Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Veliaj si Rilindasi Rama: Shtohen e rriten taksat për biznesin e vogël në Tiranë në 2016

    Bashkia e Tiranës i ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj biznesit, kryesisht për tabelat dhe zënien e hapësirave publike, por vendimi i këshillimi Bashkiak i datës 30 dhjetor nuk është bërë transparent dhe nuk ndodhet i publikuar në pjesën e dukshme të ëebit të Bashkisë. Këto vendime kanë acaruar bizneset dhe për me tepër rrezikojnë vijueshmërinë e tyre pasi vetëm për taksën e tabelës një biznes në zonën e Tiranës së re pohon se i duhet të paguajë për tabelën taksë rreth 200 mijë lekë të reja siç thotë ai në vit. “Heqja e taksës së biznesit të vogël nuk asgjë para supertaksave që po na vë Bashkia. Veç taksave fatura e ujit këtë muaj erdhi 80 për qind më shumë se sa shënon matësi” thotë Armandi, administrator i një njësie shërbimesh në Zonën e Stadiumit Dinamo.

    Taksa e tabelës mbi 2 metër katror shkon 45 mijë lekë, ndërsa për tabelat elektronike kjo taksë shkon 90 000 lekë metër në vit. Më parë tabela elektronike tatohej njësoj nga sipërfaqja më tabelat e tjerr. Rritja të madhe kanë pësuar taksat e tabelës edhe për bizneset që janë ish komunat që i janë bashkuara Tiranës. Një metër katror tabelë do të tatohet me 3 1.500 lekë/m2/vit dhe tabelat elektronike do të kushtojë 63.000 lekë/m2/vit.

    Mirëpo krahas ta taksave tradicionale këtë vit bashkia e Tiranës ka vendosur taksën për Arsimin. Çdo qytetar do të paguajë në 1800 lekë në vit ndërsa bizneset sipas llojit të aktivitetit do të paguajnë 4000 deri 3700 mijë lekë në vit. Kjo taksë sipas këshillit bashkiak do të jetë e përkohshme për një periudhë 7 vjeçare.

    Ja taksat e reja të banesave

    Baza e taksë mbi ndëfiesat ishtë sipërfaqia e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe per çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të

    taksapaguesit (individ, person fizik apo juridik, vendas apo të huaj) përcaktohet sipas dokumentave e vërtetojnë këtë pronësi. Nëse ndërtesa nuk ka dokumentacionin e pronësisë, për efekt të përllogaritjes së detyrimit njihen të vlefshme edhe dokumentet si më poshtë: Vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit te Pronave; Vendimet e privatizimit; Kontratat e lidhura midis palëve sipas dispozitave të Kodit Civil ne R.Sh janë të vlefshme per perllogaritjen e detyrimit të pronarit për Taksën e Ndërtesës. Dokumentat e tjera të lëshuara nga organet përkatese shtetërore ne përputhje me legjislacionin përkatës.

    Në rastin e mungesës së dokumentacionit të pronësisë, sipërfaqja Ilogaritet sipas Vendimit te Komisionit të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme (KVPP). KVPP dhe detyrat e funksionet e tij përcaktohen me Vendim të Kryetarit të Bashkisë në zbatim të ligiit 9632/2006, i ndryshuar.

    Detyrimi është vjetor. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kesaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit Ilogaritet proporcionalisht vetem për periudhën e së drejtës së pronësisë.

    Aparatamentet e banimit do ti nenshtrohen takses mbi ndertesat ne kategorine

    “Ndërtesa banimi”

    Ndertesat per biznes do ti nenshtrohen takses mbi ndertesat ne nekategorine ‘Ndertesa te tjera per tregti dhe shërbime.

    Menyra e pagesës

    Detyrimi Për taksën mbi ndërtesën ështe vjetor. Për kategorinë “I” Ndërtesa banimi dhe kategoria “III” Për pronësi më shumë se një banese, detyrimi paguhet ne 12 këste te barabarta, per çdo muaj perkatësisht nga çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet ne faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do te kryhet njekohesisht me pagesën e konsumit të ujit.

    Për kategoritë II dhe IV detyrimi paguhet me 2 këste: Kësti i parë paguhet brenda datës 20 Prill Kësti i dytë brenda datës 30 Qershor. Afati i pagesës Për detyrimet e lindura pas datës 30 Qershor është 30 ditë pas lindjes së detyrimit.

    Tarifa për zënien e hapësirave publike

    Baza e tarifes për zënie të hapsirave publike është sipërfaqja në m2 e Cila vihet në shfrytëzim nga individë dhe subjekte per qëllime biznesi.

    Niveli i tarifës sipas kategorive dhe nënkategorive është si vijon:

    Detyrimi i tarifes per Ilogaritet si shumëzim i bazes (sipërfaqes) me nivelet treguese të saj.

    Pagesa e Tarifes per zënie te hapësirës publike:

    a) per rastin e përdorimit te truallit me qëllim organizimin e spektakleve ose panaireve ti ndryshme, struktura e ngarkuar per mbledhjen e tarifes është Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, pa smarrjes së Lejes per Ushtrimin e Aktivitetit, nga struktura përkatese që jep edhe lejet për ushtrim aktiviteti në Bashkinë e Tiranës. Kjo strukturë kryen dhe Ilogaritjen e detyrimit per lejen përkatëse.

    b) Për rastin e perdorimit të truallit qëllim ushtrim aktiviteti tregtar në Tregjet Publike të Tiranës, detyrimi është mujor dhe pagesa do të bëhet brenda dates 30 të muajit përkatës pranë

    Drejtorisë së Pirgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, në bashkëpunim me “Njësinë Administrative”. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të vegantë.

    c) per rastin e perdorimit të truallit me qëllim ushtrim aktiviteti tregtar si vendosje mallrash jashtë vendit të tregtimit, sipäfaqet e zëna me platforma, sipërfaqet e rrethuara me vazo me lule, bime dekorative, me kangjella, drurë dekorativ, kufizime me plasmasë dhe sende te tjera, etj te ngjashme me to, detyrimi është mujor dhe pagesa do te bëhet brenda dates 30 te muajit perkatës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore

    Lehtësira dhe përjashtime:

    Lidhin kontratë per zënie të hapësirës publike me afat 6-mujor dhe paguajnë të plotë detyrimin ne momentin e lidhjes së saj, përfitojnë reduktimin në masën 5% te vlerës se detyrimit. lidhin kontratë përzënie te hapësirëspublike me afat 12-mujor dhe paguajnë te plotë detyrimin në momentin e lidhjes së saj, përfitojnë reduktimin në masen 10% te vlerës së detyrimit.

    Struktura e ngarkuar përmbledhjen e Tatifes përzënien e hapësirës publike, eshte Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkëpunim me “Njësinë Administrative”. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të veçantë ”. /Monitor
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bashkia e Tiranës Tiranës shumëfishon taksat për bizneset e qytetarët!

    Eri Velin e njihnim pak per gjysem gay, gjysem injorant te padiplomuar, mashtrues ordiner, njeri pa identitet etj etj...

    Tani na doli edhe xhepist qe i krruan xhepat votuesve qe e ben kryetar bashkie!
    Sikur deklaronte te kunderten perpara zgjedhjeve ky k'oqe-fiq-shitesi?!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Bashkia e Tiranës Tiranës shumëfishon taksat për bizneset e qytetarët!

    Si llogaritet taksa per apartamentet ne pallate nuk thuhet.Sa do jete taksa per apartamente per 1m katror
    Ato qe i kane apartamentet
    prone te veten dhe jetojne aty
    le te paguajne takse sepse
    qera nuk paguajne.nuk besoj te jete shtrenjte
    Ato qe ngrejne reklama gjigande
    elektronike apo print
    ne rruge ne fasada ndertesash
    me te drejte dihet te paguajne takse te larte sepse reklama u ka dhene favorin e madh te publicitetit,i ka dhene bizneseve
    qe ngrejne keto reklama nje mase te madhe klientesh ka rritur
    volumin e shitjeve dhe rritje te fitimeve per biznesin qe ka kete reklame te madhe
    Rritja e takses per reklamat ne ambjente publike ku ka shume trafik automjetesh dhe popull qe kalon aty duket e drejte
    Bizneset qe fitojne shume nga keto reklama duhet te paguajne me shume takse
    Eshte e drejte dhe llogjike

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bashkia e Tiranës Tiranës shumëfishon taksat për bizneset e qytetarët!

    Jetonke ne Honolulu ti shoku! Rritja e taksave ne kete menyre, pike se pari eshte e paligjshme!
    Se dyti ne periudha krizash shteti e aq me teper nje parti e majte, lehteson sa me teper nga barra fiskale mini-bizneset dhe bizneset e medha!

    Je duke diskutuar per ameriken sipas asaj llogjikes tende, e jo per shqiperine, vendin ku jane larguar thuajse 70-80mije shqiptare çdo vit qe nga 2013-a!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Bashkia e Tiranës Tiranës shumëfishon taksat për bizneset e qytetarët!

    Pse eshte e paligjshme rritja e taksave?
    A eshte shteti ne krize?
    Si dole ne kete konkluzion?
    Ajo rritje takse eshte rezultat
    i nje vleresimi te situates ekonomike dhe studimi mbi te ardhurat qe krijojne bizneset cdo
    vit si dhe te ardhurat pagesat
    e individeve qe punojne dhe paguajne taksa.
    Shqiptare emigrojne cdo vit dhe hyjne ne Shqiperi cdo vit
    shumica qe ikin ose jane pa pune
    ose shkojne per tu fut ne ndonje azil marrin ushqim fjetje falas
    dhe te mos punojne
    I kane qejf shume shqiptaret azilet
    dhe genjejne te fitojne lejet letra
    dokumenta qendrimi
    Fakt eshte qe jo te gjithe qe lejne Shqiperine jane te varfer cope cope
    Nje pjese ikin per bashkim familjar
    nje pjese ikin vazhdojne ndonje shkolle dhe nje pjese merren me pislliqe trafiku droge dhe malli te vjedhur dhe kontrabande.
    Askush nuk do te shpenzoje para per shtetin.
    Askush nuk don te paguaje takse
    nuk ka rendesi eshte takse e larte
    apo e ulet.Sido qe te jete ne vlere
    taksa askujt nuk i pelqen te paguaje
    takse.
    Te gjithe duan vetem te marrin
    dhe duan te japin zero kontribut
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 22-02-2016 më 00:21

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bashkia e Tiranës Tiranës shumëfishon taksat për bizneset e qytetarët!

    Ore une s'thashe qe rritja e taksave eshte e paligjshme, por menyra sesi po aplikohet eshte e tille!
    Shqiptaret po t'i referohesh raporteve te BE-se, emigrojne nga varferia e skamja dhe jo nga deshira. Emigracioni per ate qe e ka provuar eshte sakrifice dhe askush nuk e merr nje loje te tille me fatin ne 2016-en nese nuk do kishte arsye...

    Paske llogjike robotike ti or mik. Ne momentin qe shkruan e ke barkun plot, nuk te mungon as ngrohja dhe as energjia elektrike. Sherbimet shendetesore i ke ne rregull sebashku me rendin dhe drejtesine, madje edhe arsimin!

    Taksat paguhen dhe duhen paguar gjithmone, por jo ne kete forme. Nese ashpersojme masat e bizneseve te vogla ne Shqiperi, qe ne thelb vetepunesojne veten dhe ndonje pjesetare te familjes, nuk do mbetet me askush ne Shqiperi!
    Krize kane edhe vendet e rajonit por shiko pak çfare klime te admirueshme i kane krijuar bizneseve!
    Shiko pak sa investime te huaja thithin keto shtete dhe pastaj hajde diskutojme...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 22-02-2016 më 05:40
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Veliaj si Rilindasi Rama: Shtohen e rriten taksat për biznesin e vogël në Tiranë në 2016

    Protestë para Bashkisë, Taksa për hapësirën publike, biznesi i vogël ankimim në Gjykatën Administrative



    Biznesi i vogël protestoi sërish para Bashkisë së Tiranës kundër taksave të reja parashikuar në paketën fiskale qe u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak. Biznesi i ka kërkuar këshillit të anulojë vendimin pasi taksat e rritura po dëmtojnë aktivitetin e tyre ekonomik ndërsa njoftuan se do ta dërgojnë në gjykatën administrative. Ndërsa bashkia sqaroi se taksa e hapësirës publike është rritur që bizneset të mos i zaptojnë ato.
    Tirane- Përfaqësues të biznesit te vogël protestuan për të dytën herë brenda disa diteve para Bashkisë së Tiranës për të kundërshuar taksat e reja të Bashkisë së Tiranës. Ata bënë thirrje për refuzim të pagesave të taksave me argumentin se ky sektor po shkon drejt falimentimit.

    Protestuesit: Sot nga 200 mijë e ka bërë 2 milionë. Na premtoi por na falimentoi. Kjo është tradhëti. Po ngelemi pa punë”

    Paralajmerimi
    Biznesi i kërkoi Këshillit Bashkiak dhe kryetarit të Bashkisë të anulojnë vendimin e miratuar më 30 dhjetor 2015 dhe paralajmëron se çështjen do e ndjekin në gjykatën administrative.
    Protestuesit: “Më shumë po paguajmë më shumë hapësirë publike sesa qira. Ne do ta çojmë në Gjykatën Adminsitrative”
    Nikollaq Neranxi: Në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe tregut të Shqipërisë dua t’ju them që mos u dorëzoni, se jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona të cilat na i jep Kushtetuta e Shqipërisë.Kjo Kushtetutë për të cilën politikanët tanë erdhën dhe na kërkuan votën, morën pushtetin dhe na kthyen shpinën. Ne padyshim që do i ndjekim rregullat dhe të gjitha ligjet e këtij vendi, të gjitha rregullat administrative. Këto taksa që quhen “supergjoba” të pushtetit vendor ligji e lejon që ne ta çojmë në Gjykatë Administrative, ne do ta çojmë në Gjykatë Administrative dhe do ta fitojmë.
    Pronari i një biznesi: Paketa fiskale do të thotë një rrënim, emigrim i gjithë biznesit shqiptar drejt emigracionit, një dalje në rrugë e gjithë biznesit që ne nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë. Këtu jemi të gjithë biznesmenë baresh, restorantesh. Janë me mijëra të papunë që do të dalin nesër nëse kjo taksë do të qëndrojë. Në pamundësi për të paguar taksat të gjitha bizneset do të mbyllen dhe sot të gjitha bizneset janë mbyllur. Tek Drejtoria e Tiranës dhe Piaca të gjitha lokalet janë të mbyllura, të cilat kanë një etiketim: Jemi në protestë, bari është i mbyllur.Mund ta verifikoni që këtu ka vetëm biznesmenë. Nuk duam të ndërhyjnë forcat politike, këtu nuk ka njerëz me ngjyrë, ka vetëm biznesmenë.Taksa është dhjetëfishuar për metër katrorë në muaj.
    Për zhvillimin e protestës ishte marrë leje pranë komisariatit nr 1, por gjatë tubimit dhjetra makina që lëvizën përgjatë qendrës u bllokuan në trafk derisa policia devijoi lëvizjen.

    PD: Të ulen me 30 përqind taksat, të hiqet taksa anti-kushtetuese e arsimit
    Këshilltarët e djathtë të Bashkisë së Tiranës mbështetën qëndrimin e biznesve dhe i dorëzuan Këshillit Bashkiak propozimet e tyre për ulje të taksave me 30%.
    Leonard Olli: Është një kërkesë e fokusuar në minimizimin e taksave në 30%, që janë taksa që kanë të bëjnë me tabelën, taksa e ndërtesës, taksa për qëllime biznesi. Por njëkohësisht sikundër është dhe më e rëndësishme është heqja e taksës për infrastrukturën arsimore sepse është antikushtetuese. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh tarifat e çmendura që për fat të keq janë autoritet i Bashkisë Tiranë, të cilat i kanë gjunjëzuar komplet bizneset ne kemi kërkuar rikthimin e tyre në nivelet e mëparshme dhe heqjen e tarifës së liçensimit që sërisht është një tarifë abuzive. Janë kërkesa që besojmë se duhet të gjejnë mbështetjen e të gjithë këshilltarëve, pavarsisht ngjyrimit politik.
    Taksa e zënies së hapësirave publike nga 150 lekë në muaj është rritur në 1500 lekë në muaj për m2. Taksa e tabelës është zeruar për sipërfaqen 2 m dhe taksohet si reklamë 45.000 lekë në vit.
    Bashkia e Tiranës argumentoi se taksa e hapësirës publike është rritur që bizneset të mos zaptojnë vende publike që u takojnë qytetarëve.

    Në protestë u mbështetën edhe nga aktivistë të Nismës Thurje.
    Besjan Pesha: Ka patur një vendim me datën 30 dhjetor nga këshilli bashkiak, ndër të tjera në paketën fiskale parashikonbte edhe dhjetëfishimin e taksës për hapësirat publike. Nuk kemi të bëjmë me zënien e trotuareve siç përpiqet Bashkia ta anatemojë në media, por kemi të bëjmë me atë taksë që përdorin hapësirë publike dhe kanë rënë dakort me Bashkinë e Tiranës ti përdorin për qëllimet e biznesit të tij.Dhjetëfishimi i taksës i çon automatikisht këto biznese në falimentim. Nga një studim që kemi bërë i bie që rreth 80 mijë persona të preken direkt apo indirekt, të ngelen pa punë dhe pa ushqime për familjet e tyre. Sot jemi pikërisht për këtë gjë, që ti kërkojmë Këshillit Bashkiak, kryetarit të Bashkisë të anullojë këtë vendim.

    Emri:  Olli.jpg

Shikime: 162

Madhësia:  37.7 KB

    Emri:  protesta-bashkia.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  174.6 KB

    Ne foto: Protestuesit e biznesit te vogel

    ORA NEWS

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Veliaj si Rilindasi Rama: Shtohen e rriten taksat për biznesin e vogël në Tiranë në 2016

    Si tha ai biznesmeni i vogel ne proteste: "Na premtoi ndihme dhe ne e mbeshtetem ne zgjedhje, e tani po na falimenton me 10fishimin e taksave!"

    Une e quaj kete 'taksa e injorances'. Po korrni ate qe vete mbollet me voten tuaj per Veliun e Rames!

    Shpresoj vetem qe te mos jeni budallenj te pandreqshem e te riperseritni te njejtin gabim ne zgjedhjet e ardhshme.

    Albo

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Veliaj si Rilindasi Rama: Shtohen e rriten taksat për biznesin e vogël në Tiranë në 2016

    Pa asnjë transparencë, ja si po i faturon çmendurisht Bashkia bizneset

    Në njoftimet e vlerësimit tatimor nga bashkia e Tiranës për tarifën e zënies së hapësirës publike, që u ka shkuar bizneseve, kryesisht bar-restoranteve dhe njësive të tregtimit të fruta perimeve ka një mungesë totale transparence.

    Në njoftimin drejtuar një biznesi bar kafe, (shiko dokumentin më poshtë) jepet vetëm shuma prej 75 mijë lekësh që duhet të paguajë subjekti si detyrim total për tarifën e zënies së hapësirës publike për muajin janar 2016. Në të nuk sqarohet aspak mënyra se si është llogaritur ky detyrim, as sipërfaqja që tatohet dhe tatimi për sipërfaqe, një sqarim që do të ishte i domosdoshëm për një institucion shtetëror që menaxon taksat e publikut.

    Emri:  letra.jpg

Shikime: 195

Madhësia:  27.7 KB

    Përveç faktit që askush nuk i informoi për taksat e reja, biznesi gjendet përballë faktit që duhet të paguajë 75 mijë lekë brenda datës 28 shkurt. “Këto janë tarifa të çmendura, duhet të paguaj 150 mijë lekë për dy muaj”, thotë pronari i bar kafesë me një sipërfaqe prej 50 metrash në një lagje pranë stacionit të trenit. Ai pohon se me të ardhurat dhe shpenzimet që ka, me zor arrin të nxjerrë një rrogë për vete dhe fitimi mujor është shumë më i ulët se tarifa e zënies së hapësirës. “Kjo është një shifër shumë e çmendur që nuk e përballoj dot”, thotë ai, duke shtuar që nuk ka rrugë tjeër veçse të mbyllë lokalin, me të cilin mbante gjithë familjen.

    Nga janari i këtij viti, Bashkia ka 10 fishuar taksën e zënies së hapësirës nga 150 lekë për metër katror në 1500 lekë për metër katror.

    Kjo është vetëm njëra nga tarifat që duhet të paguajë ky biznes, pasi në vlerësimin tatimor subjekti njoftohet se rezulton me detyrime dhe për tarifën e pastrimit e largimit të mbeturinave për çdo tavolinë jashtë njësisë së tregtimit për muajin janar. Kjo është një tarifë e re, prej 2500 lekë për tavolinë në muaj.

    Një dyqani ushqimor në një lagje të futur në Komunën e Parisit, që tregtojnë dhe fruta perime në një sipërfaqe jashtë, sapo u ka shkuar fatura për të paguar 13 mijë lekë në muaj taksë për zënie hapësire. Dyqani menaxhohet nga një çift në moshë të mesme, të cilët pohojnë se kjo fature u ra si bombë. “Na u hoq taksa e biznesit të vogël prej 25 mijë lekësh dhe na u shtua një faturë vjetore prej 156 mijë lekësh”, thotë zotëria. Kur pyeten, ata nuk e dinë që duhet të paguajnë dhe një taksë për arsimin prej 4000 lekësh në vit, apo sa do të jetë tarifa e pastrimit. “Pse duhet të paguaj tarifë për arsimin, kur fëmijët i kam shkolluar me kohë”, pyet i habitur ai. Teksa ata me zor nxjerrin muajin në lagjen ku konkurrenca është shtuar dukshëm nga rrjetet e mëdha të supermarketeve, janë në dilemë nëse do të vazhdojnë ta mbajnë hapur dyqanin apo jo.

    Bashkia e Tiranës i ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj biznesit, kryesisht për tabelat dhe zënien e hapësirave publike, me një vendim të këshillit Bashkiak të datës 30 dhjetor, që u bë publik vetëm në fillim të shkurtit, kur bizneseve filluan tu vinin njoftimet e kripura të vlerësimit tatimor për zënien e hapësirave publike, ndërsa taksat e tjera ende nuk kanë dalë në sistem.

    Monitor

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Veliaj si Rilindasi Rama: Shtohen e rriten taksat për biznesin e vogël në Tiranë në 2016

    “Shokohen” bizneset, taksat e Bashkisë sa 30-40% e xhiros

    Një bar kafeje, subjekt i biznesit të vogël i kërkohet të paguajë vetëm taksë hapësire aq sa do të paguante tatim fitimi një biznes i madh me të ardhura 10-15 herë më të larta…

    Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë po bëhen publike përmasat e barrës së lartë fiskale që po u ngarkohet nga Bashkia Tiranë subjekteve të kryeqytetit, që mbi të gjitha po rezulton se nuk ka asnjë logjike ekonomike.

    Një subjekti bar kafe në zonën e periferisë së liqenit, që nuk ka zënë asnjë trotuar, por shfrytëzon në bazë të marrëveshjes së rregullt një hapësirë publike, i ka dalë në sistem taksa e zënies së hapësirës publike prej 184,500 lekë në muaj, nga 18,450 që ishte e njëjta taksë një vit më parë (shiko në foto të dhënat që i kanë dalë në sistem).

    Emri:  taksa.jpg

Shikime: 191

Madhësia:  38.8 KB

    Administratorja e barit në fjalë, që e ka marrë në përdorim nga nëntori pohon se ajo mesatarisht ka një xhiro mujore prej 600 mijë lekësh, çka nënkupton se vetëm tarifa e zënies së hapësirës i kushton sa një e treta e të ardhurave, ndërsa subjekti ka dhe shpenzime të tjera, si qira, paga, energji, kosto materiale etj. Administratorja pohon se ajo nuk fiton në muaj aq sa i kërkohet të paguajë taksë zënie hapësire.

    Subjekti në fjalë ka një xhiro vjetore prej 7.2 milionë lekësh, që e klasifikon atë si biznes të vogël me TVSH (kufiri i bizneseve të vogla është 8 milionë lekë). Për krahasim të shumës që asaj i kërkohet të paguajë në raport me xhiron, marrim disa raste për biznese të mëdha me qarkullim vjetor, duke filluar nga dy herë më të larta se kjo bar-kafe, me një normë të supozuar fitimit prej 20% të xhiros, që është një normë e kënaqshme. Nga tabela më poshtë rezulton se nëse marrin një subjekt me dyfishin e xhiros, ai duhet të paguajë këste mujore të tatim fitimit prej 36 mijë lekësh, 5 herë më të ulët se taksa e hapwsirws, që i kërkohet bar kafesë në fjalë.

    Vetëm subjekti me një xhiro 10 herë më të lartë, pra 72 milionë lekë, do të paguante një tatim fitimi prej rreth 180 mijë lekësh.

    Krahas taksës së zënies së hapësirës, biznesi duhet të paguajë dhe taksën për çdo tavolinë prej 2500 lekë në muaj, taksën e arsimit prej 4000 lekë në vit, të pastrimit prej 10 mijë lekë në vit. Këto nuk kanë dalë ende në sistem. Vetëm nga taksa për tavolinë subjekti duhet të paguajë edhe të paktën 77 mijë lekë në muaj (rreth 120 metra i llogaritur me 30 tavolina dhe me tarifën vendosje hapësia në muaj në hapësirat publike për tavolinë, që sipas tabelave të Bashkisë është 2500 lekë). Duke shtuar dhe tarifën për tavolinë, subjekti vetëm për këto dy taksa do të duhet të paguajë rreth 260 mijw lekw, apo 40% të të ardhurave, një përqindje që do të ishte falimentuese për çdo lloj biznesi.

    Për krahasim, një biznes i madh me një xhiro 15 herë më të lartë (rreth 108 milionë lekë) llogaritet të paguajë një tatim fitimi mujor prej rreth 260 mijë lekësh.

    Emri:  tabelaaaa.jpg

Shikime: 176

Madhësia:  62.7 KB

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •