Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12

Tema: Fakti...

  1. #1
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Fakti...

    Platforma e metrose ne L. Station ka nje ngjyre te verdhe te vrare dhe kolona betoni qe e ndajne ate pergjysme.
    Treni frenon ngadale, hapen dyert dhe nje korent I ftohte ajri perplaset pas qafes sime, aty ku jaka e palltos nuk puthitet kurre. Ajri I subway-se eshte I ftohte por mbytes dhe po te jesh shtatzene si kjo vajza qe ecen krah meje, patjeter qe duhet te mbash qese plastmasi ne xhep dhe te vjellesh sa here qe gulshi I vrerit te ngjitet ne fyt. Takat kercasin cdo mengjes njelloj, shkallet levizese shfaqen nga e njejta pike veshtrimi, eci drejt tyre dhe ende jam pergjumesh.
    Tani nuk ndjej me frike kur shoh qe ti je perseri aty, mbeshtetur ne kolonen e fundit me duart futur ne xhepa dhe supet kerrusur ne pallton e zeze. Perkundrazi , do cuditesha nese s’do te te shihja cdo mengjes, ne te njejtin vend. Sapo me dallon mes turmes, nxjerr duart nga xhepat, afrohesh, me perqafon si zakonisht dhe me flet tek veshi:
    -Kujdes, sot ben shume ftohte dhe rruga jashte ka ngrire.
    Pastaj me rregullon shallin, ca fije qe me dalin nga kapesja e flokeve dhe ndersa pres te degjoj fjalet e zakonshme “Do jem ketu kur te kthehesh”, dhe me pas te me percjellesh deri aty ku, nga gryka e daljes se metrose, hyn drita, ti thua:
    -Dua te flasim,- dhe ndjej nga zeri nje merzi te thelle
    -Po?
    -Nuk e shtyj dot keshtu. Dita s’ka fund, nata nje tmerr me vete.- Hesht nje cast fare te shkurter dhe thua me nje fryme,- Me thuaj ti, me jep ti nje arsye te forte qe te me bindesh. Me bej te besoj ate qe dua te besoj
    -Degjo, -filloj te shtjelloj une te njejten genjeshter, - Me duhen para, me duhen dokumentat…ti e di qe pa ato nuk shkohet gjekundi….me duhet kohe, zemer…
    -Kohe? Sa kohe?
    -Nuk e di, - them une sepse vertet nuk e di
    -Pse nuk I bie drejt? Pse nuk thua qe te jam bere bezdi? Dhe natyrisht, takon shume njerez, flet , qesh, shetit me ta…ndersa une rri te pres ketu dhe me dridhet zemra kur vonohesh, me hipen I ftohti I varrit ne trup…
    Tani rri si e shushatur para teje, para merzise dhe deshperimit tend.
    -Me jep kohe, zemer –te lutem une duke peshperitur
    -Mire, - ben sikur bindesh ti dhe zhytesh ne nje merzi edhe me te thelle. – Une kam kohe…do duroj…do pres
    Ndahemi pas nje cope here. Ne autobusin qe shkon drejt L. Westit eshte ngrohte, dhe nga xhami I veshur mezi dalloj figuren tende qe lekundet mes turmes se erret. Zemer, nje zot e di plagen tone, mendoj nderkohe qe njerezit me lengezohen para syve.
    Rruga eshte monotone, blloqe banesash te ndertuara si me copy paste, dhe e gjate, afro nje ore. Kam kohe te risjell shume gjera ne mendje. Si ka mundesi qe ai vendi yne eshte kaq I vogel dhe kaq I rremujshem njekohesisht? Nje rremuje qe s’I shpeton dot asgje, rruget, trafiku, adresat, njerezit, zerat, shpirtrat qe ngaterrohen ne nje tollovi te pergjithshme…asgje dhe askush nuk eshte I imunizuar nga kjo rremuje. Te kujtohet Luiza? Ne nje kohe rremuje e rrembyen para shtepise se vet dhe e kthyen dy dite me pas , ndersa I shoqi s’la vend pa e kerkuar dhe njerezit e saj e qane per se gjalli? Erdhi…e kthyen. Ajo s’foli per nje muaj rrjesht dhe kur u kujtuan ta conin tek mjeket ishte vone. Nuk ka ze? Te tjeret s’kane kembe e duar, zeri eshte luks sot.
    U be kaq kohe qe jemi bashke, por gjerat s’ecin kurre ashtu sic I do njeriu I shkrete. S’mjaftojne vetem fjalet e bukura, jo se fjala nuk eshte e fuqishme, por gjithe difekti I saj lidhet me materialin prej te cilit eshte ndertuar. Tretet lehte, s’mbetet gjurme… Kudo kerkohen gjurme, prova, fakte. Kush I ka keto, ka ne duar fatin e vet. Perndryshe zvarritesh. Kushedi cfare je duke bere tani? E marr me mend si turfullon me vete dhe stermundohesh te gjesh kuptimin e shume gjerave ne jeten tone. Mos u lodh, I dashur, supet e gjithsecilit prej nesh jane teper te ngushta per pesha te medha, lerja Zotit barren e tyre.
    Ne qofte se nuk arrij qe per nje kohe te shkurter te stabilizoj besimin tim, rrezik do me levizi truri. Ketu besoj deri ne fanatizem, aty blasfemoj ne menyren me te paturpshme. Po kurre perpara teje. Me mire vdes sesa te blasfemoj perpara teje. Ti je si nje atmosfere qe me rrethon ne cdo cast dhe me mbron nga cdo percellim idesh. Kur te kemi shtepine tone, kur te kemi te njejten dritare prej nga ku te shihet qielli, kur te kemi te njejtin perceptim ngjyrash e shijesh, atehere, zemer, do e shohesh sa e madhe dhe e vertete eshte dashuria ime.
    Tringellin zilja e celularit. Je ti, qe me pyet ku jam tani, a ndjehem mire dhe sa kohe me duhet te mberrij. Dhe pastaj me thua qe t’i harroj ato qe me the, se ishe shume I merzitur dhe se me kohe do te te kaloje. Dhe une te them pastaj, te dua, ne gjuhen time dhe ne gjuhen e ketyre. Kur telefoni mbyllet nga ana tjeter dhe autobusi frenon fort para nje semafori, per here te pare mendoj se sa makabre eshte t’i permendesh dikujt faktin qe ai ka vdekur prej kohesh, edhe pse ky mbetet gjithsesi nje fakt dhe sipas te gjitha ligjeve te kesaj bote, fakti konsiderohet nje me zotin. A do ta kem kurajon ēnjerezore qe nje dite me duhet te te zgjoj nga e gjithe kjo enderr, dhe te te kujtoj, zemra ime, eren dhe shijen e dheut ne pellemben time te ngrire, ndersa perpiqesha me te tjere njerez te te mbuloja nga i ftohti i parakohshem i atij tetori?

  2. #2
    Kacurrelsja Maska e Kiki
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Postime
    156
    Ndonjeher faktet eshte mire ti harrojme ,aq me teper kur sjellin dhimbje .....
    Mos e kruaj me tel me gjemba :D

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Doktoresha.?????
    Nga ke humbur pash zotin?Sdi kujt ju gezova me shume;shkrimit apo riardhjes tende.
    Kiku,harroji po monde,harroj.Sa mire do ishte te harronim,nganjehere bile te mos kujtoheshim as per veten tone.

  4. #4
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    kohe, kohe , kohe dhe pritje!!!

    ndonjeher do harrojme c'far presim dhe koha do kete ikur me pritjen...

    edhe pse shkruan rralle, me pelqejne shume shkrimet e tua Pentesilea,,,jan shume reale.
    LuM i RrEmByEr

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej, pentesilea.... edhe pse ke munguar gjate, edhe pse me kujtohet se me ka marre malli per ty, vetem kur shfaqesh(me fal persinqeritetin, por beso se kur te shoh se je kthyer, kuptoj se me paske munguar) te perqaf meqe u pame te besoj mallin tim...dhe te them ke veshi....' e di qe me pelqeu kjo pjesa e fundit qe kishe shkruar, me pelqeu shume....me shume se malli qe te dhashe ... .
    urime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pentesilea,

    Ish bere kohe e gjate qe nuk te kisha pare ketu ne forum, qe pak perpara Krishtlindjeve me duket.
    Sa mire bere qe u riktheve!





    Shume e dhimbshme eshte ajo qe ke shkruar.



    U be kaq kohe qe jemi bashke, por gjerat s’ecin kurre ashtu sic I do njeriu I shkrete. S’mjaftojne vetem fjalet e bukura, jo se fjala nuk eshte e fuqishme, por gjithe difekti I saj lidhet me materialin prej te cilit eshte ndertuar. Tretet lehte, s’mbetet gjurme… Kudo kerkohen gjurme, prova, fakte. Kush I ka keto, ka ne duar fatin e vet.

    .........................................


    Kur telefoni mbyllet nga ana tjeter dhe autobusi frenon fort para nje semafori, per here te pare mendoj se sa makabre eshte t’i permendesh dikujt faktin qe ai ka vdekur prej kohesh, edhe pse ky mbetet gjithsesi nje fakt dhe sipas te gjitha ligjeve te kesaj bote, fakti konsiderohet nje me zotin. A do ta kem kurajon ēnjerezore qe nje dite me duhet te te zgjoj nga e gjithe kjo enderr, dhe te te kujtoj, zemra ime, eren dhe shijen e dheut ne pellemben time te ngrire, ndersa perpiqesha me te tjere njerez te te mbuloja nga i ftohti i parakohshem i atij tetori?



    A ben ta interpretpj si Fakti ne teori dhe Fakti ne praktike?




    Me pelqeu shume Pentesilea!


    Pershendetje!

  7. #7
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ''me bie n'mend per ty
    - kur te shohe me sy''

    e forte a?

  8. #8
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Sa shume cinizem ke ne trup
    ti o njeri
    Bej cudi.....
    Valle shpirti ku te rri???

    Petensilea, pa bere komente (nuk e di pse kam idene qe ti nuk ia var shume komenteve), po te them qe shkrimi yt me pelqeu shume.
    Ji Vetvetja!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Fakti eshte dhemb ne gojen e te vertetes. Sa me shume te tille te kete aq me forte te dhemb e verteta.

    Ps Mbase kjo nuk ka shume lidhje me pjesen e me lartme, por gjithesesi une mund te te jepja nje keshille se si mund ti thoje dikujt se tashme ka vdekur, kuptohet ne se te duhet nje Pentesilea.

  10. #10
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    p.s.

    Dua qe te mos keqkuptohem, por ato 2-3 vargjet tek postimi i meparshem i kam per Illirianin, pra per postimin e tij te mesiperm.
    Ji Vetvetja!

  11. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    shpirtIfshehur,


    nuk besoj se te ka keqkuptuar njeri ne ate qe ke shkruar.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pentisel oj doktoresh
    Ku ke humb oj kirurgesh
    Ndoj gershan ti ki kujdes
    Ne bark pacientash mos ti lesh
    Ke shkrujt mir ket far tregimi
    Shum t'ka dasht ty ai trimi
    Ke talent nuk diskutohet
    Tregimi tjeter a vonohet?


    Tana t 'mirat..

    ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •