Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,688
    Postimet në Bllog
    18

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Lu: Përshëndesim arrestimin e Shullazit, shpresojmë për drejtësi

    Emri:  Donald-Lu.jpg

Shikime: 332

Madhësia:  35.6 KB

    Dhomës Amerikane të Tregtisë mblodhi sot asamblenë e saj, ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së, në Shqipëri, Donald Lu. Gjatë fjalës së tij, Lu tha se Dhoma e Amerikane e Tregëtisë, ka qenë një zë i fuqishëm për biznesmenët. Gjithashtu diplomati nuk la pa përmendur reformën në drejtësi, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishme për shqiptarët dhe arrestimin e Emiljano Shullazit.

    “Përshëndesim arrestimin e Emiljano Shullazit. Ne shpresojmë që të kemi edhe një drejtësi të pastër. Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri janë thjesht një fraksion i këtij potenciali, por reforma në drejtësi do të tërheqë investime të reja”, tha ambasadori amerikan. Reforma në drejtësi do të lejojë biznesmenët që të jenë më aktivë në Shqipëri. Jemi shumë pranë realizimit të kësaj reformë. Ju do të ndaloni së qeni pesimistë rreth kësaj reforme. Duhet t’i bëni thirrje anëtarëve të parlamentit, duhet të takoni kryetarët e partive politike, sepse është e rëndësishme që t’i kujtojmë politikanëve që ata janë zgjedhur nga populli.

    Më shumë 90% e shqiptarëve janë shprehur se e kërkojnë këtë reformë, ndaj duhet të jenë të sigurt që edhe politikanët dëgjojnë zërin e tyre. Besoj se më e rëndësishme është që kërkesa e shqiptarëve të reformohet. Ju në këtë dhomë jeni vetëm një zë nga komuniteti i biznesit dhe përfaqësoni një zë nga shoqëria shqiptare, disa herë ju dëgjojnë, disa herë ju injorojnë, por është një përqasje shumë e mirë që ne të flasim. Dua të falënderoj anëtarët e bordit që kanë bashkëpunuar dhe duhet të ecim përpara dhe duhet të luftojmë për privilegjet e anëtarëve. Është punuar shumë për gjatë 16 viteve të fundit dhe shpresojmë që biznesi amerikan këtu të ndihmojë Shqipërinë të arrijë potencialin e saj ekonomik”, tha amasadori Lu.

    Njëkohësisht ambasadori i SHBA u ka bërë një thirrje edhe deputetëve të parlamentit shqiptar, që të dëgjojnë zërin e popullit dhe të punojnë për të. “Thirrje deputetëve të parlamentit: Detyra kryesore të punojnë për popullin. Për popullin reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe politikanët duhet të dëgjojnë zërin e popullit. Duhen vënë në dukje edhe vlerat demokratike të shoqërisë shqiptare. E rëndësishme ta ngremë zërin në lidhje për këtë çështje”, deklaroi ambasadori amerikan.

    Shqip

  2. #22
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Or zotni ambasador,
    ty t'faleminers, por ky Shullazi ushtar ishte...

    Çoje pak shenjestren, o zotni ambasador...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Or zotni ambasador,
    ty t'faleminers, por ky Shullazi ushtar ishte...

    Çoje pak shenjestren, o zotni ambasador...
    Arestimi i ketij Shullazit, me kujton nje histori paralele te disa viteve me pare,
    Vajdin Lame(ndjese paste) ishte ne ate kohe i paprekshem dhe teper i fuqishem sepse ne prapavije kishte nje ushtar besnik dhe te eger sic ishte Altin Lame, te cilit as emrin nuk guxonte kush t'ja permendte, i cili sot ndodhet pas hekurave me burgim te perjetshem.
    Pak dite pas arestimit te Altinit, Vajdini u hodh ne ere me eksploziv.
    Nuk mund te mberish me shenjestren lart pa pastruar vendin perqark, kjo eshte taktika e tyre.
    Me arestimin e Shullazit, Rames dhe Tahirit u jane prere krahet.
    Me shume mundesi tashme do jete rradha e tyre te bien nga majat e pamerituara ku jane ngjitur.
    Kjo nuk do behet me revolicion e as me arme , por FBI ne Tirane nuk do kishte shans te funksiononte me nje rival si Shullazin te mbeshtetur nga qeveria.
    Kush ka mend e kupton, kush nuk ka shkruan budallalliqe ne forum.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,525

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Or zotni ambasador,
    ty t'faleminers, por ky Shullazi ushtar ishte...

    Çoje pak shenjestren, o zotni ambasador...
    Po ta çonte me lart shenjestren nuk do kishte nevoje per dekriminalizime dhe reforma ne drejtesi.

    Shullazi pikerisht per kete perdoret qe te tregohet se me lart se Shullazi nuk mundet te shkohet. Me lart se Shullazi ke vetem lufte.Qe do te thote;denohet o nuk denohet Shullazi,denimi i tije eshte apolitik o jashte politikes.

    Dhe ne fakt kete ka te bukur arrestimi i Shullazit,sepse i mungon arsyeja e vertete e arrestimit ; pse Shullazi kerkonte te nderhynte ne zgjedhjen e rektorit te universitetit ? Kush eshte pala o personi qe e ka angazhuar Shullazin ?

    Ne nje vend normal,edhe ne shtetet afrikane, asnje organ drejtesie nuk do ta arrestonte Shullazin vetem,pa arrestuar dhe urdheruesit o bashkepunuesit qe ishin te interesuar mbi çeshtjen e rektoratit. (Perndryshe duhet te provosh ne gjyq qe Shullazi kerkonte te behej vet rektor )

    Megjithate mos mbani shprese tek Lu-ja,se Lu-ja do te garantoje vetem qetesine dhe influencen. Po te ishte per Lu-n as vet Shullazin nuk e arrestonte.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    2043 (22-04-2016)

  6. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Boten gjithnje e kane patur te fortet, edhe apriori dhe Shullazi duket qe eshte i tille dhe kerkonte me force gjene e vet. Mirepo duhet te provosh dhembet e cakallit, tradhetuar nga luani per arsye karakteri, qe te kuptosh zotesine e tij apo kur zihen dy cakenj mund te ndjesh nje lloj traume stresi jo te ngjashme me luften e te forteve apo luaneve. Mirepo ca njerez qumeshtin ja pine FBI-se(cakenjve amerikane) po kane frike te luftojne te fortet. Keshtu qe nuk eshte ceshtje e lehte sepse kemi perpara nje trafikant droge kunder nje te forti, ndonese ne Amerike dhe Europe fiton Luani apo i forti, ketu e drejta e cakallit ben kerdine.

  7. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Citim Postuar më parë nga Ciarli Lexo Postimin

    Njerezit e mire kane detyre te bejne vetem gjera te mira
    Njerezit e keqinj kane te drejte te bejne cdo te keqe.
    Ky eshte kuptimi i te drejtave dhe detyrave ne Atdheun tone .
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #27
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Arestimi i ketij Shullazit, me kujton nje histori paralele te disa viteve me pare,
    Vajdin Lame(ndjese paste) ishte ne ate kohe i paprekshem dhe teper i fuqishem sepse ne prapavije kishte nje ushtar besnik dhe te eger sic ishte Altin Lame, te cilit as emrin nuk guxonte kush t'ja permendte, i cili sot ndodhet pas hekurave me burgim te perjetshem.
    Pak dite pas arestimit te Altinit, Vajdini u hodh ne ere me eksploziv.
    Nuk mund te mberish me shenjestren lart pa pastruar vendin perqark, kjo eshte taktika e tyre.
    Me arestimin e Shullazit, Rames dhe Tahirit u jane prere krahet.
    Me shume mundesi tashme do jete rradha e tyre te bien nga majat e pamerituara ku jane ngjitur.
    Kjo nuk do behet me revolicion e as me arme , por FBI ne Tirane nuk do kishte shans te funksiononte me nje rival si Shullazin te mbeshtetur nga qeveria.
    Kush ka mend e kupton, kush nuk ka shkruan budallalliqe ne forum.
    Ti thu "ti biem nga Kina"...
    Nuk funksionon ne ket mnyr. Sot esht nje Shurraz, neser do dale nje Shurraz tjeter, Shqipria e plot me Shurrazer.
    Esht i papreçedent qe nje Shurraz perdoret per kercenimin e nje rektori. Ky ishte rast i arte per te goditur aty ku duhet.
    Çauçeskun e varen ne litar, ne jemi nje tuf frikacakesh...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    2043 (23-04-2016)

  10. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Ti thu "ti biem nga Kina"...
    Nuk funksionon ne ket mnyr. Sot esht nje Shurraz, neser do dale nje Shurraz tjeter, Shqipria e plot me Shurrazer.
    Esht i papreçedent qe nje Shurraz perdoret per kercenimin e nje rektori. Ky ishte rast i arte per te goditur aty ku duhet.
    Çauçeskun e varen ne litar, ne jemi nje tuf frikacakesh...
    Nuk ka asnje shans te behet ndryshe. Ne jemi ne nje rreth vicioz nga ku nuk dalim dot.
    Eshte nje rreth te cilin e rrotullojne te tjeret e ne vetem bejme xhiro e na duket vetja sikur jemi ne karusel.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  11. #29
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Mitri Prifti ndryshon dëshminë për Shullazin? Juristi: Nuk e kërcënoi kushëririn tim Jani Zaka

    Mitri Prifti, juristi që dëshmoi në polici kundër Emiljano Shullazit në fillim të Shkurtit, pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

    Në Policinë e Tiranës, mbrëmjen e 3 Shkurtit, ai dha detaje se si kushëriri i tij, ndërtuesi Jani Zaka, ishte kërcënuar nga Shullazi, i cili donte t’i merrte një parking nëntokësor, me sipërfaqe 1 200 metër katrorë, në rrugën “Sali Butka”.

    Javën e kaluar, kur dëshmia e tij u publikua në media, menjëherë pas ndalimit të Shullazit, u largua nga Shqipëria dhe udhëtoi për në Beograd, siç tregon ky dokument i siguruar nga Televizioni Klan.

    Tani ai është kthyer sërish në Tiranë dhe do të jetë këtë javë përballë prokurorëve të Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje.

    I pyetur nga Televizioni Klan, në lidhje me dëshminë e dhënë në polici kundër Emiljano Shullazit, Mitri Prifti nuk pranoi të japë detaje: “Lerjani organeve kompetente atë punë”.

    Në polici, Mitri Prifti nuk ka bërë kallëzim ndaj Shullazit, por ka dhënë vetëm dëshminë si person që ka pasur dijeni për ngjarjen, duke thënë se Jani Zaka është kërcënuar dhe se ishte i frikësuar.

    Por pas arrestimit të Shullazit, kushëririt të tij Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit, ai e ka ndryshuar qëndrimin e tij.

    Juristi ka mohuar që kushëriri i tij të jetë kërcënuar. Po ashtu është shprehur publikisht se Emiljano Shullazi i kishte kërkuar Jani Zakës që ta zgjidhte miqësisht konfliktin me familjen Sinanaj, për parkingun nëntokësor.

    Por në procesverbalin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale, të siguruar nga Televizioni Klan, të firmosur, ai ka folur për kërcënim jo vetëm të Jani Zakës, por edhe të tijin, nga Blerim Shullazi.

    Pyetje: Me çfarë numri ju ka marrë në telefon dhe a ju ka kërcënuar në telefon shtetasi Blerim Shullazi?

    Përgjigje: “Shtetasi Blerim Shullazi më ka marrë në telefon me numrin 0688393159. Më ka sharë dhe më ka kërcënuar duke më thënë: Do më qash në duar. E di çfarë të bëj, por hajde urgjent tek lokali!.

    Jani vete tek një lokali i kuq mbrapa qendres “Globe” dhe atje takon personalisht Emiljano Shullazin, ku ai i thotë; “Nesër nga ora 10:00, ta kesh telefonin hapur, do të vijë ky djali i xhaxhait tim të kalojë pak atë pronën në emrin e tij”. Pa i lënë mundësi që ai të flasë, Emiljano i ka thënë të dilte jashtë, pasi kishte mbaruar punë me të”.

    Prokuroria e Krimeve të Rënda do të thërrasë edhe ndërtuesin Jani Zaka të dëshmojë, edhe pse deklarata e tij dhe ajo e Mitri Priftit, të dhëna më 3 Shkurt, janë tashmë pjesë e dosjes hetimore.

    Në Prokurori do të thërriten të dëshmojnë edhe personat e tjerë, që dyshohet të jenë kërcënuar nga Shullazi, përfshirë edhe biznesmenët, për të cilët Prokuroria thotë se janë gjobitur prej tij.

    Në listë për t’u pyetur janë edhe personat, emrat e të cilëve figurojnë në përgjimet e Shullazit dhe miqve të tij.

    Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka shtrirë hetimet edhe në Gjykatën e Durrësit, në lidhje me regjistrimin e ish – hotel “Vollgës”, në pronësi të Shullazit.

    Pas tre gjyqtarëve, që i dhanë hotelin “Saudi Brothers”, duke fshirë nga hipoteka emrin e Zamir Hasës, nën hetim janë vënë edhe veprimet e Kryesekretares dhe Kancelares së Gjykatës, që i kanë dhënë vendimit formën e prerë, pavarësisht se çështja po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë.

    Tv Klan
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •