Sipas PPNEA ose Protection and Preservation of Natural Environment in Albania e njohur si Shoqata e Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri mbajtja e kafshës më madhështore të pyjeve tona në kafaze mikroskopike dhe në kushte të mjerueshme, është një realitet që çuditërisht ndodh haptas në mes të qyteteve tona, kundër çdo lloj norme ligjore, morale dhe njerëzore. Të gjithë arinjtë që shohim në kafaze janë marrë nga natyra si këlyshë, pasi iu është vrarë nëna nga gjuetarë të jashtëligjshëm. Shumë prej nesh kanë pirë kafe apo ngrënë drekë përkrah këtij fenomeni. Në 2015 mbase është koha ti themi ndal kësaj dukurie! PPNEA është angazhuar në një fushatë ndërgjegjësimi masiv mbi dëmet që sjell mbajtja e arinjve nëpër kafaze pranë bareve apo restoranteve të ndryshëm, për ruajtjen afatgjatë të këtij lloji të rrezikuar. Të gjithë ne mund të bëjmë pjesën tonë si qytetarë të ndërgjegjshëm dhe të informojmë miq e të afërm mbi këtë praktikë ilegale e të papranueshme.
Prestigjozia THE GUARDIAN realizoi nje reportazh ne Ballkan me fokus arinjtë e egër, te cilet ende shfrytëzohen në Evropën qendrore; atyre u merren të vegjëlit nga nenat arusha dhe shpesh mbahen në kushte të renda. Reporteri Patrick Barkham udhëtoi për në Kosovë, ku fondacioni "Katër putrat" ka mbajtur dhe shpëtuar kafshët nga kafazet dhe restorantet ku mbahen si argëtim për te ftuarit. Ata tani janë duke u kujdesur te gjejnë për arinjtë një vend më të mirë, me shpresën e rehabilitimin te tyre fizik, mendor dhe shendetesor. Ashtu si Kosova, edhe Shqiperia ne kete model qe na afron me standartet e Bashkimit Evropian ka nisur me iniciativen e Shoqates PPNEA dhe Ministrise se Mjedisit, eksperteve, shkencetareve dhe rrjetit te Fondacioneve ne Mbrojtje te Kafsheve. Agjencive Turistike, si dhe ndergjegjesimin e publikut per te kuptuar vleren e Qendrave te Shpetimit dhe gradualisht ndalimin e praktikes se kafazeve dhe "arinjve valltare" .
Fotot e arinjve te murrme jane pjese e historise me fund te lumtur fale dashurise, humanizmit dhe vizionit te euro diplomates spanjolle ne Tirane znj. Montserrat Batllo, e cila me deshiren dhe vullnetin e saj, si dhe ndihmen e disa aktivisteve per kafshet dhe vlerat e natyres nga Anglia dhe Zvicra arriti te mbante dhe dergonte ne parkun e Rumanise dy arinjte moter e vella, Marko dhe Maria. Per me teper ndiqni ngjarjen ne dokumentarin, i cili u shfaq ne Festvalin e Filmit Mjedisor ne Tirane
Referencat: Kujtim Mersini , Aleksandër Trajçe , Bledi Hoxha, Ferdi Bego
Krijoni Kontakt