Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Prishtinë: Opozita proteston me çadra ngritur para Kryeministrisë, JO Thaci president!

    Kriza politike, Protesta e opozitës në Kosovë, çadra para ndërtesës së qeverisë

    Emri:  3096_10153221385192000_8214394636580070291_n.jpg

Shikime: 153

Madhësia:  56.4 KB

    Emri:  12743770_10153221385077000_4091299687753668770_n.jpg

Shikime: 135

Madhësia:  34.3 KB

    Emri:  2_1456256744-7538285.jpg

Shikime: 153

Madhësia:  42.2 KB

    Deputetë të opozitës në Kosovë dhe qytetarë të shumtë ndodhen në çadrat e ngritur përpara godinës së qevrisë, në shenjë proteste për largimin e qeverisë.
    Në këto orë të mbrëmjes vërehet një numër i konsiderushëm qytetarësh që i janë bashkuar porotestës. Ndërsa VV, i ka bërë thirrje qytetarëve ta shohin ndeshjen Arsenal-Barcelona në çadrat e improvizuara në shesh.
    Përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë u mblodhën përballë godinës së Qeverisë për të lancuar zyrtarisht fillimin e protestës e cila sipas tyre do të jetë paqësore dhe do të zgjasë për ditë dhe netë me rradhë, deri në protestën e madhe që do të mbahet më datë 27 shkurt.
    Ata kanë ngritur tenda dhe kanë vendosur infrastrukturën e nevojshme për të bërë të mundur tubimin që në bazë të komunikatave zyrtare, do të jetë i vecantë dhe i ndryshëm nga protestat e mëparshme. Të pranishëm ishin edhe tre kryetarët e partive opozitare, Visar Ymeri, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj.
    Ndërkohë, ende nuk dihet se si do të veprojnë deputetët e opozitës gjatë ditës së premte, kur do të mbahet edhe seanca parlamentare për zgjedhjen e Presidentit.
    I pyetur për këtë cështje, deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se opozitarët kanë mjaftueshëm municione dhe gaz lotsjellës për të bllokuar të gjitha seancat e Kuvendit.

    VV Thirrje për kontribut me ushqime
    “Sot ka filluar tubimi masiv i qytetarëve dhe i mbështetësve të kauzave opozitare në sheshin përballë Kuvendit të Kosovës. Qëllimi i këtij tubimi është që të ndalë bërjen e Hashim Thaccit president dhe të shkaktojë dorëheqjen e qeverisë në mënyrë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të reja.
    Në shesh janë mbledhur mijëra qytetarë, të cilët do të rrinë aty disa ditë me radhë. Për të gjithë këta njerëz do të organizohet furnizimi me ushqim, treherë në ditë. Ushqimet do të dhurohen nga qytetarët e nga bizneset e vogla, dhe për këtë arsye, i bëjmë thirrje të gjithë simopatizantëve e mbështetësve që mund të na ndihmojnë, të kontribuojnë me ushqime.
    Personi i kontaktit për të dhënë kontributet me ushqime është Nazlie Bala me numër 044611771.” shkruan VV në FB.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prishtinë: Opozita proteston me çadra ngritur para Kryeministrisë, JO Thaci president!

    Haradinaj: Në shesh deri në rrëzimin e qeverisë

    Emri:  Haradinaj.jpg

Shikime: 104

Madhësia:  6.0 KB

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pakuptimtë insistimi i liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, për t’u zgjedhur president nga një parlament i cili prej kohësh nuk funksionon.

    Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e re’, Haradinaj thotë se zgjedhja e Presidentit në këto rrethana është një drejtim i gabuar, pasi e çon Kosovën në një krizë më të thellë.

    Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se opozita e bashkuar do të qëndrojë në shesh duke protestuar deri në dorëheqjen apo në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

    “Mungesa e reflektimit të kësaj qeverie dhe insistimi për të vazhduar më tutje e thellon më shumë krizën politike në vend. Në këtë mënyrë po ia vonon mundësinë Kosovës për të ecur mbarë’, tha Haradinaj.

    (BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,782

    Për: Prishtinë: Opozita proteston me çadra ngritur para Kryeministrisë, JO Thaci president!

    1.Kosova 1989- Kunder Rahmon Morines
    2.Kosova 1999- nga Millosh....
    3.Ikja nga Kosova 2015
    3.Kosova 2016- kunder Hoshiminit dhe Isaminit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura     
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 25-02-2016 më 04:50

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,782

    Për: Prishtinë: Opozita proteston me çadra ngritur para Kryeministrisë, JO Thaci president!

    Zërat e protestuesve po dëgjohen edhe brenda sallës së seancave në Kuvendin e Kosovës, raportojnë gazetarët nga salla e Kuvendit.

    Ndërkohë forcat e policisë janë shtuar në numër duke ngritur edhe kordonë të dytë para hyrjes së Kuvend.

    Protestues që po kundërshtojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit president, janë mbledhur edhe te hyrja tjetër në rrugën “UÇK”.

    Protestuesit që deri më tani janë duke protestuar në sheshin “Skënderbeu” tashmë janë zhvendosur në anën tjetër, në sheshin “Adem Jashari” ku është edhe hyrja tjetër e Kuvendit të Kosovës.

    Një aktivist i këtyre partive ka ftuar protestuesit që të shkojnë te ajo pjesë afër ndërtesës së komunës së Prishtinës për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thacit president.
    LIVE- Lufta ne mes Hashimo -ISA (Rahmon Morines ) dhe popullit

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 26-02-2016 më 09:16

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Prishtinë: Opozita proteston me çadra ngritur para Kryeministrisë, JO Thaci president!

    Te dyjat palet ne konflikt po bejne gjithshka munden per te hedhur me kembe perpjet nje shtet picirruk qe mezi mbahet ne kembe me paterica. Disa paterica.

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Prishtinë: Opozita proteston me çadra ngritur para Kryeministrisë, JO Thaci president!

    Citim Postuar më parë nga Shaboni Lexo Postimin
    Te dyjat palet ne konflikt po bejne gjithshka munden per te hedhur me kembe perpjet nje shtet picirruk qe mezi mbahet ne kembe me paterica. Disa paterica.
    Dhe ti mendon se shumica, pra pozita deshiron te beje shtet?! Jo zoteri je gabim, ata nuk jane aty te mbrojne interesat e popullit por interesat personale kryesisht. Ketu eshte bashkefajtor edhe populli, ke njerez qe 5 euro shet voten pastaj kur nuk ka permirsim te vendit e jetes thone 'o kuku cka na gjeti'...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Prishtinë: Opozita proteston me çadra ngritur para Kryeministrisë, JO Thaci president!

    me pelqejne shume protestat opozites sidomos ato te fundit .... per nji aresie te vecante ..... prezenca ne mase e flamurit kuq e zi ...... se c'me mbush me nje krenari te vecante ....


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Prishtinë: Opozita proteston me çadra ngritur para Kryeministrisë, JO Thaci president!

    Duan apo nuk duan arpreshet e Kosoves, Toci(Thaci) President!

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Prishtinë: Opozita proteston me çadra ngritur para Kryeministrisë, JO Thaci president!

    Citim Postuar më parë nga Ciarli Lexo Postimin
    Duan apo nuk duan arpreshet e Kosoves, Toci(Thaci) President!
    Po eshte President sepse ai me vota eshte zgjedhur. LDK-ja e ka zgjedhur se as ne enderr nuk do te mund ta shihte presidencen. Ky eshte edhe fundi i karrieres se tij politike, jo qe pe them une kete por shume analiste. Nese vazhdon me udheheqje te shtetit ne kete menyre po te garantoj se pas 5 viteve 90% e shqiptareve jo qe skane me votu per te, po as ne TV nuk do te deshirojne ta shohin.
    Si i humbi Isa Mustafa votat ne Prishtine, edhe ai mendonte se ishte zot i Prishtines.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 29-02-2016 më 09:51

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,782

    Për: Prishtinë: Opozita proteston me çadra ngritur para Kryeministrisë, JO Thaci president!

    Vogëlushi nga Kukësi ndan hamburgerin me një qen rruge (Video)
    Shpesh të vegjlit na surprizojnë me veprimet e tyre.

    Kështu ka ndodhur edhe me këtë vogëlush, i cili ka ndarë hamburgerin me një qen rruge.
    https://www.youtube.com/watch?v=lCRWb_Y2nSs
    Ai e ka ushqyer atë duke ia shuar sadopak urinë.

    Ndërsa të gjithë po ankohen për shtimin e qenve të rrugës, ky djalosh jep një shembull pozitiv, si për të thënë që jo gjithmonë duhet të shohim aspektin negativ në jetë.

    Kjo vlen edhe per qeveritaret e Kosoves ta ndan pagat me popullin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 05-04-2016 më 12:48

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,782

    Për: Prishtinë: Opozita proteston me çadra ngritur para Kryeministrisë, JO Thaci president!


Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •