Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Çmenduri në Dibër, Kastrioti 'dëbohet' me shqelma

    Skenat e dhunës rikthehen sërish në fushat e futbollit shqiptarë dhe këtë herë fusha që është kthyer në një ‘mejdan’ të vërtetë vjen nga Kategoria e Parë.

    Ndeshja mes Korabit të Peshkopisë dhe Kastriotit të Krujës ka qenë e tensionuar para dhe gjatë lojës, por tensionet kulmuan me fërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit të takimit, fërshëllimë që në vend që të nxirrte jashtë futbollistët, hodhi në fushë tifozët vendas.

    Këta të fundit u vërsulën me grushte, shkelma dhe sende të tjera të forta me një shënjestër të vetme, lojtarët e Kastriotit.

    Duke qenë se bëhej fjalë për një ndeshje vendimtare në luftën për t’u ngjitur në Superiore, stadiumi vendas ishte i tejmbushur dhe ato pak forca policore nuk ishin në gjendje që të mbronin futbollistët dhe stafin e krutanëve.

    Top Channel sjell pamjet ekskluzive nga beteja që ka zgjatur për disa minuta e ku në përfundim janë dëmtuar disa prej lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të Kastriotit.

    Sa për kronikë, ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Korabin.

    Këto incidente mbërrijnë vetëm pak ditë nga skenat e dhunës që pamë në përfundim të derbit mes Tiranës dhe Partizanit.

    / Top Channel

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Çmenduri në Dibër, Kastrioti 'dëbohet' me shqelma

    Ajo e Tiranes me Partizanin qe skandal fare,sma priste mendja qe mund te egzistonte diçka e tille ne Tirane. Kjo tregon sesi eshte katandisur shoqeria ne ish qytetin e Tiranes. Se ta quash qytet sot Tiranen eshte turp.

    Dhe mos flasim per denimin e federates,qe teorikisht kush ka dhene kete denim duhet pushuar nga federata si minimum se edhe arrestimi per propaganden e dhunes do ishte i justifikuar. Partizani duhej te denohej me heqje pike ne kete kampionat dhe ne tjetrin,Tirana duhej te çohej direkt ne kategorine e dyte a te trete.

    Po edhe ketu siç duket presin reformen ne drejtesi bashke me dekriminalizimin e parlamentit o koqot e dajes qe te behen koqot e halles.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Çmenduri në Dibër, Kastrioti 'dëbohet' me shqelma

    Pra manushaqja e ka mposhte skenderbeun.
    Cfare kombi MIZERABEL?
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •