Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Rilindasi Ilir Meta, vizitë zyrtare në SHBA

    Ilir Meta niset për një vizitë pune në SHBA

    Emri:  Ilir-Meta-sot-640x507.jpg

Shikime: 205

Madhësia:  51.3 KB

    Kreu i Kuvendit Ilir Meta është nisur sot për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas zyrës për shtyp të kryeparlamentarit, Meta do të zhvillojë takime pune në Kongresin Amerikan dhe në Senat, ku do të takohet me përfaqësues të administratës amerikane.

    Po ashtu, Meta do të diskutojë dhe ligjërojë edhe në disa qendra kërkimore dhe shkencore.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasi Ilir Meta, vizitë zyrtare në SHBA

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta u prit sot në Kongresin Amerikan nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, z. Pete Sessions dhe nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, z. Michael McCaul

    Emri:  Ilir-Meta-Michael-McCaul1-e1463124245334.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  176.8 KB

    Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit sot në Kongresin Amerikan nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, Kongresmeni Pete Sessions dhe nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare Kongresmeni, Michael McCaul.

    Gjatë takimit u diskutua mbi çështjet dhe prioritetet e sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, duke theksuar nevojën për përforcimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të luftës kundër terrorizmit, me vëmendje të veçantë ndaj krizës së refugjatëve dhe zhvillimeve në rajon dhe lindjen e mesme!

    Duke biseduar mbi krizën e fundit të refugjatëve, Kryetari i Kuvendit, z. Meta nënvizoi se kriza të tilla duhen parandaluar përpara se të përhapen më tej, dhe vuri në dukje se Shqipëria po bën përpjekjet e saj, jo vetëm në përballimin e kësaj krize migratore, por edhe në luftën kundër terrorizmit, të cilën e cilësoi si një sfidë globale, jo thjesht rajonale.

    Më tej, Kryetari i Kuvendit i njohu Kongresmenët me zhvillimet e fundit në vend dhe vuri theksin në përpjekjet e klasës politike shqiptare në bashkëpunim me partnerët strategjikë ndërkombëtarë për realizimin me sukses të reformimit të sistemit të drejtësisë, si kyç për të ardhmen e vendit.

    Nga ana e tyre, Kongresmenët Pete Sessions dhe Michael McCaul vlerësuan përpjekjet e Shqipërisë në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe shprehën interes e mbështetje të veçantë për avancimin e reformës në drejtësi, duke nënvizuar se SHBA kanë nevojë për një Shqipëri të fortë dhe një rajon të stabilizuar.

    Në përfundim, Kongresmenët amerikanë shprehën mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë, si një aleat i SHBA, në përpjekjet e saj për progres dhe vlerësuan rolin e saj të çmuar në këtë partneritet. “Siguria është çështje globale jo rajonale sikurse tha me të drejtë Kryetari Meta, dhe ne duhet të mos kursejmë asgjë për të ndihmuar aleatët tanë”, u shprehën Kongresmenët Sessions dhe McCaul.

    Gjithashtu, Kongresmeni Sessions në një prononcim të dhënë pas takimit falënderoi z. Ilir Meta për vizitën dhe shprehu edhe një herë mbështetjen e Kongresit Amerikan për Shqipërinë.

    “Z. Meta, dua t’ju falënderoj që erdhët për vizitë në Uashington. Miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm që kanë besim te Shqipëria, por edhe te populli shqiptar. Ne mbështesim progresin që po bëni. SHBA-të duan që Shqipëria të ketë sukses dhe është e nevojshme që Shqipëria të jetë e suksesshme. Kjo mund të arrihet nëpërmjet lidershipit dhe një ditë më e mirë për Shqipërinë fillon me stabilitetin, paqen dhe duke siguruar që të gjithë shqiptarët të kenë një shans për ta bërë jetën e tyre më të mirë. Dhe marrëdhëniet tuaja me Kongresin amerikan dhe popullin amerikan tregojnë se ne do të jemi aty përkrah jush. Në emër të Kongresit amerikan unë dua t’ju falënderoj për miqësinë tuaj dhe për bashkëpunimin e mirë”, – tha Kongresmeni Pete Sessions.

    Kuvendi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasi Ilir Meta, vizitë zyrtare në SHBA

    Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë në Washington DC

    Emri:  3-e1463141128695.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  36.9 KB

    Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta u prit nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë, me të cilët bisedoi mbi përpjekjet e përbashkëta për një sistem të drejtësisë të paanshëm, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri.

    Z. Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA japin për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe i informoi për ecurinë e reformës në drejtësi, duke vënë në dukje se kjo reformë është në fazën e saj përfundimtare, atë të miratimit të saj.1

    Z. Meta rikonfirmoi angazhimin e tij për miratimin sa më të shpejtë të paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kuvend dhe duke vlerësuar opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, si dhe punën e paanshme dhe profesionale të misioneve EURALIUS dhe OPDAT, theksoi se: “Kjo reformë e thellë do të shërbejë për rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, rritjen e besimit të publikut si dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Ne jemi të vendosur ta çojmë përpara këtë reformë edhe me plotësimin e akteve të tjera ligjore, si një domosdoshmëri për të luftuar me efikasitet korrupsionin, krimin e organizuar dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmerisë në Shqipëri. Reforma në Drejtësi të monitorohet dhe të jetë histori suksesi”.

    Emri:  1.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  38.7 KB

    Ndihmës Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, z. Bruce Swartz shprehu rëndësinë e veçantë që SHBA-të i kushtojnë miratimit të reformës në drejtësi dhe theksoi se Departamenti i Drejtësisë dhe misionet e asistencës OPDAT dhe ICITAP do të vazhdojnë të kontribuojnë dhe të mbështesin forcimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

    Z. Swatz shprehu gjithashtu vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

    Kuvendi

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasi Ilir Meta, vizitë zyrtare në SHBA

    Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u takua me Ndihmës Sekretarin e Departamentit te Sigurisë Kombëtare, z. Alan Bersin

    Emri:  DSC00303.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  22.5 KB

    Gjatë vizitës së tij në Washington DC, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, z. Alan Bersin, më të cilin diskutoi mbi ecurinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e sigurisë.

    Kryetari i Kuvendit, z. Meta vuri në dukje se pas miratimit të reformës në drejtësi, është e domosdoshme që SHBA të intensifikojnë asistencën e tyre për një fazë të suksesshme zbatimi të reformës. Z. Meta theksoi se në këtë kontekst, bashkëpunimi i ngushtë mes agjencive të specializuara të zbatimit të ligjit merr një rëndësi të veçantë.

    “Ndaj, – u shpreh z. Meta, – duke marrë në konsideratë edhe efektet e krizës së fundit migratore në Evropë si dhe eksperiencën e gjerë amerikane në fushën e sigurisë, Shqipëria dhe SHBA duhet ta rrisin bashkëpunimin e tyre për një kontroll më rigoroz të kufijve dhe në funksion të përforcimit të infrastrukturës strategjike në porte e aeroporte”.

    Pas takimit, Ndihmës Sekretari për Çështjet e Jashtme dhe Shefi Diplomatik në Departamentin e Sigurisë Kombëtare z. Alan Bersin u shpreh: “Në fakt ndihem i nderuar dhe i kënaqur që takohem me Kryetarin e Kuvendit, z. Meta. Ne diskutuam për çështjet e sigurisë së brendshme dhe sigurisë së shteteve.

    E filluam diskutimin duke folur për mënyrat se si ne mund të bashkëpunojmë për të garantuar sigurinë kufitare, sigurinë detare, ajrore se si mund të përfitojnë të dyja vendet nga ky bashkëpunim. Z. Meta është nder për mua qe u takuam së bashku dhe do të vazhdojmë me shumë kënaqësi në të ardhmen bashkëpunimin midis Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe institucioneve Kombëtare të Sigurisë së Shqipërisë”.

    Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi takime edhe në Departamentin e Shtetit me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, z. Hoyt Brian Yee si dhe me zyrtarë të lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, me të cilët bisedoi mbi situatën e sigurisë në rajon dhe mbi ecurinë e reformave vend, duke u ndalur gjerësisht në miratimin e paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë.

    Gjatë këtyre takimeve, Kryetari i Kuvendit z. Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të SHBA ndaj konsolidimit të demokracisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe vuri theksin në rëndësinë e një asistence edhe më intensive amerikane në fazën e implementimit të reformimit të sistemit të drejtësisë.

    Kuvendi

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasi Ilir Meta, vizitë zyrtare në SHBA

    Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvillon takime në disa Institute Politike në Washington DC

    Emri:  Takimi-ne-Wilson-Center1.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  40.1 KB

    Gjatë vizitës së tij në Washington, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi disa aktivitete me disa institute ‘think-tank’ prestigjioze si Qendra Woodrow Wilson, Qendra Truman për Çështjet e Sigurisë dhe me Fondacionin Heritage.

    Gjatë këtyre aktiviteteve, Kryetari i Kuvendit Meta e njohu auditorin me zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, me efektet rajonale të krizës së refugjatëve dhe përgatitjet e Shqipërisë për një fluks eventual, si dhe diskutoi mbi axhendën politike në Shqipëri, me theks të veçantë tek reforma në drejtësi, si kyçe për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Më tej z. Meta vuri theksin tek rëndësia që reforma në drejtësi ka për rritjen e sigurisë dhe besimit të investitorëve të huaj, duke krijuar kushtet për një klimë më të qëndrueshme investimesh në Shqipëri.

    “Për momentin ne jemi të i fokusuar në reformën në drejtësi, pra edhe Parlamenti ashtu si edhe unë vetë jemi të fokusuar në këtë proces. Njëkohësisht, edhe fokusi i SHBA-ve dhe Bashkimit Europian është përqendruar në miratimin e kësaj reforme, që është e një rëndësie madhore. Së pari për të rritur standardet e sundimit të ligjit në vend dhe në drejtim të forcimit të ligjit. Për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për të përmirësuar akoma më tepër klimën për investitorët, – tha z. Meta. – Së dyti, ne synojmë hapjen e negociatave për t’u anëtarësuar ne Bashkimin Europian dhe reforma në drejtësi është një kusht i qartë për këtë hap. Jam sigurt se nga vjeshta ne do të kemi një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që do të jetë një rrugë e gjatë gjithsesi. Ne e ndjejmë dhe ne jemi të bindur që ne kemi nevojë për të bërë një përmirësim spektakolar dhe kjo është arsyeja që ne po reformojmë që në themel sistemin tonë të drejtësisë. Ne po e riorganizojmë, sepse ne së pari do të ndëshkojmë vetë sistemin, dhe kjo është një reformë shumë drastike. Ne do ta bëjmë atë sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që ne kemi nevojë për një ndryshim rrënjësor. Dhe ne e filluam nga sistemi i drejtësisë përmes procesit të vlerësimit, që do të pastrojë sistemin”, – u shpreh z. Ilir Meta gjatë bashkëbisedimit në Qendrën Woodrow Wilson.

    Kryetari i Kuvendit Meta, rikonfirmoi rëndësinë e madhe që SHBA kanë në të gjitha proceset e mësipërme, dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht ndërsa elementë të radikalizuar mundohen të infiltrohen duke cenuar paqen dhe sigurinë në rajon.

    “Është shumë e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të mbajmë vëmendjen e duhur te Shqipëria dhe në rajonin tonë. Sepse pavarësisht sfidave të mëdha që kemi lënë pas falë edhe kontributit të madh të SHBA-ve që pas rënies së Murit të Berlinit e deri më sot, sërish shohim që kemi sfida po aq të mëdha përpara, – vijoi z. Meta. – Dhe në këtë aspekt, e vetmja mënyrë për t’u përballur më mirë me këtë sfida është që të punojmë së bashku me SHAB-të, me NATO-n, me BE-në dhe partnerët e tjerë me të cilën ndajmë të njëjtat vlera. Është thelbësore për të gjithë ne që të punojmë së bashku; Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia apo edhe vendet e tjera të rajonit sepse falë globalizimit dhe teknologjive të reja, bota sot është më e vogël nga ç’ka qenë dhe rajoni jonë është akoma dhe me i vogël. Kështu që tani është thelbësore që ta bëjmë më të rëndësishëm dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit. Konkurrenca nuk bëhet më mes fqinjëve, por mes rajoneve dhe ne kemi nevojë të përmirësojmë imazhin e rajonit tonë, që sigurisht është një vend shumë më i sigurt se 20 vjet më parë, por ne duhet ta bëjmë më tërheqës, më të besueshëm për partnerët ndërkombëtarë, për kompanitë ndërkombëtare, kompanitë amerikane, gjermane, etj. Ne e dimë që çdo gjë nis me stabilitetin, me sundimin e ligjit, me tregtinë e lirë, me heqjen e barrierave dhe në këtë drejtim është shumë e rëndësishme që të punojmë më shumë dhe të jemi më produktivë”, – shtoi Kryetari i Kuvendit.

    Z.Meta nënvizoi se bashkëpunimi me SHBA për çështjet e sigurisë kombëtare, forcimin e shtetit ligjor, parandalimin e elementëve radikalë, për kontrollin e integruar të kufijve, çmohet nga të gjithë shqiptarët dhe nga e gjithë klasa politike shqiptare.

    Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, tha se Shqipëria përfaqëson një ekonomi që ka potenciale të mëdha zhvillimi dhe e vuri theksin te sektorët ku duhet fokusuar dhe që përfaqësojnë mundësi më të mëdha zhvillimi në të ardhmen.

    “Shqipëria përfaqëson një ekonomi e cila po rritet dhe e cila ka potenciale të mëdha që nuk janë shfrytëzuar akoma. Kështu që ne jemi akoma në fillim të shfrytëzimit të këtyre potencialeve. Mendojmë se për të ardhmen ne mund të bëjmë më shumë në zhvillimin turizmit se sa është bërë deri më tani, sepse ne kemi potenciale në këtë drejtim. Gjithashtu, në të njëjtën kohë mund të rrisim zhvillimin më shumë se sa deri më tani. Ne mund të bëjmë më mirë për thithjen e investitorëve dhe për lidhjet tregtare midis lindjes dhe perëndimit. Ne nuk e kemi shfrytëzuar ende këtë potencial. Por edhe bujqësia është një sektor mjaft i rëndësishëm në të ardhmen për zhvillimin vendit, dhe sigurisht energjia dhe burimet natyrore, sepse Shqipëria është e pasur në burime natyrore, dhe sigurisht që ne synojmë të bëjmë më shumë për teknologjitë inovative. Pra, ne duhet të kemi më shumë njerëz të kualifikuar dhe ne duhet të fokusohemi më shumë në këtë”, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta gjatë bashkëbisedimit me auditorin.

    Kuvendi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasi Ilir Meta, vizitë zyrtare në SHBA

    Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit në takime nga Kryetari i Nënkomisionit të Bujqësisë Kongresmeni Robert Aderholt dhe në Departamentin e Bujqësisë e Ushqimit të SHBA

    Emri:  Takimi-me-Karsting1.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  35.0 KB

    Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit sot nga Kryetari i Nënkomisionit të Bujqësisë Kongresmeni Robert Aderholt

    Gjatë takimeve të tij në Kongresin Amerikan, Kryetari Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryetarin e Nënkomisionit për Bujqësinë, Kongresmenin Robert Aderholt.

    Kryetari i Kuvendit z. Meta pasi e njohu Kongresmenin Aderholt me zhvillimet e fundit në Shqipëri, vuri në dukje se projektet e bujqësisë shqiptare meritojnë mbështetje dhe vëmendje më të madhe duke patur parasysh potencialet e kësaj fushe në Shqipëri.

    Në këtë kuadër, z. Meta vlerësoi vizitën e fundit në Departamentin e Ushqimit dhe Bujqësisë në SHBA dhe nënvizoi se përmirësimi i procesit të sterilizimit, përpunimit dhe përgatitjes së bimëve medicinale do të rrisë kapacitetet eksportuese të Shqipërisë për në tregun amerikan.

    Njëkohësisht, Kryetari Meta kërkoi mbështetjen e Kongresmenit Aderholt për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe për njohjen e kontributeve shoqërore të shtetasve respektivë që punojnë në të dy vendet.

    Kongresmeni Robert Aderholt, si një njohës i mirë i rajonit dhe mik i shqiptarëve, konfirmoi angazhimin e tij për të ndjekur nga afër forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve me qëllim rritjen e fluksit të shkëmbimeve dypalëshe në fushën e bujqësisë.

    “Patëm një takim mjaft të frytshëm ku folëm për çështjet të ndryshme të bujqësisë dhe se si mund të bashkëpunojnë Shqipëria dhe SHBA-të në këtë drejtim. Diskutuam për shumë çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë dhe për të vendosur piketat e bashkëpunimit në të ardhmen veçanërisht për ato produkte që mund të ofrojë Shqipëria në fushën e agrikulturës”, – tha Kongresmeni Aderholt.

    Kuvendi

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasi Ilir Meta, vizitë zyrtare në SHBA

    Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit sot në Washington DC në Departamentin e Bujqësisë dhe Ushqimit të SHBA

    Gjatë një vizite në Departamentin e Bujqësisë dhe Ushqimit të SHBA, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi një takim me Administratorin e Shërbimit të Jashtëm Bujqësor z. Philip C Karsting dhe me funksionarë të tjerë të USDA, me të cilët bisedoi mbi rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në fushën e bujqësisë.

    Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vuri në dukje se bujqësia po njeh zhvillime pozitive në Shqipëri, dhe duke marrë në konsideratë shkëmbimet mes Shqipërisë dhe SHBA, autoritetet shqiptare vlerësojnë mbështetjen amerikane në funksion të rritjes së kapaciteteve prodhuese, eksportuese dhe përmirësimit të standarteve ushqimore të eksporteve shqiptare drejt SHBA.

    Z.Meta u shpreh: “Ne po punojmë për rritjen e gamës së produkteve bujqësore ‘Made in Albania’, pasi bujqësia është një prioritet i veçantë për qeverinë shqiptare, dhe në këtë drejtim çmojmë mbështetjen e USDA dhe të agjencive të tjera amerikane”.

    Administratori i Shërbimit të Jashtëm Bujqësor të USDA z. Philip Karsting u shpreh se në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dypalësh, sugjerohet organizimi i një takimi në nivel ekspertësh nga të dy vendet, i cili të pasohet prej një takimi në nivel ministror.

    Z. Karsting shprehu angazhimin e Qendrës për Vlerësimin e Standarteve Ushqimore CODAX në mbështetje të rritjes së standarteve të eksporteve bujqësore shqiptare, dhe ndau bindjen me z. Meta se mbështetja e agjencive të specializuar amerikane do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese bujqësore të Shqipërisë.

    Kuvendi

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasi Ilir Meta, vizitë zyrtare në SHBA

    Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit sot nga Kryetari i Nënkomisionit të Sigurisë së Transportit, Kongresmeni John Katko

    Emri:  Takimi-me-Katko1.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  33.7 KB

    Gjatë takimeve të tij në Kongresin Amerikan, Kryetari Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta u takua me Kongresmenin e Nju Jorkut z. John Katko, Kryetar i Nënkomisionit të Sigurisë së Transportit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

    Kryetari Meta dhe Kongresmeni Katko biseduan mbi sfidat e sigurisë që po kalon bota, mbi rrezikun që vjen nga përhapja e terrorizmit ndërkombëtar dhe mbi masat që duhen ndërmarrë për forcimin e sigurisë së aeroporteve dhe pikave ndërkufitare. Në këtë drejtim, Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë që Shqipëria gëzon me aleatin e saj SHBA.

    Kongresmeni Katko e siguroi Kryetarin e Kuvendit Meta për angazhimin e tij në funksion të trajnimit të vazhdueshëm të punonjësve të sigurisë jo vetëm në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ por edhe në aeroporte të tjera që priten të hapen në Shqipëri në të ardhmen.

    Kongresmeni Katko u shpreh se ‘hapësira territoriale dhe siguria në Shqipëri, si një vend anëtar i NATO-s, ka të njëjtën rëndësi si në çdo vend tjetër të NATO-s.

    Me këtë qëllim, Kongresmeni Katko iu përgjigj ftesës së Kryetarit Meta për të vizituar Shqipërinë për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë.

    Kuvendi

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasi Ilir Meta, vizitë zyrtare në SHBA

    Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit sot nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, Kongresmeni Ed Royce si dhe nga Senatori John Cornyn

    Emri:  DSC00379.jpg

Shikime: 72

Madhësia:  46.1 KB

    Gjatë takimeve të tij në Kongresin dhe në Senatin Amerikan, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta u prit në takime të veçanta nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan Kongresmeni Ed Royce si dhe nga Senatori John Cornyn.

    Gjatë këtyre takimeve Kryetari i Kuvendit, z. Meta diskutoi mbi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve transatlantike, duke ndarë bindjen e përbashkët se sfidat globale të terrorizmit dhe situata e sigurisë që është krijuar si pasojë e krizës migratore të refugjatëve nga vende në konflikt, na inkurajojnë që ta forcojmë bashkëpunimin e gjithanshëm mes SHBA dhe Shqipërisë.

    Kongresmeni Royce dhe Senatori Cornyn vlerësuan Shqipërinë si një aleat solid i SHBA dhe evidentuan rolin konstruktiv të vendit tonë në rajonin e Ballkanit, si një faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje. Në këtë drejtim, u vlerësua edhe mbajtja e punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë gjatë javës që vjen, si një forum tepër i rëndësishëm ku aleatët do të diskutojnë mbi sfidat aktuale të sigurisë me të cilat po përballen vendet e Aleancës.

    Duke biseduar mbi zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vuri theksin tek rëndësia e përmbylljes sa më shpejt në parlament të miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë, duke nënvizuar se reforma në drejtësi është kyçe jo vetëm për cilësinë e funksionimit të demokracisë në Shqipëri por edhe për krijimin e një klime më të besueshme për investitorët e huaj, veçanërisht për grupet investuese amerikane.

    Në përfundim, z. Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj të gjitha zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe ndau bindjen se forcimi i bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit e Senatit Amerikan i shërben cilësisë së marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve aleate.

    Kuvendi

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •