Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    PD: Rama emëron Koço Kokëdhima, "beu" i Jugut të Shqipërisë

    Edi Rama e pranoi zyrtarisht dhe publikisht se Beu i Jugut është Koço Kokëdhima.

    Emri:  0161497d2a5beabda993fd984e96cb32_XL.jpg

Shikime: 955

Madhësia:  17.0 KB

    De facto, Kokëdhima ka qene deri me sot kryeministri i të gjithë aksit Lushnje-Fier-Vlorë-Sarandë. Ai vendos për gjithçka, për çdo tender, privatizim, e punësim. Por dje ai eshte shpallur edhe “de jure” nga Edi Rama si padron i Jugut. Dje nën justifikimin e një organizimi të ri të PS, Kokëdhimës i është shtuar nën zotërim edhe qarku i Gjirokastrës.

    Me këtë akt, Edi Rama pranoi se modeli i tij për rajonin e Jugut është Koço Kokëdhima, pra është; përvetësimi i pasurisë publike, i bregdetit, zhvatja e pronave, ndërtimi i paligjshëm i kështjellave buzë Jonit, mbjellja e hashashit, kapja dhe trafikimi i çdo vendi pune, afrimi në stafin e ngushtë të pedofilëve që këmbejnë vende pune me favore seksuale, promovimi i personave me precedentë të tmerrshëm kriminalë si kryetari i Qarkut Vlorë, si dhe shkelja e Kushtetutës në te pakten 150 raste të përfitimit të fondeve publike duke qënë deputet.

    Në të vërtetë Koco Kokëdhima nuk përfaqëson asnjë qytetar dhe asnjë socialist të ndershëm të jugut dhe të gjithë Shqipërisë.

    Ai është përfaqësues i oligarkisë që ka kapur pushtetin dhe e ushtron atë çdo ditë e çdo orë për interesat e veta financiare.

    Modeli i Ramës për Jugun është modeli i ideatorit të legalizimit të drogës dhe rrëmbimit të çdo prone.

    Janë me dhjetra ankesat e denoncimet e përditshme të qytetarëve për Koço Kokëdhimën.

    Janë me mijëra ankesat e denoncimet të vetë socialistëve të tradhëtuar nga deputeti i tyre dhe nga mënyra se si e ushtron ai pushtetin.

    E megjithatë, Edi Rama e shpalli me ceremoni dhe e kurorëzoi Koçon si beun e Jugut duke e legjitimuar pushtetin e tij të paligjshëm, duke sjellë në krye modelin më të keq të abuzimit e përfitimit me pushtetin.

    Por Partia Demokratike, ne besojme se qytetarët e Jugut dhe te gjithe vendit do të dinë ta refuzojnë shtypjen e poshtërimin që u bën çdo ditë Edi Rama si kryeministër i vendit.

    Deklarata për mediat e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. 30 Gusht 2015

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: PD: Rama emëron Koço Kokëdhima, "beu" i Jugut të Shqipërisë

    Keta te PD-se e mesuan sot se kush ishte Kokdhima apo e dinin dhe kur ishin ne qeveri ? Se mir LSI nuk e njihnin por edhe per Kokedhimen nuk kishte ndonje ishsigurims qe tja shpegonte. Te gjith budallenj i paska pasur kjo ish Ministria e Brendshme !.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Rama emëron Koço Kokëdhima, "beu" i Jugut të Shqipërisë

    Me Kokëdhimën si "Beu i Jugut" droga shtohet e merr ligjerim

    Emri:  8b1e0b13d3a81f0d5374e52fe1a4f8c5_XL.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  10.9 KB

    Edhe sot vazhduan akuzat e selise blu. Ne shenjester eshte "superdeputeti" Koço Kokedhima. Partia Demokratike vijoi edhe sot me akuzat e saj për trafikun e drogës me avion drejt Italisë. Sipas opozitës nuk bëhet asgjë për ta ndalur këtë trafik. Përmes një deklarate për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha se kumbarët e këtij biznesi krimnal janë brenda PS-së dhe brenda qeverisë.

    “Edhe në rastin e pak ditëve më parë, ishte pala italiane që solli informacionin dhe zbuloi të gjithë mekanizmin e grupimin, që udhëhiqej nga shefi i Policisë së Vlorës. Autoritetet tona nuk kishin nga tia mbanin dhe u detyruan të ndërhynin”, u shpreh Ristani.

    Më tej duke iu referuar rolit të ri të Koço Kokëdhimës nga PS-ja si koordinator i qarqeve të Vlorës dhe Gjirokastrës, Ristani tha se këtej e tutje do të intensifikohet trafiku i drogës.

    “Biznesi i trafikut të drogës pritet të ketë rritje të mëtejshme sidomos në Jug të vendit, tani që zyrtarisht kjo zonë i kaloi për administrim Koço Kokëdhimës me dekret të veçantë të Edi Ramës”- tha Ristani.

