John Galsworthy ishte nje romancier, dramaturg anglez. Veprat e tij me e rendesishme eshte triologjia "Saga e Forsajteve". Ai ka qene fitues i cmimit Nobel ne letersi ne vitin 1932.
Ai lindi ne 14 gusht 1867 ne Kingston Hill ne Surrey, Angli ne nje familje te pasur.
John Galsworthy u shkollua ne Harrow dhe New College, Oxford per t'u bere avokat. Atij nuk i pelqente ushtrimi i ketij profesioni, ndaj vendosi te udhetonte dhe te merrej me pjesen e biznesit te transportit detar te familjes se tij.
Botimi i tij i pare vjen ne vitin 1897 me nje koleksion tregimesh titulluar "Nga te kater ererat". Ky botim dhe ata qe vijuan u publikuan me pseudonimin letrar John Sinjohn. Kjo gje ndryshoi me "Ishullin e Farisenjve" (1904) kur ai nisi te botonte me emrin e tij, shkak mendohet te kete qene vdekja e babait te tij. Romani i tij i pare eshte "Jocelyn". Ndersa drama e pare eshte "Kutia e argjend" e cila pati sukses. Mgjs shkruante drama dhe romane ne te njejten kohe, ne kete periudhe ai ishte me i njohur si dramaturg, duke u vendosur ne krah te emrave si George Bernard Shaw. Disa nga dramat e tij me te njohura jane "Grindja" (Strife), "Lekura e lojes" (The Skin Game), "Besnikeria" (Loyalties) etj
Vepra me e njohur e tij mbetet "Saga e Forsajteve" shkruar midis viteve 1906-1921. Nje tjeter liber i njohur eshte "Lulet e Molles" (1906)
Ai u zgjodh presidenti i pare i klubit letrar "PEN International" ne 1921. U caktua gjithashtu ne Urdherin e Merites ne vitin 1929, pasi kishte refuzuar titullin e Kalorsit. Ndersa ne 1932 iu dha Ēmimi Nobel per letersi.
Vdiq ne 1933.
Krijoni Kontakt