Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Skandali: Presidenti turk Erdogan, inaguron xhamitë në Shqipëri

    Inauguron xhaminë e Prezës, Erdogan: Në Kumanovë po luhen lojëra, shqiptarë rrini me ballin lartë

    Emri:  erdogan2-e1431530261819.jpg

Shikime: 1461

Madhësia:  45.6 KB

    TIRANE- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se shqiptarët duhet të qëndrojnë me ballin lartë e mos të përkulen, para lojërave si ajo e ngjarjeve në Kumanovë. Deklaratat me mesazhe të forta Erdogan i lëshoi nga xhamia e Prezës, teksa inauguroi objektin e kultit.

    Nën një atmosferë të ngrohtë festive dhe të zjarrtë mes besimtarët myslimanë, presidenti turk theksoi dhe i bëri thirrje shqiptarëve që ‘mos u bëni kurban me ata që duan të luajnë me myslimanët’.

    “O ti qe hap dyert, na hap derën e së mirës. Ne me vëllezërit janë shqiptarë, duke lidhur zemrat, e duart do të ecim përpara. Kjo na ka hije të gjithëve, të takohemi për mbarësi. Ju keni disa orë që po prisni këtu dhe unë ju falenderojë për këtë. Ndaj, ne duhet ti dalim për zot unitetit tonë, bashkimit tonë. Mos u ndani nga njëri-tjetri. Mos u bëni kurban me ata që duan të luajnë me myslimanin. Me shqiptarin, me boshnjakun, romanin, me këdo që të jeni, silluni mirë, sillini mbarësi njëri-tjetrit. Uniteti i fuqishëm mes nesh do të jetë garancia për ruajtjen e paqe dhe stabilitetit në Ballkan.”, tha Erdogan.

    Nga ana tjetër, ai theksoi se duhet të rrahin në një ritëm zemrat e shqiptarëve në Podgoricë, Shkup, Tiranë, apo dhe qytetarëve të Sarajevës. “Prandaj, duhet të rrahin me të njëjtin ritëm zemrat e Podgoricës, Shkupit, Tiranës, Sarajevës. Zemrat tona duhet të jenë gjithmonë bashkë, dhe të gjithë duhet të nxjerrim mësimet e nevojshëm nga vuajtjet që ka nxjerr ky rajon. Keni dëgjuar për ngjarjet në Kumanovë. A nuk e shikoni se çfarë lojërash po luhen atje? Duhet të qëndrojmë me ballin lartë dhe mos të përkulemi. Prandaj, të gjithë së bashku duhet të veprojmë në unitet.”, përfundoi fjalën e tij Erdogan.

    (ed.me/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Presidenti turk Erdogan, inaguron xhamitë në Shqipëri

    Nisin punimet për xhaminë e Namazgjasë, Erdogan: Në Turqi, struktura paralele terroriste, veprojnë edhe në Shqipëri

    Emri:  Erdogan-xhamia-5.jpg

Shikime: 479

Madhësia:  54.5 KB

    * Nishani: Feja islame, në thelbin e saj ka dinjitetin, respektin ndaj individit dhe tolerancën

    * Erdogan: Këtë xhami e shikoj si tregues të unitetit tonë, që ndodhet pranë kishës, shembull i urtësisë së popullit shqiptar

    TIRANE- Presidenti turk, Erdogan ka bërë deklarata të forta gjatë ceremonisë për nisjen e punimeve në xhaminë e Namazgjasë. Pas vlerësimit të marrëdhënieve të dy vendeve dhe dy popujve, Erdogan tha se në Turqi janë krijuar struktura paralele që konsiderohen organizatë terroriste për shtetin turk dhe se kjo organizatë ka veprimtari edhe në Shqipëri. Erdogan nuk përmendi me emër organizatën që nënkuptohet “Gylen” por u shpreh se Turqia është e aftë të sigurojë të gjitha shërbimet që kjo organizatë ka në Shqipëri. Ai tha se për këtë çështje ka diskutuar edhe me Nishanin dhe Ramën dhe qëndrimi duhet të jetë i qartë.

    “Ju jeni në dijeni që në vendin tonë po luftojmë kundër një strukture paralele që është krijuar. Ne e konsiderojmë zyrtarisht atë si një organizatë terroriste që kërcënon vendin tonë, popullin tonë. Luftën kundër kësaj organizate do ta vazhdojmë pa ndërprerje. Unë e di që kjo strukturë ka veprimtarinë edhe në Shqipëri. Unë me vëllezërit e mi të vyer, zotin Nishani dhe zotin Rama e trajtova këtë çështje dhe kam bindjen që ata do të bëjnë atë që duhet. Unë kam bindje e plotë se institucionet shqiptare nuk do të tolerojnë këtë organizatë dhe anëtarët e saj. Turqia me kryesinë e çështjeve fetare dhe me institucionet e tjera është e aftë të sigurojë të gjitha ato shërbime që kjo organizatë ka bërë këtu në Shqipëri. Për këtë çështje duhet të jemi të qartë, duhet ta kemi të qartë”, ka deklaruar Erdogan.

    Emri:  Erdogan-xhamia-6.jpg

Shikime: 622

Madhësia:  68.6 KB

    Ndërsa Presidenti Bujar Nishani tha se “Shqipëria është model i bashkëjetesës fetare”, gjatë fjalës së tij në çeljen e punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, për të cilën shteti turk ka akorduar një fond prej 30 milionë eurosh.

    Teksa falënderoi për praninë e tij, homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, Nishani theksoi se ndërtimi i kësaj xhamie do të zgjidhë shumë probleme me të cilat hasen sot besimtarët myslimanë shqiptarë.

    “Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe ndihmën e pakursyer për ndërtimin e këtij kulti kaq të nevojshëm për besimtarët myslimanë shqiptarë. Diktatori Enver Hoxha persekutoi besimtarë myslimanë. Në këtë vend, shqiptarët i drejtoheshin zotit, në heshtje gjatë ditëve të egra, ndaj kuleteve shqiptare.”, tha Nishani.

    Presidenti Nishani, risolli në vëmendje vuajtjet e besimtarëve myslimanë dhe jo vetëm gjatë regjistrimit të egër të diktaturës komuniste, ndërsa theksoi se pavarësisht besimit që i përkisnin, ata vendosën të bashkëjetonin mes tyre në qeli.

    “Jam tepër i lumtur dhe i nderuar zoti president që bashkë me ju finalizojmë fillimin e punimeve për besimtarët myslimanë shqiptarë. Shqipëria është një model i bashkëjetesës shqiptare. Jo vetëm ne gëzojmë dhe respektojmë në liri besimin e njëri-tjetrin, por dhe gjatë periudhës komuniste, ku pjesëtarë nga të gjitha fetë u persekutuan, shumë prej tyre shkuan drejt kuadrave të pushkatimit, apo ndanë qelitë, së bashku, pavarësisht fesë që i takonin”, tha Nishani duke shtuar se “Këtë e bënë në emër të Zotit, në emër të lirisë”.

    Presidenti risolli në vëmendje kohën e diktaturës duke deklaruar se për gati një çerek shekulli Shqipëria përjetoi një masakër çnjerëzore ndaj besimit. “Me qindra faltore u rrafshuan për të çrrënjosur besimin nga shqiptarët. Kjo arsye e bën edhe më të rëndësishme këtë faltore që ju besimtarëve shqiptarë ju dhurohet, juve që ruajtët me dinjitet Zotin brenda vetes suaj, brenda shpirtit tuaj edhe në ditët më të vështira të diktaturës. Juve që transmetuat me devotshmëri brez pas brezi, ndjenjat dhe mësimet e vyera të fesë islame, si fe që në thelbin e saj ka dinjitetin, respektin ndaj individit dhe tolerancën”, theksoi Kreu i Shtetit.

    Nishani tha se kjo xhami është shprehje e gatishmërisë së komunitetit mysliman të Turqisë për të ndihmuar shqiptarët.

    Emri:  Erdogan-xhamia-4.jpg

Shikime: 561

Madhësia:  42.5 KB

    “Kjo xhami që ne sot po i vëmë në mënyrë simbolike gurin e themeli është shprehje e vullnetit, është shprehje e gatishmërisë më të lartë të komunitetit mysliman të Turqisë për të ndihmuar shqiptarët dhe veçanërisht besimtarët myslimanë të vendit tonë. Historia ndërmjet dy popujve tanë është një histori e gjatë, ku kemi marrë e dhënë nga njëri-tjetri, por mbi të gjitha një miqësi tradicionale. Respekti reciprok për vlerat dhe kulturën e njëri-tjetrit, një lidhje e veçantë, ku liria paqja dhe siguria janë në themelet e saj. Kjo është një miqësi që po përpiqemi ta kultivojmë së bashku në kushtet e një globalizmi. Le të jetë Xhamia e Namazgjasë, kjo foltore e merituar dhe e vonuar, një gur i shtruar në autostradën e miqësisë së sinqertë. Për një Ballkan dhe Europë më të mirë, më të paqtë dhe më të sigurt”, tha Presidenti i Republikës duke ja lënë foltoren homologut të tij turk.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përshëndeti presidentin Nishani dhe të pranishmit, duke përcjellë edhe përshëndetjet e popullit turk, ndërsa theksoi se kjo xhami do të jetë simbol i veçantë i marrëdhënieve mes dy vendeve.

    “Përshëndes vëllezërit tanë myslimanë dhe ju sjell përshëndetjet më të mira të popullit turk. I lutemi Zotit që këtë ceremoni që organizohet sot për xhaminë e Namazgjasë të sjellë përfundimin e saj sa më të shpejtë. Ne dëshirojmë që të gjitha lutjet dhe faljet që do të bëhen në këtë faltore, të dëgjohen nga Zoti. Kjo xhami që do ti shërbejë gjithë Tiranës, është një punë e mirë e Këshillit të Vakëfit të Turqisë. Xhamia e Namazgjasë së Tiranës do të ndërtohet me kontributin dhe ndihmat e të gjithë shtetasve tanë në Turqi. Kjo xhami, ku do të falen 5 mijë persona do të jetë një simbol i veçantë i marrëdhënieve tona. Këtë xhami e shikoj si tregues të unitetit tonë. Që kjo xhami ndodhet pranë kishës, është një shembull mjaft i mirë i urtësisë së popullit shqiptar. Kam bindjen se edhe muzeu i bashkëjetesës që do ndërtohet pranë kësaj xhamie është shembull i qartë e kuptimplotë. Unë e falënderoj presidentin Nishani. Dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, me të cilin kur isha kryeministër kam bashkëpunuar shumë për ndërtimin e kësaj xhamie. Uroj që ndërtimi i kësaj xhamie do të jetë një arsye për të na afruar më shumë, për të na lidhur më shumë”, tha Erdogan.

    Ai solli në vëmendje shumë personalitete të Turqisë me origjinë shqiptare që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë vend. “Të dashur vëllezër, ndërtuesi i xhamisë së Sulltan Ahmet, që konsiderohet si bebja e syrit të Stambollit, është vepër e një shqiptari. Autori i romanit të parë turk, autori i enciklopedisë së parë turke është Shemsedin Sami Frashëri.

    Shkruesi i himnit tonë, babai i tij ka qenë nga Kosova. Rektori i parë i Universitetit turk është shqiptar, Hoxha Tahsin nga Janina. Ka edhe të tjerë. Në Islam nuk ka ndarje ka vetëm unitet. Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, 35 shqiptarë kanë qenë kryeministra. Edhe milion shtetas turq me origjinë shqiptare kontribuojnë që nga politika, në tregti, sport, e art. Ne për 600 vjet kemi mbërritur sot së bashku me vëllezërit tanë shqiptarë dhe bashkë me ta do shkojmë drejt së ardhmes. Ne përpiqemi që këtë lidhje të fuqishme ta vazhdojmë ndërmjet vendeve tonë. Dhe unë kam bindjen se pas vitit 1991 janë arritur zhvillime të rëndësishme”, tha ai.

    Sipas Erdogan “Turqia që ndjek politikën në favor të paqes e stabilitetit në Ballkan, gjithmonë ka qenë pranë Shqipërisë”. “Ne këtu e ndjemë veten gjithmonë si në shtëpinë tonë. Unë kam bindjen se edhe vëllezërit tanë shqiptarë kur vijnë në Turqi e ndiejnë veten si në shtëpinë e tyre. I nderuar President, të ftuar të vëllezër të mi, në çdo cep të Shqipërisë mund të gjejmë gjurmë të kulturës sonë. Pas pak do të shkojmë të bëjmë hapjen në xhaminë e Prezës. Në Elbasan kemi përfunduar restaurimin e një xhamie dhe në Korçë gjithashtu. Brenda një kohe mjaft të shkurtër do të përfundojmë restaurimin e xhamisë së Ethem Beut, simbolit të Tiranës. Dëshiroj tju bëj me dijeni se është duke përfunduar projekti për restaurimin e një prej qyteteve më të bukura, atij të Gjirokastrës. TIKA, agjencia turke për Koordinim ka realizuar 265 projekte që përfshin fusha të ndryshme. Kohët e fundit përfundoi projektin për Spitalin e Kukësit. Edhe në të ardhmen do vazhdojmë të jemi pranë vëllezërve tanë shqiptarë”, tha presidenti i Turqisë.

    Nga ana tjetër, presidenti Erdogan theksoi se shërbimi më i mirë që mund ti bëjnë dy shtetet njëri-tjetrit, është të ndihmojnë sa më shumë. Ndërkohë, Erdogan nuk ka kursyer as batutat gjatë fjalës së tij, teksa fliste për zbatimin e projektit për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë. Erdogan pohoi se shpreson që ‘të bëjmë pak pazarllëk, që vitin tjetër, namazin e të premtes ta mbajë në këtë xhami’.

    “Rizën nuk ka asnjë dallim nga Tirana. Nuk ka asnjë ndryshim midis shërbimeve që mund ti bëjë një tjetri, dhe vëllezërve të mi shqiptarë. Të gjithë duhet të besojmë në këtë gjë, është që ta ndihmojmë sa më shumë. Ne do vazhdojmë të gjithë punën tonë, me të gjitha gjurmët e përbashkëta. Unë shpresoj që gjatë vizitës sime të ardhshme, namazin të premtes ta mbajë në këtë xhami. mesa duket për ketë çështje, duhet të bëjmë një pazarllëk, për kohën e ndërtimit. Prandaj, ne duhet ta mbarojmë sa më shpejt këtë vepër. Dua t’ju them kryesisht së çështjeve fetare turke dhe arkitekti se keni bërë një projekt madhështor dhe ky projekt arkitektonik do ketë forcë tërheqëse. Dua të falënderoj kryesinë e çështjeve fetare për këtë shërbim të dobishëm. Dua të shpreh mirënjohje për shtetin shqiptarë,dhe qeverinë shqiptarë që gjithë përpjekjet tona nuk na i kanë lënë pa përgjigje.’, theksoi Erdogan.

    Më tej, Erdogan deklaroi se: “I lutemi zotit që ky solidaritet midis vendeve tona edhe në të ardhmen të vazhdojë kështu.”. Në mbyllje të ceremonisë për çeljen e ndërtimit të këtij kulti fetar, të gjithë të pranishmit kryen faljen.

    (ed.me/m.k/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Presidenti turk Erdogan, inaguron xhamitë në Shqipëri

    Erdogan dhe bashkëshortja përloten nga recitimi i vajzës shqiptare



    TIRANE-Edhe pse vizita e tij në vendin tonë ka zgjatur vetëm një ditë, të shumta kanë qenë emocionet që presidenti turk Erdogan dhe bashkëshortja e tij kanë marrë në vendin tonë.

    Jo vetëm me vendosjen e gurit të themelit të xhamisë së madhe të Namazgjasë, por dhe në ceremoninë e hapjes së xhamisë në kalanë e Prezës.

    Madje në një moment kreu i shtetit turk së bashku me bashkëshorten e tij janë përlotur nga recitimi i një vajze shqiptare gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast.


    Emri:  vajza-myslimane.jpg

Shikime: 613

Madhësia:  13.8 KB


    Ja kuptimi i poezisë së vajzës shqiptare, që përloti Erdogan!


    Emri:  erdogann4-e1431598777232.jpg

Shikime: 447

Madhësia:  48.3 KB

    TIRANE- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan së bashku me bashkëshorten Emine u përlotën në ceremoninë e hapjes së xhamisë në kalanë e Prezës për shkak të poezisë që recitoi një vajzë shqiptare.

    BalkanWeb zbardh kuptimin e poezisë që recitoi vajza e mbuluar me shami, një dua nga poeti nacionalist turk Arif Nihat Asya, që vdiq në vitin 1975.

    Erdogan e pati recituar vetë këtë poemë me rastin e 100- vjetorit të fitores së turqve në Galipoli në Luftën e Parë Botërore, por u kritikua se po shfrytëzonte historinë dhe fenë për pushtet personal.

    Ej krenaria e botës islame, Presidenti ynë, prijësi ynë Rexhep Taip Erdogan
    Minaret tona mos i lër pa ezan o Allah
    Ose thirrni këtu ata që bëjnë mjaltë
    Ose mos na lër pa zgjojet e bletëve
    Këtu janë pa zë minaret
    Vendin që është bërë mysliman mos e lër pa myslimanë o Allah
    Këtu trupi im është pa dashuri o Allah
    Na jep fuqi, mos e lër pa luftëtarë sheshin e xhihadit o Allah
    Vitet që presin heronj, mos i lër pa heronj o Allahu im
    Të dimë të dalim kundër armiqve
    Neve mos na lër pa shpirt o Allahu im
    Ose ndaje vendin e mbetur pa kërrkënd, ose mos na lër pa çoban o Allahu im
    Ti mos na lër neve pa ty, pa ujë e pa ajër o Allahu im
    Vendin që është pjekur me myslimanë, mos e lër pa myslimanë o Allahu im


    (ma.ar/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Presidenti turk Erdogan, inaguron xhamitë në Shqipëri

    VIDEO Flet 16-vjeçarja që recitoi në xhaminë e Prezës: Nuk e prisja që Erdogan të përlotej, ishte moment rrëqethës

    Emri:  Blendina-Dibra-vajza.jpg

Shikime: 523

Madhësia:  14.1 KB

    TIRANË- Blendina Dibra quhet 16­-vjeçarja që gjatë ceremonisë së përurimit të Xhamisë në Prezë, përloti Presidentin turk Erdogan dhe bashkëshorten e tij me recitimin e një poezie në gjuhën turke. Ajo është nxënëse e Medresesë së Shkodrës dhe rrëfen se lutja ishte gjithëpërfshirëse, jo vetjake.

    Vajza në një prononcim për Agon Channel, e pambuluar me shami, ndryshe nga shfaqja në atë ceremoni, pranon se nuk e priste emocionimin e presidentit turk dhe zonjës së tij dhe është befasuar nga kjo. Ajo tregon se më herët pjesë e programit ishin disa pjesë artistike në gjuhën shqipe. Më tej u vendos edhe për një lutje në gjuhën turke për nder të presidentit dhe delegacionit që e shoqëronte

    “Ajo ishte një lutje që i drejtohej zotit, jo vetjake por për gjithë popullin anembanë. Atë reagim nuk e kam pritur se duke parë sjelljen e politikanëve dhe liderëve normalisht nuk ma ka marrë mendja kurrë, por kur kam pa momentin që nxori shaminë me fshi lotët kanë qenë momente tepër rrëqethëse”,­ thotë ajo.



    Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan së bashku me bashkëshorten Emine u përlotën në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë në kalanë e Prezës pikërisht për shkak të poezisë që recitoi kjo 16-vjeçare.

    BalkanWeb zbardhi kuptimin e poezisë, një dua nga poeti nacionalist turk Arif Nihat Asya, që vdiq në vitin 1975. Erdogan e pati recituar vetë këtë poemë me rastin e 100- vjetorit të fitores së turqve në Galipoli në Luftën e Parë Botërore, por u kritikua se po shfrytëzonte historinë dhe fenë për pushtet personal.

    (m.k/BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Presidenti turk Erdogan, inaguron xhamitë në Shqipëri

    RAMA TAKON ERDOGAN: NËNSHKRUAJMË DOKUMENTIN E PARTNERITETIT STRATEGJIK



    Ora 15:40- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në konferencën e përbashkët për mediat theksuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin, ndërsa të dy shprehën dëshirën për nënshkrimin e e dokumentit të partneritetit strategjik, që sipas Ramës pritet të përfundojë

    “Vitin e shkuar nuk u realizua vizita e tij edhe pse kësaj here vjen në cilësinë e Presidentit dhe me kënaqësinë që traseja e bashkëpunimit dhe marrëdhënia strategjike që Shqipëria ka me Turqinë, do njohin një nxitje të mëtejshme, në një sërë fushash. Në radhë të parë u theksua rritja e bashkëpunimit ekonomik por dhe çështjet që kanë të bëjnë me kulturën, zhvillimin, infrastrkturën”,- tha Rama.

    “Ne presim me kënaqësi që pas përfundimit të fushatës zgjedhore në Turqi, të kemi një takim dypalësh në nivel të dy qeverive ku të nënshkrujmë dokumentin e partneritetit strategjik”,-vijoi ai.

    Ndërsa në Fjalën e tij, Erdogan nuk nguroi të shprehej se “Ndjehem sërish si në shtëpinë time”.

    Duke folur për marrëveshjen strategjike, Presidneti turk shtoi se, “Pas takimit me një mik të shtrenjtë u fol për të vijuar bashkëpunimin mes dy vendeve, të hedhim hapa të rëndësishëm dhe të frytshëm. Marrëveshjen strategjike do ta firmosnim kur isha kryeministër, tani jam këtu si president shpresoj që të dy kryeministrat ta përmbyllin sa më shpejt këtë marrëveshje”.

    Ai nuk nguroi të theksojë se pas pak do marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të xhamisë së Namazgjasë ku do të hedhë gurin e themelit. “Pas pak, do të hedhim themelin e xhamisë së Namazgjasë bashkë me Presidentin dhe sa i përket çështjes së rindërtimit, ripërtëritjes së Parlamentit dhe ai moment do jetë një moment kthese, sepse TIKA do ta marrë tashmë përsipër shumë seriozisht për ta kryer këtë punë. Projekti arkitektonik është gati tashmë, pas kësaj po përsëri do të kemi hapjen e xhamisë tjetër”.

    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Presidenti turk Erdogan, inaguron xhamitë në Shqipëri

    Erdogan apel nga Tirana: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit kusht për paqe në Maqedoni. Nishani: Të zbardhet “Kumanova”



    *Erdogan në Tiranë: Vëllezër, këtu ndjehem si në shtëpinë time të dytë
    *Nishani takon Erdogan: Të frenohen përpjekjet për ta shndërruar në burim konflikti ndëretnik


    Presidenti i Turqisë iu drejtua me shprehjen vëllezër shqiptarëve, ndërsa falënderoi për mikpritjen Kreun e Shtetit Nishani, ai shtoi se ndjehej në Shqipëri si në shtëpinë e tij. Erdogan theksoi se dëshiron që bashkëpunimi midis dy vendeve tona të rritet.

    “Dëshiroj të falenderoj Presidentin Nishani për mikpritjen e veçantë për mua dhe delegacionin që më shoqëron. Interesimi dhe mikpritja e vëllezërve tanë shqiptarë na bën ta ndjejmë veten si në shtëpinë tonë të dytë. Me mikun tim Nishani patëm bisedime të dobishme dhe frytdhënëse, trajtuam marrëdhëniet në të gjitha fushat marrëdhëniet tonë historike, ekonomike dhe tregtare. Ne si vend i NATO-s ndërmorëm një operacion për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, sot të dy vendet tona janë në NATO dhe bashkëpunojnë për trajnime në fushën ushtarake. Gjithashtu edhe në fushën politike bashkë me institucionet ndërkombëtarë të vazhdojmë bashkëpunimin”.

    Erdogan kërkoi që volumi tregtar midis dy vendeve të shkojë deri në 1 miliardë dollarë, ndërsa shtoi se bizneset turke që e shoqërojnë janë të gatshme të investojnë në Shqipëri.

    “Ne dëshirojmë që kryeministrat tanë të nënshkruajnë sa më shpejt dokumentin e partneritetit strategjik. Përshëndesim progresin e Shqipërisë, këto do të jenë hove për Shqipërinë. Si duhet të zhvillohen më me shpejtësi marrëdhëniet ekonomike vëllimi tregtar të jetë në vit 1 mld dollarë, vullneti për këtë ekziston në të dy vendet. Nuk e kufizojmë vetëm tek tregtia partneritetin tonë. Investimi është 2.7 mld dollarë nga bisznesmenët turq, ne këtu kemi ardhur me një grup biznesmenësh, do jemi bashkë me ta. Në një takim t’ju shtojmë më tej inicativën atyre. Ne dëshirojmë të hedhim hapa të reja në bashkëpunimin tonë. Vendi ynë ka pasur një hov tepër të madh në ekonomi, infrastrukturë. Presim të ndërtojmë një tunel nëndet për automjetet, me dy kate, ndërtimi i tij po vazhdon me shpejtësi…Në këto 12 vjet Turqia po beson në forcat e veta realizon vepra madhështore. Jemi të gatshëm ta ndajmë dijen, informacionin dhe eksperiencën me vëllezërit tanë shqiptarë”.

    Erdogan tha se në Ballkan ka disa që duan të cenojnë paqen dhe sigurinë, ndërsa fill pas kësaj drejtoi gishtin nga Maqedonia e konfliktet e fundit atje, duke i kujtuar se vetëm zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit do sillte paqen.

    “Folëm për Rajonin dhe Ballkanin, ka nga ata që duan të cenojnë paqen dhe sigurinë, prandaj i kushtojmë shumë rëndësi paqes, stabilitetit të Ballkanit. Ne dëshirojmë që acarimet e krijuara të zgjidhen me dialog. Të sigurohet paqja në bazë të marrëveshjes së Ohrit. Turqia ka vuajtur shumë nga terrorizimi, vijon procesi i luftës kundër terrorit me 30 vite, e dimë mirë faturën e kësaj lufte. Ne nuk dëshirojmë që një faturë e tillë të paguhet nga popuj të ndryshëm pavarësisht feve që ju përkasim. Të bëjmë dallimin e qartë mes atij që fiton nga terrori dhe atij që humbet, në fund humbasin të dyja palët, sepse lufta në fund sjell vdekjen. Çështjet në Siri dhe Irak janë pjesë të pandashme të rendit tonë të ditës”,- tha ai.

    Erdogan theksoi se vendet e zhvilluara duhet të gjejnë një zgjidhje sa i përket tragjedive që po ndodhin në Detin Mesdhe dhe Egje. “Të gjithë por bëhemi dëshmitarë si fatkeqësisht po vdesin emigrantët në detin Mesdhe apo Egje. Duket qartë se çfarë qëndrimi po mban Europa ndaj tyre. Unë e them këtë si një president i një vendi kandidat në BE e them sepse jemi djegur prej këtyre gjërave. A mund të jemi të pandjeshëm ndaj këtyre njerëzve të varfër pa strehë. A nuk duhet që edhe vendet e zhvilluara të prodhojnë një zgjidhje për këta njerëz. Edhe ato kanë detyrimin e tyre. Ndaj i kushtoj rëndësi marrëveshjes në fushën e sigurisë dhe kam bindjen që është e dobishme që të zgjerohet më tej.”- u shpreh presidenti i Turqisë.

    Ai u shpreh se Xhamia e Namazgjasë do përfundojë sa më shpejt dhe do u dhurohet vëllezërve shqiptarë. “Sot për mua kjo ditë është edhe më kuptimplotë. Ne dëshirojmë që Xhaminë e Namazgjasë ta përfundojmë sa më shpejt dhe tua dhurojmë vëllezërve tanë shqiptarë. Në të njëjtën kohë edhe është simbol i tolerancës që ekziston në Shqipëri. Në të njëjtën kohë sot do organizojmë ceremoninë e hapjes së xhamisë në kalanë e Prezës si simbol i trashëgimisë sonë të përbashkët.”- theksoi Erdogan.

    Balkanweb

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Presidenti turk Erdogan, inaguron xhamitë në Shqipëri

    META PRET PRESIDENTIN ERDOĞAN, KONFIRMOHET INVESTIMI PËR PËRMIRËSIMIN E INFRASTRUKTURËS SË KUVENDIT

    Emri:  Meta-Erdogan-5.jpg

Shikime: 438

Madhësia:  42.8 KB

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta priti sot Presidentin e Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe delegacionin e nivelit të lartë që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri. Kryetari i Kuvendit Meta i uroi mirëseardhjen Presidentit të Turqisë Erdoğan në Shqipëri dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve si dhe miqësinë vllazërore që ekziston mes dy popujve.

    Në këtë drejtim, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë si në rajon, ashtu edhe në kuadër të NATO-s, ku të dy vendet mike ushtrojnë peshën e tyre në interes të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

    Kryetari i Kuvendit e cilësoi vizitën e Presidentit të Turqisë në vendin tonë si tepër të rëndësishme për raportet bilaterale, vizitë e cila nderon popullin shqiptar dhe reflekton cilësinë shumë të lartë të shkëmbimeve politike që ekzistojnë mes dy vendeve.

    Kreu i Kuvendit vuri në dukje bashkëpunimin gjithnjë në rritje mes dy parlamenteve si në nivel kryetarësh, ashtu edhe përmes grupeve të miqësisë dhe komisioneve të ndryshme parlamentare.

    Nga ana e tij Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Turqisë dhe Shqipërisë duke vënë në dukje vullnetin e palës turke për forcimin dhe vitalizimin e tyre përmes zgjerimit të platformës multidimensionale të bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe atij shumëpalësh.

    Erdoğan theksoi se Turqia është e gatshme të ofrojë eksperiencën e saj në të gjitha fushat e bashkëpunimit si përmes qeverisë, parlamentit, ashtu edhe përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA), e cila do e mbështesë përmirësimin e infrastrukturës së funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë.

    Kryetari Meta dhe Presidenti Erdoğan ndanë bindjen në përfundim se të dy qeveritë duhet t’a thellojnë partneritetin dhe bashkëpunimin e tyre ekonomik përmes intensifikimit të shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së prezencës së investimeve turke në rajon, të cilat hapin mundësi domethënëse punësimi dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në fushat e energjisë, shëndetësisë, agro-përpunimit dhe infrastrukturës.

    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Presidenti turk Erdogan, inaguron xhamitë në Shqipëri

    Idrizi takon presidentin Erdogan, diskutohen çështjet bilaterale Shqipëri-Turqi

    Emri:  5516720756239979foto-flamuri.jpg

Shikime: 406

Madhësia:  21.7 KB

    TIRANE- Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka takuar mbrëmjen e sotme presidentin turk, Erdogan. Mësohet se takimi ka qenë në kuadër të çështjeve bilaterale Shqipëri-Turqi.

    Ndërkohë, kreu i PDIU-së, Idrizi ka prezantuar para Erdogan çështjen programore të partisë që ai drejton.

    Ndërkohë, ditën e sotme, Erdogan ka zhvilluar një sërë takime me krerët e lartë të shtetit shqiptarë. Po sot, ai mori pjesë në çeljen e punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, si dhe inauguroj xhaminë e Prezës.

    (ed.me/BalkanWeb)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Presidenti turk Erdogan, inaguron xhamitë në Shqipëri

    Gazeta turke krahason gjatësinë e Erdogan dhe Ramës, kryeministri krenohet

    Emri:  Rama-twitter.jpg

Shikime: 515

Madhësia:  33.7 KB

    Mediat turke duke shkruar për vizitën e Presidentit Erdogan në Shqipëri, nuk kanë lënë pa komentuar edhe gjatësinë e tij duke e krahasuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

    Gazeta e njohur turke, “Hyrriet” ka postuar një fotografi ku të dy liderët shihen duke ecur përkrah njëri-tjetrit, ndërsa anash ka shkruar centimetrat e të dyve. Erdoganit i ka kujtuar 185 centimetrat e tij, e kryeministrit shqiptar 202 centimetrat.

    Kjo foto nuk ka mbetur pa u vërejtur nga kryeministri Rama, i cili e ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter dhe Facebook, duke e shoqëruar me një buzëqeshje.

    Balkanweb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Presidenti turk Erdogan, inaguron xhamitë në Shqipëri

    Dekorimi i Erdogan, mungonte busti i Skënderbeut, Presidenca: Nuk është hequr, ishte në sallën kryesore

    Emri:  napolitano.jpg

Shikime: 478

Madhësia:  46.3 KB

    Emri:  nishani-erdogan.jpg

Shikime: 453

Madhësia:  28.0 KB

    TIRANE-Dy ditë pas vizitës së presidentit turk Taip Erdogan në Tiranë, mediat vazhdojnë polemikat në lidhje me deklaratat e tij dhe takimet me krerët më të lartë të vendit.

    Së fundi vëmendja është përqendruar tek pritja e presidentit Erdogan nga presidenti Bujar Nishani në Pallatin e Brigadave, ku në pamje shihet qartë se në ceremoninë e dekorimit të Erdogan, mungon busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, udhëheqësi i luftës 25-vjeçare shqiptare kundër pushtimit turk.

    Nuk dihet nëse heqja e bustit ka ndodhur kohë më parë, apo ka lidhje me praninë e Erdoganit. Por nga një kërkim i thjeshtë, rezulton se një vit më parë, në të njëjtën sallë ka qenë mysafir presidenti i Italisë. Siç shihet edhe në pamje, në ceremoninë e 5 marsit 2014, kur kreu i shtetit dekoroi homologun e tij italian Giorgo Napolitano, busti madhështor i Skënderbeut qëndron në krye të sallës, pranë 2 presidentëve. Interesimi ynë për të mësuar nga presidenca në lidhje me këtë çështje, nuk mori asnjë përgjigje.



    PRESIDENCA: BUSTI NUK ËSHTË HEQUR, ISHTE NË SALLËN KRYESORE
    Burime nga Presidenca sqarojnë se busti i Skënderbeut nuk është hequr. Sipas Presidencës busti i Heroit tonë Kombëtar ndodhet në sallën kryesore, aty ku u bë edhe darka. Ndërsa ceremonia e dekorimit sqaron Presidenca u bë në sallën aneks.“Ceremonia e dekorimit u zhvillua në sallën (aneks) ngjitur me sallën e darkës përpara saj. Busti qëndron gjithnjë tek salla ku u dha darka pasi ajo është salla kryesore me emrin Skënderbej. Me Napolitanon ceremonia e dekorimit u zhvillua tek salla kryesore pasi nuk kishte dreke pas dekorimit.”- sqaron Presidenca.

    (m.k/a.n/News24/BalkanWeb)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •