Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    KLSH: Marëveshja e Qeverisë së Rilindjes me CEZ i shkaktoi 479 mln euro dëm shtetit

    Afera e CEZ/ KLSH kallëzon Gjiknurin, i shkaktoi 479 mln euro dëm shtetit

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht ditën e sotme ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknurin dhe avokatin e përgjithshëm i të shtetit për marrëveshjen me CEZ.

    Emri:  Gjiknuri.jpg

Shikime: 411

Madhësia:  23.9 KB

    Në një njoftim zyrtar, KLSH-ja vlerëson se marrëveshja me CEZ-in i ka shkaktuar një dëm prej 479 mln eurosh buxhetit të shtetit.

    Sipas KLSH-së, janë zhvilluar dy auditime për marrëveshjen me CEZ-in dhe janë vërejtur shkelje të mëdha.

    Në përfundim të këtij auditimi, rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar financave të kompanisë tashmë tërësisht shtetërore OSHEE sh.a është 479 milionë euro, nga të cilat 95 milionë euro si pagesë e dakordësuar në Marrëveshje, 352 milionë euro, detyrime financiare të prapambetura, rrjedhojë e keqmenaxhimit gjatë viteve 2009-2012 dhe 32 milion euro zhvlerësimi ne zero i vlerës së 24% te aksioneve te Shtetit.

    Në këtë vlerë dëmi nuk janë llogaritur kostot shtese që do duhet të përballohen nga vetë Shteti Shqiptar për rigjallërimin e sistemit energjetik dhe kthimin në parametra financiare normale të kësaj shoqërie publike. Bazuar në shkeljet e konstatuara me pasojë dëmin e sipërcituar KLSH me shkresën nr. 118/13, datë 12.10.2015 ka depozituar pranë organit të Prokurorisë kallëzimin penal për Ministrin e MEI, Damian Gjiknuri dhe Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Alma Hicka, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: KLSH: Marëveshja e Qeverisë së Rilindjes me CEZ i shkaktoi 479 mln euro dëm shte

    Gjiknuri në dorë të prokurores që heton Kastriot Ismailajn

    Prokuroria e Përgjithshme ia ka kaluar Prokurorisë së Tiranës kallëzimin penal të KLSH-së ndaj ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe Avokatit të Shtetit, Alma Hicka.

    Raporti i KLSH-së do të hetohet nga prokurorja Antoneta Sevdari, e cila njëkohësisht ka në dorë edhe dosjen hetimore ndaj Kastriot Ismailajt, administratorit të DIA-s, kompani që mblidhte borxhet e CEZ-it.

    Nëse Sevdari konstaton elementë të veprës penale në raport, kallëzimi penal do të shqyrtohet më tej.

    Një ditë më parë u raportua se kallëzimi ndaj Gjiknurit do të hetohej nga i njëjti prokuror që hetoi Lulzim Bashën në vitin 2009, por Prokuroria e Përgjithshme ia ka kaluar prokurores që ka në dorë dosjen ndaj Kastriot Ismailajt.

    Lapsi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-10-2015 më 13:32

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: KLSH: Marëveshja e Qeverisë së Rilindjes me CEZ i shkaktoi 479 mln euro dëm shte

    Komuniteti i Energjisë, Rama e Kopac mbrojnë marrëveshjen me CEZ: Arbitrazhi, “Vaterlo”



    Kryeministri Edi Rama mbron sërish marrëveshjen e paqes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë ceke CEZ. Shefi i qeverisë tha se kjo ishte rruga e vetme për të mbrojtur financat nga shkatërrimi. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe përfaqësuesi i sekretariatit të Komitetit të Energjisë , Janez Kopac i cili ripërsëti se marrëveshja ishte e vetmja mundësi për integrimin e vendit dhe për çlirimin e investimeve.
    Këto deklarata vijnë pas akuzave të opozitës, por dhe padisë së KLSH-së marrëveshja i kushtoi shtetit një dëm qindra milionë euro.
    Tiranë- Shmangia e arbitrazhit me kompaninë CEZ ishte e domosdoshme dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar financat shqiptare dhe sistemin nga kolapsi.
    Këtë qëndrim mbajti në mbledhjen e 13 të Komunitetit të Energjisë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i cili vlerësoi ndihmën e dhënë nga komunitetit i energjisë për të zgjidhur këtë çështje duke e krahasuar rëndësinë e saj me humbjen e betejës së Napoleon Bonapartit në Vaterlo në vitin 1815.
    “Shqipëria gjendej në një kërcënim tjetër të një beteje, të një “Vaterloje” në arbvitrazhin ndërkombëtar ku malit të problemeve financiare për shkak të gjithë borxhit të akumuluar rrezikonte ti shtohej dhe një borxh i ri i papërballueshëm për financat e shtetit. Unë jam shumë mirënjohës komunitetit të energjisë që në atë moment aq kritik e të vështirë për vendin u bë mbështetja jonë jetike, një proces kaq transformues për një reform në një front kaq të gjerë. Falë komunitetit të energjisë, mbështetjes teknike e morale të tij , arritëm marrëveshjen me kompaninë të cilën rrezikonim të përballeshim me një arbitrazh që do të ishte “Vaterloja” e financave shqiptare”
    Drejtori i Sekretariatit të Komitetit të Energjisë, Janez Kopac ka deklaruar sërish se mosmarrëveshja me CEZ u zgjidh në mënyrë miqësore dhe se ajo ishte rruga e vetme për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt Integrimit Europian.
    “Komisionieri po përpiqej të ndihmonte të dyja palët në këtë mosmarrëveshje që të gjenden një zgjidhje miqësore dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi arritur, sepse konflikti i cili lindi ndërmjet CEZ dhe Shqipërisë e ka mbajtur peng Shqipërinë. Nuk ka ndodhur asnjë reformë e vetme, asnjë institucion ndërkombëtar nuk donte që të përfshihej më me Shqipërinë. Një zgjidhje miqësore e kësaj mosmarrëveshjeje ka qenë e një rëndësie tejet të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë për të hapur rrugën drejt progresit, modernizimit dhe shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe anëtarësimit në BE. Ajo që mund të bëjmë ne është të përgëzojmë qeverinë shqiptare që gjeti kurajon e duhur për të nënshkruar dhe për ta miratuar në parlament një zgjidhje të mirë miqësore të kësaj mosmarrëveshjeje dhe që tani po ecën kaq mirë me reformat.”
    Ndërkaq minsitri i Energjisë Damian Gjiknuri i cilësoi të gjitha debatet si akuza banale të politikës
    Shqipëria mban presidencën e radhës së Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë I cili mbajti mbledhjen e 13 në Tiranë .Në këtë forum u diskutua për implementimin e rregullave dhe ligjeve europiane të energjisë dhe forcimin e incitucioneve.

    Çështja e CEZ u debatua ne Kuvend, KLSH paditi ministrin dhe avokaten e shtetit
    Në mesin e debatit për cështjen e CEZ, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht, më 14 tetor 2015, Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri dhe Avokaten e Shtetit Alma Hicka për marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe kompanisë ceke CEZ, e cila shmangu arbitrazhin.
    KLSH dorëzoi dy kallëzimet në Prokurori pas auditit të kryer në ministrinë e Energjisë dhe në Avokaturën e Shtetit nga ku ka rezultuar se me marrëveshjen e paqes, shtetit shqiptar i është shkatuar një dëm prej 479 milionë euro.
    Deklarata u bë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë që u zhvillua paraditen e 16 tetorit.

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: KLSH: Marëveshja e Qeverisë së Rilindjes me CEZ i shkaktoi 479 mln euro dëm shte

    Koleksioni dimër 2015

    Emri:  kush-do-e-veshe-e1444982195775.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  50.3 KB

    Bujar Kapexhiu

    MAPO

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Akuza e fortë e KLSH. Marrëveshja me CEZ u negociua në fshehtësi << Vjedhje spektakel >>

    Negociatat me CEZ u zhvilluan në fshehtësi dhe mungesë të plotë transparence. Denoncimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili akuzon drejtëpërdrejtë Ministrinë e Energjisë dhe grupin e punës që negocioi dhe më pas arriti marrëveshjen për zgjidhje me mirëkuptim të konfliktit me kompaninë CEZ, për mungesë transparence.

    “Nga auditimi rezultoi se negociatat janë zhvilluar, në kushtet e mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, përfshirë procesverbalet e mbledhjeve të grupit të punës, mbi bazën e të cilit të mund të evidentohej dhe gjykohej në lidhje me punën e bërë nga ana e grupit të negocimit,” thotë KLSH në Buletinin Vjetor të Kontrolleve për vitin 2015.

    Në marrëveshjen e arritur pas negociatave dy palëshe, shteti shqiptar hoqi dorë nga çdo pretendim ndaj CEZ dhe mori përsipër t’i paguante kompanisë çeke 95 milionë euro si dëmshpërblim edhe pse kompania ishte nën akuzë për abuzime dhe mosrespektim të kontratës së privatizimit.

    Grupi

    klsh-cezKonflikti mes Shqipërisë dhe CEZ kulmoi në janar të vitit 2013 kur Enti Rregullator i hoqi liçëncën kompanisë çeke për shkak të ndërprerjes së energjisë në ujësjellësat. Pas heqjes së liçencës, CEZ e paditi Shqipërinë në arbitrazh. Qeveria e atëhershme kontraktoi një studio të njohur avokatore për të përgatitur mbrojtjen e Shqipërisë në arbitrazh, por pas rrotacionit, me ardhjen në pushtet të qeverisë së majtë konflikti mori një tjetër drejtim.

    Menjëherë sapo erdhi në pushtet, qeveria e majtë ngriti një grup të posaçëm pune për të negociuar marrëveshjen me CEZ. Në krye të grupit u vendos Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, por në përbërje të tij kishte përfaqësues të Kryeministrisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Avokaturës së Shtetit.

    Sipas KLSH, asnjë nga mbledhjet e grupit nuk është e dokumentuar dhe mungesa e këtij dokumentacioni e bën të pamundur vlerësimin se si ky grup, ka mbrojtur interesat e shtetit shqiptar.

    “Në mungesë të dokumentacionit është e pamundur të vlerësohen argumentat dhe kundër argumentat e dhëna për pranimin apo refuzimin e pretendimeve të CEZ a.s nga ky grup si dhe qëndrimin karshi pretendimeve të mëparshme të Shtetit Shqiptar, analizën e provave, dokumentacionit dhe ekspertizës së dhënë nga ekspertët e huaj të kontraktuar,” thotë KLSH.

    U vodhën 479 milionë euro

    Pas analizës së informacioneve dytësore, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në përfundimin se me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi, Shtetit Shqiptar i është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 479 milionë euro. Ky dëm, sipas KLSH, është pasojë direkte e veprimtarisë dhe vendimmarrjes së vetë Grupit të Punës.

    “Është ky grup, i cili i ka relatuar Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë miratimin e kësaj marrëveshje duke u dakordësuar për pagesën e huave në shumën 95 milionë eurosh (hua të pa verifikuara), pagesë që nga ana tjetër shërbeu që shteti të marrë përsipër detyrimet e një keqmenaxhimi disa vjecar prej 384 milionë euro të një shoqërie që u drejtua drejt falimentimit me një qëllim të verifikuar,” përfundon KLSH.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •