Dashuria ditë feste nuk njeh
E dashur, sot puthja si t’u duk?
Mua, si dje, si pardje...
Si nesër, si pasnesër, si pa fund
Puthja ime, ditë feste nuk njeh.
Si t’u duk, e dashur, sot ndjenja?
Mua, si dje, si pardje...
Si nesër, si pasnesër, e tjera...
Ndjenja ime, ditë feste nuk njeh.
E dashur, sinqerisht, si t’u duka sot?
Mua ti, si dje, si pardje...
Si nesër, pasnesër, mot për mot
Dashuria ditë feste nuk njeh.
@Edmond Shallvari
Krijoni Kontakt