DOKUMENTI/ Raporti financiar i BSH: Qeveria shqiptare e ka rritur borxhin me 645 milionë euro
Departamenti i Statistikave në Bankën e Shqipërisë ka publikuar së fundmi një raport ku ofrohen të dhëna mbi borxhin e jashtëm bruto të Shqipërisë.
Në raport specifikohen sasitë e borxhit sipas zërave; ndërsa Banka e Shqipërisë shprehet se borxhi qeveritar zë peshën më të madhe dhe se ky borxh ishte 24% më i lartë në vitin 2015 krahasuar me vitin paraardhës.
“Sektori me peshën më të madhe në stokun e borxhit të jashtëm mbetet sektori i qeverisë së përgjithshme. Në fund të periudhës(Dhjetor 2015), borxhi i jashtëm i këtij sektori ishte rreth 3 miliardë e 293 milionë euro ose rreth 24% më i lartë ndaj një viti më parë(2014).
Rritja i dedikohet rritjes së stokut të huave afatgjata me rreth 504 milionë euro dhe emetimit të eurobondit, i cili solli një zgjerim të stokut me rreth 141 milionë euro”, shkruhet nw raport.
Pra bëhet fjalë për një rritje të borxhit qeveritar në vlerën e 645 milionë eurove në total; sipas Bankës së Shqipërisë.
Rreth 79% e stokut të borxhit është borxh afatgjatë kryesisht në formën e huave, ndërsa pjesa tjetër është borxh afatshkurtër kryesisht i marrë nga sektori bankar.
Sektori i qeverisë së përgjithshme zotëron pjesën kryesore të borxhit të jashtëm me rreth 43% të vlerës së përgjithshme.
Pjesa tjetër është e shpërndarë midis bankave (17%), sektorëve të tjerë (17%), autoritetit monetar (1%) dhe si hua midis kompanive (22%).
HashtagAL
Krijoni Kontakt