    Ne te vertete te gjithe habiten e pyesin se ku e ka gjithe kete pushtet deputeti, botuesi e biznesmeni Kokedhima mbi Kryeministrin Rama. Por asnje nuk e thote te verteten e superpushtetit te deputetit te Jugut.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Rebelohen socialistët ndaj dyshes Rama-Kokëdhima që u kanë marrë peng partinë

    Sherr i madh mes Ruçit dhe Kokëdhimës.

    Emri:  dc168ba97e67d43e61d81585fa7e3356_XL.jpg

Shikime: 356

Madhësia:  17.9 KB

    Në selinë e PS-së nuk ka qetësi. "Kryeministri i Jugut" Kokëdhima po fiton terren ndaj kreut të grupit parlamentar dhe sekretarit të përgjithshëm Ruçi. Por ajo që i ka habitur të gjithë Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar, kur mori përsipër të njoftojë propozimin e Koço Kokëdhimës për të shtyrë Kongresin e dhjetorit. Pasi artikuloi propozimin e Kokëdhimës, Rama është tërhequr nga debatet, siç raportohet duke ndjekur në heshtje sherrin. I pari që kundërshtoi ka qenë Gramoz Ruçi, që ka folur i irrituar në mbledhje. “Të kesh turp që nuk ke bërë asgjë, madje ke shkelur afatet statutore. Kush je ti që ke marrë vendim për shtyrjen e afatit të Kongresit?!” I ka thënë Ruçi, Kokëdhimës. Por duket se Ruçi ka vënë në dukje edhe mbështetjen e Ramës për Kokëdhimën, kur i është drejtuar kryeministrit me fjalët; Çfarë mund të them unë? I keni thënë të gjitha ti dhe Koço!

    Ka një plan nga grupi Rama-Kokëdhima që në Kongres të synohet për kapjen e Asamblesë e ku më pas Koço Kokëdhima të zgjidhet numri dy i PS e automatikisht bëhet edhe kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së. Siç duket po luajnë nën rrogoz që ti pastrojnë "të vjetrit" në selinë rozë.



    Debatet në mbledhjen e grupit të PS

    EDI RAMA: Ka pasur një propozim nga deputeti Koço Kokëdhima për shtyrjen e kongresit. Ky duhet të diskutohet në mbledhjen e grupit, ditën e premte.


    RAMA I DREJTOHET RUÇIT: Ka ndonjë mendim?


    GRAMOZ RUÇI: Çfarë mund të them unë? I keni thënë të gjitha ti dhe Koço.

    KOÇO KOKËDHIMA: Kam punuar shumë në zonë dhe i di mirë problematikat. Mbi këtë e bazoj edhe propozimin tim. Madje mund të them se jam edhe një nga njerëzit që ka punuar më shumë në PS për zgjedhjet në struktura. Ndaj po ju them se koha nuk mjafton deri në janar.
    Koço Kokëdhima paraqet platformën e tij me idetë si duhet të funksionojë PS-ja.


    GRAMOZ RUÇI (I drejtohet Koço Kokëdhimës): I nderuar zotëri, mos na bëj sikur je punëtor i madh, sepse të kesh turp që nuk ke bërë asgjë, madje ke shkelur afatet statutore. Kush je ti që ke marrë vendim për shtyrjen e afatit të Kongresit?! Një vendim të tillë për caktimin e datës e ka marrë Asambleja. Po duket se kështu është kur ti emëron vetë, vendos vetë, përcakton vetë. Po fundja do të vijë kjo situatë, sepse ty të kanë bojkotuar gjithë deputetët.

    VALENTINA LESKAJ: Ky proces duhet të jetë me rëndësi të madhe politike dhe nuk mendoj se u duhet dhënë rëndësi gjërave të vogla teknike. Sa u përket punësimeve, ju lutem mos na dërgoni e-maile, ku na kërkoni të shohim çështjen e punësimeve.

    FATMIR TOÇI (I drejtohet Koço Kokëdhimës): Ti zotëri nuk pyet asnjë. E quan veten komandant të Jugut, por ti po e merr në qafë Jugun. Ke emëruar njerëz në punë pa pyetur askënd, as për kontributet e tyre. Ti të hidhesh pupthi nuk të do njeri atje.


    KOKËDHIMA, TOÇIT: Ti je një parazit, ja se ç’je!

    Gramoz Ruçi reagoi i irrituar, duke i kërkuar Kokëdhimës që të mos bëjë si punëtor i madh. “Të të vijë turp se nuk ke bërë asgjë,
    përveçse ke shkelur çdo afat statuti. Kush je ti që ke vendosur të shtyhet mbledhja e kongresit?! Ky është një vendim i marrë nga asambleja dhe askush nuk ka fuqi ta ndryshojë. Vetë vendos, vetë emëron, vetë përcakton. Asnjë nga deputetët nuk të do, se ti nuk i bën pjesë të punës”, - I është drejtuar Ruçi, Kokëdhimës.

    Ajo që ka çuditur deputetët është mosndërhyrja e kryeministrit Edi Rama gjatë debateve. Ndërsa po punojnë që të mos ketë delegatë në Kongres me frymë antiRama. Mësohet se Ben Blushi do të flasi në Kongres me një fjalim drithërues,me fakte dhe dokumente për kupolën e PS-së e të Qeverisë se sa lekë e tendera kanë marrë sejcili.Dhe gjithë emerimet nepotike që kanë bërë.

    Ben Blushi do të kandidojë për Kryetar të PS-së në Kongres. Kjo ka alarmuar grupin e Ramës, ndaj duan shtyrjen e Kongresit.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rebelohen socialistët ndaj dyshes Rama-Kokëdhima që u kanë marrë peng partinë

    Edhe ministri Tahiri kundër Kokëdhimës

    Mësohet se Sajmir Tahiri ka thënë se “ nuk do të shtyjmë kongresin e Partisë, që e ka vendosur Asambleja Kombëtare sepse këtë e do Koço”

    Këtë qëndrim kanë mbajtur dhe mbështetur edhe Ministrat Bushati e Klosi, të cilët ishin të pranishëm në mlbedhje. Po ashtu, i pari që ka kundërshtuar ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi i cili ka thënë se “s’kam asnjë mendim për sa kohë ju dhe Koçoja e keni diskutuar dhe vendosur për kongresin”, duke ju përgjigjur kështu Ramës për pyetjen që ka bërë ky i fundit për mundësinë e shtyrjes së Kongresit.

    Pas këtyre deklarimeve, Rama ka kërkuar që propozimi të diskutohet në takimin e së premtes, ku do të marrin pjesë në mbledhje të gjithë kordinatorët organizativë për 6 rajonet e vendit.

    Në mbledhjen e përjavshme, ishin të pranishëm kryesocialisti Rama, kryetari i Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi, zv.kryeministri Niko Peleshi, koordinatorët rajonalë Sajmir Tahiri, Koço Kokëdhima, Lindita Nikolla, Ditmir Bushati, Blendi Klosi, Taulant Balla dhe krybashkiakët Erjon Veliaj, Dritan Leli dhe Vangjush Dako.

    Koha Jone

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Rebelohen socialistët ndaj dyshes Rama-Kokëdhima që u kanë marrë peng partinë

    Dy tituj biografik do vlejne ne te ardhmen per te treguar Shqiperine e ketyre viteve. "Kaleci qe u be demokrat" dhe "Komunisti qe u be Pasha".

    Ne ate vend duhet vendosur prap terminologjia e dikurshme,eshte turp dhe e papershtatshme te perdoren emertimet si parlamentar o politikan. Duhet te perdoren pasha,bej,aga,spahi etj etj. Do ndihmonte shume edhe ne kuptimin e rolit dhe profesionit qe kryen nje shtetas shqiptar,po te thuet p.sh : Koço, veziri i jugut te sulltanit socialist...nuk do kishte as ngateresa rolesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 21-10-2015 më 10:53

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Rebelohen socialistët ndaj dyshes Rama-Kokëdhima që u kanë marrë peng partinë

    "Aleanca" 2K nje Rote, vihet ne loje perseri nga kjo figure enigmatike por e forte shqiptare qe nuk dihet se ne c'ballkon Evropian mbeshtetet apo thjesht jane 'dy' rrugace qe tallen me njerez te kote sepse zgjedhja e Rotes Rama nuk duket dicka serioze dhe afatgjate.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Rebelohen socialistët ndaj dyshes Rama-Kokëdhima që u kanë marrë peng partinë

    ska lajerime andej nga juve qe merret albua me keta mo
    APO shkojne vaj punet atyne te pd se
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Kokëdhima akuzon grupin e PS: I tradhëtuar nga votimi për mandatin

    Për surprizë të të gjithëve, protagonisti mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist ishte deputeti Koço Kokëdhima.

    I cilësuar si një prej deputetëve më të afërt me Edi Ramën, Kokëdhima ka shpërthyer në pakënaqësi sesi vepruan kolegët e grupit duke votuar në Parlament dërgimin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nëse ka bërë shkelje me marrjen e fondeve publike.

    Pavarësisht se në grup Kokëdhima nuk ka përmendur fjalën tradhëti, ai ndjehet i tillë pasi në diskutimin në grup është shprehur i pakënaqur nga mosnjoftimi për atë votim. Kokëdhima në dalje të selisë rozë, fillimisht ka rezistuar duke mos iu përgjigjur medias, por në fund u detyrua të deklaronte.

    “Kryetari i grupit më shpjegoi që kjo është një çështje që hyn automatikisht në seancë, ndaj nuk ka qenë e mundur që të bëheshin sqarime për këtë çështje më përpara”, u shpreh Kokëdhima.

    Ndërsa deputetja Valentina Leska ka garantuar grupin se ajo e pret me shumë qetësi çdolloj veprimi të Parlamentit për t’ja kaluar Kushtetueses çështjen e saj të konfliktit të interesit.

    / Top Channel


    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  10. #10
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Kokëdhima akuzon grupin e PS: I tradhëtuar nga votimi për mandatin

    E Shqiperi Shqiperi kush te drejton..ta rropen lekuren plehrat e maskarenjte..

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •