DOSSIER
Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon kujtimet e pabotuara tė Skėnder Luarasit dhe debatet e tij nė Lidhjen e Shkrimtarėve pėr Gjovalin Lukėn, Vehbi Balėn e Shuteriqin
"Ja si e falsifikoi Dhimitėr Shuteriqi veprėn e Migjenit"
-------------------------------------------------------------------
Dashnor Kaloēi
Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė jetės sė Profesor Skėnder Luarasit, i cili u lind nė 19 janar1900 nė fshatin Luaras tė Kolonjės dhe babai i tij, Petro Nini, njihet si mėsuesi qė hapi tė parėn shkollė shqipe nė Shqipėri, nė shtatė marsin e vitit 1887. Skėnder Luarasi mėsimet e para i mori nga i jati i tij nė qytetin e Korēės dhe nė Negovan e mė pas studjoi nė Robert Kolezh tė Stambollit. Pas mbarimit tė asaj shkolle, ai shkoi nė SHBA ku studjoi dhe u diplomua nė "Easton Akademi" e "Amerikan Internacional Kolezh Springfield, Mass" tė cilat i pėrfundoi nė vitin 1919. Pas pėrfundimit tė tyre ai u kthye nė Shqipėri dhe shėrbeu si mėsues nė shkollat qė u hapėn nga Kryqi i Kuq amerikan nė qarkun e Elbasanit. Nė vitet 1922-1926, Skėnderi mbaroi gjimnazin klasik nė Freishtad tė Austrisė dhe nė vitet 1926-1930, ai studjoi dhe u diplomua nė Fakultetin e Filozofisė nė Vjenė. Nga viti 1930 deri nė 1936, ai shėrbeu si mėsues nė shkollėn Teknike tė Tiranės, Institutin Tregtar tė Vlorės dhe nė gjinazin klasik tė Shkodrės. Nė dhjetorin e vitit 1936, ai shkoi pėr tė luftuar si vullnetar nė Brigadat Internacionaliste nė Spanjė, ku u muar edhe me shtypin e propagandėn. Pasi qėndroi disa vjet nė kampet e pėrqėndrimit, ai u kthye nė Shqipėri nė vitin 1945 dhe u zgjodh si deputet i Kolonjės nė legjislaturėn e parė. Nga viti 1946 e deri nė vitin 1976 kur ai doli nė pension, shėrbeu si mėsues e pedagog nė disa gjimnaze dhe Fakultetin e Histori-Gjuhėsisė.
Duke qenė se Skėnder Luarasi e kishte idhull Migjenin, qė nė vitin 1945 ai filloi tė interesohej qė t'ė botohej vepra e plotė e tij. Lidhur me kėtė, nė kujtimet e tija tė pabotuara qė i ka titulluar "Ē'kam parė e dėgjuar", ka shkruar: "Gjatė vitit 1947 mblodha gjithė veprėn e Migjenit, nė prozė e poezi qė t'i botoja me rastin e 10 vjetorit tė vdekjes sė tij. Pata pėrgatitur edhe njė biografi tė tij rreth 100 faqe tė pasuruara me plot fotografi dhe faksimile. Pjesa mė interesante do tė ishin shtatė novela tė panjohura qė m'i pat dorzuar ime shoqe, Ollga, motra e Migjenit "Megjithėse isha njė nga krijuesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve, mė ofronin rrallė e tek mė shumė kur kishin ndonjė nevojė tė ngutėshme, apo interes personal, sekretari i saj Dhimitėr Shuteriqi. Njė ditė i vajta nė komitet dhe e pyeta ndė kishin interes tė botonin Migjenin, jetėn dhe veprėn e tij, me shtatė novela ende tė panjohura me rastin e shėnuar tė 10 vjetorit tė vdekjes. Vura re se ndėrkohė nė atė komitet kishte njerėz qė do tė donin tė mos i pėrmėndej emri kurrė Migjenit. Por "Shtatė novela tė panjohura? Vėrtetet?" Dhe kushtu ua dorzova materialin: Veprėn e Migjenit dhe biografinė 100 faqe me foto e faksimile", thuhet nė kujtimet e Luarasit lidhur me interesimin e tij pėr botimin e veprės sė Migjenit dhe materialet pėr jetėn e veprėn qė ai i dorzoi nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Mirpo Kryesia e Lidhjes nuk caktoi Luarasin pėr pėrgatitjen e botimin e veprės sė Migjenit, por Gjovalin Lukėn, Vehbi Balėn dhe Dhimitėr Shuteriqin. Sipas kujtimeve tė Luarasit, tė tre autorėt nė fjalė, jo vetėm qė nuk thanė asnjė fjalė mirėnjohje pėr njeriun (S. Luarasin) qė u dorzoi tė gjithė materialin me biografinė e Migjenit, por dhe e shtrėmbėruan e falsifikuan pothuaj tė gjithė jetėn dhe veprėn e tij. Pėr kėtė gjė.Skėnder Luarsi mbajti njė diskutim nė Lidhjen e Shkrimtarėve, ku i denoncoi tė gjitha ato falsifikime flagrante dhe i bėri njė biografi tė shkurtėr origjinės dhe jetės sė Migjenit, pėr tė treguar se si qėndronte e vėrteta rreth tij.
Falsifikimi nga Gjovalin Luka
Lidhur me falsifikimin e veprės sė Migjenit nga Gjovalin Luka, nė diskutimin e Skėnder Luarsit nė Lidhjen e Shkrimtarėve nė mes tė tjerash thuhet: "Ndėrrmarja Shtetėrore e Botimeve kėto ditė botoi veprėn e Migjenit e redaktuar nga Gjovalin Luka dhe e shqyrtuar e korektuar nga Skėnder Luarasi. Nė fakt ky vėllim pushton landėn qė Skėnder Luarasi ja pati dorzuar pėr botim Komitetit drejtonjės tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė Gusht 1948 qė tė botohej me rastin e dhjetė vjetorit tė vdekjes sė Migjenit. Ndėr tė tjera "Refreni i Qytetit tė Veriut" tetė novela (nga tė cilat dy tė pambaruara) tė pabotuara gjer dje dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit, Gjovalin Luka nuk i ka dalluar novelat e shkurtėra nga novelat e "Refrenit tė Qytetit tė Veriut", por i ka pėrzer dhe i ka vėnė nėntitullin "Skica dhe tregime" Qė nė krye del pyetja: A kemi tė drejtė t'a botojmė tė ndryshuar njė vepėr posthume? Disa janė tė mėndjes se po. "Migjeni" thonė ata, "si i ri qė qe, nuk qe dhe kaq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur". Kėtė pikpamje, si duket, Gjovalin Luka e ka pranuar dhe ėshtė pėrpjekur ta zbatojėnė veprėn e Migjenit. Dhe kėshtu nė novelat qė dalin sot nė dritė pėr tė parėn herė, nėpėr 32 faqe, (fq. 128-160) hasim jo mė pak se 500 ndryshime prej origjinalit, tė cilat do tė kėrkonin 15 faqe tė tjera pėr t'i vėnė nė "Ndreqje gabimesh". Pasi Luarasi shpjegon hollėsisht tė gjitha shtrembėrimet e bėra nga Gjovalin Luka, nė fund tė diskutimit tė tij shprehet: "Zoti Gjovalin Luka qė mori pėsipėr tė redaktonte materialin e mbledhur nga tjetėrkush (Skėnder Luarasi) dhe nuk pati mirėsinė tė shėnonte asnjė fije mirėnjohje pėr mundimin e tė tjerėve, a e ka patur pėr detyrė tė superonte ēdo punė tė bėrė gjer mė tani mbi veprėn e Migjenit. Gjovalin Luka i ka patur tė gjitha mundėsitė ta plotėsonte kėtė detyrė, sepse e ka pasur tė gjithė materialin e poetit tė ruajtur nė arkivin e Institutit tė Shkencave. Por ē'u bė, u bė dhe mirė qė tirazhi ėshtė i unjėt vetėm katėr mijė kopje dhe do tė ēduken nė katėr javė e sipėr".
Luarasi: Ja e vėrteta mbi Migjenin
Mė pas Skėnder Luarasi, pasi paraqet njė tabllo tė hollėsishme lidhur me prejardhjen shqiptare tė Migjenit, e vazhdon atė me shkollimin dhe vdekjen e tij ku midis tė tjerash shprehet: "Milloshi qė kishte mbaruar filloren serbishte nė Shkodėr mė 1923, kur i vdiq i jati dhe i vėllai, ndodhej tek e motra nė Tivar, ku mbaroi shkollėn unike. Kėtu i ungji, Jovani e njoftoi se i kishte nxjerrė bursė pėr nė gjimnazin e Manastirit. U nis atje mė 1927 dhe e bėri atė shkollė mė 1932. Nė diplomėn e lėshuar prej drejtorisė sė shkollės mė 18 qershor 1932 shėnohet si "Bir i Gjergjit tregėtar". Emėrin e Milloshit nuk e zė dot nė gojė nė rrethin e farefisit tė tij, pa mos i bėrė tė qajnė tė gjithė. Tė emtat e tezet rrėfejnė se sa e lumtur ishte kjo familje kur rronin akoma prindėrit dhe me sa kujdes e dashuri tė madhe i rriti i ati tė gjashtė fėmijėt qė mbetėn pa nėnė qė nė tė ri. Babai i Milloshit, siē ishte vetė me shkollė, djem e vajza, Milloshin e vogėl, Milloshin delikat prej trupit e prej ndnjejave, kurrė nuk i vuri nė punė, kurrė nuk ia prishi zemrėn. Edhe kurrė e thėrriste nė dyqan, nuk qe veēse t'i mbushte xhepat me sheqerka dhe t'i thosh: "Tashi shko, luaj me shokėt". Me vdekjen e tė zotit tė shtėpisė familja humbi shtyllėn ekonomike. Motra e tretė vajti tė rrojė tek ungji, Jovani dhe mė e vogla fare te xhaja nė Ylqin, pėr tė vazhduar mėsimet. Brenda vjetit edhe kėsaj i dhanė bursė pėr nė Sarajevė tė cilėn e mbaroi mė 1933. Kjo pasi kaloi beharin tek e motra nė Tivar, nė janar 1934 erdhi nė Shkodėr tek i vėllai. Nė nėntor 1934 kėsaj Ministrija e Arsimit i dha bursė shqiptare pėr nė Torino ku mbaroi pėr mathematikė. Nė duart e saj vdiq Milloshi nė Torre Pellice mė 30 gusht 1938, pa mbushur akoma 27 vjeē. I dhashė kėto shėnime tė pėrgjithshme nė mėnyrė qė t'u ndihmojė mono-grafistėve ta caktojnė drejt shtresėn shoqėrore nga e cila dolli Migjeni dhe tė ndreqin gjithė kėto gabime tė rėnda qė ka bėrė Vehbi Bala, disa prej tė cilave i ka kopjuar verbėrisht prej shėnimeve biografike tė mėparme. Sa pėr kohėn e Millosh Gjergj Nikollės nė shkollėn theologjike tė Monastirit, kjo bėn njė kapitull tė veēantė tė jetės sė tij, fort interesante. Por nuk mund tė zgjatemi, prandaj theksoj vetėm njė gjė pėr kėtė kohė: qė Milloshi ėshtė shkruar nė shkollė si shqiptar, dhe grupi i shqiptar i studentėve e njihnin Milloshin si eksponentin moral tė tyre. Ditėn e imekripsionit dekani i tha: "Po si mund tė jesh shqiptar kur je nga Shkodra, orthodhoks, dhe quhesh Millosh! dhe vjen nė kėtė shkollė ! "Nuk e dija se shkolla qe vetėm pėr serbėt", iu pėrgjegj Milloshi", thuhet nė diskutimin e Skėnder Luarsit pėr jetėn e Migjenit, gjė e cila ishte shtrembėruar nga autori i monografisė sė tij, Vehbi Bala.
Ditėt e fundit tė Migjenit
Mė poshtė nė diskutimin e Luarsit thuhet: "Nė Shkodėr Migjeni ndenjė njė mot pa punė. Nė maj 1933 u bė shtetėzimi i shkollave nė Shqipėri. Nė 18 tė kėtij muaji Migjeni u emėrua mėsues nė Vrakė me 160 franga ari nė muaj. Aherė konsulli jugosllav Bezheviqi, sekretari i konsullatės Nukoliqi, disa nga far e fisi i tij qė simpatizonin me jugosllavėt si orthodhoksė ose kishin origjinė malazeze, orthodhoksė sėrbomanė, klerikėt e ndezur prej konsullatės dhe tė gjithė sa qenė kundėr shkollės shqipe tė shtetėzuar ia nisėn kryqėzatės sė shėmtuar kundėr Milloshit. Nė Shkodėr ndėr tė rinjtė qė shoqėroheshin me gėzim tė madh me Milloshin, ishin studentėt Vojo Kushi, Qemal Stafa, Vasil Llazari, veē Jordan Misjes tė cilin e kishte pasur shok shkolle nė Manastir dhe Salo Halili, Teufik Gjuli dhe Stefi Andrea, qe edhe i biri i konsullit jugosllav qė e simpatizonin Migjenin. Me qėllim qė t'u bėnte ballė sėmundjeve gallopante, pasi nuk i dhanė vizė pėr nė Jugosllavi, shokėt e kėshilluan tė shkonte nė Athinė ku kishte doktorė shumė tė mirė dhe qe lirė. Kėshtu nė behar 1934 shkoi nė Greqi, pėrmes Korēės, pėr tė ndenjur atje nja tre muaj. U kthye brenda njė muaj se nuk paskesh qenė vėrtet aq lirė sa i kishin thėnė shokėt, ose Milloshi nuk mund tė bėnte llogari. Pėr vitin tjetėr shkollor Milloshi kėrkoi transferimin nga Vraka, ku filloi vargun e tij tė lirė, nė njė shkollė malore e dėrguan nė Pukė. Nė Pukė shkroi mė 16 qershoe 1937 kėngėn e tij tė fundit "Nėn flamurėt e melankolisė". Kur pa se shėndeti po i keqėsohej mendoi tė shkonte nė Itali. Kishte dy tre muaj tė dimrit tė gjatė tė cilėve qe mbyllur shkolla malore. Me rrogat e tre muajve u nis mė 13 qershor nga Shqipėria, ku nuk u kthye mė i gjallė. Nė kėto rrethana jetoi e vdiq Millosh Gjergj Nikolla tė cilin bota shqiptare e njeh me pseudonimin e bėrė nga tre shkronjat e para tė emėrit tė tij Migjeni".
Falsifikimet nga Shuteriqi
Pas diskutimit tė Luarasit, nė mbledhjen e Lidhjes sė Shkrimtarėve, filluan diskutimet dhe replikat ku midis tė tjerave. Luarsi u pėrgjigjet: "I falet Vehbi Balės, si i ri qė ėshtė, qė nuk dha asnjė pasqyrė tė kohės sė Migjenit, por nuk mund t'i falet bashkohėsit tė Migjenit qė na jep njė tabllo tė deformuar tė asaj kohe. Shuteriqi e fillon kėshtu pėrshkrimin mbi Migjenin nė Monografinė e tij: "Jemi nė kohėn e Branko Merxhanit (sikur Branko Merxhani tė ishte Djalli nė atė konstelacion planetesh) i cili kishte pėrqafuar pozitivizmin neokantian t' Emil Durheimit". Mirpo nė "Pėrpjekjen Shqiptare", maj 1938, tamam Shuteriqi pėrkthen sociologjinė e Emil Durhaimit, tė cilėn e quan "Vepėr themeltare pėr diturinė pedagogjike tė sotme, pėr tė cilėn edukuesit shqiptarė kanė nevojė tė ngutėshme. Kėtė edukatė duhet t'ia pėrshtasim shoqėrisė, se problemi nė fjalė ka rėndėsi tė madhe pėr ne shqiptarėt". Shoku Mahir po mė pyet: "Po ēdo tė na thuash me kėto, ku hynė kėto nė monografinė e Migjenit". Po si nuk hyjnė! Dhimitėr Shuteriqi nuk duhet qė ta shkruante monografinė e Migjenit, i mbruhur me kuptime e njoftime tė shtrembėra, shkrimtar dekadent, borgjez e antimarksist nė botėkuptimin e tij, Dhimitėr Shuteriqi, nxėnės bajagi i zellshėm i pedagogut Dewey, nuk mund veēse ta paraqiste keq poetin dhe mėsuesin Migjen. Tamam ashtu e ka paraqitur".
(vijon nesėr)
gsh
Krijoni Kontakt