‘Bankers Petroleum’ do të shitet tek kinezët për 575 mln dollarë kanadezë
‘Bankers Petroleum’, kompania kanadeze që ka shfrytëzuar me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos- Marinzës, ka nënshkruar marrëveshjen për shitjen e të gjitha aksioneve të veta tek kompania kineze ‘Alberta’ Ltd. (blerësi) dhe ‘Charter Power Investment Limited’, degë të kompanisë botërore ‘Geo-Gade Petroleum Corporation’ për një shifër prej 575 mln dollarësh kanadezë.
Lajmi është bërë me dije nga vetë ‘Bankers’ përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, ku thuhet se kompania ‘Geo-Gade Petroleum’ Corporation, një ngamë të mëdhatë në fushën e të naftës dhe gazit në Kinë, ka një kapital prej 3, 6 mld dollarësh.
Në njoftim bëhet me dije se marrëveshja është miratuar unanimisht nga Bordi i Drejtorëve të ‘Bankers’ dhe ka mbështetjen e plotë të ekipit menaxhues të ‘Bankers’ .
Shqip
Krijoni Kontakt