Sondazhi që po hapim kësaj here mund t'iu tingëllojë si klishe disave, mund t'iu duket i pavend disa të tjerëve pasi sipas tyre "këto gjëra dihen e nuk ka nevojë për sondazh". Por ne po e hapim sondazhin pasi duam të masim sadopak shkallën e besimit apo mosbesimit që qytetari shqiptar ka karshi shtetit të tij. Të gjithë e dimë që është detyra e shtetit që me anën e ligjit të mbrojë jetën, pasurinë dhe liritë kushtetuese të gjithë qytetarëve të vetë. Kjo është arsyeja themelore përse shteti ekziston dhe përse ne e mbajmë shtetin më këmbë me taksat tona.
Pyetjet që ju drejtohen personalish si qytetar janë:
- A ndiheni i sigurt për jetën në vendin/qytetin ku banoni ju dhe familja juaj?
- A keni besim se shteti shqiptar mund t'iu sigurojë jetën, pronën e liritë tuaja kushtetuese?
- Në betejën mes krimit dhe shtetit ligjor, kush po fiton dhe kush po humbet?
- A ekziston simbioza mes krimit dhe politikës shqiptare?
- Krimi kontrollon politikën apo politika krimin? Apo janë dy kokat e së njëjtës monedhë?
- Çfarë duhet të ndryshojë që situata e sigurisë në vend të përmirësohet?
Si çdo sondazh, mendimi dhe vota janë personale, dhe nuk ka nevojë që të replikoni mendimin e njëri-tjetrit. Mjafton të lexoni në heshtje mendimin e njëri-tjetrit.
Albo
Krijoni Kontakt