Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Pronari i Agon Channel fiton gjyqin ndaj Qeverisë Rama: Kostoja për shqiptarët, 110 milion euro

    Emri:  78e63bd0041454400983b9f5690c033c_XL.jpg

Shikime: 1323

Madhësia:  12.2 KB

    Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar sot, pas lejes së dhënë nga gjykata, 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, si bllokon llogari bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga shtetasit Francesco Beccheti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

    Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, pas një hetimi të nisur në vitin 2014 në bazë të materialit referues nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka siguruar deri më tani prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.

    Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë Tiranë është arritur të krijohet një situatë e qartë mbi mënyrën se si ka funksionuar kjo skemë.

    Prokuroria e Tiranës konsideron si organizator të skemës shtetasin italian Francesco Beccheti, i cili, në bashkëpunim me nënën e tij, shtetasen Liliana Condomitti, kanë qenë të përfshirë në një marrëdhënie financiare konçensionar-kontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri. Sipas hetimit, koncensionari “KEG”, i kontrolluar në shumicë aksionesh nga një kompani e Francesco Becchetit, ka kontraktuar për punime kompaninë “Energji”, e kontrolluar në mënyrë absolute nga nëna e tij, Liliana Condomitti. Nëpërmjet manovrave financiare, të shtrira në harkun kohor 2007-2013, dhe të zbuluara tashmë nga hetimi i Prokurorisë, këta dy shtetas kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro, të cilat më pas i kanë investuar në shoqëritë “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”, të administruara po prej tyre, në bashkëpunim edhe me shtetasit M.R dhe E. T. Ndërsa një pjesë të parave të përfituara nga manovrat financiare i kanë depozituar në disa banka.

    Po ashtu, rezulton se kompania “Energji”, për të ardhurat që ka përfituar, duhet të paguante detyrimet tatimore. Sipas kontrollit nga Dega e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, rezulton se “Energji” duhet t’i paguante shtetit një shumë prej rreth 770 milionë lekë të reja detyrime tatimore, të cilat nuk janë paguar. Për këtë arsye, Drejtoria e Tatimeve ka urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të “Energji” dhe pagesën e detyrimeve nga llogaritë e saj. Për të shmangur tërheqjen automatike të parave në favor të Drejtorisë së Tatimeve në formën e detyrimeve të papaguara, koncensionari “KGE” i ka bërë pagesat për “Energji” nëpërmjet kompanisë “Cable System”, e cila kontrollohej në shumicë absolute nga Liliana Condomitti (nëna e Becchetit). Këto transferta, të cilat arrijnë në miliona euro, janë lejuar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasja Pranvera Gjika, drejtuese në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Ndërkohë, po vijohet me veprimet e tjera proçeduriale në kuadër të këtij proçedimi penal.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe Ambasadori Amerikan Lu ofensivë kundër mafias dhe korrupsionit shqiptar

    Ka kohë që prokuroria është vënë në ballë të luftës kundër mafias e korrupsionit. Por gjithë kjo punë titanike e prokurorisë shkonte dëm në shumë raste nga gjykatat, të cilat merrnin para nën dorë për ti bërë të pavlefshme aktet e organit të akuzës. Edhe ambasadori amerikan Lu , i cili është ndër ambasadorët më të fortë amerikan që kanë ardhur deri tani në Shqipëri, ka theksuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar është një pengesë e madhe për ecjen e Shqipërisë përpara në linjën e demokracisë dhe natyrisht dhe të zhvillimit ekonomik. Ka duruar e duruar deri sot ambasadori amerikan dhe ka shperthyer me të drejtë. Ka thënë, as më pak e as më shumë, se sa atë që kërkon publiku shqiptar:arrestime dhe në gjykata pasi janë të korruptuara. Mbrohen gjyqtarët se janë pushtet i pavarur, porse jo të pavarur nga ligji. Jo të bëjnë si duan e duke marrë euro në kembim të vendimeve gjyqësore. Mjafton të shikosh pasuritë e gjyqtarëve, mjafton të shikosh se si jetojnë plot favore e pasuri. Ku i morën ?! Nga pagat? Apo nga korrupsioni? Ndaj një rol të madh ka edhe ILDKP për të kontrolluar pasuritë e tyre.

    Sot prokuroria bëri arrestime dhe sekuestrime në media. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar sot, pas lejes së dhënë nga gjykata, 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, si bllokon llogari bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga shtetasit Francesco Beccheti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

    Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, pas një hetimi të nisur në vitin 2014 në bazë të materialit referues nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka siguruar deri më tani prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal. Sipas akuzës ka prova të bollshme.

    Ka filluar dekriminalizimi edhe i medias, por ka prapë media të tjera të përziera në afera. Prokuroria ka kohë që po lufton kundër mafias në parlament e në administratë, duke synuar dekriminalizimin e politikës. Sot ajo filloi edhe në fushën e medias. Dhe nuk duhet të ndalojë.

    Kjo është ofensivë e madhe ligjore e prokurorisë për të ndëshkuar mafian, krimin dhe shkeljen e ligjit. Ka nevojë që opinioni publik ta mbështesë prokurorinë në punën e saj në mënyrë që të vendoset ligji. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës z. Adriatik Llalla duhet të ketë mbështetje të hapur edhe të politikës së papërzier e të pastër, ka nevojë që media korrekte dhe e ndershme ti jap hapur kurajo organit të akuzës për të vazhduar kundër kujtdo që ka vjedhur e shkelur ligjin dhe bën si padron nëpër Tiranë.

    Prokuroria është në ofensivë. Ambasadori amerikan Lu në sulm. Publiku i mbështet të dy, edhe Kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe kryediplomatin amerikan në Tiranë z.Lu.

    Ka nevojë që të fillohet edhe me arrestime gjyqtarësh të korruptuar në mënyrë që asnjë të mos ketë guxim të dalë mbi ligjin.

    Koha Jone

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    martini1984 (08-06-2015)

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Skema e rrethit vicioz të pastrimit të parave të Beketit në Shqipëri

    Emri:  skema.jpg

Shikime: 1156

Madhësia:  30.2 KB

    Sipërmarrësi nga Roma Françesko Beketi e kishte marrë konçesionin e hidrocentralit të Kalivaçit në vitin 1997 me kompaninë Bag, në të cilën është ortak edhe xhahxi i tij Cerroni, zotëruesi i shkarkimit të plehrave romane.

    Një investim prej 160 milionë dollarësh në të cilin merrte pjesë edhe Enel Power, e cila ama vendosi të tërhiqej.

    Nisi kështu një betejë e fortë ligjore mes Enel-it dhe Beketit. Në valle ishin 400 milionë euro.

    Kalojnë vitet, nga hidrocentrali nuk ka asnjë gjurmë, por Beketit i rinovohet konçesioni, nëpërmjet një kompanie tjetër, Hyrdo srl dhe me një partner tjetër: Deutsche Bank.

    Nisin punimet, por pas pak edhe Deutsche braktis gjithçka dhe rinisin paditë gjyqësore.

    Luca Chianca i Rai Tre shkruante “Se çfarë ka ndodhur saktësisht mes Deutsche dhe Beketit nuk e dimë sepse banka nuk përgjigjet; ajo që është e sigurt është se në fund Deutsche vendosi t’i lëvrojë 159 milionë eurot. Në bilancin e 2013-s të bankës gjermane nuk ka gjurmë për këtë çështje: citohet vetëm në një dokument informues, e cila ama nuk citon shumën që i është paguar Beketit. Deutsche na u përgjigj duke na thënë se kushtet e marrëveshjes janë konfidenciale. Folëm me një burim që thotë se e njeh mirë të gjithë çështjen.”

    TELEFONATA e RAI 3 ME PERSONIN ANONIM

    “Shuma prej 159 milionësh është sasia e transaksionit. Unë e njihja planin ekonomik dhe financiar të investimit dhe nuk kushtonte kaq. Ai me gjithë këtë thesar ka përfituar padyshim më shumë se sa po të kishte ndërtuar digën. Po ta mendosh mirë, është mjeshtër”.

    Në këtë foto poi u paraqesim skemën në formën e një rrethi vicioz se si funksiononin kompanitë e shumta të ngritura nga Beketi në Shqipëri, kryesisht nën emrin e administratorëve të tretë, skemë për të cilën tashmë Prokuroria ka lëshuar një urdhër-arresti për të nën akuzat e “falsifikimit” dhe “pastrimit të parave”.

    MAPO

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    martini1984 (08-06-2015)

  6. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Beketi, vilë “faraonësh” dhe skuadër futbolli në Londër

    Pronari i Agon Channel, Françesko Beketi, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për akuzat e pastrimit të parave dhe falsifikimit të dokumentave, në korrik të vitit 2014 bleu skuadrën anglese të kategorisë së dytë Leyton Orient, për një vlerë prej rreth 12 milionë eurosh.

    Ndërkohë, rezulton se në Shqipëri kompania e nënës së tij “Energji” është debitore me mbi 700 milionë lekë të reja ndaj Tatimeve.

    Gjithashtu pëshpëritet se Beketi ka blerë një vilë super luksoze dhe jeton në një lagje të Londërës.

    Llloji i vilës së blerë prej tij quhet “Ice Berg”. E veçanta e kësaj vile është se në sipërfaqe duken rreth dy-tre kate mëse modeste, ndërkohë që nën dhe fshihet një luks i paimagjinueshëm, me salla pishinash, palestra, kinema gjigande e kështu me rradhë.

    Një perlë e tillë përllogaritet të kushtojë duke nisur nga 2 milionë euro e sipër.

    Ndërkohë, skuadra Leyton Orient, që kur është blerë prej tij rrezikon të bjerë në kategorinë e tretë dhe tifozët janë ankuar shpesh për mungesën e investimeve.

    Emri:  bek1.jpg

Shikime: 1042

Madhësia:  160.3 KB

    Emri:  26966B5B00000578-2991952-image-m-15_1426205217432.jpg

Shikime: 996

Madhësia:  68.4 KB

    Emri:  01A578E90000044D-0-image-15_1417548655628.jpg

Shikime: 1031

Madhësia:  66.6 KB

    MAPO

  7. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,172
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Rai Tre “paralajmëroi” stuhinë mbi Agon Channel dhe Kalivaçin

    Emri:  simona.jpg

Shikime: 999

Madhësia:  46.1 KB

    Gjiknuri: Tani Beketi do të më sulmojë, ai e përdor televizionin për të mbrojtur projektet e tij. Rama-italianëve: Investoni në Shqipëri, këtu nuk ka sindakata

    Një trupë televizive italiane e Rai Tre ka qenë dy muaj më parë në vendin tonë për të investiguar lidhur me investimet e sipërmarrësit italian Françesko Beketi, pronar i Agon Channel, që tashmë transmetohet edhe në Itali, në një version të veçantë që prodhohet tërësisht në Tiranë. Ata kanë trajtuar edhe problemet lidhur me hidrocentralin e Kalivaçit, konçesion i cili i është dhënë Beketit që në vitin 1997, por që nuk është ndërtuar ende. Gazetarët kanë intervistuar ndër të tjerë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Industrisë Damian Gjiknuri.

    Gjatë udhëtimit të tyre në Kalivaç, ata janë ndjekur nga një kameraman “misterioz”.

    Nga Luca Chianca, emisioni Report, Rai Tre

    Sot Shqipëria tërheq shumë sipërmarrës italianë, jo vetëm për koston e ulët të punës por edhe për politikat fiskale. Ka 400 ndërmarrje italiane që prodhojnë atje dhe shesin këtu (në Itali), duke u ndeshur me problemet e pashmangshme të konkurrencës me armë të pabarabarta. Mes sipërmarrësve italianë që kanë shkuar në Shqipëri është edhe rasti i parë i delokalizimit të një televizioni.

    EDI RAMA

    Ne besojmë se Shqipëria e sotme ka gjithçka që ata (italianët) kërkojnë më kot në Italinë e sotme.

    LUCA CHIANCA

    Këtu kostoja e punës është tepër e ulët dhe ka pak sindakata.

    EDI RAMA

    Kostoja është tepër e ulët për standardet italiane dhe sindakatat nuk ekzistojnë.

    LUCA CHIANCA

    Në Shqipëri ka mbi 30 gazeta kombëtare, në një vend që ka pak më shumë se 3 milionë banorë.

    Ky treg funksionon, apo jo?

    CARLO BOLLINO

    Nuk funksionon në të vërtetë. Sepse pjesa më e madhe e këtyre mediave janë me defiçit.

    LUCA CHIANCA

    Ashtu?

    CARLO BOLLINO

    Sepse shumëkush i përdor mediat e tij si instrument për të mbrojtur investime që nuk kanë të bëjnë aspak me botimin.

    LUCA CHIANCA



    Kalivaçi ndodhet 200 km në jug të Tiranës. Në këtë zonë duhej të ngrihej një prej centraleve më të mëdha hidroelektrike të Shqipërisë. Në këtë vend jemi takuar me kryekomunarin, disa punëtorë dhe me një kameraman i cili që nga ai moment, më ndoqi pa m’u shqitur më.

    LUCA CHIANCA

    I cilit televizion je?

    KAMERAMANI

    Nuk punoj për askënd.

    LUCA CHIANCA

    Po kush je?

    KAMERAMANI

    Jam këtu për punët e mia, për qejfin tim.

    LUCA CHIANCA

    Mund të filmosh; doja të dija vetëm për kë punon. Do më përgjigjesh? Doja të dija vetëm për kë punoje: nëse punoje për Agon Channel.

    KAMERAMANI

    Jo.

    Hyjmë në kantierin e centralit.

    LUCA CHIANCA

    Sa ka që ka mbetur gjithçka kështu pa lëvizur?

    ASTRIT DERVISHI – KRYEKOMUNAR I KALIVAÇIT

    Ka tre vjetë që nuk punohet më… Ka një vit që nuk preket më asgjë me dorë.

    LUCA CHIANCA

    Tre vjetë apo një vit?

    ASTRIT DERVISHI

    Një vit që nuk preket asgjë me dorë.

    LUCA CHIANCA

    Sa ka që nuk punohet këtu?

    ROJA

    Rreth 4-6 muaj, që kur ka ardhur qeveria e re.

    LUCA CHIANCA

    Po të lexohen letrat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore që ka kryer disa inspektime përpara disa vitesh, punimet janë ndalur që më 2011.

    LUCA CHIANCA

    Ju keni punuar këtu. Sa para keni ende pa marrë?

    BURRI

    Kompania ime duhet të marrë thuajse 600 mijë euro.

    LUCA CHIANCA

    Por sipas Beketit, 600 mijë eurot nuk janë dhënë sepse kompania nuk i ka përfunduar punimet. Sipërmarrësi nga Roma e kishte marrë konçesionin në vitin 1997 me kompaninë Bag në të cilën ëhstë ortak edhe xhahxi i tij Cerroni, zotëruesi i shkarkimit të plehrave romane. Një investim prej 160 milionë dollarësh në të cilin merrte pjesë edhe Enel Power, e cila am vendosi të tërhiqej. Nis një betejë e fortë ligjore mes Enel-it dhe Beketit. Në valle janë 400 milionë euro. Kalojnë vitet, nga hidrocentrali nuk ka ansjë gjurmë, por Beketit i rinovohet konçesioni, nëpërmjet një kompanie tjetër, Hyrdo srl dhe me një partner tjetër: la Deutsche Bank. Nisin punimet, por pas pak edhe Deutsche braktis gjithçka dhe rinisin paditë gjyqësore.

    LUCA CHIANCA

    Cila është arsyeja e ndërprejes së punimeve?

    DAMIAN GJIKNURI

    Po hetojmë, por mbase nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë paratë që është detyra e çdo investitori.

    LUCA CHIANCA

    Se çfarë ka ndodhur saktësisht mes Deutsche dhe Beketit nuk e dimë sepse banka nuk përgjigjet; ajo që është e sigurt është se në fund Deutsche vendosi t’i lëvrojë 159 milionë eurot. Në bilancin e 2013-s të bankës gjermane nuk ka gjurmë për këtë çështje: citohet vetëm në një dokument informues e cila ama nuk citon shumën që i është paguar Beketit. Deutsche na u përgjigj duke na thënë se kushtet e marrëveshjes janë konfidenciale. Folëm me një burim që thotë se e njeh mirë të gjithë çështjen.

    TELEFONATA

    Shuma prej 159 milionësh është është sasia e transaksionit. Unë e njihja planin ekonomik dhe financiar të investimit dhe nuk kushtonte kaq. Ai me gjithë këtë arkë ka përfituar padyshim më shumë se sa po të kishte ndërtuar digën. Po ta mendosh mirë, është mjeshtër.

    LUCA CHIANCA

    Deutsche i jep paratë Beketit. Po përse atëherë atje (në Kalivaç) ka ndalur gjithçka dhe nuk rinisin punimet?

    DAMIAN GJIKNURI

    Kjo pyetje i duhet bërë Beketit! Tani televizioni i Beketit do të më sulmojë çdo ditë.

    LUCA CHIANCA

    Ai tani ka krijuar televizionin e tij.

    DAMIAN GJIKNURI

    Po, po, dhe çdo ditë sulmon qeverinë. Sepse përdor televizionin për të mbrojtur projektet e tij.

    LUCA CHIANCA

    Në vitin 2004 Beketi u përpoq me dajën Cerroni, të bënte biznes me plehrat në Shqipëri. Dhe sipas kronikave kontrata prej 180 milionë eurosh ishte firmosur. Por ja që për mbi 10 vjet mbeti çdo gjë pa lëvizur dhe me ardhjen e qeverisë së re ndryshoi ligji dhe çështja nuk u bë.

    Sot është e ndaluar të importohen plehra në Shqipëri?

    EDI RAMA

    Plehrat që vijnë këtu me blloqe të mëdha që kanë brenda çdo gjë.

    LUCA CHIANCA

    Sot Beketi, kam lexuar këtu gazetat shqiptare ka disa ditë që duket se e ka paditur Republikën e Shqipërisë, si për çështjen lidhur me plehrat, ashtu edhe për atë të Kalivaçit, për hidrocentralin.

    EDI RAMA

    Fatkeqësisht kjo është e vërtetë edhe pse në të dyja rastet, bëhet fjalë për pretendime të sajuara juridikisht, pa asnjë bazë.

    *Marrë me shkurtime nga emisioni Report i Rai Tre

    MAPO

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Pune e mire ivestiguese e prokurorise,dhe mendoj qe ambasadori Amerikan ta kete seriozisht,pastaj i shikojme keta tane.
    Qe nga 2007 paska vepruar ky mafiozi,si dhe 95% mos te shkruaj 99.99% e sipermaresve gabel pertej detit jane oktapoda.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Konkluzione te nxituara nga te ashtuquajtura fakte.
    Ketij italianit i duhet bere audit i plote finaciar
    ne zyren e tij qendrore si dhe ne bankat,komplet bankat
    ku ai ka llogari bankare,te hetohen me dokumenta blerjet
    qe ka bere,sa ka harxhuar dhe te ashtuquajturat investime
    dhe te vertetohet qe jane futur para ne biznes nga aktivitete te jashteligjshme
    dhe cfare aktivitetesh jane,psh kumar ilegal,para droge,para prostitucioni etj.
    Te thuash larje parash te pista duhet ta vertetosh pse quhet e tille dhe sa para jane lare.
    Si mund te llogaritesh se sa takse i detyrohet italiani shtetit apo nena e tij pa ditur sakte
    shifren se sa te ardhura jane krijuar me pasterti nga biznesi i tij.
    Kete mund ta nxjerre vetem nje audit i plote financiar i mbeshtetur ne te gjitha transaksionet bankare,marrje parash /futje parash.
    ----
    Martin,,,Cdo i huaj qe hap biznes ne Shqiperi per arsyet se kosto e punes eshte e lire dhe taksat e shtetit jane te uleta ne perqindje,
    nuk do te thote qe biznesmeni eshte oktapod apo pis,por eshte llogjike dhe zgjuarsi ne biznes qe te shpenzoje pak,mbaje nivelin e shpenzimeve te ulet dhe
    fitoje shume.Deri ketu ska asgje te keqe.
    Nqs ai akuzohet per lavazh parash te pista atehere ta vertetojne me dokumenta nga auditi financiar dhe te mos na tregojne perralla te nje kameramani Sherlok Holms misterioz e budalliqe.
    Perralla me kameraman misterioz,qe ka syze te erreta dhe nuk te flet lol e lene lexusin ne konfuzion dhe nuk i sherben qartesimit te situates.
    te posti i pare thuhet qe
    """"""Prokuroria......ka siguruar deri më tani prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal. Sipas akuzës ka prova të bollshme"""".
    Prokuroria na thuhet qe ka siguruar prova PER TE KRIJUAR DYSHIM........etj
    Mund te krijosh dyshim duke studiur ca letra aty por kjo eshte vetem dyshim asgje me shume dhe nuk verteton qe personi ka kryer krim,nuk verteton qe personi eshte fajtor.nuk verteton qe eshte kryer ndonje veper penale apo thyer ndonje ligj....
    Eshte vetem 1 cope dyshim
    Dyshim dhe fajesi jane dy gjera krejt te ndryshme
    Prokuroria nuk ka asnje te drejte te beje arrestim bazuar ne dyshime,por te beje arrestim kur me fakte vertetohet qe eshte bere krim,eshte bere fallsifikim,apo vjedhje etj.
    Nqs kjo vertetohet dhe duket ne dokumenta ashiqare atehere ai mund te akuzohet per krim,per shkelje ligjesh dhe arrestimi ka llogjike dhe justifikohet.....
    Nuk mund te arrestosh dike sepse na paske dyshime....dyshimi nuk verteton fajesi te dikujt eshte thjesht dyshim.Dyshimi mund te te japi shkak dhe te te nxise per te vazhduar hetimet,por jo te besh arrestim pa patur fakte inkriminuse me dokumenta ne dore.
    Jeta ka treguar qe ne shumicen e rasteve aktivitetet e pista si lavazh parash fitim parash nga prostitucioni nga shitje armesh etj,keto aktivitete nuk lejne gjurme sepse behen pa letra, pa dokumenta dhe leku/pagesa kalon cash dore me dore.....
    Ne kete rast prokuroria ka nje hic per rastin e lavazhit per aq kohe sa nuk eshte gjetur asgje me dokumenta per lavazh.Qe te vertetohet fajesia duhet qe te pakten te dale perpara prokurorise dhe deshmoje ndonje deshmitar qe ka pare,ose ka qene pjesmarres ne kalim parash te pista.Kjo mund te perbeje nje fakt shume te forte per prokurorin qe ta mbertheje dhe arrestoje biznesmenin ,sepse ekziston nje deshmitar qe ka pare pisllikun dhe ka qene pjesmarres ne nje aktivitet te paligjshem.Kjo mund te binde me vone edhe gjykatesin per thyerje ligjesh dhe fajesi te biznesmenit italian.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-06-2015 më 21:50
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #8

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë


  11. #9

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Italianet jane maestro te dallavereve..., jane vertete "trufatore"!
    Ka disa administrata komunale dhe regionale qe Gjykata e larte e shtetit i ka zhveshur nga posti,
    duke shkrire te gjithe administraten ( perfaqesues te partise se mazhorances dhe minorances ), per aresye
    bashkepunimi ne rrjetin mafioz..., por edhe per korrupsion!
    Ne disa Rexhone ( krahina sa Shqiperia ) si ne Kalabri, Sicili, Kampania , Lazio, Piemonte, etj..., jane shuajtur fare keto
    perfaqesi guvernative, nuk flitet per te gjitha qytetet kuptohet, por qe skandali ka perfshire edhe emigrazionin si nje nga
    trafiqet me me fitime per kohen aktuale..., kete e pranojne vete ata politikane qe jane pergjuar nga policia...
    Por pjesa me e madhe kane rene pikerisht ne abuzimet ne detyre, ku favoritzmi dhe korrupsioni ka marr permasa te frikeshme!
    Ata kane perdorur edhe para qe nuk duhej ti preknin, pasi te kontribuenteve italian.
    Por qe shqiptari, flas kush ka mundesi te rri me ta, ka per te mbaruar shkollen e larte te korrupsionit, duke ndejtur prane "taljanve"!
    Pune te mbare kush heton, pasi e ka te gjate bishtin ryshfeti..., e nxjerr koken vetem pasi deklasohen si personazhe, ku edhe interesi humb e
    keshtu i shpetojne Drejtesise...
    Te pakten te kapen te korruptuarit shqiptar, gjithmone ne se ka te tille....... por per italianet, he he ata kesaj "semundje" i kane bere imunitet.
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    martini1984 (09-06-2015)

  13. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2021, 11:04
  2. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 20-02-2018, 07:30
  3. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2015, 10:20
  4. Fatos Nano fiton gjyqin ndaj “L’Espresso” dhe 3 milionë euro
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-01-2010, 18:27
  5. Zyra e tatimeve, 12 milion euro gjobë Top Channel
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 30-07-2007, 21:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •