K/ministri, ne kete debat ka hedhur zjarr per percarje mes komuniteteve ne Shqiperi, pervecse mes orthodhokseve, duke i kundervene shqiptaret grekeve, ne nje kohe qe ne Kishen Orthodhokse, nuk ka "jude ose grek", pasi te gjithe jemi Nje ne Jisu Krishtin, Zotin tone. Kisha eshte prone e KOASH-it, por pronat e Kishes K/ministri nuk i respekton, perkundrazi i perdhos, i fyen dhe i zapton, sikurse beri me Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi. Mesa duket, protestat e KOASH-t, te njepasnjeshme, po bien ne vesh te shurdher, megjithate ato duhen bere dhe shume mire, sepse duhet sensibilizuar opinioni kombetar e nderkombetar, per persekucionin e ri te filluar nga orthodhokseve.
Krijoni Kontakt