64bit: http://updates.macrium.com/Reflect/v...h=1&redirect=Y
32bit: http://updates.macrium.com/Reflect/v...h=0&redirect=Y
...qysh s'perton o Rrjeti me gjithe kete perkthim
64bit: http://updates.macrium.com/Reflect/v...h=1&redirect=Y
32bit: http://updates.macrium.com/Reflect/v...h=0&redirect=Y
...qysh s'perton o Rrjeti me gjithe kete perkthim
Ndryshuar për herë të fundit nga DiGiT@LiFE : 06-11-2014 më 12:07
Bravo per punen e kryer...
Besoj se ne nivel te lart qendrojn edhe: AVG FREE EDITION, VLC, ATUBE CATCHER dhe CCLANER
Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket
Iktuus: ke të drejt për softuerët që i përmend...jeni të ftuar ju dhe të tjerët në pjesmarrje. Por nëse vendosni këtu mjete të tilla, ju lutem që të bëni përshkrim të tyre me qëllim që edhe vizitorët që nuk njohin gjuhë të huaja, të kuptojnë se si funksionojnë...
Për DIGIT@LIFE;
Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
Një plotsim i shkurt: Macrinum Reflect mund të gjindet falas(verzioni i plotë) në këtë lidhje:
http://download.cnet.com/Macrium-Ref...-10845728.html
64bit: http://updates.macrium.com/Reflect/v...h=1&redirect=Y
32bit: http://updates.macrium.com/Reflect/v...h=0&redirect=Y
...qysh s'perton o Rrjeti me gjithe kete perkthim
---------------------------------------------------------------------
DIGIT: e kam hobi.....Nëse nuk punojmë na, atëher punon armiku apo konkurenti. Në vend që të na shkel koha dhe armiku ,na i shkelim dhe qëndrojm mbi ta. Kaloi koha kur të tjerët i conin hundët dhe arogancën mbi shqiptarin. Kur i(do i) shkelim na, këta kan me i ul kokat...Para disa ditëve mjetet e informimit në Kosovë lajmëruan për masat që do i ndërmarrin për mbrojtje të identitetit dhe të informatave në dhe nga rrjeti.Athua nga i morrën këto inspirime dhe informata?!
----------------------------------------------------------------------
Herën tjetër informata dhe softuer për:
Përgjim të celularëve dhe mjete mbrojtjeje..
Bartje e MP3 në radio pajisjen e makinës
Lundrim anonim në internet dhe email anonim
...dhe të tjera
Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 07-11-2014 më 19:30
Windows 7 Versioni shqip (pa pagesë-Freeware)
Windows 7 më në fund është përkthyer në gjuhën tonë. Këtu mund ta shkarkosh skedarin e gjuhës shqipe.
http://www.gjuhashqipe.com/softuere/...re.aspx?ida=25
Mask MY IP (pa pagesë-Freeware)
Për lundrim(surfing) anonim në rrjet si dhe dërgesë anonoime të postës elektronike(email) përdor Mask MY IP. Gjatë cdo vizite nëpër faqe të ndryshme(apo dërgesës së postës elektronike/emailit) na lejm gjurmë të vizitës sonë në formë të IP numrit. Ky IP numër bën të mundur identifikimin e vizitorit/orgjinën me 100 % saktësi.Me aktivizimin e mjetit bëhet manipulimi(bllokimi i saj) i IP adresës suaj të vërtetë dhe në atë rast zëvendësohet me/shfaqet një adresë e trilluar në SHBA.
Po kështu ndodh edhe me emailin.(Pra pamundësohet IP Whois(gjurmimi i adresës tënde).Pa pengesa mund të vizitosh cdo faqe dhe të dërgosh postë, me përjashtim të Facebook-ut.Nëse e aktivizon Facebook dhe njëkohësisht aktivizon mjetin në fjalë, në atë rast të bllokohet hyrja në Facebook. Që të hapet facebook duhet të mbyllet programi si dhe të mbyllen të gjitha dritaret e Ueb shfletuesit dhe të të aktivizohet sërish.
http://www.mask-myip.com/
Open whispersystems (pa pagesë-Freeware)
(për celular)
Me Open Whispersystems bisedoni në mënyrë të sigurt.Askush nuk mund t´ju spionon as me veglat më të përsosura për përgjim/spiunim.
http://whispersystems.org/
Shkarkim i drejtpërdrejt:
https://play.google.com/store/apps/d...crime.redphone
Kush ka dëshirë, dituri dhe aftësi mund ta përkthen në gjuhën shqipe(në gjuhën standarde shqipe).
http://github.com/WhisperSystems/RedPhone
(nëse nuk hapet faqja ashtu sic duhet kërko në search lng. files ose translate)
Dhe një mjet i ngjajshëm:
Cell Tracker
(për celular)
Versioni falas përmban një moment iritues.Pas instalimit funksionon në mënyrë normale, mirëpo softueri instalon një pjesë shtesë për Ueb shfletuesin me reklame(bannera) në fillim të cdo faqejje. Nëse blini ndonjë produkt nga faqja e tyre atëherë ju lëshohet versioni i plotë pa reklama dhe falas. Nëse dëshiron mund ta testosh dhe më pas mund ta largosh me ndihmën e softuerit IOBIT UNINSTALlER(shiko më lart në temën=Iobit Uninstaller)
Ky mjet është shumë i rrezikshëm nëse bjen në dorë të personave të papërgjegjshëm.Lexo më tepër në faqe.
http://cell-trackers.com/free.html#.VF9r4WePPtt
DAZ 3D (pa pagesë-Freeware)
Ke prirje për vizatime dhe krijimtari?Dëshiron të krijosh figura, objekte, godina etj. tre dimenzionale 3D? Ja një rast unik për marrje të materialit të plotë. Fillimisht shkarkon një material të vogël dhe më pas në brendësi shkarkon elementet të plota. Madhësia e softuerit të instaluar është rreth 1 gigabyte(1GB).Në DAZ ka aq përsosshmëri(figura që mund të krijohen) saqë nuk dallohet nga (imazhet) jeta reale.
Shpjegimet janë përqëndruar në dy metoda;
1-Në formë të teksteve (.PDF skedarë)
2-Video prezantime të plota për mënyrën e punës dhe krijimtarisë(Youtube)
Ja shembuj për frymëzim/inspirim; jam më se i sigurt që në mesin tonë gjinden me qindra djem e vasha me ide kreative në këtë fushë...
(kopjo/ngjit në shfletues/browser)
http://www.daz3d.com
Blender (pa pagesë-Freeware)
I ngjashëm me DAZ, por shërben për krijmtari të filmave të animuar.
http://www.blender.org/
Mozilla Firefox (pa pagesë-Freeware)
Ueb shfletues më i popullarizuar.
http://www.mozilla.org
MP3 muzikë / libra në pajisjen e makinës
Në makinat/autombilat e gjeneratës më të re, së paku në pjesën më të madhe të tyre është instaluar radio pajisje me funksione:bluetooth qe shërben për sinkronizim dhe bartje të muzikës nga celularët në radio p.sh. dëgjim i muzikës së preferuar nga yotube, mp3 muzikë /libra etj. Poashtu pajisja ka edhe mundësi të bisedave telefonike(handsfree) përmes mikrofonit të pajisjes dhe dëgjimit të bashkbiseduesit nga autoparlantet e makinës. Me një fjalë, nuk e humb vëmëndjen/koncentrimin gjatë vozitjes në krahasim me biseda përmes celularit.(E kemi na ves/merak që në një dorë ta mbajmë celularin e me dorën tjetër timonin.....)
Në pajisje gjindet një buton specifik për lajme/informata të rëndësishme për trafikun-gjendja në të.Ka rëndësi të madhe gjatë vozitjes dhe p.sh. dëgjimit të muzikës mp3.Funksionimi i saj në pajisje është automatike(ju duhet ta konfiguroni vet duke shtyp në atë buton-lexo në manual) dhe bën të mundur p.sh. ndërperjen automatike të dëgjimit të muzikës gjatë lajmërimeve të rëndësishme për komunikacionin.Pas lajmërimit , në mënyrë automatike vazhdon emitimi i MP3 muzikës aty ku ka mbet. Zakonisht funksioni është i mundur në shtetet që e aplikojnë këtë radio teknikë, dhe sa i përket shteteve ballkanike nuk jam i sigurt që e aplikojnë/përdorin.
Vecoria specifike është USB porti/hyrja/input.Përmes USB ju mund të importoni me qindra mija këngë/libra të formatit/standardit mp3, WMA etj.Praktikisht, zëvendëson plotësisht nevojën e përdorimit të CD disqeve.Disqet kalojnë në histori(-në) e zhvillimit teknik...CD disk(si dhe pajisje të kosmonautëve amerikan, prezantime 3 dimezionale të objekteve) për të parën herë kam pa në vitet e 80 dhjeta në ish shtetin e vdekur Jugoslav në një ekspozitë që e organizoi NASA e SHBA-ve.
Mënyra e importimit
Nëse disponon automobil më të vjetër dhe nuk ke radio pajisje me USB bli dhe instalo. Ja një faqe me informata të hollësishme:
http://www.bestbuy.com/site/pioneer-...&skuId=8010016
Më tepër:
http://www.bestbuy.com/site/car-audi...d=abcat0302012
Për importim të këngëve/librave ju duhet një vegël e ashtuquajtur USB flash drive.
http://www.bestbuy.com/site/computer...d=abcat0504010
Sygjeroj që të blini USB flash drives që është e shkurt me qëllim që mos t´ju pengon gjatë vozitjes apo rastësisht mos të dëmtohet nga pasagjeri i ritur ose fëmija.Gjatësia është rreth1,5 cm.
Shiko këto modele:
http://www.bestbuy.com/site/sandisk-...&skuId=3613746
http://www.bestbuy.com/site/sandisk-...&skuId=5597704
Mesatarisht një këngë(mp3) përmban rreth 3MB(megabit)Mund të përmban edhe 4-5 megabit...
1GB(gigabit)=1000MB(megabit)
Llogarit sa këngë përfshihen/grubullohen në USB flash drive me 16 GB.
Libra në mp3 format/standard që mund të dëgjohen nga autoparlantet e makinës/automobilit)
http://www.loyalbooks.com/Top_100
www.booksfree.com/mp3/mp3_free_mp3_books.shtml
Prgaditja dhe eksekutimi i mp3 materialeve në USB-në e makinës
Së pari nevojitet vënja e mp3 materialeve në një dosje. Dosja e prgaditur kopjohet në USB flash drive dhe bashkohet/lidhet me USB portin e makinës.Zakonisht vegla fillon të funksionon menjëher por nëse nuk nis atëher vepro kështu;
Shkarko dhe instalo softuerin në dosje të vecantë dhe kopjo në USB-në.
http://driverzone.com/%7B33f7fca4-8a...%7D?id=2221045
Më tepër informata mund të gjeni në maqinën kërkuese GOOGLE ose pyet shitësit në dyqanet e elektronikës aty ku e keni ble USB-në.
Herën tjetër:
Material dhe informacione:
Si të gjeni celularin dhe laptopin e humbur apo të vjedhur
Materiale që janë zhduk apo nuk publikohen në GOOGLE dhe shumë të tjera....
Të ecim në një hap me kombet tjera.....
Bahriu (01-06-2017),DiGiT@LiFE (15-11-2014),linda l (15-11-2014)
faleminderit shume prej teje Rrjeti por smarr vesh fare nga kompjuteri dhe per ket arsye edhe pse kam nje kompjuter te ri shkoj gati nje here ne muaj ke tekniku mendoj se fajin e kam vete qe nuk bleva nje kompiuter aple qe nuk pranon asnje virus
ti shkon tek tekniku per pc apo te pelqen tekniku si mashkull ? ;p
ca i ben tekniku cdo muaj ? i nderon vajrat lol
po pse kush te tha qe apple mac nuk ze virusa
mbase me pak se pc po keto kohet e fundit eshte bere dhe ai kerme
futi 1 antivirus ose ndonje program si "Faronics Deep Freeze" dhe po te duash vazhdo xhiron nga tekniku lol
ps ...se bejme dhe shaka
ti mire ben me shaka dhe rrofsh per pergjigjen, shkoj tek tekniku nga halli se nuk marr vesh nga pc
Prey (pa pagesë-Freeware)
Ju kanë vjedh, apo e keni humb celularin, laptopin ose tabletin? Mos u mërzit.Me Prey gjen pajisjen e humbur/vjedhur me 100% saktësi.Mjafton instalimi i kësaj vegle në pajisjet që i dispononi.
https://preyproject.com/
ose
http://preyproject.com/
Whois IP (pa pagesë-Freeware)
IP(internet protocol) jep të dhëna për një adresë. Çdo kompjutor kur lidhet me internet përfiton/i caktohet në mënyrë automatike apo manuale nga një adresë në formë të numrave p.sh. 33.555.345.32 (IP).
Këto numra caktojnë/identifikojnë shtetin, qytetin, furnizuesin(provider) e përdoruesit të internetit si dhe përdoruesin/kompjutorin.Numrat janë unik për çdo faqe të postës elektronike (email),adresa e faqes(www.x-y.com), respektivisht kompjutor.
Por mund të ketë manipulime nga ana e softuerëve të veçant(shiko më lart në temën e faqes Mask MY IP (pa pagesë-Freeware)të cilët mund ti manipulojnë adresat respektive të postës elektronike(dërgesave) ose manipulojnë vëndin(orgjinën) nga e vizitojnë faqen.
Në faqe gjinden softuer që mund të përdoren falas për Whois IP.
http://listoffreeware.com/list-of-be...okup-software/
Linux Mint (pa pagesë-Freeware)
Sistem operativ i plotë. Linuxi në krahasim me sistemin operativ të Windows-it është më i qëndrueshëm/stabil dhe ka më pak gabime. Sygjerohet për përdorues me përvojë...
http://www.linuxmint.com/index.php
Wix (pa pagesë-Freeware)
Krijo Faqe personale pa shumë mundime
Ueb kompanitë(në trojet tona apo diasporë) kërkojnë shuma të mëdha(majme) të të hollave për t´ju krijuar një faqe të cilën gjë e gjen falas këtu.Me Wix mëson se si krijohet faqja kryesore, elementët që nevojiten etj. Versioni falas mund të përdoret vetëm për qëllime apo nevoja private. Aty gjen një numër të madh të shembujve që mund të përdoren si elemente për inspirim.Së pari regjistrohu për hyrje në brëndësi të faqes.
Në faqe gjen edhe versionin me pagesë mujore për shërbime komerciale me shembuj të shumtë.
Më lartë, në temën Photo Editor Online mëson se si krijohen imazhet dhe si përshtaten për përdorim të tyre në faqe.Element mjaft i rëndësishëm, ndoshta kryesor për një faqe komerciale, është shënim i adresës së plotë, si dhe numrit të telefonit/celularit në fund të faqes kryesore. Ky është element qe signalizon që faqja në fjalë është faqe serioze.
http://www.wix.com/
FTP-file transfer protocol (pa pagesë-Freeware)
Kur krijohen faqet në kompjutor (nëpërmes ndonjë softueri për krijim të faqeve)në formë të teksteve dhe iu bashkangjiten imazhet(ilustrimet) atëher nevojitet bartja e tyre deri në hapsirën e lirë(free space) të furnizuesit të hapsirës për faqe(Web hosting). Për këtë qëllim përdoren këto mjete të më poshtme;
http://www.coreftp.com/
https://filezilla-project.org/
Por ka edhe faqe që mundësojnë transferim të drejtpërdrejt të faqeve të krijuara pa përdorim të FTP.
Hapësira e lirë për faqe pa asnjë kompenzim material
http://www.prchecker.info/web-hostin...hosting-sites/
Më tepër:
http://en.wikipedia.org/wiki/Web_hosting_service
Site meter
Në faqen kryesore(në fund të saj) mund të vendoset një site meter i cili grumbullon dhe prezanton të dhëna mbi:
1-Numrin e vizitave, 2-Orgjina/vëndi(nga vjen) i vizitorit, 3-Sistemi operativ që përdorin, 4-Faqet ku përqëndrohet vizitori dhe interesimi i tyre.
Në bazë të të dhënave na mund të orjetohemi në strukturimin e më tutjeshëm të faqes, shërbimeve apo produkteve...
http://www.sitemeter.com/
Makinat Kërkuese
Nëse kërkimi në Google nuk jep rezultat atëher me siguri informatat ose janë fshi nga Google ose nuk gjinden nga X, Y arsye...Andaj orvatu me alternativë të kërkimit në:
http://www.yahoo.com
Sqarim për emërtimet që hasen në faqet e ndryshme
Shpesh hasim në emërtime si p.sh: Freeware, Beta, Demo, Shareware, Trial etj. Ç´është domethënia e tyre?
1-Freeware
Freeware apo në shqip softuer falas nënkupton që vegla shpërndahet falas. Por mund të jetë edhe si mjet për përfitim të donacioneve për zhvillim të më tutjeshëm të veglës në fjalë. Në faqet komerciale asgjë nuk është falas apo e rastit, edhepse në pamjen fillestare është ashtu.
Kjo është strategji mirë e menduar dhe e planifikuar për fitim apo shpërndarje sa më të madhe në tregun shtetror apo global; respektivisht startegët që qëndrojnë pas tyre edhe pse japin veglën falas , ata llogaritin që në të ardhmen ky akt t´ju sjell përfitime materiale që do thotë se versioni falas më vonë shndrohet në version me pagesë ose ju shërben si urë për shitje e produkteve të ngjajshme që i kanë në disponim.
2-Beta 1, 2 etj.
Beta emërton softuer testues që do thotë është në fazën testuese; duke e shpërnda falas , përdoruesit mund të testojnë funskionet si dhe testojnë për gabime apo zbrastira(eventuale) në funksionet dhe më pas mund të lajmërojnë pronarin/kompaninë...
Në të shumtën e rasteve veglat e tilla janë plotësisht funksionale por askush nuk mund të siguron që janë pa gabime andaj edhe testohen.
3-Demo
Demo është softuer ku funksionojnë vetëm disa pjesë të tyre, pra bën demostrimin e veglës dhe nuk është i plotë.Ca pjesë i ka të ”ersuara” që bëhet me qëllim të (për) shitjes së versionit të plotë.
4-Shareware, Trial...
Këto janë apo përdoren si emërtime për softuer të cilët mund të përdoren për një periudhë të caktuar kohore zakonisht 30 ditore dhe të gjitha pjesët funksionojnë pa ndonjë kufizim.
Të ecim në një hap me kombet tjera.....
Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 29-11-2014 më 07:55
Vegla për përpunim(mix) dhe ripunim(remix) të muzikës (pa pagesë-Freeware)
Veglat e më poshtme shërbejnë për editim,përpunim, ndryshim,shtim dhe heqje të pjesëve të një kënge-apo bashkim të disa këngëve në një tërësi sipas dëshirës. Poashtu shërbejn edhe për përpunim të tingullit dhe përshtatje sipas nevojave. Shembuj të shumtë për inspirim mund të gjeni në Youtube.Mixxx financohet nga donacionet dhe mund të përdoret edhe për qëllime komerciale.Versioni pa pagesë(Wavepad) mund të përdoret vetëm për qëllime private jo komerciale. Nëse dëshiron krijim apo përpunim të veprave të ndryshme muzikore për qëllime komerciale atëher duhet ta blini.Së pari, kur i nisni softuerat ata “kërkojnë” në mënyrë automatike mp3 skedar në kompjutorin tuaj.Andaj duhet ti keni në dispozicion mp3 para nisjes së programit përkatës. Apo nëse nuk ndodh kjo hap softuerin dhe shko në Open File dhe gjej mp3.Nëse keni problem gjatë nisjes së parë , mbyllni softuerin dhe ri nisni.Pas nisjes vëreni që shfaqen mp3 skedarët në brëndsi të softuerit përkatës.Për më tepër lexo në faqet e tyre dhe në manuale(help file).
http://www.mixxx.org/
http://www.nch.com.au/wavepad/index.html
Dhe një demo softuer
http://www.image-line.com/flstudio/
Konvertues i standardeve/formateve të ndryshme (pa pagesë-Freeware)
Pas krijimit të këngëve (të cilët krijohen/mund të jenë të krijuar në wave/midi standard), të njëjtat mund ti konvertoni në standarde të ndryshme për përdorim respektivisht eksekutim në pajisjet e ndryshme muzikore që përdorin/përkrahin standarde të caktuara.Zakonisht skedar standard që përdoren në pajisjet muzikore( më së shumti) janë: mp3 audio dhe mp4 video(në celular, kompjutor, në pajisje të ndryshme si psh në radion e makinës),WMA(në CD muzikore), aac, ogg dhe mp3 në radio kanalet(dhe në kompjutor) etj.
Free audio converter
http://www.dvdvideosoft.com/products...htm#.VJWbyfLC8
Koyotesoft
http://www.koyotesoft.com/audio-soft...converter.html
PDFFORGE (pa pagesë-Freeware)
Portable Document Format(PDF) është standard dixhital i dokumenteve(dokumentacionit) themeluar nga kompania Adobe në vitin 1993.Me PDF Forge krijon dokumente hap pas hapi dhe në ndihmë keni video prezantim dhe tekste.Fushat e përdorimit: PDF shërben për krijim të librave elektronik (shiko këtu një shembull:http://www.librariaelektronike.com/) , dokumeteve të ndryshëm me ilustrime-imazhe-, manualeve etj. Sot shumë kompani shfrytzojnë mundësinë që ofron PDF teknika për kursim/shkurtim të harxhimeve/kostos së materialit të shkruar dhe të shtypur në letër..Dokumentet e krijuar me PDF softuerin mund të vendosen në faqe të ndryshme për hapje të drejtpërdrejt,për shkarkim apo dërgesë me postë elektronike..
http://www.pdfforge.org/pdfcreator
Free ISO create Vizard (pa pagesë-Freeware)
Mëso se si krijohen ISO skedarët.
http://www.freeaudiovideosoft.com/freeisocreatewizard
Virtual Box (pa pagesë-Freeware)
(sygjerohet për përdorues që kanë më tepër dituri dhe përvojë/advaced users)
Virtual Box është vegël që mundëson instalim të 1 apo më tepër sisteme operative në 1 kompjutor. Ky lloj i instalimit është instalim virtual apo ndryshe thënë simulon instalimin e vërtet të sistemit operativ në kompjutor krahas asaj që e keni ju. Sistemi i ri operativ fuksionon vetëm kur e aktivizoni Virtual Box. Puna e saj është normale si dhe lidhjet me internetin.Por mund të ndodh që të vjen deri në konflikt të lidhjeve me internetin(por nuk do thotë se ndodh cdo herë); respektivisht mund të ndodh që sistemi i ri operativ i instaluar në Virtual Box ti ndron/ndryshon parametrat e lidhjeve me internetin nga shkaku i specifikave të 2 sistemeve operative p.sh Linux-it dhe Windows-it dhe me atë rast shkëputet lidhja me internetin.
Sygjerohet që fillimitsht të kopjohet sistemi operativ eksistues me veglën Macrinum Reflect(shiko më lart në temën e Macrinum Reflect) dhe më pas të instalohet Virutal Box dhe .p.sh. Linux-i. Nëse ndodh ndonjë e pa pritur, ju përsëri nga kopja e restauroni apo ktheni kompjutorin në gjëndjen fillestare. Për më tepër lexo në manualin e Virtual Box dhe në forum.
https://www.virtualbox.org/
Testo qëndrueshmërinë e kompjutorit personal (pa pagesë-Freeware)
http://www.softwareok.com/?Microsoft/StressMyPC
Undelete my Files (pa pagesë-Freeware)
Me Undelete my files gjen/rikrijon të gjithë skedarët e humbur apo të fshirë aksidentalisht.
https://seriousbit.com/undeletemyfiles/
Për celular dhe kompjutor
Gjej mesazhet e humbur, të fshirë, imazhet e fshirë/të humbur, video skedarët , muzikën etj.
http://www.any-data-recovery.com/pro...extractor.html
Pos Panorama Pro (pa pagesë-Freeware)
Me Pos Panorama Pro krijon imazhe në formë të panoramave horizontale dhe vertikale
http://www.photopos.com/Pos-Panorama...e-Software.asp
Drejtues/Driver (pa pagesë-Freeware)
Gjen dhe instalon drejtuesit që ju mungojnë.
http://www.iobit.com/driver-booster.php
http://drp.su/
Images 3D (pa pagesë-Freeware)
Krijo imazhe 3 dimensionale.
Http://images-3d.software.informer.com/
http://www.dvdvideosoft.com/products...htm#.VJakafLC8
Filma të plotë për shkarkim të pa titruara dhe të titruara(Suedisht)
(shkarkohen përmes torrent softuerit)
http://swesub.tv/
Të ecim në një hap me kombet tjera.....
Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 21-12-2014 më 07:36
Freedownload manager (I plotë dhe pa pagesë Freeware)
Rrit shpejtësinë e shkarkimeve të softuerëve deri në 600% (nëse lidhjet me internet i keni më të ngadalshëm)
http://www.freedownloadmanager.org/
Vegla për matematikë
http://hiperdevelopment.wix.com/hipercalc
http://reor.ajay.es/#1
Everyonepiano(I plotë dhe pa pagesë Freeware)
Instrument muzikor në kompjutorin tuaj. Dëshiron të mësosh eksekutim të melodive në piano? Ja një vegël perfekte e cila pa gabim dhe pa ndryshim të kualitetit të tingujve, mundëson eksekutim fenomenal. Everyonepiano ka edhe funksion të xhirimit të veprave që eksekutohen....
http://www.everyonepiano.com/
360totalsecurity (I plotë dhe pa pagesë Freeware)
Antivirus i ri
http://www.360totalsecurity.com
Linuxliveusb (I plotë dhe pa pagesë Freeware)
Provo sistemin operativ Linux në Windows nëpërmes USB veglës.
http://www.linuxliveusb.com
Helpndoc (I plotë dhe pa pagesë Freeware)
Si krijohen skedarët për ndihma në softuerë(help files).Më posht jipen sqarime hap pas hapi për krijim të skedarëve që ndihmojnë me udhëzime për përdorim të veglës/softuerit aktual.
http://www.helpndoc.com/
Imazhe automatike në tryezë (të plota dhe pa pagesë Freeware)
Keni të vendosur imazh në tryezë dhe ju duket gjë e mërzitshme/monotone të shikoni cdo herë të njëjtën gjë? Ja mjetet për ndrim automatik të imazheve në tryezë..
http://wallpaperswide.com/desktopslidesv.html
http://www.bionixwallpaper.com/downloads/
Të ecim në një hap me kombet tjera.....
Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 11-01-2015 më 09:21
Bahriu (01-06-2017)
Krijoni Kontakt