evropës, emra për të cilët edhe është proceduar penalisht.

    Sipas vendimit, e kaluara e tij kriminale ka nisur në prill të vititi 1993 kur Roshi ka hyrë ilegal në Zvicër, duke kërkuar azil.

    Vetëm pak ditë më pas, konkretisht më 14 maj 1993 është arrestuar nga autoritet zviceriane me drogë. 4 muaj pas arrestimit, më 24 shtator të 1993 Roshi rezulton se është dëbuar me vendim të gjykatës zviceriane, duke mos e dënuar për drogën, pasi dyshohet se mund ta kishte për konsum.

    Për të vazhduar më pas në vitin 1995 është arrestuar në Itali për përdhunim në grup në një kamp emigrantësh të paligjshëm.

    Ditën e arrestimit ndaj tij është dhënë vendim dëbimi për tu larguar nga Italia. Në korrik të vitit 1997 me gjeneralitete të ndryshuar Roshi ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme në ZVicër, duek kërkuar azil.

    Por një muaj më pas është arrestuar dhe është dëbuar përsëri nga shteti zvicerian. Po në vitin 1997 rezulton se është ndaluar nga policia italiane në Milano dhe është pyetur për akuzën e përdhunimit, ku Rroshi rezulton se ka bërë deklaratë të rremë pasi kishte ndryshuar edhe gjeneralitetet.

    Po për të njejtin fakt, Roshi është kontrolluar edhe në vitin 2000 për akuzën e vitit 1993 dhe më pas është lënë i lirë.

    Sipas prokurorisë, të gjitha këto të dhëna, si emrat e përdorurua, arrestimet, dëbimet dhe dënimet Elvis Rroshi nuk i ka pasqyruar në formularin e deklarimit,për të cilën do të mbaj edhe përgjegjësi penale.

    ABCNEWS

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •