Studentja myslimane u vra në Angli për shami
Një studente PhD nga Arabia Saudite është goditur me thikë për vdekje për shkak të veshjas islame, shamisë, ndërsa ishte duke ecur në kampusin e universitetit të Essex-it, në verilindje të Londrës, thotë një raport.
Nahide Almanea, 31 vjeçare, u godit me thikë 16 herë kur ishte duke ecur me zyrtarë të besuar, sepse ajo ishte në shënjestër për shkak të veshjes tradicionale muslimane, një mantel të gjatë dhe një shami, raportoi Huffington Post.
Sipas policisë të Essex-it, studentja Nahide Almanea ka vdekur në vend pas marrjes së lëndimeve me thikë në trupin e saj, qafë, kokë dhe në dy krahët.
Universiteti i Essex-it tha se Nahide Almanea ishte një studente ”shumë e vyeshme dhe e ndërgjegjshme” dhe pritej që të përfundojë studimet e saj, të doktoroi në fund të këtij vit.
Trupi i saj u transferua më pas në provincën el-Xhevf të Arabisë Saudite, ku një turmë e madhe u mblodhën për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të saj.
Një burrë 52-vjeçar thuhet se u arrestua në lidhje me vdekjen e saj.
"Ky nuk është sulmi i parë ndaj një studente myslimane dhe sigurisht nuk është i fundit në një anëtare të komunitetit musliman në Britani të Madhe. Ne natyrisht do të presim të gjitha hetimet derisa të bëhet e qartë. Megjithatë, në qoftë se sulmi rezulton të jetë islamofobik në natyrë për shkak të paraqitjes së saj si muslimane, atëherë kjo do të ketë lidhmëni me rritjen shqetësuese të urrejtjes kundër muslimanëve këtu në Britani të Madhe, "tha Omar Ali, Kryetar i Federatës së Shoqatave Islamike të Studentëve (FOSIS).
Sulmi shkaktoi reagime të forta tek njerëzit në Britani të Madhe dhe Arabinë Saudite, të cilat i dënojnë sulmet e tilla ndaj të muslimanëve. Disa shtetas sauditë i kanë bëri thirrje Ambasadës Saudite në Londër për të pezulluar lidhjet e biznesit me Mbretërinë e Bashkuar.
Burimi: Press TV
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
Krijoni Kontakt