Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Martiret e Gjuhes dhe Kultures Shqipe

    Nuk kam pa ne forum nji teme ku te permblidhen martiret qi rane tuj perhap gjuhen e kulturen shqipe.

    Nuk besoj te kete pas ndonji gjuhe ne bote kaq shume armiq e po aq te fuqishem e te zellshem. Sikur me kaq pasion e zell te kishin punu per mireqenien e vendit te tyne bota do tu a kishte pas lakmi.

    Ka disa mes nesh qi gjakun e derdhun per gjuhen tone e shohin si shpikje te realizmit socialist, edhe pse jane te dokumentum nga historiane nderkombtar.

    Ka te tjere qi nuk te lejojne as me i reabilitu heretiket e vrame sepse ne mendjen e zemren e tyne inkuizicioni vazhdon ala sot, kuptohet ne format moderne : terror psikologjik, propogande, dizinformim etj.
    Me ndihmen tuj shpresoj te bajme nje permbledhje te ktyne figurave te pavdekshme, luftes qi bane me anmiqte e popullit tone dhe vepren qe lane mbas.



    Po e filloj me Papa Kristo Negovanin
    Emri:  Papa_Kristo_Negovani.jpg

Shikime: 1644

Madhėsia:  19.5 KB


    Atė Papa Kristo Negovani

    Nė kuadrin e 100–vjetorit tė Pavarėsisė sonė Kombėtare, mbarė populli shqiptar kudo qė ėshtė, pėr asnjė ēast nuk do tė harrojė qė nė themelet e kėsaj Pavarėsie qėndron kontributi i pėrpjekjeve dhe punės titanike tė rilindėsve tė botės shqiptare.

    Puna e madhe dhe vetėmohuese e tyre ishte pėr tė zhvilluar e mbajtur gjithmonė tė gjallė gjuhėn tonė kombėtare dhe idenė e atdhedashurisė, qė ėshtė kryer me sukses nė sajė tė njė ndėrgjegjeje tė lartė patriotike dhe tė punės sė madhe, pa marrė parasysh edhe sakrificėn e jetės sė tyre.

    Nė vigjilje tė Pavarėsisė, historikisht dihet se nė prag tė fillimshekullit qė kemi lėnė pas, gadishulli i Ballkanit po pėrjetonte momentet nga mė tė ndėrlikuarat dhe populli shqiptar e njohu shumė mė mirė fytyrėn ė shėmtuar antinjerėzore tė shovinizmit ballkanas.

    Mbretėrit dhe kralėt, ministrat dhe gjeneralėt e shteteve tė gadishullit, qė nė kėtė kohė e kishin fituar pavarėsinė nga okupimi i Perandorisė Osmane pėrpara Shqipėrisė, ėndėrronin pėr njė Greqi tė madhe, Serbi tė madhe, Bullgari tė madhe, duke synuar pėr tė aneksuar pjesėn Jugore dhe Veriore tė Shqipėrisė. Kjo ishte periudha kur gjithēka digjej dhe pėrvėlohej, periudhė kur vriteshin e masakroheshin burra e gra, fėmijė e pleq nėpėr trevat tona nga kėta shovinistė tė tėrbuar fqinjė, tė cilėt pėrpos aneksimeve territoriale synonin qė tė asimilonin mbarė kombin shqiptar, duke i mohuar edhe shkollat e gjuhėn tonė amtare.

    T’i biem shqiptarizmit kokės kudo qė tė shfaqet, nė kishė, xhami e nė shkollė, nė familje e nė pazar, kudo, kudo nė qytet e nė fshat, sepse ai i ka rrėnjėt ndėr shekuj nė thellėsi tė tokės shqiptare, nė gjakun e vet, nė zemrėn e vet; ishte propaganda shfrenuese e fondamentalistėve tė megaloidhesė tė asaj kohe.

    Nė kėtė periudhė, tė dilje pėrpara shovinizmit grek me kaq bindje dhe vetėmohim, si Ata Kristo Negovani, ishte njėsoj si tė hidheshe nė grykėn e mitralozit tė armikut. Prandaj, rilindėsit tanė dhe shtypi i asaj periudhe qė botohej nga patriotėt shqiptarė si brenda ashtu edhe jashtė nė Sofje e Bukuresht, e ēmuan aq shumė gjestin e mėsuesit e tė priftit Negovani, si dėshmor e martir pėr shkollėn e gjuhėn shqipe qė mbeti deri nė ditėt e sotme si njė nga pishtarėt e pavdekshėm tė botės shqiptare.

    Kristoja lindi nė Negovan mė 1873. Mbas mbarimit tė shkollės fillore greke tė fshatit, i ati Harallambi e regjistroi nė Liceun e Athinės, pasi nė atė kohė merrej me karvanėt e tregtisė Athinė – Selanik – Follorinė. Mirėpo nė vitin e fundit ai ndėrpret mėsimet, pasi babanė ia vranė kusarėt gjatė njė prite tė karvanit, nė kėto rrethana fillon punėn si mėsues pėr shkollat greke Negovan, Ballkamen, Leskovec, Kotor.

    Fshati Negovan nė atė kohė, tregon gjyshja jonė Efrosina Papakristo Negovani, ishte shumė i madh dhe numėronte mbi 500 shtėpi tė banuara qind pėr qind me shqiptarė dhe mėsuesi, dhaskali Kristo, krahas klasave nė gjuhėn greke, hapi edhe klasat e para e tė dyta tė fillores nė gjuhėn shqipe. Kjo i shqetėsoi shumė qeveritarėt nė Kozanė tė Follorinės dhe i erdhėn pėr kontroll. Raporti i kontrollit, theksonte gjyshja, e vlerėsonte shumė nivelin e mėsimdhėnies nga ana metodike e pedagogjike, por e kritikonte ashpėr pėr klasat qė kishte hapur nė gjuhėn shqipe, megjithėse ai e mbronte pėr arsye se fėmijėt e klasave tė para tė shkollės fillore nuk kuptojnė asnjė fjalė greqisht dhe se ata dinė vetėm gjuhėn e nėnave tė tyre shqip.

    Komisioni insistoi qė tė mbyllen edhe nė vitin e ardhshėm shkollor, tė mos ketė mėsimdhėnie nė gjuhėn shqipe, kjo e shqetėsoi mjaft gjyshin. Si rezultat i moszbatimit tė kėtij vendimi, pavarėsisht nga niveli i lartė i mėsimdhėnies dhe pa marrė mendimin e kryesisė tė pleqėsisė sė fshatit qė e pėrkrahte dhaskal Kriston, i vjen mandati i pushimit nga puna dhe urgjentisht nė vend tė tij erdhi njė dhaskalicė dhe njė dhaskal nga Selaniku qė nuk dinin asnjė fjalė shqip.

    Nė kėto rrethana, pėr tė mbajtur ekonomikisht familjen largohet nga fshati dhe emigron nė Rumani, duke punuar si marangoz nėpėr kantieret e ndėrtimeve nė Bukuresht dhe Kostancė. Nė kėtė kohė ai i gjeti shqiptarėt atje shumė tė organizuar nė shoqėri tė mirėfillta patriotike dhe Negovanasit e Ballkamenasit kishin ngritur shoqėrinė e tyre “DJALĖRIA”, ndėrsa kushėriri i tij, Mihal Xoxe, kishte ngritur nė Kostancė njė shtypshkronjė nga mė tė mėdhatė tė asaj periudhe nė Rumani, ku rilindėsit shqiptarė botonin veprat e tyre patriotike.

    Librat e Frashėllinjėve, tė Naimit, Abdylit tė Samiut dhe tė shkrimtarėve e patriotėve tė tjerė tė Rilindjes sonė Kombėtare, qė botoheshin nė kėtė shtypshkronjė, ndezėn akoma mė shumė ndjenjat patriotike tė mėsuesit Kristo. Ato tre vjet qė punoi Kristoja nė Rumani, qenė pėr tė njė shkollė e madhe qė solli njė ndryshim tė thellė nė ndėrgjegjen e tij, mbasi ato e bėnė nga njė njeri me arsim dhe edukatė greke, nė njė militant tė shquar tė lėvizjes sonė patriotike.

    Ishte koha kur shovinizmi grek filloi tė veprojė lirisht kundėr tė gjitha vendeve tė tjera fqinje, qė pengonin helenizmin mbi kėtė zonė tė okupuar nga Turqia nė Ballkan. Ishte koha kur edhe lėvizja e jonė nacionale, nga njė lėvizje propagandimi pėr gjuhėn, shkollėn dhe kulturėn kombėtare po kthehej gradualisht nė njė lėvizje tė armatosur kundėr Turqisė dhe synimeve tė shovinizmave fqinj, sidomos atij grek, qė ishte lėshuar me egėrsi pėr helenizimin edhe tė banorėve tė pjesės Jugore tė Shqipėrisė.

    Pas tre vjet emigrim dhe nė kontakt gjithmonė me rilindėsit e Bukureshtit dhe tė Sofjes, nė vitin 1897, tregon gjyshja Efrosia, Kristoja kthehet nė fshat dhe me guxim tė madh rifillon luftėn kundėr propagandės shoviniste greke. Kjo ishte njė punė shumė e rrezikshme, se nė atė kohė, krahas zhvillimit tė gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe me frymė patriotike dhe fillimit tė lėvizjes sonė tė armatosur, shovinizmi grek ishte tmerrėsisht i egėrsuar dhe Negovani, Ballkameni shkeleshin vazhdimisht si nga ēetat bullgare, ashtu edhe nga andartet grekė.

    Kristoja, duke qenė i sigurt se nga pozitat e fesė do ta luftonte me mė sukses propagandėn greke me platformė fetare, me ndihmėn e rilindėsve shqiptarė tė Stambollit, siguroi dokumentin nga Patriarkana Ortodokse Botėrore e Stambollit qė shugurohet si prift i kishės nė Negovan e Ballkamen; me tė cilin mbasi e paraqiti nė organet qeveritare tė Follorinės dhe nė kryesinė e pleqėsisė sė fshatit, filloi ceremonitė fetare, duke e dhėnė meshėn nė gjuhėn shqipe.

    Kjo u mirėprit nga tė gjithė banorėt shqiptarė tė Kazasė Manastir – Follorinė – Kostur, por trishtoi mjaft dhespotin e Kosturit Karavangjelis, i cili vinte nė dyshim pėr gjuhėn qė do tė pėrdorej gjatė predikimeve fetare.

    Ardhja e gjyshit me katėr mushka tė ngarkuara, tregon Efrosina, bėnė shumė pėrshtypje nė fshat dhe flitej poshtė e pėrpjetė qė do hapė punishte pėr pėrpunimin e drurit. Mirėpo kur ato ngarkesa u hapėn, doli qė ato ishin vetėm libra; gjysmat i nisi menjėherė pėr nė Korēė, ndėrsa me gjysmėn tjetėr ai hapi nė katin e dytė tė shtėpisė shkollėn nė gjuhėn shqipe, ku filluan tė mėsojnė mė shumė se 180 fėmijė e tė rritur nga fshati Negovan e Ballkamen. Fėmijėt vinin ditėn, ndėrsa tė rriturit kur ktheheshin nga puna deri nė orėt e vona tė natės.

    Kjo shkollė n′atė kohė u vlerėsua shumė nga rilindėsit, pasi nuk ishte vetėm njė institucion pėr arsimin nė gjuhėn shqipe, por ishte edhe si njė vatėr qė ngrohu ndjenjat patriotike tė bashkėfshatarėve pėr tė gjithė trevėn.

    Duke filluar nga viti 1899, ai filloi tė botojė librat e tij shkollorė dhe kishtarė nė shtypshkronjat e shoqėrive tė Bukureshtit dhe tė Sofjes. Me artikujt e poezitė qė botonte nėpėr organet e shtypit tė asaj periudhe, ai u bė shpejt i njohur si njė nga propagandistėt e flaktė tė ēėshtjes kombėtare, me anėn e tė cilave kėrkonte forcimin e lėvizjes sonė mbarė shqiptare, lėvrimin e gjuhės letrare shqipe dhe pėrhapjen e shkrim leximit shqip nė masė.

    “Shkronjat e bėjnė kombin tė quhet komb”, thoshte ai dhe vazhdonte: “Po tė mos kemi shkronjat shqip, dituria e kombeve tė tjera do tė na mbysė, nuk do tė dėgjohet me fjala shqipėtar e shqip”.

    Kėto kėrkesa kulturore Atė Kristoja i lidhte ngushtė me detyrėn e madhe qė kishte Rilindja jonė nė atė kohė, me bashkimin nė luftė kundėr Turqisė, pėr sigurimin e lirisė dhe tė pavarėsisė sė Atdheut dhe nė kėtė kuadėr predikonte: “Vallė cila na ndalon tė mos mėsojmė gjuhėn tonė, e tė mos kemi shkollat tona kudo e nė gjuhėn tonė nė Shqipėri? Qeveria otomane, e cila nuk do bashkime tė shqiptarėve, ka frikė se bashkimi bėn fuqinė, fuqia dėbon armiknė lark vatrės, e shkund dhe e hedh tej zgjedhėn”.

    Propagandėn shoviniste greke, me dukje fetare, Atė Kristoja e luftoi po nga pozitat e ortodoksisė, pėr tė na bėrė tė qartė dallimin midis fesė dhe kombėsisė, se ortodoksizmi s′ėshtė i lidhur vetėm me gjuhėn greke; pėr tė qenė ortodoks i mirė, predikonte ai, duhet kuptuar se ēfarė thuhet nė kishė, prandaj kisha nė gjuhėn greke nuk i shėrben ortodoksisė shqiptare.

    Ai kritikonte ēdo akt e veprim qė pengonte zhvillimin e lėvizjes sonė kombėtare. Mirėpo njė propagandė e tillė kundėr shovinizmit tė egėrsuar grek qė nė atė kohė ndiqte me reprezalje nė masė elementin shqiptar, ishte njė punė mjaft e rrezikshme. Megjithatė puna e tij si mėsues dhe njeriu i fesė, predikues i ideve kombėtare dhe sidomos vendosmėria e tij pėr tė mos u lėkundur edhe nė ēastet mė tė vėshtira, e bėnė Papa Kriston njeriun mė tė dashur tė shqiptarėve kudo ku ishin.

    Sipas kronistėve nė kėtė kohė, atė Papa Kristoja ishte i lidhur ngushtė me organizatorėt kryesorė tė lėvizjes sonė kombėtare. Ai ishte anėtar i komitetit tė fshehtė tė Manastirit, qė u ngrit qė mė 1903-shin dhe mė 1904-n Papa Kriston e zuri dhe e burgosi 2 muaj qeveria turke nė Manastir, ku kishte vajtur tė bėnte takim me shokėt.

    Shovinistėt grekė bėnė ēmos sa me tė mirė dhe me shumė kėrcėnime, qė ta largonin nga rruga e tij e shqiptarizmit, ose ta bėnin njeriun e tyre pėr Elladhen: por ai s′u pėrkul pėr asnjė rast. Gjyshja Efrosina tregonte se komandanti i operacioneve tė andartėve tė trevės Manastir – Follorinė – Kostur, Pavllo Mellai na erdhi tri herė nė shtėpi pėr ta bindur qė tė ndėrrojė rrugėn dhe pėr tė pranuar se ēfarė mund tė bėnte me tė. Herėn e parė pėr tė mos hapur shkolla shqipe, duke i thėnė se edhe Perandoria Turke e ka tė ndaluar gjuhėn e shkollėn shqipe; herėn e dytė pėr predikimet shqip nė kishė, duke e lidhur ēėshtjen e fesė ortodokse me Greqinė dhe herėn e tretė, i bėnė thirrje tė merrte gruan e fėmijėt dhe tė shkonte nė Athinė, atje do tė punėsohej si mėsues, fėmijėt do i fusnin nė shkollė dhe do tė sistemoheshin shumė mirė. Mirėpo gjyshi yt, pėr asnjė rast nuk u dha miratim dhe iu kundėrvu, duke i thėnė: “Zoti komandant, mė thuaj tė lutem se ēfarė ju shtyn juve qė vini nga Athina deri kėtu pėr kėto qė thua?” Ai iu pėrgjigj: “Vi pėr patriadhėn Elladhėn!” “Sa mirė komandant, por ja edhe unė kėtė jam duke bėrė”, duke ia thėnė haptazi se ishte njė propagandist i lėvizjes shqiptare dhe se kishte marrė parasysh edhe vdekjen pėr Atdheun e Kombin Shqiptar; “Ti pėr Greqinė si grek dhe unė pėr Shqipėrinė si shqiptar qė jam!” Unė, tregon gjyshja, nė moment u shtanga, sepse u tremba aq shumė sa u ēudita se si s′mė ra tė fikėt, sepse komandanti ishte i armatosur me njė kobure tė madhe nė brez dhe u frikėsova se mos mė vriste burrin. Por jo, ai mbasi ndenji pak i menduar, m’u drejtua mua dhe mė tha: “Priftėreshė erdha t′ju ndihmoj si familje, qė burri i juaj tė heqė dorė se kėto gjėra nė kėto vahte janė me zarar dhe tė sekėlldisura. Sidoqoftė ju falėnderoj pėr mikpritjen dhe darkėn e mirė qė kishe gatuar dhe tė them tė drejtėn qėndrimi i dhaskal Kristos mė habiti, por edhe mė impresionoi, mbasi u tregua dhe mė foli hapur me sinqeritet, guximtar dhe shumė i zgjuar!” Po atėherė e pyeta: Kush e vrau gjyshin?

    Vrasjen e ka organizuar dhe e ka bėrė dhespoti i Kosturit, Karavangjelisi, m′u pėrgjigj; mė 10 shkurt tė motit 1905, ai erdhi nė fshat dhe asistoi nė meshėn qė mbajti gjyshi dhe kur dėgjoi qė u mbajt nė gjuhėn shqipe, ai u nevrikos dhe si i tėrbuar iku nga fshati pa u takuar me njeri, duke thėnė: “Mos e zėntė gjallė viti i ardhshėm”; dhe madje, para se tė largohej, iu dha edhe urdhrin andartėve tė Jan Bullakės qė tė vrisnin brenda ditės nė fshatin tonė 25 patriotė shqiptarė, me nė krye dhaskal Kriston dhe vėllain e tij Theodhosin. Vrasje e tmerrshme kjo, e cila u krye mbas dy ditėve mė 12 shkurt 1905 me thika e hanxharė nga banda shoviniste greke qė dhespoti i kishte sjellė siē u fol nga fshatarėt nga Kreta dhe tė maskuar nė pyllin afėr fshatit.

    Sipas kronistėve tė asaj kohe, vrasja e mėsuesit Atė Papa Kristo Negovani, preku pėrvajshėm gjithė kombin shqiptar dhe sidomos djalėrinė kryengritėse tė saj dhe gjithė poetėt tanė tė kohės, si Loni Logori, Asdreni, Ēajupi, Siliqi etj. I kushtuan nga njė elegji plot shpirt e zemėr kėtij martiri, qė edhe sot kujtohen vargjet e tyre antologjike.

    Papakristonė e vranė
    Dhe s′ra pėr tė njė kambanė
    Dhe mallet e Shqipėrisė
    Dhe shpellat e malėsisė
    Thėrrisnin anembanė
    Papakristonė e vranė!



    Atdhetarėt shqiptarė kudo qė ishin u prekėn shumė nga kėto vrasje qė ndodhėn nė fshatin Negovan dhe vrasja e Papa Kristos u bė kushtrim pėr lėvizjen tonė patriotike n′atė kohė, kur ēetat e para si ajo e Bajo Topullit, Spiro Ballkamenit etj., ishin duke u hedhur nė luftė pėr ēlirimin e vendit. Ēeta e Bajo Topullit, pėr tė marrė gjakun e kėtij heroi fill pas njė viti tė ngjarjes sė Negovanit pėr nder e pėrfitim tė tė gjithė kombit, vrau me njė plumb dhespotin grek tė Korēės, Fotin. Mėsuesi Atė Papa Kristo botoi 6 vėllime tė veēanta, pėrkthime, adaptime dhe origjinale nė prozė e vjershė. Veē kėtyre ai botoi te kalendari kombėtar 46 fabula dhe 50 vjersha didaskolike. Punonjėsit shkencorė, nė fushėn e gjuhės dhe tė historisė, e cilėsojnė se duke ecur nė rrugėn e Naimit veprat qė ai ka botuar i pėrgjigjen kryesisht qėllimit tė tij si mėsues dhe edukator patriot. Nė fabulat e tij synon tė edukojė veti tė mira te bashkatdhetarėt e vet; lufton intrigėn, mendjemadhėsinė, dembelizmin, gėnjeshtrėn, pabesinė dhe edukon drejtėsinė, ndershmėrinė, zellin pėr punė, vigjilencėn etj. Te fabula p.sh. “Pula dhe Dallėndyshja” ai paraqet urrejtje kundėr shovinizmit grek:

    Gjer mė sot, o tė uruar
    Pėr ata kemi punuar
    Ndė luftė jemi pėrpjekur
    Me barut edhe me hekur
    Ne nga zgjedha i shpėtuar
    Pėr vete gjė s′trashėguam
    Ata gjuhėn na shkretojnė
    Shqip nuk duan tė dėgjojnė

    Ose predikimet pėr tė rinjtė e bashkėfshatarėt e vet pėr dashurinė e vėrtetė ndaj mėmėdheut.

    O djem o vasha vraponi
    Nd′ i bekuar mėsim!
    Gjuhėn e mėmės mėsoni
    Me dėshirė e mallėngjim!
    Sepse: mėsimi do t′shpėtojė
    Tė varfrėn Shqipėri



    Vjershat e Papa Kristos pėr tė vegjlit kanė karakter didaskolik – edukonjės.

    Sa jam zemėrgėzuar
    Mėsimet q′i kam mėsuar
    Gjithnjė do tė pėrpiqem
    Nga shkolla tė mos hiqem

    Sikurse Naimi, edhe Papa Kristoja futi midis vjershave fabula e fjalė tė urta.

    “Secili lind jo vetėm pėr lindėtorėt (prindėrit), por edhe pėr mėmėdhenė e pėr mėmėdhetarėt.” Ose “Ēdo njeri i pamėsuar ėshtė dru i papunuar”.

    Tė shumtat janė mbi dashurinė pėr atdhe, pėr prindėrit, pėr punėn, modestinė, miqėsinė etj. Ato janė thurur me sentencėn popullore, madje kanė dalė mjaft tė qėlluara: si p.sh. luani.

    “Dhelprėn e pabesė e bėri njė qind thėrrime, pastaj i vajti gomarit, e hėngri me gjithė qime.”

    Ose pėr ujkun, “Ulkne e qethnin, qė tė ndronte mentė. Po ay thoshte: Shpejt se m′iknė dhentė.”

    Me punėn e tij, Atė Papa Kristo Negovani, thoshin rilindėsit, krijoi njė traditė tė shkėlqyer, mbasi luftėn e tij nė Negovan pėr arsimin dhe kulturėn shqiptare e vazhdoi pak mė vonė, po me atė heroizėm, njė tjetėr dėshmor i shquar i Rilindjes, Petro Nini Luarasi, dhe nė fshatin Ballkamen, Spiro Ballkameni me ēetat tona la mbresa tė thella me trimėrinė e tij.

    Papa Kristoja iu kushtua punės pėr futjen e gjuhės shqipe nė masė, nė njė kohė kur mjetet mėsimore dhe edukative ishin aq tė pakta, sa “edhe njė abetare e vetme, siē thoshte ai, shėtiste nė njėzet vetė, sa grisej e bėhej lėvere”. “Ėshtė e madhe nevoja, theksonte gjithmonė, tė pėrkthehen e tė shtypen vivlla tė shkruhet historia kombėtare, tė lėēitet gjuha shqipe kudo. Ata qė dinė tė kėndojnė (tė lexojnė) shqip, tė stėrvitin e tė mėsojnė tė paditurit jo vetėm nė shkolla, por edhe nėpėr shtėpi njeri-tjatrin gjersa tė vijė koha qė tė kėndohet liruar gjuha e jonė shqip. Atėherė, sikundėr janė dėgjuar stėrgjyshėrit tanė, pėrsėri edhe neve do tė dėgjohemi e do tė lulėzojmė, do tė bashkohemi dhe do tė kemi fuqi tė madhe”.

    Nė studimin monografik pėr analizėn e veprės sė Atė Papa Kristo Negovani historiani dhe shkrimtari i nderuar Dhimitėr Fullani, e cilėson kėtė dėshmor dhe martir tė gjuhės e shkollės shqipe, si njė nga figurat mė tė bukura tė historisė sė Rilindjes sonė kombėtare qė me shkrimet e tij zuri njė vend edhe nė historinė e letėrsisė shqipe, dhe mė tej vazhdon: “Tek e shohim, ndofta i nėnvleftėsojmė kėto shkrime, sepse pa dashur, i gjykojmė duke i matur me nivelin qė ka arritur letėrsia jonė artistike sot. Por, po tė vlerėsohen kėto shkrime nė konditat historiko–letrare tė kohės, do tė shihet qartė kontributi qoftė dhe modest, qė dha ky autor nė traditėn tonė letrare, sepse letėrsia jonė artistike atėherė, me gjithė pėrparimin e madh qė kish bėrė, veēanėrisht me De Radėn e Naimin, nė disa anė ajo ishte ende nė hapat e nisjes, ajo gjendej ende nė formė embrionale nė disa gjini e lloje letrare.

    Para sė gjithash, nė procesin historik tė zhvillimit tė letėrsisė sonė fėminore nuk mund tė mos ndalesh mirė te Papa Kristoja. Shkrimtari i mirėnjohur pėr fėmijė, prof. Bedri Dedja, nė pėrpunimin e novelės tė Papa Kristo Negovanit “I vogli Donat Argjendi” dhe i ritreguar pėr fėmijė, shprehet: Midis patriotėve rilindės tė penės ishte edhe martiri i gjuhės shqipe, Papa Kristo Negovani, i cili luftoi gjatė jetės sė tij tė shkurtėr (32-vjeēare K. N.) pėr tė pėrhapur gjuhėn shqipe dhe pėr tė zgjeruar fondin e leximeve pėr tė vegjlit shqiptarė. Nė gjininė e prozės, ai ka njė meritė, sepse ėshtė i pari qė krijoi tregimin e gjatė (novelė) nė letėrsinė tonė pėr fėmijė. Ndėrsa i nderuari profesor i Universitetit tė Prishtinės, dr. Begzat Balliu, nė kumtesėn shkencore qė mbajti nė vjeshtėn e vitit 2011 nė Universitetin “Fan Noli” nė kuadėr tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė, shprehet: “Negovani ishte mė shumė se kaq, ishte patriot i kthyer nė simbol tė Atdheut, Kombit dhe gjuhės sė tij. Njė shenjė historike qė mbante gjallė lėvizjen kombėtare tė kohės, njė personalitet, vrasja e tė cilit preku pėrvajshėm gjithė kombin shqiptar, e veēanėrisht djalėrinė kryengritėse shqiptare, e cila nė kėto kohė tė vėshtira, nė kapėrcyellin e shekullit XX, i kishte marrė fatet e Atdheut nė duart e saja”.

    Si propagandist e agjitator i palėkundur dhe si njė nga organizatorėt e shquar tė lėvizjes sonė kombėtare, Atė Papa Kristo Negovani ka lėnė njė emėr, qė do tė nderohet brez pas brezi. Te figura e tij si dėshmor i ndritur pasqyrohen qartė tė gjitha pėrpjekjet dhe lufta vetėmohuese qė bėnė stėrgjyshėrit tanė, veēanėrisht mėsuesit si: Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi e shumė tė tjerė qė dhanė jetėn pėr triumfin e arsimit dhe tė kulturės sonė kombėtare. Me kėta dėshmorė, midis tė cilėve edhe Atė Papa Kristo Negovani, populli ynė ka tė drejtė tė krenohet pėr traditat tona luftarake nė fushėn e arsimit dhe tė kulturės sonė kombėtare, qė gjatė njė shekulli tė pavarėsisė, me punė e pėrpjekjeje tė mėdha, sot e kemi masive dhe cilėsore, ashtu si e ėndėrruan tė gjithė rilindėsit tanė tė mėdhenj.

    Kristo, krahas klasave nė gjuhėn greke, hapi edhe klasat e para dhe tė dyta tė fillores nė gjuhėn shqipe. Kjo i shqetėsoi shumė qeveritarėt nė Kozanė tė Follorinės dhe i erdhėn pėr kontroll

    Pas tre vjet emigrim dhe nė kontakt gjithmonė me rilindėsit e Bukureshtit dhe tė Sofjes, nė vitin 1897, tregon gjyshja Efrosia, Kristoja kthehet nė fshat dhe me guxim tė madh rifillon luftėn kundėr propagandės shoviniste greke

    Sipas kronistėve tė asaj kohe, vrasja e mėsuesit Atė Papa Kristo Negovani, preku pėrvajshėm tė gjithė kombin shqiptar dhe sidomos djalėrinė kryengritėse tė saj dhe tė gjithė poetėt tanė tė kohės, si Loni Logori, Asdreni, Ēajupi, Siliqi etj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Pėr: Martiret e Gjuhes dhe Kultures Shqipe

    Nje program interesant i Top Channel

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Pėr: Martiret e Gjuhes dhe Kultures Shqipe

    Emri:  At_Stath_Melani_Permet_-_Fig_2_-_Ce.jpg

Shikime: 1350

Madhėsia:  49.2 KB
    http://www.forumishqiptar.com/threads/102223-At-Stath-Melani-dhe-patriot%C3%ABt-e-tjer%C3%AB-Orthodoks-t%C3%AB-P%C3%ABrmetit!

    At Stathi Melani - Patriot dhe prift shqiptar, lindi mė 1858 e vdiq mė 1917.
    Stathi Melani ishte njė prift ortodoks shqiptar, pjesėmarrės i Kongresit tė Manastirit, i cili vendimet e marrura nė kongres pėr pėrhapje e gjuhės sė njėsuar letrare shqipe i zbatonte nė fshatrat e Shqipėrisė sė jugut. Pėr veprimtarinė e tij patriotike ai u pėrndoq nga autoritetet turke qė sundonin nė atė kohė nė Shqipėri. Edhe pėrkundėr faktit qė turqit ia dogjėn tri herė shtėpinė, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Nė tė njėjtėn kohė veprimtaria e tij pėrcillej edhe nga priftėrinjtė ortodoksė grekė tė cilėt organizuan edhe vrasjen e tij. Kėshtu, mė 24 Dhjetor 1917 banda e kusarėve tė Josif Suropullos i zuri pritėn e vrau dhe i masakroi kufomėn duke i prerė kokėn pėr t'u tėrhequr vėrejtjen dhe frikėsuar veprimtarėt e tjerė shqiptarė ortodoksė. Megjithatė vrasja dhe masakrimi i tij te tė rinjtė e Shqipėrisė sė jugut ishte vetėm njė vėrtetim pėr rendėsinė e gjuhės shqipe.

    AT STATH MELANI - FIGURĖ KOMBĖTARE QĖ MERITON TITULLIN "NDERI I KOMBIT"

    Nga ARTUR VREKAJ



    Tė nderuar drejtues tė Federatės Panshqiptare VATRA, nė kuadėr tė 100-vjetorit tė Vatrės dhe teė Pavarėsisė sė Shqipeėrisė si dhe nė vitin e 95-tė tė rėnies heroike tė At Stath Melanit si pėrmetar dhe mėrgimtar qė ndjehem me fat qė mėrgova nė tokėn ku hodhi farėn e shqiptarisė ajo gjeneratė e atdhetarėve me zė tė kombit tonė, ju drejtohem t'i bashkohemi nismės bashkė me Bashkinė Pėrmet pėr t'i propozuar Presidentit tė Shqipėrisė zotit Bamir Topi tė nderojė me titullin e lartė " Nderi i Kombit" njė nga figurat e shquara tė shqiptarisė At Stath Melanin qė si anėtar i kėsaj organizate punoi me moton "Pėr Shqipėrinė dhe shqiptarinė".

    Lypset te pershpejtojme per te fituar ne kohe ose edhe duke bashkerenduar me Bashkine e Permetit.

    Ne tashme e dime jeten dhe vepren e At Stath Melanit si vatran dhe shqiptar i palodhur per ēeshtjen kombetare.

    Une dua te sjell shkurt jeten dhe vepren e At Stath Melanit nga Melan i Permetit nga nje fshat qe mori emrin e fisit te tij ardhur nga Golerani, fshat te cilin greket e dogjen dhe e rrafshuan qe njerezit te mos ktheheshin me.

    At Stath Melani eshte atdhetari dhe patrioti i spikatur i Levizjes per Identitet Kombetar shqiptar, Liri dhe Pavaresi per Shqiperine edhe nder ne shqiptaret qe merguam Amerikes ne shekullin e dyte te shqiptareve te merguar ne Boten e Re.

    Bashke me Nolin, Konicen, Luarasin,Gramenon, Kirken, Dakon e shume te tjere ai u be nje nga sherbetoret, organizatoret dhe propagandistet e shqiptarise ne Amerike kur Shqiperise dhe Gjuhes Shqipe u kanosej copetimi dhe crrenjezimi.

    Shqiptari Stath Melani qendroi ne krah te Nolit per te hedhur themelet e kishes shqiptare ne Amerike.

    Ai e kendoi zotin ne shqip ne Amerike, ne Worcester ,Massachusetts si prift i mbrujtur me njė atdhedashuri tė zjarrtė kur lufta e kishes greke kunder kishes shqiptare ishte evidente njelloj si dhe vrasjet dhe masakrimi ideologjik i shqiptareve ne Jug te Shqiperise e ne Cameri nga greket.

    At Stath Melani qe i pari prift qė meshoi shqip nė kishat e Pėrmetit. U shqua veēanėrisht si propagandist pėr njė Shqipėri tė bashkuar, pėr unitetin e popullit shqiptar dhe tėrėsinė tokėsore tė tij. Mbajti lidhje tė vazhdueshme me patriotėt shqiptarė e shtėpia e tij u bė strehė e luftėtarėve tė lirisė.

    Ai luftoi me pushke ne dore me ceten e tij ne Jug te Shqiperise kunder shovinisteve greke qe donin te ndanin krahina te Shqiperise ne dobi te tyre.

    At Stath Melani deklaronte kur la Ameriken se " sot duhet te punojme per Shqiperine, sot eshte dita te vdesim per te."

    Banda shqiptare e Josif Suropullos e paguar nga qarqe greke e vrau pabesisht me 24 dhjetor 1917 ndersa kthehej nga Permeti ne Melan por vrasja e At Stath Melanit e ngriti dhe me shume zemeraten e popullsise shqiptare te Jugut te Shqiperise dhe te Camerise duke e ngritur me lart ndergjegjen kombetare per shpetimin e GJuhes Shqipe dhe te teresise tokesore te Shqiperise.

    Ja si shkruante Mihal Grameno me 1907 per te:

    Ē’mund t’i kujtojmė mė parė plakut Stath Melani: trimėritė, vuajtjet, apo theroritė qė ka bėrė pėr atdhenė?

    Kur dridhej bota nga Sulltan Hamiti e nuk guxonin tė shfaqnin kombėsinė, At Stathi ishte nga tė pakėt qė pėrpiqeshin pėr tė drejtat kombėtare.

    At Stathi nuk ndiqej vetėm nga Turqia, por edhe nga Patrikana, me gjithė kėto asgjėsendi nuk e tmerronte!

    Qėndroi dhe lėftoi pėr tė drejtat e Shqipėrisė!

    Ndaj eshte ne nderin tone dhe te kombit tone per te cilin luftoi e enderroi At Stath Melani qe ne kete vit jubilar te 100-te te Pavaresise se Shqiperise ti propozojme Presidentit te Republikes se Shqiperise, zotit Bamir Topi per ta nderuar me titullin e larte "Nderi i Kombit".

    ARTUR VREKAJ, WORCESTER (USTER) MA - SHBA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Pėr: Martiret e Gjuhes dhe Kultures Shqipe

    Emri:  pandeli-sotiri.jpg

Shikime: 1029

Madhėsia:  32.8 KB


    Pandeli Sotiri, theror i Mėsonjėtores pėr shpėtimin e Korēės nga helenizimi

    Nga Vepror Hasani
    Pandeli Sotiri nuk e dinte qė gruaja e tij do t’i pėrgatiste kurthin e vdekjes. Edhe sikur kėtė gjė t’ia thoshte dikush tjetėr, “ Pandeli ki kujdes nga jot’shoqe”, nuk kishte pėr ta besuar. Ai nuk kishte dyshuar kurrė te gruaja e vet. Mbi tė gjitha e donte. Edhe ajo, sa herė qė gjente rastin, nuk rrinte pa ia shprehur dashurinė e saj. Kur Pandeli Sotiri i tha se sė shpejti do tė tė linte Stambollin dhe tė nisej pėr nė Korēė pėr tė hapur Mėsonjėtoren e parė shqipe, ajo nuk u shpreh kundėr, edhe pse ishte mbesa e njė prej dhespotėve tė kishės ortodokse greke, e rritur nė Fanar. (Ideja pėr vrasjen e tė shoqit do t’i lindte mė vonė.) Ajo vetėm kishte pyetur: “Pse nė Korēė?” Pandeli Sotiri ishte nga fshati Selckė i Lunxhit ntė Gjirokastrės. U lind nė vitin 1843. Studioi nė shkollėn Normale greke tė Qestoratit. Aty pati fatin tė mėsonte edhe gjuhėn shqipe nga mėsuesi i madh, Koto Hoxhi. Pas vrasjes sė prindėrve, i ndihmuar nga tė afėrmit, Pandeliu u nisdrejt Austrisė. Studioi pėr mjeksi nė Vjenė. Aty nga viti 1870, kur ishte rreth 27 vjeē, shkoi nė Stamboll. Nė kėtė kėtė qytet tė madh e tė zhurmshėm, ku Porta e Lartė dhe Patriarkana mbretėronin herė si dy motra dhe herė si dy rivale, mjeku i ardhshėm do tė njihej me gruan e tij. Tashmė ishte 44 vjeē. Kishin vite qė ishin martuar, por ende nuk e kishin njė fėmijė. Githēka do tė dukej normale, nėse ai do tė nisej pėr nė Gjirokastėr, kurse Pandeliu sė shpejti do tė udhėtonte dejt Korēės.
    Pse nė Korēė?
    Njė shkollė shqipe mund tė hapej edhe nė Gjirokastėr, edhe nė Pėrmet, madje edhe nė Elbasan a diku tjetėr, por mė shumė se nė ēdo qytet tjetėr, Korēa po humbiste njerėzit e vet dhe kėtė gjė Pandeli Sotiri e dinte mirė. Propaganda greko-fanariote po shndėrronte nė grek ēdo ortodoks tė kėtij qyteti; ēdo ditė helmonte shpirtin e fėmijėvė qė ndiqnin shkollat greke, ndaj atij i duhej tė nxitonte pikėrisht drejt kėtij qyteti. Shqiptarėt po rrezikonin tė humbisnin njė nga qytet mė tė rėndėsishme tė vilajtetit tė Manastirit dhe nėse humbisnin Korēėn do tė humbisnin edhe njė sėrė qytetesh tė tjera. Njė mundėsi e tillė e tmerronte Pandeli Sotirin, madje gjithė shqiptarėt. Humbja e kėtij qyteti duhej tė ndalohej me ēdo kusht. “Vetėm nė qytetin e Korēės, nė vitet 80 tė shek. XIX, kishte 3 shkolla nė gjuhėn turke, 4 shkolla nė gjuhėn greke, ndėr kėto njė gjysmė gjimnaz, njė shkollė fillore vllahe (themeluar mė 1885) dhe njė bullgare (themeluar mė 1891). Me anėn e shkollės nė gjuhėn greke, tė kishės dhe klerit grek e grekoman nė popullsinė ortodokse tė Korēės prej kohėsh pėrhapej greqishtja dhe propogandoheshin politika dhe ideologjia panhelenistike greke. Megjithse propaganda dhe politika greke nuk kishin mundur t’ia arrinin qėllimit final – helenizimit tė plotė tė kėsaj popullsie, efektet e saj ndjeheshin nė shtresa tė ndryshme tė popullsisė ortodokse shqiptare si nė borgjezinė e pasur ortodokse e cila lidhej edhe me interesat ekonomike me Greqinė, nė klerin vėndės, nė njė pjesė tė intelektualve tė arsimuar nė shkollat greke tė Shqipėrisė dhe tė Greqisė dhe nė ndonjė pjesė tė shtresės sė ulėt tė popullsisė sė paditur dhe tė trullosur nga idologjia fetare fanariote”. (“Shkollat e para kombėtare shqipe”, Hysni Myzyri,Tiranė 1973, f. 43)
    Vetėm 1/4 e ortodoksve
    Gjendja nė Korēė ishte kritike. “Prej tė krishterėvet, njė e katėrta pa dyshim janė shqiptarė tė vėrtetė. Edhe nė mest tė kėtyre kartė-kėmbyerja bėnetė mė shumė shqip.”, Kėshtu i shkruante konsulli austro-hungarez i Manastirit, ministrit tė Jashtėm nė Vjenė mė 1901. Sipas kėtij raporti, klerikėt grekė kishin gėlltitur ¾ e ortodokėsve tė Korēės. “Zgjedhja e Korēės si qendėr e pėrhapjes sė shkrimit dhe shkollės shqipe diktohej pra nga arsye ekonomike dhe shoqėrore – si njė qytet i zhvilluar nė Shqipėrinė e Jugut – nga arsyet politike qė ishte rrahur shumė nga propaganda e Athinės dhe e Fanarit dhe synohej tė shndėrrohej nė njė bazė pėr zgjerimin e politikės aneksioniste greke nė tė gjithė popullsinė ortodokse tė Shqipėrisė, si edhe nga njė farė tradite qė ishte krijuar tashmė nė kėtė krahinė nė fushėn kombėtare”. (“Shkollat e para kombėtare shqipe”, Hysni Myzyri, Tiranė 1973, f. 44) E vetmja siguri ishte e lidhur me faktin se Korēa rrethohej sė paku nga 100.000 banorė tė krahinės qė e urrenin politikėn aneksioniste tė Greqisė. Megjithatė Pandeli Sotiri duhej tė nisej drejt Korēės.
    Thimi Marko
    Pandeli Sotiri nuk kishte asnjė dyshim; nė Korēė nuk do ta kishte aspak tė lehtė. Me tė mbėrritur atje do tė nisnin edhe pėrgatitjet pėr vdekjen e tij. (Vdekjet e parapėrgatitura janė gjithmonė tė frikshme). Por ai nuk e kishte menduar kurrė qė njerėzve qė i dėshironin vdekjen do t’u bashkohej edhe gruaja e tij. Tė tilla intriga dinin tė thurnin vetėm agjentėt e Athinės dhe klerikėt e Patriarkanės. Ata nuk do t’i toleronin kurrė ndėrhyrjet e shqiptarėve nė Korēė. Ajo tashmė ishte e tyre. U ishin dashur kohė e vite pėr t’ia mbėrritur kėsaj dite. E kishte provuar kėtė edhe Thimi Marko, anėtar i shoqėrisė sė Bukureshtit dhe u bind pėr gjendjen qė ekzistonte nė Korēė. Njė vit mė parė, nė pranverėn e vitit 1886, ai u nis pėr atje. Do tė merrte takim me pleqėsinė e Mitropolisė (dhimogjerondinė). Pėr kėtė iniciativė ishte marrė edhe mendimi i Sami dhe Naim Frashėrit, sepse hapi qė do tė hidhej duhej tė ishte i menduar mirė. U mendua tė shfrytėzohej edhe autoriteti i Anastas Lakēes, njėrit nga njerėzit mė tė pasur tė shqiptarėve tė Rumanisė. Kur mbėrriti nė Korēė, me t’u gjendur pėrballė dhimogjerondėve u tha qė vinte nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve brenda dhe jashtė vendit, me kėrkesėn qė Mitropolia tė pranonte pėrdorimin e gjuhės shqipe dhe tė librave shqip edhe nė shkollat greke dhe nė kishė. Dhe pas kėsaj ai priti tė shihte reagimin e tyre. Pa se dhimogjerondėt kishin mbetur syhapur, tė ngrirė, tė habitur, madje nuk po u besonin dot as veshėve nėse kishin qenė tė vėrteta ato qė kishin dėgjuar nga goja e Thimi Markos. Tė ishte ēmendur vallė ky njeri? Ajo qė kishin dėgjuar kishte qenė njė gjėmim nė qiell tė hapur. Si mund tė bėhej njė kėrkesė e tillė!
    Nė lojė me kartėn e Anastas Lakēes
    Thimi Marko kuptoi se po gjendej para njė muri qė nuk mund tė ēahej. Si ndenji njė ēast i heshtur, u tha se ishte i autorizuar edhe nga Anastas Avramidh Lakēe. Dhimogjerondėt pėrsėri mbetėn tė shtangur. Mbase kėsaj radhe edhe mė shumė. Nuk donin tė besonin qė Thimi Marko kishte autorizimin e Lakēes. Nisėn ta vėshtronin me dyshim. Pėr ta, Thimi Marko po mashtronte. Heshtjen e prishi sėrish Marko, nxori njė letėr nga xhepi dhe e zgjati drejt tyre. Letra ishte shkruar nga vetė dora e Anastas Avramidh Lakēe. E njihnin shkrimin e tij. Lakēe ishte njė nga mė tė pasurit e shqiptarve te Bukureshtit, Mitropolia merrte gjithnjė fonde prej tij pėr kishėn dhe shkollat greke. Tė ktheje mbrapsht fjalėn e Lakēes do tė thoshte tė humbisje shumė. Askush prej dhimogjerondėve nuk dinte ē’qėndrim tė mbante. Lakēe nė letrėn e tij shkruante: “…Interesi e donte qė tė futej gjuha shqipe nė shkollat e komunitetit tė Korēės qė tė mėsohej nga ēunat e vajzat.” (Nuēi Naēi: “Shkolla shqipe nė Korēė”, nė “Dituria” vėll II, nr. 5, viti 1927, fq. 166). Palėt gjendeshin nė njė pikė kritike. Pleqėisa mund tė votonte “pro” edhe pėr hir tė Lakēes. Pritej pėrgjigjja. Njė fjalė e vetme mund tė sillte humbjen ose fitoren, ose diēka qė s’ishte as humbje, as fitore
    Vani Cico Kosturi
    Kur Thimi Marko ende shpresonte, gjithēka u pėrmbys krejt pa pritur. Foli dhespoti i Korēės, Filotheos. Sipas tij, gjithė bota duhej tė fliste greqisht, mėsimi i gjuhės shqipe ishte mallkim! Shqipen nuk e kuptonte as Zoti! Por qė edhe Lakēe tė mos ndihej i fyer, u gjet njė pėrgjigje qė nuk thoshte asgjė. Sipas tyre, pėr kėtė kėrkesė duhej pyetur Patriarkana e Stambollit. Patriarkana tha se duhej pyetur Silogu i Madh. Silogu tha se duhej pyetur Porta e Lartė. Porta tha se kjo ishte kompetencė e Patrirakanės e gjithēka mbeti nė njė rreth vicios. Thimi Markos iu dha njė pėrgjigje me shkrim ku thuhej: “…Njė kėrkesė e tillė nuk rridhte nga dėshira e popullit, po nga disa njerėz tė blerė prej propagandės austriake e nga disa protestantė.” (“Dituria”, vėll. II, nr. 5, viti 1927, fq. 166).Sigurisht, pėr Thimi Markon pėrgjigjja nuk kishte qenė edhe kaq e papritur. Nė vitin 1885, Nikolla Naēo, anėtar i shoqėrisė “Drita”, kishte shkuar katėr herė nė Stamboll, ku kėsaj tė fundit i bėri tė ditur se Patriarkana po pėrpiqej tė bashkonte shqiptarėt me Geqinė dhe po cėnonte interesat e Perandorisė, ndaj kėrkohej qė nė kishat dhe shkollat greke tė hynte gjuha shqipe, por pėrgjigjja qė mori ishte negative. Megjithatė Thimi Marko arriti tė bėnte diēka: Vani Cico Kosturi dhe disa mbėshtesė tė tij, braktisėn mbledhjen e dhimogjerondėve tė revoltuar. Muri i dhimogjerondėve pėsoi ēarje. Qė nga ajo ditė Vani Cico Kosturi mbėshteti gjuhėn shqipe. Megjithatė, shumė shpejt u mėsua se Anastas Lakēe i kishte braktisur shqiptarėt e Rumanisė dhe u ishte bashkuar grekomanėve. Ndėrsa Thimi Marko njė vit mė vonė do t’u shkruante shokėve nė Bukuresht: “ Unė kėtu (nė Korēė) gjendem nė shumė brenga. E para ėshtė qė unė nuk rri nat’ e ditė, dyke pėrkujdesur pėr tė shenjtėruarėn punė… qė tė vihet nė udhė (ēėshtja e shkollės shqipe); e dyta jam nė pa rehat se grekomanėt kėtu mė lėftojnė shumė, dhe unė dua dua t’u qėndroj kundėr gjer sa t’u thyhet qafa…”(V. Dodani “Memoriet”, fq 37: Letėr e Thimi Markos dėrguar nga Korēa Visar Dodanit nė Bukuresht mė 3 shkurt 1887) Tė gjitha kėto Pandeli Sotiri i dinte, por ai ishte i vendosur tė shkonte nė Korēė. Pandeliu do tė nisej bashkė me tė vėllanė, ky i fundit do tė ēelte shkollėn shqipe nė Pogradec.

    Mėsonjėtorja e parė shqipe
    Pas disa ditėsh, Pandeli Sotiri bashkė me vėllanė e tij Kostandinin (Koēo ose Koto, siē e thėrrisnin shkurt), u nisėn pėr nė Shqipėri. Mė 7 mars 1887, Pandeliu ēeli nė qytetin e Korēės, mėsonjėtoren e parė shqipe. Pandeliu nuk po u besonte dot syve, kur pa qė fėmijėt e vegjėl po vinin drejt shkollės, varg njėri pas tjetrit. U bėnė gjithsej 35 nxėnės. Kishin ardhur tė shoqėruar nga prindėrit e tyre; kush me nėnėn e vet e kush me t’atin. Shkolla ishte ēelur si pėr fėmijėt myslimanė ashtu sikurse dhe pėr ortodoksėt. Ishte herė e parė qė nė tė njėjtėn bankė do tė uleshin bashkė njė mysliman me njė tė krishter, njė i pasur me njė tė varfėr, njė i ardhur nga fshati me njė nga qyteti. Bashkė do tė uleshin edhe njė djalė me njė vajzė, sepse, deri sa u hap shkolla e vashave edhe ēupat frekuentuan mėsonjėtoren e parė shqipe. Kurrė mė parė nuk kishte ndodhur kėshtu. Deri atė ditė, njėri kishte mėsuar greqisht e tjetri turqisht. Edhe varrezat i kishin tė ndara. Edhe kafenetė i kishin mė vete. Edhe vendbanimin nuk e kishin tė njėjtė; ortodoksėt jetonin mė tė djathtė tė lumit nė fshatin Peskėpi, ose siē u quajt mė vonė Varosh, ndėrsa myslimanėt nė “Kasaba”, (qyteti i Korēės). Nė kėtė shkollė nuk do tė mėsonin shkrim e kėndim nė gjuhėn shqipe vetėm tė vegjėlit, por edhe tė rriturit. Kjo ditė e shėnuar po i bėnte tė gjithė bashkė nė njė festė qė do tė mbetej e paharrueshme. Nuk piptinte asgjė. Dėgjoheshin vetėm fjalėt e tij. Kishte ardhur aty gjithė Korēa. Megjithatė herė pas herė, rreth shkollės viheshin re lėvizje tė dyshimta. Klerikėt e kishės kishin nisur tė thurnin plane tė errta pėr vdekjen e Pandeli Sotirit.
    Vetėm tre mėmėdhetarė…
    Si ia kishin mbėrritur shqiptarėt kėsaj dite tė madhe? Mėmdhetarve u ishte dashur tė sakrifikonin pėr vite tė tėra me radhė.Gjithkujt i dukej e pabesueshme. Tė ishte vallė e vėrtetė? Tė gjithė mėmėdhetarėt ishin aty. Megjithatė kjo madhėshti jepet pak a shumė kėshtu: “Me pėrpjekjet e kėtyre shoqėrive sėlargu (shoqėrisė sė Stambollit dhe tė Bukureshtit – shėnimi ynė) dhe tė patriotėve Thimi Marko, Orhan Pojani dhe Vani Cico Kosturi… u ēel shkolla nė ndėrtesėn e dhuruar prej vėllazėrisė Kristaq Terpo…”. (“Petro Nini Luarasi”, pėrgatitur nga prof Alfred Uēi, f. 40). Kjo frazeologji e pėrmendur mė sipėr, pėrsėritet si nė kor nė tė gjitha librat e botuara nė kohėn e diktaturės. Treshja Thimi Marko, Orhan Pojani, Vani Cico Kosturi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė shpikje e asaj kohe. Ajo pati vetėm njė qėllim: tė mos lejonte tė pėrmendej asnjė emėr tjetėr, pasi ata qė kontribuan pėr ēeljen e mėsonjėtores sė parė shqipe nė Korēė, vinin kryesisht nga shtresat e pasura. Kėrkohej me ēdo kusht harresa e familjeve tė mėdha. Mbi tė gjitha kėrkohej vdekja e kohėrave tė mėdha qė sollėn mėsonjėtoren. Lavdia duhet tė fillonte nga nėntori i vitit 1941. Ndaj sa herė lexon libra tė kėsaj periudhe, qė flasin pėr mėsonjėtoren, ndihesh sikur udhėton pėrmes njė shkretėtėrirė tė pafundme.
    Tė harruarit
    Sigurisht, treshja e pėrmendur mė sipėr nuk mungoi. Por, pa asnjė dyshim, nuk mund tė rrinin pa ardhur aty anėtarėt e Komitetit tė Fshehtė qė ishte krijuar nė Korēė njė vit para ēeljes sė mėsonjėtores. Do tė ishin aty edhe ata qė pak muaj mė vonė nga ēelja e mėsonjėtores krijuan shoqėrinė “Mesimi Shqip”. Nė krye tė saj u vu Alo Dishnica. Ishin tė gjithė mbėshtetėsit e shkollės shqipe dhe tė Orhan Pojanit, tė cilėt u bėnė iniciatorėt e krijimit tė shoqėrisė “Dituria Shqip”. Drejtuesit e kėsaj shoqėrie ishin: kryetar nderi, Ymer bej, kryetar Orhan Pojani, arkėtar Idhomene Kosturi; pleq: Thomaq Eqimi, Qani bej Dishnica, Hafėz Ali (Korēa), Ēikozi Miēe, Ismail bej (Leskoviku) Tefik efendi (Panariti) (Gazeta “Korēa”, e enjte, 26 vjesht’ e III-tė 1909). Te shoqėria “Pėrparimi”, gjejmė kėta mėmdhetarė: “…Kryetar zoti Orhan Pojani, nėnkryetar z. S.Karoli, kėshillonjės: Behar Hafiz Ali, Sami Pojani, shkronjės z. Mihallaq Gramenoja. (Gazeta “Korēa”, 21 vjesht’ e I-rė 1909). Edhe pas 25 vjetėsh (1887-1912), pėrpjekjet pėr shkollėn shqipe vijojnė. Nė vitin 1912 u krijua “Shoqėria shkollore”. “Anėtarėt me vota tė fshehta u zgjodhė kėta zotėrinj: Kryesonjės, Karaman beu, Stavre P. Taēi arkėtar, dhe kėshillonjės: Faik Emin, Muharrem Rexhep, Nikolla Rodhe; Koēo Grameno shkronjės, edhe Hasan Shaqir, Thoma Avrami edhe Vasil Ilias Kole kontrollorė (Gazeta “Koha”, e shtunė, 22 vjesht’ e I-rė 1912). Kjo shoqėri nuk e pati jetėn tė gjatė, pasi drejtuesi i saj, braktisi shoqėrinė dhe mori armėt. Pas kėsaj, shoqėria u drejtua nga kėta mėmėdhetarė: “Kryetar, Orhan bej Pojani, Islam bej Kėlcyra, Mina Frashėri, Abedin efendi Tuxhari, Stavre Karole, Riza efendi Dėrsniku, Idhomene Kosturi dhe Andrea N. Katundi. (Gazeta “Koha” e shtunė, 22 vjsht’ e I-rė 1912) Qė tė gjithė mėmdhetarėt e pėrmendur mė sipėr, por edhe shumė tė tjerė qė ne ende nuk i dimė, i dhanė jetė shkollės shqipe nė Korēė.
    Mėsim dhe libra falas
    Gjithsesi, ēelja e shkollės ishte njė ēudi e madhe. Tashmė edhe shqiptarėt kishin mėsonjėtoren e tyre. “Shkolla e Korēės nė fillim kishte katėr klasė, pėrveē klasės pėrgatitore… Lėndėt kryesore qė do tė zhvilloheshin ishin: shkrim dhe kėndimi shqip, gramatika e gjuhės shqipe. historia, gjeografia, arithmetika, mėsimi i natyrės etj…”. “Nxėnėsve, librat u jepeshin pa tė holla dhe tė varfėrve u jepeshin edhe fletore shkrimi, pena, lapsa e ndonjėherė edhe kėpucė ose opinga”. (“Shkollat e para kombėtare shqipe”, Hysni Myzyri, f.87, Tiranė 1973) Mėsimi jepej falas. Megjithatė fillimisht u pėrdorėn dėrrasa e zezė dhe pllakat, sepse pati vėshtirėsi edhe nė tekste. Me qenė se mėsonjėtorja u ēel nė mars, viti i parė shkollor 1886-1887 do tė ishte i shkurtėr, vetėm tre muaj. Pandeli Sotiri mbeti pėr njė farė kohe mėsonjės i vetėm i shkollės. Pak kohė mė vonė erdhi Ibrahim Efendiu, si mėsonjės i gjuhės turke. Nė muajin maj erdhi Thanas Sina nga Postenani i Leskovikut, si ndihmės i Pandeli Sotirit dhe si mėsues i gjuhės greke. Nė mėsonjėtore u fut edhe gjuha frėnge. Tashmė pėrveē gjuhės shqipe, Pandeli Sotiri do tė jepte edhe frėngjishten tė cilėt e zotėronte mirė. Me vendosjen e gjuhės greke, nė shkollėn shqipe nisėn tė vinin edhe nxėnės qė deri atė ditė kishin frekuentuar shkollat greke. Pas kėsaj numri i nxėnėsve po rritej, fėmijėt po braktisnin shkollat e huaja e po ktheheshin te shkolla shqipe. “Me interes ėshtė fakti se shumica e kėtyre nxėnėsve braktisėn shkollat greke apo vllahe qė ndiqnin deri atėherė dhe u regjistruan nė shkollėn shqipe. Nga njė numur i kufizuar, rreth 35 nxėnės qė u regjistruan nė fillim, nė fund tė vitit shkollor, d.m.th., pas tre muajve, arriti tė kishte rreth 60 nxėnės”.( “Shkollat e para kombėtare shqipe”, Hysni Myzyri, f.64, Tiranė 1973
    Hapja e shkollave shqipe
    Vetėm njė javė mė vonė, mė 14 mars 1887, vėllai i Pandeli Sotirit, Koēo Sotiri, ēeli mėsonjėtoren shqipe nė Pogradec. Shkolla u mor nė mbrojtje nga Kajo Babieni dhe Riza Minarolli. Ndini dhe Gjergji Gusho pėrgatitėn ēeljen e saj. Shkolla shqipe u ēelėn edhe nė Ohėr, nė Rekė dhe nė Treskė. Nisėn pėrgatitjet nė Elbasan, nė Leskovik, nė Ersekė etj. Nė Polenė, nė Luaras etj kishte filluar mėsimi dhe shkrimi nė gjuhėn shqipe. Nė njė letėr qė i dėrgohej nga Shqipėria “Fiamurit tė Arbėrit” nė korrik 1887, thuhej, deri sot janė gjithsej gjashtė (shkolla). Nė gusht tė vitit 1887, me iniciativėn e Petro Nini Luarasit nė Ersekė u ēel njė shkollė shqipe private e cila vazhdoi dy vjet. Shkolla shqipe u hapėn edhe nė fshatrat e Vakėfit (zona e Panaritit). Pėrpjekje pėr ēelje shkollash u bėnė edhe nė Berat, nė Pėrmet, nė Vlorė dhe nė Gjirokastėr, por pėr shkak tė pengesave te shumta greko-turke nuk u bė e mundur ēelja e tyre. Gazeta “Shqiptari” e Bukureshtit shkruante: “Tė pakat tona shkolla shqipe, megjithė qė gjenden nė nisje, po zėri i tyre dėgjohet i fuqishėm pėr paravajtjen (pėrparimin). Kjo kohė e ėmbėl, ky mėngjes kaq i bukur dhe i shkėlqyer u vret sytė ortodoksve dhe mė tepėr grekėve… Greku vė tė gjitha tė mbodhisurat mbi udhėt tė popullit shqiptar qė tė mos zhvillohet. Ay e di qė po tė zhvillohet shqiptari do tė dalin… Istoritė nė faqe dhe atėherė do tė humbasin tė drejtat qė kanė rrėmbyer” (Gazeta “Shqiptari” e Bukureshtit, viti I nr. 13, datė 14 janar 1889, fq.2)
    Leja pėr shkollėn shqipe
    Pandeli Sotiri e ndjente veten me fat qė leja pėr ēeljen e Mėsonjėtores shqipe ishte nxjerrė nė emėr tė tij. Autoritet turke kishin vendosur qe leja pėr ēeljen e shkollave shqipe mund t’u jepej vetėm tė krishterėve, myslimanėt dėshironin t’i mbanin jashtė lėvizjeve tė tilla. Me sa duket kishte qenė e vėshtirė gjetja e njė mėsuesi ortodoks nga Korēa. Tė nėnshtruar prej mitropolisė askush nuk guxonte tė bėhej drejtor i njė shkolle shqipe. Gjendja nė Korēė ishte e vėshtirė. Kjo bėhet edhe mė e kuptueshme nga njė rrėfim i Nuēi Naēit. Kur Pandeli Sotiri u largua nga Korēa, Petro Nini Luarasi erdhi nė Korēė qė tė zinte vendin e tij. Petroja u ndal te njė han: Ja ēfarė rrėfen Nuēi Naēi: “Kėtė vjet unė vinja nė shkollėn greke. Njė ndajnatė-herė tė njė dite janari, zbriti nė han tė Kovit njė kolonjar. Dyke u ngrohur pranė mangallės po i tregonte mikut tė tij qėllimin e ardhjes. Do tė bėhej drejtor nė shkollėn shqipe. Qe mbushur me idealizėm tė flaktė. Dhe unė tek e dėgjonja, u mbusha me inat dhe s’durova dot; ē’mė kishin thėnė nė shkollėn greke kundėr shqipes ja flaka fytyrės qė tė gjitha kėtij njeriu, qė po vinte mėsonjės nė shkollėn shqipe. E shava sa munda – dhe mbarova. Ay heshti; po mė parė se tė shkonja, mė pyeti: “A mendon se nė ē’gjuhė me shave?” Ika, po mė kapi pendesa. Pas pak kohe, u bėra nxnėnės i Petros…” . Edhe ky rrėfim i shkurtėr tregon se helmi i Patrirkanės kishte pikuar nė ēdo shpirt ortodoksi. Nga 6 drejtorėt e parė tė Mėsonjėtores sė parė shqipe, tre ishin ngja Gjirokastra: Pandeli Sotiri nga fshati Selckė, Janko Minxha, dhėndri i Koto Hoxhit nga fshati Qestorat dhe Kristqa Vaja nga Gjirokastra; njė ishte leskoviqar, Thanas Sina nga Postenani; njė ishte nga Kolonja, Petro Nini Luarasi nga fshati Luaras dhe vetėm njė nga Korēa, Nuēi Naēi.
    Dhespoti, Filotheos shpall mallkimin
    Po atė ditė qė u hap mėsonjėtorja dhe fėmijėt e vegjėl shkuan nė shkollė, dhespoti i Korēės, Filotheos Kostandinidhis dhe priftėrinjtė shpallėn mallkimin e gjuhės shqipe. Ditėt qė do tė vinin, pėr pandeli Sotirin do tė bėheshin gjithnjė e mė tė vėshtira. Gruaja e tij kish filluar t’i kėrkonte me ngulm qė tė linte Korēėn dhe tė kthehej sa mė parė nė Stamboll. Nė krye tė intrigave qėndronte Mitropoliti i Kosturit Grigori, pasardhės i Qirillit. Sipas tyre, pas mallkimeve tė shpallura, njė gjėmė e madhe kishte pėr tė ndodhur. Qiejtė do tė ēaheshin dhe rrufetė do tė shkreptinin. Vdekja do tė rrėmbente ēdo njeri qė mėsonte shqip. Shqipja ishte shpallur gjuhė e mallkuar. Mė tė vjetėrit, besimtarė tė zotit, mbetėn tė tmerruar. Prisnin tė ndodhte hataja e madhe. U mallkua Pandeli Sotiri, u mallkuan mėsonjėsit e mėsonjėtores sė parė shqipe, u mallkuan kujdestarėt e saj, u mallkuan prindėrit qė ēuan fėmijėt nė shkollė dhe prapė dhespoti i Korēės ngrihej dhe ngrysej duke mallkuar me kryq nė dorė. U dha urdhėr qė asnjė prift tė mos shkelte tek familje qė ēonin fėmijėt nė shkollė. Asnjė ceremoni fetare nuk do tė kishte pėr ta. As nė pagėzime, as nė kurorėzime dhe as nė varrime nuk do tė kishin praninė e Zotit (priftėrinjve) Tė vdekurit nuk do tė varroseshin nė varret e tė krishterve. Mihal Grameno nė kujtimet e tij shkruan: “Me t’u hapur kjo shkollė, dhespoti dhe tė gjithė priftėrinjtė mbanin “llogo” (fjalim) nė kishė duke mallkuar ata qė pėrkrahnin kėtė shkollė si dhe gjuhėn shqipe…”(AQSh, Fondi Mihal Grameno, dos. 1: Kujtimet e nėnės sime nga Mihal grameno, fq.13 ). Gjuha shqipe ishte njė tmerr pėr ta. Megjithatė Pandeli Sotiri vazhdonte t’u gėzohej fėmijėve qė vazhdonin tė vinin nė shkollė. Do tė kuptonin pėrfundimisht qė nuk ishin grekė, por shqiptarė nga njė fis i lashtė.

    Lajmėrohet Athina dhe Patriarkana
    Dhespoti i Korēės nuk u mjafta me kaq vuri nė dijeni edhe Athinėn dhe Patriarkanėn. Pandeli Sotiri duhej tė zhdukej nga faqja e dheut.“Tepėr tė shqetėsuar nga kėto pėrparime tė shpejta tė lėvizjes kombėtare, Mitropolia dhe kisha greke lajmėruan tė alarmuar Athinėn dhe Patriarkanėn e Stambollit pėr ato qė ngjisnin nė Korēė dhe sipas udhėzimeve filluan tė kundėrveprojnė. Patriarkana me anėn e Mitropolitit tė Korēės u dėrgonte tė krishterve ortodoksė letra “kėshilluese” duke i porositur qė tė largoheshin sa mė parė nga bashkėveprimi me myslimanėt nė ēėshtjen e shkrimit shqip sepse gjoja detyrat e larta tė fesė e ndalonin kėtė gjė (!) Njėkohėsisht prej Athine iu dėrguan letra lajkatare parėsisė ortodokse tė Korēės duke i quajtur pjestarėt e saj “patriotė grekė” dhe duke kėshilluar tė tėrhiqeshin nga ēdo shoqėri apo bashkėpunim me “otomanėt” (d.m.th, shqiptarėt myslimanė), qė punonin nė dobi tė shkollės shqipe. Letrat shoqėroheshin edhe me dekorata “tė ēmuara”, tė cilat iu shpėrndanė gjithashtu krerėve tė fuqishėm, korēarėve ortodoksė”.(S. Luarasi, “Petro Luarasi” – jeta dhe vepra, Tiranė, 1958, fq. 241 nga “mallkimi i shkronjave shqipe”). Priftėrinjė kishin trokitur edhe te dera e shtėpisė ku banonte gruaja e Pandeli Sotirit. I ēonin dhurata te kushtueshme dhe i kėrkonin qė Pandeli Sotiri tė braktiste mėsonjėtoren. Mallkimi nisi tė jepte fryte. Shumė njerėz u tronditėn. Zoti po i mallkonte. I gjendur mes kėrcėnimesh tė shumta dhe intrigave tė pafundme, Pandeli Sotiri u largua nga Mėsonjėtorja dhe u nis drejt Stambollit. Ai nuk e dinte qė po udhėtonte drejt vdekjes

    Vrasja e Pandeli Sotirit
    Sipas tė gjitha gjasave Pandeli Sotiri u vra nė vitin 1991.Ngjarjet e asaj kohe rrodhėn kėshtu: Viti i parė shkollor (1887-1888) pati drejtor Pandeli Sotirin, mėsues tė turqishtes Ibrahim efendiun dhe pėr greqishten Thanas Sinėn nga Postenani i Leskovikut. Viti i dytė mėsimor (1888-1889) pati tė njėjtin staf pedagogjik, por Pandeli Sotiri, pėr shkak tė kėrcėnimeve u largua pa pėrfunduar viti shkollor, ndėrsa Thanas Sina qė zuri vendin e tij, dha dorėheqjen nė pėrfundim tė vitit mėsimor. Tė gjitha kėto ndodhėn pėr shkak tė kėrcėnimeve. Viti i tretė mėsimor (1889-1890), fillo me drejtor Petro Nini Luarasin, me mėsuesin e turqishtes Belul Efendiun (avokat) dhe Kristo Karagjozin (Vodica), i cili u jepte mėsim fėmijėvė tė vegjėl. Viti i katėrt shkollor (1890-1891) u ēel sėrish me drejtor Petro Nini Luarasin, por me pėrfundimin e vitit shkollor edhe Luarasi u largua nga Mėsonjėtorja dhe shkoi nė Kolonjė. Edhe pėr Petron qėndrimi nė Korēė ishte bėrė i rrezikshėm. Mėsonjėtorja e parė shqipe hyri nė vitin e saj mė tė vėshtirė. Shkolla kishte mbetur pa drejtor. Askush nuk ishte i sigurtė nėse do tė gjendej njė tjetėr. Dhespoti i Korēės mė nė fund ia kishte arritur qėllimit. “Njė qėndrim tė tėrbuar antishqiptar mbajti dhespoti i Korēės, Filotheos Kostantinidhis nga Ksanthi, i cili sipas vlerėsimit tė njė bashkėkohėsi ishte “zbatues i denjė i direktivave greke… prototipi i njeriut mė antipatik dhe mė i neveritshėm qė mund tė imagjinohet – mbrojtės fanatik i interesave greke.”(AQSh, fondi i de Radės Dos. 54/2: Letėr e Gjergomiles dėrguar De Radės, origjinali dorėshkrim italisht pa datė, (rreth vitit 1887). Kėshtu vlerėsohej ai nga patriotėt shqiptarė. Pėrpjekjet e atdhetarėve pėr gjetjen e njė drejtori duhet tė kenė qenė tė mėdha e tė vėshtira. Tė gjendur nė kėto rrethana, nuk pėrjashtohet mundėsia mundėsia qė t’i jetė kėrkuar ndihmė edhe Pandeli Sotirit, i cili do tė jetė treguar i gatshėm, por Patriarkana dhe gruaja e Pandeli Sotirit nuk do ta lejonin kurrsesi rikthimin e tij nė Korēė. Atė kohė ai jetonte nė Selanik, por padyshim qė shkonte edhe nė Stamboll. Pėrpjekjet e patriotėve u bėnė gjatė pushimeve tė verės. Pikėrisht nė kėtė kohė duhet tė ketė ndodhur dhe vrasja e Pandeli Sotirit. Atė e hodhėn nga kati i tretė i shtėpisė ku banonte nė Stamboll
    Sipas Nuēi Naēit
    Nė revistėn “Dituria”, Nuēi Naēi shkruan: “Pandeli Sotiri kishte grua greke nga Fanari; ajo e shtėrngojti tė largoheshe sė kėtejmi (nga Korēa) … Pandeli Sotiri u hoq nga Stambolli, ku pas ca kohėsh gjeti vdekjen e tmerruar. E kishin flakur nga penxheret e shtėpisė trekatėshe, ku rrinte; thanė se kėtė vdekje tė tmerruar ia pregatiti e shoqja dhe i vjehri”, revista “Albania” e Brukselit, viti I-rė, shtesė e nr 8 tė vitit 1897 fq. 143, pasi tregon pėr mėnyrėn e korruptimit qė pėrdori kisha greke ndaj sė shoqes sė Pandeli Sotiri dhe pėr dhuratat e ēmuara qė ju bėnė asaj, shton …: pas ca ditėsh mėsohej se i gjori Pandeli kishte rėnė nga njė dritare e katit tė tretė tė shtėpisė sė tij dhe se nė kėtė rėnie “aksidentale” ai kishte gjetuar vdekjen”; po kėtė afirmojnė edhe revista “Illyria”, nr 52 shkurt 1936 dhe Nikolla Lako nė zėri i Popullit dt 7 mars 1959 etj. Tė dhėnat e mėsipėrme e bėjnė tė qartė se kush kanė qenė shkaktarėt e vdekjes sė parakohshme tė Pandeli Sotirit. Pėrsa i pėrket vitit tė vdekjes janė dhėnė mendime tė ndryshme, por mė i pranueshėm duhet tė jetė viti 1891”. Sė fundi, pėr pėr vitin shkollor tė radhės u gjet Janko Minxha, dhėndri i Koto Hoxhit nga fshati Qestorat i Gjirokastrės. Ai ishte njeri i studiuar, njihte mirė frėngjishten dhe turqishten. Kishte studiuar nė shkollėn sulltanie, veēse ishte i dhėnė pas alkoolit, ndaj nė pėrfundim tė vitit shkollor u pushua. Pas tij erdhi Nuēi Naēi, i cili qėndroi deri nė vitin 1895. Gjatė viteve 1895-1897 Mėsonjėtorja e parė shqipe u drejtua pėrsėri nga njė gjirokastrit, Thanas Vaja. Gjithsesi, Pandeli Sotiri do tė mbahet mend pėr ēeljen e Mėsonjėtores sė parė shqipe nė Shqipėri, theror pėr shpėtimin e Korēės nga helenizimi
    Vepror Hasani
    Pėr hartimin e kėtij shkrimi u shfrytėzuan kėto materiale:
    “Shkollat e para kombėtare shqipe”, Hysni Myzyri, Tiranė 1973, Petro Nini Luarasi (Mendimtari martir i Rilindjes Kombėtare), pėrgatitur nga Alfred Uēi si dhe gazetat “Korēa”. “Koha” dhe “Lidhja ortodokse.
    Shenim: E dergoi per Diellin-Raimonda Moisiu
    - See more at: http://gazetadielli.com/ja-si-u-vra-....30ieoD4D.dpuf

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •