Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Shokuese, në Moskë një grua lëviz me kokën e prerë të një fëmije

    Një grua u arrestua në kryeqytetin rus, Moskë, pasi u zbulua se kishte me vete kokën e një fëmije të vrarë.
    Gruaja besohet se ishte dadoja e fëmijës, ndërsa u zbulua në një stacion metroje teksa u end rrugëve përreth një orë.
    Gruaja besohet se e ka vrarë më parë fëmijën në një apartament dhe më pas i ka prerë kokën. Ajo është identifikuar si Gyulchehra Bobokulova, 39-vjeç, nga Uzbekistani.
    Lajmi shokues është publikuar nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave gruaja me një hixhab në kokë është zbuluar në veriperëndim të Moskës teksa bërtiste: “Unë jam terroriste”… “Unë do t’ju hedh në erë të gjithëve”, “Allah Ekber”, “E urrej demokracinë”.
    Sipas hetimeve të para, dadoja ka vrarë vajzën 4 vjeçare dhe më pas ka djegur banesën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
    Një dëshmitar i tha një televizioni rus se kishte parë gruan e veshur plotësisht me të zeza në afërsi të metrosë “Oktyabrskoe Polit”, në veriperëndim të Moskës. Dëshmitari tha se gruaja nuk kishte pako të dyshimtë me vete por vetëm një kokë fëmije.
    Një zëdhënës nga Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se po hetohet rreth rastit, ndërsa gruas do t’i bëhet një ekzaminim mjeko-ligjor dhe ekzaminim psikiatrik për të analizuar më pas rastin
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Shokuese, në Moskë një grua lëviz me kokën e prerë të një fëmije

    Ruset jane djaj(krijesa abisesh apo pertej qiellit), s'ke ci ben, dhe ndjejne tejet levizjet e Zotit ne toke dhe pasi deshtoi pranimi i Amerikes ne sferen spaciale te planeteve, nje ekskurksion qe mund ta fitonin, ruset ndjehen te acaruar dhe ne panik kapen pas nje feje plot genjeshtra dhe mekate.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •