Postuar më parë nga
Albo
1. Kushtetuta, si ligji themeltar i nje shoqerie, eshte kontrata ligjore e perbashket e gjithe shoqerise. Si e tille, ajo reflekton vlerat, principet dhe virtytet e gjithe shoqerise. Nuk shpik vlera apo virtyte te paqena, reflekton vetem vlerat, virtytet dhe principet e qytetareve qe jetojne ne ate shoqeri. Dhe kjo kontrate e perbashket ligjore, eshte mareveshja e pare dhe me e rendesishme, qe ben te mundur qe nje shoqeri te ngrihet nga individualiteti, ne komunitet. Pa kete kontrate, nuk ka shoqeri shqiptare, nuk ka shtet, nuk ka asgje. Ka vetem xhungel, ku cdo njeri ben sic i do qejfi dhe mendja dhe vete jeta eshte nje lufte e perditshme per mbijetese.
2. Duke u nisur nga pika 1. me lart, do te thote qe ndryshimi i Kushtetutes nuk duhet te jete nje sipermarrje e thjeshte pasi je duke ndryshuar kontraten ligjore te gjithe shoqerise shqiptare. Nuk duhet te jete nje akt qe behet nga nje njeri i vetem ne pushtet, nga nje parti e vetme ne pushtet, nga nje mazhorance e vetme qeverisese e vendit, nga nje kuvend i vetem. Dhe jo vetem kaq, por ajo qe eshte me e rendesishme eshte qe cdo ndryshim, nuk duhet te reflektoje kapricon e politikes se momentit, apo kerkesen e momentit te nderkombetareve, por duhet te reflektoje vullnetin e shumices absolute te asaj shoqerie. Kjo eshte arsyeja perse ndryshimi i Kushtetutes ne cdo shoqeri me tradite demokratike eshte sa i veshtire, edhe i rralle, edhe zgjat shume ne kohe, edhe kerkon aprovimin e gjithe shoqerise me referendum, ku vetem 2/3 e shoqerise aprovojne nje ndryshim te tille.
3. Ne rastin ne fjale, ky ndryshim jo vetem qe po behet ne fshehtesi te plote, jo vetem qe po behet pa debat te hapur publik ku te gjithe qytetareve te atij vendi u jepet mundesia te shprehen lirshem per ndryshimin, por po perpiqen edhe ta bejne nen petkun e "reformes ne drejtesi". Cfare lidhje ka ky ndryshim i Kushtetetutes me "reformen ne drejtesi"? Asnje lidhje. Pra kemi te bejme me nje shkelje flagrante jo vetem te procesit demokratik, kemi te bejme me nje perdhosje kolektive te lirise dhe dinjitetit te cdo qytetari te atij vendi: mazhoranca me nje veprim te tille po thote, nuk me intereson se cfare mendoni ju qytetare te ketij vendi, nuk me intereson qendrimi kunder ndaj ketij ndryshimi i te gjitha komuniteteve fetare te vendit, nuk me intereson fare kundershtia qe kane shprehur hapur organizata jo-qeveritare qe merren me kujdesin ndaj familjes e femijeve, ne do ta bejme kete ndryshim. Ne do ta ndryshojme kontraten ligjore qe e ben kete vend shoqeri civile, pa i marre mendimin askujt.
4. Kendveshtrimi yt se "kushdo ben si te doje me b... e vete", tregon se ti a) nuk e kupton plotesisht se cfare perfaqeson ky ndryshim b) ti nuk je ne gjendje te shikosh konsekuencat e nje ligji te tille ne shoqerine ne te cilen ti jeton dhe brenda familjes tende. Ne mendjen tende, ky ndryshim vetem reflekton "lirine individuale te gjithesecilit prej nesh", qe nuk eshte aspak e vertete. Dhe ajo tjetra qe ti je duke thene eshte: "ky ndryshim ndikon vetem tek homoseksualet dhe jo mua dhe familjen time." Se pari, nuk behet fjale vertem per ligjerimin e martesave te homoseksualeve por edhe per mbrojtjen e "identitetit gjinor". Ligjerimi i martesave te homoseksualeve me nje te rene te lapsit prish institucionin me te lashte dhe me te rendesishem te historise se njerezimit: martesen, qe per qindra breza para nesh e deri me sot, eshte kuptuar si martesa e nje burri me nje grua. Ajo qe shitet si "identitet gjinor" nuk eshte gje tjeter rrezimi i nje tjeter te vertete universale ne historine e njerezimit, se "gjinia eshte pjese e natyres njerezore edhe eshte dicka e lindur". Ajo qe shitet si "mbrojtje ndaj diskriminimit te identitetit ligjor" eshte ideja se njerezit nuk e kane me gjinine te lindur, por njerezit gezojne "te drejten te zgjedhin gjinine e tyre". Me pak fjale, cdo njeri mund te zgjedhi gjinine qe do, ne cdo moment te jetes se tij mbi toke. Dje isha djale, sot femer, neser edhe djale edhe femer, dhe paspasneser si te me shkrepet mua ne koke.
5. Per te dale tek konsekuencat e akteve te tilla per shoqerine shqiptare. Konsekuenca e pare dhe e dukshme, do te jete efekti negativ ne prishjen e asaj kontrates ligjore te deritanishme per shoqerine: furtuna e zera pro dhe kunder ketyre ndryshimeve, nuk do te beje gje tjeter vecse do te sjelli ne percarjen, degjenerimin, izolimin dhe shperberjen e shoqerise shqiptare. Shume shpejt shqiptaret do te ndihen "te huaj ne vendin e tyre" pasi ndryshimet qe po u diktohen me forcen e ligjit dhe pa vullnetin e tyre si sovran. Ndryshimet ligjore jane edhe te paperforcueshme dot me ligj: si do ti mbroje shteti shqiptar homoseksualet nga diskriminimi kur Kisha Orthodhokse, apo ajo Katolike, apo Sunitet e Bektashinjte refuzojne te bejne martesa homoseksuale? Si do ti mbroje shteti shqiptar homoseksualet nga diskriminimi kur ai biznesmeni i vogel refuzon ti ofroje lokalin apo sherbimin e tij nje cifti homoseksual qe kerkon te martohet? Si do ti mbroje shteti shqiptar femijet homoseksuale neper shkolla, kur keta ta gjejne veten nen perbuzjen e bashkemoshatareve te tyre? Si do ta mbroje shteti shqiptar vetveten, kur ti dhe gjithe prinderit tradicionale, qe u kane mesuar femijeve te tyre se martesa eshte mes nje burri dhe nje gruaje, do te dilni te protestoni se perse u mesoni ne librat shkollore femijeve te mi se martesat e personave te seksit te njejte jane te lejuara? Apo kur femijet e tu te indoktrinohen neper bankat e shkollave me idene: se djali dhe vajza jote, nuk jane me djali dhe vajza, por jane te lire te zgjedhin te behen vajza dhe djali neser, me vullnet te lire, me mbrojtjen e shtetit e ligjit, dhe ti si prind nuk ke asnje fuqi apo te drejte ligjore per ta ndaluar kete gje?
Albo
Krijoni Kontakt