Postuar më parë nga
Duke_Of_Arberia
Hidhi nje sy artikullit me poshte dhe nqs ke mundesi, dergoi nje email FMN-se te na e ilustroje me grafik sqarimin, sepse jemi dyshues ne ketu te forumi:
Dështimi me tatimet dhe doganat, FMN nuk lidh marrëveshje me qeverinë!!!
Fondi Monetar Ndërkombëtar sqaron për herë të parë në publik pse nuk e nënshkroi marrëveshjen e radhës me qeverinë shqiptare. Përfaqësuesi rezident i Fondit në Tiranë, Jens Reinke zbuloi për Top Channel se shkaku është ecuria e dobët e të ardhurave në buxhet, për të cilat FMN i ka kërkuar qeverisë të marrë masa.
“Gjatë këtij viti të ardhurat kanë rënë në mënyrë thelbësore nga pritshmëritë dhe plani. Në këtë pikë, për të kompletuar nënshkrimin e marrëveshjes ne diskutuam me qeverinë për masat në krahun e taksave, të cilat do të mbyllnin gropën. Por qeveria vendosi të punojë njëherë në drejtim të administrimit përpara se të angazhohet në diskutime për politika të reja taksash, çka në gjykimin tim është një rrugë e përshtatshme, por edhe fisnike për të lëvizur përpara”, deklaron Reinke.
Në 5 muajt e parë të vitit, të ardhurat nga tatimet dhe doganat ishin 11 miliardë lekë më pak se plani. Shqetësimi i FMN-së është se shkaqet e rënies janë afatgjata dhe kjo mund të vërë në rrezik programin për uljen e borxhit.
“Disa nga arsyet reflektojnë faktorë të jashtëm, si rënia e çmimit të naftës, interesat apo dhe inflacioni i ulët. Por disa të tjera lidhen me zbatimin e ligjit dhe rregullave tatimore. Pra, ka një problem administrimi. Taksat nuk janë aq të ulëta në Shqipëri, por performanca e të ardhurave nuk është e fortë”, nënvizon Reinke.
Përballë kësaj situate dhe nën trysninë e shtuar të ndërkombëtarëve, një ditë më parë kryeministri Rama lajmëroi një operacion të gjerë antievazion.
“Mënyra se si qeveria do të përballet me këtë problem është sigurisht vendim i saj. Ky aksion shkon në linjë me temën kryesore, që është përmirësimi i administrimit fiskal, forcimi i shtetit ligjor dhe disiplinës në sektorin privat. Por, ne do mund ta gjykojmë atë vetëm kur të shohim rezultatet”, shprehet Reinke.
Për momentin, bisedimet janë pezull. Por në tetor misioni i FMN-së do të rikthet sërish në Tiranë dhe nëse deri atëherë qeveria nuk i ka përmirësuar të ardhurat, menuja që do t’i ofrohet nuk do të ketë shumë mundësi zgjedhjeje.
“Programi është i ankoruar në performancën fiskale dhe reduktimin e borxhit. Nëse disa tregues nuk ecin sipas planit të paracaktuar, atëherë duhen masa korrektuese. Qeveria mund të shohë për kursime, të shkurtojë shpenzime të panevojshme. Por, nëse këto nuk do të mjaftojnë, atëhere do të duhen masa në krahun e taksave. Por i takon qeverisë të vendosë se cilën nga këto instrumenta do të zgjedhë, nëse do të dojë të ulë shpenzimet apo të rrisë taksat”, përfundon Reinke.
Parashikimi pesimist për ekonominë shqiptare nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike
Ndërsa Kryeministri dhe opozita e kanë kthyer në debat rritjen ekonomike për këtë vit, një parashikim pesimist vjen nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike. Ne nje raport te publikuar se fundmi, Instituti parashikon që rritja ekonomine në Shqipëri këtë vit do të jetë 2%. Nivel ky afër rritjes së shënuar një vit më parë.
Për këtë vit institucionet financiare ne vend kishin parashikuar fillimisht një rritje prej 3% të ekonomisë, dhe e rishikuan atë në ulje pak muaj më parë, raporton Abc News.
Instituti i Vjenës ngre shqetesimin lidhur me ngarkesen fiskale ne Shqiperi, nivelin e larte te kredive me probleme dhe balancat me jashtë. duke u bazuar në këto pasiguri, edhe parashikimet për dy vitet e ardhshme janë më pesimiste krahasuar me qeverinë shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe BERZH.
Instituti i Vienës, pret që vitin e ardhshëm ekonomia shqiptare të rritet 2.2 % dhe në 2017-ën 2.4 %. Por edhe ky nivel rritje do të vihet në pikëpyetje sipas Institutit nga shtrengesa fiskale dhe kreditë me probleme.
Raporti thote se aktualisht ekonomia shqiptare vazhdon te mbeshtetet nga reforma ne sektorin e energjise dhe hyrjet e investimeve te huaja direkte.
Parashikimet e fundit të qeverisë shqiptare flasin për një rritje prej 2.7 % këtë vit, ndërsa në dy vitet e ardhshme, rritja e parashikuar nga institucionet vendase është dy herë më e lartë se ajo e institutit të Vienës.
Këtë vit qeveria uli parashikimin e saj per rritjen ekonomike për shkak të permbytjeve qe ndodhen ne muajin shkurt.
Vitin e kaluar ekonomia jonë shënoi një rritje prej rreth 1.9 %, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave. Edhe në këtë rast, parashikimi i Institutit të Vienës ishte më afër nga institutet e institucionet e tjera financare.
Krijoni Kontakt