Harrilla Kuēuli.
SPROVE PER STUDIMIN E EMRAVE TE FAMILJEVE NE RRETHIN E VLORES.
Perpjekjet e para per gjurmimin e antroponimise se vendit tone,me sa dihet gjer me sot,jane bere ne pjesen e dyte te shek.te XIX. Folkloristi dhe patrioti i permendur Thimi Mitko ne "Bleta shqiptare",botuar ne Aleksandri te Egjiptit me 1878,ben hapat e pare ne kete drejtim. Ne kreun "Eméra vetjaké te kérshtera e muamedane" ai permend 83 emra te perveēem njerezish,duke u bere renditje alfabetike dhe duke treguar dhe variantet e tyre,ashtu siē i perdor populli. Ne te njejtin vend ai ka dhene edhe 285 mbiemra familjesh ne renditje alfabetike,pa i grupuar e pa i klasifikuar sipas prejardhjes ose kuptimit te tyre (1).
Thridhjete me vone,ne dhjetevjeteshin e pare te ketij shekulli,nje folklorist tjeter,Spiro Dine,do te tregoje interes per antroponimine tone. Ne vellimin e tije "Valet e detit",botuar ne Sofie me 1908,nen titullin "Eméra sindékur i kane perdorur prindet tane qémoti,prej meshkuj e femra" ai permend 110 emera te perveēem njerezish te ndare ne meshkuj e femra (2). Me pas lista antroponimesh jane botuar edhe neper revista te tjera shqipe.
Si puna e Thimi Mitkos,ashtu dhe ajo e Spiro Dines dhe e te tjereve,tregojne interesimin e folkloristeve shqiptare per antroponimine tone dhe kane vetem historike per onomastiken shqiptare ne pergjithesi,sepse si ne rastin e pare,ashtu edhe ne te dytin,nuk kemi asnje analize te antroponimeve sipas kriteresh shkencore te caktuara. Nje gje e tille eshte bere per here te pare nga albanologu frances H.Buasen ne kumtesen qe ai mbajti ne Konferencen e Pare te Studimeve Albanologjike (1962) dhe me pas nga P.Daka (3).
Nder antroponimet nje vend te veēante zene patronimet,emrat e familjeve,te cilat paraqesin interes shkencor nga disa pikpamje.
Per karakterin e nderlikuar qe paraqet studimi i emrave shqip te familjeve,ne u kufizuam ne rrethin e Vlores. Si material faktiv sherbyen 1520 emra te ndryshem familjesh te gjetur ne dokumentet qe vijojne : arkivat e gjendjes civile te ish-komunave te Qendres,Nartes,Mifolit,Gčrnecit,Sevasterit,Drashov ices,Bratajt,Dukatit,Vunoit,Himares,dhe ish-bashkise se qytetit per lindjet e periudhes 1929 gjer me 1944,meqenese para 1929 nuk kishte dokumente. U shqyrtuan gjithashtu dhe u studiuan emrat e familjeve ne aktlindjet e rrethit te sotem te Vlores per periudhen 1944-1966. Meqenese shume antroponime,veēanerisht ne zonen malore te rrethit,kishin lidhje me toponimine,lindi nevoja e nje studimi edhe ne terren.
I. Ne patronimet ka interes te veshtrohet si baza e emertimit,ashtu dhe ndertimi gjuhesor. Nga analiza e gjite emrave te familjeve qe u studiuan,dalin keto grupe sipas prejardhjes :
1) Emra familjesh qe vijne nga nje emer burri,si : Abedini,Ademi,Ahmeti,Aleksi,Alushi,Andoni,Arifi,Ba jrami,Beqiri,Brahimi,Caushi,Cerēizi,Dalipi dhe te tjere si keta. Ne pergjithesi keta e bejne shumesin me -aj, p.sh Alushaj, Andonaj,Arifaj etj. Mjaft here keto trajta te shumesit jane kthyer ne patronime (shih edhe me poshte). U gjeten gjithsej 96 emra te ketij grupi.
Disa emra te perveēem njerezish te gjinise mashkullore jane bere burim i nje sere llagapesh variante midis tyre. Ketu poshte po permendim disa nga keto,qe jane karakteristike ne rrethin e Vlores : Aliu,Aliaj,Aliko,Alikaj ; Abazi,Abazaj,Bazi,Bazaj ; Beqari,Beqaraj ; ēela,Celaj,Celi,Celo ;Deda,Dede,Dedi ;Ibrahimi,Ibrahimaj,Brahimi,Brahimaj,Braho,Brahush i,Brahushaj etj.
Sikur ka vene ne dukje edhe studiuesi austriak Franc Sajner (4) e me pas edhe gjuhetari yne E Cabej,ne popullin tone ishte i perhapur gjerésisht individualizmi vetem me ane te nje emri te veēante tjeter,duke u perdorur pergjithesisht si emer familjeje,emri vetjak i babait ose i gjyshit,ndersa jashte vendlindjes edhe emri i fshatit per te treguar prejardhjen.
Per te mbeshtetur kete mendim do te sjellim nje argument tjeter. Nje himarjot nga fshati Dhermi,i quajtur Athanas Gjika,ne mes te shek. XVIII ka qene oficer ne sherbim te mbreterise se Napolit. Ne shtepine e tije ky ka lene nje pllake perkujtimore,qe mban daten 20 janar 1766. Si mbishkrim (epigraf) pllaka ka gjenealogjine e familjes deri ne tete breza para tij,d.mth. perafersisht gjer ne gjysmen e pare te shek. XVI. Te gjithe te paret e ēdo brezi ketu kane si llagap emrin e babait te tyre : i pari Vreto,i dyti Petro Vreto,i treti Gliza Petro,i katerti Gusta Gliza,i pesti Strati Gusta, i gjashti Nikolo Strati,i shtati Gjika Nikolo dhe i teti Athanas Gjika.
2).Nje kategori tjeter emrash te familjeve te ketij rrethi jane ato qe kane nje baze emertimi nje profesion te caktuar si Berberi,Dhaskali,Kovaēi,Nallbani dhe te tille u qeten pak e vetem ne qytet.
3).Emra familjesh qe rrjedhin nga emra vendesh,qe mund te jene emra fshati,lokaliteti,qyteti ose emra gjeografike i gjejme ne te shumten e heres ne trajten e shquar. Ja disa nga ato : Belshi,Bestrova,Boēova,Borova,Bolena,Devolli,Dibra ,Drenova,Frakulla,Fratari,Gorica,Gorishti,Gorishov a,Grabova,Haderaj,Mbroja,Peshkepia,Risilia,Radhima dhe te tjere te ketij lloji,gjithsej 39. Duke folur per kete fenomen ne shkalle kombetare,albanologu i permendur Norbert Jokl ka vene re se mbiemrat qe u zhvilluan ne emra familjeje,njesoj si ne gjermanishten (Lichtenberg,Brockhous,Buchhols) jane thjesht emra vendesh pa nje zgjerim prapashtesor (5). Dhe ne te vertete ,siē u pa me lart,llagapet e kesaj natyre perbejne shumicen. Por gjate studimit tone,kemi gjetur edhe raste me zgjerim me prapashtesat -ak,an,ar,duke u mare keshtu si llagap emri i banorit te fshatit apo te qytetit nga e ka prejardhjen si Belshaku,Matiani,Grabovari,Lushnjari,Sinjari etj., gjithsej 33. Te dyja keto fare llagapesh i gjejme kryesisht ne familjet e shperngulura nga fshati ne qytet. (...)
4) Emra familjesh te formuar nga tituj fetare ose emertime shkallesh ne hierarkine fetare si : Dervishi,Dhjaku,Hoxha,Konomi dhe Ikonomi,Mullaj,Papa,Prifti,Shehu etj. Me kete baze emertimi u gjeten gjithsej 53 llagape,me shume ne fshatra se ne qytet.
Krijoni Kontakt