“Ibėn Halduni mė tepėr se pesė shekuj, si nė vendin e vet ashtu edhe jashtė, ka mbetur njė profet (i shkencės) tė cilit s’i ėshtė dhėnė nderi i merituar”. Charles ISSAWI

Sido qė sociologjia, si njė shkencė qė e ka pėr objekt studimi shoqėrinė, ėshtė fryt i shekullit XIX, mund tė thuhet lirisht se njerėzit, pėrgjatė tėrė historisė, i kanė observuar shoqėritė nė tė cilat kanė jetuar dhe kanė gjeneruar mendime tė ndryshme lidhur me to. Nė tė gjitha periudhat e historisė, epiqendėr e feve, e mendimeve filozofike dhe politike ka qenė njeriu, gjegjėsisht shoqėria. Edhe pse mund tė thuhet se tema e debateve apo e dis-kutimeve tė ndryshme mbetet e njėjtė, sociologjia i ka veēoritė e veta qė na mundėsojnė ta veēojmė nga pikėpamjet pararendėse lidhur me shoqėrinė. Sikur tė mos ekzistonte njė dallim i tillė, s’do tė kishte kurrfarė kuptimi tė thuhet se sociologjia ka njė histori njėshekullore. Edhe pse pretendohet se ky dallim qėndron nė akcesin shkencor tė sociologjisė, prapėseprapė kjo ēėshtje mbetet e hapur pėr diskutim. Pra, hulumtimi i kushteve - nė tė cilat ka lindur sociologjia - dhe i veēorive specifike tė saj, ėshtė i dobishėm si nga kėndi i tė kuptuarit tė bazės shkencore tė sociologjisė ashtu dhe nga ai i ndarjes sė sociologjisė nga pikėpamjet e tjera qė merren me subjektin e njėjtė.

Kushtet tė cilat e kanė mundėsuar lindjen e sociologjisė mund tė studiohen nga aspekti epistemologjik, ekonomik, politik dhe nga ai kulturor. Kėto rrethana janė emėrtues i pėrbashkėt i ndryshimeve radikale qė nė shoqėritė evropiane kulmin e vet e kanė arritur nė shekullin XIX. Ndryshimet nė fjalė e kanė edhe kuptimin e parametrave me tė cilėt sociologjia ėshtė ngushtė e lidhur.

Parametri epistemologjik i sociologjisė, siē mund tė parashikohet, ėshtė shkenca bashkėkohore dhe cilėsia bazė e saj, metoda induktive. Veēoria kryesore qė dijen e tillė e dallon nga llojet e tjera tė dijes ėshtė bota e pėrvojės, burimi i sė cilės i nėnshtrohet mekanizmit si dhe pranimi i botės sė pėrvojės, i botės sė pesė shqisave si kriter i sė saktės dhe i sė pasaktės. Marrja si kriter i pėrvojės nė shpjegimin e gjėrave dhe ndodhive e ka kuptimin e shtyrjes sė mėnyrave tė shpjegimit metafizik jashtė fushės sė dijes ekzakte. Kėshtu, njohuritė tė cilave nuk arrihet t’u verifikohet saktėsia ose pasaktėsia nė saje tė pėrvojės njerėzore, bile edhe nėse nuk refuzohen, domosdo e humbin funksionalitetin e vet. Kriteri empirik i dijes i drejtuar nga shpjegimi i gjėrave dhe ngjarjeve, kėrkon qė edhe metoda e shfrytėzuar nė kėto shpjegime tė jetė empirike. Kjo pra ėshtė metoda induktive, e cila nuk nėnkupton vetėm shpjegimin e gjėrave dhe ndodhive duke u nisur nga realiteti. Ajo nė tė njėjtėn kohė nėnkupton edhe mosmarrjen nė konsideratė tė gjėrave qė e kapėrcejnė pėrvojėn. S’ka dyshim se shkenca bashkėkohore nuk ėshtė identitet vetėm i shpjegimit. Atė, pėrveē shpjegimit, e bėn tė vlefshme edhe mundėsia e kontrollit tė gjėsė sė shpjeguar. Ėshtė pra mundėsia e kontrollit ajo qė e bėn tė dobishmen nė praktikė.

Me kalimin e shkencės dhe tė metodės bashkėkohore nė pozitėn e drejtuesit kryesor tė shpjegimit tė gjėrave dhe ndodhive, me shndėrrimin e tyre nė busull tė vetme tė jetės dhe pas mbėshtetjes sė kėtij trajtimi, qoftė edhe nė mėnyrė tė tėrthortė nga lėvizja e reformacionit, lindi njė mėnyrė e re e organizimit qė bazohet nė ekonomi: kapitalizmi. Me shndėrrimin e ekonomisė bujqėsore, qė s’bazohet nė dije, nė ekonomi tregtare dhe industriale, si pasojė e zbulimeve tė reja tė mendėsisė shkencore moderne dhe si pasojė e etikės sė reformacionit, pėr njė kohė tė shkurtėr ndryshoi edhe jeta politike dhe shoqėrore.

Ky proces qė shkaktoi lindjen e kapitalizmit, pėrgatiti bazėn e strukturimeve politike qė nė saje tė teorive tė sė drejtės natyrore do ta shprehin “njohjen e barabartė” ose barazinė. Motivi pėr njohjen dhe sqarimin e gjėrave dhe tė ndodhive, duke e marrė pėr kriter pėrvojėn njerėzore dhe arsyen (ratio), shkaktoi ndryshime radikale. Klasa e re, produkt kjo i ekonomisė sė re, duke e mbėshtetur me fuqi ekonomike konceptin e tė drejtės natyrore dhe duke u pėrpjekur qė ta bėjė atė praktikisht tė zbatueshėm, me tė arritur t’i kanalizojė turmat nėn flamurin e barazisė dhe lirisė, arriti ta realizonte shndėrrimin apo transformimin politik.

Pikėpamje e vetme qė nė fushėn politike e jep mundėsinė e barazisė dhe tė lirisė ėshtė doktrina e sė drejtės natyrore. Sepse, kjo e drejtė ėshtė e vetmja doktrinė qė ėshtė e aftė t’i zbulojė parimet universale tė marrėdhėnieve ndėrnjerėzore qė gjenden nė natyrėn e njeriut, qė e pėlqen njeriun racional dhe tė moralshėm.2 Ėshtė i pamohueshėm kontributi i doktrinės tė sė drejtės natyrore nė luftėn kundėr sistemeve politike tė padrejta, hierarkike, autoritare dhe totalitare. Mu pėr kėtė arsye njėri nga faktorėt themelorė qė e ka mundėsuar kalimin prej monarkive nė sistemin e republikės apo tė demokracisė ėshtė edhe parapėlqimi i konceptit tė sė drejtės natyrore.

Realizimi i transformimit politik ka ndėrtuar njė kulturė dhe shoqėri krejtėsisht tė re, tė bazuar nė ekonomi: modernitetin dhe shoqėrinė moderne, e cila ėshtė shprehje e jetės profane dhe shekullare. Ja pra, sociologjia e lindur nė shekullin XIX, ėshtė emėr i njė kėndvėshtrimi tė ri qė, duke i marrė pėr yrnek shkencat bashkėkohore natyrore, mundohet ta shpjegojė shoqėrinė moderne qė ka njė strukturė krejtėsisht tė re dhe qė dallon nga e kaluara nė aspekt tė cilėsive epistemologjike, ekonomike, politike dhe kulturore. Veēoria bazė, e cila kėtė paradigmė e ndan nga dituritė e mėparshme qė i kanė pasur pėr subjekt njeriun dhe shoqėrinė, ėshtė shpjegimi i ngjarjeve shoqėrore nė njė mėnyrė mekanike, duke e marrė pėr bazė shoqėrinė moderne.

Marrja pėr bazė e shoqėrisė moderne dhe e shkencave natyrore pėr shpjegimin e jetės shoqėrore pėrbėn thembrėn e Akilit tė pretendimit shkencor tė sociologjisė. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse zhvillohen debatet e llojit “sociologjia ėshtė shkencė apo ideologji?”3 S’ka dyshim se sociologjia ka, pėrveē aspektit tė vet shkencor, edhe aspektin ideologjik. Kėto polemika do tė kuptohen mė mirė kur tė trajtohen tema e sociologjisė dhe ato rreth struk-turės dhe ndryshimit shoqėror. Sipas nesh, sociologjia, e cila e merr pėr bazė shoqėrinė moderne s’ėshtė dhe s’mund tė jetė e paanshme (lexo: objektive). Sipas shprehjeve tė Xhemil Meriēit, mėsimi i parė qė duhet ta marrė ēdo person qė merret me shkencat shoqėrore ėshtė relativiteti i tyre.4

Nėse dijen shkencore e pėrkufizojmė si dije objektive, pėrgjithėsisht tė pranueshme dhe tė provueshme nė mėnyrė empirike, atėherė shtrohet pyetja nėse ėshtė e mundshme sociologjia shkencore dhe joideologjike? Kėsaj pyetjeje, nėse ēėshtjen e shikojmė nga prizmi i faktit se sociologjia e merr pėr bazė shoqėrinė moderne dhe shkencat natyrore moderne, s’mund t’i japim pėrgjigje pozitive. Sepse, moderniteti, si njė projekt shoqėror-politik, nuk pėrbėn njė subjekt si ato tė shkencave natyrore moderne. Pėr kėtė arsye, themi se sociologjia s’mund tė arrijė nė pėrfundime objektive, pėrgjithėsisht tė pranuesh-me dhe empirike.

A ėshtė e mundshme qė ngjarjet dhe proceset shoqėrore tė shqyrtohen e tė shpjegohen nga njė kėndvėshtrim joideologjik? Nėse kėtė pyetje e fokusojmė sipas konceptit tė sociologjisė sė Ibėn Haldunit (ilmu’l-umran) dhe tė sociologjisė tradicionale, s’do tė jetė gabim tė japim pėrgjigje pozitive. Me siguri se me kėtė s’duam tė themi se Ibėn Halduni ka qenė i paanshėm dhe se s’ka pasur qėndrime si duhet tė jetė shoqėria. Duam tė themi se, siē do tė shihet edhe mė tutje, sociologjia e Ibėn Haldunit, meqenėse proceset historike dhe shoqėrore i trajton nė kontekstin e vet dhe s’merr pėr bazė ndonjė proces tė veēantė, mund tė ofrojė njė trajtim joideologjik nė interpretimin e proceseve shoqėrore.

Shkaku pse sociologjia e i Ibėn Haldunit (ilmu’l-umran) nuk ėshtė ideologjike qėndron nė faktin se ajo bazohet nė parametra tė ndryshėm pėr tė cilėt do tė flasim mė vonė.

Sipas Ibėn Haldunit, ilmu’l-umran e ka pėr objekt studimi umran-in, i cili ėshtė kriter i shkencės mbi historinė. Me umran nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės e nėnkuptojmė jetėn shoqėrore, organizimin shoqėror dhe tė gjitha gjendjet qė janė pasojė e kėtij organizimi. Siē shihet, fusha e studimit tė sociologjisė dhe e ilmu’l-umranit ėshtė e njėjtė. Por, njėshmėria e subjektit nuk e ka domethėnien e njėshmėrisė sė kėtyre dy disiplinave. Ne do tė mundohemi tė diskutojmė lidhur me atė se sa ēdonjėra prej tyre pėrmban nė vete tė dhėna objektive, pėrgjithėsisht tė pranueshme. Njė tjetėr ēėshtje qė do ta trajtojmė do tė jetė – nėse ato janė apo nuk janė ideologjike.

Ibėn Halduni ėshtė njė mendimtar i madh islam qė ka lėnė gjurmė tė thella nė historinė e shkencės. Sipas fjalėve tė T. J. de Boerit, ai ėshtė njė dijetar qė s’ka pasur as pararendės e as pasardhės.5 Edhe pse nė botėn islame dhe nė Perėndim pėr pesė shekuj s’e ka gėzuar autoritetin qė e meriton, prapseprapė deri nė kohėn tonė ka mbijetuar si njė profet i shkencės pa bashkėsinė e vet tė ithtarėve.6 Elementi kryesor qė atė e ka mbajtur gjallė deri nė kohėn tonė dhe qė e ka bėrė me peshė bile edhe nė kohėn moderne ėshtė Hyrja (Prologomena) qė ia ka shkruar veprės sė vet Kitabu’l-iber. Nė kėtė vepėr enciklopedike, origjinali i sė cilės ėshtė Mukaddime, ai i ka shpalosur idetė e veta nė lidhje me njeriun, shoqėrinė dhe veprimtaritė shoqėrore.

Hulumtimet dhe studimet e shumta tė bėra rreth Ibėn Haldunit pas shekullit XIX, paralelisht me zhvillimet nė shkencat shoqėrore, e kanė nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn se Prologomena nė vete i ngėrthen disiplinat shkencore si historia, filozofia e historisė, sociologjia, politika dhe ekonomia.7

Nė kėtė hulumtim tonin do t’i shtrojmė mendimet e Ibėn Haldunit nga sfera e ilmu’l-umranit, gjegjėsisht nga sfera e sociologjisė dhe do tė bėjmė krahasimin midis ilmu’l-umranit dhe sociologjisė. Nėse ilmu’l-umranit i afrohemi nga prizmi i problemeve themelore me tė cilat merret, mund tė themi se ėshtė paralelja e sociologjisė nė kuptimin modern. Sado qė kėto tė dyja duken tė njėjta nė aspekt tė subjektit me tė cilin merren, ato dallohen mjaft ndėrmjet tyre si nė aspekt tė trajtimit ashtu edhe nė atė tė synimeve. Ne duam nė kuadėr tė kėtij studimi ta shpalosim ilmu’l-umranin nė kontekst tė problemati-kės sė pėrgjithshme tė sociologjisė, ta krahasojmė atė me sociologjinė dhe ta trajtojmė ēėshtjen e mundėsisė pėr njė sociologji joideologjike. Edhe pse qė nga shekulli XIX e deri mė sot janė bėrė kėrkime tė shumta rreth Ibėn Haldunit, ilmu’l-umranin ato nuk e kanė trajtuar ashtu siē ka sugjeruar vetė Ibėn Halduni, nuk e kanė shndėrruar atė nė temė studimi tė veēantė nė kontekst tė sociologjisė sė pėrgjithshme e as qė e kanė krahasuar me sociologjinė moderne. Ja pra, duke u nisur nga ky kėndvėshtrim, e pamė tė arsyeshme t’i pėrkushtohemi pėrpilimit tė njė vepre si kjo.

Studimi ynė pėrbėhet prej katėr kapitujve. Nė kapitullin e parė do tė mundohemi t’i fiksojmė kushtet epistemologjike, ekonomike, politike dhe kulturore qė e kanė pėrgatitur lindjen e sociologjisė si shkencė, me fjalė tė tjera, do ta rrahim ēėshtjen e parametrave mbi tė cilėt ėshtė ndėrtuar shoqėria e fokusuar nga sociologjia, ēėshtjen e natyrės sė kėsaj shoqėrie. Qėllimi ynė ėshtė tė gjejmė pėrgjigje nėse vetė lindja e sociologjisė ėshtė njė dukuri sociologjike.

Nė kapitullin e dytė do tė mundohemi ta sqarojmė lidhjen e sociologjisė me filozofinė e historisė si dhe problemet themelore tė shkencės mbi shoqėrinė. Qėllimi ynė nė kėtė pjesė ėshtė ta sqarojmė tė vėrtetėn pse sociologjia ėshtė shkencė moderne.

Kapitulli i tretė pėrbėhet prej temės speciale tė hulumtimit tonė, ilmu’l-umranit. Synimi ynė ėshtė tė elaborojmė kėtė disiplinė bashkė me parametrat mbi tė cilėt qėndron dhe tė tregojmė pse ajo pėrfaqėson njė sociologji jobashkėkohore apo tradicionale.

Nė kapitullin e katėrt do tė pėrpiqemi t’i deshifrojmė pikėnisjet, qėllimet, metodat, kėndvėshtrimet, parametrat themelorė tė ilmu’l-umranit dhe tė sociologjisė. Nė kėtė kontekst do tė bėjmė edhe krahasime mes shpjegimeve qė i japin kėto dy disiplina rreth strukturės shoqėrore dhe ndryshimit social, do tė mundohemi tė tregojmė se sa janė tė natyrės shkencore dhe ideologjike, me cilėn prej tyre shoqėria mund tė kuptohet dhe tė shpjegohet mė mirė. Sociologjia, tė cilėn do ta krahasojmė me ilmu’l-umranin, e shpjegon jetėn shoqėrore duke u bazuar nė shembullin e shkencave natyrore moderne. Sociologjia hermeneutike,8 tė cilėn W. Dilthey (1833-1911) e cilėson si shkencė shpirtėrore, mbetet jashtė trajtesės sonė.

Temat tė cilat do t’i shyrtojmė pėrgjatė studimit tonė nė mėnyrė tė pėrgjithshme do t’i analizojmė dhe do t’i vlerėsojmė nė pjesėn e pėrfundimit.

LIBRI I PLOTE TEK: http://scbks.blogspot.com/2014/09/so...-haldunit.html