Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Masakër në Elbasan: 3 të vrarë, 8 të plagosur nga 65 plumba

    Plot dy krehëra automatiku janë derdhur në lokalit në drejtim të lokalit në zonën periferike të Krastës në Elbasan, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën.

    Vrasja ndodhi rreth orës 20: 00 të mbrëmjes së 3 shkurtit 2016 në zonën periferike të Krastës në Elbasan
    3 të vrarë –
    1 Agron Çapja 50 vjeç (baba i tre fëmijëve)
    2-Ardit Sinakoli, 27 vjeç
    3- Eno Bedalli, 37 vjeç
    8 Plagosen
    1- Ardian Zharri
    2- Fejzulla Çapja
    3- Ferit Muça
    4- Luan Muça
    5- Bujar Reshka
    6- Florenc Çapja
    7-Arnold Çapja
    8- Bledar Muça
    150 garazhe makinash në hyrje të pallateve u kontrolluan
    46 persona të shoqëruar
    2 automatikë u sekuestruan në vendin e ngjarjes
    65 gëzhoja
    2 krehëra pa fishekë
    1 krehër me 26 fishekë
    65 gëzhoja
    Më 4 shkurt 2016
    1 persona la spitalin e Traumës
    5 janë në spital

    oranews.tv

    Historia e përplasjes së përgjakshme mes fiseve Çapja dhe Mema në Elbasan

    Një serial vrasjesh ka ndodhur menjëherë pas ekzekutimit të Sokol Çapjes në 2005-ën. Një shkrim i gazetës Koha Jonë i datës 6 mars 2008, tregon hasmërinë mes dy familjeve. Sokol Çapja u ekzekutua mbrëmjen e 26 dhjetorit të vitit 2005, kur ishte nën shoqërinë e dy vajzave, në lokal “Aquario”, pranë Universitetit të Elbasanit.

    Tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar disa herë me pistoleta dhe me automatik “Skorpion” në drejtim të 33-vjeçarit. Më parë, ata i kanë kërkuar klientëve dhe kamerierëve që të shtrihen për tokë dhe më pas kanë nisur të qëllojnë në drejtim të biznesmenit.

    Sokol Çapja u dërgua në spital dhe vdiq gjatë operacionit. Sipas mjekëve, ai kishte marrë disa plumba në trup, por vetëm njëri i kishte prekur mëlçinë dhe i shkaktoi vdekjen. Pas atentatit, vrasësit janë larguar me një automjet me targa të huaja. Policia e Elbasanit arriti të identifikojë autorët, të cilët u larguan në drejtime të paditura. Sipas policisë, autorë të atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta. Pas kësaj vrasjeje, në kohë të ndryshme, ndodhen një varg ngjarjesh misterioze. Oficeri i policisë rrugore, Fadil Mema, u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona, në afërsi të shtëpisë së tij.

    Familja Çapja kishte akuzuar Memën si organizator të atentatit pas një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokolin. Të dy familjet kishin lidhje të ngushta miqësore mes tyre. Pas plagosjes, policia ndaloi një nga nipat e Sokol Çapes dhe një person tjetër. Por Prokuroria nuk provoi se ai ishte i përfshirë në atentatin ndaj Fadil Memës. Pas pak kohësh u ekzekutua në lokalin autoshkollë të Fadil Memës kunati i tij, Ardian Ibrahimi. Policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët. Një nga të akuzuarit, Ardian Meta, u kap nga policia, ndërsa tentoi të arratisej për në Greqi. Gjatë operacionit, ai u plagos në njërën këmbë. Pas kapjes së Ardian Metës, u vra në rrethana misterioze në Tiranë, Dritan Sheme. Autorët arritën të gjejnë vendndodhjen e tij nëpërmjet së dashurës. Policia shpalli në kërkim autorin tjetër Armando Hasanin. Sipas të dhënave të policisë, Armandoi Hasani ka qëndruar i fshehur me identitet të rremë në Tiranë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Vinjol : 04-02-2016 më 08:08
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Sulmohet me armë lokali në elbasan, 3 të vrarë , 8 plagosen, u derdhën 65 plumba

    Edhe keyre ja u kemi kaluar me kohe....

    Vend turistik i preferuar??? te huajt per vendin me njerez bacile te lindur!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Masakra në Elbasan dhe pista e hetimit e një hakmarrjeje

    Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje për ngjarje te ndodhura më parë.
    Një prej grupeve që u përplasën mbrëmjen e sotme, ku bëjnë pjesë anëtarë të familjes Capja njihen si “banda e tullacëve” që ka vepruar prej vitesh kryesisht në zonën e Elbasanin. Përplasja mes dy grupeve ka nsiur rreth 10 vjet më parë.
    Në dhjetor të vitit 2005, biznesmeni Sokol Çapja u vra në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit. Familja Çapja akuzoi oficerin e policisë Fadil Mema si organizator të atentatit, për shkak të një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokol Çapjen.
    Ndërsa si autorë u dyshuan Gentian Beqiri, Dritan Sheme dhe Armando Hasani. Në qershor 2006 Dritan Sheme gjeti vdekjen, pas një ekzekutimi perfekt të realizuar ndaj tij nga persona të paidentifikuar, në një banesë në kryeqytet.
    Prej vitesh, 32-vjeçari jetonte dhe punonte në Itali, dhe sapo është kthyer në Shqipëri e ekzekutua për hakmarrje.
    Në vitin 2012 i akuzuari tjetër Gentian Beqiri u qëllua për vdekje me pistoletë ‘silenciator’ në banesën e tij në Elbasan, ku ndodhej në arrest shtëpie.
    Florenc Çapja, nipi i Sokol Çapes u dyshua si autori i vrasjes së Gentian Beqirit i paralizuar i cili u ekzekutua në banesën e tij më 15 gusht, në sytë e të atit, ndërsa shtëpia ruhej nga dy policë. Por kjo mbeti vetëm dyshim.
    Ndërkohë vrasja më e fundit e këtij zinxhiri është ajo e ndodhur në Itali. Fadil Mema u ekzekutua më 14 mars 2015 nga dy persona ende të paidentifikuar.
    54-vjeçari nga Elbasani prej kohësh jetonte në Itali me familjen e tij, ndërsa në Shqipëri vite më parë ka qenë oficer i policisë rrugore.
    Në orët e para të mëngjesit të 13 marsit 2015 vrasësit e kanë pritur të dalë nga banesa për të shkuar në punë dhe e kanë qëlluar me 14 plumba.
    Fadil Memës, në vitin 2006, kur ishte efektiv i policisë rrugore, iu bë një atentat në qytetin e Elbasanit.
    Florenc Çapja, nipi i Sokol Çapes, që sapo ishte kthyer nga Zvicra, u dyshua si atentatori ku Mema mbeti i plagosur por nuk u provua.

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Sulmohet me armë lokali në elbasan, 3 të vrarë , 8 plagosen, u derdhën 65 plumba

    Ora News zbardh detaje , Atentatorët e masakrës së Elbasanit me kapuç. Pyeten anëtarët e familjes Mema

    Policia dhe prokuroria ende nuk kanë rënë në gjurmë të autorëve të masakrës që ndodhi mbërmjen e 3 shkurtit 2016, në Elbasan ku u vranë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë.
    Hetimet po drejtohen nga Prokurori i rrethit Besnik Cani, ndërsa që prej mbrëmjes së djeshme në Elbasan në krye të operacionit të kërkimit është vetë drejtori për Krime të Rënda Ardian Çipa. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të cilat po kqyren për të zbardhur detaje nga kjo ngjarje.
    Kontrollet e RENEA e FNSH- Kontrollet në kërkim të autorëve kanë nisur menjëherë pas ngjarjes ku në akset kryesorë të Elbasanit por edhe në qytetet afër tij janë ngritur postoblloqe policore. Kontrolle janë ushtruar edhe në Tiranë.
    Forca te shumta policie të Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH-së kanë krehur zonën dhe kanë kryer kontrolle në shumë banesa dhe mbi 150 garazhde makinash në hyrje të pallateve. Deri tani janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 47- persona në lidhje me ngjarjen.
    Agresorët me kapuç- Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt pasi atentatorët i janë afruar lokalit në pronësi të vëllezërve Çapja ne Elbasan dhe pasi kanë zbritur nga makina kanë qëlluar në drejtim te tyre me breshëri.
    Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët kanë qenë me kapuç dhe dorashka çka i ka mbrojtur ata nga gjurmët që mund të kishin lënë armët e krimit të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes dy gjatë natës dhe një mëngjesit e së enjtes, kjo e fundit vetëm 500 metra larg vendit ku ndodhi masakra.Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe dy krehëra pa fishekë, një krehër me 26 fishekë dhe 65 gëzhoja.
    Kontrollohen banesat e fisit Mema- Pjesëtarët e familjes Mema të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen me motiv hakmarrjen me fisin e Çapajve janë shoqëruar për verifikim ndërsa banesat dhe pronat e tyre u kontrolluan rreptësisht.
    3 milione shperblimi- Grupi i hetimit është përqendruar te zbardhja e kamerave të sigurisë si dhe te dëshmitë e të plagosurve dhe dëshmimtarëve në vendgjarje. Polica e shtetit ka vënë në dispozicion 3 milionë lekë të reja për cilindo që jep informacionin në lidhje me ngjarjen si dhe numrin e telefonit 0694100353 dhe atë 129 pa pagesë.

    Kanë mbetur të vrarë shtetasit:

    Agron Çapja, 50 vjeç, banues në Elbasan. (babai i tre femijeve)
    Ardit Sinakoli , 27 vjeç, banues në Elbasan.
    Eno Bedalli, 38 vjeç, banues në Elbasan.
    Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shtetasit:
    Ardian Zharri, 45 vjeç banues në Elbasan.
    Fejzulla Çapja, 58 vjeç, banues në Elbasan.
    Ferit Muca, 42 vjeç banues në Elbasan
    Luan Muca, 47 vjeç ,banues në Elbasan
    Bujar Rreshka, 40 vjeç banues në Librazhd
    Florenc Çapja, 35 vjeç banues në Elbasan
    Arnold Çapja, 23 vjeç, banues në Elbasan
    Erdis Sulku, 33 vjeç, banues në Elbasan

    Emri:  masakra-ne-elbasan.jpg

Shikime: 808

Madhësia:  155.2 KB

    ORA NEWS

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Sulmohet me armë lokali në elbasan, 3 të vrarë , 8 plagosen, u derdhën 65 plumba

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Flm Albo per plotesimin e informacionit
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    "Masakra e Elbasanit", Vrasja e Gentian Beqirit, polici që ndihmoi atentatorin të ikte është në dety

    Polici i cili ndihmoi në largimin e autorit të vrasjes së Gentian Beqirit është në detyrë.
    Këtë skandal e zbuloi vetë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në Kuvend në seancën e sotme parlamentare.
    Gentian Beqiri, i cili ishte njëri prej të akuzuarve nga prokuroria për vrasjen e Sokol Çapjas, në dhjetor të 2005 u ekzekutua me pistoletë ‘silenciator’ në banesën e tij në katin e 8-të të pallatit në lagjen nr 10-të në Elbasan, ku ndodhej në arrest shtëpie. Autorët ekzekutuan dhe të atin, Nezir Beqiri. Krimi ndodhi më 15 gusht 2012.
    Pikërisht me vrasjen e Sokol Çapjas mendohet se ka nisur zanafilla e masakrës së mbrëmjes së 3 shkurtit 2016, e cila deri tani ka marrë jetën e 8 personave, 2 tentativa vrasjeje dhe vetëm dy të dënuar. Flitet për një përplasje mes familjes Mema dhe Çapja.

    2 drejtues të policisë u pezulluan por s’u dha emri
    Gentian Beqiri, i njohur si Ardian Meta, së bashku me Dritan Sheme dhe Armando Hasanin u akuzuan atëherë nga polica për vrasjen e Sokol Çapjas.
    Gentian Beqiri, 35 vjeç u vra në krevat. Zyrtarisht banesa ku jetonte Beqiri duhej të ishte e mbrojtur nga dy policë, të cilët nuk duhej të lejonin që Gentian Beqiri të largohej nga banesa pasi ishte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Por ekzekutorët kishin arritur të futeshin në pallat, më pas në apartament dhe të ekzekutonin në krevat objektivin e tyre, Gentian Beqiri, i njohur dhe si Ardian Meta. Dy policë, Sami Derstila dhe Neshat Budina u arrestuan gati 2 orë pas vrasjes dhe SHKB nisi hetim për akuzën shpërdorim detyre dhe për ndonjë lidhje të mundshme si bashkëpunëtorë të autorëve të vrasjes. Ndërkohë, në një deklaratë për të shtyp të mbajtur në orët e vona të mbrëmjes së 15 shkurtit, , zëdhënësja e Policisë së Elbasanit deklaroi se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) kishte kërkuar pezullimin nga detyra të dy drejtuesve të Policisë, emrat dhe pozicionet e të cilëve nuk u saktësuan, si dhe atë të dy policëve të ndaluar.
    Atë ditë u arrestuan si të dyshuar si autorë të këtij krimi Florenc Çapja dhe Arben Jaçe. Më 17 gusht 2012, Gjykata e Elbasanit la në arrest me burg të dyshuarin Arben Jace, ndërsa Florenc Capja do gjykohej në gjendje të lirë. Nëna e Gentianit akuzoi Çapajt për vrasjen e të birit dhe bashkëshortit të saj.
    Mbrëmjen e 3 shkurtit 2015, Florenc Capja ishte nder 8 te plagosurit e masakres.
    Dritan Sheme u vra në rrethana misterioze në Tiranë. Familja Çapja akuzoi Fadil Memën si organizator të atentatit ndaj Sokolit. Ndaj Memës u bë një atentat por ai i shpëtoi duke mbetur i plagosur në një atentat në 2006 . Ky u fundit u ekzekutua më 13 mars 2015 në Itali ku jetonte prej vitesh.
    Kanë mbetur të vrarë mbremjen e 3 shkurtit 2016
    Agron Çapja, 50 vjeç, banues në Elbasan. (babai i tre femijeve)
    Ardit Sinakoli , 27 vjeç, banues në Elbasan.
    Eno Bedalli, 38 vjeç, banues në Elbasan.
    Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shtetasit:
    Ardian Zharri, 45 vjeç banues në Elbasan.
    Fejzulla Çapja, 58 vjeç, banues në Elbasan.
    Ferit Muca, 42 vjeç banues në Elbasan
    Luan Muca, 47 vjeç ,banues në Elbasan
    Bujar Rreshka, 40 vjeç banues në Librazhd
    Florenc Çapja, 35 vjeç banues në Elbasan
    Arnold Çapja, 23 vjeç, banues në Elbasan
    Erdis Sulku, 33 vjeç, banues në Elbasan
    Pjesa tjeter e deklarates se Tahirit
    Unë sot jam partizan që punonjësi i Policisë të mos rrijë më në detyrë as kur merr ryshfet. Dhe kjo ndodh. Ndaj janë mbi 2 mijë punonjësit e Policisë në procedim penal e disiplinor. Sepse ne realisht besojmë se një Polici e korruptuar nuk e lufton dot korrupsionin, një Polici e inkriminuar nuk e lufton dot krimin.
    Po këta 2 mijë, çfarë janë në fakt? Pa drejtuar gishtin nga ju se nuk i vlen kujt, pavarësisht kujt ka qenë në qeveri, këta 2 mijë janë fatkeqësia juaj që ishit në qeveri, por janë trashëgimia jonë e përbashkët. Janë ç’kanë gjetur qytetarët: mbi 2 mijë punonjës Policie që nuk bënin detyrën, që e bënin detyrën në shkelje të ligjit, që mbanin një parcelë, që korruptonin, merrnin bakshish, bashkëpunonin me krimin, i shërbenin krimit. Këta nuk ishin as policët tanë, as policët tuaj.
    Këta ishin trashëgimia jonë. Për fatin tonë të keq, tuajin e të qytetarëve mbi të gjitha! Sepse viktimat reale të luftës së pamundur e pa sukses deri dje me krimin janë qytetarët, nuk jemi ne këtu që rrimë e flasim e drejtojmë gishtin ndaj njëri-tjetrit. Janë qytetarët viktimat e vërteta, që ndihen më të pambrojtur për shkak të drejtësisë që mungon, e më të pambrojtur akoma sepse votojnë një herë në katër vjet për këtë Parlament e ky Parlament në çdo katër vjet gjen çdo ditë për t’u zënë me njëri-tjetrin – por nuk mbron qytetarët. E kujt i flasim ne për “arsyet e kriminalitetit”?
    Unë nuk dua të merrem me akuzat tuaja. Nuk kam as kohë, as dëshirë, as vullnet, e besoj nuk ma lejon as detyra. Keni thënë se jam “i korruptuar”, “kriminel”, “bashkëpunëtor me kriminelët”, “kam ecur në makinë me kriminelë e kam bërë pazare me krimin” e kështu me radhë.
    Unë ju kam sfiduar në institucione! Keni provë? Shkoni në Prokurori (siç shkova unë), e depozitojini!
    Keni provë shkoni në Prokurori siç shkova unë vetë. Shkoni depozitojini. Jam gati të përgjigijem çdo sekondë përballë jush, përballë publikut, e mbi të gjitha përballë ligjit, për si jam rritur, për familjen që më ka rritur dhe për mënyrën si dua të rris fëmijën tim. Unë këtë bëj.

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Keto vrasje dhe plagosje mund te ishin evituar sepse pikenisjen
    nuk e kane nga hici
    Vrasjet dhe plagosjet jane momenti final dhe kulmor i nje
    armiqesie dhe konflikti qe ka nje histori dhe kohezgjatje prej me shume se 10 vjet
    Eshte 100 perqind e sigurte
    qe armiqesia vjen me sherre verbale konflikte sharje dhe kercenime
    Per fat te keq kercenimet per vrasje nuk raportohen fare ne polici si akte te kunderligjshme
    Ne disa raste vete policia
    nuk i merr seriozisht kercenimet
    dhe nuk ben arrestimet dhe kjo
    sjell pasoja me jeten edhe per te pafajshem.
    Ne kete krim pa dyshim jane perfshire persona me dosje
    kriminale
    Policia dhe forcat e inteligjences
    duhet te kishin monitorizuar dhe grumbulluar info per planet e vrasesve
    Duket qe policia dhe inteligjenca nuk bejne punen dhe kane probleme me vleresimin e situates
    me aktivitetin e gangove ne qytet dhe familjeve ne hasmeri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Benseven11 Policine tone ketu e kemi me se ne U.S.A :P keshtu qe nuk mund te evitoheshin

    V/l Shtet LEshi
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Deri dje katunar me gomar, sot gangstera me kallashnikove..keshtu do zhduken te tere.Nderkohe pse te vuajne ata qe duan te jetojne ne paqe? sepse nuk kemi shtet.Shtet kriminal i lidhur koke e kembe me krimin. jo voten por plumbin meritojne kryekriminelet e parlamentit. na marshin te keqen talebanet.

  10. #10
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Me kembe te mbare ! Presim lajme per palen tjeter, dhe ata me kembe te mbare !

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar smokkie për postimin:

    martini1984 (07-02-2016)

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Smokie jo vlla se gjynaf se jane jete njereish jo koka pulash :/
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Masakra e Elbasanit, bllokimi i armës shmangu thellimin e tragjedisë

    Katër ditë pas masakrës së pashembullt në Elbasan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 7 të tjerë, policia dhe prokuroria nuk kanë një pistë zyrtare të shkaqeve si dhe të dyshuar si autorë të këtij krimi të rëndë. Top Channel, raporton se gjatë këtyre ditëve, policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar mbi 47 persona, të cilët pas marrjes së dëshmive përkatëse janë lënë të gjithë të lirë, ndërsa me dhjetëra kontrolle të tjera nga forcat RENEA dhe FNSH nuk ka dhënë asnjë rezultat. Paralelisht, janë këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë, si të lokalit ku ndodhi masakra, ashtu edhe të bizneseve aty pranë, por ende nuk ka asnjë të dhënë, as për autorët, as edhe për mjetin me të cilin ekzekutorët kanë lëvizur. Mbledhja e gëzhojave në vendngjarje si dhe gjetja e tre armëve automatike pranë vendit të ngjarjes, sërish e kanë lënë në terr zbardhjen e këtij krimi. Sakaq, disa nga të plagosurit të cilët e kanë kaluar rrezikun për jetën, kanë dhënë dëshmitë e tyre para grupit hetimor, duke treguar thjesht dinamikën e ngjarjes, por asnjë të dhënë për identifikimin e autorëve. Sipas këtyre dëshmive, breshëritë e plumbave të ardhura nga jashtë lokalit, shkaktuan pasojat që njihen tashmë, tre të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërsa një nga autorët, të cilët dëshmitarët okularë e kanë parë të pambuluar me maskë, ka hyrë brenda lokalit për të përfunduar masakrën, por dyshohet se mund t’i jetë bllokuar arma. Burime jozyrtare, bëjnë të ditur se njëri prej të plagosurve ka pohuar se në atë moment, ata ishin shtirur si të vdekur për t’i shpëtuar ekzekutimit. Me këto të dhëna, grupi i hetimit bën me dije se e ka të qartë shënjestrën e këtij sulmi në kufijtë e një akti terrorist, që ishte një nga personat e familjes Çapja. Gjithashtu policia është e bindur se krimi ishte një hakmarrje brutale ndaj tij dhe familjes së tij, por historitë e shumta kriminale të kësaj familjeje, e bëjnë të vështirë të identifikohet se kush ishte personi apo grupi i personave që mund të këtë kryer apo porositur krimin. Tre ditë pas masakrës, Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se asnjë nga familjet, personat e të cilëve ishin shënjestër e sulmit, apo ato familje që dyshohet se kanë patur konflikte dhe hasmëri me familjen Çapja, nuk ka kërkuar mbrojtje nga policia, ndërsa kjo e fundit ka organizuar shërbime përmes agjentëve të krimeve që të mbajë situatën nën kontroll. /noa.al/ Masakra, Familja Mema: S’kemi lidhje me ngjarjen, Çapja: Si pamë vrasë -
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Thumbs up Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Me kembe te mbare ! Presim lajme per palen tjeter, dhe ata me kembe te mbare !
    Shume drejte e ke......per BACILET!
    Te tjeret mund ti japin ngjyra partiake(a ka me njerez IDIOT).
    KLM.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Live, Masakra në Elbasan, Çako: Në krim kanë marrë pjesë 4 persona, kemi pamje të pjesshme filmike

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është i ftuar në Tonight Ilva Tare në ne Ora News ku përballë gazetares Ilva Tare për t’iu përgjigjur pyetjeve për situatën më të fundit të rendit në vend.
    Përplasjet e bandave dhe vrasjet e bujshme që kanë ndodhur se fundmi si dhe klima e krijuar tek qytetarët duke ndikuar në besimin e tyre për punën e policisë së shtetit.
    Drejtori Çako do të hedhë dritë gjithashtu edhe për përpjekjet e policisë për të zbuluar dhe kapur autorët e këtyre ngjarjeve si dhe çështjet e tjera të nxehta që janë pjesë e punës së policisë së shtetit.
    Çako: Lëvizjet ne polici per te permiresuar punen
    Çako: Më duhet të bëj të qartë se Policia e Shtetit është në ristrukturim. Lëvizjet përkojnë me nevojën e një ristrukturimi,në zbatim të urdhërit të ministrit të Brendshëm për ristrukturimin e policisë. Lëvizjet janë bërë për përmirësim të punës dhe të rritjes se impulsve për të përballuar të gjitha sfidat e policisë.
    A janë këto lëvizje nisur nga ngjarjet e fundit?
    Çako: Në tërësi ka edhe elemente për të sjellë ritëm më të lartë të drejtuesve për të përballuar me sukses detyra.
    Pse ishte e nevojshme të ndryshoheshin?
    Çako: Ne kemi analizuar punën 1-vjecare të Policisë dhe është një punë që ka konsistuar në rezultate shumë herë më të mira krahasuar me vitet më parë, por ne vazhdojmë të nxjerrim analiza dhe të përballemi me sfida.
    Çako: Nuk është e vërtetë që situata është e përkeqësuar. Ka një realitet me të drejtën e raportimit në një kohë rekord të të gjitha ngjarjeve. Ngjarje ka pasur në të gjithë periudhat dhe policia ka qene e gatshme në të gjitha rastet. Sot policia nuk fsheh dhe nuk ruan asnjë lloj rezerve për veprat penale, por ka detyrimin për ta proceduar.
    Kush është operacioni më delikat që ka hasur policia, a ka pasur dështime?
    Çako: Operacionet policore janë transmetuar në kohë rekord. Ne kemi realizuar një sërë aksionesh të rëndësishme. Si ai i Lazaratit, Dukagjinit, Xibrakës, operacionet kundër krimit të organizuar. Nuk mund të evidentoj dështime. Shumë ngjarje kërkojnë kohën e vet ne investigim dhe në zbulim të këtyre veprave penale.
    Ne kemi për detyrë që të maksimizojmë dhe të zbulojmë ngjarjet të mbetura pa autorë të trashëguara ndër vite.
    I ka policia burimet për të përballuar këto aksione?
    Çako: Është synuar shtimi i numrit të punonjësve të policisë. Punonjësit janë riorganizuar duke marrë përsipër të kontrollojnë cdo sipërfaqe të territorit shqiptar.
    Nuk mund të bëj komente politike. Unë jam drejtori i Policisë së Shtetit kam për detyrë të organizoj dhe të ndjek veprimtarinë e policisë së shtetit. Në të gjithë treguesit e policisë dhe partnerëve, prezenca policore ka qenë e ndjeshme. Komentet politike nuk më takojnë mua.
    Janë shtuar personat qe merren me krime në Shqipëri?
    Çako: Ne e kemi për detyrë të evidentojmë rastet. Të gjitha ato që janë rezultate të policisë dhe puna e policisë është më evidente.
    Personat me precedent penal janë të evidentuar nga policia. Ne hasim persona me precedent penal dhe kriminale, qoftë edhe subjekte që i janë nënshtruar arresteve ose hetimit, por për arsye që lidhen me drejtësinë këta ridalin dhe aktiviteti i tyre rizgjohet dhe interesi është në shkelje me ligjin.
    Policia bën maksimumin për të mbajtur nën kontroll këta persona.
    Masakra e Elbasanit
    Çako: Për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit. Ne kemi ngritur versionet përkatëse. Për shkak të subjekteve, pro edhe të dëmtuarve që mbartin një konflikt të vjetër versionet kryesore janë të orientuara drejt hakmarrjes, por për shkak të hetimit refuzoj të jap detaje.
    A ka ndonjë pistë të re të hetimit?
    Çako: E thashë lidhet me konspiracionin
    Ju kanë ndihmuar dëshmitë e të plagosurve?
    Çako: Ka shumë element ku ne kemi ngritur hetimet tona, por phjesërisht ato janë pjesë e hetimit për tu vlerësuar.
    A është filmuar ngjarja?
    Çako: Ka pamje të pjesshme, por edhe kjo rezervohet.
    A kanë qenë të veshur me uniforma police?
    Çako: Autorët kanë qenë të veshura me roba kamuflazhi.
    Ishte e pamundur të arrestoheshin?
    Çako: Ne jemi në hetim, dhe po punojmë intesivisht.
    Keni një numër?
    Çako: Në këtë krim mendohet se kanë marrë pjesë 4 persona, 3 aktiv dhe një në drejtim të mjetit.
    A i mbante nën mbikqyrje policia, pasi ishin me precedent?
    Çako: Policia e Elbasanit ka qenë në krye të detyrës, ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht se nuk janë kapur autorët.
    Vrasja e Santos, Çako: Jemi në hetim
    Ka një vrasje në 2014 që nuk është zbardhur, rasti i Artan Santos?
    Çako: Është një ngjarje e cila vazhdon hetimi, në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës. Vazhdon hetimi në pistat e mundshme që ne kemi ngritur.
    Kanë emra?
    Çako: Dyshimi është dyshim, por ka versione të ngritura.
    A janë dy personat me motor në kërkim?
    Çako: Jemi në hetim për të evidentuar dhe identifikuar personat.
    Çako: Ka pasur edhe arrestime të punonjesve të policisë
    Ka pasur lajme edhe në media për dekonspirimi edhe të uniformave blu, qëndrojnë lajme të tilla?
    Çako: Janë proceduar shumë punonjës policie, në dy vjet mbi 2 mijë raste.
    Ka pasur raste kur policët kanë dhënë informacion autorëve?
    Çako: Ka raste të mosrealizimit të punës dhe detyrës.
    Po raste ndëshkimi?
    Çako: Sigurisht që ka pasur, ka pasur edhe raste arrestimi.
    A është e lehtë të identifikohen
    Çako: Ne jemi të vendosur të identifikojmë cdo efektiv policie që është pjesë e krimit.
    Kush është krimi më I rëndë në Shqipëri?
    Çako: Pesha e krimeve është e përcaktuar në Kodin Penal. Nuk mund të bëjmë klasifikim të krimeve. Krimet e rënda janë të përcaktuara në Kodin Penal.
    Është e lehtë të luftohet krimi ekonomik, krimi I zyrtarëve të lartë..?
    Çako: Vështirësi ka, sepse implikon edhe struktura të caktuara dhe e bëjnë të pamundur vënien përpara përgjegjësisë. Ne jemi të qartë në hetimin dhe në hetimin e aseteve kriminale.
    Çako: Bashkëpunimi me SHISH dhe Prokurori, korrekte
    Si është bashkëpunimi i policisë me SHISH, Prokurorinë?
    Çako: Të gjitha institucionet kanë përgjegjësitë e vetë dhe kanë të ndarë funksionin që ato kryejnë. Policia e ndodhur përballë një nevojë për të përballuar veprimtari të shumta ka përballur një veprimtari të shumtë. Kjo lidhet edhe me nivelin e caktuar të Prokurorëve, por edhe me nevojën për të thelluar më tej hetimin, për ta cuar në Gjykatë. Ka raste që rezervojnë papërgjegjshmëri të oficervët gjyqësore, por edhe të prokurorëve.
    Vrasja e deputetit Xhindi, Çako: Ngjarja në hetim
    Vrasja e deputetit Xhindi…?
    Çako: Kjo është një ngjarje e rëndë që ka vite që ka ndodhur dhe ka hetimet e veta. Ne jemi duke investuar për këtë cështje. Kemi ngritur një grup të vecantë ka edhe kjo element të hetimit përkatës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  16. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë , 8 të plagosur nga 65 plumba

    Masakra në Elbasan, SHISH në kërkim të makinës. Viktimat u mbikëqyrën për 2 ditë rresht nga autorët

    Prokuroria e Elbasanit i cakton disa detyre policisë dhe agjentëve të SHISH për të zbuluar makinën që autorët kanë përdorur ditën e ngjarjes.

    Burimet thonë se makina e cila duket në pamje filmike nga kamera e sigurisë, është identifikuar dhe po kërkohet për llojet e njëjta që të bëhet edhe identifikimi i personave që kishin në përdorim.

    Ndërkohë policia shkencore mësohet se ka identifikuar tre armë, që kanë qëlluar në drejtim të lokalit të familjes Çapja, ku u ekzekutuan 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën.

    Të tre armët, mendohet se kanë qenë automatik “Kallashnikov” dy prej të cilave janë sekuestruar në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër po punohet në rrugë operative për të parë dhe identifikuar autorët e mundshëm.

    Deri më tani janë ngritur 3 pista hetimore, të cilat po verifikohen, si hasmëria, trafiku i drogës dhe sherri banal mes pjesëtarëve të familjes Çapja dhe autorëve.

    Grupi hetimor ka zbuluar disa lëvizje që dyshohet të jenë bërë nga vrasësit dy ditë para ngjarjes. Një makinë, e ndryshme nga ajo që u përdor nga atentatorët, është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit duke lëvizur pranë zonës dy ditë me radhë, para ngjarjes.

    Automjeti shihet se jo vetëm ka lëvizur pranë lokalit, por edhe është ndaluar pranë tij disa herë. Hetuesit besojnë se këto janë veprime të vrasësve ose bashkëpunëtorëve të tyre të cilët kanë vëzhguar viktimat dhe kanë mbajtur nën monitorim të gjitha lëvizjet e tyre.

    Burime nga grupi hetimor thonë se në lojë është futur edhe Shërbimi Informativ, të cilit i është kërkuar ndihmë për të gjetur të dhëna mbi autoveturën.

    Hetimet vazhdojnë edhe mbi prova të tjera. Prokuroria e Elbasanit është në pritje të ekspertizës balistike të tre armëve të gjetura në vendin e ngjarjes nga policia shkencore. Është faktuar tashmë se është qëlluar me të tre armët.

    65 plumba u derdhën mbi 11 personat që gjendeshin në këtë lokal nga tre atentatorë. Të vrarë mbetën Agron Çapja, Ardit Sinakolli dhe Eno Bedalli.

    Syri

  17. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Masakër në Elbasan: 3 të vrarë, 8 të plagosur nga 65 plumba

    "Tonight Ilva Tare", Masakra e Elbasanit, Haki Çako: Dyshohet për 4 autorë. Nuk kanë kaluar kufirin

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është i ftuar në Tonight Ilva Tare në ne Ora News ku përballë gazetares Ilva Tare për t’iu përgjigjur pyetjeve për situatën më të fundit të rendit në vend.
    Drejtori i Policisë së Shtetit tha se në Shqipëri ka grupe kriminale, por ai celula mafioze.
    Në lidhje më ngjarjen e Elbasanit, Çako dhe se pista kryesore është ajo e hakmarrjes. Ende vijon puna për kapjen e autorëve, të cilët sipas tij dyshohet se kanë qenë 4 persona, 3 aktiv dhe një drejtues mjeti.
    Duke iu referuar ngjarjeve kriminale si vrasja e deputetit Xhindi apo bankierit Artan Santo, drejtori i policisë tha se vijojnë ende hetimet.
    Në lidhje me 500 kg marijuanë që u sekuestrua në brigjet italiane që dyshohej se vinte nga Shqipëria me skaf, Çako tha se janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.
    Çako foli edhe për Byronë e Hetimit, që sipas tij duhet të jetë një strukturë nën varësin e Policisë.

    PJESE NGA INTERVISTA ME HAKI ÇAKON

    Çako: Lëvizjet në polici për të përmirësuar punën

    Çako: Më duhet të bëj të qartë se Policia e Shtetit është gjatë gjithë kohës në vlerësim dhe në ristrukturim. Lëvizjet përkojnë me nevojën e një ristrukturimi,në bazë të implementimit të ligjit për policinë e shtetit dhe në zbatim të urdhërit të ministrit të Brendshëm për ristrukturimin e policisë. Lëvizjet janë bërë për përmirësim të punës dhe të rritjes se impulsve për të përballuar me sukses të gjitha sfidat e paraqitura për policinë.

    A janë këto lëvizje nisur nga ngjarjet e fundit?

    Çako: Në tërësinë e analizave të bëra ka edhe elemente që vijnë përpos ndryshimeve që do të duhet të sjellin një ritëm më të lartë të drejtuesve për të përballuar me sukses detyrat.

    Pse ishte e nevojshme të ndryshoheshin?

    Çako: Ne kemi analizuar punën 1-vjecare të Policisë dhe është një punë që ka konsistuar në rezultate shumë herë më të mira krahasuar me vitet më parë, por në të gjitha rastet ne vazhdojmë të nxjerrim analiza dhe të përballemi me sfidat që nuk mund të jenë për të gjitha kohët njësoj.

    Çako: Nuk është e vërtetë që situata është e përkeqësuar. Ka një realitet me të drejtën e raportimit në një kohë rekord të të gjitha ngjarjeve. Ngjarje ka pasur në të gjithë periudhat dhe policia ka qene e gatshme në të gjitha rastet. Sot policia nuk fsheh dhe nuk ruan asnjë lloj rezerve për veprat penale, por ka detyrimin për ta proceduar.

    Kush është operacioni më delikat që ka hasur policia, a ka pasur dështime?

    Çako: Operacionet policore janë transmetuar në kohë rekord, për këtë falenderoj edhe mediat. Ne kemi realizuar një sërë aksionesh të rëndësishme. Si ai i Lazaratit, Dukagjinit, Xibrakës, operacionet kundër krimit të organizuar. Nuk mund të evidentoj dështime. Shumë ngjarje kërkojnë kohën e vet ne investigim dhe në zbulim të këtyre veprave penale.
    Ne kemi për detyrë që të maksimizojmë dhe të zbulojmë ngjarjet të mbetura pa autorë të trashëguara ndër vite.

    I ka policia burimet për të përballuar këto aksione?

    Çako: Është synuar shtimi i numrit të punonjësve të policisë. Punonjësit janë riorganizuar duke marrë përsipër të kontrollojnë cdo sipërfaqe të territorit shqiptar.
    Nuk mund të bëj komente politike. Unë jam drejtori i Policisë së Shtetit kam për detyrë të organizoj dhe të ndjek veprimtarinë e policisë së shtetit. Në të gjithë treguesit e policisë dhe partnerëve, prezenca policore ka qenë e ndjeshme. Komentet politike nuk më takojnë mua.

    Janë shtuar personat qe merren me krime në Shqipëri?

    Çako: Ne e kemi për detyrë të evidentojmë rastet. Të gjitha ato që janë rezultate të policisë dhe puna e policisë është më evidente.
    Personat me precedent penal janë të evidentuar nga policia. Ne hasim persona me precedent penal dhe kriminale, qoftë edhe subjekte që i janë nënshtruar arresteve ose hetimit, por për arsye që lidhen me drejtësinë këta ridalin dhe aktiviteti i tyre rizgjohet dhe interesi është në shkelje me ligjin.
    Policia bën maksimumin për të mbajtur nën kontroll këta persona.

    Masakra e Elbasanit

    Çako: Për shkak të identifikimit të subjekteve, por edhe të dëmtuarve që mbartin në vetëvete një konflik të vjetër me ngjarje të rënda dhe me pasoja të rënda, versionet kryesore janë të orientuara drejt hakmarrjes. Gjithësesi për nevojë të hetimit rezervoj të jap informacion më të detajuar. Policia ka indesifikuar punën dhe që besoj se shumë shpejt do të konkludojmë.

    A ka ndonjë pistë të re të hetimit?

    Çako: Versionet janë të ngritura dhe përputhen me nevojën e investigimit të cdo subjekti, por pse jo edhe me shumë elementë lidhen ngushtësisht me konsipracionin që nese do të japim elementë që identifikojnë mekanizmin..

    Ju kanë ndihmuar dëshmitë e të plagosurve?

    Çako: Ka shumë element ku ne kemi ngritur hetimet tona, por pjesërisht ato janë pjesë e hetimit që mbeten për tu vlerësuar.

    A është filmuar ngjarja?

    Çako: Ka pamje të pjesshme, por edhe kjo është çështje që rezervohet

    A kanë qenë të veshur me uniforma police?

    Çako: Nuk është e vërtetë që autorët kanë qenë të veshur me rroba policie. Autorët kanë qenë të veshur me rroba në formën e kamuflazhit. Është përdorur shpesh në shumë ngjarje se autorët përdorin uniforma policie. Për të qenë korrekt me ligjin, uniformë policie quhet ajo uniformë e cila ka simbolet, stemat, gradat që identifikojnë një punonjës policie. Në të gjitha dyqanet ose ambiente të ndryshume gjen të gjitha llojet e uniformave duke filluar nga ato të kamuflazhit që shpesh herë përdorin gjahtarët apo rroba sportive që lënë idenë që janë uniforma policia, por kjo nuk është pjesë e kamuflimit ndaj policisë. Cdo autor që zgjedh të kryejë një vepër të rëndë zgjedh, por edhe mundohet ti shmanget kapjes nga policia.
    Nuk është e vërtetë që autorët kanë qenë me uniformë policie. Kjo është një legjendë urbane. Më duhet të sqaroj përfundimisht që përdorimi qoftë i uniformave të ngjashme të policisë, ose i shprehjeve shpesh herë është abuzuar me këtë shprehje. Në disa ngjarje është përdorur shprehja e uniformave, por që nga investigimi i bërë nëpërmjet kamerave nuk ka rezultuar e vërtetë. Gjithësesi iniciativa e autorëve të veprave penale është e pavarur nga statura e policisë së shtetit.

    A kanë këto vrasje me njëra-tjetrën?

    Çako: Nuk është e vërtetë dhe nuk rezulton të jetë i njëjti grup kriminale. Shumë prej ngjarjeve kanë motive të përcaktuar qartazi dhe nuk kanë lidhje me të njëjtin motiv.

    A kanë thirrur atentatorët policia para se të bënin krimin?

    Çako: Ka disa informacione që lidhen me shprehjen “Policia”, por kjo është e pakonfirmuar dhe thirrja e tyre nuk përkon me të vërtetën.

    Ishte e pamundur të arrestoheshin?

    Çako: Ne jemi në hetim, dhe po punojmë intesivisht.

    Keni një numër?

    Çako: Paraprakisht mendohet se në këtë krim të kenë marrë pjesë 4 persona, 3 aktiv dhe një në drejtim të mjetit.

    Është e vërtetë që keni vënë edhe helikopterë në gjurmim të tyre?

    Çako: Policia ka vënë në të gjitha mjetet e saj për të identifikuar dhe zbuluar këta autorë.

    A i mbante nën mbikqyrje policia, pasi ishin me precedent?

    Çako: Persona me precedent në Shqipëri ka një numër të konsiderueshmë dhe jo cdo punonjës policie mund të jetë i gatshëm të mbajë nën kobntrollë 24 orë cdo person me precedent. Policia e Elbasanit ka qenë në krye të detyrës, kjo ka qenë e vërtetuar pasi brenda rreth 30 sekondave policia ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht se nuk janë kapur autorët.
    Për grupin që pësoi dëmtim, a kishit informacion se dicka po përgatitje, dicka do të ndodhte me ta?

    Çako: Është një grup i cili ka pasur konflikte të vjetra dhe të herë pas hershme, ka qenë në evidencet e policisë, por sigurisht nëse kishte do të ishte parandaluar.

    Keni informacion se vrasësit e Elbasanit janë larguar jashtë?

    Çako: Kush e ka këtë informacion është i detyruar ta denoncojë. Unë nuk e di, por kam përshtypjen se është abuzim. Eshte abuziv lajmi që autorët kanë dalë jashtë shtetit.

    Vrasja e Santos, Çako: Jemi në hetim

    Ka një vrasje në 2014 që nuk është zbardhur, rasti i Artan Santos?

    Çako: Është një ngjarje e cila vazhdon hetimi, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor të Tiranës. Vazhdon hetimi në pistat e mundshme që ne kemi ngritur Eshte nje grup i posacem qe po merret me kete ngjarje.

    Kanë emra?

    Çako: Dyshimi është dyshim, nuk mund te deklaroj emra, por ka versione të ngritura.

    A janë dy personat me motor në kërkim?

    Çako: Jemi në hetim për të identifikuar personat autorë.
    Ministri ka thënë se për këtë çështje provat janë dëmtuar dhe se do të jetë shumë e vështirë zbardhja e kësaj çështje, për çfarë dëmtimi bëhet fjalë dhe jepni garanci se do të zbardhet kjo çështje?

    Çako: Besoj mund ta kishit pyetur ministrin Tahiri për këtë çështje.

    E pyta por nuk mora përgjigje për shkak se ai ishte shkëputur nga puna e policisë së shtetit.

    Çako: Nuk kam koment.

    Çako: Ka pasur edhe arrestime të punonjesve të policisë

    Ka pasur lajme edhe në media për dekonspirimi edhe të uniformave blu, qëndrojnë lajme të tilla?

    Çako: Janë proceduar shumë punonjës policie, në dy vjet mbi 2 mijë raste.

    Ka pasur raste kur policët kanë dhënë informacion autorëve?

    Çako: Ka raste të mosrealizimit të punës dhe detyrës.

    Po raste ndëshkimi?

    Çako: Sigurisht që ka pasur, ka pasur edhe raste arrestimi.

    A është e lehtë të identifikohen

    Çako: Ne jemi të vendosur të identifikojmë cdo efektiv policie që është pjesë e krimit.
    Kush është krimi më I rëndë në Shqipëri?

    Çako: Pesha e krimeve është e përcaktuar në Kodin Penal. Nuk mund të bëjmë klasifikim të krimeve. Krimet e rënda janë të përcaktuara në Kodin Penal.
    Është e lehtë të luftohet krimi ekonomik, krimi I zyrtarëve të lartë..?

    Çako: Vështirësi ka, sepse implikon edhe struktura të caktuara dhe e bëjnë të pamundur vënien përpara përgjegjësisë. Ne jemi të qartë në hetimin dhe në hetimin e aseteve kriminale.

    Çako: Bashkëpunimi me SHISH dhe Prokurori, korrekte

    Si është bashkëpunimi i policisë me SHISH, Prokurorinë?

    Çako: Të gjitha institucionet kanë përgjegjësitë e vetë dhe kanë të ndarë funksionin që ato kryejnë. Policia e ndodhur përballë një nevojë për të përballuar veprimtari të shumta ka përballur një veprimtari të shumtë. Kjo lidhet edhe me nivelin e caktuar të Prokurorëve, por edhe me nevojën për të thelluar më tej hetimin, për ta cuar në Gjykatë. Ka raste që rezervojnë papërgjegjshmëri të oficervët gjyqësore, por edhe të prokurorëve.

    Vrasja e deputetit Xhindi, Çako: Ngjarja në hetim

    Vrasja e deputetit Xhindi…?

    Çako: Kjo është një ngjarje e rëndë që ka vite që ka ndodhur dhe ka hetimet e veta. Ne jemi duke investuar për këtë cështje. Kemi ngritur një grup të vecantë ka edhe kjo element të hetimit përkatës.

    Rasti i rrëmbimit të Stafukës..?

    Çako: Vazhdojnë hetimet, është ende në hetim.

    Operacioni antidrogë

    Ka një çështje që është çështje e ditës. Operacioni I bujshëm. Ka riaktivizim të skafeve?

    Çako: Kjo është një luftë që ka vite. Persona me precedent tentojnë ti shmangen policisë dhe tentojnë të shesin kanabis. Ne jemi në një bashkëpunim shumë të ngushtë me policinë italiane. Patrullojmë sëbashku kufirin bregdetar shqiptar, ndaj dhe operacioni I fundit janë pasqyrim i bashkëpunimit.

    Çako: Në Lazarat nuk mbillet më drogë

    Cfarë bëhet me Lazaratin?

    Çako: Lazarati është fshati më i preferuar, qoftë edhe për pelegrinazh për shqiptarët dhe të huajt. Ka banorë që jetojnë dhe punojnë normalisht.

    Policia aty është e pranishme?

    Çako: Policia patrullon dhe I vihet në ndihmë komunitetit sin ë të gjithë zonat e tjera të Shqipërisë.

    Mbahet ende në vëzhgim?

    Çako: Jo nuk mbahet më në vëzhgim.

    A solli rritje të krimit të brendshëm në fshat?

    Çako: Ka një sërë analizash përpos ndryshimit të statusit të këtij komuniteti. Jam I bindur që përfituesit më të mëdhenj janë banorët e Lazaratit që tani nuk identifikohen më me gisht. Janë si gjithë të tjerët.

    Mund të themi se në Lazarat nuk mbillet më drogë?

    Çako: Po, nuk ka më drogë.

    Operacioni i Dukagjinit Me Dukagjinin keni mbaruar punë?

    Çako: Procedimi është cështje tjetër dhe kapja është punë tjetër. Ne jemi të angazhuar ti evidentojmë dhe ti kapim, por jot ë gjithë I kemi kapur.
    Kjo droga që po transportohej në Itali, është sasi e re apo e vjetër?

    Çako: Duhet të presim analizat, por nuk ka të re.

    A janë shqetësuese apo agressive grupet kriminale?

    Çako: Cdo grup ka rrezikshmërinë e vet për policinë, por kjo nuk përbën shqetësim dhe aq më shumë frikë për policinë.

    Çako: Laboratori i Xibrakës, operacion i suksesshëm

    Çako: Rasti i Xibrakës ishte një operacion i suksesshëm në bashkëpunim me policinë gjermane. Ai ishte një rast që u dokumentua, personat u vunë përpara përgjegjësisë ligjore. Të gjitha grupet kriminale kanë tendencën, synimin dhe vendin që mund ti shmangen policinë.

    A ka rrezik për ndonjë laborator tjetër?

    Çako: Nuk mund të konfirmoj, për punën e një studioje.

    Droga me skaf në Itali, Çako: Autorët janë të identifikuar

    Droga në Itali, janë të evuidentuar autorët?

    Çako: Persona janë të identifikuar

    Do të jetë e lehtë të kapen?

    Çako: E lehtë nuk është asgjë, prandaj konsiderohet si profesion i vështirë.

    A mund të flasim për celula mafioze në Shqipëri?

    Çako: Nuk është shprehje që i përket kriminalitetit në Shqipëri. Ka grupe kriminale, ka një të vërtetë të madhe që shumë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë kryejnë vepra kriminale në vende të ndryshme të Europës, por ne kemi bashkëpunim me autoritetet homologe.

    Ku përfundon droga e sekuestruar nga policia

    Çako: I nënshtrohet ekzaminimit dhe asgjesohen me vendim të gjykatës, e cila shprehet në vendimin që merr për asgjesimin me një komision të posaçëm.
    Rreziku nga terrorizmi, Çako: Nuk jemi të imunizuar

    A ka alarm serioz policia për sulme terroriste?

    Çako: Një nga prioritetet është lufta kundër terrorizmit. Ne jemi të mbështetur nga SHBA. Është e vërtetë që një numër I caktuar shqiptarësh ka lëvizur ose është bërë pjesë e luftimeve në Siri. Legjislacioni shqiptar tani që është përputhur me atë të BE dhe SHBA për të vënë përpara përgjegjësisë personat që janë të përfshirë. Edhe Shqipëria nuk është e imunizuar nga këta persona. Kjo është edhe cështja ose prioriteti bazë. Ne kemi ngritur edhe njësinë e vecantë të antiterrorizmit.

    A ka institucione të rrezikuara seriozisht?

    Çako: Ky prioritet ka objektivat dhe njerëzit e vet që angazhohen në mënyrë të vazhdueshme për të siguruar institucionet, apo personalitetet që mund të bëjnë rriskun për ngjarje të tilla.

    Çako: Byroja e Hetimit duhet të jetë në varësinë e policisë

    Çako: Byroja e hetimit ka qenë një nga prioritetet e qeverisë, ne kemi punuar me ekspertë të huaj për të formatuar një strukturë që do të operonte në investigimin, por edhe rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë. Janë krijuar disa drafte që mundësonin ngritjen e Byrosë që do të funksionon në bazë të policsë, por edhe nën mbikqyrje të vazhdueshme nga Prokuroria.

    Duhet të jetë një varësi nga policia, si do të zgjidhet pjesa e hetimit?

    Çako: Në mendimin tim kjo strukturë duhet të jetë në varësi të policisë, sepse do të bëjë të domosdoshme hetimin. Çdo varësi tjetër nuk do të mundësonte gjurmimin policor.

    ORA NEWS

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •