Ish-manjati shqiptar i naftës, Rezart Taçi është arrestuar në Zvicër. Lajmi bëhet me dije nga ABC News, i cili i referohet burimeve nga Interpol Tirana.
Sipas burimeve, ndalimi i Taçit është bërë me urdhër të prokurorisë së Gjenevës në Zvicër, me akuzën e mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, falsifikimit të vulave dhe stampave ose formularëve.
Hetimet kanë nisur pas denoncimit të dy kompanive, njëra e regjistruar në shtetin panamez emrin “Wallis Trading INC” dhe kompania holandeze “Trafigura Beheer Bv”, të cilat kishin nënshkruar një marrëveshje tregtare me kompaninë e Rezart Taçit në vitin 2008.
Për më shumë se 7 vjet, Rezart Taçi mori në dorë tregun e hidrokarbureve në vend, ndërkohë që pas një hetimi 6-mujor nga prokuroria dhe tatimet në Shqipëri, Taçi akuzohet për evazion fiskal në vlerën e miliona eurove.
Shqip
Krijoni Kontakt