Pershendetje anetare,
kam nje shoqe te cilen e njoh prej 5 vitesh por kam gati 1 vit e pak qe kam shume shume muhabet me te, cdo dite, takohemi dy-tre here ne jave, kemi shume biseda online dhe ne telefon. Ajo eshte e lidhur me nje djale por nuk i di marrdheniet midis tyre.
Sic ua permenda me lart, ka komunikim te shpeshte me mua, para disa ditesh, me mori ne telefon dhe pas nje bisede rreth 1 ore, me tha qe kishte pare nje enderr me mua ne erresire prane bregdetit edhe ne momentin qe u takua me mua duke u puthur ne faqe, une fillova ta puthja ate tek gusha! Kjo eshte endra sipas saj. Ajo eshte nje vajze shume e mire, cdo gje per te e kam me pasterti dhe jo me hile, me dhimbset goxha si vajze dhe e kam shume xhan. Shpesh here, e shoqeroj te premteve nga shkolla ne shpi ose nga shpia ne shkolle pasi eshte studente ne tirane por nuk banon ne tirane dhe une e shoqeroj me makine, jo per ndonje arsye te vecante vetem se e kam shume xhan dhe e ndjej ta bej. Nuk e di nese u shpreha qarte.
Ne momentin qe po ma thonte kete endren, dukej shume shume e qete kur fliste dhe edhe vete u habita sepse nuk e kisha pare ndonjehere ashtu.
Mbreme me tha qe mos me ki shume xhan sepse do te shtohet ajo pjesa e xhan-it qe ke me mua edhe do te ndihesh keq me vone, ndoshta kete e ka thene ngaqe ka pare endren qe do shpjegoj me poshte por as vete se di.
Mbreme me mori ne telefon nga ora 23.30, dhe filluam te flisnim. Shpesh here thonte gjera kshu provokuese si psh. He ke fol me ndonje goce keto kohe etj, pastaj une gjithmone u pergjigjesha. I them ndonjehere PUC si me shaka edhe ajo tha qe mua me puthja ne gjithe vendet edhe une prape e lashe si mhb.
Pastaj filloi duke me thene qe kam dicka shume te cuditshme me ty, i thashe pa he njehere. Filloi duke me thene se kishte pare nje enderr tjeter me mua, me hot se ajo qe kishte pare. Une u habita serish. Filloi te me tregonte endren sikur isha une tek krevati i saj edhe e kisha shtrire ate siper meje me duar te kryqezuara e po me putheshim ne buze.
U habita akoma me shume, nuk eshte se i komandojme ne endrat por thjeshte endrat nuk te shfaqen kot ne shumicen e rasteve, edhe une e kam pas pare me pare ne enderr kete por nuk kam lene shkas qe ta kuptoje dhe as nuk ia kam treguar.
Njehere te vetme me ka perqafuar dhe pas atij perqafimi me tha qe fillova te ndihem shume e sigurte dhe e mbrojtur ne krahet e tu. Kohet e fundit, ka filluar duke bere disa veprime qe nuk po e kuptoj as vete, a e kam shoqe apo te dashur. Flasim me njeri tjetrin lloj lloj muhabetesh, komplimentojme shume njeri tjetrin, me ka shume xhan, ama kur vjen puna duke u nxehur sa me shume, me permend te dashurin e saj! E permend qe flasim shume, ajo eshte shume e cuditshme ose ndoshta eshte normale me veten e saj por une se kam pare ndonjehere ashtu. Mendoj se mund tkete ndonje gje e po me pret mua.
Personalisht nuk po e arrij te kuptoj cpo ndodh midis nesh, a ka dikush nga ju ndonje mendim rreth kesaj ? Pa ofenduar njeri dhe duke dhene mendime te arsyetushme.
Faleminderit
Krijoni Kontakt