Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet nė Bllog
    17

    Tirana ose Kryeqyteti me histori tė fallsifikuar

    Emri i kryeqytetit tė Shqipėrisė Tiranė vazhdon tė interpretohet me shtrembėrime e gabime tė mėdha tė realitet historik.
    Pėr fat tė keq edhe nė literaturen europiane e mė andej deri nė periudhėn e tanishme qytetin e Tiranės e njeh si njė qytet qė qenka themeluar nga njė shqiptar i turqizuar i quajtur Sulejman Pashė Bargjini prej Mulleti. Si depėrtoi nė literaturėn europiane ky version historik pėr themelimin e Tiranės?
    Edith Durham, pasi njihet me historinė e kėtij qyteti, ashtu si ia servirėn vendasit, thotė: “Tirana ėshtė themeluar me 1600 nga njė bej i pasur, i cili i vuri kėtė emėr pėr kujtim tė njė fitoreje tė turqėve nė Teheran tė Persisė.” (E.Durham “Brenga e Ballkanit” Tiranė, 1991, fq. 92). I njejti shpjegim ėshtė shkruar edhe te “Enciklopedia Europiane”, botimi italisht, ku thuhet: ” Tirane da Teheran, nome che le diede, quando la fondo al principio del secolo XVII, il generale turco Suleyman Pascią…”( Tiranė prej Teheran, emėr qė thuhet i ėshtė vėnė kur e themeloi princi i shekullit XVII, gjenerali turk Sulejman Pasha.) (“Albania” botuar nė “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, Enciklopedia e popujve tė botės, 1965 fq, 390.)
    Gjithashtu deri nė ditėt e sotme pėrmendet edhe njė legjendė tjetėr, sikur nė bregun e Lanės po “tirej ranė” (po hidhej ranė), gjė qė edhe kjo nuk ka asnjė bazė shkencore. Pa themel duket edhe interpretimi tjetėr, sikur ky vend u popullua prej tė ardhurve nga malet e spjegohet me “tė ranėt” tė zbriturit nė fushė.
    Sė fundi ėshtė hedhur edhe njė ide tjetėr, qė toponimi Tiranė vjen prej njė kalaje me emrin Trikan tė pėrmendur nga Prokop (shek VI), qė shkruesit e tanishėm e lidhin me Tyros qė nė greqisht do tė thotė bylmet (Theranda), qė mund tė ketė njė lidhje me toponimin Tiranė.

    Le tė japim disa ide mė tė qarta tė kėtij toponimi duke u nis nga literatura jonė dhe ajo botėrore.
    E quajmė tė pamundur qė emri Tiranė tė jetė pagėzuar nga S.P.Bargjini, pra tė jetė huazuar prej emrit Teheran, sepse Tirana ka njė histori shumė mė tė lashtė. Nėqoftėse ėshtė e vėrtetė se jeniēeri S.Bargjini u kthye nė shekullin e XVII nė vendlindjen e tij si pasha turk dhe bėri disa ndėrtime, ky fakt nuk dėshmon asgjė pėr themelimin e qytetit. Emrin Tiranė e pėrmend Marin Barleti mbi 14 herė tek “Historia e Skėnderbeut” (Infobotues, Tiranė, 2005) qysh nė shekullin e XV duke evidentuar faktin se kishte dy Tirana; e Madhja dhe e Vogėla.(shiko faqet 28,32, 47, 214, 217, 220, 231, 234, 250, …e deri te 480.).
    Po kėshtu edhe F.S.Noli nė veprėn e tij “Historia e Skėnderbeut” thotė: “Fortesat e Gjon Kastriotit qenė Kruja, e cila ishte kryeqytet i principatės, Petrela afėr Tiranės, Petralba…” (Noli vep. 4, Akademia e shkencave, Instituti i Gjuhėsisė e Letėrsisė, Tiranė 1989, fq 69). Nė faqen 109 tė po kėsaj vepre thuhet: “Skėnderbeu …sapo mori lajmin qė Ali pasha po afrohej, mblodhi ushtrinė e doli nė fushė… pranė Kasharit njė fshati afėr Tiranės Vogėl…” dhe nė shpjegim Noli vazhdon: “Tirana e vogėl ishte afėr Krujės. Nė kėtė vend lindi Justiniani, perandori roman i Bizantit, i cili ndėrtoi afro 20 kishė, nė Shqipėri tė Mesme” (po aty fq. 107).
    Sipas Biemmi-t, cituar nga Kristo Frashėri thotė: “Ushtria turke e tėrhoqi rrethimin nė Fushėn e Tiranės, tetė milje larg Krujės…” dhe Biemi vazhdon, se Skėnderbeu kaloi nė rivistė ushtrinė e tij pranė Kasharit, fshat i Tiranės Vogėl “Presso Cassar vilagggio di Tirana minore”. (K.Frashėri “Historia e Tiranės” vol.I Toena, fq. 63)

    Nė rranzė tė Dajtit, nė anėn e majtė tė lumit dhe Grykės sė Tujanit ngrihet njė kala me tė njėjtin emėr, Kalaja e Tujanit, qė sipas studiuseve i takon shekullit tė IV para Krishtit dhe ishte si njė portė hyrėse pėr koridorin Durrės-Tiranė-Dibėr.
    Duke shtjelluar toponimin Tujan na ēon deri nė kohėn e etruskėve dhe sipas “Dizionario Illustrato della Civiltą Etrusca” tė Mauro Cristofani, fq. 304 thuhet: “Ėshtė njė hyjni etruske e barabartė me Afroditė greke e Venere romake. Mund tė ketė edhe njė rrėnjė paralele e quajtur “tyrannos” dhe “Tiranno”(qė ka prejardhje ilire, shėn. ynė) dhe sinjifikohet si thjeshtė me “signora” “zonjė”.
    Kjo hyjni ėshtė nderuar qysh 480 vjet para Krishtit dhe ka pasė njė pėrhapje tė jashtėzakonėshme nė Iliri e gjetkė duke krijuar edhe kult. Kėtė e vėrtetojnė edhe shumica e kishave me kėtė emėr. Jo rastėsisht njė e teta e kishave tė vendit tonė kanė marrė emrin e Venerandes, qė nė popull ėshtė e Shėna Premtes (Prendės) e deri te emri i pėrgjithshėm europian e me andej Ana (Anna).
    Po kėshtu kėtė emėr e gėzon edhe dita e pestė e javės (venerdģ, dita e venerandes te latinėt) dhe e premte (e prende, gegnisht) te ne shqiptarėt. Tujan ose Turan ėshtė hyjni e dashurisė dhe e pjellorisė dhe ishte e martuar me Laran, ēuditėrisht me njė afrimitet me Lana (lumi qė pėrshkon Tiranėn).
    Duke u njohur me toponimet dhe objektet mbrojtėse dhe tė kultit qė mbėshtjellin Tiranėn dhe rrethojat dalim nė konkluzon se ky qytet e meriton plotėsisht emrin “Zonjė” (sinjora) dhe mosha e kėsaj zonje ėshtė mbi dymijė vjeēare.

    Emri:  bas-tir-2.jpg

Shikime: 4699

Madhėsia:  38.4 KB

    Pėrveē vendit tė begatė fushor tė lėnė nga njė gji deti prehistorik, Tiranėn e rrethojnė mbi dymbėdhjetė kalą mbrojtėse si Kalaja e Ndroqit, e Petrelės, e Tujanit, e Prezės, e Lalmit, e Dorėsit, e Dajtit, e Presqopit, e Shėn Gjergjit, e Berzhitės, e Priskės, e Tiranės etj. (qė i takojnė shek VI tė kohės Justinianit I) e deri te Kalaja e Krujės (“qė ndodhet pėrballė Tiranės Vogėl” – thotė Barleti).
    Tirana dhe rrethinat e saj janė tė mbushur me emra shėnjtorėsh tė krishterė duke qenė kėshtu dėshmitare e pėrqafimit tė Krishtėrimit menjėherė pas shpalljės zyrtare tė kėsaj feje. Kėshtu kemi fshatrat Shėn Pal, Shėn Mėri, Shėn Gjergj, Shėn Gjin, Pėrroi i Shėn Mėhillit, qafė Kishė, Shėn Ndoi i madh dhe Shėn Ndoi i Vogėl (dy maja shkėmbinjėsh), qafė Shmark, Fushė Kishė si dhe mozaiku i Tiranės me vlera tė mėdha historiko – arkeologjike nė Shqipėri e mė andej.

    Emri:  kisha-e-shen-merise-brar.jpg

Shikime: 8925

Madhėsia:  81.6 KB
    Kisha e Shen Merise, Brar

    Si mė e pėrmendura kishė ėshtė ajo e Shėn Mėrisė nė fshatin Brar qė datohet e vitit 1201. Nė kėtė kishė gjatė gėrmimeve ėshtė gjetur njė varr me pesė harqe qė i takon pjestarėve tė njė familje me njė epitaf dhe mbiemrin Sguro.
    Tė pesė harqet kanė nga njė kryq dhe pėrfaqesojnė pesė tė vdekurit e familjes, ku e sqaron edhe epitafi nė greqisht qė thotė: “Kujto o Zot shėrbėtorin tėnd sevastin Mihal Sguron me bashkėshorten e fėmijėt”. Kėtu ndodhen edhe 8 varre tė tjerė tė besimit katolik dhe sipas specialisteve Tirana ka vazhduar me kėtė rit fetar deri nė shekullin e XV, kur fillon konvertimi i banorėve tė saj nė fe tjetėr.
    Me keqardhje mėsuam se ky objekt i njė rėndėsie tė veēantė u shkatėrrua kėtė vit nga punimet ndėrtuese tė eskavatorėve.
    Pukevil na bėn tė ditur se “Justiniani rindėrtoi Tyranen, Aulonen, Musionin” dhe mė poshtė nė spjegimin qė u bėn thotė “Tyrana – Turkana, fortesė nė Epirin e Ri” (Pukevil, “Udhėtime” vėll. 1, fq 373)
    Nė testamentin qė Gjon Muzaka u le tė bijėve nė vitin 1510 thotė: ”Karl Topia ishte zot i dy Shkurive, i Fizines dhe Plevishtit nė Taransen e Vogėl, Kanabi, Forka..”(pra Tirana e Vogėl, Krraba dhe Farka). (Emanuelo Polito, “I Musachi di Berat” Muzakajt e Beratit, Paris – Lecce – Pergola Mansavium, 1996, fq 126).
    Nė relacionin e vitit 1570 njė autor anonim venedikas shkruan: “…fushat e Tiranės, qė ndodhen midis kėshtjellės sė Petrelės dhe qytetit tė Krujės”. (…le pianure della Tirana, che sono fra il castello di Passrella e la citta di Croia) sipas I.Zamputit “Dokumente te shekujve XV-XVI pėr historinė e Shqipėrisė” vėll I, Tiranė, 1989.
    Nė vitin 1431–32 bėhen disa regjistrime prone nga venecianet dhe rezulton se Tirana kishte 60 qendra tė banuara, 1000 shtėpi dhe 7300 banorė. Po ashtu nė regjistrin e kadastrės turke tė vitit 1583 , treva e Tiranės rezulton me 110 qendra banimi, 2900 shtėpi dhe 20000 banorė.

    Emri:  basarelif-tiranes-1.jpg

Shikime: 4284

Madhėsia:  31.6 KB

    Tė gjitha kėto statistika dhe tė tjera qė ekzistojnė, por mungojnė nė kėtė shkrim, u takojnė viteve para 1614, qė na serviren si themelimi i qytetit tė Tiranės.
    Duke u kthyer te Sulejman Pashė Bargjini rrezulton se ai nė shek. e XVI kishte shkuar jeniēer nė ushtrinė turke, arriti gradė madhore deri te Pashą dhe me vonė kthehet nė vendlindjen e tij Mullet (o fshatin Bargjin afėr Tiranės, qė tani nuk ėshtė mė). Nė vitin 1614, u jep parat njė grupi tregtarėsh tiranas pėr tė ndėrtuar po nė Tiranė njė xhami, njė furrė dhe njė hamam.
    Sami Frashėri nė Enciklopedinė Osmane tė Shkencės sė Pėrgjithėshme thuhet se objektet e ndėrtuara prej tij (S.P.Bargjinit, shėn i aut) “si njė trashigimi pėrkujtimore e historisė sė Tiranės” (Saimir Lolja artikull “Tirana e lashtė dhe pėrvjetorėt e tij si kryeqytet”, 02/ 2014)
    Kėto statistika flasin pėr njė popullim tė mjaftueshėm edhe pėr njė qytet para se tė vinte Pasha Bargjini dhe ndėrtimi i kėtyre objekteve nga ana e tij u bė pėr shkak se kishte popullim Tirana. Ky nuk dėshmon asgjė pėr themelimin e Tiranės si qytet. Pėrkundrazi, fakti se ai paratė pėr ndėrtime ua dha tregtarėve flet mė sė miri pėr ekzistencėn e mirėfilltė tė qytetit, tė cilit tani iu shtuan tre objekte qė nuk i kishte mė parė. Pas mbarimit tė kėtyre objekteve mund tė flitet pėr njė qytet i formės osmane me xhami e hamam. Sulejman Pashė Bargjini me njė mbiemėr kristian, tregon qė edhe ai vetė i pėrkiste dikur ashtu si gjithė rajoni besimit tė krishterė, por qė e kishte braktisė pėrballė raprezaljeve turke kundėr shqiptarėve. 400 vjet mė vonė pėr kėtė shėrbim shteti shqiptar i sotėm i bėn pėrmendore, i thurė lėvdata, i atribon themelimin e Tiranės e aq me tepėr zhbėn historinė duke i ndėrruar emrin Tiranės Ilire me Teheranin aziatik.

    Nė vazhdim tė disa tė dhėnėve po mundohemi tė tregojmė nė stil telegrafik ritet e ngadalėshme tė ecjės sė qytetit tashmė gjysėm anadollak nė kohėn e mėpastajme.
    Dy shekuj mė vonė, Tiranėn e sundojnė Toptanėt tė ardhur nga Kruja.
    Mė 1780 ndėrtohet kisha e Shėn Prokopit dhe 9 vjet mė vonė nis punimet xhamija nė qendėr e financuar nga Et’hem Beu e pėrfundon me 1821 .
    Kulla e sahatit ndėrtohet me 1830 dhe ėshtė e lartė 35 m.
    Ndėr lagjet mė tė vjetra tė Tiranės janė lagja e Pazarit dhe Bami. Vite ma parė kjo lagje ėshtė quajtur “Vorri i Bamit”, qė ėshtė varri i Ibrahim Kokonozit, por nė tė folmen tiranese ėshtė quajt Bim e pastaj Bam.
    Sipas statistikave Tirana si qytet mė 1703 kishte 4000 frymė, mė 1909 kishte 15.000 frymė, mė 1938 kishte 38.000, mė 1945 kishte 60.000 frymė.
    Theksojmė se popullimi i Tiranės ėshtė bėrė sipas pėriudhave tė sundimtarėve jo tiranas tė kėtij qyteti e krejt vendit. Toptani solli nė Tiranė krutanė e zonėn pėrreth, Mbreti Zog solli dibranėt e matjanėt, E. Hoxha e komunizmi sollėn gjithė jugun dhe sė fundi ndėrrimi i sistemeve solli malėsoret e tė gjitha krahinave. Sot Tirana gėzon 830.000 banorė.
    Tirana shpallet kryeqytet i Shqipėrisė mė 8 shkurt 1920, sipas vendimeve tė Kongresit Lushnjės dhe merr statusin pėrfundimtar mė 31 dhjetor 1925.
    Deri nė kohėn e pushtimit italian dhe koncesioneve tė dhėna kėtij shteti, Tirana kishte ritmin e zhvillimit shumė tė ngadalshėm. Ndėrtimet moderne italiane qė shihen sot e kėsaj dite u takojnė marrėveshtjeve me Italinė dhe kjo e fundit jo se do tė bėnte njė qytet modern shqiptar, por i interesonte pėr idenė e njė bashkimi tė mundėshėm e aneksimit tė saj mė vonė.
    Mė 17 nėntor tė vitit 1944 forcat partizane hynė nė Tiranė duke zhvilluar dy ditė beteja me gjermanėt nė ikje e sipėr, ku morėn pjesė brigada e parė e katėrta dhe e gjashta.
    Tirana ėshtė i vetmi kryeqytet i Europės lindore e juglindore qė nuk u ndihmua nga ushtria e kuqe pėr tu ēliruar, por pėr fatin e zi tė kombit tonė, mė pas u inkuadrua nė kampin komunist.

    Nė fund shtojmė se historianėve tanė dhe shkencės sonė shqiptare i bie detyrė urgjente tė inicojnė pėrmes ndėrhyrjeve nė institucinet pėrkatėse qė tė bėhen korigjimet e nevojėshme pėr sa i pėrket shpjegimit tė drejtė tė prejardhjės sė emrit tė Tiranės, pėr heqjen pėrfundimtare nga “Enciklopedia Europiane” e ēfardo lidhje me Teheranin dhe vėnien e identitetit iliro-shqiptar tė qytetit mijėravjeēarė tė Tiranės nė vendin qė i takon sipas tė vėrtetės historike.

    Autoret: Ndoc Selimi e Xhevat Ukshini

    Botuar: Gazeta Vatra

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Albo pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    benseven11 (13-01-2015),par (13-01-2015)

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •