Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Une nuk jam Charlie Hebdo.

    Une nuk jam Charlie Hebdo.

    S'mund ti lejoj kurre vetes padrejtesine e ofendimit te Zotit, te profeteve te Zotit, Muhamedit, Jezusit, Musait apo kujtdo tjetri, paqja e Zotit qofte mbi te gjithe ata.
    S'mund ti lejoj vetes te shaj e ofendoj besimin e kujtdo, duke kontribuar keshtu ne nje fushate dhe beteje sharjesh ndermjet njerzve qe besojne dhe mendojne ndryshe, e duke djegur ose minimizuar vleres e mencurise, fjales se mire dhe diskutimit objektiv dhe pozitiv.

    A mund te me thote dikush, sesa Charlie Hebdo, ka jetuar dhe eshte ushqyer me padrejtesine e ofendimit dhe lendimit te miliarda njerzve, mysliman qofshin, te krishtere, a cfardo tjeter?
    Jeten time nuk e ndertoj mbi ofendimin e te tjereve, ndaj, smund te jem dhe kurre sdo te jem Charlie Hebdo.
    Nese fjala e lire ka shtylle kurrizore dhe kulminacion te sajen ofendimin, sharjen, shpifjen, talljen e vlerave dhe lendimin e miliarda e miliarda njerzve, atehere, une nuk besoj tek kjo fjale e lire.
    Besoj tek ajo fjale e lire, ku cdokush shpreh cfare ndjen dhe beson, pa ofenduar dhe pa prodhuar padrejtesi. Keshtu tregojme dallimin e njeriut prej shtazeve dhe vetem keshtu i hapim rrugen diskutimit konstruktiv dhe mbjellim e perhapim drejtesi e paqe mbi toke.

    Une nuk jam Al-Qaeda, as ISIS'i dhe askush tjeter, qe me injorancen e tij, apo devijacionin ne natyrshmerine njerzore, shkel dhe kundershton parimet dhe te drejten Islame, pavarsisht pretendimeve te tij se "mbron" Islamin.
    Madheshtine, driten dhe pastertine e Islamit, smund ta shuaj kush, kushdo qofte, mysliman i thente vetes a jo, pavarsisht xhelozise apo armiqesise qe shfaq.
    Asnje mysliman sduhet te ndjehet fajtor per padrejtesite dhe krimet qe bejne disa individe, a grupacione, te cileve nuk u eshte dhene mandati i perfaqesimit fetar dhe politik nga nje miliard e gjysem mysliman ane e mbane botes.
    Asnje mysliman sduhet te pranoje apo te hesht perballe vales islamofobe qe do te rritet pas ngjarjeve te Frances, sepse Islami eshte feja e drejtesise dhe miresise.
    Une nuk jam ajo pjese e diktatures dhe totalitarizmit lindor, qe dhunon e ndalon mendimin ndryshe dhe lirine e fjales, thjesht dhe vetem sepse ai mendim dhe ajo fjale cenon pushtetin dhe autoritetin e tyre (te cilin e besojne si absolut), apo sepse ajo fjale denon korrupsionin dhe padrejtesite e tyre dhe hap syte njerzve.

    Une nuk jam as ajo pjese hipokrite e disa politikaneve, burrokrateve, gazetareve, apo cfardo kategorie tjeter ne perendim, te cilet sillen me standarte te ndryshme per hir te disa interesave te ngushta a momentale.
    Kur duan akuzojne dhe denojne ne emer te cenimit, shpifjes dhe diskriminimit pa e patur aspak problem ta censurojne dhe as ta vene nen presion mendimin ndryshe dhe lirine e fjales, ndersa ne jo pak raste te tjera, ofendimin, shpifjen, dhunimin e besimit te miliardave mbi faqen e dheut e justifikojne me te drejten e lirise se fjales.
    Pikerisht kjo pjese e vogel e perendimoreve dhe lindoreve, qe sillen me token si ta kene pronen e tyre dhe me njerzit si ti kene sklleverit e tyre, jane pikerisht ata qe per hir te pushtetit dhe pasurise po shkaterrojne boten, po prodhojne armiqesi dhe luftra artificiale, pa e care koken aspak sesa njerez vuajn dhe vrasin njeri tjetrin.

    Ngjarja u mbyll ashtu sic e kisha parashikuar dhe e kish parashikuar a paramenduar shume kush mbi faqen e dheut, te akuzuarit u vrane dhe sebashku me ata u vra edhe mundesia jone per te degjuar, nje deshmi a nje deklarate te protagonisteve te ngjarjes, sidomos kur ende skemi ndonje organizate qe ta kete marre zyrtarisht pergjegjesine e aktit.
    Tashme ka nisur edhe diskutimi nese kjo ngjarje eshte reale apo e fabrikuar.
    Reale apo e fabrikuar qofte kjo ngjarje, kjo nuk do mund ti kthej pas demet e shkaktuara.
    Nese nuk do te fitoje drejtesia dhe paanshmeria ne trajtimin teresor te kesaj ngjarje dhe pasojave te saj, atehere padrejtesia dhe demet e saj do te jene te medha, afatgjata dhe mund ti fusi raportet e ndersjellta nje tynel te erret gati pakthim.
    Bota e ka ende te gjalle padrejtesine dhe demet e luftes se fundit ne Irak, lufte e cila u ndertua dhe u realizua mbi genjeshtren se Iraku kishte arme berthamore, arme te cilat kurre nuk u gjeten. Genjeshtra u justifikua si gabim njerzor, nderkohe qe padrejtesia vazhdon, sepse ajo padrejtesi i futi palet ne rruge gati pakthim.

    Evropa dhe perendimi ne pergjithesi, ne kushtet qe kalon bota, nese nuk do dine te frenojne frymen e islamofobise gjithnje e ne rritje, pervecse do lejojne rritjen e padrejtesise, por edhe do bejne nje gabim duke hyre ne nje perplasje me njerzit me te afert, nderkohe qe myslimanet as nuk e kane sulmuar Evropen, as e kane plackitur perendimin, perkundrazi kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribojne pozitivisht ne perendim, duke nisur prej tek taksat e deri tek mendja qe i ofrojne.
    I mencuri di ti kultivoje mardheniet pozitive me komshiun dhe jo ti acaroje ato.
    Une jam mysliman. Besoj Zotin, gjithe profetet e Tij. Jam krenar dhe i lumtur qe Zoti me ka mesuar dhe me ka kerkuar te jem i drejte dhe bamires. Te fal dhe te kerkoj falje, si dhe ti lutem Zotit, qe njerezit dashakeq, ofendues, lendues dhe armiqesor ti udhezoje e ti fali.

    Une jam mysliman dhe refuzoj cdo ofendim dhe cdo padrejtesi, ndaj Muhamedit, Jezusit, Musait dhe gjithe profeteve te tjere te Zotit, sepse Zoti i do profetet e Tij, sepse profetet e Zotit, u kane mesuar njerzimit dhe shoqerive, cdo te mire dhe qe te ruhen prej cdo te keqe.
    Cdo ofendim dhe tallje ndaj profeteve, ndertohet mbi shpifje, mashtrim a manipulim te fakteve dhe argumenteve.
    Une jam mysliman dhe deshiroj e kerkoj cdo te mire per cdo njeri mbi faqen e dheut si dhe refuzoj dhe luftoj cdo padrejtesi qe i ndodh cdo njeriu mbi faqen e dheut, sepse keshtu me ka mesuar dhe kerkuar Zoti nepermjet fjales se Tij qe na ka percjelle permes profeteve te Tij.
    Jam ndjere i lenduar me ofendimin e profetit Muhamed, profetit Jezus, Zoti qofte i kenaqur prej tyre, si dhe jam ndjere keq per vrasjen e cdo te pafajshmi ne France si dhe per cdo kend qe vritet kudo ne bote padrejtesisht.


    Bilal Shkrepi
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan angmokio pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Ceni-1 (12-01-2015),Maqellarjot (12-01-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Pėr: Une nuk jam Charlie Hebdo. 

    Shume paske shkruar, do mjaftonte esenca: "Une jam mysliman. Besoj Zotin, gjithe profetet e Tij. Jam krenar dhe i lumtur qe Zoti me ka mesuar dhe me ka kerkuar te jem i drejte dhe bamires. Te fal dhe te kerkoj falje, si dhe ti lutem Zotit, qe njerezit dashakeq, ofendues, lendues dhe armiqesor ti udhezoje e ti fali."

    Cdo dore e ngritur kunder jetes nuk eshte dore e udhehequr nga Zoti edhe pse ofendojne Zotin. Askush nuk eshte derguar per te gjykuar ata qe ofendojne, secili eshte ne prove dhe secili do pergjigjet para Zotit. Cdo njeri i Zotit duhet t'ja leri Zotit drejtesine dhe te kultivoje virtytin e durimit. Ndersa ata qe ofendojne besimtaret duke i gjykuar dhe tallur per besimin apo ritualet e tyre nuk bejne mire.
    Te gjithe jane ne kerkim te vertetes dhe askush nuk e ka ate ne menyre absolute prandaj atesistet te mbajne rezerva kur mesojne si duhet jetuar dhe po ashtu edhe fetaret.
    La verita' ti rendera' libero!

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar VOLSIV pėr postimin:

    Maqellarjot (12-01-2015)

  5. #3
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Pėr: Une nuk jam Charlie Hebdo. 

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Une nuk jam Charlie Hebdo. 

    S'mund ti lejoj kurre vetes padrejtesine e ofendimit te Zotit, te profeteve te Zotit, Muhamedit, Jezusit, Musait apo kujtdo tjetri, paqja e Zotit qofte mbi te gjithe ata.
    S'mund ti lejoj vetes te shaj e ofendoj besimin e kujtdo, duke kontribuar keshtu ne nje fushate dhe beteje sharjesh ndermjet njerzve qe besojne dhe mendojne ndryshe, e duke djegur ose minimizuar vleres e mencurise, fjales se mire dhe diskutimit objektiv dhe pozitiv.

    A mund te me thote dikush, sesa Charlie Hebdo, ka jetuar dhe eshte ushqyer me padrejtesine e ofendimit dhe lendimit te miliarda njerzve, mysliman qofshin, te krishtere, a cfardo tjeter?
    Jeten time nuk e ndertoj mbi ofendimin e te tjereve, ndaj, smund te jem dhe kurre sdo te jem Charlie Hebdo.
    Nese fjala e lire ka shtylle kurrizore dhe kulminacion te sajen ofendimin, sharjen, shpifjen, talljen e vlerave dhe lendimin e miliarda e miliarda njerzve, atehere, une nuk besoj tek kjo fjale e lire.
    Besoj tek ajo fjale e lire, ku cdokush shpreh cfare ndjen dhe beson, pa ofenduar dhe pa prodhuar padrejtesi. Keshtu tregojme dallimin e njeriut prej shtazeve dhe vetem keshtu i hapim rrugen diskutimit konstruktiv dhe mbjellim e perhapim drejtesi e paqe mbi toke.

    Une nuk jam Al-Qaeda, as ISIS'i dhe askush tjeter, qe me injorancen e tij, apo devijacionin ne natyrshmerine njerzore, shkel dhe kundershton parimet dhe te drejten Islame, pavarsisht pretendimeve te tij se "mbron" Islamin.
    Madheshtine, driten dhe pastertine e Islamit, smund ta shuaj kush, kushdo qofte, mysliman i thente vetes a jo, pavarsisht xhelozise apo armiqesise qe shfaq.
    Asnje mysliman sduhet te ndjehet fajtor per padrejtesite dhe krimet qe bejne disa individe, a grupacione, te cileve nuk u eshte dhene mandati i perfaqesimit fetar dhe politik nga nje miliard e gjysem mysliman ane e mbane botes.
    Asnje mysliman sduhet te pranoje apo te hesht perballe vales islamofobe qe do te rritet pas ngjarjeve te Frances, sepse Islami eshte feja e drejtesise dhe miresise.
    Une nuk jam ajo pjese e diktatures dhe totalitarizmit lindor, qe dhunon e ndalon mendimin ndryshe dhe lirine e fjales, thjesht dhe vetem sepse ai mendim dhe ajo fjale cenon pushtetin dhe autoritetin e tyre (te cilin e besojne si absolut), apo sepse ajo fjale denon korrupsionin dhe padrejtesite e tyre dhe hap syte njerzve.

    Une nuk jam as ajo pjese hipokrite e disa politikaneve, burrokrateve, gazetareve, apo cfardo kategorie tjeter ne perendim, te cilet sillen me standarte te ndryshme per hir te disa interesave te ngushta a momentale. 
    Kur duan akuzojne dhe denojne ne emer te cenimit, shpifjes dhe diskriminimit pa e patur aspak problem ta censurojne dhe as ta vene nen presion mendimin ndryshe dhe lirine e fjales, ndersa ne jo pak raste te tjera, ofendimin, shpifjen, dhunimin e besimit te miliardave mbi faqen e dheut e justifikojne me te drejten e lirise se fjales.
    Pikerisht kjo pjese e vogel e perendimoreve dhe lindoreve, qe sillen me token si ta kene pronen e tyre dhe me njerzit si ti kene sklleverit e tyre, jane pikerisht ata qe per hir te pushtetit dhe pasurise po shkaterrojne boten, po prodhojne armiqesi dhe luftra artificiale, pa e care koken aspak sesa njerez vuajn dhe vrasin njeri tjetrin.

    Ngjarja u mbyll ashtu sic e kisha parashikuar dhe e kish parashikuar a paramenduar shume kush mbi faqen e dheut, te akuzuarit u vrane dhe sebashku me ata u vra edhe mundesia jone per te degjuar, nje deshmi a nje deklarate te protagonisteve te ngjarjes, sidomos kur ende skemi ndonje organizate qe ta kete marre zyrtarisht pergjegjesine e aktit.
    Tashme ka nisur edhe diskutimi nese kjo ngjarje eshte reale apo e fabrikuar.
    Reale apo e fabrikuar qofte kjo ngjarje, kjo nuk do mund ti kthej pas demet e shkaktuara.
    Nese nuk do te fitoje drejtesia dhe paanshmeria ne trajtimin teresor te kesaj ngjarje dhe pasojave te saj, atehere padrejtesia dhe demet e saj do te jene te medha, afatgjata dhe mund ti fusi raportet e ndersjellta nje tynel te erret gati pakthim.
    Bota e ka ende te gjalle padrejtesine dhe demet e luftes se fundit ne Irak, lufte e cila u ndertua dhe u realizua mbi genjeshtren se Iraku kishte arme berthamore, arme te cilat kurre nuk u gjeten. Genjeshtra u justifikua si gabim njerzor, nderkohe qe padrejtesia vazhdon, sepse ajo padrejtesi i futi palet ne rruge gati pakthim.

    Evropa dhe perendimi ne pergjithesi, ne kushtet qe kalon bota, nese nuk do dine te frenojne frymen e islamofobise gjithnje e ne rritje, pervecse do lejojne rritjen e padrejtesise, por edhe do bejne nje gabim duke hyre ne nje perplasje me njerzit me te afert, nderkohe qe myslimanet as nuk e kane sulmuar Evropen, as e kane plackitur perendimin, perkundrazi kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribojne pozitivisht ne perendim, duke nisur prej tek taksat e deri tek mendja qe i ofrojne. 
    I mencuri di ti kultivoje mardheniet pozitive me komshiun dhe jo ti acaroje ato.
    Une jam mysliman. Besoj Zotin, gjithe profetet e Tij. Jam krenar dhe i lumtur qe Zoti me ka mesuar dhe me ka kerkuar te jem i drejte dhe bamires. Te fal dhe te kerkoj falje, si dhe ti lutem Zotit, qe njerezit dashakeq, ofendues, lendues dhe armiqesor ti udhezoje e ti fali.

    Une jam mysliman dhe refuzoj cdo ofendim dhe cdo padrejtesi, ndaj Muhamedit, Jezusit, Musait dhe gjithe profeteve te tjere te Zotit, sepse Zoti i do profetet e Tij, sepse profetet e Zotit, u kane mesuar njerzimit dhe shoqerive, cdo te mire dhe qe te ruhen prej cdo te keqe. 
    Cdo ofendim dhe tallje ndaj profeteve, ndertohet mbi shpifje, mashtrim a manipulim te fakteve dhe argumenteve.
    Une jam mysliman dhe deshiroj e kerkoj cdo te mire per cdo njeri mbi faqen e dheut si dhe refuzoj dhe luftoj cdo padrejtesi qe i ndodh cdo njeriu mbi faqen e dheut, sepse keshtu me ka mesuar dhe kerkuar Zoti nepermjet fjales se Tij qe na ka percjelle permes profeteve te Tij.
    Jam ndjere i lenduar me ofendimin e profetit Muhamed, profetit Jezus, Zoti qofte i kenaqur prej tyre, si dhe jam ndjere keq per vrasjen e cdo te pafajshmi ne France si dhe per cdo kend qe vritet kudo ne bote padrejtesisht.


    Bilal Shkrepi

    Te them te djreten me pelqleu shkrimi shume e une jam afetar. Se pari desha te pyes nese me jep lejen per ta shperndar dhe se dyti kisha nje peytje jo domozdoshmerisht drejtuar vetem ty por kujdo qe di dicka me shume rreth kesaj gjarje.

    A ka ndo nji prove te mirefillet qe implikon keta qe u vran, pra dy vellerzerit qe u akuzuan per kete masaker? Me sa di une nuk eshte gjetur asnje gje qe mund ti implikoj pervec nje karte identifikime qe qeka gjetur ne makinen e braktisur, dhe se nje stacion karburanti paska then se qeka vjedhur nga autoret e akuzuar per krimin.

    Kot per kurjozitet...jane kapur keta nga ndonje kamer rrogore, d.mth. a ka edhe nje prove te vetme qe verteton pertej jasht cdo dyshimi qe keta jane autoret e masakres?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 12-01-2015 mė 17:36
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2010
    Postime
    37

    Pėr: Une nuk jam Charlie Hebdo. 

    thelle thelle te gjithe njerezit jane dhe nuk jane Charlie Hebdo.... e tille eshte natyra e njeriut....gjithe kundershti...por njeriu duhet te behet i forte e ta zoteroje nje pjese te asaj qe mbart perbrenda...Zoti nuk ka nevoje per askend...por njeriu gjithmone ka nevoje per dikend...

    une nuk dua te jem Charlie Hebdo....por nganjehere jam Charlie...

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e kafiri
    Anėtarėsuar
    08-12-2006
    Postime
    50

    Pėr: Une nuk jam Charlie Hebdo. 

    Ben Blushi

    Njė vit mė parė nė kėtė kohė, isha duke shkruar njė libėr pėr pesimizmin dhe pasojat e tij mpirėse nė shoqėrinė tonė. Megjithėse do doja tė isha gabim, koha nuk ka provuar ende se kam qenė duke parė gishtin. E kisha parė hėnėn, pavarėsisht se s’mund t’i numėroja tė gjitha retė qė e rrethonin.

    Evropa mbetet njė kontinent pesimist, Mesdheu ėshtė njė liqen i ndotur nga tė gjitha mbetjet e shekullit tė kaluar, nga papunėsia dhe rebelimi politik si nė Greqi, nga terrorizmi akut si nė Francė, nga autokracia dėshpėruese si nė Turqi, nga konfliktet etnike si nė Palestinė, nga luftėrat fetare si nė Siri, nga gjumi i mirėqėnies pa ėndrra si nė Slloveni, nga kapriēot e politikės hedoniste si nė Itali, ndėrsa Shqiperia, qė ėshtė edhe nė liqen edhe nė continent, jeton prej disa kohėsh nė shenjėn e Henės, pra nė pesimizem dhe do t’i duhen vite pėr tė ndryshuar shenjė.

    Njė nga gjėrat qė kam shkruar ėshtė se pesimizmi ėshtė njė virus, pra njė sėmundje e pėrkohshme, njė prishje humori qė i kap shoqėritė herė pas here, ashtu siē preken trupat nga virozat apo gripet e stinės dhe se, si tė gjitha virozat, ai mund tė kurohet mė ndryshime graduale, tė imitueshme dhe tė blera lirė nė tregun e reformave tė botės.

    Por kėtė javė jam bindur se ngjarje si ajo e Charlie Hebdo mund tė jenė njė shpėtim, njė kapėrcim, njė pikė kthese, deri diku e ngjashme mė check- point Charlie nė Berlin, pra njė derė nga e cila, duke ardhur nga ngrica dhe izolimi, kalon nė njė klime mė tė zbutur dhe mė tė durueshme, efekt tė cilin e kanė provuar tė gjithė ata qė pėrgjatė dyzet viteve kaluan nga njė anė e murit tė Berlinit nė anėn tjeter.

    Ky krahasim natyrisht ēalon, sepse nė fakt Charlie Hebdo mė shumė se check- point Charlie qė ishte njė derė e palėvizshme, i ngjan njė komete qė pėrplaset mė shpejtesi dhe pėr shkak tė befasisė, forcės dhe tronditjes ndryshon gjithė ekosistemin dhe sjelljen e gjallesave qė sulmon. Ajo qė dua tė them ėshtė se, ndoshta Charlie Hebdo mund t’i japė botės energjinė qė i jep kometa: pra t’i sigurojė njė trupi statik, lėvizjen e munguar tė reformave, nevojėn pėr tė marrė masa parandaluese dhe sigurisht optimizmin e duhur bestyt se ėshtė nė natyrėn e njeriut tė bėjė mirė edhe kur ben keq.

    Me pak fjalė ajo qė besoj ėshtė se Charlie Hebdo mund tė ndikojė nė transformime tė shpejta tė botės ku jetojmė dhe dua ta shpjegoj pse:

    Duke nisur mė Evropėn. Ndryshe nga ēfarė parashikohet pra, se Charlie Hebdo mund tė favorizojė partitė ekstremiste kryesisht tė djathta qė po vetafrohen pėr t’i siguruar Evropės njė korracė tė nevojshme mbrojtėse pėrballė rrezikut tė emigracionit dhe islamizimit, efekti mund tė jetė i kundėrt sepse ka gjasa tė arsyeshme se Charlie Hebdo nuk do jetė lapsi qė i skicon rrugėn ekstremizmit por viza e kufirit tė tij.

    Megjithėse kanė arsye tė jenė tė frikėsuar nga vala e dhunshme e emigracionit, qė shėrben si urė e terrorizmit, popujt e Evropės kanė poaq arsye tė gjejnė dalje dhe shpėtim duke transformuar elitat e tyre politike nga brenda pa i zėvendėsuar ato mė eksperimente tė djathta dhe tė panjohura siē ėshtė rasti nė Francė, Angli dhe shumė shpejt edhe nė Gjermani. Eshtė e vėrtetė se dominimi i gjatė dhe i rreptė fiskal i Gjermanisė, kriza ekonomike, kufizimet financiare dhe papunėsia i kanė lodhur tė gjithė, por kjo lodhje dhe ky dėshpėrim jo detyrimisht mund dhe do tė ēojnė nė triumfin e ekstremit tė djathtė. Lidershpi tradicional dhe i pluhurosur evropian, qė nuk pėrfaqėson as luftėn e ftohtė mekanike, as tė tashmen teknologjike dhe aq mė pak tė nesėrmen robotike, mund tė transformohet nga brenda mė elita mė optimiste tė cilat mund t’i sigurojnė Evropės pozitat e konkurrencės sė humbur mė tregjet emergjente tė botės. Evropa ka vuajtur shumė pėr t’u plagosur, ka lexuar dhe shkruar shumė pėr vetėvrasjen, ka vizatuar aq shumė natyrėn e ndryshueshme tė njeriut dhe sigurisht ka aq pasuri sa pėr tė kuptuar se mbyllja, fshehja dhe izolimi mė shumė dėmton guackėn sesa detin.

    Besoj se Charlie Hebdo ka ardhur pėr t’ia dhėnė kėtė mundėsi. Ai do ta shtyjė Evropėn tė kėrkojė ndryshimin e ēarēafėve dhe jo tė krevatit, pra tė transformojė dhe jo tė zhvendosė kursin e saj ekonomik dhe politik, sė pari duke u hapur dhe jo duke u mbyllur ndaj islamit, sė dyti duke zbutur raportet mė Rusinė qė nė kėtė kontekst marrin njė rendesi jetike sepse njė pjesė tjetėr e botės qė mund tė ndryshojė nga Charlie Hebdo ėshtė vetė Rusia.

    Evropa po e kupton se aciditeti mė Rusinė ėshtė i pafrytshėm dhe madje helmues. Vetė Evropa e pas Charlie Hebdos do t’ia japė Rusisė kėtė mundėsi duke ia lehtėsuar sanksionet qė po ia rrėnojnė ekonominė duke ēimentuar pushtetin e njeriut qė duan tė dobėsojnė: Vladimir Putinit.

    Opozita qė lind nga shtresat e mesme ėshtė gjėja pėr tė cilėn Rusia ka mė shumė nevojė sot. Por tė dyja, edhe opozita edhe klasat e mesme, siberizohen dhe ngrijnė mė shumė nga kufizimet dhe nė tė kundėrt gjallėrohen dhe marrin mobilitet nga liria.

    Nė historinė moderne saksionet nuk kanė rezultuar asnjėherė tė frytshme qoftė nė rastin e Iranit dhe Kubės dhe aq mė pak tė Koresė sė Veriut si binjake e vetme e Shqipėrisė qė kemi jetuar. Sanksionet nuk e kanė rrėzuar dot rregjimin e ajatollaheve nė Iran, ato nuk krijuan terren pėr opozitat nė Kubė dhe pėrkundrazi e lanė dyzet vjet nė kėmbė komunizmin nė Shqipėri, qė ndryshe nga tė gjitha rregjimet qė flasim, i vuri sanksione botės si pėrgjigje paradoksale tė njė reciprociteti qė nuk ekzistonte.

    Evropa dhe Rusia kanė sot mė shumė nevojė se kurrė pėr njėra tjetrėn sepse kriza dhe beteja e gjatė mė terrorizmin do tė kėrkojė aleatė tė mėdhenj dhe tė mobilizuar, kushte tė cilat Rusia ėshtė gati t’i pėrmbushė duke kėrkuar nė shkėmbim qė ushtritė rivale tė NATO-s tė mos u afrohen kufijve tė saj. Nė kėtė llogjike Putini mund tė jetė viktima e parė e shpejtė e Charlie Hebdo sepse liria dhe demokracia janė kundėrshtarėt e tij mė tė vėshtirė dhe mė tė fortė dhe pėr fat tė mirė tė dyja kanė sensin e duhur tė humorit.

    Ndėrkaq Islami do pėsojė ndikimin mė tė madh nga Charlie Hebdo sepse ai ka marrė goditjen mė tė fortė. Natyrisht qė bota nuk pret qė Islami tė reformohet brenda ditės, tė nxjerrė gratė nga perdet nė dritė dhe t’u japė mundėsi popujve qė i besojnė tė votojne lirisht pėr tė zgjedhur udhėheqėsit qė duan. Do duhet shumė kohė qė islami tė demokratizohet por kėtė nuk e kėrkon askush prej tij. Tė paktėn jo qė nesėr. Dhe jo menjėherė.

    Ajo qė pritet ėshtė prakticiteti i islamit, pra kalimi nga njė gjendje hyjnore nė njė gjendje humane. Njė islam praktik do tė ishte mė i dobishem se njė Islam i ri, por njė islam i ri nuk do tė ishte detyrimisht praktik. Ai do t’i garantonte fuqi gjithė botės islame dhe do t’i jepte armėpushim gjithė botės jashtė islamit.

    Ēėshtja ku nė ngaterrohemi sot, nuk ėshtė reformimi i Kuranit si normė hyjnore por i interpretuesve tė tij tokėsore. Ata duhet tė ndryshojnė metodėn e leximit. Vetėm kaq. Dhe leximi si akt ėshtė mė i lehtė se vizatimi pasi nuk kėrkon modele qė mund tė kthehen nė objekte idhujtarie duke konkurruar Zotin dhe shumė mė paqesor se humori ngaqė nuk tė nxit tė qeshėsh kur nuk do dhe kur nuk duhet. Leximi kėrkon vetėm vullnet dhe dritė, ēka islami i ka por edhe nėse nuk i ka nė masėn qė duhet, mund t’i marrė borxh pėrkohėsisht nė historinė e iluminizmit perėndimor, ēka pėrbėn nė fakt edhe refuzimin e tij tė madh. Ngėrēin e tij tė pakapėrcyeshėm.

    Islami nuk do tė marrė borxh dritė nė perendim. E refuzon duke u rrotulluar rreth vetes mė paranojėn e njė planeti qė nuk do tė kthehet nė satelit dhe prandaj sapo ėshtė goditur nga njė komete.

    Kėtu gabohet.

    Askush nuk pret qė Muhameti tė flasė ndryshe nga ēka folur, sepse Kurani nuk ėshtė lost in translation, nuk ėshtė njė gabim nė pėrkthim, nuk ėshtė njė libėr qė mund ta korrektosh, por gjithė bota po pret qė interpretuesit e tij tė pranojnė se nė fund tė fundit profeti ka qenė njė njeri praktik qė u adoptua me kushtet e kohės kur jetonte dhe prandaj ky ėshtė njė shembull i thjeshtė pėr t’u ndjekur dhe ndoshta i vetmi shembull qė mund tė ndiqet pa sakrifica tė panevojshme.

    Natyrisht Evropa duhet ta ndihmojė Islamin tė reformohet gradualisht, duke i hequr presionin, frikėn e asimilimit, paragjykimet, kushtėzimet postkolonialiste dhe po ashtu duke i njohur aftėsinė praktike, avantazhet decentralizuese dhe autonominė e brendshme, kaq e nevojshme pėr tė modernizuar njė doktrinė qė mund t’i kthehet misionit tė vet primar: garantimit tė paqes mbi njė planet ku disa duan tė lexojnė, disa duan tė shkruajnė, disa duan tė vizatojnė, disa duan tė filmojnė tė parėt dhe shumė tė tjerė nuk duan asgjė nga kėto, prandaj janė tė ēliruar nga torturat e mendimit dhe bėjnė selfie.

    Para Charlie Hebdo gjithė kėto pritshmėri ishin utopike pėr shkak se bota levizte mė njė shpejtėsi tė llogaritshme qė e maste reformimin me metrin e pesimizmit tė djeshėm dhe mė peshėn e frikės sė sotme.

    Por Charlie Hebdo nuk ėshtė reformin ai ėshtė transfomim dhe pas tij nuk do jetė mė si ka qenė, sepse Charlie ka ndryshuar shpejtėsinė e mendimit tė botės mė befasinė e tij dhe prandaj i shurdhuar nga zhurma, i palosur nga fuqia dhe i plagosur nga dhimbja e tij, kėto ditė kam patur vegimin tim pėr Charlie Hebdo dhe ja ēfarė ėshtė:

    Nėse Charlie Hebdo mund tė jetė njė kometė transformuese pėr Evropėn, pėr Rusinė mund tė shėrbejė me funksionin e tij tė parė, tė jetė karikaturė e njė sistemi qė mund tė ndryshojė nga humori i opozitave, ndėrsa pėr Islamin ai mund tė kthehet vėrtet nė njė check- point Charlie, pra njė derė nga lindja nė perėndim, ku pėr herė tė parė mund tė kalojė vetė Muhameti, tė cilin tė gjithė po e presim me ankth dhe nderim pėr t’i bėrė pyetjen pėrvėluese: Muhamet a mund tė tė bėj njė vizatim?

    "Gazeta Koha Jone"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •