Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    Zbulohet ditari sekret i shefit të kabinetit: Dyzet vite në zyrën e Enverit

    Emri:  hAXHI-300x160.png

Shikime: 5285

Madhësia:  73.2 KB
    Haxhi Kroi dhe faksimile e ditarit

    Haxhi Kroi, pas Nexhmije Hoxhës, ka qenë njeriu më i besuar i Enverit. I zgjedhur prej tij në detyrën e sekretarit personal, qysh kur erdhi në krye të regjimit ka shërbyer 40 vite pa shkëputje në zyrën më të rëndësishme të shtetit komunist. Të njohur që në vitet e luftës, Hoxha e Kroi, përveç raporteve zyrtare, kanë pasur një miqësi të palëkundur deri në fund, ndryshe nga raportet me bashkëpunëtorët e tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve janë asgjësuar rrugës si “bukëshkalë” e “tradhtarë”. Pavarësisht faktit që Kroi nuk kishte ndonjë funksion në hierarkinë partiake, veç atij të anëtarit të thjeshtë të Partisë, ai, falë bekimit të Hoxhës, ka poseduar një pushtet absolut dhe mjaft herë përcaktues për çështje të rëndësishme dhe fate njerëzish, pa përjashtuar këtu ministra, shtetarë të lartë dhe anëtarë të Byrosë Politike. Ishte ky rol i atribuuar nga njëshi, që e kishte bërë atë përbindëshin dhe trurin e aparatit të KQ për katër dekada me radhë. E pohojnë këtë bashkëkohësit, ishzyrtarët partiakë, që i lidhte puna me kabinetin e Hoxhës, ata që kanë shërbyer ato vite në forumet e larta të Partisë, ish-qeveritarët, ministrat, diplomatët, ambasadorët etj. Statusi i veçantë i Kroit, i realizuar larg syrit të opinionit, ka qenë një nga misteret e panjohura të kabinetit të Enverit dhe mënyrës si operonte ai në krye të Partisë dhe të jetës së vendit. Gazeta “Panorama” zbulon për herë të parë ditarin e njeriut diskret, ku ndriçohet përditshmëria në zyrën më të rëndësishme të shtetit komunist, nga merrnin udhë histori e drama nga më të çuditshmet, ngjarje e tragjedi nga më të tmerrshmet. Haxhi Kroi me skrupulozitet shembullor ka hedhur aty gjithçka ka parë e dëgjuar për 40 vite në zyrën e diktatorit. Në mijëra faqe ka memorizuar komunikimin e përçastshëm me kreun e regjimit dhe të pathënat e konsumuara në majën e kupolës së Partisë dhe të shtetit shqiptar. I besuari si rrallëkush i Hoxhës ka pasqyruar në to me përpikëri përjetimet, konsideratat, vërejtjet dhe prognozën e zhvillimeve të pritshme në vend, por jo vetëm. Është një rrjedhë kjo, që deri në fundin e viteve ’60 vjen në formën e shënimeve, impresioneve dhe kujtimeve të pasistemuara kronologjikisht. Duke filluar nga viti 1970 e deri në prill të vitit 1985, ditari i Kroit nuk ka asnjë ditë shkëputje. Madje, shumë nga ngjarjet përshkruhen aty me orë e minuta. Njëherazi me kronikën e rëndomtë të punës në zyrë dhe takimet periodike me Hoxhën dhe partiakë të tjerë, një ritual i përditshëm ky, në ditar janë koleksionuar një sërë ndodhish të panjohura nga publiku, por edhe pjesa dërrmuese e lidershipit politik. Ka ndër to, që veç tij dhe Hoxhës, nuk i ka ditur tjetërkush, madje as Mehmet Shehu e Hysni Kapo, të njohur ndryshe si dy njerëzit më të afërt të kreut të regjimit. Pjesa më interesante e shënimeve të Kroit pa dyshim janë ato që u referohen bisedave konfidenciale me “Njëshin” e Partisë për çështje të moralit dhe sjelljeve degjeneruese, siç i quan ai, të partiakëve të lartë, ish-anëtarëve të KQ, pa përjashtuar këtu byroistët dhe fëmijët e tyre. Sekretari personal i Hoxhës sjell kështu një profil të dimensionit rozë të jetës në Bllok, ku vendin kryesor e zënë të pathënat për dashuriçkat e krushqitë e prishura në oazin e “sulltanatit komunist”. Duke filluar nga ky numër, gazeta “Panorama” do të zbardhë një pjesë të tyre, duke hedhur dritë mbi të pathënat e kupolës komuniste, me të cilat kanë qenë të lidhura ngjarjet e bujshme dhe traumat e shoqërisë për gati gjysmë shekulli.

    DITARI I VITIT 1970-1971

    3 nëntor 1970
    Shoku Enver më tha se i ishte prishur radioja e zyrës dhe më porositi ta zëvendësonim me një “Vaxon”
    4 nëntor 1970
    Sot paradite do të hapet ekspozita e elektrifikimit të vendit me rastin e përfundimit me sukses të elektrifikimit të të gjitha fshatrave. Shokut Enver i erdhi që dje ftesa.
    Disa konstatime mbi punën e oficerëve të Ministrisë së Brendshme, që shërbejnë në aparatin e KQ
    Sa largohet shoku Enver, shoh që ma mbyllin derën e zyrës së tij pa më pyetur mua. Kjo do të thotë se, po të dua të hyj në zyrën e shokut Enver, duhet t’i marr leje oficerit të shërbimit. Ky është gabim nga ana e tyre. Thirra Kadri Hazbiun dhe i thashë se askush nuk ka të drejtë të mbyllë zyrën e shokut Enver. Sipas praktikës së deritanishme, del se oficerët e Sigurimit janë mbi Partinë.
    16 janar 1971
    Sot shoku Enver nuk doli në zyrë.
    19 janar 1971
    Shoku Enver nuk doli në zyrë. Është pa qejf ai dhe shoqja Nexhmije.
    20 janar 1971
    Shoku Enver vazhdon të mos vijë në zyrë, pse ka akoma mjaft kollë. Ai është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimit të temperaturave, nuk i duron as vapën dhe as të ftohtin. Kollën ia shton më shumë edhe duhani.
    22 janar 1971
    Më thirri shoku Enver. I çova materialet në shtëpi. I urova shërim të shpejtë. 23 janar 1971
    As sot shoku Enver nuk doli në zyrë. Ai vetë më tha dje se nuk do të vinte, që të përmirësohej e të vijë në mbledhjen e plenumit.
    30 janar 1971
    Mbledhje e Këshillit të Mbrojtjes.
    8 shkurt 1971
    Sot shoku Enver nuk erdhi në punë. Priti shokët, që i shkuan për 50-vjetorin e shoqes Nexhmije.
    26 shkurt 1971
    Shoku Enver u takua me shokun Abdyl Këllezi.
    27 shkurt 1971
    Shoku Enver më njoftoi se dy-tri javë do të shkojë me pushime.
    1 mars 1971
    Shoku Enver u nis sot me pushime dimërore në Vlorë, bashkë me Nexhmijen. 15 mars 1971
    Shoku Enver u kthye nga pushimet. Siç duket, koha e keqe e ka mërzitur. Filloi nga puna menjëherë, meqë shoku Hysni është sëmurë.
    18 mars 1971
    Pas disa ditësh, një farë Vasil Nika, që paska vajzën në Ministri të Brendshme, njoftoi sikur e ka gati antenën e televizorit, gjë për të cilën as që i është thënë prej njeriu, mbasi unë antenën e bleva aty ku bleva edhe televizorin 57.00 lekë. Ç’janë këta njerëz!…
    22 mars 1971
    Më porositi shoku Enver t’i bëj një letër ambasadorit Xhorxhi Robo në Pekin, për t’i kërkuar disa pila për një aparat dëgjimi që pati sjellë shoku Kadri kur ishte vjet në Kinë, pse dy pilat e sjella skaduan. Letrën më tha t’ia jap Bato Karafilit, që niset nesër në Kinë.
    27 mars 1971
    Me porosi të shokut Enver iu dërgua shokut Piro Dodbiba letra e punonjësit të mekanikës bujqësore të NBSH Vrinë me disa mendime për organizimin e punës. 29 mars 1971
    Isufi e Izedini kërkojnë valutë për një pjesë këmbimi për automjetin e shokut Enver. Bisedova me Petraq Postolin dhe Llambi Peçinin si të organizohet kjo punë. Duhet bërë patjetër…
    2 prill 1971
    Me shokun Hysni: Për nevojat e makinës së shokut Enver.
    13 prill 1971
    Vahidi (Lama-ish sekretar i Enverit, i dënuar në vitet ’80-shënim i red.) i dorëzoi shokut Enver materialin që i kishte ngarkuar mbi vrasjet në vendin tonë, problem ky që do të shqyrtohet në mbledhjen e Byrosë Politike më 16 prill. Shoku Enver u kënaq shumë dhe e falënderoi Vahidin për punën e mirë. Ai ka qenë 12 vjet me radhë jurist në rrethe e në Gjykatën e Lartë dhe ka një eksperiencë mjaft të mirë. Edhe tani vazhdon të japë leksione në Fakultetin Juridik mbi të drejtën penale.
    14 prill 1971
    Në zyrën time Nexhmija mori takim me Sevon, Vahidin dhe mua e na komunikoi pakënaqësitë për fjalimet e shokut Enver. Pra, shoku Enver nuk pëlqen produktin e stafit tonë…
    24 prill 1971
    Shoku Enver nuk erdhi në zyrë.
    4 maj 1971
    Shoku Enver përgëzoi Vahidin (i shtrëngoi dorën) për materialin që ka përgatitur për kriminalitetin në vendin tonë. Mbi këtë material, pavarësisht se punova edhe unë një ditë të tërë për ta vënë në vijë, Vahidi punoi 10-12 ditë, duke u liruar nga çdo punë tjetër, prandaj ka një meritë dhe jo unë, siç erdhi dhe më falënderoi kur doli shoku Enver. Vahidi hyri në vitin e tretë të punës, puna e tij lë shumë për të dëshiruar.
    24 maj 1971
    Sot filluan sekretarët e KQ të bëjnë gjysmë ore pushim, duke u larguar nga zyra në bufe. Kështu mblidhen të gjithë bashkë, por zor të bëjnë pushim. Ata kudo që janë dy, prapë problemet e Partisë diskutojnë.
    1 shtator 1971
    Sot u kthye nga pushimet shoku Enver.
    10 shtator 1971
    Pasi erdhi në zyrë shoku Enver, erdhi në takim Haki Toska.
    13 shtator 1971
    Vdiq Hrushovi.
    14 shtator 1971
    Erdhi në takim shoku Beqir Balluku.
    22 shtator 1971
    Mbledhje e Byrosë Politike.
    8 tetor 1971
    Ora 9:00, hyri në zyrë shoku Hysni. Në orën 9:30 kërkoi takim shoku Manush (Myftiu).
    16 tetor 1971
    Shoku Enver priti vetëm anëtarët e Byrosë Politike për 63- vjetorin e lindjes. Të tjerë nuk priti, duke pasur parasysh se ka grip në Tiranë, tha shoqja Nexhmije. 18 tetor 1971
    Shoku Hysni erdhi dhe më pyeti për masat që duhet të marrim në një situatë të jashtëzakonshme. Ai pyeti: “Kush do më njoftojë? Kush ishte personeli i tij në një situatë të tillë? Si do merren sendet personale të shokut Enver, cigaret, filtrat, letrat, boja etj. Apo me këto do të merret Mehmet Shehu”, tha shoku Hysni.
    19 tetor 1971
    Shoku Enver nuk doli në zyrë.
    20 tetor 1971
    Më dha shoku Enver ditarin e vitit 1971. Me shoqen Nexhmije do të shkruajmë me anën e Vaicës edhe një seri konsideratash të tjera të tij nga blloqet dhe nga shënimet e tij dorëshkrim, që ka në arkiv.
    23 tetor 1971
    Pas disa ditësh qëndrimi në shtëpi, pasi ishte pa qejf, shoku Enver doli sot në punë.
    11 nëntor 1971
    Shoku Enver nuk erdhi në zyrë.
    12 nëntor 1971
    Shoku Enver nuk erdhi në zyrë.
    13 nëntor 1971
    As sot shoku Enver nuk erdhi në zyrë.
    15 nëntor 1971
    Shoku Enver më kërkoi nga shtëpia disa të dhëna për rrethin e Skraparit.
    27 nëntor 1971
    Shoku Enver u nis për një vizitë në rrethin e Skraparit.

    …vijon

    “Ditari i Kroit e nxjerr Enverin gjysmë të vdekur”
    Fakti që Haxhi Kroi, sekretari personal i Enver Hoxhës mbante ditar, është zbuluar vetëm pas vdekjes së këtij të fundit, në prill të vitit 1985. Në një nga takimet e pasmortit të diktatorit, kur pasardhësi i tij Ramiz Alia preokupohej për përjetësimin e figurës së Hoxhës, Kroi ka njohur të pranishmit me “thesarin” e vet, me 40 blloqet e shënimeve nga takimet me kreun e regjimit. Ka mjaftuar kaq dhe Alia, gati i ekzaltuar, i është hedhur në qafë njeriut diskret të Hoxhës dhe aty për aty ka urdhëruar botimin e tij, duke ua besuar shkruesve të përzgjedhur të Komitetit Qendror, me të cilët paraardhësi kishte nxjerrë në dritë një kolanë me qindra vepra. Mirëpo, përkundër pritshmërive të larta, libri i Kroit nuk u botua kurrë, duke lënë mbrapa dilema e opinione nga më të ndryshmet. Në zërat që qarkullonin asokohe në korridoret e errëta të KQ, flitej se botimin e ditarit të Kroit e kishte pezulluar Nexhmije Hoxha, por askush s’përmendte arsyet e vendimit të beftë.

    POROSIA E RAMIZ ALISË
    Një nga redaktorët e besuar për të përgatitur librin e Kroit, pohon se urdhri për botimin e tij është komunikuar nga Ramiz Alia në një nga takimet e sekretarëve të KQ në maj të vitit 1985. Në bashkëbisedimin me Alinë, kujton ai, ka qenë një grup i zgjedhur krijuesish e politikanësh, të cilët ishin thirrur aty për t’u njohur me vendimin e Byrosë Politike për botimin e serisë së kujtimeve për Enver Hoxhën. Përtej detajeve të takimit, redaktori i veprave të Enverit mban mend porosinë e Alisë, i cili vuri në dukje se, veç librit të tij dhe të Nexhmijes me kujtime për Enverin, ai i Haxhi Kroit dhe Ismail Kadaresë merrnin prioritet të dorës së parë. Ishte ky një vendim, që aty për aty kishte gjetur edhe miratimin e gruas së Hoxhës. Në planin e hartuar nga pasardhësi i Enverit përfshihej një gamë e gjerë botimesh me objekt përjetësimin e jetës dhe veprës së “udhëheqësit të shquar dhe arkitektit të Shqipërisë komuniste”. Zyrtari i KQ kujton se ky plan detyronte çdonjërin nga anëtarët e Byrosë Politike, të Plenumit të Partisë, të Këshillit të Ministrave, njerëz e personalitete të artit e kulturës për të sistemuar për botim kujtimet e tyre nga kontaktet dhe bashkëpunimi me Hoxhën. Komisioni i posaçëm i ngritur për këtë qëllim realizoi në një kohë rekord botimin e serisë së librave me kujtime për Enverin. Çuditërisht, libri i Kroit, që pritej me interes të jashtëzakonshëm, nuk doli në dritë, jo vetëm në valën e asaj fushate të shpallur nga kupola e Partisë, por as më vonë.

    URDHRI I NEXHMIJES
    Libri i Haxhi Kroit u ndalua me urdhër të Nexhmije Hoxhës, pohon redaktori që u angazhua disa kohë me përgatitjen e tij. Duke iu kthyer rrethanave si është njohur me vendimin e papritur, ai shpjegon kronikën e ngjarjes. “Menjëherë pas porosisë së Alisë, kujton redaktori, kontaktova Haxhi Kroin dhe mora prej tij ditarin me 40 blloqet e dorëshkrimeve.” Po atë ditë, sipas tij, një kopje të tyre e ka marrë Nexhmije Hoxha, e cila pas dy javësh e ka thirrur në zyrë dhe e ka njoftuar se libri i Kroit nuk do të botohej. “I befasuar nga reagimi i saj, shton kalemxhiu i besuar i KQ, e pyeta për arsyet e pezullimit. Nexhmija, e vrenjtur në fytyrë, pasi më pyeti nëse e kisha lexuar materialin deri në fund, shpërtheu me ton të vrazhdë: Nëse ka rrjedhur Haxhiu, s’lajthit Partia! Ai në çdo faqe e nxjerr Enverin të sëmurë, madje gjysmë të vdekur. S’ka qenë ky Enveri ynë. Shqiptarëve s’u duhet një Enver i tillë.” Me sa dukej, shton redaktori i veprave të Hoxhës, Nexhmijes i kishte tërhequr vëmendjen fakti që Kroi kishte dokumentuar me saktësi gjithë kronologjinë e sëmundjeve të të shoqit, duke filluar nga gjendjet gripale e deri tek infarktet e zemrës, çfarë sipas saj denatyronte imazhin e tij. Sakaq, e veja e Hoxhës ndihej keq kur sekretari i tij kishte memorizuar deri në detaje kohën e qëndrimit të të shoqit në punë. “Në fakt, shprehet zyrtari i aparatit të KQ, kronometrimi që Kroi i kishte bërë kohës së qëndrimit të Hoxhës në zyrë, konfirmonte një shifër aspak të këndshme: Enveri frekuentonte zyrën në aparatin e KQ jo më shumë se 100 ditë në vit dhe qëndronte aty jo më shumë se tri orë në ditë!” I pyetur për raportet e Nexhmijes me Kroin pas kësaj, redaktori i veprave të diktatorit shpjegon se, me vdekjen e Enverit, ish-sekretari i tij shikohej gjithnjë e më rrallë në KQ, çfarë parakuptonte një farë ftohjeje edhe me të venë e Hoxhës.

    AFRIM IMAJ

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-08-2014 më 23:12

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Kujtimet e Haxhi Kroit

    Shefi i kabinetit: Enver Hoxha i mbyllur në zyrë, ndjek nga RAI Niksonin në Kinë

    Emri:  Enver-Hoxha.png

Shikime: 5632

Madhësia:  54.1 KB
    Enver Hoxha

    Vijon nga numri i kaluar

    Lajmi për vizitën e Presidentit të SHBA-ve në Kinë, në shkurt të vitit 1972, ka rënë si bombë në kupolën e Partisë. I tronditur si rrallëherë, kreu i regjimit ka angazhuar tërë arsenalin e njerëzve dhe mjeteve të Komitetit Qendror për ta ndjekur me vëmendje dhe për të deshifruar nga afër çdo mesazh të prodhuar nga ngjarja befasuese. Ajo që hynte në histori si java që ndryshoi botën, për Hoxhën paralajmëronte një divorc tronditës me aleatin e vetëm komunist. Në ditarin e Haxhi Kroit zbardhet përkujdesja e veçantë e kabinetit të sekretarit të Parë të Partisë, për t’i krijuar kushte sa më komforte këtij të fundit, që të ndjekë nga afër çdo detaj të vizitës së pabesueshme të Presidentit Nikson në Kinën e Mao Ce Dunit. Duke iu referuar ditëve në vigjilje të ngjarjes së pazakontë, njeriu diskret i Hoxhës kujton porosinë e tij për t’i sjellë në zyrë një aparat televizori, nëpërmjet të cilit do të ndiqte nga RAI ceremoninë e pritjes dhe takimet zyrtare të kreut të Shtëpisë së Bardhë në Pekin. Më tej, ditët e qëndrimit të Niksonit në Kinë, sipas kujtimeve të Kroit, kanë qenë ditët më intensive për eprorin e tij, i cili si asnjëherë tjetër ka qëndruar për orë e orë të tëra pa dalë nga zyra. Tronditja që pësonte Tirana zyrtare nga “krushqia” e fundit midis dy kundërshtarëve historikë, ishte dramatike. Prej vitesh, ajo u kishte dërguar disa mesazhe e këshilla mbi një sërë çështjesh autoriteteve komuniste të shtetit të madh aziatik, por ato ishin shpërfillur në heshtje, duke rritur pakënaqësinë e liderëve shqiptarë, veçanërisht të kreut të Partisë, Enver Hoxha. Në shënimet e Kroit bëhet e ditur se përplasjet me miqtë kinezë kishin nisur më herët, qysh kur Pekini zyrtar orvatej të rregullonte marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe të hapej me Perëndimin. “Në verën e vitit 1971, nënvizon sekretari i Hoxhës, Henri A. Kisinger, këshilltar i Presidentit amerikan për sigurinë, zhvilloi një vizitë të fshehtë në Pekin, pa marrë mendimin e lidershipit shqiptar. Zhvillimet e papritura në Kinën e Maos pasuan njëra-tjetrën në fillimin e viteve ’70. Tashmë lajmet nga Pekini në zyrën e Enverit zinin kreun e axhendës dhe kreu i Partisë konsumonte orë të tëra me bashkëpunëtorët e afërt për vijën e sjelljes ndaj lidershipit kinez, që zhytej dita-ditës në “llumin e borgjezisë dhe imperializmit”. Vizita e Niksonit në Pekin, pas asaj të Titos, Çausheskut dhe Karilos, shefit të Partisë revizioniste spanjolle, vlerësohej në Tiranë jo thjesht një kinezëri e rastit, por një rreshtim i Kinës në “krahun e forcave reaksionare dhe antipopullore”. Në ditarin e Kroit dokumentohen telegrafisht takimet e përditshme të sekretarëve të KQ, mbledhjet periodike të Byrosë Politike të kësaj periudhe, që kishin për kryefjalë tradhtinë e Kinës dhe rrëshqitjen e saj drejt Perëndimit. Hoxha, shkruan sekretari i tij, për të ndjekur situatën, është detyruar të ndërpresë pushimet dimërore në Vlorë dhe të kthehet në Tiranë, kur kishte vetëm 20 ditë që kishte shkuar. Në korrespodencën me njëshin e Partisë në vilat e udhëheqjes në Ujin e Ftohtë, zyrtari i KQ zbulon ndërkaq shpërblimin e panjohur të çiftit Hoxha. I përpiktë si gjithnjë në raportet konfidenciale, Kroi shprehet në shënimin e datës 17 janar 1972: Sot i dërgova shoqes Nexhmije rrogën e dyjavorit të parë të janarit. Për shokun Enver 1150 lekë dhe për të 750 lekë. Gjithsej 1900 lekë. Në morinë e ngjarjeve që ka koleksionuar Kroi nga kontaktet me Hoxhën në vitin 1972, tërheq vëmendjen preokupimi i këtij të fundit për të verifikuar reflektimin e poetit Vehbi Skënderi, i cili ishte ndëshkuar tri vite më parë për manifestim të shfaqjeve liberale në një mbledhje të organizatës së Partisë së Universitetit. I besuari i Enverit që ka ndjekur çështjen, pohon se i ka raportuar atij jo vetëm për rehabilitimin e poetit të njohur, por edhe për veprën e shquar, që kishte botuar së fundi për Partinë dhe shokun Enver. Kroi sakaq nuk harron të shprehë ndjenjat e veta për poemën e Skënderit. “Vazhdim i një bisede”, e cila, sipas tij, është vepër e goditur, që nxjerr madhështinë e Partisë si një mëmë e dhimbsur që kujdeset për anëtarët e saj, por njëkohësisht edhe e rreptë me ata që kanë dalë në qorrsokak dhe janë molepsur me mbeturinat e së kaluarës…

    10 dhjetor 1971
    Shoku Enver nuk doli në zyrë.
    15 dhjetor 1971
    Mbledhja e Byrosë Politike.
    2 janar 1972
    Sot është ditë pushimi.
    3 janar 1972
    Dita e parë e punës së vitit të ri. Këtë vit e kemi normalizuar deri diku punën e materialeve të shokut Enver. Kur erdhi në mëngjes shoku Enver, më shtrëngoi dorën dhe më uroi për vitin e ri. Sot nuk i dhashë asnjë material, pasi po përgatitet të shkojë me pushime në Vlorë. Kur u largua nga zyra, më tha se do të largohej për pushime, prandaj kur t’i vijë ndonjë libër apo ndonjë revistë, t’ia dërgoj. Gjithë partia, gjithë populli e shikojnë në dritë të syrit shokun Enver. Edhe ne sa na vjen për dorë dhe sa na lejon kapaciteti, përpiqemi t’ia lehtësojmë barrën kolosale që rëndon mbi të, të paktën të kryejmë shumë mirë porositë që na jep dhe të nxjerrim punë sa më të pastër.
    4 janar 1972
    Sot u nis për në Vlorë shoku Enver e shoqja Nexhmije. Do t’i kalojnë me shokun Hysni, që shkoi edhe ai atje.
    5 janar 1972
    Vahidi më njoftoi se shoku Haxhi Lleshi kërkoi një takim me shokun Enver për t’u konsultuar për një problem. I thashë ta njoftojë se ai u nis për të pushuar dje në Vlorë. Shoku Haxhi tha se problemi nuk është shumë urgjent. Ai do të presë deri sa të kthehet shoku Enver.
    6 janar 1972
    Erdhën nga Parisi librat që kishte porositur shoku Enver më 18 dhjetor, bashkë me disa gazeta, “Le Monde” dhe “Humanite”. Ia nisa në Vlorë.
    7 janar 1972
    Vajta bisedova me shokun Peti Shambli, sekretar i KP rajonit Nr.2 të kryeqytetit për shkrimtarin Vehbi Skënderi, që interesohet shoku Enver se çfarë bëhet me të pas masës që është marrë para tre-katër vjetësh, ku ai gaboi në një organizatë partie të universitetit, nëse i ndjek partia apo jo ata që përjashtohen, cilat ishin gabimet, u rehabilitua apo jo etj. Kur u ktheva në zyrë, bisedova me Vahidin dhe Sevon mbi interesimin e shokut Enver për Vehbiun. Lexuam poemën e tij “Vazhdim i një bisede”, e cila na pëlqen shumë, si vepër e goditur me shprehje popullore, që nxjerrin bukur në dritë madhështinë e Partisë, që si një mëmë e dhimbsur kujdeset për anëtarët e saj, por njëkohësisht edhe e rreptë dhe e papajtueshme me dobësitë e të metat dhe u tregon rrugën anëtarëve për të dalë nga qorrsokakët e për të luftuar mbeturinat e së kaluarës në ndërgjegjen e tyre.
    8 janar 1972
    Shoku Enver kërkoi nëpërmjet Sulos një shishe bojë, që përdor zakonisht për stilografin e tij. Këtë duhej t’ia kisha dërguar që më herët. Kjo nuk më falet mua që kam 24 vjet në këtë punë. Duhet të isha kujtuar e të mos kishte ardhur puna sa ta kërkonte shoku Enver, të cilit iu kujtua kur iu mbarua boja, që kishte pasur rezervuari i stilografit të tij.
    15 janar 1972
    Shoqja Nexhmije më dërgoi nga Vlora një letër për t’i transmetuar urimet e shokut Enver shokut Manush Myftiu për 53-vjetorin e lindjes. Më erdhi shumë keq që kalemat që ka kërkuar shoku Enver, nuk kanë ardhur akoma e që shoqja Nexhmije m’i kërkoi me letrën e sotme. I dërgova vetëm tre kalema dhe tre kalendarë xhepi.
    17 janar 1972
    I dërgova shoqes Nexhmije rrogën e dyjavorit të parë të janarit. Për shokun Enver 1150 lekë dhe për të 750 lekë. Gjithsej 1900 lekë.
    18 janar 1972
    Bën kohë shumë e keqe. Sa keq më vjen që këto ditë pushimi ka rënë vazhdimisht shi e ka fryrë erë dhe shokët Enver e Hysni i ka mbyllur brenda.
    20 janar 1972
    Mora vesh se nesër kthehet në punë shoku Enver nga Vlora, ku kanë qenë me pushime. Pasdite ata vijnë në shtëpi.
    21 janar 1972
    Shoku Enver u kthye sot në zyrë. Më pyeti për shëndetin dhe më shtrëngoi dorën. Sot, për çudi, edhe koha ishte e mirë. I referova për disa çështje të këtyre ditëve, i dhashë materialet e mbledhjes së Byrosë politike dhe disa zarfe të ardhura nga Mehmet Shehu për mbledhjen e qeverisë. Nga ora 11:00 erdhi në zyrë e më takoi shoqja Nexhmije dhe më përzemërsi më tha se si mund ta shpërblente këtë qëndrim kaq të ngrohtë e shoqëror.
    22 janar 1972
    Shoku Enver nënshkroi katër kartolina urimi për Fidel Kastron, Nikolla Çausheskun dhe Viktor Eftimiun, akademikun rumun me origjinë shqiptare, të cilët i patën dërguar shokut Enver urime me rastin e Vitit të Ri në kohën që ai ishte me pushime në Vlorë. Në orën 11:30 hyri te shoku Enver shoku Hysni e shoku Ramiz dhe dolën nga ora 12:15. Kur doli shoku Hysni, më komunikoi që mbledhja e Sekretariatit do të bëhet më 27, ditën e enjte, ndërsa mbledhja e Byrosë Politike ditën e premte, më datë 28.
    24 janar 1972
    Shoku Hysni erdhi e u fut në zyrën e shokut Enver në orën 11:00 dhe qëndruan aty deri në orën 13:00. Në orën 13:00 shkuan të dy në shtëpinë e shokut Gafur Çuçi me rastin e 50- vjetorit të ditëlindjes. Para se të largohej shoku Enver, më ktheu materialin e mbledhjes së qeverisë që do të bëhet sot apo nesër, t’i mbajmë këtu të mos ia kthejmë Mehmetit.
    25 janar 1972
    Pasi erdhi shoku Enver, lashë Jetën (Mitrushi) në zyrë, për të marrë pjesë në mbledhjen e arkivit. Udhëheqësi algjerian, Bumaderi, i dërgoi një kartolinë urimi shokut Enver që iu përgjigj menjëherë sot. Në mbrëmje i çova vonë për firmë shokut Enver një projekt-telegram ngushëllimi për familjen e patriotit Mustafa Luçi, që kishte vdekur para tri ditësh.
    26 janar 1972
    Me postë mbërriti sot një kartolinë urimi e thjeshtë në adresë të shokut Enver nga Josefa Lambertz, e veja e albanologut dhe mikut gjerman të Shqipërisë, profesor Lambertz. Shoku Enver dha porosi t’i kthehen urimet menjëherë nëpërmjet Ambasadës sonë në Berlin dhe t’i jepet njëkohësisht edhe një dhuratë.
    27 janar 1972
    Mbledhja e parë e Sekretariatit të KQ të këtij viti. Për çështjen e luftës kundër mbeturinave mikroborgjeze kishin ardhur të ftuar disa të rinj e të reja nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Korça e Vlora. Pasdite në mbledhjen e organizatës, Myzejeni më njoftoi se Jeta nuk do të vijë, sepse i kishte rënë të fikët dhe qante për gabimin që kish bërë lidhur me një telegram ngushëllimi që ishte përgatitur në emër të shokut Enver dhe se thoshte që ajo nuk bën për vendin që ka etj. I thashë Myzejenit që të kujdeset e t’i rrijë pranë sa t’i kalojë kjo gjendje shpirtërore dhe ne të tjerët, të mos i binim më në sy e t’ia rëndojmë gjendjen, përkundrazi, t’i japim të kuptojë se nuk dimë gjë për gjendjen e saj.
    28 janar 1972
    Sot vazhdoi mbledhja e Byrosë Politike. Jeta erdhi në zyrë dhe mori pjesë në mbledhje. Edhe Myzejenit i thashë që mbrëmë se është më mirë të vijë në punë, sesa të qëndrojë e mbyllur në shtëpi, ku të rrijë e të qajë e të keqësojë gjendjen e saj shëndetësore. Duket ca si e zbehtë në fytyrë. Në mëngjes u nis për në Paris për mjekime shoku Beqir Balluku. Së bashku me të, me kujdesin e shokut Enver, u nis për aty Taqo Qirici (punonjës shërbimi i aparatit të KQ), që ka disa muaj që vuan nga një sëmundje e panjohur në veshka.
    29 janar 1972
    Shoku Enver nuk doli në zyrë. Ndoshta nga koha që është e keqe, me lagështirë dhe ca e ftohtë.
    30 janar 1972
    Kohë shumë e keqe me erë dhe shi, prandaj shoku Enver nuk doli në zyrë.
    31 janar 1972
    Sot pasdite, arkitekti Koço Muho foli para kolektivit të aparatit të KQ mbi ndërtimet urbanistike e industriale në Tiranë gjatë pesëvjeçarit deri në vitin 1975. Foli bukur, bëri edhe historikun e zhvillimit urbanistik të kryeqytetit që nga viti 1920 e këtej, por sidomos për hapat e mëdhenj që kanë bërë ndërtimet pas Çlirimit. Ai vuri në dukje edhe objektivat e ndërtimit gjatë viteve 1971-1975, sidomos ndërtimin e banesave të kombinuara pesë kate dhe disa shtëpi të larta 10-12 kate, që do të ngrihen për herë të parë këtë pesëvjeçar. Do të ndërtohet një hotel i madh modern pranë Pallatit të Kulturës, Spitali neuropsikiatrik, Poligrafiku, stacioni i ri i trenit etj. etj.
    1 shkurt 1972
    Shoku Enver nuk erdhi në zyrë. Jeta Mitrushi (sekretarja e Enverit) përsëri ka dhënë shenja jo të mira. Dje, kur na foli arkitekti Koço Miho mbi planin urbanistik të kryeqytetit, midis të tjerash tha se në periferi të Tiranës do të ndërtohet edhe një spital psikiatrik. “Gjynah, i tha Jeta Myzejenit (një punonjëse tjetër e kabinetit të Enverit), ju do të lodheni aq larg kur të vini e të vizitoni mua”. Pastaj i tha sikur unë nuk e dua dhe jam duke bërë përpjekje që ta largoj nga puna, ose thotë se nuk e meriton të punojë këtu, se nuk ka aftësi etj. Po e pleqëroj me Vahidin (ndihmësi tjetër i Enverit) dhe mendojmë të vizitohet te mjeku, të bëjë ndonjë pushim të gjatë tri-katër javë. Po e trajtojmë tamam si fëmijën tonë, ngrohtësisht, me takt e me kujdes, por po vazhdoj t’ia referoj gjendjen e saj shokut Hysni (Kapo) ose shoqes Nexhmije, që të na ndihmojnë ç’të bëjmë e si të sillemi me të.
    2 shkurt 1972
    Shoku Enver as sot nuk doli në zyrë.
    8 shkurt 1972
    Kur doli sot për të shkuar në shtëpi, shoku Enver më porositi t’i kërkoj leje sekretarit të organizatës bazë ku bën pjesë, se nuk do të shkojë sot në mbledhje për arsye se do t’i venë shokë për urime me rastin e 51-vjetorit të shoqes Nexhmije. Njoftova menjëherë Syrja Malon, sekretarin e organizatës bazë
    10 shkurt 1972
    Shokut Enver i paraqita tablotë e plenumeve, që janë duke u bërë në rrethe për zbërthimin e materialeve të Kongresit VI të Partisë. Ai zgjodhi që të shkojë në plenumin e Burrelit, i cili do të mblidhet më 25 shkurt. Shoku Enver më porositi që të mos e marrë vesh njeri këtë çështje. Ia transmetova menjëherë shokut Hysni këtë porosi.
    11 shkurt 1972
    I çova sot shokut Enver dy materiale, dërguar me autorizim të shokut Hysni, njëra mbi disa çështje të marrëdhënieve të udhëheqësve kryesorë të rrethit të Përmetit dhe tjetra mbi nomenklaturën e delegacioneve dhe punonjësve që dërgohen jashtë shtetit…
    12 shkurt 1972
    Kohë e keqe. Në orën 11:00 hynë te shoku Enver shoku Hysni dhe Kadri Hazbiu 14 shkurt 1972
    Në orën 10:00 shoku Enver kërkoi Vahidin (Lama) për fjalën që do të mbajë në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor për zbatimin e ligjshmërisë në rrethin e Tiranës. Vahidi kishte sot katër orë leksion në Universitet. Dërgova në kohën e pushimit ta thërrisnin dhe ai erdhi e u paraqit menjëherë te shoku Enver. Në orën 11:00 erdhi në takim shoku Abdyl Këllezi dhe qëndroi deri afër orës 13:00. Shoku Enver doli rreth orës 14:00.
    15 shkurt 1972
    Shoku Enver kërkoi të ketë lidhje direkte edhe me kamerierin, pasi tani që mungon Taqo (kamerieri i hershëm që kurohej në Paris), Caci që e zëvendëson, duket se nuk tregohet i kujdesshëm për t’i pastruar tavllën nga pluhuri i cigareve. Bisedova me centralisten dhe do të punojë sot pasdite për t’ia rregulluar. Shoku Petrit Dume më kishte kërkuar se do të takohej me shokun Enver, për t’i raportuar për atë se çfarë bën ushtria aktualisht (dihet se shoku Beqir Balluku që nga data 28 janar vazhdon të mjekohet në Paris). Shoku Enver e priti menjëherë në orën 10:00 dhe qëndroi me të rreth një orë e gjysmë.
    16 shkurt 1972
    Sot, shoku Enver doli në zyrë në orën 11:00. Shoku Mehmet më porositi ta njoftoj porsa të dalë në zyrë shoku Enver. Më pas pyeti përsëri e tha me shqetësim se mos ishte sëmurë. Pyeta oficerin e rojës në shtëpi, i cili më tregoi se shoku Enver ishte duke pirë kafe, mbasi ishte ngritur mjaft vonë nga shtrati. Kur erdhi në zyrë, nga shëndeti nuk dukej keq, por siç duket do të ketë rënë vonë për gjumë, duke menduar e reflektuar për gafën e rëndë të udhëheqjes kineze që po përgatitet të presë në Pekin kreun e imperializmit amerikan, Niksonin. Në orën 12:00 erdhi shoku Mehmet (Shehu)…
    18 shkurt 1972
    U bë mbledhja e sekretariatit të KQ. 19 shkurt 1972 Sot u bë mbledhja e Byrosë Politike të KQ.
    21 shkurt 1972
    Sot mbërrin në Pekin Presidenti i imperializmit amerikan. Shokët e grupit të shoqërimit dërguan një televizor portativ te ne dhe kërkuan të njoftoj shokun Enver se mos kërkojë të shikojë arritjen dhe pritjen që do t’i bëhet. Kur e njoftova shokun Enver, ai porositi që aparati i televizorit të vendoset në zyrën e tij dhe ai e hapi dhe ndoqi gjithë emisionin që transmetoi RAI. Kur doli, porositi që ky aparat të mos i hiqet më nga zyra.

    vijon..

    AFRIM IMAJ

    Panorama




    P.S Ke te birin ne Tirane. Agim Kroi qe i ruan ditaret e te jatit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-08-2014 më 23:13
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kujtimet e Haxhi Kroit

    “Fjalimi i Enverit në ‘73 këputi kokën e Fadil Paçramit”

    Emri:  Fadil-Pacrami-203x300.png

Shikime: 5190

Madhësia:  59.4 KB
    Fadil Paçrami

    Vijon nga numrat e kaluar

    Drama e Todi Lubonjës e Fadil Paçramit, njohur ndryshe si viktimat e Plenumit IV të KQ të qershorit ’73, ka nisur fill pas Festivalit XI të Këngës në RTSH. Ditari i Haxhi Kroit zbulon momentet kryesore, së paku ato që ka mësuar në zyrën e Hoxhës të kësaj fushate, projektuar nga kreu i regjimit. Hedhur telegrafisht, në formën e kronikave ditore, ngjarjet pararendëse të kryqëzatës kundër dy funksionarëve të lartë, që mbulonin sektorët e edukimit dhe propagandës, në shënimet e sekretarit të Hoxhës, vijnë kronologjikisht, duke filluar me fjalimin e këtij të fundit në Presidiumin e Kuvendit Popullor më 9 janar ’73, në të cilin kritikoi për herë të parë frymën moderniste të festivalit të 11-të dhe vijojnë me alarmin e beftë në plenumin e 3 shkurtit ’73, për rrezikun që i kërcënohej Partisë dhe vendit nga situata e rëndë në disa institucione si Radio Televizioni Shqiptar, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve e sektorë të tjerë të kulturës dhe rinisë. Pas këtij momenti, projeksioni i Hoxhës po bëhej përherë e më i qartë, duke kulmuar në fjalimin e 15 marsit ’73 në mbledhjen e aparatit të KQ. Këtë radhë në objektin e goditjes nuk ishin thjesht shfaqje e dukuri negative që pengonin progresin, por një grup i organizuar antiparti me emra konkretë. “Fjala e shokut Enver u dha dërrmën ‘rrufjanëve politikë’ që fshehin dorën pasi hedhin gurin”, shkruan Kroi, duke kujtuar duartrokitjet e nxehta të të pranishmëve, ku nuk është përfshirë Fadil Paçrami, i cili “përplaste duart me angari lehtë-lehtë, refleks ky i një qëndrimi disaprovues”. Fadil Paçrami, asokohe sekretar i KP rrethit të Tiranës, pas këtij çasti të padëshirueshëm, e ka parë veten në syrin e ciklonit dhe, siç shkruan ndihmësi i Hoxhës, ka shkuar qysh të nesërmen në zyrën e tij, për të paraqitur ndjesën e radhës te kreu i Partisë, por ky i fundit e ka shpërfillur hapur kërkesën për takim. Në ditarin e sekretarit të Enverit zbulohen sakaq detaje të panjohura nga fjalimi ogurzi “Si ta kuptojmë dhe luftojmë me sukses rrethimin e egër imperialisto- revizionist mbi vendin tonë”, i cili është përgatitur para 15 marsit ’73. Shënimet e Kroit bëjnë të qartë se nga janari deri në qershor, kur u zhvillua plenumi i 4-t, është zhvilluar një fushatë e jashtëzakonshme kundër liberalizimit të papranueshëm në arte dhe letërsi, e cila është finalizuar me dënimin e të gjithë “modernistëve” dhe kryqëzimin e krerëve të lartë, që kishin drejtuar sektorët e edukimit dhe propagandës. Ndër ngjarjet e tjera që ka memorizuar njeriu diskret i Hoxhës nga kjo periudhë, janë problemet e shfaqura me shëndetin e Enverit para infarktit të vitit 1973. I porsakthyer nga shërbimi në rrethin e Burrelit, ku ka qenë i pranishëm në Plenumin e Partisë, Hoxha është ndier jo mirë dhe ka kaluar një gjendje të rëndë, duke qëndruar gjatë gjithë marsit të vitit 1972 me regjim shtrati. Megjithatë, vëren njeriu që mbante çelësat e zyrës më të rëndësishme në vend, Hoxha e drejtonte Partinë në këto kushte nga shtëpia.

    Ditari i vitit 1972 – 1973

    22 shkurt 1972
    Në orën 9:30 hyri në zyrën e shokut Enver shoku Hysni dhe doli pas rreth një ore.
    23 shkurt 1972
    Shoku Enver më njoftoi se nesër në mëngjes do të nisemi për në Burrel për të ndjekur plenumin e Partisë dhe më kujtoi të marr me vete një shishe me bojë stilografi. Kuptohet që ai do të vazhdojë të shkruajë si çdo ditë në ditarin e tij. I komunikova Jetës (shoqes stenografe) se nesër nisemi me shërbim. Njëkohësisht njoftova edhe Muratin (teknikun e qendrës së zërit) dhe shofer Luanin. Bisedova edhe me shokun Piro Kondi për të marrë masa për lajmërimin e korrespodentëve të shtypit dhe punonjësve të televizionit, por gjithnjë duke pasur parasysh porosinë e shokut Enver që të mos e dinë destinacionin.
    24 shkurt 1972
    Me Jetën e Muratin u nisëm për në Burrel. Në Shkopet kishte dalë për ta pritur shokun Enver Mustafa Pajenga, sekretar i parë i rrethit dhe anëtar i KQ. Mustafa një moment më tha se vizitën e shokut Enver e kishte marrë vesh vetëm 10 minuta më parë. Në shtëpinë e pritjes kur mbërritëm, zjarri ishte shumë i dobët, dhomat plot tym
    25 shkurt 1972
    Filloi punimet plenumi i KP të Burrelit. Diskutimet vazhduan deri në orën 19:30. Pastaj shoku Enver shkoi të pushonte.
    26 shkurt 1972
    Në plenum e mori fjalën shoku Enver, i cili foli pa ndërprerë nga ora 9:00 deri në orën 15:15. Pasdite shoku Enver vizitoi çerdhen nr.2 dhe kopshtin e qytetit. 27 shkurt 1972
    Në orën 10:00 shoku Enver vizitoi Muzeun e Luftës Nacionalçlirimtare të Burrelit. Pas vizitës shkroi diçka në librin e përshtypjeve dhe, si u nda me shokët përgjegjës të rrethit, u kthye në Tiranë.
    28 shkurt 1972
    Në orën 9:00 shoku Enver erdhi në zyrë. Në orën 9:30 hynë në zyrën e tij shokët Hysni e Ramiz dhe qëndruan rreth tri orë. Kur dolën, më kërkuan të zbardhim sa më parë fjalimin, që shoku Enver kishte mbajtur në plenumin e Burrelit. Kur mbaroi orari, erdhi në zyrë shoqja Nexhmije dhe më tha se dje gjithë pasditen shoku Enver nuk shtrihej dot, katër herë veshi pizhamet për të fjetur dhe u ngrit. Mirëpo edhe në këmbë nuk qëndronte dot, se i merreshin mendtë. Asnjëherë tha ajo, nuk i kishte dhembur kaq shumë koka. Siç duket, shoku Enver u lodh shumë në Burrel dhe foli shumë gjatë në plenum plotë gjashtë orë.
    29 shkurt 1972
    Porsa doli në zyrë shoku Enver, më porositi t’i gjej tekstet e plota të fjalimeve të Çu En Lait dhe të Niksonit, si atë të zbritjes më 21 shkurt, si atë të përcjelljes më 26 shkurt. Porosita Fiqiri Voglin dhe pas gjysmë ore ia çova në zyrë të dyja materialet e vizitës “historike”. Kur u largua nga zyra, më tha se aparati i televizorit që i vumë në zyrë para një jave nuk ka punuar, ai nuk duhet të lëvizë. I thashë se, siç duket, tërheqja e aparatit në Burrel ka shkaktuar ndonjë defekt. Atëherë tha që të mos lëvizë më në raste të tilla. Do të ngarkoj Sulon ta shohë sa më parë këtë çështje dhe të porositet gjithashtu personeli i shërbimit, që të bëjë shumë kujdes gjatë pastrimit.
    1 mars 1972
    Shoku Enver nuk doli sot në zyrë. Shoqja Nexhmije që erdhi për të kërkuar një material, tha se kishte kollë, duket se është ftohur korridoreve dhe në banjë kur ishte në Burrel.
    2 mars 1972
    Shoku Enver vazhdon të jetë sëmurë. Nuk doli as sot në zyrë.
    3 mars 1972
    As sot nuk doli në zyrë.
    4 mars 1972
    Shoku Enver vazhdon të jetë sëmurë nga të ftohtit. Sulua (Gradeci, shoqëruesi) tha se u bë më mirë, por drejt e ka që nuk doli edhe sot, që të forcohet e të mos ekspozohet në të ftohtë.
    5 mars 1972
    As sot nuk doli. Është në shtëpi.
    6 mars 1972
    Shoku Enver vazhdon të ketë kollë. Duket që është ftohur, por të paktën po rri në shtëpi sa të bëhet mirë.
    7 mars 1972
    Në orën 9:30 erdhi për punë shoku Hysni, ndenji rreth një orë. I mora leje për të shkuar pak më herët që të ngushëlloja Heroin e Popullit, Ndreko Rino, për vdekjen e nënës. Jo vetëm më tha të shkoja menjëherë, por më dha edhe një letër ngushëllimi nga ana e tij për t’ia dorëzuar personalisht.
    8 mars 1972
    Porsa mori lajmin nga Parisi mbi gjendjen shëndetësore të Taqos (punonjës shërbimi në aparatin e KQ), kur hyra në zyrë të tij, shoku Enver më tha me pikëllim se Taqo ka kancer në veshka.
    9 mars 1972
    Nuk erdhi në zyrë.
    10 mars 1972
    As sot nuk erdhi në zyrë.
    11 mars 1972
    Shoku Enver sot kish për të pritur dy miq të huaj, Tejlorin dhe Andersonin, që largohen nga vendi ynë, por s’duket ngaqë nuk e ndien veten ende mirë. Telefonoi nga shtëpia dhe porositi që të njoftohet shoku Ramiz Alia, që t’u thotë se nuk i pret dot sot, në qoftë se do të jetë më mirë, mund t’i presë pasnesër, të hënën, më 13 mars, ose në qoftë se do të jetë pa qejf, mund të mos i presë fare. 12 mars 1972
    As sot nuk doli në punë.
    13 mars 1972
    As sot nuk doli në punë shoku Enver për arsye shëndetësore, prandaj të dy miqtë që duhej t’i priste që pardje se do largoheshin nga vendi ynë, i pritën shoku Hysni Kapo e shoku Ramiz Alia.
    14 mars 1972
    As sot shoku Enver nuk doli në zyrë. Vazhdon mjekimet në shtëpi.
    15 mars 1972
    Pas disa ditëve pa qejf, sot doli në punë shoku Enver. Nga pamja duket i kthjellët dhe i çlodhur. Ç’lumturi! Në orën 11:00 priti shokun Spiro Koleka dhe bisedoi me të rreth një orë lidhur me gjendjen jo të mirë të punimeve në hekurudhën Elbasan-Përrenjas.
    16 mars 1972
    I dorëzova sot shokut Enver tekstin e redaktuar të fjalimit të mbajtur me stenogram në plenumin e Burrelit për ta parë vetë përfundimisht, mbasi do të botohet në buletinin e brendshëm të KQ.
    17 mars 1972
    Sot nuk erdhi në punë.
    12 prill 1972
    U kthye nga Franca shoku Mehmet Shehu. Ishte për mjekim me porosi të shokut Enver.
    21 prill 1972
    Vahidi mori dy ditë leje për xhaxhain e sëmurë.
    5 mars 1973
    Festuam 50-vjetorin e shokut Mihal Bisha. Shok i vjetër në aparatin e KQ, që nga viti 1955. Në orën 10:00 u organizua një ceremoni me rastin e dekorimit me urdhrin e “Flamurit të Klasit të Parë”. Ia dorëzoi shoku Hysni Kapo. Në fund shoku Enver uroi shokun Mihal…
    7 mars 1973
    Dje u prit sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Polonisë në orën 11:00. Biseda zgjati deri në orën 13:30. Pas takimit shoku Enver më tha që çështjet që ngrita për Kinën, të bëhen shumë përmbledhtas. Ia dhashë porosinë shokut Agim Popa. Sot shoku Enver më dha për të shtypur dorëshkrimin “Si duhet kuptuar dhe si duhet luftuar kundër rrethimit imperialisto- revizionist të vendit tonë dhe efektet e presionit të tij mbi ne”.
    15 mars 1973
    Sot pasdite bëmë mbledhjen e përgjithshme të komunistëve të aparatit të KQ për dhënie llogarie dhe zgjedhjen e Byrosë së Partisë. Diskutuan 11 veta. Diskutoi edhe shoku Enver rreth një orë e gjysmë, duke u dhënë dërrmën “rrufjanëve politikë”, që fshehin dorën pasi hedhin gurin. Kur foli shoku Enver, ishin ftuar të merrnin pjesë tërë anëtarët e KQ të Tiranës, përgjegjësit e organizatave të masave dhe sekretari i Komitetit të Partisë së Tiranës Fadil Paçrami, të cilët i orientoi drejtpërdrejt shoku Enver. Në fund të fjalimit duartrokitën nxehtësisht të gjithë. Vetëm Fadil Paçrami sa i përplaste duart lehtë-lehtë. Sigurisht, refleks ky i një qëndrimi disaprovues, që nuk është në gjendje të kundërshtojë një fjalim kaq të fuqishëm të mbështetur fort në mësimet e marksizëm-leninizmit, në mbrojtje të interesave aktualë dhe të perspektivës së atdheut, të popullit dhe të socializmit në Shqipëri.
    16 mars 1973
    Në orën 7:30 Fadil Paçrami u lut t’i komunikohej shokut Enver kërkesa e tij për takim, sigurisht për t’u justifikuar për qëndrimin e gabuar që ka mbajtur ndaj vijës së Partisë. As u përgjigj shoku Enver.
    19 mars 1973
    Sot vdiq në orën 3:00 të mëngjesit patrioti komunist, Sulo Mustafai, nga Hekali. Sa e njoftova shokun Enver, më porositi të bënim një telegram ngushëllimi. Pastaj shoku Enver thirri Skënder Shehun, inxhinier në uzinën “Dinamo”, djali i dytë i Mehmet Shehut në zyrën e tij dhe i tha se do të shkojë bashkë me Vladimirin, vëllain e madh në Hekal, për të marrë pjesë në varrimin e xha Sulos. Këto masa shoku Enver i mori në një kohë kur shoku Mehmet Shehu është në Paris për kurim bashkë me Fiqreten.
    24 mars 1973
    Shoku Enver i bëri një telegram shokut Mehmet Shehu, që sot pritet të operohet në Paris. Dje me porosi të tij u nis aty edhe mjeku Simon Çapeli. Shoku Enver përfiton nga ky rast për ta vënë në dijeni shokun Mehmet për gjendjen e djemve “buçko”, siç shprehet për Skënderin dhe Bashkimin. Ndërsa për djalin tjetër të shokut Mehmet, Ladin në Durrës, i thotë se ka porositur Ilirin që punon me të, që ta sillte një ditë për drekë. Iliri (djali i Enverit) i kishte thënë se ishte çuditur me gatimin e Bardhës, gruas së Ladit.
    26 mars 1973
    Sot u bë mbledhja e Byrosë Politike, ku u shqyrtuan përgatitjet e Kongresit të Shtatë të Gruas. Shoku Enver për këtë mbajti një fjalim shumë të rëndësishëm në mbrojtje të grave e vajzave.
    27 mars 1973
    Porsa erdhi në zyrë shoku Enver, lexoi një lajm nga Parisi për përfundimin me sukses të operacionit të shokut Mehmet Shehu. I bëri një tjetër telegram urimi. Në dosjen e letrave shoku Enver lexoi atë të Heroit të Punës Socialiste nga Berati, Qemal Begasit, që nuk e bënë drejtor të SMT-së. T’i hiqet vërejtja Gaqo Neshos për këtë, i tha Hysniut.
    10 prill 1973
    Sot pasdite, shoqet e aparatit të KQ ishin në zbor ushtarak. Sevua e mbajti Vaicën të mos shkonte se kishte disa materiale urgjente të shoqes Nexhmije Hoxha. E thirra Sevon dhe e kritikova rëndë. I thashë se ai vazhdon të ruajë zakonin që nuk pyet njeri dhe është liberal në çështje shumë të rëndësishme. Sa për materialet e shoqes Nexhmije, i thashë, duhej t’i shtypte vetë Sevua.

    vijon

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-09-2014 më 21:38

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kujtimet e Haxhi Kroit

    Shefi i kabinetit: Infarkti i parë në ‘73, Enverit ia inçizojnë fjalimet

    Emri:  enveri-mjeket-300x229.jpg

Shikime: 6993

Madhësia:  19.4 KB
    NGA E MAJTA NE TE DJATHTE MJEKET E ENVERIT, FEJZI HOXHA, PETRIT GAÇE DHE YLLI POPA (DJATHTAS) DY KIRURGET FRANCEZE QE REALIZUAN NJE NDERHYRJE KIRURGJIKALE NE DOREN E ENVERIT

    Nga tetori i vitit 1973 deri në shkurt të vitit 1974, Enver Hoxha ka qenë me regjim shtrati. I janë dashur katër muaj e gjysmë, shkruan Kroi, të rikthehet në punë, por jo me atë gjallërinë e parë, madje me pasoja jo të pakta. Ka qenë data 2 shkurt e vitit 1974, kur është shfaqur për herë të parë në zyrë pas tronditjes në zemër. “Nuk mbaj mend hovin e madh të gëzimit kur e pashë, shënon sekretari i tij në ditar. I dola përpara, e prita, e përqafova, më puthi. Bisedova pak. Atë e preokuponte çështja e të shkruarit, po do të mendojmë, tha, si do ta zgjidhim edhe këtë me diktofon apo me diçka tjetër”. Nga ky moment i trishtë, bashkë me regjimin e punës së kreut të Partisë, do të ndryshonte edhe regjimi i kabinetit të tij. Haxhi Kroi, shefi i këtij të fundit, pohon se eprori i tij tashmë vjen gjithnjë e më rrallë në zyrë; ka kufizuar shumë takimet me liderët e tjerë dhe në pjesën më të madhe fjalimet nuk i shkruan, por i incizon. Në këto rrethana, të besuarit të Enverit i duhet të përkujdeset, siç shprehet, edhe për funksionimin e dhomës së mjekimit të udhëheqësit të sëmurë, që është hapur enkas për të ngjitur me zyrën e punës. Kabineti i Hoxhës, që këtej, përveç zyrtarëve e ndihmësve, sekretareve e daktilografistëve, do të shtohej me mjekë, inxhinierë, teknik incizimi e deri te folës për t’i lexuar materialet e interesuara. Viti mbrapsht ’74 shënoi një mori ngjarjesh të padëshiruara, shkruan Kroi duke veçuar operacionin e Pranverës, vajzës së vetme të Hoxhës, që e ka tronditur jo pak atë dhe familjen e tij dhe grabitjen në mesnatë të shtëpisë së Vahid Lamës, ndihmësit të Enverit. Sakaq, nuk kanë munguar as ndodhitë e gëzueshme, ku shefi i kabinetit të kreut të regjimit nxjerr në krye të tyre martesën e Sokolit, djalit të vogël të Hoxhës. “Bashkë me shokët e grupit, shkuam për t’i uruar, shkruan Kroi në shënimet e datës 29 mars 1974, duke iu referuar dasmës në Bllok. Na pritën në pjesën e re të banesës. Në krye qëndronte Sokoli me Liliana Sotirin, vajzën e instruktorit të partisë në Tiranë, Lili Sotiri. I uruam nga zemra. Marrja e një vajze nga një familje e thjeshtë për bashkëshorte tregon më së miri si i ka edukuar shoku Enver djemtë dhe vajzën e vetme”…

    Ditari i vitit 1974

    3 janar 1974
    Dita e parë e punës në vitin e ri. Gëzuar! Kur shkova në zyrë të shokut Haki Toska për takim, ai më tha se dje i kishte telefonuar shoku Enver dhe i kishte uruar Vitin e Ri dhe i kishte thënë se është mirë me shëndet. S’ka gëzim më të madh, lajm më të mirë në këtë ditë të parë të punës të vitit të ri, pse me shokun Enver në krye u krijua Partia, u zhvillua lufta kundra armiqve, u mposhtën pushtuesit dhe u asgjësuan tradhtarët e popullit…
    8 janar 1974
    Një Fatmir Sharaveli nga Berati shkruan se ia pushuan gruan nga puna, sepse marrin “të pashme” në turizëm, megjithëse pjatalarëse, ndërsa një që vodhi, ia mbuloi drejtori dhe e bëri kryekameriere.
    10 janar 1974
    Të komunikohet me zyrat e Lagjes 10 në Tiranë për çështjen e Fatmir Habibit. 21 janar 1974
    Telefonova A. Kazanxhiun për një fotografi të Luftës Nacionalçlirimtare. Na e kërkon shoku Enver. Atij sigurisht këtë nuk ia thashë…
    22 janar 1974
    Për mjekësinë popullore askush nuk merret në Ministri. Ka njerëz të pasionuar në këtë fushë, po nuk përkrahen. Hysni Ndoja ka bërë një punë të mirë, por nuk është përkrahur. Nga një aktiv kombëtar që u bë në Përmet as që u thirr ky, biles as shumë mjekë të tjerë popullorë, si Ceni i Tiranës dhe ai i Shijakut dhe një tjetër, që shëron pa shenja fare djegiet e rënda të lëkurës.
    24 janar 1974
    Studiova me vëmendje artikullin e datës 23 mbi përvojën e Kooperativës “Misto Mame” të Gjirokastrës.
    26 janar 1974
    Mora pjesë në mbledhjen e Arkivit Qendror të Partisë, ku u analizua puna njëvjetore. Si problem doli nevoja për të pasur një njeri apostafat për restaurimin e dokumenteve.
    2 shkurt 1974
    Sot erdhi në zyrë për herë të parë, pas një periudhe katërmujore e gjysmë, shoku Enver. Nuk mbaj mend hovin e madh të gëzimit kur e pashë në orën 11:30. I dola përpara, e prita, e përqafova, më puthi e më përqafoi. Ishte shumë i emocionuar. I vajta në zyrë. Bisedova pak. I thashë se të tërë jemi në dispozicionin tënd për të të lehtësuar punën. Atë e preokuponte çështja e të shkruarit, po do të mendojmë, tha, si do ta zgjidhim edhe këtë çështje me diktofon apo me zgjidhje tjetër. I thashë se do të bisedoj me shokun Hysni dhe shoqen Nexhmije. Pastaj më porositi të njoftoja shokët dhe të thërrisja edhe shokun Mehmet dhe u mblodhën në dhomën e çlodhjes.
    27 shkurt 1974
    Erdhi në zyrë shoku Abdyl, por nuk e kuptova çfarë donte të më thoshte. Nuk dukej mirë.
    5 mars 1974
    Mora vesh se u operua Pranvera Hoxha, vajza e shokut Enver.
    7 mars 1974
    Lirojnë shtëpi kinezët. 20 hyrje. Mund të futen Jeta, Vahidi dhe disa nga kryesorët e grupit të shokut Enver.
    8 mars 1974
    Shoku Enver porositi që materialet e sekretariatit të bëhen nga tre në një faqe. Të pozohen aty vetëm problemet dhe propozimet.
    9 mars 1974
    Sot shoku Enver doli në zyrë në orën 12:00. Më tha se nuk kam ardhur për të punuar, por vetëm sa për të dërguar në arshivë disa materiale. Dukej mirë në fytyrë. Sa kishte qenë për vizitë në klinikë për të parë Pranverën, që u operua më datë 3 mars.
    13 mars 1974
    Në orën 10:10 shoku Enver më njoftoi nga shtëpia në telefon që shokët Haki, Ramiz e Rita të jenë në zyrë se mund t’i thërras në takim. Dy të parët i njoftova vetë. Shokun Rita e njoftoi Tonin Jakova, se nuk ndodhej në zyrë, pasi kishte shkuar me pushime në Malin e Dajtit.
    14 mars 1974
    Shoku Enver nuk doli në zyrë.
    16 mars 1974
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 10:45 minuta. Kërkoi të vinin në takim shokët Spiro Koleka dhe Haki Toska lidhur me telegramin që ka dërguar Zenel Hamiti nga Pekini. Kërkoi gjithashtu që shoku Haki të kishte me vete edhe fjalimin që do të mbajë shoku Rita Marko në Fierzë. Kur hyri, shoku Enver m’u duk më i mpirë në fytyrë dhe me shprehje të lodhur. Siç duket, nuk do të ketë fjetur mirë. Përshtypjen time ia thashë shokut Haki për ta pasur parasysh që të mos e mbajnë shumë, bile i thashë se sot nuk i referova asgjë, nuk i dhashë asnjë material. Pasi mbaroi shoku Haki dhe Spiro, shoku Enver erdhi te zyra ime dhe më tha se sot kaq e kishte. Duke dalë, u drejtua nga zyra e Sevos dhe e Vahidit, që e kishin përshtatur në dhomë për mjekim me porosi të shokut Hysni, por që shoku Enver nuk e dinte. Kur pa se zyra ishte transformuar, qeshi. A, tha, qenkan doktorët këtu, paskan ikur sekretarët. Po ku i keni vënë ata? Më pyeti mua. Një dhomë më tej, i tregova unë. U dha dorën doktor Shurbanit dhe ndihmësmjek Edmondit, përshëndeti dhe u largua.
    17 mars 1974
    Në mbrëmje, rreth orës 21:00, më telefonoi në shtëpi shoqja Nexhmije. Më tha të bëjmë gati një mjet regjistrimi se shoku Enver do të dalë nesër të lexojë mesazhin në konferencën e veteranëve. Mora menjëherë masat e nevojshme. Porosita Muratin për të bërë gati magnetofonat, në mënyrë që, nëse njëri bllokohet, tjetri të vihet menjëherë në funksionim.
    18 mars 1974
    Në orën 11:00 erdhi shoku Enver në zyrë. Pasi u takua me Muratin, u ul të lexonte tekstin e mesazhit që do t’i drejtonte Konferencës së veteranëve, që do të mbahet pasnesër në Korçë. Së pari i propozova të bënte provë një paragraf. Pranoi dhe, si e dëgjuam regjistrimin, u kënaq. Pastaj u ul dhe lexoi materialin deri në fund. Kur po përgatitej prova e plotë, erdhi edhe shoqja Nexhmije. Ajo qe e shqetësuar se mos ishte lodhur shoku Enver gjatë leximit, që zgjati 17 minuta. Në fund falënderoi Muratin për rezultatin e mirë të regjistrimit. Shoqja Nexhmije tha të shikohej pak zëri se dukej shumë i trashë, por shoku Enver i tha se unë ashtu e kam zërin. Ai pranoi që regjistrimi të pastrohej nga kolla dhe ndonjë fjalë e përsëritur.
    19 mars 1974
    Qysh mbrëmë në darkë, shoqja Nexhmije njoftoi se shoku Enver do të vinte përsëri të regjistronte edhe një herë përshëndetjen. Kësaj here hyrjen e përshëndetjes dhe pjesën e fundit, gjithsej 4-5 minuta. Bëmë gati çdo gjë. Shoku Enver pranoi të merrnim operatorin e Radiotelevizionit, por në këtë punë ndihmoi edhe Sulua, i cili si kurdoherë i papërtuar bëri një punë të madhe. Kur erdhi shoku Enver në zyrë, çdo gjë ishte gati. Erdhi, bisedoi edhe shoku Ramiz me shokun Enver. Ai qëndroi në tavolinë dhe operatori merrte. Pastaj u dhanë porosi që nesër, në Konferencën e veteranëve, të jepet përshëndetja e regjistruar komplet, po më parë të transmetohej shoku Enver nga zyra duke folur, pastaj në vazhdim të jepet salla e Konferencës duke dëgjuar. Dhe kështu u bë. Materialin e regjistruar e dërguam në Korçë me urgjencë me Vahidin.
    25 mars 1974
    Sot shoku Enver nuk doli në zyrë. Ka që nga data 21 që nuk del në punë.
    28 mars 1974
    Sot shoku Enver erdhi për të parën herë në mbledhjen e Byrosë Politike, pas sëmundjes që kaloi për më shumë se katër muaj (tetor-shkurt). Më porositi që të mos vinin të ftuarit për pikën e parë të rendit të ditës. Duket që do të ketë ndonjë gjë apo do të flasë për çështjen e mungesës së tij. Sa filloi mbledhja, shoku Enver iu drejtua shokëve me një fjalë të shkurtër me rastin e rikthimit të tij në punë, duke i njoftuar se me porosi të mjekëve edhe për ca kohë akoma ai do të punojë jo më shumë se një orë e gjysmë në ditë deri sa të stabilizohet përfundimisht gjendja e tij shëndetësore. Ajo që kalova, tha shoku Enver, ishte një terikardi kardiake, por Partia mori të gjitha masat dhe u shërova, prandaj i jam asaj mirënjohës dhe këtë kujdes të madh do t’ia shpërblej me punë. Ai falënderoi gjithashtu shokët e bashkëpuntorët e afërt për kujdesin e madh që treguan gjatë kësaj kohe, gjë që e ka prekur thellë. Pastaj shoku Enver shtoi se shokët Mehmet dhe shoku Hysni e kanë vënë në dijeni mbi të gjitha masat dhe vendimet që ka marrë Partia dhe qeveria gjatë mungesës së tij dhe se ka qenë plotësisht dakord me to. Si foli shoku Enver, fjalën e mori shoku Mehmet, i cili shprehu gëzimin e jashtëzakonshëm për rikthimin e shokut Enver në drejtimin e punëve pas një mungese disamujore. Me gjithë mungesën e tij, u shpreh shoku Mehmet, shoku Enver ka qenë përsëri mes nesh, pse ne të tjerët kemi punuar sipas mësimeve dhe direktivave të tij në të gjitha drejtimet.
    29 mars 1974
    Bashkë me shokët e grupit shkuam në shtëpinë e shokut Enver për urime me rastin e martesës së Sokolit, djalit të vogël. Na pritën në pjesën e re të banesës. Në krye qëndronte Sokoli me Liliana Sotirin, vajza e instruktorit të partisë në Tiranë, Lili Sotiri. I uruam nga zemra këta njerëz të mrekullueshëm të edukuar nga mësuesi i mësuesve, mësuesi ynë i madh shoku Enver që, me gjithë punën e madhe që i peshon mbi supe, ka gjetur kohë të edukojë aq mirë e në mënyrë shembullore edhe fëmijët. Marrja e një vajze nga një familje e thjeshtë për bashkëshorte tregon më së miri si i ka edukuar shoku Enver djemtë dhe vajzën e vetme. Ilirin nuk e pamë aty. Ndërsa Pranvera, megjithëse tre javë kish që qe operuar nga një ilos, qe bërë shumë mirë.
    30 mars 1974
    Shoku Enver nuk erdhi sot në mbledhjen e sekretarëve të KQ.
    2 prill 1974
    Sot shoku Hysni Kapo u nis për një vizitë mjekësore dhe për kurim në Francë.
    4 prill 1974
    Shoku Enver punoi me fjalimin që ministri i Jashtëm do të mbajë në OKB. Kjo e detyroi të rrinte në zyrë deri në orën 13:00. Ditët e mëparshme ai ka ardhur në orën 10:00 dhe është larguar për në shtëpi në orën 12:00.
    5 prill 1974
    Më erdhi Vahidi që në mëngjes dhe më informoi se mbrëmë rreth orës 11:00 të darkës dy veta hipën në dritare. I pa rastësisht teksa ishte duke biseduar me kunatin, Zydinë. Kur hapi dritaren, ai që qe larguar, i tha: “Për ty rroftë Enver Hoxha!”. E ndoqi, por iku. Njoftoi Drejtorinë e Brendshme të Tiranës dhe vazhdoi muhabetin me Zydin. Kur përsëri njeriu me biçikletë hipi në dritare. Përsëri i ndoqi jashtë, por të dy u larguan. Pas kësaj shuan dritën dhe qëndruan në përgjim. Personi i panjohur erdhi përsëri. Kësaj radhe kur po i ndiqnin, i kapën dy civilë që ishin jashtë, që u ndihmuan nga një patrullë policie. I çuan në rajonin 3, ku u pyetën dhe Vahidi me Zydinë u larguan, por porositën të mos i lironin pa bërë formalitetet. Të jenë vjedhës, zor se hipin në dritare kur njerëzit e shtëpisë qenë zgjuar. Edhe për qëllime morale ndaj të shoqes së ndershme të Vahidit dhe kjo përjashtohet, kështu hapur. Ky është provokacion nga elementë armiq dhe me ngjyrë politike, gjersa u përmend edhe emri i shokut Enver. vijon...

    Dhoma e pushimit në KQ
    Në vitin 1974, kur Hoxha u rikthye në punë, pas infarktit të parë, u bënë një mori ndryshimesh në infrastrukturën e bllokut të zyrave të kabinetit të tij në aparatin e KQ. Përveç dhomës së mjekëve, të krijuar rishtas në krah të zyrës së Hoxhës për të ndjekur çast pas çasti ecurinë e shëndetit të tij, në katin e preferuar të KQ, u përshtat edhe një hapësirë tjetër e destinuar për kafe e pushim për krerët e lartë. Në ditarin e tij, Kroi shkruan se, pas goditjes në zemër, Enveri e niste punën prej aty, ku veç kafes, bënte edhe takimet ditore me sekretarët e KQ. Sipas shënimeve të sekretarit personal, Hoxha shfaqej në mëngjes rreth orës 10:00 dhe, pasi konsumonte bisedën me liderët e tjerë pranë filxhanit të kafes, kohë kjo që zgjaste rreth një orë, kthehej në zyrë për të vazhduar ritualin e zakonshëm për t’u larguar në shtëpi në orën 13:00. Sipas kujtimeve të Kroit, në dhomën e pushimit, me urdhër të Nexhmijes, çdo gjë incizohej dhe, sa dilnin sekretarët që andej, ai bashkë me shpurën e ndihmësve të Hoxhës zbardhnin këshillat dhe porositë e tij, të cilat më vonë bëheshin pjesë e veprave të udhëheqësit.

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    “Enveri nuk e dinte që partizanët kishin djegur shtëpinë e Avni Rustemit”

    Emri:  HaxhiKroi.jpg

Shikime: 7617

Madhësia:  26.6 KB
    HAXHI KROI (NË RRETH) ME GRUPIN E PUNONJËSVE TË KABINETIT TË ENVERIT

    Ditari i Haxhi Kroit, ish-shefi i kabinetit i kreut të regjimit

    “Gjatë luftës aty jetonte Qazim Rustemi, nipi i heroit që ishte bërë eksponent i Ballit Kombëtar”

    Enveri: Dëshmorët që bënë gabime, s’i shpallim heronj


    Ka qenë viti 1974, kur për herë të parë Enver Hoxha ka mësuar se shtëpinë e Avni Rustemit në Libohovë e kanë shkatërruar. Haxhi Kroi, shefi i kabinetit të kreut të regjimit dhe një nga nipërit e Heroit të Popullit që bëri bujë me atentatin kundër Esat Pashës në Paris, në vitin e largët 1924, duke iu kthyer kësaj ngjarjeje, në shënimet e datës 22 prill 1974 shkruan: U ktheva nga festimet me rastin e 50- vjetorit të vrasjes së Avni Rustemit dhe i tregova shokut Enver për aktivitetet e kryera në Libohovë. Kur ra fjala dhe mori vesh se shtëpia e Avniut ishte djegur gjatë luftës, sepse në të qëlloi të banonte nipi i tij që qe bërë eksponent i Ballit Kombëtar, tradhtari Qazim Rustemi (daja i Kroit ky-shënim i red.), shokut Enver i erdhi shumë keq që nuk u ndodh një njeri ta shpëtonte këtë objekt me rëndësi të jashtëzakonshme. Përkundër këtij fakti të panjohur nga kreu i regjimit, që kalon me dy-tri fjali, në pjesën tjetër të kujtimeve nga ky përvjetor, sekretari i Hoxhës nuk ngurron të sjellë mbresat nga takimet e gostitë me zyrtarët lokalë, të cilët, siç pohon, nuk e kanë lënë për asnjë moment të pushojë i qetë. Sakaq, zyrtari që ka drejtuar 40 vite me radhë kabinetin e diktatorit, duke iu referuar zhvillimeve të periudhës prill-maj 1974, pohon se kjo ka qenë koha kur Hoxha ishte mysafir në zyrën e tij në KQ. Madje edhe në rastet e rralla që shfaqej aty, sipas sekretarit personal, qëndronte jo më shumë se dy orë. Problemet me shëndetin pas goditjes në zemër dhe moti i mbrapshtë me stuhi, madje dhe me borë si asnjëherë, shkruan Kroi, e detyrojnë shokun Enver që më së shumti ta drejtojë Partinë nga shtëpia. Në këto kushte, udhëheqësi është vënë jo vetëm në kujdesin e veçantë të të shoqes Nexhmije, vëren Kroi, por edhe të liderëve të tjerë të Komitetit Qendror, të cilët bëjnë të pamundurën për të lehtësuar ngarkesën e tij. Me një porosi të Hysni Kapos, që përgjigjet drejtpërdrejt në Byronë Politike për shëndetin e Enverit, këtij të fundit nuk i shkojnë më letrat nga populli, për të cilat dikur konsumonte orë të tëra në zyrë…

    Ditari i vitit 1974

    8 prill 1974
    Shoku Enver erdhi në zyrë në orën 9:45 dhe u largua në orën 12:45.

    9 prill 1974
    Shoku Enver erdhi papritur në zyrë dhe më pyeti kur do të zhvillohej mbledhja e përgjithshme e komunistëve të aparatit të KQ. Në fakt, ne kishim marrë masa që ai të mos vinte, por sa e kishte marrë vesh, erdhi menjëherë.

    10 prill 1974
    Në orën 9:00 u bë ceremonia e dekorimit të shokut Piro Kondi, punonjës i vjetër i aparatit të KQ me rastin e 50- vjetorit që mbushi sot. Kur u largua shoku Enver nga zyra në orën 11:40, la mbi tavolinë një projekt vendim të pafirmosur. Në projektin e kuadrit që propozohej që Pirro Koçi të caktohet përfaqësues i përhershëm i vendit tonë në OKB për ushqimin dhe bujqësinë, ai ka shkruar për Pirron: “As e nxjerr qimen nga qulli. Caktoni një tjetër që të çalltisë dhe jo sa për emër”.

    12 prill 1974
    Sot shoku Enver nuk doli. Koha ishte shumë e vranët, e ftohtë dhe me shi. Vizita që ishte caktuar për t’u bërë në uzinën “Traktori” u shty, kur të përmirësohet koha.

    15 prill 1974
    Shoku Enver nuk doli në zyrë. Kohë me shi dhe relativisht pak e freskët.

    16 prill 1974
    Shoku Enver nuk doli në zyrë. Njoftova shoqen Nexhmije që nesër shoku Petro Dode ka 50-vjetorin e ditëlindjes.

    17 prill 1974
    Shoku Enver erdhi në zyrë rreth orës 12:00. Më parë hyri shoqja Nexhmije në zyrën time. Ajo më tha që të porosis administratën të mos përdoret benzinë gjatë pastrimit të korridoreve dhe ambienteve të tjera, se nuk e duron dot shoku Enver. Një moment kur shoku Enver dhe Nexhmija ishin në zyrë, Sulo Gradeci më tregoi për një ngjarje shqetësuese, që kishte ndodhur në kohën kur ata kishin qenë duke dalë nga familja e Petro Dodes. Para se shoku Enver dhe Nexhmija të futeshin në automobil, më tha Sulua, një i panjohur që mbante një çantë në dorë, iu drejtua t’i jepte një letër, duke i thirrur: “Shoku Enver, shoku Enver”. Oficerët nuk e lanë t’i afrohej, por gabimi i tyre është pse e shikonin duke qëndruar e se larguan më parë. Porosita Sulon t’i marrë emrin dhe të pyesim ku punon, ç’njeri është etj.

    18 prill 1974
    U kthyen stinët së prapthi. Pardje në rrethin e Tropojës ra rreth 30 centimetra borë. Shoku Enver sot doli në zyrë në orën 10:00, por ne i kemi marrë masat. Kaloriferi punon, kemi ndezur edhe sobën me korrent. Temperatura në dhomën e tij të punës shkon 21 gradë e gjysmë. Dhjetë minuta pas ardhjes së shokut Enver telefonoi shoqja Nexhmije, e preokupuar për temperaturën e zyrës. Ajo kujton se nuk ndizen sipas rregullit kaldajat. Po si të mos i ndezim ne?! Mos vallë vlejnë më shumë 30-40 litra mazut përpara shëndetit të shokut Enver?! Jo, sikur edhe nga xhepi t’i paguajmë, këtë nuk e lejojmë. Shëndeti i shokut Enver është për të mirën e popullit. I thashë shoqes Nexhmije që janë marrë masat dhe ajo u qetësua.

    19 prill 1974
    Shoku Enver nuk doli në zyrë. Shokut Ramiz i mora leje për të shkuar në Libohovë, ku do të organizohet një veprimtari përkujtimore me rastin e 50-vjetorit të vrasjes së Avni Rustemit.

    22 prill 1974
    Në bisedë me shokun Enver i tregova për mbresat nga festimet e bëra në Libohovë me rastin e 50-vjetorit të vrasjes së Avni Rustemit. I tregova së pari për aktivitetet që u zhvilluan në Libohovë. Kur ra fjala dhe mori vesh se shtëpia e Avniut ishte djegur gjatë luftës, sepse në të qëlloi të banonte nipi i tij, që qe bërë eksponent i Ballit Kombëtar, tradhtari Qazim Rustemi, shokut Enver i erdhi shumë keq që nuk u ndodh një njeri ta shpëtonte këtë objekt që sot do të kishte rëndësi jo vetëm për Libohovën.

    23 prill 1974
    Sot shoku Enver nuk doli në zyrë, siç duket është duke punuar në shtëpi.

    24 prill 1974
    As sot shoku Enver nuk doli në zyrë.

    25 prill 1974
    Shoku Enver erdhi në punë në orën 10:00 dhe u largua rreth orës 13:00. Tërë këto ditë ka një ngritje të epidemisë së gripit, prandaj kërkova një nga mjekët e shokut Enver për të folur me të, që po të jetë e mundur, ai të mos marrë kontakte me njerëzit, deri sa të ulet kjo valë e dendur e sëmundjes. Meqenëse nuk gjeta asnjërin nga mjekët, bisedova me shokun Llambi Ziçishti, ministër i Shëndetësisë, i cili mendon t’i thuhet shokut Enver që të mos dalë në zyrë, pse koha është e ftohtë dhe me lagështi që çon lehtë në pneumoni një organizëm jo të kalitur, përveç që ka epidemi gripi në qytet. Fakt është që nëpër ambulanca ka një rritje prej 25 për qind të vizitave, ndërsa kërkesat për vizita në spitale po rriten.

    26 prill 1974
    Shoku Enver nuk doli në zyrë.

    27 prill 1974
    As sot shoku Enver nuk doli në zyrë.

    28 prill 1974
    Përsëri shoku Enver nuk doli në zyrë.

    30 prill 1974
    Shoku Enver doli më shpejt se herët e tjera në zyrë, në orën 9:30. Asgjë nuk i referova, përveç njoftimit se nesër babë Myslimi mbush 75 vjeç, ndërsa shoku Haxhi nesër ka 61-vjetorin e ditëlindjes.

    3 maj 1974
    Megjithëse i lodhur dhe pak me vonesë, shoku Enver doli në zyrë aty nga ora 11:00. Me t’u ulur, ndryshe nga herët e tjera që i raportoja për çështje të ndryshme, më pyeti: “Vijnë letra nga populli, apo jo?”. “Po shoku Enver, vijnë si zakonisht”, iu përgjigja. “Po mua, pse nuk më sillni gjë”, shtoi ai. Ç’është e vërteta që pas kthimit nga sëmundja që zgjati katër muaj, me porosi të shokut Hysni, për të mos e ngarkuar shokun Enver, e vinim në dijeni vetëm për çështje të rëndësishme dhe problemet me letrat nga populli i zgjidhnim me aparatin e KQ. Shoku Enver më tha se tani ishte mirë dhe duhej të njihej me letrat e popullit. Për këtë vura në dijeni shokun Hysni, i cili dha porosi që të merreshin masat që, pa e rënduar, të vinin në dijeni shokun Enver për problemet kryesore.

    4 maj 1974
    Sot shoku Enver nuk doli në zyrë. Shkova në shtëpi të tij për çështje pune dhe e gjeta duke rregulluar librat në bibliotekë.

    16 maj 1974
    Nuk doli në zyrë shoku Enver.

    17 maj 1974
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 10:00. I çova një dosje me disa letra nga populli dhe disa informacione nga Partia. Në informacionin mbi një kërkesë të 11 ish-partizanëve të Brigadës së Tetë flitej për rehabilitimin e dëshmorit Ibrahim Kushta, i cili përpara se të vritej nga armiku, qe shkarkuar për gabime nga detyra e komisarit të batalionit. Ndërkohë që këta 11 partizanë thonë se Ibrahimi qe shkarkuar si pasojë e punës së Niazi Islamit. Në letrën e tyre shoku Enver bëri shënimin: “Çdo gjë mund të riparohet dhe duhet të riparohet kur ka pasur gabime, por nuk mund të harrojmë gabimet dhe t’i fshijmë kur këto janë bërë. Konkretisht, ky shok që u dënua që në kohën e luftës, nuk mund të ketë qenë pa faj dhe sidomos kur konsiderohej shok trim, siç ishte. Ibrahimi ka qenë trim, siç vërtetohet, por kjo nuk përjashton të ketë bërë gabime. Ai u vra duke luftuar, kjo nuk tregon se ai më parë nuk ka bërë gabime dhe i ndërgjegjshëm për ta riparuar gabimin, luftoi burrërisht, edhe pse u bë partizan i thjeshtë. Tani të bësh këtë shok hero, nuk është e drejtë, pse janë vrarë me mijëra që kanë luftuar dhe kanë rënë dhe nuk kanë bërë gabime. Megjithatë nuk janë heronj. Na atakojnë Niazi Islamin. Ky në atë kohë nuk ish tradhtar, ai tradhtoi më vonë. Të ruhemi dhe të evitojmë sentimentalizmat, mburrjet, pasaktësitë në hartimin e historikëve të brigadave. Enveri 17 maj 74″.

    Xxx
    Një farë Zisi Markali nga Llongua e Gjirokastrës është rikthyer pas një jete të tërë në emigracion. Në letrën që i dërgon shokut Enver, i shkruan me dashuri për ndryshimet që gjeti në krahasim me kohën që ishte larguar jashtë atdheut. Megjithatë, thotë ky, kam parë në shtypin shqiptar se ju keni deklaruar që uji nga burimi del i pastër, por turbullohet poshtë, prandaj ai që e turbullon, duhet të dënohet në bazë të ligjeve. Shoku Ever mbi këtë letër shënoi këto konsiderata të veta: “Unë asnjëherë nuk kam thënë që uji nga burimi del i pastër, por turbullohet poshtë. Kjo do të thotë të mohosh bazën dhe të mbivlerësosh kreun. Uji rrjedh i kulluar lart, në rast se zbaton drejt marksizëm-leninizmin dhe mësimet e Partisë dhe mbështetesh e këshillohesh me bazën, por edhe mund të gabojnë shumë në të kundërtën. Prandaj ujët mund të turbullohet edhe lart edhe poshtë dhe, që të mos turbullohet as lart dhe as poshtë, po edhe të turbullohet ndonjë çikë, e vetmja gjë që e bën ujët të kulluar është autokritika, ndreqja shpejt e gabimeve, kontrolli i Partisë, kontrolli i klasës dhe i masave. Këto kam thënë unë, dhe jo atë që nuk e kam thënë. Enver”

    vijon…

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    Ditari i Kroit: Fjalimi i fshehtë i Enverit për gjeneralët

    Emri:  ENVER-HOXHA-DHE-BEQIR-BALLUKU-300x295.jpg

Shikime: 7375

Madhësia:  21.0 KB
    ENVER HOXHA DHE BEQIR BALLUKU

    Ditari i Haxhi Kroit, ish-shefi i kabinetit i kreut të regjimit

    Kroi: Më porositi ta daktilografoja vetë, për të ruajtur sekretin, por s’mora vesh ç’bëri kur e përfunduam


    E bija e poetit të përjashtuar nga Partia i shkruan Enverit.
    Vajza e Vehbi Skënderit: Nuk jemi të korruptuar
    Enveri: Vehbiu është implikuar me elementë antiparti


    Nga qershori deri në dhjetor të vitit 1974, Enver Hoxha ka drejtuar një fushatë të ethshme për zbulimin dhe eliminimin e grupit armiqësor në ushtri. Kronologjia e ngjarjeve ka nisur me mbledhjen e Byrosë Politike në muajin korrik, ku kreu i regjimit ka kumtuar për herë të parë akuzat e padëgjuara për sabotim të vijës së Partisë në ushtri kundër Beqir Ballukut, asokohe ministër i Mbrojtjes. Nga korriku në dhjetor pastaj, Hoxha ka thirrur disa herë forumet e larta të Partisë, për të finalizuar betejën me “gjeneralët tradhtarë”, sipas një skeme të mirëmenduar, që parashikonte asgjësimin pjesë-pjesë të tyre. I pari është kryqëzuar Beqir Balluku në Plenumin V të KQ të verës së atij viti, duke u shkarkuar nga të gjitha funksionet shtetërore e partiake. Pak muaj më vonë, në tetor ‘74, Byroja Politike, në përgjigje të apelit të kreut të regjimit, ka proceduar me dënimin e bashkëpunëtorëve të tij, dy gjeneralëve të tjerë, Petrit Dume e Hito Çako, të cilët u shpallën po aq fajtorë sa ministri i shkarkuar për sabotimin e tezave të Këshillit të Mbrojtjes, që parashikonin strategjinë e sigurisë e të kundërveprimit në rastin e një agresioni ushtarak nga jashtë. Plenumi i 15 dhe 16 dhjetorit ‘74 ka larë hesapet përfundimisht me “gjeneralët puçistë” e “tradhtarë”, duke e transferuar akuzën tek organet e Drejtësisë, të cilat pa më të voglën vështirësi kanë “ligjëruar” pretencën e Hoxhës për t’i kaluar para skuadrës së pushkatimit. Në diatarin e Haxhi Kroit, kjo histori është hedhur telegrafisht, në formën e kronikave të thjeshta me datat e mbledhjeve dhe tematikat përkatëse, pa u futur në përmbajtjen e çështjeve të shqyruara. Çuditërisht, sekretari i Hoxhës nuk përmend aty asgjë për morinë e fjalimeve e analizave që ky i fundit ka bërë gjatë kësaj kohe për zbulimin dhe asgjësimin e të ashtuquajturit grup puçist. I vetmi aspekt që të tërheq vëmendjen në kujtimet e sekretarit personal të Enverit, është një shënim i datës 3 shtator 1974, në të cilin flitet për një fjalim të panjohur të Hoxhës për “gjeneralët tradhtarë”. Duke shkruar për të, njeriu diskret i dikatatorit bën të ditur se udhëheqësi kryesor, porsa është kthyer nga pushimet, ka thirrur në zyrën e tij rrethin e ngushtë të ndihmësve dhe u ka dhënë tezat e një materiali, të cilin e ka vlerësuar të një rëndësie të jashtëzakonshme. Janë disa ide për veprimtarinë armiqësore të Beqir Ballukut, u ka shpjeguar Hoxha kalemxhinjve të KQ, nuk janë të plota, por i plotësoni, sistemoni mendimet dhe evitoni përsëritjet në mënyrë që të dalë i qartë dhe konciz. “Akoma pa filluar nga daktilografimi i materialit ‘Enigma e Petrit Dumes dhe Hito Çakos’, shkruan Kroi, duke kujtuar rëndësinë e posaçme që kishte, shoku Enver më porositi ta kopjoj me dorën time dhe të mos ia jepja datilografistes”. Një porosi të tillë, sipas sekretarit personal, pak çaste më vonë ia ka dhënë edhe Nexhmije Hoxha. Kroi nuk sqaron se si u procedua më tej dhe ku e konsumoi shefi i Partisë këtë fjalim sekret, por lë të kuptojë se mbi bazën e tij është ngritur thelbi i akuzës për dënimin kapital të dy gjeneralëve madhorë. Në ngjarjet e tjera që përmën shefi i kabinetit të kreut të regjimit nga kjo periudhë, vëndin kryesor e zë letërkëmbimi i Hoxhës me njerëzit e thjeshtë. Ndër to, zgjon interes ajo e 15-vjeçares Elida Skënderi, vajzës së shkrimtarit Vehbi Skënderi, të përjashtuar rishtas nga Partia. Në letrën e saj me ankesën për qëndrime jo të drejta të autoriteteve zyrtare, Enveri ka shënuar me dorën e tij “Prapë ky Vehbiu u përjashtua nga Partia? Ai është implikuar me elementë antiparti. Si qëndron kjo akuzë, që kundërshton vajza e tij 15 vjeçe?”. Një përgjigje kjo, që e ka ngazëllyer tej mase Kroin, për “kujtesën e mrekullueshme, të freskët dhe rinore të shokut Enver”, e cila në optikën e tij mbetet “një pasuri kolosale për Partinë dhe popullin, për marksizëm-leninizmin, që po e pasuron përditë e më shumë në kushtet e Shqipërisë”.

    Ditari i vitit 1974

    18 maj 1974
    Në letrat e sotme shoku Enver që doli në zyrë në orën 10:00 ka bërë këto shënime:
    “Mrika Frrok Marku dhe 11 shoqe të saj nga Ndërmarrja e Grumbullimit ankohen se janë pushuar nga puna dhe janë zëvendësuar me burra. Ç’janë këto gjëra, të merren masa, të ngrihet një grup kontrolli dhe t’u tregojnë vendin këtyre njerëzve që veprojnë kështu”

    Fuat Dine Hysenaj, nga Levan Krahësi i Tepelenës, ankohet se djali i tij, Bakiu, ish-shitës, është vethelmuar pse qenkërka akuzuar pa të drejtë si vjedhës, se ishte shitës i dalluar, anëtar i Plenumit të rinisë së rrethit, por pas një periudhe ishin hapur fjalë se qe vjedhës dhe drejtori i ndërmarrjes dërgoi prokurorin, prandaj ai kreu aktin. Shoku Enver shënon: Çfarë të bëjmë? Kush e ka fajin? Pse vodhi dhe pse u vetëvra? Të duronte! Në qoftë se do të kish të drejtë, e drejta do të dilte. Por, siç duket, ky njeri “që kish gjithë këto përgjegjësi, nuk do të ishte i pastër. Enver”

    Osman Lohja nga lagjja “10 korriku”, Shkodër, rruga “Ali Demi” 36, i ankohet shokut Enver se e kanë gjobitur me 200 lekë ngaqë mban në shtëpi dele. Shoku Enver porosit: Në qytet nuk mbahen dele. Ta dërgojmë në ndonjë kooperativë, ku të punojë atje dhe le të mbajë edhe dele. Bile jo vetëm gjashtë copë, por disa më shumë nga sa lejon statuti. Kjo është rruga. Më parë duhet të mendojë ai që më shkruan letrën, se vetë dhe gruaja duhet të punojnë. Enver”

    21 maj 1974
    Sot nuk doli në punë shoku Enver. Në orën 10:00 e kërkoi urgjent ministri i Jashtëm, për ta informuar për një provokacion të fashistëve italianë, që kanë lëshuar disa bomba në truallin e ambasadës sonë në Romë. Shoku Enver sot nuk del, se në orën 11:00 do të kontrollohet nga mjekët. Nesti Nasja i dërgoi informacion me shkrim në shtëpi, mbasi kish nevojë për udhëzime.

    22 maj 1974
    Sa erdhi në zyrë shoku Enver, e informova se të gjithë sekretarët e KQ janë me shërbim në rrethe. I paraqita çështjet e ditës. Midis tyre edhe një projektvendim për ngritjen e Shpresa Kamanit nga sekretare e Kolegjiumit të gazetës “Puna” në drejtoreshë të teatrit dhe të kinematografisë në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, por ai nuk e firmosi. Kjo do të thotë se shoku Enver nuk është dakord me propozimin e shokut Ramiz e Hysni. Ka qenë ky një propozim i bërë më herët nga shoku Rita Marko. Shoku Enver bëri shënimin: “Shoku Hysni, çka thotë Rita, nuk tregon thjeshtësi nga ana e kësaj shoqeje (në karakteristikë ka shprehje jo modeste nga ana e saj), përkundrazi. Dega e kuadrit edhe në biografi të saj nuk e tregon pa të meta, sido që këto i minimizohen. Mendoj se atje ku propozohet të punojë, është një vend me rëndësi dhe shumë delikat. Prandaj mund të gjendet ndonjë shok ose shoqe më e pjekur”.

    E reja 15-vjeçare Elida Skënderi, vajza e shkrimtarit Vehbi Skënderi, i ka drejtuar një letër shokut Enver, shkruar më datë 16 maj, të cilën ia referuam sot. Ajo ankohet se shtëpia e saj nuk është bërë qendër korrupsioni, siç e akuzojnë babain, që e kanë përjashtuar nga Partia dhe lutet të dalë në shesh e vërteta. Në këtë letër shoku Enver bëri këtë shënim: “Prapë ky Vehbiu u përjashtua nga Partia? Ai është implikuar me elementë antiparti. Si qëndron kjo akuzë, që kundërshton vajza e tij 15 vjeçe? Shoku Enver në shumë raste provon kujtesën e tij të mrekullueshme, të freskët dhe rinore, një pasuri kolosale kjo për Partinë dhe popullin, për marksizëm-leninizmin, që po e pasuron në kushte shumë të ndërlikuara dhe të vështira të Shqipërisë.

    31 maj 1974
    Tërë këto ditët e fundit shoku Enver ka ardhur që në mëngjes. Sot madje erdhi që në orën 9:00. Më parë më kishte porositur që në orën 930 ët vinte te zyra e tij shoku Manush. Siç duket, do të konsultohen për konferencën e Partisë së Tiranës, që u zhvillua më datat 28 dhe 29 maj. Kur doli shoku Enver pa Vahidin në zyrën time dhe i shprehu përshtypjen se këto kohët e fundit është shëndoshur. “Kam lënë duhanin, prandaj”, i tha Vahidi. “Të lumtë!”, e uroi shoku Enver duke i shtrënguar dorën.

    3 qershor 1974
    Sa erdhi shoku Enver në zyrë, më tha se një kovaç nga Korça, nga fshati Rrëmbec, kishte takuar Ilirin dhe i kishte thënë se kishte bërë disa shpikje, që dëshironte t’ia bënte dhuratë shokut Enver. E vura në dijeni shokun Enver se kjo është një histori e vjetër. Ka 6-7 vjet që kovaçi Muharrem Myslimi pretendon se ka bërë disa shpikje, që do t’ia japë vetëm shokut Enver. Ne e kemi vënë në dijeni që atëherë shokun Enver dhe ai ia ngarkoi shokut Adil dhe shokut Koço Theodhosi, që kanë porositur specialistët t’i studiojnë, por asgjë nuk ka dalë. Kur ia kujtuam këto, atëherë shoku Enver na tha se nuk është nevoja të interesoheni për këtë çështje. Gjithë puna është që ky njeri të vijë me familjen e tij në Korçë, prandaj ka bërë çmos që të takohej dhe të merrte një premtim të udhëheqësit.

    5 qershor 1974
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 9:30. Në orën 12:00 priti kryetarin e PKML të Gjermanisë dhe qëndroi në takim me të gati një orë e gjysmë. Kur u largua shoku Enver, më mori në telefon shoqja Nexhmije. I thashë se shoku Enver sa doli. Me një shprehje pakënaqësie ajo më tha se si shumë po ngarkohet shoku Enver, jashtë normales që i kanë caktuar mjekët të punojë. Shoqja Nexhmije ka shumë të drejtë të interesohet për shëndetin e shokut Enver, në radhë të parë për të mirën e Partisë e të popullit, pastaj edhe si bashkëshort.

    23 qershor 1974
    Shoku Enver erdhi që në orën 9:10. Punoi në zyrë, pastaj mori pjesë në mbledhjen e Byrosë Politike, që, ç’është e vërteta, u bë në mënyrë shumë operative, zgjati vetëm gjysmë ore, pse edhe materialet qenë përgatitur mirë, me përjashtim të pikës së parë, për të cilën u bënë vërejtje dhe u ngarkua qeveria ta përfundojë. Pastaj shoku Enver u kthye në zyrë dhe vazhdoi të punojë deri në orën 13:00. 10-15 minuta para se të dilte, shkova e kujtova se sot e kishte kaluar shumë normën e caktuar. Ai m’u përgjigj duke qeshur: Kush të tha, Nexhmija?

    2 shtator 1974
    Pas pushimeve verore doli për herë të parë në zyrë shoku Enver. Ai u kthye që pardje nga Durrësi, ku kaloi muajt korrik e gusht.

    3 shtator 1974
    Porsa erdhi shoku Enver në orën 9:30, më porositi të lija një shok në zyrë se kishte 10-15 minuta punë me mua. Sa u ulëm në zyrën e tij, ai nxori një tufë me letra të shkruara me dorë, që i pat hedhur gjatë pushimeve verore në Durrës në lidhje me veprimtarinë armiqësore të Beqir Ballukut. Këto ide, tha shoku Enver, pavarësisht nga presioni i shoqes Nexhmije dhe të doktorëve që të mos punoja, i hodha gradualisht për disa ditë në Durrës. Nuk janë të plota, prandaj të tre ju, Sevua, Vahidi dhe ti i kopjoni së pari, i lexoni me vëmendje dhe pastaj punoni që të dalë një material i plotë, që mendoj ta mbaj pas zgjedhjeve të Kuvendit Popullor në një aktiv të gjerë të kuadrove të ushtrisë. Idetë që nuk janë të plota, i plotësoni, më porositi ai, përsëritjet i evitoni dhe çdo gjë sistemojeni që të dalë një material i qartë, por edhe konciz. Në këtë punë do t’ju ndihmojë edhe Nexhmija. Për kthimin e pyetjeve indirekte në ligjëratë të drejtë konsultohuni edhe me shokun Ramiz. Pa filluar akoma nga daktilografimi i materialit, më thirri me Sevon shoqja Nexhmije dhe më dha të njëjtat porosi. Do të fillojmë nesër nga kjo punë, ndër punët e tjera. Shtoj se për dorëshkrimin “Enigma e Petrit Dumes dhe Hito Çakos” shoku Enver më porosit ta kopjoj vetë dhe të mos jetë në dijeni daktilografistja, megjithëse është shoqe besnike. Kur ia sinjalizova këtë porosi të shokut Enver shoqes Nexhmije, kjo më tha që të mos ia jepja hë për hë as Sevos me Vahidin. Këtë mendim, i thashë e kisha edhe vetë, veçanërisht për Sevon, për të cilin ajo është në dijeni për një varg dobësish të tij.

    22 janar 1976
    Shoku Enver porsa erdhi në punë, kërkoi t’i vinte në zyrë Lenka Çuko, sekretare e KP të Lushnjës. Lenka erdhi pas një ore. Shoku Enver i foli se udhëheqja e Partisë mendonte që t’i ngarkonte detyrën e sekretares së Parë të Lushnjës në vend të shokut Ilias Reka, që vdiq nga zemra muajin e kaluar.

    26 janar 1976
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 9:40. I lexova shkrimin e redaktuar, që do të lexojë në mbledhjen e sekretariatit të KQ për shkollat ushtarake dhe e njoftova se mbrëmë në orën 10:00 u operua nga apendiciti Hekuran Isai. Operacioni u krye nga mjekët Petro Cani, Maksut Dërrasa, Simon Çapeli dhe Besim Elezi. Gjendja e tij është e mirë.

    28 janar 1976
    Mbledhje e Byrosë Politike. Bëri autokritikë shoku Spiro Koleka mbi vërejtjet e bëra nga shoku Enver në mbledhjen e 25 dhjetorit 1975. Pastaj bëri autokritikë shoku Piro Dodbiba, të cilin shoku Enver e kritikoi përsëri rreptë, duke i cilësuar pikëpamjet e tij revizioniste dhe i bëri thirrje që t’i shkruajë Byrosë Politike dhe t’u bëjë analizë të thellë pikëpamjeve dhe qëndrimeve që ka mbajtur dhe në qeveri.

    E enjte 29 janar 1976
    Borë në Tiranë. “Shumë romantike kjo pamje”, më tha shoku Enver dhe u nis për të shkuar në klinikë për të parë shokun Hekuran Isai dhe të tjerë që janë sëmurë. Para se të vinte në zyrë, shoku Ramiz pati një dhimbje në stomak. Erdhi mjeku kardiolog, nuk konstatoi gjë nga zemra. Sot hoqëm një shqetësim të madh. Në orën 13 e pak minuta, pasi doli shoku Enver, erdhi Nexhmija dhe më tha nëse dija gjë për Hamidenë, daktilografisten e shokut Enver. Jo, i thashë. Më tha se i kishte shkuar dhe i kishte qarë hallin Ndreçi (Pasarit), se i shoqi ushtarak nuk e trajtonte mirë, mos vete gjë me të tjera. Kur u shqyrtua çështja e tij si kandidat partie, pasi bëri tre vjet stazh, nuk u pranua. Edhe vëllai i saj, i kishte treguar duke qarë, është ushtar, por djalë çapkën, ka thyer disa herë disiplinën dhe tani ndodhet në burg. Duhet parë çështja që ta zëvendësojmë, megjithëse Hamideja është gati që ta ndajë burrin. Edhe me Jetën duhet biseduar, më tha Nexhmija. Ajo i kishte thënë se Sokoli në Paris trajtohet për mpiksje gjaku, si ajo sëmundja e Subi Bakirit në Gjirokastër, që vdiq.

    vijon …

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    Haxhi Kroi: Si u godit Pirro Dodbiba, borgjezi që kishte mohuar nënën e tij

    Emri:  HAXHI-KROI-NE-KEMBE-DUKE-DREJTUAR-NJE-MBLEDHJE-TE-APARATIT-TE-KOMITETIT-QENDROR-KU-MERR-PJESE-ED.jpg

Shikime: 5549

Madhësia:  20.7 KB
    HAXHI KROI (NE KEMBE) DUKE DREJTUAR NJE MBLEDHJE TE APARATIT TE KOMITETIT QENDROR KU MERR PJESE EDHE ENVERI

    Ditari i shefit të kabinetit të kreut të regjimit

    “Na e deshi puna që për dy javë rresht kabinetin e Enverit ta ngrinim te vilat e udhëheqjes në Vlorë”

    “Kujdeset për të posaçërisht profesor Miliezi, miku i Shqipërisë”

    “Djali i Enverit, Sokoli dy muaj në Paris për mjekim”


    …vijon nga numrat e kaluar

    Goditja e Pirro Dodbibës, ministrit më jetëgjatë të Bujqësisë në regjimin komunist, ka qenë një nga ngjarjet më të bujshme të vitit 1976. Mënyra si e ka dokumentuar këtë histori Haxhi Kroi në ditar është gati e njëjtë me atë të dramave të tjera të ish-liderëve komunistë, viktima të fushatës së spastrimeve të viteve ’70. Sidoqoftë, vëren njeriu diskret i Hoxhës, Dodbiba nuk pati deri në fund fatin e armiqve të tjerë në kulturë, ushtri e naftë(!). Gjithçka ka nisur, sipas tij, me porosinë e Enverit për të ngritur në këmbë organizatën e Partisë së Ministrisë së Bujqësisë “për të vënë me shpatulla për muri ministrin borgjez e mendjemadh”. Për ditë e javë të tëra pastaj vartësit e Dodbibës, nën drejtimin e Mito Bozos, shefit të Bujqësisë në KQ, kanë diskutuar deri në mesnatë, për të argumentuar veprimtarinë armiqësore dhe prirjet vetadministruese të tipit jugosllav të ministrit antiparti. Prej këtej, çështja e zbuluar rishtas ka shkuar në organet drejtuese të Partisë. Shefi i kabinetit të Enverit ka hedhur me detaje mbledhjen e Byrosë Politike, që ka finalizuar goditjen ndaj ministrit antiparti. “Udhëheqja, shkruan Kroi, duke iu referuar mbledhjes së Byrosë Politike të 24 prillit 1976, i bëri thirrje Pirro Dodbibës të reflektonte për gabimet, por ai bëri një ‘autokritikë’ të shpëlarë sa për të kaluar radhën. Ky ish-borgjez, megjithëse në Parti për mbi 30 vite, prapë ka mbetur i tillë, një borgjez mendjemadh, po Partia i çori maskën, duke i treguar vendin si gjithë armiqve të tjerë”. Në zemëratë e sipër, shefi i kabinetit të Hoxhës, që nuk përmend asgjë konkrete nga shkeljet e “ministrit borgjez”, por vetëm perifrazimet stereotip të dëgjuara për viktimën e radhës në zyrën e shefit të tij, nuk harron t’i kujtojë “investimin” e jashtëzakonshëm që ka bërë Partia për të. Madje ky është momenti, ku Kroi, i shquar “për devotshmëri si askush ndaj njëshit të Partisë”, shpërthen në urrejtje ndaj njeriut, që vetëm pak kohë më parë e ka vlerësuar me konsideratat më të larta. “Harram i qoftë kujdesi i shokut Enver, i drejtohet Dodbibës, harram i qoftë kujdesi i njerëzve të Partisë, që gjatë Luftës Çlirimtare e strehuan, e ushqyen dhe i lanë morrat sa e sa herë”. Në monologun kundër “ministrit bukëshkalë”, “truri” i kabinetit të Hoxhës sjell edhe një detaj tjetër që aty për aty të duket i pabesueshëm, por gjithsesi interesant. “Ky njeri borgjez, shkruan Kroi për Dodbibën, nuk i shkoi nënës asnjëherë në shtëpi sa ishte gjallë”. Ajo që ndodhi pas kësaj me ministrin e martirizuar në mbledhjen e Byrosë Politike, nuk përfshihet në ditar, po Kroi diku në shënimet e tij bën të ditur se bashkë me familjen u internua në Llakatund të Vlorës, në një nga ato dhjetëra kampe internimi, që regjimi rezervonte për armiqtë e klasës…

    Ditari i vitit 1976

    E shtunë, 7 shkurt 1976
    Shoku Enver u dha shokëve Hysni, Haki e Ramiz komentin që ka përgatitur mbi intervistën që tradhtari Tito i dha disa ditë më parë gazetares jugosllave, Dora Jankoviç.

    E diel, 8 shkurt 1976
    Sot shoku Enver nuk doli në zyrë se ishte shumë ftohtë.

    E hënë, 9 shkurt 1976
    Shoku Enver doli shpejt në punë. Më tha që nëpërmjet Taqo Lamanit t’i dërgoja telegrafisht urime Liljanës dhe Sokolit me rastin e ditëlindjes në emër të tij, të së shoqes Nexhmijes dhe Valbonës. I njofton me këtë rast se Valbona është mirë dhe i uron që të kthehen shëndoshë e mirë në atdhe. Çfarë kujdesi, çfarë vëmendje shembullore, me gjithë preokupacionet e mëdha, shoku Enver mendon edhe për gjërat e vogla intime të familjes.

    13 shkurt 1976
    Sot shoku Enver i drejtoi një letër shumë të ngrohtë mikut të Shqipërisë, kryetarit të shoqatës së miqësisë Francë-Shqipëri, Paul Miliezi, profesor mjekësie, ku e falënderonte për kujdesin që ka treguar për shërimin e Sokolit.

    14 shkurt 1976
    Shoqja Nexhmije na solli 7 defterë me ditarët e shokut Enver të vitit 1972. Ajo më tha të kem kujdes veçanërisht për vëllimin e tretë, ku ka disa vlerësime delikate, prandaj atë ta punoja vetë dhe të mos ia jepja njeriu. Në këtë moment doli nga zyra vetë shoku Enver dhe u afrua pranë nesh. Shoqja Nexhmije i shprehu mendimin e saj dhe ai ra dakord, pastaj më tha: “E kemi vajzë të mirë Vaicën”. Ajo ka mbi 20 vite që punon këtu, ia ktheva dhe asgjë nuk ka dalë për të deri më sot. U interesua për familjen, burrin, i fola se janë njerëz të mirë e të sigurt për Partinë. U largua i kënaqur, pasi më la porosinë që Vaica çdo ditë kur të mbarojë punë, të m’i lërë mua materialet. Në orën 12:00 hyri për punë shoku Ramiz.

    E martë 17 shkurt 1976
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 9 e 50 minuta. U largua në orën 12 e 10 minuta. Pasdite shoqja Nexhmije u interesua për dhuratat që princi Sihanuk dorëzoi për shokun Enver në vizitën e fundit që bëri në vendin tonë.

    20 shkurt 1976
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 9:00. Sa erdhi, na dha dorëshkrimin e pambaruar prej dhjetëra faqesh për t’ia redaktuar e daktilografuar. Në orën 9:30 thirri Jetën për ta vazhduar këtë punë, që ka të bëjë me revizionizmin francez.

    E premte 27 shkurt 1976
    Doli në zyrë në orën 9:45. U interesua për fjalën që mbajti dje në mbledhjen e Byrosë Politike dhe porositi që ndryshimet që bëri atje, të reflektoheshin dhe pastaj ta shikojë vetë. Një moment më tha se shoqja Nexhmije i ka treguar se kemi një shoqe tjetër të re stenografe, prandaj meqë Jeta po kontrollon fjalimin e djeshëm për shkresat, të vijë ajo. I njoftova të dyja. Pas 10 minutash, shoku Enver kërkoi Ksanthullën, e cila, natyrisht, si hera e parë ishte shumë e emocionuar.

    E martë 2 mars 1976
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 8:50. Pasi referova çështjet korrente, lashë shokun Vahid në zyrë dhe shkova për të marrë pjesë në mbledhjen e Arkivit Qendror. Mbaruam aty nga ora 12:00. Kur u ktheva në zyrë, shoku Enver kishte dalë, se e kishin njoftuar që ishte duke ardhur aeroplani që sillte Sokolin, që kishte qenë për vizitë mjekësore në Paris që në datën 20 janar.

    E mërkurë 3 mars 1976
    Shoku Enver sot nuk doli në zyrë.

    E martë 9 mars 1976
    Gjithë këto ditë shoku Enver nuk ka dalë në zyrë. Siç më tha shoqja Nexhmije, ishin nisur me pushime dimërore në Vlorë dhe koha ishte shumë e përshtatshme, sidomos tek Uji i Ftohtë, vend i mrekullueshëm. Por, siç duket, shoku Enver është i sëmurë. E pyeta shoqen Nexhmije për shëndetin e shokut Enver dhe më tha se i ka dalë një puçërr si ajo e mjekrës në hundë dhe po e mjekon me antibiotikë, por është mërzitur shumë.

    E premte 12 mars 1976
    Pas një jave pushim, shoku Enver doli në zyrë. Në faqe kishte një puçërr të aktivizuar. Dukej i lodhur. Buzëqeshi dhe më dha dorën me shumë ngrohtësi. E pyeta për shëndetin. Më tha se më ka dalë një puçërr brenda në hundë që po e mjekoj, po nuk më shkon. Po vallë puçrra ta mundojë kaq shumë shokun Enver?!

    E hënë 15 mars 1976
    Shoqja Nexhmije më thirri në shtëpi për të më dorëzuar ditarët e shokut Enver të vitit 1973. Shoku Enver më pa rastësisht dhe më pyeti si kaloi festa. Një ditë më parë, unë kisha qenë për festën e Mashkullorës në Gjirokastër. Në orën 10:00 shoku Enver u nis familjarisht për në Vlorë.

    25 mars 1976
    Sot u mblodh sekretariati i KQ, për të vënë përpara përgjegjësisë shokët e Sarandës lidhur me një artikull jo korrekt me vijën e Partisë për çështjen e minoritetit. Më bëri shumë përshtypje qëndrimi i sekretarit të parë, Jordan Panos, që me gjithë përgjegjësinë që kanë për shkeljen e vijës së Partisë, as që priste të mbaronin pyetjet e shokëve sekretarë dhe shpesh ua priste fjalën në mes. Shumë të durueshëm u treguan shokët, sidomos shoku Hysni. A nuk është kjo një shenjë prepotence? Kur me udhëheqjen mban një qëndrim të tillë shoku Jordan Pano, po me shokët paralelë dhe ca më tepër me vartësit? Si duket i pëlqen mendja e vet dhe duhet të jetë arrogant e mospërfillës me njerëzit.

    31 mars 1976
    Më njoftuan me telefon nga Vlora se nesër pasdite, në orën 18:00 duhet të jetë atje Jeta. Kuptova që duhet të ketë punë. E pyeta, po Murati me qendrën e zërit duhet të vijë? Më thanë se nuk ka nevojë, por duhet të vish ti ose Vahidi. Kur thirra Jetën, e pashë që fliste me hundë, si duket ishte me grip. Në këto kushte, megjithëse ia komunikova detyrën, mendova të merrja Myzejenin, e cila më tha se nuk ka grip, por është ftohur gjatë transportimit të plaçkave të shtëpisë që ndërroi. I thashë Myzejenit që duhet të jemi të sigurt dhe të nisemi nesër bashkë për në Vlorë. Myzejeni u ndrydh pak, duket se mos mendoi keq Jeta për të, ose se mos shqetësohet që pse nuk marrim atë. Pavarësisht se shoqja Nexhmije kërkoi Jetën, mora vetë përgjegjësinë dhe porosita Myzejenin të bëhet gati. Jetës i thashë se do ta shpjegoj çështjen dhe kam besim se ajo do ta kuptojë drejt këtë masë në interes të ruajtjes së shëndetit të shokut Enver. Por edhe po nuk e kuptoi drejt, pak punë na prish. Dhe vërtet kur thirra Jetën dhe ia shpjegova arsyet përse nuk do të marr atë, por Myzejenin, ajo e kuptoi drejt dhe nuk shprehu asnjë pakënaqësi.

    1 prill 1976
    Pasdite, në orën 14:00 u nisa me Myzejenin për në Vlorë. Arritëm në orën 16:30. Qëndruam me Sulon, i cili na shoqëroi deri afër orës 18:00. Në orën 18:00 na thirri shoku Enver në dhomën e bukës. Ai i diktoi Myzejenit materialin mbi takimin që kishte bërë në Tiranë me shokët Haki Toska dhe Shinasi Dragoti lidhur me disa ide të tij për një organizim më të mirë të punëve në ndërtim. Kjo zgjati gati dy orë. Pastaj ne u larguam dhe shkuam në Komitetin e Partisë së Vlorës. Aty siguruam materialet në kasafortë dhe hëngrëm darkë.

    E premte 2 prill 1976
    Në orën 10:30 shoku Enver priti në vilën e tij në Ujë të Ftohtë shokët kryesorë të KP dhe disa kuadro të pushtetit, të organizatave shoqërore dhe drejtues të kooperativave të rrethit Vlorë. Shoku Enver u foli atyre mbi tri orë. Kur u larguan ata, shoqja Nexhmije më ndaloi dhe më komunikoi disa porosi të shokut Enver për t’i trajtuar në shtyp. Pasi t’i përgatisin shokët e Partisë, më tha ajo, t’ia çoja t’i shikonte edhe ajo.

    E shtunë 3 prill 1976
    I dhashë shoqes Nexhmije disa materiale që ka përgatitur Vahidi lidhur me disa takime që ka pasur shoku Enver me Stalinin..

    12 prill 1976
    Sot, pas katër javësh pushim, shoku Enver doli në punë. Është çlodhur dhe freskuar dhe kjo na gëzon pa masë.

    13 prill 1976
    Përgatitëm me Ksanthapinë dy letrat që porositi shoku Enver. Njërën për Vangjel Dragotin, që i dërgoi disa kujtime për Hysen Hoxhën dhe një letër përgjigje për 13 tipografë veteranë. Në orën 13:00 u fut në zyrë të shokut Enver shoku Ramiz. Pak më parë e mori në telefon Jashar Menzenxhiu nga Elbasani.

    14 prill 1976
    Sot shoku Enver u vonua më shumë se zakonisht duke punuar në zyrë. Prandaj, në orën 13:00 më pyeti shoqja Nexhmije nëse ka njeri te shoku Enver. E njoftova që jo (më herët, aty nga ora 10:00 në zyrën e shokut Enver kishte qenë shoku Hysni). Atëherë ajo e mori vetë në telefon. Pas pak, shoku Enver doli nga zyra dhe më tha: “Ku të lë rehat Nexhmija të punosh! Më mori në telefon dhe më kritikoi që u vonova në punë”. Unë që shkruaja dhe s’e pata mendjen te ora, megjithatë e gënjeva. U, i thashë, më paska mbetur sahati. Si më tha këto, shoku Enver doli duke qeshur.

    E enjte 15 prill 1976
    Në orën 12:00 shoku Enver më porositi të njoftoja shokun Kadri dhe ai erdhi për pesë minuta.

    E shtunë 17 prill 1976
    Shoku Enver priti në takim shoqen Lenka Çuko, Takimi filloi në orën 9:30 dhe përfundoi në orën 11:40.

    E shtunë 24 prill 1976
    Më mori në telefon Thoma Deliana dhe kërkoi t’i thosha shokut Enver se donte ta takonte. Shoku Enver nuk e pranoi.

    E hënë 24 prill 1976
    Sot u bë mbledhja e Byrosë Politike. Sipas rendit të ditës, udhëheqja i bëri thirrje Pirro Dodbibës nëse kishte reflektuar për gabimet e bëra. Pirrua bëri leximin e një farë “autokritike” të shpëlarë sa për të kaluar radhën, por sharra i ngeci në gozhdë çeliku. Sa ka parë të tillë Partia jonë! Ky ish-borgjez, megjithëse në Parti për mbi 30 vite, prapë nga mendimet dhe veprimet mbeti një borgjez mendjemadh. Harram i qoftë kujdesi i Partisë këtij njeriu, që deshi t’i vinte kazmën ndërtesës madhështore të ndërtuar me gjak e djersë nga populli nën udhëheqjen e Partisë, me shokun Enver në krye! Harram i qoftë kujdesi i njerëzve të Partisë, që gjatë Luftës Nacionalçlirimtare e strehuan, e ushqyen dhe i lanë morrat sa e sa here! Ky njeri borgjez nuk vinte ndonjëherë në shtëpi të shihte nënën sa qe gjallë.

    vijon…

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    Fjalimi i Enverit në Kongresin VII ishte i incizuar, por s’e kuptuan

    Emri:  KuvendiKomunist.jpg

Shikime: 4949

Madhësia:  18.6 KB
    NJE NGA KUVENDET E PARTISE KOMUNISTE NE VITET ‘70

    Ditari i Haxhi Kroit, ish-shefi i kabinetit të kreut të regjimit

    “Enveri mund të lexojë vetëm me lenten me llambushkë elektrike, që i kemi siguruar në Kinë”

    “Plenumi që përjashtoi Thoma Delianën, ministrin e Arsimit”

    “Agim Mero, kulish i armikut Todi Lubonja”


    …vijon nga numrat e kaluar

    Fjalimet e Enver Hoxhës në kongreset e Partisë, që mblidheshin çdo pesë vite, vlerësoheshin shtyllat kryesore të zhvillimeve politike të regjimit komunist. Përtej asaj që konsumohej me butafori për jehonën e tyre, ditari i Haxhi Kroit ka memorizuar pjesët e padukshme të këtyre “momenteve historike” me rrethanat e panjohura, në të cilat udhëheqësi i Partisë operonte për të hedhur në letër projeksionet e reja të zhvillimit të vendit. Deri në Kongresin VII, ajo që shqiptarët kanë parë me zë dhe figurë, ka qenë pamje direkte e kumtimit të Hoxhës në kuvendet e Partisë, një ritual ky që ka vijuar deri në Kongresin e vitit 1976. Në ditarin e Kroit konfirmohet për herë të parë fakti që fjalimi i Enverit i konsumuar aty ka qenë i incizuar, por nga mënyra si është realizuar në sallë, nuk është kuptuar nga askush. Pa dashur të merret shumë me këtë gjest aktrimi të shefit të tij, sekretari personal i kreut të regjimit përmend në ditar kushtet e vështira për përgatitjen e Kongresit VII dhe veçanërisht peripecitë e shumta për realizimin e raportit të Hoxhës, për incizimin e të cilit janë dashur ditë e javë të tëra. Ndër ngjarjet e tjera që ka regjistruar shefi i kabinetit të kreut të Partisë nga viti i largët 1976, bie në sy fushata për dënimin e dy “ministrave nga Elbasani”, Pirro Dodbiba e Thoma Deliana, kryqëzimi i të cilëve përmbyllte “epokën” e eliminimit të liderëve komunistë antiparti”, që kishte nisur në fillimin e viteve ’70 me grupin e kulturës dhe kishte vijuar me atë të ushtrisë dhe sabotatorëve në ekonomi e naftë. Nga kronika e Plenumit të Partisë të korrikut 1976, thirrur enkas për këtë çështje, Kroi, ndërsa i referohet raportit kryesor të mbajtur nga Hekuran Isai, veçon “qëndrimin parimor” të udhëheqjes së partisë ndaj veprimtarisë “armiqësore”, “revizioniste” e “kapitulluese”, të ministrit të Bujqësisë dhe atij të Arsimit. “Bashkë me ta, shkruan sekretari i Hoxhës, u përjashtua nga Partia edhe Agim Mero, një tip mendjemadh e antiparti nga më të ndyrët, kulish i rrezikshëm i armiqve dhe Todi Lubonjës…”

    http://www.panorama.com.al/wp-conten...JA-300x264.jpg
    Agim Mero dhe Todi Lubonja në vitet ‘90 kur kishin fituar lirinë dhe ishin rikthyer në Tiranë pas persekutimit të gjatë

    Ditari i vitit 1976

    E hënë 3 maj 1976
    Sa doli në zyrë shoku Enver, më dha një dorëshkrim të gjatë 67 faqe, me disa mendime për situatën ndërkombëtare, të analizuar me një logjikë të ftohtë marksiste-leniniste. Në vazhdim të tyre, më tha që do të daktilografohet edhe pjesa që i kishte diktuar Jetës më parë. Pastaj thirri menjëherë Jetën dhe në vazhdim të këtyre analizave të rëndësishme, i diktoi disa orë me radhë gjykimet e tij për gjendjen ndërkombëtare.

    E shtunë 8 maj 1976
    Gjatë gjithë këtyre ditëve redaktova dorëshkrimet e shokut Enver, si dhe stenogramet e marra nga Jeta Mitrushi mbi situatën ndërkombëtare që po përgatit shoku Enver për raportin e Kongresit të VII që do të mbahet në nëntor.

    E hënë 10 maj
    Shoku Enver thirri Ksanthopinë dhe vazhdoi përsëri t’i diktojë pikëpamjet mbi politikën ndërkombëtare të Partisë. Vazhdoi me të mbi një orë.

    E premte 21 maj 1976
    Sot më thirri shoku Ramiz dhe më tha që gjatë kohës që shokët sekretarë të KQ janë duke pirë kafe në kohën e pushimint (ora 10:30) në bufe, të vendoset një aparat regjistrues (magnetofon). Për këtë arsye sot u vendos aty një aparat regjistrimi, që do të komandohet nga një mikrofon prej njërit nga sekretarët e KQ, sidomos ai që është pranë shokut Enver, këshillat, porositë dhe mendimet e të cilit të merren sa më qartë. Në mbarim të pushimit, ne do të tërheqim shiritin e regjistruar dhe do të zbardhim e redaktojmë ato që janë biseduar në takim.

    E martë 1 qershor 1976
    Shoku Hysni u fut dy herë në zyrën e shokut Enver për ta njoftuar për vdekjen e Muci Pajengës, ish-sekretar i parë rrethi, kohët e fundit i sëmurë me kancer. Ai ka qenë i zgjedhur që nga Kongresi III i Partisë anëtar i KQ. Shoku Enver më porositi t’i bëja një telegram me terma shumë të kufizuar, mbasi kohët e fundit, tha shoku Enver, ai ka bërë shumë gabime, flitet se e ka pasur grurë me Beqir Ballukun dhe shokët e tij.

    E hënë 7 qershor 1976
    Më njoftoi Sula se shoku Enver do të dalë pak me vonesë në zyrë, mbasi do të kalojë nga klinika. Siç duket, mjekët kanë kërkuar që të bëjë një kontroll të përgjithshëm dhe do të vonohet.

    E mërkurë 9 qershor 1976
    Shoqja Nexhmije e qortoi sot Vahidin se e ka vonuar mjaft materialin e shokut Enver “Ne dhe hrushovianët”, që ia ka dhënë qysh në prill 100 e ca faqe për t’i redaktuar.

    E enjte 10 qershor 1976
    Sot shoku Enver nuk doli në zyrë.

    E martë 15 qershor 1976
    Në orën 9:00 u bë mbledhja e Këshillit të Mbrojtjes për të vendosur për çështje sekrete. Ishin të pranishëm pesë anëtarët e Këshillit të Mbrojtjes. Për të mbajtur protokollin ishte përcaktuar si ngaherë Myzejeni, por shoku Enver më porositi të qëndroja vetëm unë. I çova dy kutitë me materiale sekrete, që po i mbaj në kasafortën time që nga fundi i prillit me roje të dyfishtë te dera e zyrës. Porsa hapi mbledhjen dhe si bëri një hyrje të shkurtër, shoku Enver filloi të lexojë diskutimin, që ia kisha daktilografuar unë. Porsa vazhdoi leximin e materialit, dukej që ishte mjaft i lodhur, me zor lexonte dhe me zi shikonte. Pastaj hapi një kapak të xhepit të jelekut dhe nxori një tabletë për ta pirë. Në çast shoku Mehmet propozoi të bëhej pushim. Unë shkova t’i mbushja një gotë ujë…

    E mërkurë, 16 qershor 1976
    Në orën 9:30 shoku Enver ende nuk ka dalë në punë. Më telefonoi nga shtëpia dhe më tha se do të vonohej. Pesë minuta më vonë pyeti shoku Mehmet nëse ka dalë në zyrë apo jo shoku Enver. Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, sikundër është shoku Mehmet, e ndjekin me kujdes të madh gjendjen shëndetësore të shokut Enver. Ata i lidhin idealet e mëdha të marksizëm- leninizmit. E dua shumë edhe shokun Mehmet, si nxënës besnik të komandantit tonë, si njeri të drejtë, të rreptë kur është nevoja, por kurrë hakmarrës dhe shumë parimor.

    E shtunë 19 qershor 1976
    Në orën 13:00, para se të largohej shoku Enver, më dha lenten me llambushkë elektrike që përdorte për lexim dhe më tha: Megjithëse e përdor me kursim të madh, bateritë më harxhohen shpejt. Ai kërkoi t’i ndërrohen bateritë se nuk dallon dot shkronjat.

    E shtunë 26 qershor 1976
    Sot shoku Enver u nis për pushime në Durrës.

    E hënë 19 korrik 1976
    Në orën 9:00 paradite, në Pallatin e Brigadave u hap mbledhja e Plenumit të KQ. Në fillim shoku Hekuran Isai foli për veprimtarinë armiqësore, revizioniste e kapitulluese të Pirro Dodbibës, ish- minisëtr i Bujqësisë dhe të Thoma Delianës, ish-ministër i Arsimit. Ai foli gjithashtu edhe për veprimtarinë e Agim Meros pas Plenumit të katërt të KQ. Plenumi bëri pyetje dhe fajtorët dhanë përgjigje gjatë fjalës së tyre, megjithëse disa anëtarë të Plenumit filluan të bëjnë pyetje plotësuese dhe ndërhyrje për të shprehur pakënaqësinë për përgjigjet e dhëna. Shoku Enver kërkoi që t’i linin të flisnin, pastaj secili gjatë diskutimit të shfaqte mendimet e veta. Diskutuan mjaft shokë, që kritikuan këta pasonjës të zellshëm të elementëve armiq, që janë zbuluar gjatë këtyre dy-tri viteve të fundit. Në përfundim, Plenumi vendosi të përjashtojë nga radhët e veta Pirro Dodbibën dhe Thoma Delianën, ndërsa qëndrimi në parti do të varej nga reflektimi i tyre në mbledhjet e organizatave bazë dhe ato të kolektiveve— përkatëse. Agim Mero u përjashtua edhe nga Partia. Ky duhet të jetë një kulish i rrezikshëm i armiqve, sidomos i Todi Lubonjës, një tip mendjemadh e antiparti nga më të ndyrët. Ndërkohë u ul një kandidat i KQ, Petraq Magjistari, që kishte bërë sehir dhe kishte bashkëpunuar për një kohë të gjatë me Pirro Dodbibën. Pasi u larguan të përjashtuarit, Plenumi vazhdoi punimet për të diskutuar mbi planin e ri pesëvjeçar. Diskutuan 8-9 shokë. Në fund foli edhe shoku Enver. Pastaj u miratua vendimi për thirrjen e Kongresit VII të Partisë.

    E mërkurë 21 korrik 1976
    Shkova i çova shokut Enver në Durrës vendimet që mori Plenumi i KQ. Shoku Enver më njoftoi se këto ditë do të niset nga Durrësi në Pogradec, ku klima i shkon më mirë.

    E enjte 9 shtator 1976
    Në orën 12:00 më telefonoi shoku Enver nga shtëpia dhe kërkoi t’i vinin axhanset e ATSH-së sa më shpejt. Me sa duket, ai ishte njohur me lajmin e papritur nga mjetet e tjera dhe kërkonte ta konfirmonte zyrtarisht. Kishte vdekur Mao Ce Duni. Pasdite njoftuam gjithë anëtarët e Byrosë Politike të Kryesisë së Kuvendit Popullor dhe të Këshillit të Ministrave që, nesër në mëngjes, në orën 10:00 të shkojnë bashkërisht për të bërë homazhe përpara portretit të Mao Ce Dunit dhe për të paraqitur ngushullimet në emër të gjithë Partisë e të popullit Ambasadës së vendit mik të Republikës Popullore të Kinës.

    E shtunë 11 shtator 1976
    Shoqja Nexhmije mori në telefon në orën 10:00 dhe kërkoi të shkonte te shoku Enver në shtëpi Vahidi. Ai qëndroi aty deri në orën 13:00, pra më shumë se dy orë e gjysmë. E thirri shoku Enver për t’i lexuar pjesët e raportit të Kongresit VII që janë përfunduar. Vahidi ishte emocionuar shumë, por edhe ishte gëzuar që kishte qëndruar kaq gjatë me shokun Enver. Shoku Enver ia kërkoi këtë punë se njërin sy nuk e kishte mirë dhe për të mos e lodhur. Vahidi më tha se shoku Enver i kishte thënë që të shkonte prapë nesër për t’i lexuar pjesët e tjera të raportit të Kongresit.

    E mërkurë 15 shtator 1976
    Shoku Enver më telefonoi nga shtëpia dhe kërkoi t’i çoja aty problemet që ishin raportuar në sekretariatin e KQ. Të parin i lexova një material të Ministrisë së Brendshme mbi disa komente të vendeve kapitaliste e revizioniste për vendin tonë. Raportin tremujor të Shtabit të Përgjithshëm më tha t’ia lexoja një herë tjetër. Pastaj shtoi: Këtu në aparat të KQ kemi një vajzë që lexon mirë. “Tatjana Hoxha”, ia preva unë. Po, vazhdoi shoku Enver, atë do ta përdor të më lexojë materialet. I thashë se më kishte informuar edhe shoqja Nexhmije. Kjo është një praktikë e re në punën e përditshme të shokut Enver, e domosdoshme për moshën, për t’i kursyer sytë që i lodhen dhe se me vështirësi lexon.

    E enjte 16 shtator 1976
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 9:30. E vura në dijeni se dje mora një letër anonime, që flet për bashkëpunëtorin tim të ngushtë, Vahid Lama. Autori hiqet krutan dhe shkruan: Vahidi dhe vëllezërit janë llafazanë, se ai mburret që i shkruan materialet e shokut Enver, se është në dijeni për lëvizjet e kuadrove, se e kanë lajmëruar për ta bërë kryetar të Gjykatës së Lartë, por nuk e lë shoku Enver se bën një punë shumë të suksesshme për të, se i është dhënë shtëpi në Bllok, se Haxhi Kroi u plak dhe po ia dorëzon punën atij. Shoku Enver e kuptoi që kjo ishte lojë e ndonjë njeriu të brendshëm dhe dha porosi t’i dërgohet shokut Kadri Hazbiu për të zbuluar autorin e vërtetë. Mua më tha që t’ia jepja edhe shokut Vahid dhe ta pyesja se kush mund ta kishte shkruar.

    E shtunë 18 shtator 1976
    As dje, as sot shoku Enver nuk doli në zyrë.

    E hënë 20 shtator 1976
    Shoku Enver erdhi në zyrë në orën 9:45 dhe u largua në orën 11:30.

    E premte 24 shtator 1976
    Sot sa doli në punë shoku Enver, më kërkoi t’i vendosim një aparat regjistrimi në zyrë.

    E hënë 27 shtator 1976
    Sa doli në zyrë shoku Enver, më dha materialin që i kishte dhënë Vahid Lamës si i ngarkuar për të përgatitur mbi bazën e dokumenteve ekzistuese të kujtimeve tekstin “Ne dhe Stalini”. Shoku Enver, por edhe shoqja Nexhmije ia kanë dhënë këtë detyrë disa javë më parë dhe janë interesuar herë pas here për përfundimin e tekstit, i cili do të përgatitej mbi bazën e dokumenteve që ekzistojnë nga takimet e shokut Enver me Stalinin. Shoku Enver u shpreh i pakënaqur për vonesën e materialit nga ana e Vahidit. Aty për aty i thashë se Vahidi ka pasur 3-4 çështje për këtë material për t’u konsultuar me shoqen Nexhmije. Shoku Enver u mërzit dhe tha se ka disa kohë që ia ka dhënë këtë detyrë Vahidit dhe materiali duhej të ishte përfunduar e të ishte dorëzuar. Ai më porositi ta shikoj edhe një herë dhe, në bazë të vërejtjeve që kishte bërë, porositi të shtypet përfundimisht në defterët e posaçëm që kemi për të.

    E martë 28 shtator 1976
    I dorëzova sot shokut Enver materialin e daktilografuar mbi Gjirokastrën, të cilin e kishim zbardhur e redaktuar mbi bazën e shiritit të incizuar në zyrën e tij disa ditë më parë. Ishin plot 26 faqe. Shoku Enver e lexoi dhe bëri disa shtesa, sidomos shënoi me dorë disa konsiderata për Kalanë e qytetit, forcoi pjesën ku flet për banorët trima të lagjes së sipërme të qytetit, që e kthyen atë në një fortesë, e cila mori emrin “Stalingrad”. Në fund më porositi që këtë material ta shkruaja në letrën e posaçme me vrima me bojë blu, se do t’ia shtonte një materiali tjetër, ku flet gjithashtu për Gjirokastrën. Në përgjithësi në këtë të fundit flet më shumë për anën arkitektonike të ndërtimeve të Gjirokastrës.

    E mërkurë 29 shtator 1976
    Kur erdhi shoku Enver, i dorëzova në fletë defteri me vrima materialin e tij mbi Gjirokastrën, ndërsa kopjen e daktilografuar me letra të zakonshme, me porosi të tij ia dorëzova shoqes Nexhmije. Më pas më kërkoi t’i lexoja kopjen e telegramit, që kishin përgatitur shokët e Ministrisë së Jashtme për ftesën e shpalljes së Republikës së Kinës. Në përgjithësi ishte dakord, por shtoi se aty duhej të shtohej lufta a kundër imperializmit amerikan dhe socimperializmit sovjetik.

    E enjte 30 shtator 1976
    Sot shoku Enver erdhi më herët, pa shkuar ora 9:00 dhe doli në orën 12:00. Sa u fut në zyrë, më dha një material me 200 faqe dorëshkrim me kujtimet e kohës së rinisë dhe më tha t’i daktilografoj e t’i redaktoj, pastaj të shtypen përfundimisht në defterët specialë, që ai mban në shtëpi. Kur u fut në zyrën e tij, shoku Enver regjistroi rreth një orë në magnetofon fjalën që do të mbajë në plenumin që do të mblidhet në fillim të tetorit. Kur doli, më dha shiritin e incizuar dhe më tha ta zbardhja e ta redaktoja.

    E mërkurë 6 tetor 1976
    Shoqja Nexhmije më telefonoi nga shtëpia dhe më tha se shoku Enver vazhdon të incizojë në shirit të magnetofonit kapitullin e tretë të raportit të Kongresit të Partisë. Pas kësaj, ajo na kërkoi kapitullin e katërt, që ne sa e kishim daktilografuar dhe akoma nuk e kishim korrigjuar. Sa mbarova telefonatën me shoqen Nexhmije, më mori në telefon nga shtëpia shoku Enver dhe u interesua nëse e kisha mbaruar redaktimin e materialit me kujtimet e tij nga vitet e rinisë. Aty nga ora 13:00 e drekës më telefonoi përsëri shoqja Nexhmije dhe më tha se më kishte dërguar kapitullin e pestë të raportit të Kongresit me 52 faqe. Ajo më tha se duhej shtypur shpejt se shoku Enver e do nesër, në mënyrë që pasnesër, të premten, më 8 tetor, ta regjistrojë leximin e tij në magnetofon.

    E hënë 11 tetor 1976
    Sot shoku Enver regjistroi në magnetofon kapitullin e dytë të raportit të Kongresit.

    E martë 12 tetor 1976
    Për herë të parë shoku Enver thirri në zyrë Tatjana Hoxhën për t’i lexuar shtypin e ditës.

    E hënë 1 nëntor 1976
    Sot u hap Kongresi VII i Partisë. Pas zgjedhjeve të organeve udhëheqëse të Kongresit e mori fjalën shoku Enver. Seanca e parë mbaroi me ovacione. Në seancën tjetër shoku Enver nuk foli drejtpërdrejt, për të mos u lodhur. Ai para Kongresit kishte regjistruar zërin në magnetofon pak nga pak çdo ditë. Kush dëgjonte nga jashtë, asgjë nuk kuptonte, pse regjistrimi ishte bërë shumë mirë dhe zëri dilte i plotë.

    E martë 2 nëntor 1976
    Vazhdon raporti i Kongresit. Çdo gjë shkon shumë mirë. Në seancën e fundit shoku Enver lexoi për 8-10 minuta pjesën e mbylljes së raportit, që u prit gati në këmbë nga delegatët.

    vijon…

    Përçmimi i bashkëpunëtorëve
    Haxhi Kroi, njeriu që ka punuar katër dekada në zyrën e Enver Hoxhës, është nga të rrallët që ka njohur raportet misterioze të kreut të regjimit me bashkëpunëtorët e afërt, duke filluar nga anëtarët e Byrosë Politike, qeveritarët e deri te drejtuesit lokalë. Në ato që ai ka hedhur në ditar, zbulohet fakti që për çdo syresh Hoxha rezervonte një opinion të dyzuar, me dy qasje katërçipërisht të kundërta. Legalisht, në publik çdo njeri për të ishte i lavdishëm, i shquar, konsekuent; në konfidencë hileqar, i pamoralshëm, bukëshkalë, kokëbosh etj. Përçmimi i tij madje nuk shterte as në raste vdekjesh. Në një shënim të datës 1 qershor ’76, Haxhi Kroi, ndërsa flet për njoftimin që i ka dhënë Hoxhës për vdekjen e Mustafa Pajengës, ish-anëtar i KQ që nga Kongresi III dhe sekretar i Parë në disa rrethe për shumë vite, nënvizon reagimin shpërfillës të udhëheqësit shpirtëror, që aty për aty e ka befasuar me konsideratat e pahijshme për të. “Shoku Enver, shkruan Kroi, më porositi t’i bëja një telegram me terma shumë të kufizuar, pasi Pajenga ka bërë shumë gabime dhe e ka pasur grurë me Beqir Ballukun dhe shokët e tij”. Në kujtimet e shefit të kabinetit të kreut të regjimit ka një mori rastesh të përçudnimit që u bën ky i fundit liderëve të tjerë. Maniak i kësaj sjelljeje perverse, Hoxha nuk kursen as figurat historike, Haxhi Lleshi e Myslim Peza, për të cilët në publik ka derdhur prej vitesh vlerësime nga më pozitivet. Çuditërisht, këta “tribunë të shquar”, siç del në shënimet e Kroit, që do të zbardhim në vijim, për udhëheqësin kanë qenë edhe burra të vegjël, madje imoralë, si rasti i Lleshit që “shkonte me sekretaren e tij” dhe fodullë si Babë Myslimi “që mburret me luftën”, por “nuk ka qenë aq trim”. Nga shënjestra e konsideratave të tilla nuk kanë shpëtuar sakaq as udhëheqësit e tjerë, duke filluar nga Balluku, Hazbiu e deri te Mehmet Shehu, kur ende nuk ishte shpallur poliagjent.


    AFRIM IMAJ

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    “Pas ‘79 të gjitha shkresat e Enverit kalonin nga Nexhmija”

    Emri:  PAMJE-NGA-NJE-MBLEDHJE-E-APARATIT-TE-KOMITETIT-QENDROR-288x300.jpg

Shikime: 5662

Madhësia:  22.7 KB
    PAMJE NGA NJE MBLEDHJE E APARATIT TE KOMITETIT QENDROR

    Ditari i Haxhi Kroit, shefi i kabinetit i kreut të regjimit

    Në vitin ’79 Enveri nuk komunikonte me letra, por me kaseta të incizuara.
    “Në materialet e Enverit ndërhynte vetëm Nexhmija”

    “Një grup i posaçëm i aparatit të KQ i lexon çdo ditë në shtëpi artikujt kryesorë të gazetave”


    …vijon nga numrat e kaluar

    Që nga vjeshta e vitit 1973, kur Enveri pësoi goditjen e parë në zemër, shëndeti i tij, pavarësisht përkujdesjes së jashtëzakonshme, përkeqësohej gjithnjë e më shumë. Pa u marrë me patologjitë e sëmundjes dhe ecurinë e saj, Haxhi Kroi në ditar përshkruan me trishtim gjendjen e shefit të tij, që rëndohej dita-ditës. “Arriti një moment, shkruan ai në shënimet e ditëve të fillimvitit ’79, kur shoku Enver për arsye shëndetësore nuk pranonte të komunikonim si gjithnjë me materiale në letër, por me kaseta magnetofoni. Duke hedhur dritë në këtë praktikë të panjohur, Kroi shpjegon se Hoxhës i çonte çdo ditë të incizuar dokumentet me çështjet kryesore të Partisë, raportet e mbledhjeve të Byrosë Politike, ato të sekretariatit të KQ, informacionet me zhvillimet ditore në vend dhe qëndronte me të për orë të tëra, për të marrë vërejtjet e korrigjimet e rastit. Mënyra si operonte kreu i regjimit në këtë periudhë, kishte vënë në vështirësi jo vetëm kabinetin e tij, por mbarë strukturat udhëheqëse të Partisë. Në shënimet e njeriut diskret të diktatorit, bëhet e ditur se shefat kryesorë të KQ nga ky moment do të bëheshin pjesë e grupeve të posaçme, që punonin drejtpërdrejt për Hoxhën. “Shoku Enver, shkruan Kroi më 2 mars ’79, më porositi të thërras shefin e shtypit të KQ, Miti Tona, dhe t’i them që të caktojë një nga instruktorët më të aftë për t’i lexuar me kujdes gazetat, duke nënvizuar në to çështjet më kryesore. Të njëjtën gjë më porositi duhet të bëjë edhe Behar Shtylla, shefi i sektorit të jashtëm për gazetat dhe shtypin e partive komuniste-marksiste-leniniste.” Komunikimi me kaseta sakaq ka funksionuar edhe në drejtimin tjetër. “Hoxha, kujton sekretari i tij, çdo ditë në shtëpi incizon në magnetofon refleksionet për çështje nga më të ndryshmet, të cilat më vonë i zbardhim në kabinet dhe i vëmë në qarkullim.” Ai vë në dukje se kjo praktikë është zbatuar, jo vetëm për çështjet korrente, por edhe për veprat që Hoxha ka botuar gjatë kësaj periudhe, siç ka qenë libri “Eurokomunizmi është antikomunizëm” dhe ai për partinë revizioniste franceze, spanjolle dhe italiane. Të gjitha produktet e “laboratorit” të kreut të regjimit, në këtë regjim pune, vëren Kroi, pasi i nënshtroheshin një sërë filtrash në aparatin e KQ, shkonin për t’i parë Nexhmija, pa miratimin e së cilës nuk zyrtarizohej asgjë. Askush veç saj, saktëson sekretari personal, nuk kishte të drejtë të ndërhynte në materialet autentike të Enverit.

    Ditari i vitit 1979

    E mërkurë, 3 janar 1979
    Më thirri shoku Enver në shtëpi, se është me grip. Më dha katër kaseta për t’i zbardhur me mendime politike plotësuese për librin “Eurokomunizmi është antikomunizëm” që po përgatit. Më dha gjithashtu tri kaseta të tjera nga ditari i muajit dhjetor.

    E shtunë, 6 janar 1979
    I dërgova shokut Enver në shtëpi të redaktuar materialin e nxjerrë nga zbardhja e katër kasetave me mendime për librin “Eurokomunizmi…” për t’i parë.

    E hënë, 8 janar 1979
    Pas një mungese që para Vitit të Ri, shoku Enver doli sot në zyrë. Në orën 10:30 bëri takimin e zakonshëm ditor me sekretarët e KQ.

    E mërkurë, 16 janar 1979
    Shoku Enver më ktheu sot materialin prej 50 faqesh, që i dërgova të redaktuar më 6 janar mbi “Eurokomunizmin…”. Vende-vende ka bërë ndryshime të konsiderueshme. Porositi të shtypen dhe t’i paraqiten shoqes Nexhmije. Kopjen e parë për shokun Ramiz.

    E enjte, 12 janar 1979
    Shoku Enver nuk doli në zyrë. Me porosi të shokut Ramiz i shkova në shtëpi për t’i lexuar artikullin, që është përgatitur në lidhje me situatën e rëndë të popullit iranian, që iu propozua të botohet nesër. Duke dëgjuar këtë material shoku Enver bëri disa shtesa, pranoi edhe një vërejtje të bërë nga shoqja Nexhmije. I dorëzova me këtë rast edhe gjashtë kasetat, që më dha pardje në zyrë dhe që jemi duke i redaktuar.

    E martë, 17 janar 1979
    Shoku Enver doli sot me vonesë në punë. Njërin sy e kishte të lidhur me fashë të trashë.

    E martë, 23 janar 1979
    Shoku Enver që po vazhdon të punojë në shtëpi për arsye të syrit të sëmurë, më kërkoi dhe i shpura materialet e mbledhjes së Byrosë Politike. Shkova aty dhe i lexova këto materiale. Para se të largohesha, më dha edhe dy kaseta me disa materiale shtojcë që do t’i bëjë librit mbi partinë revizioniste franceze, spanjolle dhe italiane.

    E enjte, 25 janar 1979
    Në orën 9:00 u bë mbledhja e Byrosë Politike. Të gjithë u gëzuan shumë kur panë që shoku Enver doli midis shokëve pas kaq kohësh. U gëzuan gjithashtu edhe për pjesëmarrjen e shokut Hysni pas kaq muajsh për arsye shëndetësore. Mbledhja aprovoi raportin që do mbahet në Plenumin, që do bëhet më 29 janar. Me propozim të shokut Mehmet u vendos që raportin do ta mbajë shoku Hysni Kapo, pasi shoku Enver nuk mund ta lexojë.

    E hënë, 29 janar 1979
    Shoku Enver nuk doli në zyrë.

    E hënë, 5 shkurt 1979
    Shoku Enver vazhdon të qëndrojë në shtëpi.

    E martë, 6 shkurt 1979
    Shoqja Nexhmije kërkoi t’i dërgojë në shtëpi bisedën e redaktuar të shokut Enver me shokun Ramiz.

    E mërkurë, 7 shkurt 1979
    Shoqja Nexhmije më ktheu bisedën e shokut Enver me shokun Ramiz. Në material shoku Enver kishte bërë disa korrigjime. Ia kishte lexuar shoqja Nexhmije.

    E premte, 16 shkurt 1979
    Shoku Enver më porositi që disa nga regjistrimet që bëhen në takimet ditore me sekretarët e KQ, veç zbardhjes e redaktimit, t’i përgatis edhe shkurtimisht në formë ditari.

    E martë, 20 shkurt 1979
    Sot shoku Enver nuk doli në zyrë, por punon në shtëpi.

    E premte, 23 shkurt 1979
    As sot shoku Enver nuk doli në zyrë.

    E premte, 2 mars 1979
    Shoku Enver sa erdhi në zyrë, më porositi të thërras shefin e shtypit të KQ, Miti Tona dhe t’i them që të caktojë një nga instruktorët më të aftë që t’i lexojë me kujdes gazetat, duke nënvizuar në to çështjet më kryesore dhe ato që gjykohen se janë më me interes për të. Të njëjtën punë më porositi që duhet të bëjë edhe sektori i jashtëm për gazetat dhe shtypin e partive marksiste- leniniste. Bisedova me shokun Miti dhe shokun Behar. Ata ngarkuan me këtë detyrë Kiço Kapedanin.

    E shtunë, 3 mars 1979
    Instruktori i shtypit, Kiço Kapedani, filloi sot t’i bëjë shkurtimisht pasqyrën e shtypit shokut Enver.

    E mërkurë, 7 mars 1979
    Shoku Enver kërkoi t’i jepej libri i Brigadës së Parë Sulmuese, të cilin mezi e gjetëm në bibliotekë.

    E shtunë, 10 mars 1979
    Dy-tri herë u interesua shoku Mehmet për daljen e shokut Enver në zyrë. Porsa doli, unë e njoftova dhe shoku Mehmet u paraqit menjëherë te shoku Enver dhe i solli një kuti metalike të mbyllur. Të dy biseduan rreth dy orë. Pas largimit të shokut Mehmet, shoku Enver shkoi te zyra e shokut Hysni dhe pastaj u larguan bashkë.

    E mërkurë, 21 mars 1979
    Prej orës 10:30 deri në orën 12:00, shoku Enver shkoi në takimin ditor me sekretarët e KQ. Pastaj u kthye për të biseduar në zyrën e vet me shokun Hysni. Lidhur me letrat nga populli sot porositi t’u dërgohet nga ana e tij një letër bashkëshortëve punëtorë në Fier, Llambi Shilla e Jorgjie Dhamo, që më 18.3.1979 i shprehnin shokut Enver dëshirën që t’u dërgonte një emër për njërin nga tre fëmijët e porsalindur, gjë që do t’i gëzonte shumë. Ndërkaq, një i ri nga Syzesi i Beratit i ankohej se pranimi i tij në Parti zvarritej si rezultat i konservatorizmit që ekziston në fshat, ku për mbi 30 vite nuk është pranuar asnjë element i ri. Për këtë letër shoku Enver porositi: “Kjo është në kompetencën e organizatës dhe jo timen.”

    E premte, 23 mars 1979
    Shoku Enver drejtoi sot punimet e Këshillit të Mbrojtjes, që filloi në orën 10:00 dhe mbaroi në 13:15. U analizua stërvitja e Brigadës së Parë, që u bë në janar-shkurt dhe që për dobësi organizimi e drejtimi dështoi.

    E hënë, 26 mars 1979
    Porsa doli në zyrë shoku Enver, i shkoi për punë shoku Hysni. Pas tij u fut në zyrë shoku Ramiz, i cili i dha një informacion të regjistruar në kasetë mbi prapambetjen ekonomiko-kulturore dhe gjendjen e rëndë në Kosovë.

    E mërkurë, 28 mars 1979
    Sot, shoku Enver drejtoi mbledhjen e Byrosë Politike. Pasdite, në orën 18:00 priti në selinë e KQ shokët e Partisë Komuniste të Brazilit.

    E enjte, 29 mars 1979 S
    Shoku Enver nuk doli në zyrë.

    E premte, 30 mars 1979
    Shoku Enver drejtoi mbledhjen e sekretarëve të KQ dhe pas mbledhjes u largua në shtëpi.

    E enjte 5 prill 1979
    Në orën 12:00, shoku Enver më porositi të lidhesha në telefon me profesor Eqrem Çabejn. E gjeta profesorin dhe e lidha me shokun Enver, që bisedoi me të rreth tri-katër minuta, siç duket për problemet që ka nxitur artikulli i botuar te gazeta “Mësuesi” për punën që duhet bërë për pastërtinë e gjuhës shqipe.

    E mërkurë, 11 prill 1979
    Në takimin me sekretarët e KQ, biseda me porosi të shokut Enver u regjistrua.

    E enjte, 12 prill 1979
    Pas takimit me sekretarët e KQ, shoku Enver u largua për në shtëpi.

    E shtunë, 21 prill 1979
    Porsa doli në zyrë, shoku Enver thirri shokun Vahid Lama dhe i dha disa porosi për materialin që ka përgatitur “Mbi lirinë, të drejtat e njeriut, pavarësinë dhe sovranitetin, sipas konceptit tonë marksist-leninist” .

    E enjte, 3 maj 1979
    Sot nuk kishte asgjë për të shënuar, përveç takimit që bënë zakonisht me shokët sekretarë shoku Enver në sallën e çlodhjes.

    E martë, 8 maj 1979
    Me të ardhur në zyrë, shoku Enver kërkoi takim me shokun Hekuran Isai.

    E mërkurë, 9 maj 1979
    Sot shoku Enver nuk doli në zyrë.

    E shtunë, 12 maj 1979
    Shoku Enver nuk doli në zyrë.

    E hënë, 11 qershor 1979
    Pas një periudhe njëmujore që shoku Enver nuk ka dalë në punë, se ka qenë sëmurë, sot erdhi në zyrë në orën 10:30. Bëri takimin me sekretarët. Biseda u regjistrua.

    E martë, 12 qershor 1979
    Në informacionin mbi dy ngjarje të jashtëzakonshme, si mbi atë që ka të bëjë me sëmundshmërinë e fëmijëve në rrethet Shkodër dhe i dyti mbi një aksident të rëndë në Kombinatin Metalurgjik, dërguar nga shoku Adil, shoku Enver u shpreh: “Ky është një krim që në Shkodër të jenë mbushur spitalet me kalamaj dhe po na vdesin fëmijët më keq se qengjat? Ç’kujdes i thonë kësaj për shëndetin e popullit?! Pse nuk jepet alarmi në kohë, por jepet kur vdesin 10-20 a më shumë kalamaj? Konsiderohet si një çështje e zakonshme kur vdesin kalamaj në Shkodër dhe faji u vihet kurdoherë viktimave, duke thënë se rregullore ka, instruksione ka etj. Po administratat ç’kanë? E njëjta katastrofë ndodhi edhe në Kombinatin Metalurgjik. Kujdesi për njerëzit është lënë pas dore. Unë nuk jam dakord me këtë gjendje, me këtë mentalitet. Më vjen shumë hidhur për viktimat dhe dënoj përgjegjësit, cilëtdo qofshin, të mëdhenj e të vegjël.

    E hënë, 18 qershor 1979
    Porsa erdhi në zyrë shoku Enver, la çantën mbi tavolinën e punës dhe shkoi menjëherë në zyrën e shokut Hysni, pastaj si zakonisht në takimin e përditshëm.

    E mërkurë, 20 qershor 1979
    Pas mbledhjes me sekretarët, shoku Enver thirri në takim shokun Kadri Hazbiu.

    E martë, 3 korrik 199
    Sot i dhashë shokut Enver promemorien për ta informuar se shoqja e grupit tonë pranë tij, Tatjana Hoxha, u pranua në Parti, prandaj duhet të shkojë e të bëjë stazhin e kandidatit. Duke pasur parasysh specifikën e punës së saj, u tha shokëve të statutit që stazhin kjo ta kryejë një pjesë të mirë të kohës këtu në aparat dhe një pjesë kryesisht në periudhën kur vëllimi i punës në sektor është më pak i ngarkuar, ta bëjë në prodhim. Shokët e statutit e kundërshtuan mendimin tonë. Ia komunikuam këtë shokut Enver. Ai më tha: “Kur diçka është për hir të punës, edhe përjashtime mund të bëhen. Çdo rregull, tha ai, ka edhe përjashtime. Prandaj do të veprohet me Tatianën siç propozojmë ne”.

    E martë, 21 gusht 1979
    Pas pushimeve korrik-gusht, shoku Enver u kthye sot në zyrë

    vijon…

    “Marshimi i zi”, që përplasi Enverin me Mehmetin
    Stërvitja e Brigadës së Parë në janar të vitit ‘79 që kaloi në tragjedi
    Një stërvitje e dështuar në janar-shkurt të vitit 1979 është bërë shkak i një përplasjeje midis Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Përfundimi pa lavdi i marshimit 10-ditor të efektivit të Brigadës së Parë në gjurmët e inkursionit të njësisë partizane të komanduar nga Shehu në operacionin e dimrit të vitit 1944 tronditi rëndë krerët e regjimit dhe gjithë strukturat shtetërore. Ngjarja e jashtëzakonshme në kujtimet e Kroit, megjithëse në formën e kronikave të shkëputura, vjen e plotë dhe me nervin e kohës. Në raportin e përgatitur për Hoxhën në fillimshkurt të vitit ’79, ai e njofton se “Marshimi i Brigadës së Parë, i iniciuar nga Kryeministri Shehu, për të përshkruar operacionin e bujshëm në shpëtim të Shtabit të Përgjithshëm të rrethuar nga gjermanët në Operacionin e Dimrit 1944, ka përfunduar me viktima dhe të plagosur, si pasojë e disiplinës së dobët dhe shthurjes totale”. Nisur nga shënimet e shefit të kabinetit të diktatorit, por edhe të dokumenteve të kohës, ky marrshim që u quajt “Marshimi i Zi”, me tragjeditë që prodhoi, në një farë mënyre ishte paralajmëruar. Përkundër butaforisë së kryeministrit karizmatik për ushtrinë e fuqishme dhe të aftë, ai nxirrte në dritë gjendjen reale të Forcave të Armatosura të riorganizuaar me dorë të fortë nga Shehu, që në fakt jo vetëm nuk ishin të tilla, por ballafaqoheshin dita-ditës me probleme nga më të rëndat. Kroi në ditar, duke shënuar mënyrën si ka reaguar Hoxha ndaj ngjarjes, kujton takimin e parë me Shehun, porositë e tij drejtuar Kryeministrit për një analizë të thellë ndaj asaj që kishte ndodhur dhe pakënaqësitë e komandantit për konkluzionet e përcipta, që kreu i qeverisë i kishte relatuar mbi tragjedinë e Brigadës së Parë njësisë elitare të ushtrisë. Më tej, duke iu referuar mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes që Enveri ka thirrur posaçërisht për stërvitjen e dështuar, sekretari i tij personal vë në dukje kritikat e para që komandanti i përgjithshëm ka adresar për Shehun, si përgjegjësi kryesor i gjendjes së rëndë. Sakaq, Kroi, duke iu referuar vendimeve të mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes, ka hedhur në ditar edhe amsat e tjera me të cilat është operuar, sipas të cilave është shkarkuar Komandanti dhe Komisari i Brigadës së Parë, por njëkohësisht janë ulur në detyrë edhe komanduesit kryesorë të grupimit të Tiranës, nga varej kjo njësi.

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    “Mehmet Shehu mbante në studio filma seksi dhe albume pornografike”

    Emri:  mehmet-shehu-300x138.jpg

Shikime: 4754

Madhësia:  10.6 KB
    MEHMET SHEHU I FOTOGRAFUAR PAK ÇASTE PAS VETEVRASJES

    Ditari i Haxhi Kroit: Çfarë gjetëm në vilën e kryeministrit

    Dorëshkrimi i Enverit “Përsëri mbi vetëvrasjen e Mehmet Shehut”
    “Enveri lexonte tri herë në ditë letrën e Mehmetit”


    “Refleksionet e para të Enverit për tradhtinë e kryeministrit ‘Mehmet Shehu, agjent i anglezëve’”

    Vetëvrasja në rrethana të dyshimta e kryeministrit komunist, Mehmet Shehu, në dhjetor të vitit 1981, e ka detyruar Enver Hoxhën të ndërpresë të gjitha angazhimet e tjera dhe të vihet në krye të situatës për të zbardhur të vërtetën, që sipas tij lidhej fund e krye me një veprimtari të rrezikshme agjenturore. Kryefjala e axhendës së kreut të regjimit tashmë, sipas kujtimeve të Haxhi Kroit, së paku në ditët e para të janarit 1982, por jo vetëm, u fiksua vetëm te një emër “Mehmet Shehu”, pas të cilit fshihej një tradhti e madhe. Në ditarin e sekretarit personal të kreut të Partisë, bëhet e ditur mënyra si procedohej në kabinetin e njeriut më të pushtetshëm të Shqipërisë për të përballuar situatën e jashtëzakonshme. Kroi që ka ndjekur hap pas hapi dinamikën e ngjarjes, shkruan se Hoxha në këtë periudhë ishte fokusuar në dy drejtime kryesore. Së pari në deshifrimin e letrës që Shehu kishte shkruar për të pak çaste para se të vriste veten dhe në zbulimin e dokumenteve sekrete që kryeministri i vetëvrarë mbante në banesën e tij në Bllok. Në shënimin e datës 5 janar 1982, shefi i kabinetit të kreut të Partisë shkruan se Enveri e ka urdhëruar t’ia lexojë tri herë në ditë letrën e tradhtarit Shehu. “Si mbaroja së lexuari, kujton ai, shoku Enver më thoshte ‘Sa i poshtër paska qenë! Quan Jago dy shokë të rëndësishëm, po Jago ka qenë vetë. Kërkon të përçajë udhëheqjen, të krijojë dyshime midis shokëve”. Në ditët në vazhdim, sipas të njëjtit dokumentet, Hoxha thërriste në zyrë një nga një anëtarët e Byrosë Politike dhe i njihte me përmbajtjen “djallëzore” të letrës dhe me refleksionet e para të tij për veprimtarinë armiqësore të kryeministrit të vetëvrarë, titulluar “Mehmet Shehu, agjent i anglezëve”, një dorëshkrim ky 182 faqe, që më vonë do të merrte trajtën e plotë të “Sinoptikës…” së famshme. Duke iu kthyer operacionit të fshehtë për kontrollin e shtëpisë së Mehmet Shehut, Haxhi Kroi, ndër të tjera, e shikon të arsyeshme t’i raportojë udhëheqësit të partisë se në studion e tij kanë gjetur pesë video mbi seksin dhe një album me ilustrime pornografike(!) Një çështje tjetër që zë vend në ditarin e sekretarit personal të Hoxhës, është ajo e zbulimit dhe dënimit të Vahid Lamës, njërit prej ndihmësve të diktatorit, që ka punuar në paradhomën e tij qysh nga viti 1969…

    Ditari i vitit 1982

    E diel 3 janar 1982
    Dërgova shokët e grupit që jemi ngarkuar për të bërë kontrollin e fundit në shtëpinë e tradhtarit dhe armikut Mehmet Shehu. Dy prej tyre i ngarkova të përgatisin materialin për sekretariatin e KQ. Sa doli në zyrë, shoku Enver më pyeti si shkojmë me kontrollin në shtëpinë e tradhtarit Mehmet Shehu. I tregova për disa nga materialet më të rëndësishme që kemi gjetur, por për ato që ka thënë Peçi Kalluci nuk kemi gjetur gjë. Mehmeti me bashkëshorten e tij, Fiqretin, duhet t’i kenë fshehur ose t’i kenë asgjësuar…

    E martë 5 janar 1982
    Në orën 8:30, shoku Enver më telefonoi nga shtëpia për të njoftuar anëtarët e Byrosë Politike që të mos lëviznin nga zyra. Sa doli në punë, i thirri një nga një anëtarët e Byrosë dhe foli veç e veç me secilin disa minuta…

    E mërkurë 6 janar 1982
    Sa doli në zyrë shoku Enver, më dha çelësat e kasafortës së vet për të tërhequr andej dosjen e armikut Mehmet Shehu. Pastaj priti me radhë anëtarët e Byrosë Politike. I fundit u fut shoku Kadri Hazbiu me Ramiz Alinë. Kur ishin akoma duke biseduar, më thirri dhe më ktheu dosjen e tradhtarit Mehmet Shehu për ta rivënë në kasafortën e vet. Pasi e vendosa dhe e vulosa, shkova dhe i dorëzova çelësat e kasafortës.

    E premte 8 janar 1982
    Pas takimit që bëri shoku Enver me shokun Ramiz, aty nga ora 11:00 shoku Ramiz më porositi të bëja një njoftim për mbledhjen e Byrosë Politike në orën 10:00 të datës 12 janar 1982, ku do të lexohen materialet që provojnë se Mehmet Shehu ka qenë prej kohësh një spiun shumë i rrezikshëm, qysh 40 vite më parë.

    E martë 19 janar 1982
    Sot në aparatin e KQ janë mbledhur drejtuesit e forumeve të Partisë së rretheve dhe janë duke punuar materialet e mbledhjes së Byrosë Politike të datave 17 e 18 dhjetor 1981 për çështjen e Mehmet Shehut. Kur shkova për një kafe, dëgjova nga salla e madhe ku ishin grumbulluar zërin e lartë të magnetofonit, i cili dëgjohej në gjithë korridorin. Shkova aty menjëherë dhe mora masa për uljen e volumit të zërit. Murati (Murat Sadiku, tekniku i pajisjeve të Hoxhës) e kuptoi gabimin që i vura në dukje dhe normalizoi çdo gjë shpejt. Nga Drejtoria e dytë e Ministrisë së Brendshme u interesuan t’u jepet pistoleta që gjetëm në shtëpinë e Mehmet Shehu. Mora autorizimin verbal të shokut Ramiz dhe çova Vaskën për t’ia dorëzuar nëndrejtor Lahedinit.

    E mërkurë 20 janar 1982
    Shkova dogja me porosi të shokut Enver disa radiograme që gjetëm të pahapura nga zarfi i Ministrisë së Jashtme në dhomën e armikut Mehmet Shehu, të datave 15 dhe 16 dhjetor 1981. Sa erdhi shoku Enver, e informova se tërhoqa nga shoqja Vito një çelës, që ajo mendon se mund të hapë sirtarin e zyrës së shokut Hysni, që vazhdon të qëndrojë i mbyllur dhe mund të ketë dokumente, por pasi e provuam, doli se nuk ishte çelësi i tij. Shoku Enver më tha se do të shikojë në shtëpi mos ka ai nga çelësat e shokut Hysni dhe do t’i sjellë t’i provojmë. Shokut Hekuran i dorëzuam me Vaskën pesë video mbi seksin dhe një album me ilustrime pornografike, materiale këto që i gjetëm midis të tjerave në shtëpinë e armikut Mehmet Shehu.

    E shtunë 23 janar 1982
    Bisedova me shokun Kadri Hazbiu, që sipas porosisë së shokut Enver të na ndihmojë Ministria e Mbrojtjes me njerëz e mjete për të tërhequr nga shtëpia e armikut Mehmet Shehu dy kasaforta. Ai dërgoi për këtë Alfred Moisiun, i cili realizoi transportimin e dy kasafortave.

    E hënë 25 janar 1982
    Sipas kërkesës së bërë nga shoqja Vito më 13 janar dhe miratimit të shokut Enver pardje, bisedova me shokun Llambi Ziçishti, që dokumentacioni shëndetësor i shokut Hysni, i shpërndarë pjesërisht në Ministri të Shëndetësisë dhe pjesërisht në klinikën speciale dhe te doktor Dine Abazi, të mblidhet nga Llambi dhe të dërgohet në KQ.

    E martë 26 janar 1982
    Shoku Enver nuk doli në zyrë. Sot u vendosën në zyrën rezervë dy kasafortat, që morëm me porosi të shokut Enver nga shtëpia e armikut Mehmet Shehu.

    E martë 2 shkurt 1982
    Shoku Enver më telefonoi nga shtëpia dhe më dha disa porosi për çështje pune.

    E mërkurë 3 shkurt 1982
    Shoku Enver nuk doli në zyrë dhe shumë mirë bëri, se jashtë është shumë ftohtë.

    E enjte 4 shkurt 1982
    Më telefonoi zëvendësdrejtori i hetuesisë dhe më tha se qe porositur nga shoku Hekuran Isai të na njoftonte që nesër në mëngjes, në orën 8:00, të dërgoj te shoku Sulo Bega punonjësit e aparatit të KQ, shoqen Jeta Mitrushi, se do të pyetet lidhur me ato që ka deklaruar për armikun Vahid Lama, prandaj të mos shqetësohet. Informova për këtë edhe shokun Ramiz për të pasur dijeni dhe më tha se e kanë vënë në dijeni për këtë thirrje, prandaj të porositet Jeta që të shkojë po me kujdes, t’i tregoj qëllimin se kjo thirrje s’ka asgjë me të, vetëm do të denoncojë ato gjëra që di për Vahidin, të cilin drejtësia do ta ndëshkojë për ato që ka bërë, sidomos në lidhje me nxjerrjen e sekreteve të punëve të Partisë. E thirra Jetën, e prita ngrohtë dhe ia komunikova porosinë. Ajo nuk tregoi asnjë shqetësim.

    E premte 5 shkurt 1982
    Porsa doli në zyrë, shoku Enver më kërkoi t’i jepja letrën që tradhtari Mehmet Shehu i kishte shkruar para se të vriste veten, letër që e kishte mbyllur dhe ia adresonte shokut Enver. Ia çova menjëherë, pastaj më tha të ulesha në karrige dhe t’ia lexoja për ta rifreskuar. Si mbarova së lexuari, më tha: “Sa i poshtër paska qenë!” “Armik i betuar”, ia ktheva. Ky quan Jago dy shokë të rëndësishëm të udhëheqjes, po Jago ka qenë vetë tërë jetën. Dhe pas vdekjes kërkon të përçajë udhëheqjen, të krijojë dyshime midis shokëve dhe juve. Jo vetëm përpiqet ta bëjë këtë me letër, por shkruan me simbole, se me shprehjen “më vrau Jagua, do të thotë më vrau Jugosllavia.” Pastaj shoku Enver më zgjati një material 182 faqe dorëshkrim me fletë rozë, ku i bënte një analizë të hollësishme tradhtisë së Mehmet Shehut. Këtë material ai e ka titulluar: “Mehmet Shehu, agjent i anglezëve”. Daktilografoje vetë, më tha, dhe kopjen e shtypur në letra me vrima ruaje atje, se do ta vendosim në materialet e tjera për Mehmet Shehun kur të thotë Nexhmija.

    E shtunë 6 shkurt 1982
    Sot vazhdova me daktilografimin dhe redaktimin e shkrimit të shokut Enver “Mehmet Shehu-agjent i anglezëve”. Afër drekës ia dorëzova dorëshkrimin shokut Enver.

    E hënë 8 shkurt 1982
    Sot shoku Enver m’u duk shumë i lodhur, ndërkohë që kishte arsye të ishte i gëzuar se ka ditëlindjen e shoqes Nexhmije (61 vjeçe).

    E martë 9 shkurt 1982
    Sot shoku Enver nuk doli në punë.

    E mërkurë 10 shkurt 1982
    As sot shoku Enver nuk doli në zyrë. Shokët e Ministrisë së Brendshme kërkuan që shoqja Tatjana Hoxha të shkojë për të treguar çfarë di për veprimtarinë e armikut Vahid Lama. Shoku Ramiz nuk ishte dakord që ajo të shkonte dhe porositi që ato që di Tatjana t’i çojë me shkrim. Aty nuk ka pse të shkojë.

    E enjte 11 shkurt 1982
    Pas takimit ditor me sekretarët e KQ, shoku Enver priti në zyrë shokun Hekuran Iasi dhe bisedoi me të rreth 30-35 minuta. Shoqja Nexhmije që erdhi në zyrë, më tha se ka folur me Katjusha Pogaçen, që të vijë të punojë në grupin tonë të sekretarisë së shokut Enver. Katjusha e kishte pritur shumë mirë këtë lëvizje.

    E enjte 18 shkurt 1982
    As sot shoku Enver nuk doli në zyrë. Shoku Ramiz më porositi që të merrnim masa për blerjen e dy makinave stenografike në Francë, bashkë me pajisjet përkatëse.

    E hënë 22 shkurt 1982
    Shoku Enver nuk doli në punë. Kuptohet që është duke punuar në shtëpi për mbledhjen e Byrosë Politike. Në mëngjes më dërgoi për të redaktuar e shtypur disa materiale në dorëshkrim. Njërin ndër ta, ai me titullin “Përsëri mbi vetëvrasjen e Mehmet Shehut”, më porositi ta shtyp e redaktoj vetë pa ia dhënë njeriu tjetër.

    vijon…

    Intrigat në kabinetin e Hoxhës, shpallet agjent sekretari personal
    Historia e Vahid Lames, ndihmësit të Enverit


    Emri:  VahidLama.jpg

Shikime: 4798

Madhësia:  15.2 KB
    Vahid Lama, juristi që punoi 13 vite në paradhomën e Enverit

    Të punoje në kabinetin e Hoxhës, nuk mjaftonte vetëm besnikëria. Stresi nga ngarkesa e jashtëzakonshme, bashkëjetonte njëhrazi me intrigat e përplasjet e shpeshta, të cilat jo rrallë prodhonin viktima. Sado i kujdesshëm që është treguar Kroi në ditarin personal ndaj kësaj të vërtete, përsëri nuk ka mundur ta fsheh deri në fund. Mënyra si përshkruan debatet me Vahid Lamen dhe goditjen ndaj numrit dy të kabinetit të Hoxhës që ka punuar 13 vite në paradhomën e “Njëshit” të Partisë, zbulon haptazi mekanizmin djallëzor e të pabesë me të cilin operohej jo rallë në zyrën më të rëndësishme të shtetit komunist. I tunduar nga paraqitja dinjitoze e Lames dhe konsideratat pozitive të çiftit Hoxha për materialet e punuara prej tij, Kroi vë në lëvizje fantazinë e mbrapsht për të ndalur revanshin e juristit të njohur, ardhur në kabinet në fundin e viteve 60. Fillimisht vë në lëvizje njerëzit e “dorës” së tij duke u bërë thirrje të tregohen syçelët, se brënda radhëve të tyre ka njerëz si Lame që flasin pa doganë, madje edhe kundra politikës së Partisë. Ka mjaftuar kaq dhe vigjilentët e shefit të kabinetit kanë nisur të kujtojnë ato që kanë dëgjuar nga goja e tij. Haxhi Kroi pastaj ka bërë qëmtimin e fakteve dhe dëshmive, të cilat i ka renditur njëra pas tjetrës në bllokun e punës të sekretuar me siglën “Sekret”. “Vahidi i është shprehur Ksanthipi Dod.(sekretare në kabinetin e Hoxhës-shënim i red.)se Ramiz Alia, nuk ka burrëri dhe shpesh ua hedh me dinakëri fajin të tjerëve.” “Në bisedë me Pandi Did.(instruktor në KQ-shënim i red.) Lama ka thënë se ministri i shëndetësisë është gomar, ndërkohë që edhe ai që e ka vënë është i tillë”. “Vahidi i ka deklaruar Jeta Mitru.(senografiste e Hoxhësshenim i red.) se shoku Enver nuk është zgjedhur sekretar i përgjithshëm në mbledhjen themeluese të Partisë më 8 nëntor”… Në kujtimet e tij Kroi shkruan se me këtë “lëndë” të bollshme, në tetor të vitit 1981, komunistët e organizatës bazë të Partisë kanë kryqëzuar Vahid Lamen, duke e përjashtuar nga radhët e Partisë si element të rrezikshëm me prirje armiqësore. Nga gjyqi politik pastaj, jurisiti i njohur që ka punuar 13 vite në paradhomën e Hoxhës, i është nënështruar gjyqit penal, ku është përballuar me njëtën akuzë, të shkruar me dorën e Kroit. Ditari i këtij të fundit zbulon sakaq edhe një fakt tjetër interesant: Vahid Lama është gjykuar e dënuar vetëm me dëshmitë e zyrtarëve të kabinetit të Hoxhës, të instrukutuar e të inkurajuar nga shefi i kabinetit të Hoxhës! Në shënimin e datës 4 shkurt 1982, Kroi ndërsa flet për kontaktet me krerët e hetuesisë që ndiqnin çështjen, shkuan “Thirra sot shoqen Jeta Mitrushi, punonjëse në aparatin e KQ, e cila do të pyetet lidhur me ato që ka deklaruar për armikun Vahid Lama. Fola për këtë edhe me shokun Ramiz, i cili ishte në dijeni dhe më tha të porositet Jeta që të bëjë kujdes dhe të denoncojë ato gjëra që di për Vahidin. Bisedova me Jetën, e prita ngrohtë dhe ia komunikova porosinë…” Biseda të tilla, siç dokumnetohet nga ditari i Kroit, janë bërë edhe me vigjilenët e tjerë, të cilët, të njëtat akuza i kanë trasferuar nga organizata e Partisë në sallën e gjyqit. Gjyqi më në fund ka proceduar: Lame element antiparti, agjent, armik i betuar i Partisë dhe shokut Enver! Këtu shefi i kabinetit të Hoxhës, i mbyll përfundimisht llogaritë me ish vartësin e tij, që “Partia e kishte marrë nga hiçi dhe i kishte besuar deryrën e rëndësishme në zyrën e shokut Enver”.

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    Ditari i Kroit: Pas ‘82, fjalimet e Enverit në Byro i lexoja unë

    Emri:  Hoxha-dhe-Shehu-300x188.png

Shikime: 5963

Madhësia:  57.3 KB
    ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU

    Ditari i Haxhi Kroit: Çfarë gjetëm në vilën e kryeministrit

    “Librat e bibliotekës së Mehmetit i mori Enveri në shtëpinë e tij”

    “Ai erdhi vetë në sallën e Byrosë Politike ku i kishin grumbulluar dhe zgjodhi një nga një ata që i duheshin”

    Kroi: Në vitin 1982, gjendja e udhëheqësit u rëndua.


    …vijon nga numrat e kaluar

    Librat e sekuestruar në bibliotekën e Mehmet Shehut kanë përfunduar në shtëpinë e Enverit! Fakti i panjohur bëhet i ditur nga ditari i Haxhi Kroit, i cili, duke i qëndruar besnik përshkrimit të dinamikës së atyre ditëve të pazakonta, pa dashje zbulon një ves të padëgjuar të idhullit të tij shpirtëror. Në shënimin e datës 11 mars 1982, shefi i kabinetit të kreut të regjimit shkruan: “Shoku Enver erdhi në zyrë me syze të errëta, me një copë pambuk në sy. Pasi u ul, pa një nga një titujt e librave që kishim marrë nga shtëpia e Mehmet Shehut dhe, ato që zgjodhi, më porositi t’ia çojmë në shtëpi”. Çfarë ka ndodhur më tej me fondin e pasur të bibliotekës së kryeministrit të vetëvrarë në rrethana të dyshimta, nuk u mësua asnjëherë. Për aq sa dëshmon Haxhi Kroi, pjesa më interesante e tij pa dyshim ka përfunduar në bibliotekën e Hoxhës. Sakaq, përveç inventarit për çfarë janë gjetur e sekuestruar gjatë kontrollit në vilën e kryeministrit të vetëvrarë, një operacion ky i drejtuar drejtpërdrejt nga sekretari personal i kreut të regjimit, ditari i këtij të fundit për periudhën shkurt-qershor 1982 ka dokumentuar kronikën e reagimeve të para të udhëheqjes së Partisë për zbulimin e veprimtarisë armiqësore të Mehmet Shehut. Në qendër të kësaj fushate të jashtëzakonshme u vunë dy materiale të punuara nga shoku Enveri, shkruan Kroi, duke kujtuar dorëshkrimin e parë “Mehmet Shehu, agjent i anglezëve” dhe tjetrin “Përsëri mbi vetëvrasjen e Mehmet Shehut”, të cilat i ka daktilografuar me dorën e tij. Ajo që veçon i besuari i Hoxhës nga paraqitja e shefit të Partisë në këtë sipërmarrje të pazakontë, është gjendja jo e mirë shëndetësore e këtij të fundit, që më së fundi nuk ka probleme vetëm me shikimin. Pas tri dekadash bashkëjetesë epror-vartës, Hoxha, i pamundur të finalizojë procedurat si ngaherë, detyrohet t’i besojë Kroit kumtimin e materialeve të veta në të gjitha forumet e Partisë, një përgjegjësi kjo që tejkalonte edhe staturën e sekretarit të KQ. Në shënimin e datës 14 shkurt 1982, shefi i kabinetit të kreut të regjimit shkruan: “Para mbledhjes së Byrosë Politike, shoku Enver erdhi në zyrën time dhe më tha se nuk ishte mirë. Prandaj, shtoi, do të t’i jap ty t’i lexosh në mbledhje diskutimet që kam përgatitur”. Ka qenë kjo mbledhja, ku forumi më i lartë i Partisë shqyrtonte për herë të parë veprimtarinë armiqësore të Mehmet Shehut. Në të, siç konfirmohet nga kujtimet e Kroit, Hoxha ka qenë në rolin e dëgjuesit, pasi përveç fjalimit që ka mbajtur në emër të tij ai, fjalimin tjetër të Enverit “Përsëri mbi vetëvrasjen e Mehmet Shehut” e ka mbajtur Ramiz Alia… Një tjetër ngjarje që shefi i kabinetit të kreut të regjimit ka dokumentuar në ditar nga kjo periudhë, ka qënë një mbledhje sekrete e tre liderëve më të rëndësishëm, Enver Hoxha, Ramiz Ramiz Alia dhe Hekuran Iasi në mbrëmjen e vonë të 13 prillit 1982 për shqyrtimin e dy letrave që i ka adresuar udhëheqësit nga kampi i internimit bashkëshortja e Kicco Njelës, ish ministrit të Tregëtisë, dënuar me “grupin e sabotatuesëve në ekonomi”. “Para mbledhjes, shkruan Kroi, më thirri shoku Ramiz dhe më porositi të fotokopjoja letrën e Vera Ngjelës drejtuar shokut Enver dhe një tjetër drejtuar para dy javësh shoqes Nexhmije. Në të dytën armikja Vera Ngjela, shprehte dyshimet për vdekjen e shokut Hysni Kapo, se mos i kanë bërë gjë mjekët, gjë që nuk e përmend në letrën e parë, prandaj kjo bejlereshë bluan diçka me rëndësi në kokën e saj.” Në kujtimet e sekretarit personal të Hoxhës, nuk flitet ccfarë u vendos në këtë takim të fshehtë, por komentet e tij për autoren e dy letrave, që “kërkon të futë në kaos e dyshime shokët e udhëheqjes”, të lënë të kuptosh thelbin e bisedës të tre drejtuesëve kryesor atë mbrëmje të 13 prillit…

    Ditari i vitit 1982

    E mërkurë 24 shkurt 1982
    Në orën 10:00 filloi mbledhja e Byrosë Politike. Përpara mbledhjes, shoku Enver, pasi u ul në zyrën time, më tha se ishte një çikë me grip dhe vërtet ishte i mbështjellë me shall. Prandaj, tha, do të t’i jap ty t’i lexosh në mbledhje diskutimet që kam përgatitur. Ashtu bëra. Mora dorëshkrimet e tij dhe i lexova në mbledhje. Në fund të mbledhjes, shoku Ramiz lexoi për të pranishmit shënimet e shokut Enver “Përsëri mbi vetëvrasjen e Mehmet Shehut”.

    E enjte 25 shkurt 1982
    Shoku Enver nuk doli në zyrë.

    E premte 26 shkurt 1982
    Në orën 10:00 u bë mbledhja e sekretariatit, ku ishin të ftuar shoku Veli Llaka, shef i shtabit të Përgjithshëm dhe Ali Vukatana, sekretar i KP i Ministrisë së Mbrojtjes. Shoku Enver demaskoi gjerësisht veprimtarinë armiqësore të Mehmet Shehut, bazuar në faktet e zbuluara pas vetëvrasjes. Shokët e ftuar morën sqarime të mëtejshme mbi këtë çështje, që do t’u vlejë për sqarimin e bashkëpunëtorëve të tyre.

    E shtunë 27 shkurt 1982
    Shoku Enver erdhi në zyrë në orën 10 e 10 minuta. Kur erdhi shoku Enver, i dhashë një telegram urimi, që kishim përgatitur për shokun Sadik Bocaj me rastin e 60-vjetorit të lindjes, por nuk e firmosi. Sigurisht që duhet të dijë diçka jo të mirë në qëndrimet e sjelljet e Sadikut.

    E hënë 1 mars 1982
    Kur erdhi shoku Enver, më dha një dorëshkrim me 182 faqe mbi Mehmet Shehun si agjent i anglezëve dhe më porositi që ta shtyp e redaktoj vetë, se mbahet shumë sekret kjo çështje. Është gati si ajo e para që ke daktilografuar para disa ditësh, më tha, por kjo është më e zgjeruar. Pas largimit të tij, fillova nga daktilografimi i materialit, që ma dha të shkruar në letra bojë rozë.

    E enjte 4 mars 1982
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 10:30. Sot nuk kisha asnjë për t’i dhënë.

    E premte 5 mars 1982
    Shoku Enver nuk doli në punë.

    E hënë 8 mars 1982
    Shoku Enver nuk doli në punë.

    E mërkurë 10 mars 1982
    Shoku Enver më pyeti se çfarë bëhet me librat në frëngjisht, që janë marrë në shtëpinë e Mehmet Shehut. I thashë se po i sistemojmë dhe do t’i çojmë në sallën e mbledhjeve të Byrosë Politike.

    E enjte 11 mars 1982
    Shoku Enver erdhi sot në zyrë me syze të errëta dhe me një copë pambuk në sy. Kur mbaroi takimin me sekretarët, erdhi dhe pa një nga një titujt e librave, që kishim marrë nga shtëpia e Mehmet Shehut dhe, ato që zgjodhi, më porositi t’ia çojmë në shtëpi.

    E shtunë 13 mars 1982
    Sot, shoku Enver, para se të largohej, bëri zgjedhjen e tretë nga librat në frëngjisht që biblioteka e KQ ka tërhequr nga shtëpia e armikut Mehmet Shehu.

    E hënë 15 mars 1982
    Sot shoku Enver u takua rreth gjysmë ore me shokun Hekuran Isai.

    E shtunë 20 mars 1982
    Shoku Enver më tha se për dy javë do të shkojë me pushime në Vlorë.

    21 mars-12 prill 1982
    Shoku Enver me pushime në Ujin e Ftohtë në Vlorë.

    E hënë 12 prill 1982
    Shoku Enver u kthye sot nga pushimet dhe filloi punë. Shoqja Nexhmije, që erdhi në zyrë afër drekës, më kërkoi letrën e armikes Vera Ngjela, që ia kishte drejtuar nëpërmjet saj shokut Enver. Ajo i kishte dërguar në shkurt shokut Enver një letër, por duke menduar se nuk ia kishin dhënë të njëjtin tekst të shkruar me dorë, ia dërgoi përsëri me anë të shoqes Nexhmije. Ia dërgova në shtëpi të dyja, edhe të parën, edhe të dytën.

    E martë 13 prill 1982
    Sa u largua shoku Enver, më thirri shoku Ramiz dhe më porositi të fotokopjoja letrën e Vera Ngjelës, drejtuar shokut Enver dhe një tjetër, drejtuar para dy javësh shoqes Nexhmije. Në të dytën armikja Vera Ngjela shprehte dyshimet për vdekjen e shokut Hysni Kapo, se mos i kanë bërë gjë mjekët, gjë që nuk e përmend në letrën e parë. Prandaj kjo bejlereshë bluan diçka me rëndësi në kokën e saj. Për këtë çështje u mblodhën të tre, shoku Enver, shoku Ramiz e shoku Hekuran dhe diskutuan, midis të tjerash, edhe për qëllimin e Vera Ngjelës me këto letra.

    E premte 16 prill 1982
    Shoqja Nexhmije kërkoi korrespodencën e Ramadan Xhangollit me shokun Enver e shokun Ramiz, për të parë nëse del gjë në të mbi veprimtarinë e armiqve të Partisë nga letrat e këtij spiuni të puçistëve.

    E premte 16 prill 1982
    Shoku Enver nuk doli në punë.

    E shtunë 17 prill 1982
    As sot nuk doli në zyrë.

    E martë 20 prill 1982
    Sa erdhi në zyrë shoku Enver, më dha disa dorëshkrime të tij për t’i shtypur unë. Aty përshkruhet shkurtimisht zhvillimi i hetimeve të armikes e tradhtares së poshtër, të degjeneruar dhe bashkëpunëtores së vjetër në krime, armikut më të rrezikshëm që mund të ketë dalë deri më sot në vendin tonë, Mehmet Shehut, këtij poliagjenti të regjur, shërbëtor i shumë zotërinjve të huaj. Këta dy përbindësha, me urdhra të fshehtë të imperializmit amerikan, kishin bërë plane të tmerrshme, t’i jepnin grushtin më të rëndë Partisë dhe atdheut, duke likuiduar në mënyrë kriminale e të pabesë njeriun më të dashur e më të shtrenjtë të popullit, shokun Enver. Ata paskëshin marrë pluhur helmues nga padronët për të kryer këtë krim. Tradhtarë të ndyrë, që hiqeshin si besnikë, por fshehur mbanin mjete vdekjeprurëse, jo vetëm për udhëheqësin e dashur. Mallkim të përjetshëm këtyre përbindëshave!

    E enjte 22 prill 1982
    Tok me shokun Enver kur hyri në mëngjes në zyrë, u fut edhe shoku Hekuran. Shoku Enver më kërkoi kopjen e dytë të fjalës, që do të mbajë shoku Hekuran në mbledhjen e Byrosë Politike, në bazë të tezave që i ka përgatitur shoku Enver mbi veprimtarinë armiqësore të Fiqirete Shehut dhe dy djemve të saj. Me të mbaruar me shokun Hekuran, shoku Enver shkoi në takimin me sekretarët e KQ. Pas takimit, shoku Enver, i shoqëruar nga shoku Kadri Hazbiu, u fut në zyrë dhe vazhduan të bisedojnë aty për minuta të tëra.

    E premte 23 prill 1982
    Gjithë këto ditë shoku Enver po bën takime të shpeshta, sidomos me shokët Ramiz e Hekuran, por edhe me shokun Kadri. Nesër bëhet mbledhja e Byrosë Politike, ku me porosi të shokut Enver dhe mbi bazën e tezave që ai i ka dhënë shokut Hekuran, ky ka përgatitur një material, në bazë të të cilit do t’i raportojë Byrosë Politike mbi zhvillimin e hetimeve për veprimtarinë armiqësore e tradhtares së urryer Fiqirete Shehu.

    E shtunë 24 prill 1982
    Sot u bë mbledhja e Byrosë Politike.

    E hënë 26 prill 1982
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 9:30 dhe, sa erdhi, u drejtua për në dhomën rezervë, ku kam materialet me porositë për mbledhjen e Byrosë Politike, ku u shqyrtua veprimtaria shumë e rrezikshme e armikut dhe spiunit. Shoku Enver më udhëzoi t’i fusja këtu, kurse letrën që ky tradhtar i ka shkruar shokut Enver natën që do të vriste veten, ta bëj në tri kopje e në tre mikrofilma dhe ta ruaj gjithashtu vetë e të mos ia jap kurrkujt pa urdhër të tij apo të shokut Ramiz. Duke dalë për në shtëpi, më tha që të mbaj në kasafortë edhe ndonjë nga takimet me karakter shumë rezervat që bën në zyrë, kur thërret shokët dhe regjistron bisedat me ta.

    E premte 30 prill 1982
    Sot shoku Enver nuk doli në zyrë.

    E enjte 6 maj 1982
    Sot shoku Enver nuk doli në punë. Me siguri po punon në shtëpi.

    E premte 7 maj 1982
    Shoku Enver as sot nuk doli në punë.

    E shtunë 8 maj 1982
    Është e treta ditë që shoku Enver nuk vjen në zyrë. Më telefonoi shoku Hekuran dhe më pyeti nëse kishte ardhur shoku Enver. I thashë që ka tri ditë që nuk ka ardhur dhe ndoshta as sot nuk do të dalë. Siç duket, kishte nevojë dhe i telefonoi menjëherë shokut Enver. Ai iu përgjigj se e priste në shtëpi pas një çerek ore.

    E hënë 10 maj 1982
    Pas 3-4 ditësh mungesë, shoku Enver doli sot në zyrë. Pasi i dhashë disa materiale që ishin grumbulluar, njoftova shokun Ramiz që ishte interesuar dhe erdhi menjëherë e takoi. Sa u takuan, shkuan të dy në drejtim të dhomës së çlodhjes, ku ishin edhe sekretarët e tjerë të KQ.

    E martë 11 maj 1982
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 10:20. Materialet e ditës që i dhashë, i pa menjëherë dhe pastaj shkoi në takimin e zakonshëm me shokët ne dhomën e çlodhjes, ku pinë kafe bashkë. Në orën 12:45 u largua për në shtëpi.

    E mërkurë 12 maj 1982
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 10:30. I tregova disa prodhime të bukura të Ndërmarrjes së Prodhimit të Artikujve të Konsumit të Gjerë, ku kisha shkuar sot bashkë me shokun Ajet për t’u informuar për punën dhe sjelljet e shoqes Tatiana Hoxha, që po bën atje stazhin e kandidates së Partisë. Shoku Enver i pëlqeu prodhimet dhe më porositi t’i transmetoj urimet e tij atyre që i bëjnë, të përgëzohet edhe Tatjana për punën shembullore e qëndrimet e mira me punëtorët e kësaj ndërmarrjeje. Pastaj shoku Enver shkoi në takimin e përditshëm me shokët sekretarë. Në kthim erdhi me shokun Ramiz, pas largimit të të cilit erdhi shoku Hekuran. Kur ishte i lirë në zyrë, shkova dhe e njoftova se shoku Qirjako mbush nesër 53 vjeç. “Është i ri ai, më tha shoku Enver, nuk e ka datë jubilare”. Duke më kthyer materialet që pa, më porositi që shokët e letrave të mos i nënvizojnë shumë materialet që ia përgatisin, të nënvizojnë vetëm thelbin e çështjes.

    vijon…

    AFRIM IMAJ

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-09-2014 më 19:51

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    “Haxhi Lleshi fodull i pandreqshëm, kërkon trajtim si të Enverit”

    Emri:  HaxhiLleshiKadriHazbiu.jpg

Shikime: 5993

Madhësia:  16.2 KB
    NË FOTO: (Lart) Haxhi Lleshi, ish-Presidenti i Republikës duke dekoruar Kadri Hazbiun në kohën kur ishte ministër i Punëve të Brendshme.

    Ditari i Kroit: Presidenti veteran na ngatërrohet nëpër këmbë.

    “Enveri më kërkon t’i lexoj çdo ditë letrën që ka bërë tradhtari i përbindshëm Shehu para vetëvrasjes”

    “Klemend Kolaneci ka një projekt të shkëlqyer për studion e udhëheqësit”
    “Arredimin e zyrës së Enverit Nexhmija ia besoi dhëndrit”


    …vijon nga numrat e kaluar

    Dy vjet pas vdekjes së Hysni Kapos, bashkëshortja e tij është interesuar zyrtarisht te kreu i Partisë për dy dosje të të shoqit. Fillimisht i ka kërkuar dokumentacionin mjekësor të Kapos dhe më vonë ditarin personal, që ruhej në kasafortën e tij në selinë e Komitetit Qendror. Haxhi Kroi, i zgjedhuri i Hoxhës dhe i autorizuari i tij për t’iu përgjigjur të vesë së “Besnikut të Partisë”, ka shënuar në ditar situatat delikate që ka kaluar gjatë komunikimit me të shoqen e Kapos. “Fillimisht, shkruan ai më 25 janar 1982, i dorëzuam Vitos dokumentacionin shëndetësor që ishte shpërndarë në Ministri të Shëndetësisë, në arkivin e Klinikës Speciale dhe pjesërisht në kartelat e doktor Dine Abazit (ish-mjeku personal i Kapos-shënim i red.), por ajo ruan ende rezerva”. Pa u marrë gjatë me dyshimet e të vesë së ish-numrit dy të Partisë dhe krahut të djathtë të Hoxhës, të bëra publike më vonë, sekretari personal i kreut të regjimit ka memorizuar raportet e acaruara me Vito Kapon, e cila nuk ka reshtur në kërkesat për të pronësuar gjithçka të rezervuar në kasafortën e të shoqit në aparatin e Komitetit Qendror. Duke folur për takimin e Hoxhës me Kapon më 20 maj 1982, Kroi kujton porosinë e shefit të tij për t’i vënë në dispozicion të vesë së Hysniut dokumentacionin që ky i fundit kishte të arkivuar në aparatin e KQ. Pas këtij momenti, siç shkruan i autorizuari i Hoxhës, Vito Kapo ka tërhequr dosjet me ditarët e të shoqit, që fillonin nga viti 1966 dhe përfundonin në korrik 1979. Njëherazi është interesuar për to edhe kreu i Partisë, i cili i ka lexuar me kujdes dhe, pasi ka konstatuar “gjëra delikate”, ka thirrur me urgjencë shefin e kabinetit dhe aty për aty e ka urdhëruar: Ditarët të kthehen në KQ, se janë materiale sekrete dhe me vlerë për Partinë. Vitos jepini vetëm pjesët me karakter familjar. Po belaja me Vito Kapon nuk ka qenë e vetmja, që e ka preokupuar shefin e kabinetit të Enverit në këtë periudhë. Në ditar, Kroi veçon një tjetër episod të pakëndshëm në marrëdhëniet me Haxhi Lleshin “Presidentin veteran”, i cili nuk ka denjuar të marrë pjesë në Kongresin e Bashkimeve Profesionale të 9 qershorit 1982, pa mësuar nëse do të shkonte Enveri(!) apo jo. “Këtu ka një dozë mendjemadhësie e fudullëku, shkruan sekretari i kreut të Partisë, duke përçmuar pretendimin e Lleshit për një trajtim si të Enverit. Një tjetër çështje që ka ndjekur me përparësi shefi i kabinetit të Hoxhës, gjithnjë sipas shënimeve të tij në ditar, ka qenë rimodelimi i zyrës së shefit të Partisë, sipas një projekti të ideuar nga Nexhmija, zbatimin e të cilit ajo ia beson vetëm arkitekt Klemendit, dhëndrit të çiftit Hoxha….

    DITARI I VITIT 1982

    E enjte 13 maj 1982
    Shoku Enver nuk doli në zyrë.
    E premte 14 maj 1982
    Aty nga ora 11:00 shoku Enver më kërkoi fotokopjen e letrës që i ka drejtuar tradhtari i përbindshëm, Mehmet Shehu, para vetëvrasjes. Ia çova dhe ia lexova disa herë, duke i bërë një rifreskim të përmbajtjes.
    E shtunë 15 maj 1982
    Shoku Enver doli në orën 10:35. Pas takimit ditor u kthye bashkë me shokun Hekuran dhe biseduan të dy deri në orën 12:40. Pastaj shoku Hekuran shkoi në zyrën e shokut Ramiz.
    E hënë 17 maj 1982
    Shoku Enver erdhi me vonesë dhe shkoi direkt në takimin me shokët sekretarë. Ndërkohë erdhi në zyrë shoqja Nexhmije dhe më tha se Vaica, për shkak të zbardhjes të regjistrimeve ditore, është duke ia vonuar disa punë që po bën. I tregova se tani jemi marrë vesh me shokun Ramiz, që, kur të ketë biseda me karakter tepër sekret, do më njoftojë vetë që t’i zbardhë Vaica, të tjerat do t’u jepen stenografeve të sektorit të përgjithshëm. Ajo ish dakord.
    E mërkurë 19 maj 1982
    As sot shoku Enver nuk doli në zyrë. Do të jetë pa qejf. Në orën 12:00 më erdhi në zyrë shoqja Nexhmije dhe më tregoi se kishte parë projektin e pajisjes së zyrës së shokut Enver, kishte bërë disa vërejtje dhe këto do t’ia jepte inxhinier Klemendit (K.Koloneci dhëndër i Enverit). E informova se shoqja Vito kishte kërkuar takim me shokun Enver dhe, meqenëse ai nuk ka dalë këto ditë në punë, kam përgatitur një shënim për ta vënë në dijeni. Shoqja Nexhmije më tha të mos ia dërgoj ato shënime, se do t’ia referojë vetë.
    E enjte 20 maj 1982
    Shoku Enver më telefonoi nga shtëpia që të lajmëroj shoqen Vito t’i vijë në zyrë në orën 10:30. Ai doli në orën 10:00. Kur erdhi shoqja Vito, priti ca në zyrën time, sa të lirohej shoku Enver. Pastaj u fut dhe bisedoi me të rreth gjysmë ore. Kur ajo ishte duke përfunduar, më thirri shoku Enver dhe në prani të Vitos më porositi t’i ktheja asaj dokumentet e shokut Hysni, se ajo dëshiron t’i hapë dhe t’i lexojë. Kur doli shoqja Vito, e pyeta kur mund t’i çoja dy arkat në shtëpi. “Pse kaq shpejt?” më tha ajo, se “tani unë vetëm ditarët dua të shikoj, për të tjerat do të njoftoj më vonë. Kur shoku Enver doli për t’u larguar, më dha procesverbalin e hetuesisë, që merret me zbërthimin e veprimtarisë armiqësore të tradhtares Fiqerete Shehu.
    E premte 21 maj 1982
    Shoku Enver nuk doli në punë. Shkova i çova shoqes Vito në shtëpi tetë axhenda ditore të shokut Hysni, ditarin e vitit 1966 të shkoqur në fletë dhe katër defterë të tjerë.
    E shtunë 22 maj 1982
    Shoku Enver erdhi në zyrë në orën 10:30 dhe, sa u fut, nisi bisedën me shokun Hekuran. Ndërkohë që ata po bisedonin, erdhi ndihmësmjek Fatriu dhe më solli një kokërr ilaç, që shoku Enver merrte në këtë orë. Ai ngurronte të futej vetë, meqenëse shoku Enver kishte porositur të mos futej njeri në zyrë deri sa të largohej shoku Hekuran. Hyra dhe ia dhashë ilaçin dhe u largova. Kur doli shoku Hekuran, u fut Mihal Bisha me dosjen e Marko Zegës…
    E mërkurë 26 maj 1982
    Shoku Enver erdhi sot pa çantë, se nga shtëpia kishte shkuar direkt në klinikë, siç duket për ndonjë vizitë.
    E premte 28 maj 1982
    Shoku Enver nuk doli sot në zyrë.
    E martë 1 qershor 1982
    Shoku Enver erdhi në zyrë në orën 9:30. Dukej ca i zbehtë në fytyrë. Kur u largua, më dha buletinin francez Nr.436 të librave të muajit prill. Kësaj radhe ka zgjedhur vetëm katër tituj dhe më kujtoi se francezët kanë kohë që nuk po dërgojnë libra, prandaj më porositi që Javer Malua ta ketë parasysh këtë gjë.
    E mërkurë 9 qershor 1982
    Sot u mbyll Kongresi i Bashkimeve Profesionale. Në seancën e fundit mori pjesë edhe shoku Enver. Në mëngjes, në orën 8:00 më mori në telefon shoku Haxhi Lleshi dhe më pyeti nëse do të shkonte shoku Enver në Kongres apo jo. E çuditshme! Ç’mund t’i thosha?! Dhe në fakt, ku mund ta dija unë? Ai më kërkoi të pyesja shokun Ramiz, i cili më udhëzoi t’i përgjigjesha që asnjë nga shokët e tjerë nuk e di a do të marrë pjesë shoku Enver në seancën e fundit të Kongresit. Shoku Ramiz më tha t’i bëj të ditur vetëm faktin që ceremonia e mbylljes do të bëhet në orën 12:00, pastaj shoku Haxhi të veprojë si të dojë. Ia komunikova këtë shokut Haxhi, por e pashë që nuk i erdhi mirë. Pastaj më pyeti shoku Ramiz nëse ia dhashë përgjigjen që më porositi shokut Haxhi, se ai nuk kishte shkuar fare në Kongres. Unë e informova shokun Ramiz që ia komunikova mesazhin e tij. Siç duket, shokëve të udhëheqjes u ka bërë përshtypje mungesa në këtë seancë e shokut Haxhi Lleshi dhe mendojnë se ky nuk ka pse të pyesë nëse do të shkojë në këtë ngjarje apo jo shoku Enver. Ka këtu një dozë mendjemadhësie. Haxhiu, ky fodull i pandreqshëm, kërkon trajtim si të shokut Enver. Në fund të fundit, çdo dalje në publik ai duhet ta gjykojë vetë.
    E premte 11 qershor 1982
    Nënkryetarja e Gjykatës së Lartë, Eleni Selenica, më njoftoi që sot në orën 17:00 pasdite të shkojnë të dëshmojnë për ato që dinë në seancën e gjyqit që bëhet për armikun Vahid Lama, dy punonjëset e aparatit, Oandi Dini dhe Jeta Mitrushi. I thirra të dy, u komunikova kërkesën dhe më thanë se do të shkojnë 10 minuta më parë.
    E shtunë 12 qershor 1982
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 11:40. Shkoi direkt në takimin me shokët sekretarë dhe u kthye bashkë me shokun Ramiz. Kur hyri në zyrën e vet nga dhoma ime, shoku Enver u pengua dhe për pak u rrëzua, por duke qëndruar pas tij e mbajta për krahu dhe e kapa menjëherë për mezi. Si më pa që u shqetësova, qeshi dhe më tha: Ja ç’do të thotë kur i ke pantallonat të gjata, për të lënë të kuptoja se ishin ato që e penguan, kurse unë pata frikë mos kish ndonjë pengesë në qilim. Bëj shumë mirë që i qëndroj pranë. Dje përpara dëshmisë së dy shokëve të aparatit të KQ, armiku Vahid Lama pranoi poshtërsitë e tij kur punonte këtu, midis nesh. Sot prokurori do të bëjë pretencën, më tha Pandi. Le të dënohet ky vagabond dhe të vuajë në burg poshtërsitë që ka bërë. Partia e ngriti nga hiçi në një vend të nderuar, por ai u vu në rrugë armiqësore.
    E hënë 14 qershor 1982
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 10:45. Sot pati një takim të zgjatur me shokun Kadri. Pas tij u fut në zyrë shoku Simon Stefani, i cili qëndroi gjysmë ore. Në orën 13:15 erdhi shoqja Nexhmije dhe më tha se gruaja e shokut Vaskë Çifliku është motra e Kiço Negovanit dhe ka disa gjëra në biografi që duhen parë. Unë e kujtova se dhe Kiçoja vetë ka qenë sekretar i Koçi Xoxes. “Prandaj duhet parë me kujdes!”, porositi ajo.
    E premte 18 qershor
    Shoku Enver më ktheu materialet e pjesshme të ditarit të shokut Hysni. Këndova jo vetëm pjesët e nënvizuara, më tha ai, por edhe pjesët e tjera. Ato janë materiale me karakter sekret dhe me shumë vlerë për Partinë, prandaj shoqja Vito t’i kthejë ditarët dhe të ruhen në KQ. Pjesët me karakter familjar të ditarit mund të fotokopjohen dhe t’i jepen Vitos. Prandaj, shko bisedo shtruar me të dhe besoj se do të bindet.
    E shtunë 19 qershor 1982
    Sipas porosisë që më dha shoku Enver, sot në mëngjes shkova te shoqja Vito në shtëpi për kthimin e ditarëve të shokut Hysni në KQ. I fola për vlerësimin e lartë që u bën atyre shoku Enver, por duke marrë parasysh që janë materiale që i kapërcejnë kufijtë familjarë, se përmbajnë çështje me karakter tepër sekret, ajo duhet t’ia kthejë KQ. Shoqja Vito që e kuptoi se ato janë mendime të shokut Enver, reagoi drejt: “Të them të drejtën, më tha ajo, kisha dëshirë të shkruaja për disa karakteristika të Hysniut, sidomos për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e tij shumë të ngushtë me shokun Enver, prandaj doja t’i kisha në shtëpi”. Megjithatë, ajo pranoi se do t’i kthejë menjëherë.
    E hënë 21 qershor 1982
    Shoku Enver doli në punë në orën 9:15. Sa u ul në tavolinë, më porositi që asnjë oficer të mos pijë cigare në korridore gjatë orarit të punës, se, po të konstatojë shkelje, do të marrë masa transferimi nga aparati i KQ.
    E premte 22 qershor 1982
    Vajta e tërhoqa ditarët e shokut Hysni, që kishte marrë shoqja Vito në shtëpi. Shoku Enver porositi që ato të jenë pjesë e Arkivit të KQ.

    vijon..

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    Urdhri sekret i Enverit: Kaloni në sitë të gjithë oficerët madhorë

    Emri:  EnverHoxhaMehmetShehu.jpg

Shikime: 6942

Madhësia:  36.5 KB
    ENVER HOXHA, MEHMET SHEHU DHE RUSTEM PEÇI GJATE NJE PARADE NE SHKOLLEN E BASHKUAR NE VITIN 1978

    Ditari i Haxhi Kroit: Riorganizimi i Ushtrisë në vitin 1982

    “Më sillni dosjen e Rustem Peçit, e ka emëruar Mehmet Shehu komandant të Shkollës së Bashkuar”

    …vijon nga numrat e kaluar

    Aq sa ka regjistruar Haxhi Kroi në ditar nga tërmeti që tronditi Ushtrinë pas vetëvrasjes në rrethana të dyshimta të Mehmet Shehut, ndriçohen për herë të parë dy momente të panjohura: një urdhër i Enver Hoxhës për të kaluar në sitë gjithë korpusin e oficerëve madhorë dhe një porosi e posaçme e kreut të regjimit për të zbardhur me imtësi dosjen e Rustem Peçit, komandantit të Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve, që mbante emrin e tij. Në shënimet që ka hedhur sekretari personal i shefit të Partisë, bëhet e qartë mënyra si është operuar për realizimin e këtyre detyrave të rëndësishme. Në rrethin e ngushtë të njerëzve që punonin për komandantin suprem, këtë radhë, sipas Kroit, peshën kryesore, për vetë specifikën e funksionit, e ka mbajtur Mihal Bisha, drejtori i kuadrit të Komitetit Qendror, i cili ka drejtuar nga afër tërë punën për të zbardhur dosjet e oficerëve të listuar nga Hekuran Isai. Ndryshe nga pretendimi i Hoxhës në këtë çështje, që mjaftohej me evidentimin e përgjithshëm të anëve negative dhe dobësive që ishin dokumentuar në vite në karakteristikat personale të kuadrove drejtues të njësive dhe reparteve të Ushtrisë, në rastin e Rustem Peçit porosia shkonte më tej. Në shënimin e datës 10 shtator 1982, duke iu kthyer këtij momenti, Kroi shkruan: “Sa erdhi në zyrë shoku Enver, i dhashë dosjen e komandantit të Shkollës së Bashkuar. Më porositi t’ia lexoja me radhë të gjitha materialet që ishin aty për Rustem Peçin. Vetë dëgjonte me kujdes dhe mbante shënime; u interesua veçmas për të dhënat për kohën 1955-1959 kur ka studiuar në Bashkimin Sovjetik. Një çast më tha t’i kërkoja Mihalit (Bishës) informacionin e plotë të Qani Durajt për Rustem Peçin, në bazë të përpunimit që i kishte bërë dhe që Mihali ia ka vënë në karakteristikë, ku armiku Mehmet Shehu, me gjithë dobësitë e Rustemit, rekomandonte që ky të mbahej komandant i Shkollës së Bashkuar…” Nga ngjarjet e periudhës qershor-shtator 1982, në ditarin e shefit të kabinetit të kreut të regjimit bie në sy historia e dorëshkrimit “Tablo sinoptike e veprimtarisë agjenturore të armikut Mehmet Shehu”. Në shënimin e datës 28 gusht ’82, Kroi shprehet se kopjen e parë të tij, shkruar me dorë nga Nexhmija në letra me vija me kuadrate jeshile, e ka marrë nga kjo e fundit, e cila e ka sqaruar se ia kishte diktuar me zë Enveri gjatë kohës që pushonin në Pogradec. Hoxha, sqaron më tej sekretari i tij, vetëm sa e kishte firmosur në fund, ku shquhej data e përfundimit të dokumentit 23-25 gusht 1982…

    DITARI I VITIT 1982

    E mërkurë 23 qershor 1982
    Shoku Enver nuk doli në zyrë. Takova shokun Ramiz dhe i vura në dukje se dje shoku Enver, duke dalë nga zyra, ndeshi në korridor me shokun Foto, që shoqëronte disa punonjës të arsimit e të shkencës, që shkonin tek ai. I shpreha porosinë e tij që shokët e aparatit kur thërrisnin të ftuar, të mos i kalojnë para zyrës së shokut Enver.
    E hënë 28 qershor 1982
    Shoku Enver erdhi si zakonisht dhe më njoftoi se nesër do të niset me pushime. E enjte 1 korrik 1982
    Me porosi të shokut Ramiz u nisa në Pogradec, që t’i çoja shokut Enver për firmë dy vendime të mbledhjes së Byrosë Politike.
    E premte 27 gusht 1982
    Në orën 11:00 më mori në telefon shoqja Nexhmije nga Pogradeci dhe më tha se do të dërgonte një material të shokut Enver për ta daktilografuar e redaktuar.
    E shtunë 28 gusht 1982
    E mora në orën 7:30 materialin për daktilografim, që ma dërgoi shoqja Nexhmije, sipas bisedës që bëra dje me të në telefon. Ai titullohej: “Tablo sinoptike e veprimtarisë agjenturore të armikut Mehmet Shehu”, shkruar me dorë nga shoqja Nexhmije në 51 faqe letra me vija me kuadrate bojë jeshile, që ia kishte diktuar shoku Enver që e kishte nënshkruar në fund 23-25 gusht 1982. Shoqja Nexhmije më porositi se shoku Enver e do të shtypur në hënën në drekë. Punova intensivisht tërë ditën. Materiali arriti 59 faqe treçerekëshe të daktilografuara. Vajta ia dorëzova vetë oficerit në një zarf të mbyllur tepër sekret, që ta nis dhe ta ketë shoku Enver nesër në mëngjes herët, 30 orë përpara afatit që m’u caktua.
    E diel 29 gusht 1982
    Mora në telefon Sulon, por nuk e gjeta. Bisedova me Beharin për zarfin sekret që kisha nisur në adresë të shoqes Nexhmije. Më tha se e kishin marrë, por akoma nuk ia kishin dorëzuar. E porosita t’ia japin menjëherë.
    E hënë 30 gusht 1982
    Sot mora vesh se shoku Enver do të kthehet me siguri nesër në Tiranë.
    E mërkurë 1 shtator 1982
    Shoku Enver nuk doli në zyrë. Shoqja Nexhmije që erdhi në aparat të KQ, më tha se edhe sot ai nuk do të dalë në punë. Kur e pyeta si është me shëndet, më tha: “Çka. Është një çikë i pafuqishëm”.
    E enjte 2 shtator 1982
    As sot shoku Enver nuk doli në zyrë.
    E premte 3 shtator 1982
    Shoku Enver as sot nuk erdhi në punë. E shtunë 4 shtator 1982 Nuk erdhi as sot shoku Enver në zyrë.
    E hënë 6 shtator 1982
    Edhe sot shoku Enver nuk doli. Meqenëse kisha disa materiale për t’ia dhënë, shkova vetë në shtëpi. M’u duk mjaft i hequr në fytyrë. Kishte shumë të drejtë shoqja Nexhmije, që më tha se shoku Enver në përgjithësi është pak i dobët. Ai vazhdimisht ka qenë i sëmurë nga diabeti, po edhe nga zemra.
    E martë 7 shtator 1982
    I çova shokut Enver në shtëpi një dorëshkrim prej 429 faqesh për Gjirokastrën të studiuesit gjirokastrit, Lefter Dilo. Ky i fundit i kërkon ndihmë shokut Enver për ta botuar. Shoku Enver më porositi t’i jap Lefterit këtë përgjigje jo nga ana e tij, por nga ana ime, duke i thënë se shkrimet e tua shoku Enver i ka parasysh dhe më ka porositur të bisedoj me punonjësit që merren me këtë punë që t’i shohin, prandaj bëni durim sa t’i lexojnë se ata kanë edhe shumë punë të tjera për t’i kryer. Shoku Enver më tregoi se Lefteri është një punëtor pasionant dhe po kontribuon mirë, sidomos për muzetë. Por ai që nxjerr herë pas here materiale, duhet të ketë me vete shumë dokumente, të cilat herë i citon e herë i bën si të vetat. Duhet pasur parasysh, vazhdoi shoku Enver, se fisi i tij i Dilajve dhe i ati i Lefterit kanë qenë filogrekë. Prandaj duhet pasur parasysh për t’i shmangur këto subjektivizma.
    E mërkurë 8 shtator 1982
    Pas më se dy muajsh, shoku Enver doli sot në zyrë.
    E premte 10 shtator 1982
    Në orën 9:00, shoku Enver më telefonoi nga shtëpia të tërhiqja nga sektori i kuadrit dosjen e komandantit të Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha” Rustem Peçi. Sa erdhi në zyrë, ia dhashë. Ai më porositi t’ia lexoja me radhë të gjitha materialet që janë brenda dosjes së Rustem Peçit. Vetë mbajti shënim disa të dhëna, anët negative dhe karakteristikat kryesore të këtij kuadri; ndoqi me vëmendje sidomos të dhënat për kohën 1955-1959, kur ka studiuar në Bashkimin Sovjetik. Më porositi t’i kërkoja Mihalit edhe informacionin e plotë të Qani Durajt për Rustem Peçin, në bazë të përpunimit që i kishte bërë dhe që Mihali ia ka vënë në karakteristikë, ku armiku Mehmet Shehu që punonte në atë kohë në aparatin e KQ, me gjithë dobësitë e Rustemit, rekomandonte që ky mund të mbahej komandant i Shkollës së Bashkuar. Kur ishte duke u larguar, shoku Enver më tha se duhej t’i çonim në shtëpi një aparat regjistrues (magnetofon) si ai i zyrës, pse mund të mos dalë çdo ditë në zyrë dhe shokët mund t’i shkojnë atje për të biseduar, vazhdoi shoku Enver. Atyre do t’u them që ta dinë kur do i regjistroj, pastaj ua dërgoj me Sulon për ta zbardhur.
    E shtunë 11 shtator 1982
    Shoku Enver nuk doli sot.
    E diel 12 shtator 1982
    Dje në darkë, duke dalë nga zyra me shokun Ajet, pamë të ecte rëndë-rëndë në bulevard këtej urës së Lanës armiku Skënder Konica. Unë e di atë të internuar. Çdo këtej ky agjent e këlysh i puçistëve që bën xhiro në Tiranë? Si i lejojnë kështu këta njerëz antiparti? Do të njoftoj nesër shokun Hekuran, se me siguri nuk do të ketë dijeni.
    E hënë 13 shtator 1982
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 1030. Sa erdhi, i dorëzova një zarf, që ma la një orë më parë për të shoku Hekuran. Më sqaroi se janë dy lista oficerësh me përgjegjësi, njëra me 10 emra që shërbejnë në brigada dhe në bazat e Flotës Luftarake Detare dhe, lista tjetër me 13 veta, që shërbejnë në korpuse. Shoku Enver ka urdhëruar më herët për të kaluar në sitë kuadrot drejtues të Ushtrisë. Sa ia dhashë dosjen që më ka lënë shoku Hekuran, shoku Enver më porositi të thërras shokun Mihal Bisha që të më sjellë në zyrë pjesë-pjesë dosjet e personelit të këtyre kuadrove dhe të mbaj shënime vetëm dobësitë dhe anët negative që ata kanë të regjistruar në dosje, si dhe ndonjë karakteristikë tjetër, që tërheq vëmendjen. Shoku Enver më udhëzoi që këto anë për secilin t’i shkruaj në disa kartonë me germa të mëdha dhe këtë punë ta përfundoj për trikatër ditë. Lajmërova Mihalin dhe filluam nga puna. Duhet të punojmë edhe pasdite deri vonë për të përfunduar detyrën e rëndësishme që na ka ngarkuar shoku Enver. Pasdite studiuam dosjet e katër kuadrove të Ushtrisë me shokun Mihal, dosjen e Vexhi Qazim Gjonit, Dhionis Todi Bendos, Muço Beqir Beshos dhe Baftjar Ismail Vukës. Pjesën e dosjeve të tjera do ta studiojmë nesër. Njoftova shokun Hekuran në telefon se po kapardiset në Tiranë armiku Skënder Konica. Ai më falënderoi për këtë.
    E martë 14 shtator 1983
    Shoku Enver doli në punë në orën 9:20. Për dy-tri orë qëndroi në zyrë me shokun Ramiz dhe Hekuran. Kur shoku Enver u lirua, më kërkoi dosjet e kuadrove të Ushtrisë që më kishte porositur më parë dhe shënimet përkatëse për biografitë dhe karakteristikat e tyre. I dhashë përmbledhjen e karakteristikave që kisha bërë bashkë me shokun Mihal Bisha gjatë studimit të dosjeve përkatëse të disa kuadrove drejtues të Ushtrisë. I hodhi një sy dhe e pëlqeu mënyrën si kishim proceduar. Sot pasdite do të vazhdoj punën me shokun Mihal për të plotësuar listën që i ka sjellë shoku Hekuran. I dhashë dhe dy materiale, që i kishte kërkuar më parë nga arkivi i shokut Hysni.
    E enjte 16 shtator 1982
    Pasdite punova me shokun Mihal Bisha për të nxjerrë karakteristikat e kuadrove të Ushtrisë, që na kanë mbetur nga lista emërore që i ka dhënë shokut Enver shoku Hekuran. Kur kishim mbaruar 10 kuadrot e parë, shoku Enver më kërkoi t’i jepja veçanërisht të dhënat nga dosja e Jani Samarait. Punuam shpejt e shpejt dhe ia dhamë në dorë, para se të fillonim me dosjet e kuadrove të korpuseve. Një moment gjatë studimit të dosjeve, shoku Mihal më tha se këtë përmbledhje është duke ia përgatitur shokut Enver edhe shoku Ramiz. Për këtë arsye e pezullova këtë punë, me qëllim që të pyes një herë shokun Enver që të mos humbasim kohë duke bërë paralelisht të njëjtën punë.

    vijon…

    Rustem Peçi: Karrieristët që më sulmonin pas shpine
    Rustem Peçi, ish-komandanti më jetëgjatë i Shkollës së Bashkuar, prej vitesh ka dalë në pension dhe drejton organizatën kombëtare të veteranëve të luftës. I pyetur për urdhrin e Enver Hoxhës të vitit 1982 për studimin e dosjes së tij për të verifikuar lidhjet e dyshimta me “poliagjentin” Mehmet Shehu, ai pohon se nuk ka pasur dijeni. “Ajo që mbaj mend, shprehet Peçi, duke iu referuar kësaj periudhe, ka qenë një fushatë e jashtëzakonshme denigruese nga njerëz e kolegë, që deri në atë kohë nuk kishin konsumuar asnjë fjalë të keqe në adresën time”. Në kujtesë i kanë mbetur mbledhjet maratonë të organizatës së Partisë, thirrjet e shpeshta në zyrat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm dhe një mori kontaktesh me funksionarë partiakë, ku i bëhej thirrje për një reflektim të përgjithshëm dhe pa adresë. “Taborë të tërë karrieristësh e spiunësh, të sprovuar në të tilla situata, shton Peçi, kujtuan se erdhi momenti dhe filluan të më sulmojnë me lloj-lloj marrëzish”. Ish-komandanti i Shkollës së Bashkuar thotë se e ka befasuar guximi i tyre, por asnjë herë nuk e ka mësuar burimin që gjeneroi furtunën ndaj tij. “Në fakt, në ushtri, sidomos në shtabet e larta, kujton Peçi, historikisht ka milituar një kategori servilësh e karrieristësh që, sa dëgjonin një teshtimë aty lart, nxitonin të përbaltnin këdo me akuza nga më monstruozet”

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    Ditari i Kroit, të dhënat e para në zyrën e Enverit: Kadri Hazbiu është agjent

    Emri:  Enver-Hoxha-kadri-hazbiu-300x224.jpg

Shikime: 5389

Madhësia:  16.0 KB
    ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU

    Ditari i Haxhi Kroit: S’më shkonte mendja kurrë që ishte spiun

    “Kur çështja u diskutua në Byronë Politike, Enveri më porositi t’i qëndroja pranë për çdo të papritur”

    “Teksti që zbardha nga biseda në zyrën e kreut të Partisë”

    Enveri qorton Viton: Mos dysho për vdekjen e Hysniut


    Ka qenë fillimi i shtatorit të vitit 1982, kur në zyrën e Enverit kanë mbërritur për herë të parë të dhënat që penalizonin Kadri Hazbiun si agjent të shërbimeve të huaja. Së paku për aq sa ka regjistruar Haxhi Kroi në ditar, dokumenti i parë që konfirmonte tradhtinë e ish- ministrit historik të Sigurimit të Shtetit, ka qenë një dosje e hetuesisë “të armiqve të vjetër Tuk Jakova, Bedri Spahiu e Dhora Leka”, në të cilën janë gjetur gjurmët e lidhjeve të Hazbiut me armiqtë e hershëm të Partisë, të dënuar në vitet ’50 për veprimtari agjenturore në shërbim të UDB-së së Titos. Në shënimin e datës 18 shtator 1982, shefi i kabinetit të kreut të regjimit bën të ditur se këtë material zbuluar rishtas nga Sigurimi i Shtetit ia ka dhënë Hoxha atë mëngjes për t’ia lexuar në studion e tij në aparatin e KQ. Nga ky moment, në zyrën e shefit të Partisë, një rreth i ngushtë njerëzish, ku për herë të parë shquhej Hekuran Isai për protagonizmin e spikatur, punonin me zell ditë e natë për të zbuluar deri në skutën e fundit tradhtinë e Hazbiut. Sakaq, ky i fundit vijonte normalisht daljet publike me të gjitha ofiqet partiake e shtetërore, pa menduar se diku nga dikush përgatitej regjia e tragjedisë vrastare. Sidoqoftë, sipas Kroit, kjo gjendje nuk ka zgjatur shumë. Në kujtimet e tij bëhet e ditur se Hazbiu është prezantuar për herë të parë me akuzën për tradhti dhe shërbime për agjenturat e huaja në mbledhjen e sekretariatit të KQ më 20 shtator 1982. “Mbledhja zgjati katër orë, shkruan shefi i kabinetit të Hoxhës në ditar, por Kadriu nuk nxori asgjë nga përgjegjësitë e tij, megjithëse u vu përpara fakteve shumë serioze të dokumentuara dhe fajeve të rënda të kryera në dijeninë e tij, të cilat ai i shpjegonte në mënyrë gjoja naive e sentimentale.” Pesë ditë më vonë, sipas skemës së mirëmenduar, çështja “Hazbiu” është diskutuar në një mbledhje të jashtëzakonshme të Byrosë Politike. Përtej debatit të zjarrtë të konsumuar aty, i cili tashmë është bërë publik, Haxhi Kroi zbardh dy detaje interesante që zbulojnë paranojën në rritje te Hoxha. Duke iu referuar momenteve para zhvillimit të mbledhjes së Byrosë Politike, ai përmend porositë që kreu i Partisë i ka transmetuar atij drejtpërdrejt. “Kur të mblidhemi për çështjen e Kadriut, kujton ai këshillën e Enverit, në sallën e Byrosë Politike, merr masa që karriget e para të mos jenë afër simes, ndërsa ti të vish dhe të qëndrosh afër meje.” Përveç çështjes “Hazbiu”, një tjetër problem jo pak delikat, që ka zënë kreun e axhendës së Hoxhës në këtë periudhë, ka qënë reagimi dyshues i Vito Kapos mbi vdekjen e të shoqit, i cili kishte ndërruar jetë tri vite më parë në një klinikë në Paris. Haxhi Kroi përmend në ditar takimin e kësaj të fundit me shefin e Partisë më 27 shtator 1982 dhe kujton porosinë e Enverit në fund të bisedës për të zbardhur të plotë shiritin e incizuar me fjalën e tij. Nga blloku i sekretarit të Hoxhës, gazeta boton sot të plotë variantin e parë të fjalës së kreut të Partisë me qortimet e tij për të venë e Kapos lidhur me dyshimet e saj për vdekjen e Hysniut, një dokument ky që më vonë është redaktuar e përshtatur, por pa cenuar përmbajtjen…

    DITARI I VITIT 1982

    E shtunë 18 shtator 1982
    Në orën 18:00 më thirri në shtëpi shoku Enver dhe më porositi që të njoftoja shokun Kadri Hazbiu që ditën e hënë, ora 10:00, ta priste në zyrë. Telefonoi që këtej nga studioja ime, më tha dhe ashtu bëra, po shoku Kadri nuk më doli në telefon. Në pritje që të dilte në telefon Kadriu, shoku Enver më dha që t’i lexoja disa materiale të hetuesisë të armiqve të vjetër Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Dhora Leka etj. Mbasi mbaruam me këto, më porositi të marr prapë në telefon shokun Kadri, por përsëri ai nuk m’u përgjigj as në zyrë dhe as në shtëpi. Ndërkohë që po rrinim, shokun Enver e telefonoi shoku Ramiz dhe e vuri në dijeni se sonte po arrestojmë edhe mikun e komplotistëve të mëdhenj, Mehmet, Fiqret e Feçor Shehu, Nesti Nasen. Po i arrestojmë një nga një këta armiq, tha shoku Enver dhe vazhdoi: Pasnesër, në ora 10:00, me shokët Ramiz, Adil, Hekuran e Simon do të mblidhemi për çështjen e Kadriut në sallën e Byrosë Politike. Merr masa, më porositi, që karriget e para të mos jenë afër simes. Në mbledhje të vish edhe ti dhe të qëndrosh afër meje.

    E hënë 20 shtator 1982
    Shoku Enver thirri sot mbledhjen e sekretariatit të KQ. Veç sekretarëve, erdhën edhe shokët Adil e Hekuran për të shqyrtuar e përgatitur për Byronë Politike përgjegjësitë e anëtarit të Byrosë Politike, shokut Kadri Hazbiu, i cili duke punuar 30 vite me radhë në krye të Ministrisë së Brendshme, i rrethuar me elementë armiq e spiunë, e pakta që mund të thuhet, nuk ka nuhatur asgjë dhe nuk e ka ndihmuar asnjëherë Partinë për zbulimin e armiqve, në të kundërtën, të gjitha grupet armiqësore janë zbuluar nga Partia. Mbledhja zgjati katër orë. Shoku Kadri nuk nxori asgjë me rëndësi nga përgjegjësitë e tij, megjithëse u vu përpara fakteve shumë serioze të dokumentuara e fajeve të rënda të kryera në dijeninë e tij, të cilat ai i shpjegonte në mënyrë gjoja naive e sentimentale. U vendos që çështja e tij të shtrohet në Byronë Politike në mbledhjen e datës 25 shtator.

    E mërkurë 22 shtator 1982
    U bë mbledhja e Byrosë Politike, në të cilën raportoi shoku Enver materialin “Tablo sinoptike mbi veprimtarinë armiqësore agjenturore të Mehmet Shehut”. U vendos që ky material, pasi të kalojë në mbledhjen e Plenumit, që do të bëhet më 24 shtator, të punohet në të gjitha mbledhjet e organizatave të Partisë. Me porosi të udhëheqjes, tok me shokët Ajet e Fatri, morëm masa për shtypjen e materialit të shokut Enver në shtypshkronjën ushtarake. Ndërkohë, punuam sipas porosisë që deponimet e armikes së Partisë Fiqrete Shehu t’i shumëzojmë në 40 shirita, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ky shirit u dëgjua në mbledhjen e Byrosë Politike dhe do të dëgjohet edhe në mbledhjen e Plenumit të KQ.
    E premte 24 shtator 1982
    Sot u mblodh Plenumi i KQ, që mori dijeni mbi veprimtarinë armiqësore shumë të rrezikshme të agjentit të shumë shteteve, Mehmet Shehu.
    E hënë 27 shtator 1982
    Kur mbaroi takimin me shokun Simon Ballabani, shoku Enver më porositi që të vinte aty shoqja Vito Kapo. Ajo erdhi dhe bisedoi me shokun Enver. Pas takimit, shoku Enver më dha për të zbardhur tekstin e bisedës që kishte bërë me të. E zbardha. Ishte një qortim që ai i bënte lidhur me dyshimet që Vito ka për vdekjen e Hysniut. Pasdite shkova për të takuar shokun Ramiz për probleme pune, por nuk mbarova punë, se ai nxitohej për të shkuar te shoku Enver. Më la komunikatën e Ministrisë së Brendshme për hedhjen dhe asgjësimin në vendin tonë të një grupi diversantësh në rrethin e Lushnjës, tekstin e së cilës do ta shikonte tani me shokun Enver dhe, po ta miratonte ai, t’ia dërgoja ATSH për botim. Në orën 18:00 më solli në zyrë autokritikën e vet ministri i Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, për gabimet që ka bërë. Ia dorëzova menjëherë shokut Ramiz, sa u kthye nga shoku Enver. Autokritika i drejtohet Byrosë Politike.
    E martë 28 shtator 1982
    Edhe sot shoku Enver doli shpejt. Ai ka mjaft punë me shokët, sidomos lidhur me pastrimin e kuadrit të dyshimtë apo të lëkundshëm në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Brendshme.
    E enjte 30 shtator 1982
    Sa dola në zyrë në orën 7:00, gjeta oficerin e shokut Enver me një zarf urgjent dhe tepër sekret për mua, që më dërgonte shoqja Nexhmije. Ishte një dorëshkrim i fjalës, që është duke përgatitur shoku Enver për mbledhjen e Byrosë Politike, ku do të diskutohet mbi fajet me pasoja shumë të rënda që ka kryer Kadri Hazbiu gjatë kohës 30-32 vjeçare që ka punuar në Ministrinë e Brendshme. Dorëshkrimi është i shoqes Nexhmije, ia ka diktuar shoku Enver. E shtypa shpejt e shpejt dhe u nisa t’ia lexoja shokut Enver se mos kishte për të bërë shtesa e korrigjime.
    E premte 8 tetor 1982
    Në orën 10:00 filloi mbledhja e Byrosë Politike për fajet e rënda të Kadri Hazbiut. Ajo vazhdoi edhe pasdite. Në fillim iu dha fjalë Kadriut, i cili u përpoq të mos tregonte asgjë, por të fliste në përgjithësi për përgjegjësitë e tij, pse në fakt çdo komplot armiqësor pas çlirimit e ka zbuluar Partia e shoku Enver dhe jo Ministria e Brendshme. Tani është e qartë që në këtë dikaster kanë qenë në krye banditë, kriminelë e spiunë shumë të rrezikshëm, si Mehmet Shehu e Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini etj. Po Kadri Hazbiu a nuk ish midis tyre?! Ky hiqej si njeri i mprehtë, i zgjuar, me përvojë të madhe në punët e Sigurimit të Shtetit, prandaj shpjegimet e tij para Byrosë Politike ishin justifikuese, të papranueshme, aspak bindëse. Askush nuk mund të pranojë që ky ishte një leshko. Sidomos fshehja Partisë e veprimtarisë së poshtër prej spiunësh të ndyrë që është bërë edhe me dijeninë e Kadri Hazbiut, duke vënë në dispozicion të KGB-së sekrete të një rëndësie të madhe, përbën një faj jashtëzakonisht të rëndë dhe tregon se ky nuk ka qenë jashtë kësaj valleje të ndyrë spiunësh. Byroja Politike vendosi përjashtimin e tij nga Byroja Politike dhe nga Plenumi dhe të shkarkohet menjëherë nga detyra e ministrit të Mbrojtjes. Poshtë tradhtia e tradhtarët!
    E mërkurë 13 tetor 1982
    Sot u mblodh Plenumi i KQ për të diskutuar mbi fajet e rënda të Kadri Hazbiut. Asnjë kthesë pozitive nuk bëri Kadriu. Autokritika e tij ishte një hap mbrapa nga ajo që bëri në mbledhjen e Byrosë Politike, ku ai u porosit të thellohej, të jetë i hapur që të ndihmojë Partinë dhe veten. Qëndrimi i tij në Plenum ishte provokues e arrogant e prej kapadaillëku. Më në fund, i nxori brirët djalli! Me qëndrimet e tij kundër udhëheqjes kryesore, Kadri Hazbiu doli hapur që ishte një nga elementët më të rëndësishëm të grupit të spiunit Mehmet Shehu. Prandaj shumë drejt veproi Plenumi që e përjashtoi nga radhët e veta, por edhe nga Partia.
    E martë 16 tetor 1982
    Sot shoku Enver mbush 74 vjeç. Për vizitë, sipas porosisë së shoqes Nexhmije, i shkuan vetëm anëtarët e Byrosë Politike.
    E martë, 19 tetor 1982
    Shoku Enver nuk doli në zyrë.
    E mërkurë 20 tetor 1982
    Sot shoku Enver thirri në një takim të veçantë shokët Prokop Murra dhe Kiço Mustaqi. Kur po largohej në shtëpi në orën 13:30, më porositi se e ka regjistruar bisedën me ta dhe, meqë ka karakter sekret, ta zbardh vetëm unë.
    E enjte 21 tetor 1982
    Shoku Enver nuk doli në aparat.
    E premte 22 tetor 1982
    Sot shoku Enver erdhi në orën 9:45. Shkoi në takimin ditor, si gjithnjë, me sekretarët e KQ dhe qëndroi aty rreth dy orë. Shoqja Nexhmije erdhi dhe më kërkoi letrën që tradhtari Mehmet Shehu i kish dërguar majorit sovjetik, Ivanov, në vitin 1945, ku i fliste kundër Partisë dhe shokut Enver. Ajo kishte pyetur më parë shokun Enver dhe ky më tha që t’ia jap.
    E hënë 25 tetor 1982
    Sa erdhi shoku Enver në zyrë, më ktheu materialet e mbledhjes së Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe më porositi t’i them shokut Haxhi Lleshi se nuk do të marrë pjesë në mbledhje. Kur do largohej për në shtëpi, i dhashë një punim druri, ku ish gdhendur portreti i tij nga një punëtor lezhjan me rastin e 74-vjetorit. Ky quhet Bardhok Prenga. E pëlqeu. Shoku Enver më porositi ta falënderoj autorin dhe ky objekt t’i shkojë në shtëpi se do t’ia dhurojë djalit të Pranverës, që ka sot 6-vjetorin e lindjes.
    E martë 26 tetor 1982
    Me kujdesin e shokut Ramiz u gjet se qenka në arkiv një aparat që zmadhon shkronjat, shumë i përshtatshëm për nevojat e shokut Enver.
    E hënë 1 nëntor 1982
    Sa doli në zyrë shoku Enver, më tha të lija në zyrë shokun Ajet, të merrja me vete kapitullin e fundit të veprës “Titistët” dhe t’ia lexoja në zyrë. I lexova kështu rreth 40 faqe dhe diçka më shumë. Kur shoku Enver e pa që po lodhesha, më tha të ndërrohesha me shokun Ajet. Kështu bëmë. Ajeti i lexoi gati gjysmë ore. Pastaj erdhi shoqja Nexhmije, që kishte qenë në inaugurimin e Muzeut të Krujës dhe u larguan të dy.
    E martë 2 nëntor 1982
    Shoku Enver nuk doli në punë. Në orën 13:00 më dërgoi shoku Hekuran një letër të mbyllur në zarf, që ia dërgon shokut Enver armiku Kadri Hazbiu. Ia çova shokut Enver. Pasdite, në orën 18:00, letrën e kësaj dhelpre që ka drejtuar për një kohë të gjatë organet e Punëve të Brendshme, sipas porosisë së shokut Enver ia ktheva shokut Hekuran.
    E hënë 3 nëntor 1982
    Shoku Enver më thirri në zyrë dhe më dha t’i lexoja edhe një herë letrën, që i kishte drejtuar Kadri Hazbiu. Asgjë nuk lë pa bërë ky armik i ndyrë, që më se tri dekada i ka shërbyer Koçi Xoxes e Mehmet Shehut për t’i bërë varrin lirisë e pavarësisë së Shqipërisë.
    E premte 5 nëntor 1982
    Shoku Enver nuk doli në zyrë.
    E shtunë 6 nëntor 1982
    Edhe sot shoku Enver punoi në shtëpi. I dërgova në shtëpi të daktilografuar kopjen e dytë të letrës, që i ka dërguar nga burgu armiku Kadri Hazbiu.
    E hënë 15 nëntor 1982
    Shoqja Tatiana Hoxha më tha se një kushëri i saj, inxhinier Farudin Hoxha, dëshironte të më takonte. E prita në orën 16:00. Më dha një letër për shokun Enver, ku e falënderon për besimin që i ka dhënë, duke e propozuar për t’u bërë ministër i Ndërtimit, por dëshira e tij është të mbetet inxhinier për projektimin e hidrocentraleve. Ia daktilografova letrën dhe nesër do ia jap shokut Enver..
    E martë 16 nëntor 1982
    Shoku Enver më porositi t’i telefonoja inxhinier Farudin Hoxhës, që i kishte bërë letër të mos e emëronin ministër, por nuk e gjeta. Në letrën e Farudinit shoku Enver kishte shkruar se do të bisedonte vetë me të për ta bindur se, edhe duke qenë ministër, do të jepte ndihmesën e vet për projektimin e hidrocentraleve.

    vijon…

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    Ditari i Haxhi Kroit: Ankesa tek Enveri edhe për imoralitet

    Emri:  EnveriNexhmiaFamiljaGjoliku.jpg

Shikime: 13016

Madhësia:  24.1 KB
    ENVER DHE NEXHMIJE HOXHA PËR VIZITË NË FAMILJEN GJOLIKU

    Ditari i Haxhi Kroit: S’e lë të takojë fëmijët e të ndjerit

    Hava Gjoliku i ankohet Enverit: Nusja e djalit të vdekur sillet keq

    “Kohët e fundit ka krijuar një lidhje ilegale me djalin e Gafur Çuçit, i cili ka gruan me kancer”


    Vijon nga numrat e kaluar

    Me goditjen e Kadri Hazbiut në fillimin e viteve ’80, Enver Hoxha mbyllte ciklin e larjes së hesapeve me gardën e liderëve historikë të regjimit. Në situatën e krijuar, kreu i Partisë, përveç plotësimit të korpusit udhëheqës me rishtarë nga klasa punëtore, u rikthehej me një përkujdesje të posaçme atyre pak figurave të luftës, që ishin ende gjallë dhe pinjollëve të tyre. Rivitalizimi i raporteve me këtë “pjesë të lavdishme” të shoqërisë ishte një zgjedhje e Hoxhës për të rikuperuar sa të mundte imazhin e shkërmoqur nga spastrimet dramatike në udhëheqjen e Partisë. Është kjo periudha kur ai nuk rresht me porosi për të shkëmbyer mesazhe e kontakte me atdhetarë e figura të njohura, të braktisura në vetminë e tyre në vite. Në ditarin e Haxhi Kroit përmenden me dhjetëra raste që dokumentojnë përpjekjet e Hoxhës për t’u rilidhur me këtë kategori, qoftë me një urim për ditëlindje apo një telegram ngushëllimi, pa përjashtuar kujdesin e shtuar në zgjidhjen e halleve dhe ankesave të tyre. Nga moria e rasteve, shefi i kabinetit të kreut të Partisë ndalet veçmas në historinë e gruas së Heroit të Popullit, Jaho Gjoliku, njëherazi nënë e dy dëshmorëve, e cila kërkon ndihmën e komandantit për sjelljen e pahijshme të nuses së djalit të vdekur, që nuk e lejon të takohet me fëmijët dhe ka vendosur një lidhje me djalin e Gafur Çuçit. “Me porosi të veçantë të shokut Enver, kujton Kroi, shkova në shtëpinë e Jaho Gjolikut, fola me të shoqen dhe dy djemtë e tij, i dëgjova me vëmendje dhe krijova një mendim të qartë për hallin që kanë”. Një ditë më vonë, sipas shënimeve të tij, i ka raportuar shefit të Partisë për gjithçka ka mësuar nga vizita në shtëpinë e nënë Havasë. “Shoku Enver më dëgjoi me vëmendje, shkruan Kroi më datë 17 shkurt 1983, dhe më udhëzoi të këshilloj të venë e familjes së Gjolikëve që të mos i pengojë fëmijët të takohen me gjyshen. Më porositi gjithashtu të thërras Gafur Çuçin për të punuar me të birin që të mos vazhdojë të bashkëjetojë ilegalisht me Zana Tabakun, të venë e Gjolikëve, por t’i legalizojë marrëdhëniet si bashkëshorte”. Pjesa në vijim e kujtimeve të shefit të kabinetit të Hoxhës për këtë çështje risjell bisedat me të venë e djalit të nënë Havasë dhe Gafur Çuçin, duke u ndalur më gjatë në takimet me Liri Gjolikun, vajzën e Heroit të Popullit, që punonte në Presidiumin e Kuvendit Popullor, me ndihmën e së cilës i ka shkuar problemit deri në fund. Një tjetër ngjarje që ka lënë gjurmë në ditarin e Kroit nga kjo periudhë, ka qenë një letër e Gafur Çuçit dhe Behar Shtyllës drejtuar kreut të Partisë për t’u aktivizuar në aparatin e KQ, ndërkohë që kishin dalë në pension. Njeriu diskret i Hoxhës e mbyll çështjen duke përmendur shënimin “e fortë” që ky i fundit ka lënë në letrën e tyre: “Në aparatin e KQ nuk merren pensionistë, sa për Behar Shtyllën, ky nuk u aktivizua kur ishte në moshë e jo më tani”.

    DITARI I VITIT 1983

    E shtunë 8 janar 1983
    Bisedova me shokun Vaskë Çifliku dhe Vangjel Çërrava për të dubluar aparatin e zmadhimit të shkronjave, që kemi filluar të përdorim për t’i shërbyer shokut Enver që të mos i lodhen sytë, që i ka të dobët. Makina që është, mund të pësojë ndonjë defekt, prandaj tani që e filluam këtë shërbim, nuk mund t’ia ndërpresim shokut Enver. Në këto kushte del nevoja që të kemi një makinë rezervë.
    E martë 11 janar 1983
    Sot shoku Enver u kthye në Tiranë pas rreth më shumë se dy javë pushime që bëri në Vlorë.
    E mërkurë 12 janar 1983
    Shoku Enver doli sot në punë. M’u duk pak i hequr në fytyrë dhe më erdhi shumë keq.
    E mërkurë 2 shkurt 1983
    Sot u botua në “Zërin e Popullit” artikulli, tezat e të cilit u përgatitën nga shoku Enver “Një dëshmi e re e politikës antishqiptare të udhëheqjes jugosllave”. I dërgova shokut Enver në shtëpi vendimin e Këshillit të Mbrojtjes Nr. 1, datë 27.1.1983, për firmë mbi disa probleme të strukturës së ushtrisë, që u miratua javën e kaluar në mbledhjen që u bë për këtë qëllim.
    E premte 4 shkurt 1983
    Mora vesh se shoku i dashur Sulo Gradeci, komandant i grupit të oficerëve të shokut Enver, qenka dekoruar para tri ditësh me Urdhrin e Flamurit, dekoratë e lartë kjo, plotësisht e merituar nga ky shok, që po kryen me besnikëri të madhe prej gati dy dekadash një punë të lavdishme, sigurimin e udhëheqësit të shtrenjtë, shokut Enver. Dekorata iu dha në një objekt të Gardës së republikës nga shoku Rita Marko. Në mbrëmje i shkova në shtëpi dhe e urova shokun Sulo. E shtunë 5 shkurt 1983
    Gjithë këtë javë shoku Enver nuk ka dalë në zyrë.
    E hënë 7 shkurt 1983
    Pas shumë ditësh që shoku Enver qëndroi në shtëpi, sot doli në zyrë. Sa erdhi, shkoi menjëherë në takim me shokët sekretarë. Ishte aty edhe shoku Ramiz, i cili prej disa ditësh ka pushuar në malin e Dajtit.
    E martë 8 shkurt 1983
    Shoku Enver doli sot në zyrë në orën 10:30. Aty nga dreka erdhi shoqja Nexhmije dhe më dha disa materiale të shokut Enver për t’i daktilografuar në letra me bira. Ajo më foli edhe për disa pakënaqësi që i kishte shprehur Jeta Mitrushi, e cila u largua si stenografe e shokut Enver për qëndrimin jo revolucionar ndaj armikut Vahid Lama. Shoqja Nexhmije më tha se mendon ta mbajë Jetën në Institutin e studimeve M-L në vend të Juleta Milos dhe kërkoi mendimin tim. Isha dakord se ka mbetur fare si daktilografiste. Ajo ishte qarë se bisedat me Vahidin ia kishte bërë të njohura edhe shokut Ajet dhe ky bënte sikur nuk ka ditur gjë. Shokut Ramiz i dhashë letrën e Gafur Çuçit, që më ktheu sot shoku Enver. Gafuri i kërkonte shokut Enver që, bashkë me Beharin, të aktivizoheshin me punë në aparatin e KQ. Shoku Enver ka bërë një shënim të fortë në letrën e Gafurit, duke shkruar se: “Në aparatin e KQ nuk merren pensionistë dhe, sa për Behar Shtyllën, ky nuk u aktivizua në punë kur ishte në moshë e jo më tani”. Shoku Ramiz ngarkoi shokun Simon Stefani të sqarojë shokun Gafur sipas shënimit të shokut Enver.
    E premte 11 shkurt 1983
    Shoku Enver doli në punë në orën 9:45. Pas takimit që bëri me sekretarët, erdhi në zyrë, ku u fut edhe shoku Hekuran. Biseduan rreth 50 minuta. Pas largimit të shokut Hekuran, erdhi shoqja Lenka, e cila u fut në zyrën e shokut Enver.
    E shtunë 12 shkurt 1983
    Bisedova me shokun Ajet për çështjen e Jeta Mitrushit. Ajo ishte ankuar te shoqja Nexhmije. Jeta ka faje, se nuk reagoi menjëherë kundër veprimtarisë së poshtër dhe sjelljeve prej vagabondi të Vahid Lamës, por i mbajti ato që dinte për një kohë të gjatë. Jeta i qe ankuar shoqes Nexhmije se ajo kishte informuar më parë sekretarin e organizatës bazë dhe shokun Ajet. Ajeti mohoi, duke thënë se nuk ishte e vërtetë. Jeta në ka thënë, pohoi ai “U, ç’flet Vahidi kundër teje!” Meqë kishte të bënte me thënie kundër meje, shtoi Ajeti, unë nuk e bëra problem.
    E hënë 14 shkurt 1983
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 10:45. Bisedova me shoqen Nexhmije se gruaja e Heroit të Popullit, Jaho Gjoliku, ka kërkuar ta takojë. Shoqja Nexhmije më tha se ajo kishte kërkuar edhe para disa javësh të takohej me të, por ajo kishte biseduar me të bijën, Liri Gjolikun, që punon në Presidencë, e cila i ishte ankuar se ish-nusja e djalit që i ka vdekur para disa vitesh, bënte dashuri me djalin e Gafur Çuçit, që kishte gruan e vet me kancer në atë kohë dhe në fazën e fundit. Shoqja Nexhmije më orientoi mbi mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje me gruan e xha Jahos.
    E mërkurë 16 shkurt 1983
    Pasdite shkova në shtëpinë e Hava Gjolikut dhe u takova me dy vajzat e dy djemtë e saj, që ankohen se ish-nusja e djalit nuk i lejon dy nipat të takohen me ta, por sidomos me gjyshen. Plaka e mirë m’u lut që të vë në dijeni shokun Enver për këtë qëndrim.
    E enjte 17 shkurt 1983
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 10:30. E informova për bisedën që bëra me nënë Hava Gjolikun. Ai më udhëzoi të këshilloj të renë e familjes së Gjolikëve që të mos i pengojë fëmijët të takohen me gjyshen, por edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes. Më porositi gjithashtu të thërras shokun Gafur Çuçi për të punuar me të birin, që edhe ai të reagojë pozitivisht në këtë drejtim dhe ta këshillojë që të mos vazhdojë të bashkëjetojë në mënyrë ilegale me Zana Tabakun, por t’i legalizojë marrëdhëniet si bashkëshorte.
    E shtunë 18 shkurt 1983
    Shoku Enver nuk doli në punë. Thirra Zana Tabakun dhe e këshillova në frymën e këshillave që më dha shoku Enver, që të mos i pengojë fëmijët për të takuar njerëzit e babait, sidomos gjyshen. Ajo tha se nuk i ka penguar, por bëhen vetë Gjolikët shkak për këtë ftohje se i përpunojnë fëmijët kundër saj, sidomos të madhin. Ajo premtoi se do t’i zbatojë këshillat e shokut Enver, por duhet të njoftohen edhe ata të palës tjetër që të sillen me takt, sidomos me të madhin. Bisedova gjithashtu edhe me shokun Gafur Çuçi dhe ky me të tijat, por i thashë, sipas porosive, që të punojë në radhë të parë që të vërë në vijë të afërmit e familjes.
    E martë 22 shkurt 1983
    Shoku Enver nuk doli në zyrë. Më dërgoi t’i daktilografoj një material, që do të mbajë në mbledhjen e Plenumit të datës 25 shkurt.
    E enjte 24 shkurt 1983
    Sot nuk doli në zyrë shoku Enver.
    E shtunë 26 shkurt 1983
    Sa doli në zyrë shoku Enver, u fut aty edhe shoku Hekuran, i cili kishte tri ditë që kërkonte takim me të.
    E martë 1 mars 1983
    Shoku Enver nuk doli sot në zyrë.
    E mërkurë 2 mars 1983
    Shoku Enver doli në orën 10:45 në zyrë. Aty nga ora 12:00 më thirri dhe më tha t’i lexoja disa nga mesazhet e këmbyera gjatë viteve 1945 dhe 1946 midis misionit amerikan në Shqipëri dhe Departamentit të Shtetit mbi çështjen e njohjes së qeverisë sonë të porsadalë nga Lufta Nacionalçlirimtare. Aty del se Mehmet Shehu si spiun e tradhtar u ka dhënë informata amerikanëve mbi veprimtarinë politike, që zhvillohej në atë kohë në vendin tonë.
    E premte 4 mars 1983
    Shoku Enver nuk doli sot në punë. Në orën 11:00 më thirri shoqja Nexhmije dhe më tregoi për interesimin e shokut Enver lidhur me cilësinë e redaktimit të materialeve të takimeve ditore, ku ai flet e jep vazhdimisht mendime, po kështu edhe për ndonjë takim që ai bën me shokët e tjerë në zyrën e tij, për plotësimin e ditarit nga këto takime, si dhe për detyrat që duhen nxjerrë prej tyre për sektorë të ndryshëm.
    E martë 8 mars 1983
    As dje, as sot shoku Enver nuk doli në zyrë.
    E enjte 10 mars 1983
    Shoku Enver nuk doli në zyrë. I dërgova në shtëpi disa materiale, që erdhën me një zarf nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm.
    E shtunë 12 mars 1983
    Sot shoku Enver nuk doli në zyrë. Siç duket, punon në shtëpi.
    E hënë 14 mars 1983
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 10:00.
    E enjte 17 mars 1983
    Meqenëse shoku Enver nuk doli në zyrë, i dërgova në shtëpi materialet e mbledhjes së Byrosë Politike, që do të bëhet më 23 mars 1983.
    E premte 18 mars 1983
    Informova shokun Ramiz për problemin e Liri Gjolikut dhe Gafur Çuçit lidhur me ish-nusen e familjes së Gjolikëve. Shoku Enver i dërgoi sot një letër urimi shkrimtarit dhe poetit veteran Aleks Çaçi, me rastin që ky i dërgoi një tufë vjershash të bukura me titullin “Bisedë me diellin”.
    E martë 22 mars 1983
    Shoku Enver vazhdon të punojë në shtëpi për mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes dhe të Byrosë Politike, që do të bëhen në fund të marsit.
    E premte 25 mars 1983
    Në orën 10:00 filloi mbledhja e Këshillit të Mbrojtjes. Sa dola në punë, më kërkoi shoku Hekuran një material të Ministrisë së Mbrojtjes të vitit 1972 me titull stërvitja “Drini” e korpusit të Shkodrës, ku shoku Enver ka bërë shumë vërejtje dhe ka hedhur poshtë pikëpamjet armiqësore të komplotistëve.
    E martë 5 prill 1983
    Shoku Enver nuk erdhi sot në zyrë.
    E mërkurë 6 prill 1983
    Sot shoku Enver erdhi në orën 10:00. U fut në zyrën e tij shoku Hekuran dhe më vonë edhe shoku Ramiz. Qëndruan gjatë në bisedime. Kur mbaruan, shoku Ramiz më tha se takimi ishte regjistruar dhe, meqë kishte karakter sekret, të zbardhet. Edhe shoku Enver, kur po largohej, më tha që këtë material ta mbajmë në kasafortë.
    E premte 8 prill 1983
    Shoku Enver sot nuk doli në zyrë.
    E shtunë 9 prill 1983
    Shoku Enver sot doli në orën 10:15. Pas takimit të zakonshëm që zgjati dy orë, ai u kthye me shokun Ramiz në zyrë.
    E hënë 11 prill 1983
    Sot filloi punimet Konferenca Kombëtare për problemet e zhvillimit të ekonomisë sonë gjatë këtij pesëvjeçari. Shoku Enver do ta ndjekë nga shtëpia. Sulo i siguroi lidhjen e sallës me studion e tij në shtëpi me radio.

    vijon…

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    Ditari i Kroit: Urdhri i Nexhmijes, Lleshi e Peza jo në vilën e Enverit

    Emri:  ENVER-HOXHA-DHE-MYSLYM-PEZA-300x242.jpg

Shikime: 6317

Madhësia:  19.9 KB
    ENVER HOXHA DHE MYSLYM PEZA

    Haxhi Kroi: U përjashtuan nga protokolli me porosi të veçantë.

    “Ramizi e Nexhmija hoqën emrat e tyre nga lista e të ftuarve për festën e 75-vjetorit të udhëheqësit”

    Pak javë para festës së 75-vjetorit të lindjes, Enver Hoxha pësoi një tjetër goditje në zemër. Situata e krijuar në vigjilje të ceremonisë jubilare diktonte ndryshime që së pari preknin protokollin e të ftuarve. Si asnjëherë tjetër është porositur reduktimi në maksimum i pjesëmarrësve që do të shkonin për të uruar udhëheqësin. Përtej këtij fakti të panjohur, ditari i Haxhi Kroit bën të ditur të tjera detaje rreth përjetimeve të krerëve të lartë nga kjo festë e veçantë, ku fluksi i urimeve për shëndetin e udhëheqësit tronditur rishtas, e eklipsonte si asnjëherë atë për ditëlindjen. Sipas kujtimeve të sekretarit personal të Hoxhës, për rrethanat e krijuara nga sëmundja e papritur, por jo vetëm, në festimet e 75-vjetorit ka marrë pjesë vetëm një grup i vogël liderësh të lartë. Në shënimin e datës 15 tetor 1983, Kroi pohon se ka njoftuar vetë, sipas porosisë, anëtarët e Byrosë Politike, ndërkohë që Ramiz Alia kishte lajmëruar anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Përveç këtyre, sipas tij ishin njoftuar me ftesë të veçantë Haki Toska, Pilo Pelisteri, Spiro Koleka e Shefqet Peçi, të cilët kohët e fundit kishin dalë në pension. Ndryshe nga herët e tjera, në këtë jubile të “Komandantit” ishin përjashtuar dy nga bashkëpunëtorët e hershëm të tij, të cilëve nuk u kishte rënë vetëm shkëlqimi i dikurshëm, por edhe besimi i kupolës së Partisë. Shënimet e shefit të kabinetit të Hoxhës zbulojnë një fakt interesant: Me porosi të Ramiz Alisë dhe të Nexhmije Hoxhës, Haxhi Lleshi dhe Myslim Peza janë lënë jashtë protokollit të vizitorëve VIP që do të uronin Enverin në shtëpi më 16 tetor 1983 me rastin e 75-vjetorit të lindjes. Në ditarin e Kroit që u referohet zhvillimeve në zyrën më të rëndësishme të shtetit në muajt e fundit të vitit 1983, bie në sy përkujdesja e kreut të regjimit për të dokumentuar me imtësi veprimtarinë armiqësore të Mehmet Shehut, Beqir Ballukut e Kadri Hazbiut dhe lidhjet e tyre me grupet e tjera antiparti të zbuluara në vite, kur ata ishin dënuar me vendim të formës së prerë(!). Në tavolinën e Hoxhës, sipas porosisë së tij, një grup i veçantë i kryesuar nga Hekuran Isai, i ka çuar tekstin e autokritikës së gjeneral Nexhip Vilcanit, dënuar në vitin 1958, ku dyshohet se ka gjurmë të bashkëpunimit të tij me “bandën e Mehmet Shehut”. Sakaq, shefit të Partisë i kanë vënë në dispozicion librin në dorëshkrim që është gjetur në kasafortën e Shehut, në të cilin zbulohet fakti se ai me dorën e vet u ka shkruar në vitin 1945 një letër sovjetikëve në të cilën hedh baltë mbi Partinë dhe Enverin. Në këtë linjë është gjithashtu edhe një shënim i Kroit i datës 5 qershor 1983, në të cilin shprehet se bashkë me Hekuran Isain kanë nxjerrë nga Arkivi i Partisë të dhëna që Enveri i ka porositur për lëvizjet jashtë shtetit të armiqve Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku etj.

    DITARI I VITIT 1983

    E mërkurë 13 mars 1983
    Me kërkesën e shokut Hekuran dhe miratimin e shokut Ramiz, i dërguam sot fotokopjen e autokritikës dhe të shtojcës që kishte bërë Nexhip Vicani në vitin 1958. Çfarë njeriu i degjeneruar që kishte qenë ky në të gjitha drejtimet?! Këto materiale i vlejnë Partisë se zbulojmë veprimtarinë armiqësore të zhvilluar prej kohësh të tradhtarëve të Partisë si Kadri Hazbiu, Beqir Balluku e sa të tjerë si këta.
    E premte 15 prill 1983
    Shoku Enver doli në orën 10:15, po nuk mora takim me të, se jam me rrufë e mos ia ngjit. Lashë në zyrën time shokun Ajet.
    E mërkurë 27 prill 1983
    Shoku Enver vazhdon të punojë në shtëpi. Më erdhi në zyrë shoqja Nexhmije dhe kërkoi që Tatiana të shkëputet ca kohë nga grupi ynë për t’u marrë me kujtimet e rinisë së shokut Enver që është menduar të botohet me rastin e 75- vjetorit të lindjes së tij. Ajo më pyeti si mendoj unë se mos na dobësohet puna korente. Isha dakord që Tatiana të shkëputet disa kohë derisa të përfundojë këtë punë.
    E hënë 2 maj 1983
    Shoku Enver nuk erdhi në zyrë. Në orën 10:00 më thirri shoku Ramiz dhe më porositi të fotokopjoja katër faqe nga libri në dorëshkrim që iu gjet tradhtarit Mehmet Shehu në kasafortën e shtëpisë, ku ai ka shkruar me dorën e vet se u ka dërguar letër sovjetikëve, majorit Ivanov më 1945, ku hedh baltë kundër Partisë dhe shokut Enver, në një kohë që nën udhëheqjen e tyre Shqipëria për herë të parë në historinë e saj ishte çliruar me forcat e veta dhe populli kishte përmbysur klasat shfrytëzuese, kusarët, delenxhinjtë, të shiturit e Ballit, të Legalitetit etj. dhe kish ngritur pushtetin e vet. Spiuni Mehmet Shehu vihet kështu edhe në shërbim të sovjetikëve. Kur ia çova shokut Ramiz këto katër faqe ishte aty edhe shoku Hekuran, dhe siç duket shoku Ramiz ia dha këtij se i duhen për punë.
    E mërkurë 4 maj 1983
    Sot shoku Enver erdhi në zyrë në orën 10:15. Më telefonoi shoku Hekuran dhe më pyeti nëse i ka bërë shoku Enver ndonjë letër urimi me rastin e 80-vjetorit të lindjes patriotit veteran Riza Vehipi nga Kardhiqi i Gjirokastrës. I tregova se i ka bërë.
    E shtunë 7 maj 1983
    Shoku Enver nuk doli sot në zyrë. Në orën 10:00 ai tok me të shoqen Nexhmijen shkoi për të uruar shokun Hekuran Isai me rastin e 50-vjetorit të lindjes. Në mesditë shoku Enver më telefonoi nga shtëpia dhe më porositi që materialet me shkronja të mëdha paskëtaj t’ia përgatisim me letër të bardhë.
    E hënë 9 maj 1983
    Më njoftoi Suloja se punonjësit e Kinostudios do të marrin shokun Enver në film në zyrën e tij me rastin e 75-vjetorit të lindjes dhe në punë e sipër do të duhet të futem edhe unë si zakonisht.
    E martë 10 maj 1983
    Sot erdhën punonjësit e Kinostudios dhe TVSH për të filmuar shokun Enver në zyrën e tij, duke hyrë në zyrë, kur po ulej në tavolinën e punës, duke punuar, duke i çuar unë si zakonisht materialet e ditës. Ata e mbajtën rreth një orë. E lodhën ca. Me këtë rast i dhashë edhe unë shokut Enver disa letra që i kanë dërguar nga rrethe të ndryshme. Kur doli për t’u larguar për në shtëpi, plot humor, më tha: “Luajtëm edhe ne film sot, si ata të kinematografisë”
    E enjte 12 maj 1983
    Sot shoku Enver nuk doli në zyrë, po i shkova në shtëpi në orën 11:00 për t’i shpurë një letër që na i ktheu dje se nuk ia kishim përgatitur mirë për t’ia dërguar punonjësit të shquar të pararojës, “Heroit të Punës Socialiste”, Gani Tuçepi, me rastin e 100-vjetorit të lindjes. Kur u ktheva, pashë se shoku Gafur i shoqëruar me dy instruktorë të KQ për ushtrinë po shkonte në zyrën e tyre. Gafuri ka disa javë që i ka bërë një letër shokut Enver me të cilën i kërkonte që të vinte e të punonte në aparat e të aktivizohej në profilin që kishte pasur për ushtrinë, por nuk iu muar parasysh. Tani pse vazhdon të vijë në kundërshtim me përgjigjen dhe sqarimin që iu bë?! Çudi me të! Më duket se nuk e lë sedra mikroborgjeze të qetë.
    E enjte 19 maj 1983
    Shoku Enver doli në orën 10:25. Kur shkova në zyrën e tij për të marrë si zakonisht materialet që lë mbi tavolinë, gjeta këtë shënim të tij: Shoku Haxhi! Letrat që më vijnë mua janë të shumta dhe do të jetë e vështirë për mua që t’i këndoj të gjitha. Prandaj mua më jepni ndonjë që ka rëndësi të veçantë. Të tjerat ua drejtoni sekretarëve të KQ sipas sektorëve. Enver. Tani më bie detyrë të bëj çdo ditë një seleksionim akoma më të fortë dhe t’i jap shokut Enver vetëm ndonjë çështje për të cilën duhet vënë në dijeni.
    E shtunë 21 maj 1983
    Shoku Enver erdhi në aparat në orën 10:15. Sa erdhi, i dhashë një artikull të shkruar në një revistë të emigracionit kosovar në Zvicër, ku përshkruhet në mënyrë rrëqethëse gjendja e tmerrshme e patriotëve kosovarë të tredhur në një nga burgjet e Kroacisë. Është e zorshme të marrësh me mend që në shekullin e 20 të ketë të tillë përbindësha me fytyrë njeriu që i trajtojnë të burgosurit më keq se kafshët.
    E diel 5 qershor 1983
    Me shokun Hekuran punova për të nxjerrë nga Arkivi i Partisë të dhëna që shoku Enver ka porositur për lëvizjet jashtë shtetit të armiqve Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku etj.
    E shtunë 2 korrik 1983
    Shoku Enver doli në orën 10:30 dhe shkoi menjëherë në takimin me sekretarët e KQ. Rreth dy orë bisedova me shoqen Nexhmije mbi llogaritë e veçanta dhe shpenzimet që bën shoku Sulo Gradeci për shokun Enver. Mbetëm dakord të përgatisim disa norma më të shtrënguara në përdorimin e valutës për këtë qëllim dhe t’i ndajmë veç shpenzimet për nevoja pune nga disa shpenzime për nevoja personale.
    E martë 5 korrik 1983
    Shoku Enver sot nuk doli në zyrë. Në orën 11:40 më erdhi në zyrë shoqja Nexhmije dhe më ngarkoi të kinofilmoj një numër materialesh dorëshkrim të shokut Enver dhe do t’ia dorëzoj së shpejti. I thashë se jam gati të merrem edhe me këtë punë në çdo kohë që të jetë nevoja.
    E hënë 5 shtator 1983
    Pas dy muajve pushim në Pogradec, sot shoku Enver erdhi në punë në orën 10:40 dhe shkoi menjëherë në takim me sekretarët e KQ që sot ndodhen të katërt.
    E mërkurë 14 shtator 1983
    Sot shoku Enver nuk doli në zyrë. Shoqja Nexhmije na dërgoi pjesë-pjesë fjalën që do të mbajë shoku Enver në Plenumin e KQ për dënimin e armiqve të poshtër Kadri Hazbiu e Fiqret Shehu me shokë.
    E enjte 15 shtator 1983
    Sot u bë mbledhja e Byrosë Politike. Fjalimin e tij shoku Enver ma dha ta lexoja unë.
    E hënë 19 shtator 1983
    Shoku Enver nuk erdhi në zyrë. Sulua më tha se ai vazhdon të regjistrojë në magnetofon fjalën që do të dëgjohet në Plenum lidhur me përfundimin e dy gjyqeve që u zhvilluan kohët e fundit kundër armiqve të Partisë e të popullit Kadri Hazbiu e kompani, bashkëpunëtorë të ngushtë të tradhtarit Mehmet Shehu.
    E premte 23 shtator 1983
    Shoqja Nexhmije më kërkoi t’i nxirrja nga “Tabloja sinoptike…” dhe nga fjala e shokut Enver në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 8 tetor 1982 çfarë ka thënë dhe si e ka trajtuar shoku Enver çështjen e komplotit me spiunin Teme Sejko, si ka shkruar për vajtjen e tradhtarit Kadri Hazbiu në Dajt etj. I nxora dhe ia çova në orën 20:00 në shtëpi.
    E shtunë 15 tetor 1983
    Sot bëmë përgatitjet për festimin e ditëlindjes së shokut Enver. Morëm masa për të lajmëruar ata që do të bëjnë vizita në shtëpi. Unë i njoftova vetë të gjithë anëtarët e Byrosë Politike. Shoku Ramiz njoftoi anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Sipas porosisë së shoqes Nexhmije, unë njoftova gjithashtu shokët Haki Toska, Pilo Pelisteri, Spiro Koleka e Shefqet Peçi. Për Myslim Pezën, shoku Ramiz e shoqja Nexhmije më thanë të mos e lajmëroj, veçse po të pyes vetë. Kur i pyeta për shokun Haxhi Lleshi më thanë që këtë të mos e njoftoj.
    E enjte 10 nëntor 1984
    Shoqja Nexhmije më informoi se pardje shoku Enver kishte pasur një shqetësim në zemër, por tani nuk ka gjë shqetësuese. Në fakt, megjithëse me zor e mbajta veten, lajmi ishte shumë shqetësues. E duam si shpirtin shokun Enver. Të na rrojë sa malet! Shoqja Nexhmije më foli edhe për disa probleme të punës sonë, sidomos për të aktivizuar më shumë Tatjanën, Fatriun dhe Katjushën dhe në rast se ndonjëri prej tyre nuk ecën, mund të hiqet, të zëvendësohet me më të aftë.
    E hënë 14 nëntor 1983
    Shoku Enver doli në punë në orën 10:00. Kur u ul në karrigen rrotulluese të punës, m’u ankua se i ish ulur nën nivelin që do. Kur shkoi në takimin ditor me shokët, thirra oficerin e shërbimit Leka Janon që kujdeset për dhomën e shokut Enver që t’ia rregullonte dhe e porosita që ta kontrollojë çdo ditë lartësinë që e do shoku Enver dhe që e ka me një matës.
    E enjte 17 nëntor 1983
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 10:00. Më herët kishin ardhur aty dhe e prisnin shoku Ramiz me shokun Reiz Malilie dhe Sofokli Lazri që porsa ishte kthyer nga Franca ku mori pjesë në një mbledhje të UNESCO-s. Takimi zgjati rreth një orë. Në orën 11:00 më kërkoi një takim kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme Qemal Lame dhe më tha se ka për të bërë një denoncim me shumë rëndësi te shoku Enver për një personalitet të lartë që ka lidhje me një element armik të burgosur. I thashë ta daktilografojë vetë materialin, ta mbyllë në një zarf dhe pasi ta vulosë, ta adresojë te shoku Enver dhe ia çoj unë të marrë dijeni.
    E hënë 21 nëntor 1983
    Shoku Enver erdhi në punë në orën 10:25. Bëri takimin e zakonshëm me sekretarët dhe u kthye në zyrë. Para se të largohej në shtëpi i tregova reklamën e një aparati “Kseroks” me anën e të cilit mund t’ia zmadhojmë materialet që i vinë të daktilografuara në një kohë më të shkurtër se ai që kemi. I tregova edhe reklamën dhe m’u duk se mbeti i kënaqur, se më udhëzoi që të porositet e të blihet dhe të vijë sa më parë, por më sinjalizoi që shokët që do ta blejnë, të hapin sytë mirë kur ta marrin në dorëzim, që të mos jetë defektoz.
    E enjte 1 dhjetor 1983
    Shoku Enver doli në zyrë në orën 10:00. Kur doli për t’u kthyer në shtëpi, shoku Enver më porositi t’i dërgoj në shtëpi pikturën e bukur mbi Gjirokastrën që ia kishin vendosur në dhomën pranë zyrës së tij. E ka pikturuar piktori i shquar Guri Madhi.
    E hënë 12 dhjetor 1983
    Sot u bë mbledhja e Byrosë Politike. Shoku Enver më dha mua diskutimin që kish përgatitur, të cilin e lexova para mbledhjes.
    E premte 23 dhjetor 1983
    Shoku Enver nuk erdhi sot në zyrë. Shoqja Nexhmije më solli një letër të punëtorit të naftës Tahir Berisha, që me një letër tjetër qysh në muajin gusht, sinjalizonte për sabotime në këtë sektor. Letrën ia kishte përsëritur edhe në shtator shokut Enver. Me porosi të shokut Enver i dërgova një kopje për të bërë hetime shokut Hekuran dhe një shokut Ramiz për dijeni. Thirra shokun Petrit Shijaku dhe i kërkova që pse nuk ma kishin sjellë mua për t’ia dhënë shokut Enver ose ndonjërit prej sekretarëve të KQ këtë letër të Tahirit që e kishte lexuar instruktorja Liza Haxhinasto dhe ajo pa përgjegjësi e kishte vënë në dosje. Nga shënimet dilte se atë e kishte pritur edhe Petriti, prandaj e kritikova rreptë edhe këtë, edhe Lizën që është juriste.
    E enjte 29 dhjetor 1983
    Më telefonoi shoqja Nexhmije nga shtëpia dhe më tha se sot do të vijë në zyrë shoku Enver për të parë maketin e Pallatit të Kongreseve, sipas vërejtjeve që u bënë nga udhëheqja muaj më parë. Në mesditë, në sallën e madhe të mbledhjeve të Plenumit ku ishte vendosur maketi i Pallatit të Kongreseve dhe ai i monumentit të reformës agrare, erdhi shoku Enver dhe udhëheqësit e tjerë për t’i parë. Për Pallatin u dhanë shpjegime nga arkitekt Klemend Koloneci, drejtor i Institutit të Projektimeve Nr. 1, kurse për atë të reformës agrare nga Anastas Kondoja. Shokët e udhëheqjes kishin thirrur me këtë rast edhe shoqen Nexhmije.

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    “Në shkurt ‘84 Enver Hoxha pësoi ishemi cerebrale, u mbajt sekret"

    Emri:  enver-dhe-nexhmije-hoxha-207x300.jpg

Shikime: 5019

Madhësia:  25.3 KB
    Nexhmije dhe Enver Hoxha

    Ditari i Haxhi Kroit: I paralizoi krahun dhe këmbën e djathtë.

    “Mbledhja e jashtëzakonshme e Byrosë Politike vendosi që sëmundja të ruhej shumë sekret”

    Ka qenë pasditja e 16 shkurtit 1984 kur shëndeti i Enverit është tronditur sërish, këtë radhë nga një ishemi cerebrale e paparashikuar nga stafi i mjekëve personalë, por jo vetëm. Haxhi Kroi që ka memorizuar në ditar me preokupacion të veçantë ecurinë e gjendjes shëndetësore të udhëheqësit kryesor, pohon se lajmin e keq e ka mësuar nga Ramiz Alia, mëngjesin e 17 shkurtit ’84. Pak orë më vonë, sipas tij, ky i fundit ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Byrosë Politike për ta informuar për situatën e rrezikshme që kalonte shefi i Partisë. I pranishëm në këtë takim, sekretari i Hoxhës shkruan: “Ramizi informoi shokët e udhëheqjes se shoku Enver dje pasdite rreth orës 17-17:30 kaloi një gjendje spazme ose ishemie cerebrale, që i ka paralizuar krahun dhe këmbën e djathtë, por pas ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve sëmundja po dominohet. Megjithatë, ekziston akoma rreziku i përsëritjes së goditjes. Në fund rekomandoi që çështja të mbahej shumë sekret”. Nga ky moment, sipas Kroit, me një vendim të veçantë të sekretariatit të Komitetit Qendror, është ngritur një grup mjekësh për t’u marrë me kurimin e Enverit. Çfarë ka ndodhur me shëndetin e tij pas kësaj, zbardhet në shënimet që Kroi ka mbajtur në vijim, deri në ditën që diktatori ka ndërruar jetë. Sakaq, ndër ngjarjet e tjera në zyrën e kreut të Partisë, që i referohen kësaj periudhe, tërheq vëmendjen një reagim i panjohur i Hoxhës për biografinë e piktorit të njohur, Abdurrahim Buza, emri i të cilit është zbuluar rishtas në listën e Asamblesë tradhtare. Fakti i panjohur, konfirmon Kroi në shënimin e datës 27 janar 1984, është bërë i ditur gjatë studimit të dokumenteve të misioneve angleze e amerikane në vendin tonë, që Hekuran Isai kishte çuar në zyrën e Hoxhës në tetor të vitit 1983. Aty, shkruan Kroi, emri i piktorit Abdurrahim Buza figuronte në listën e Asamblesë tradhtare që u godit me top më 18 tetor 1943 nga artileria e Brigadës III të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Hulumtimet e mëtejshme mbi të kaluarën e piktorit veteran, sipas njeriut diskret të Hoxhës, kanë nxjerrë në dritë një tjetër të dhënë që ka penalizuar jo vetëm atë, por edhe të birin. “Një kunat i Abdurrahimit, një bej nga Starova e Pogradecit, shkruan Kroi, ka qenë me Ballin Kombëtar dhe kjo pengoi Kujtim Buzën, të birin, të bëhej kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës.”

    (Dossierin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    “Nëna greke e Viktor Zhustit: Djalin e dija të vdekur”

    Emri:  potret-aktori-viktor-zhusti-7-qershor-2010-223x300.jpg

Shikime: 4705

Madhësia:  15.2 KB
    Viktor Zhusti

    Ditari i Haxhi Kroit: Kemi siguruar një aparaturë të posaçme.

    “Çdo ditë rishtypim për Enverin ‘Zërin e Popullit’ me germa të mëdha”

    “Me krizën që kaloi shpëtoi për qime, por ka probleme me shikimin dhe nuk firmos dot dokumentet”


    “Enveri e kishte ‘Zërin e Popullit’ si oksigjeni për organizmin; ai u nda me të vetëm kur u nda nga jeta”. Përcaktimi i Haxhi Kroit për raportet e Hoxhës me organin qendror të Partisë, zëdhënësen e vetme të saj që nga dita e themelimit, është një nga konstatimet e pakontesueshme të njeriut që ka punuar 40 vite në zyrën e tij dhe fillonte ditën me interesimin e shefit të regjimit për gazetën më të madhe dhe problemet e trajtuara në të. Me fillimin e viteve ’80, kur shëndeti i Enverit kishte nisur të rrënohej dita-ditës nga një kompleks sëmundjesh, “kreshentua” e marrëdhënieve të tij me “Zërin…” filloi të cenohej. Megjithatë, dëshmon sekretari personal i Hoxhës, ai deri në fund stërmundohej të dilte mbi sëmundjen për mos t’u ndarë me krijesën e vet, “tribunën” e Komitetit Qendror, nga e cila ndiqte zhvillimet në vend e në botë dhe drejtonte Partinë. Kroi ka regjistruar në ditar mënyrën si operonin zyrtarët e kabinetit të Hoxhës për të kompensuar vështirësitë që kishte për leximin e “Zërit…”. Shënimet e tij që i referohen fillimit të vitit 1984, bëjnë të ditur përpjekjet për sigurimin e një makinerie në Perëndim, me të cilën është realizuar çdo ditë riprodhimi i gazetës “Zëri i Popullit” me germa të mëdha. Shërbimi i posaçëm për kreun e regjimit, sipas kujtimeve të Kroit, ka ndryshuar edhe vetë regjimin e punës së kabinetit të tij në aparatin e KQ. Stafi i këtij të fundit, tashmë i dyfishuar në numër, paraqitet në zyrë në orën 06:00 dhe deri në orën 08:30 punon për të rishtypur “Zërin…”, që duhet të shkojë në destinacion çdo ditë pa kaluar ora 9:00. Jo rastësisht, shënimet për dinamikën e këtij procesi që monitorohej drejtpërdrejt nga Nexhmija dhe i biri Sokoli, zënë pjesën kryesore të ditarit të Kroit për periudhën mars-maj 1984. Në ditët në vijim, me rëndimin e shëndetit të Hoxhës, siç do ta shikojmë në numrat e ardhshëm, “shtypshkronja” e vendosur enkas për shefin e Partisë në Aparatin e KQ ka dalë e panevojshme. Që këtej është operuar me një tjetër zgjidhje, duke instaluar një qendër radiofonike për incizimin e lajmeve të “Zërit…” dhe të materialeve të tjera. Nga ato pak zhvillime të tjera që ka dokumentuar shefi i kabinetit të kreut të regjimit në këtë kohë, bie në sy lajmi për shfaqjen e papritur të nënës së aktorit të njohur Viktor Zhusti, e cila shkruan nga Athina se është lumturuar nga shqiptarët që më në fund e kanë ribashkuar me djalin të cilin e dinte të vdekur…

    (Dossierin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    Ditari i Kroit: Enveri nuk shikon më, bisedat për orgjitë e partiakëve

    Emri:  DoktoriAustriakEnverHoxhes.jpg

Shikime: 5553

Madhësia:  56.8 KB
    PROFESORI AUSTRIAK I FAKULTETIT TË MJEKËSISË, KARL FELLINGER, DUKE FOLUR NË VJENË PËR MBRESAT NË VILËN E ENVER HOXHËS NË TIRANË

    Ditari i Haxhi Kroit: S’bëhet fjalë të komunikojmë me letra

    “Me porosi të Nexhmijes kemi ngritur një studio dhe regjistrojmë çdo ditë materialet që i duhen”

    “Një anëtar i KQ, prej kohësh bën veprime të turpshme me femrat”

    Bisedat në zyrën e Enverit për orgjitë e partiakëve

    Një telefonatë e Nexhmije Hoxhës, në mbrëmjen e 9 qershorit 1984, ka qenë një sinjal jo i mirë për shefin e kabinetit të kreut të Partisë. “Shokut Enver i ka pëlqyer shërbimi juaj me fotozmadhimin e gazetave, më tha ajo, -kujton në shënimin e kësaj date Haxhi Kroi, -por më shumë do t’i pëlqente regjistrimi në magnetofon i materialeve të ‘Zërit të Popullit’”. Pavarësisht nga kujdesi në transmetimin e mesazhit, zyrtari që bashkëpunonte prej dekadash me çiftin Hoxha, parakuptonte një gjendje jo të mirë të shefit të tij. “Për fat të keq, shkruan ai në ditar, parandjenja do të vërtetohej në ditët në vijim, ku Hoxha është shfaqur jo vetëm me probleme serioze shikimi, por edhe i dërrmuar nga shëndeti. Tanimë, shton Kroi, ai mund lëvizë vetëm duke e mbajtur dikush për krahu dhe gjithnjë mbështetur mbi bastun”. Lidhur me shërbimin e ri për t’i regjistruar në magnetofon shkrimet kryesore të gazetës “Zëri i Popullit” dhe materialet e tjera, shefi i kabinetit thekson se për këtë qëllim është ngritur një “redaksi radiofonike”, ku janë përzgjedhur emra të njohur në fushën e letrave, si Nasi Lera, Tatjana Hoxha, Fatri Sinani, Katjusha Pogaçe e Ajet Simirxhiu, të cilët çdo ditë, sipas një grafiku të caktuar, përgatisin “radioemisionin” që shkonte për ta dëgjuar Hoxha. Sakaq, te kreu i Partisë, me këtë metodë, shkonin edhe çështje të tjera, kuptohet nga ato më të rëndësishmet, pjesa më e madhe e të cilave për vetë karakterin që përmbanin, konsumohej në një rreth tepër të ngushtë. Sekretari personal i shefit të Partisë ka shënuar në ditar preokupimin e posaçëm të këtij të fundit për informacionet që vinin për orgjitë dhe sjelljet e pamoralshme të partiakëve dhe zyrtarëve të lartë, siç ka qenë rasti i një anëtari të Komitetit Qendror, ish-sekretar i Parë në Shkodër dhe në Vlorë, i përfolur për qëndrime të turpshme me gratë. Këto, nënvizon Kroi qasjen e shefit, janë akte të dënueshëm nga normat e moralit proletar, sepse degjenerimi moral të çon shpejt në degjenerim politik”…

    DITARI I VITIT 1984

    E shtunë 9 qershor 1984
    Sot shokët Ajet, Fatri, Vaica, Murat Spahiu e Hasan Qinami dolëm që në orën 6 të mëngjesit në punë për të bërë përzgjedhjen e materialeve të “Zërit të Popullit” që mund t’i interesojnë shokut Enver. Kjo punë vazhdoi tri orë e gjysmë dhe shokut Enver ia çuam në orën 10:00. Në orën 20:00 më mori të telefon shoqja Nexhmije dhe më tha se shokut Enver i kishte pëlqyer kjo punë, por më shumë do t’i pëlqente regjistrimi në magnetofon i materialeve të “Zërit të Popullit”.

    E hënë 11 qershor 1984
    Meqenëse shoku Enver pëlqen vetëm materialet e regjistruara në magnetofon, sot dolëm në orën 06:30 dhe filluam nga regjistrimi i artikujve të gazetave. Ato sot i lexoi shoku Ajet nga fillimi në fund që të mos e bezdisnim shokun Enver me zëra të ndryshëm në regjistrimin e një dite.

    E martë 12 qershor 1984
    Në orën 06:30 shokët Ajet e Fatri filluan nga leximi i shtypit në magnetofon, ndërsa unë u mora me përgatitjen e programit të radios, të televizionit dhe të pasqyrës së shtypit. Materialet i mbaruam në orën 09:30 dhe ia dërguam shokut Enver. Në orën 09:30 më erdhi shoqja Nexhmije dhe më tha se u ngarkuat me një punë të re plus, pak e lodhshme për ju, por ka nevojë se lehtësohet shoku Enver. Enveri është shumë i kënaqur, tha ajo, si nga zëri dhe nga shpejtësia e të lexuarit, prandaj kështu të mbahet ky ritëm. E vura në dijeni se kur bëjmë regjistrimet, përpiqemi që një ditë të lexojë njëri dhe një ditë të lexojë një tjetër, në mënyrë që të mos flasin dy veta, se mos bezdiset shoku Enver me ndryshimet e tonit të zërit. Jo, më tha shoqja Nexhmije, përkundrazi, kur ndryshon toni, zhduket edhe monotonia, prandaj mund të aktivizohen në regjistrim edhe Tatjana me Katjushen.

    E mërkurë 13 qershor 1984
    Në bazë të sugjerimeve të shoqes Nexhmije, sot ndryshuam praktikën e regjistrimit duke mos i bërë regjistrimet me një zë, por me disa zëra. Kështu sot filluam duke regjistruar kryeartikullin të cilin e lexoi Ajeti, pastaj Tatjana me Fatrinë regjistruan materialet e tjera që përzgjodhën nga “Zëri i Popullit”. Unë u mora me programin e radios e të televizionit dhe materialin që më dha shoku Ramiz lidhur me kërkesën e palës jugosllave për bisedime për problemin e marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve, për t’ia dhënë shokut Enver bashkë me materialet e shtypit.

    E enjte 14 qershor 1984
    Po e bëjmë zakon që po e fillojmë punën treçerek ore më përpara me shokun Ajet, me synimin që t’ia çojmë sa më parë shokut Enver regjistrimet. Sot aktivizuam për regjistrim edhe Katjushën dhe më duket se ajo flet mirë në mikrofon, veçse zërin duhet ta ngrejë paksa më lart. Më lumturon fakti që më bëri të ditur shoqja Nexhmije se shoku Enver është i kënaqur me regjistrimet që ka dëgjuar. Na stonoi vetëm mungesa e gatishmërisë së Nafije Veleshnjës kur i bëmë thirrje të dalë në orën 06:30 dhe të largohej gjysmë ore para orarit zyrtar. Ajo menjëherë tha: Pse të mos aktivizohen edhe të tjerët, por vetëm unë?! Shoku Ajet e sqaroi, por gjesti i Nafijes, mungesa e gatishmërisë nga ana e saj, nuk më pëlqeu. Biseduam ta ngremë në mbledhjen e organizatës. Po ne themi që për Partinë dhe shokun Enver japim edhe jetën dhe të gatshëm jemi kur na bëjnë ata thirrje, pra ta bëjmë sakrificën sublime. Nafija nuk sakrifikon të dalë gjysmë ore më herët në punë. Kjo nevojë për të nuk ndihet tani që shoku Enver është i kënaqur me regjistrimet, por ama e keqja i shpëtoi nga goja Nafijes dhe me atë që bëri, tregoi sesa për formë i thotë sloganet. Aty nga ora 09:00 më telefonoi shoqja Nexhmije dhe më tha që Tatjana të bëjë kujdes kur regjistron, se rrëmbehet ca, kurse Fatriu duhet të flasë pak më ngadalë. Në orën 10:20 erdhi shoku Enver në zyrë. Shkoi menjëherë në takimin me sekretarët. U largua për në shtëpi në orën 12:00. Para se të vinte shoku Enver në zyrë, më pyeti shoku Ramiz nëse i ka dërguar ndonjë letër Sul Ba… Ka dërguar, iu përgjigja. Këtë letër në fakt Sula e ka dërguar që në datën 8 qershor. Ata ia fotozmadhova dhe ia çova shoqes Nexhmije, që po ta gjykonte me vend, të vinte në dijeni me përmbajtjen e saj shokun Enver, ose t’i jepte të lexonte kopjen e fotozmadhuar. Pas dy ditësh shoqja Nexhmije ma ktheu letrën duke më porositur ta vija në arkiv. Ajo më tha se me përmbajtjen e saj kishte njohur edhe shokun Enver. Ia çova shokut Ramiz letrën e Sulës dhe i thashë nga sa dëgjojmë në rrethe shoqërore e familjare, nuk po flitet mirë për Sulën, se qenka ngatërruar me një grua të re, punonjëse në Komitetin e Veteranëve. “Se mos është vetëm një herë që Sula bën nga këto gjëra”, më tha shoku Ramiz. Atë e ka pasë thirrur dy herë shoku Hysni. Një herë kur ishte në Shkodër dhe një herë tjetër kur ishte në Vlorë dhe e ka këshilluar e kritikuar. Jo vetëm kaq, por edhe unë e kam thirrur dy herë për qëndrime të pahijshme morale, shtoi shoku Ramiz. Kohët e fundit u duk sikur kishte hequr dorë, por ja që së fundi na erdhi një letër nga një grua nga Komiteti i Veteranëve, vazhdoi shoku Ramiz dhe ne e thirrëm, i komunikuam nxjerrjen në pension. U këshillua të sillet mirë. Ai e ka demaskuar vetë veten, pse me t’u larguar këtej, megjithëse i thashë të quhej me kaq e mbyllur kjo çështje, Sula vajti në aparatin e Komitetit të Veteranëve, mblodhi personelin e këtij aparati dhe bëri pyetjen se kush ia kishte drejtuar letrën KQ. Pra, vetë u komprometua. Pse ta mblidhte këtë personel? Sigurisht që i dogji dhe humbi ekuilibrin. Shoku Ramiz më tha se kishte vendosur ta thërriste përsëri. Sa poshtë ka rënë ky Sula, por mirë t’i bëhet. Sidoqoftë, me sjelljet e tij të pamoralshme, dëmton Partinë që e ka nderuar deri në Plenum të KQ dhe për një kohë të gjatë i ka besuar detyra shumë të rëndësishme, si sekretar i parë në disa rrethe dhe ai, në vend që t’ia shpërblente me punë Partisë, nuk hoqi dorë nga këto vese të turpshme, na u bë si njëfarë Nexhip Vilçani. Turp të ketë, ka dhe fytyrë ky i pamoralshëm e i drejtohet shokut Enver. Marrja nëpër gojë në publik e emrit të tij e ndërlikon dhe e rëndon më shumë çështjen e Sulës. Ai as që e meriton të qëndrojë anëtar Plenumi, bile edhe as si anëtar Partie, se e ka njollosur rëndë figurën e tij morale. Sot në adresë të shokut Enver erdhi dhe një letër anonime që flet keq për drejtorin e Ndërmarrjes së Tullave në Tiranë, S.C., i cili përdor makinën për veprime imorale. Duke shfrytëzuar postin, shkruan anonimati, ai u jep leje disa grave të venë në shtëpi në orarin e punës dhe largohet edhe vetë në orarin e punës me këto në shtëpi. Pra, kur ato nuk kanë njerëzit e tyre në familje. Veprime të shëmtuara të degjenerimit të një njeriut tonë që, po të jetë e vërtetë, i duhet vënë freri energjikisht. Tërheq vëmendjen se ky kuadër është njeriu ynë, nga familje e mirë, por qenka djali i motrës së Sul Ba… Në rast se del e vërtetë, ky është një akt i dënueshëm nga normat e moralit tonë proletar, pse degjenerimi moral të çon shpejt në degjenerim politik. Shoku Ramiz më porositi që kjo letër t’i dërgohet shokut Foto Çami, për ta trajtuar si gjykohet më e drejtë nga ana e tij.

    E premte 15 qershor 1984
    Nga regjistrimet e djeshme ku aktivizuam edhe Katjushën, shoqja Nexhmije më bëri vërejtjen që Tatjana kur lexon tekstin të mos rrëmbehet. Edhe Fatriu gjithashtu të mos nxitohet.

    E enjte 21 qershor 1984
    Sot më erdhi shoqja Nexhmije në zyrë dhe më tregoi për shërbimin e shtypit që po i bëjmë çdo ditë shokut Enver. Në përgjithësi ai është i kënaqur, por ka vënë re se Tatjana flet ulët. Gjithashtu, më porositi të regjistrojmë veç të tjerave edhe ndonjë reportazh, material me karakter historik e shkencor, si dhe ndonjë nga artikujt që “Zëri i Popullit” boton zakonisht në faqen e katërt. Më porositi gjithashtu që në materiale të mos vënë vetëm anët problemore dhe dobësitë, por edhe arritjet dhe anët pozitive. Pasqyrën e shtypit të përditshëm dhe programin e radios dhe televizionit nuk e do më. Për sa i përket materialeve që botohen në organet e tjera, shoqja Nexhmije më porositi që të ngarkojë dikë që çdo ditë të bëjë përzgjedhjen e artikujve më interesantë dhe t’ia regjistrojnë një herë në javë. Ndërkaq, shoqja Nexhmije më udhëzoi të marrim një fragment nga libri i ri i shokut Enver mbi Frontin, që është duke u përgatitur për botim dhe t’i regjistrojë Nasi Lera dhe ne të grupit të sekretarisë.

    E premte 22 qershor 1984
    Pasi përfunduam me regjistrimin e artikujve të “Zërit të Popullit” për shokun Enver, filluam të regjistrojmë fragmentin e librit të ri të shokut Enver për “Front-Pushtetin”. I pari regjistroi shoku Nasi Lera, pastaj me radhë, unë, Ajeti, Tatjana, Katjusha e Fatriu. Të tërë më duket se dëgjohen qartë, po të shohim se cilin zë do të pëlqejë shoku Enver, i cili pret të regjistruara të 600 faqet e këtij libri. E hënë 25 qershor 1984 Shoku Enver vazhdon të qëndrojë në shtëpi. Duket që mjekët nuk e lejojnë, pse që nga 13 qershori, ai nuk ka ardhur më në zyrë. Edhe kur erdhi më 13 qershor, m’u duk shumë i lodhur. Shoku Enver edhe në telefon nuk më ka marrë për ndonjë porosi. Çdo kërkesë e tij transmetohet vetëm nëpërmjet shoqes Nexhmije. Le të mos lodhet, të pushojë e të marrë pak veten.

    E martë 26 qershor 1984
    Në orën 13:00 më telefonoi shoqja Nexhmije dhe më porositi që porsa të na japë shoku Spiro Dede tekstin e librit të ri të shokut Enver “Për Front-Pushtetin” të fillojmë nga regjistrimi. Ajo na porositi të lexojmë ngadalë dhe qartë dhe për këtë është mirë që materialin ta lexojmë vetë, para se ta regjistrojmë. Leximin të kemi parasysh të mos e bëjmë shpejt e shpejt me qëllim që shoku Enver të ketë kohë edhe të reflektojë. Pra të bëhen edhe pauza pas pikësimeve, sidomos pas çdo paragrafi dhe një kapitull i filluar të përfundohet deri në fund, të mos ndërrohen folësit. Në fund, shoqja Nexhmije më porositi të marr takim me shokun Spiro Dede.

    E hënë 2 korrik 1984
    Shoku Enver sot u nis me pushime.

    E martë 3 korrik 1984
    Shoku Spiro Dede më solli sot kapitullin e parë të librit të ri të shokut Enver, “Themelet e Shqipërisë së re”, që më herët flitej se do quhej për “Front-Pushtetin”. Fillova menjëherë ta lexoj me qëllim që kur të bëj regjistrimin të jem njohur me materialin. Ky është kapitulli më i gjatë, gjithsej 177 faqe.

    E premte 31 gusht 1984
    Sot u kthye nga pushimet që bëri shoku Enver me shoqen Nexhmije deri në 20 gusht në Pogradec dhe më vonë në Durrës.

    E shtunë 1 shtator 1984
    Në orën 11:30 shoku Enver erdhi në zyrë. Ishte pa çantë, mbante në dorë një bastun ku mbështetej dhe shumë pranë i rrinte shoqëruesi i parë Behar Zhurda. E martë 4 shtator 1984
    Shoku Enver sot doli në zyrë në orën 10:30. Duke hyrë në zyrën time, sa e lëshoi oficeri Behar Zhurda, e rroka unë për krahu dhe e mbajta ashtu deri sa u ul në karrigen e vet të punës dhe i thashë që kur të veje në takimin ditor, t’i bjerë ziles që të shkoja unë e ta shoqëroja. Kur u çua për të shkuar në takim, me gjithë peshën e rëndë të sëmundjes, duke buzëqeshur më tha: U plakëm Haxhi! Nuk kisha forcë t’i përgjigjesha, se një lëmsh i madh m’u mblodh në grykë për gjendjen e tij shëndetësore që po na shqetëson. Në orën 12:00 më erdhi në zyrë shoqja Nexhmije. I thashë se qysh ditën e shtunë jam kthyer nga pushimet bashkë me shokët e tjerë dhe jemi gati të fillojmë nga shërbimi për t’i regjistruar në magnetofon materialet kryesore të shtypit për shokun Enver, sikurse kemi bërë gjatë muajit qershor. Nuk do më, më tha shoqja Nexhmije dhe këtë punë po ia bëj unë, por edhe unë kam mjaft punë në Institut, vazhdoi ajo, prandaj i thashë që për disa materiale mund të vijë Haxhiu në shtëpi të t’i lexojë, po kështu edhe ndonjë libër, apo ndonjë artikull gazete, por as këtë nuk e do, prandaj jam e detyruar të mos qëndroj dot sa duhet në zyrë, se nuk e lë dot vetëm, më qau hallin shoqja Nexhmije.

    vijon…

    AFRIM IMAJ

    Shënim:
    Gjatë botimit të ciklit “Ditari i Haxhi Kroit” ka patur kontestime të ndryshme, nga ish-zyrtarë, fuksionarë të lartë, por edhe nga njerëz të thjeshtë që aty përmënden me emër. Redaksia e gazetës, pa marrë përsipër vërtetësinë e ngjarjeve të dokumentuara nga sekretari personal i kreut të regjimit, ka qenë dhe mbetet e hapur për çdo syresh që ofron dhe argumenton të kundërtën e tyre. Sakaq, në raste të veçanta ajo ka bërë verifikimet e veta dhe pasaktësitë e konstatuara, për aq sa kanë qenë, është duke i publikuar në vijim të ciklit. Lidhur me reagimin për shkrimin e botuar më 1 shtator 2014 “Hava Gjoliku i ankohet Enverit për nusen e djalit të vdekur”, sqarojmë se nga verifikimet tona rezulton e pasaktë mënyra si e përshkruan Kroi në ditar historinë e këtij konflikti. Së pari, Suzana Tabaku, ish-gruaja e djalit të Hava Gjolikut, për kohën që ish-kunata (Liri Gjoliku, asokohe juriste në Presidiumin e Kuvëndit Popullor) e akuzon te Hoxha se nuk i lejon fëmijët të takojnë gjyshen, ajo bashkëjetonte në familjen e tyre. (Tabaku ka bashkëjetuar gjashtë vite pas vdekjes së të shoqit në familjen e Hava Gjolikut). Së dyti, përkundër pretendimit të artikuluar në zyrën e Hoxhës, se ish-gruaja e djalit të Jaho Gjolikut, kishte një lidhje ilegale me djalin e Gafur Çuçit, rezultojnë dokumente që vërtetojnë se në shkurt të vitit 1983, kohë për të cilën akuzohet për këtë lidhje intime, qytetarja Tabaku ishte martuar zyrtarisht me mjekun Perlat Çuçi.



    Panorama

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëfen për historinë sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi

    Ditari i Kroit: Ramizi trondit Byronë, Enveri shumë keq, s’do vijë më në zyrë

    Emri:  enver-hoxha-ramiz-alia-bastun.jpg

Shikime: 7822

Madhësia:  21.0 KB
    ENVER HOXHA DHE RAMIZ ALIA

    Ditari i Haxhi Kroit: Lajmi i papritur në tetorin e vitit 1984

    “Tani do punojmë me një rregull të ri. Enveri s’do vijë në zyrë. Do shkoj unë aty të marr këshillat e tij”

    “Instrumentisti i vogël kaq virtuoz më vonë kërkoi strehë në Paris”
    “Violinisti Tedi Papavrami po i mrekullon të gjithë”


    Vijon nga numrat e kaluar

    “Gjendja shëndetësore e shokut Enver është shumë e rëndë. Këmba e djathtë i ka ngrirë dhe i dridhet pandërprerë dora e goditur nga ishemia. Ditët e fundit është përkeqësuar më tepër dhe ka një dobësim të përgjithshëm, që nuk e lejon të lëvizë për shkak të insuficiencës kardiake që i ka sjellë edema pulmonare; mushkëritë i janë mbushur me ujë dhe ka vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Jemi përpara situatave të vështira. Për sa u përket punëve të përditshme, unë shkoj dhe e takoj herë pas here për ta mbajtur në dijeni të problemeve më të rëndësishme dhe për të marrë këshillat e tij. Materialet nuk ia dërgojmë më si më parë. Këtë rregull do të ndjekim edhe në të ardhmen, pse siç duket shoku Enver nuk do dalë më në zyrë”. Kjo është një pjesë nga ligjërata e pazakonshme e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë Politike të 11 tetorit 1984, që Haxhi Kroi e ka regjistruar në ligjëratë të drejtë në ditarin e tij. Numri dy i regjimit, i afruar në këtë post pas vdekjes së Hysni Kapos, në këtë mbledhje u ka bërë të ditur byroistëve se nga ky moment e në vazhdim do të procedohej me një rregull të ri: Enveri do qëndrojë në shtëpi, Partinë do ta drejtonte ai! Në ditarin e Kroit sakaq zbulohen përpjekjet e jashtëzakonshme për të shpëtuar nga thonjtë e vdekjes me çdo kusht jetën e Hoxhës. “Fillimisht kërkuam të vijnë mjekë nga jashtë, shkruan sekretari i shefit të Partisë, por shoku Enver nuk pranoi.” Sipas kujtimeve të tij, dy mjekë shqiptarë shkuan në Parisë të konsultohen me specialistët francezë, por nga konsulta me këta të fundit kishte rezultuar se ishemia cerebrale dhe tronditjet e tjera të shëndetit të Hoxhës kishin ardhur nga dobësimi i muskujve të zemrës, madje edhe dridhja e dorës ndodhte për këtë shkak. Çfarë ka ndodhur me tej me shëndetin e Hoxhës që përpëlitej midis jetës dhe vdekjes, do ta publikojmë në ditët në vijim. Pjesa e ditarit të Haxhi Kroit që i referohet periudhës shtator-tetor 1984, bën fjalë për një përmirësim të lehtë të shëndetit të shefit të Partisë, aq sa mund të angazhohet me disa nga çështjet më kryesore, gjithnjë në kushtet e një regjimi në shtëpi. Sakaq, sekretari i tij, përveç vuajtjeve në zyrë, siç shkruan në shënimin e datës 11 shtator 1984, ka gjetur kohë e ka shijuar një koncert të mrekullueshëm të orkestrës simfonike të RTSH-së, ku e ka befasuar debutimi i violinistit të vogël Tedi Papavrami, i cili “është duartrokitur nxehtësisht nga spektatori për virtuozitetin, shkathtësinë e duarve dhe ëmbëlsinë e harkut”. Vetëm pak muaj më vonë, ky artist i spikatur udhëtoi drejt Francës me bekimin e Hoxhës, por nuk u kthye më. Një histori kjo e njohur tashmë…

    DITARI I VITIT 1984

    E martë 11 shtator 1984
    Sot shkova pashë koncertin simfonik të orkestrës së RTSH, nën drejtimin e dirigjentit Ermir Krantja. Në pjesën e dytë të koncertit debutoi violinisti i vogël, Tedi Papavrami, i cili fitoi admirimin e madh të spektatorëve për virtuozitetin dhe shkathtësinë e duarve dhe ëmbëlsinë e harkut. U kërkua e doli tri herë para publikut që duartrokiste pareshtur, sa u detyrua të luajë edhe një herë. Së fundi po shquhen tre yje të violinistëve të vegjël Arben Spahiu, Klodiana Skënderi dhe Tedi Papavrami virtuoz, interpretimi i të cilit është vlerësuar lart edhe nga specialistë të jashtëm.

    E enjte 13 shtator 1984
    Shoku Enver erdhi në punë në orën 10:30. Shkoi në takimin ditor me sekretarët dhe u kthye në zyrën e tij, ku ndenji 10 minuta me shokun Ramiz, pastaj shkoi në shtëpi.

    E hënë 17 shtator 1984
    Sot u bë mbledhja e Byrosë Politike për problemin e naftës, që po shqetëson seriozisht udhëheqjen e Partisë këto dy vjetët e fundit me mosrealizimin e detyrave dhe avaritë e shumta etj., prandaj u bë edhe një riorganizim i Partisë në Fier dhe shkoi aty edhe shoku Pali Miska. Byroja Politike dhe veçanërisht shoku Enver vunë para përgjegjësisë ministrin e Energjetikës dhe kuadrot drejtues të sistemit të naftës dhe kritikuan ashpër dobësitë e mëdha me karakter subjektiv.

    E mërkurë 19 shtator 1984
    Më dërgoi shoqja Nexhmije katër defterë me kapak të zinj me dorëshkrime të shokut Enver të kohës së luftës për t’ia dhënë në praninë time shokut Spiro Dede, që të nxirrte prej tyre disa faksimile për t’i shtypur në librin e ri, që është dhënë në shtyp dhe që do të dalë me rastin e 40-vjetorit të çlirimit.

    E martë 25 shtator 1984
    Sot më erdhi në zyrë shoqja Nexhmije dhe më tha se shoku Enver mund të mos vijë në mbledhjen e Plenumit se nuk është mirë. U shqetësova shumë për gjendjen e rënduar shëndetësore të shokut Enver. Është edhe kjo një arsye që ai këto kohët e fundit del rrallë në aparatin e KQ, nganjëherë vjen në mbledhjet ditore me sekretarët, bisedon për problemet më të rëndësishme që preokupojnë Partinë dhe, me të mbaruar takimin, kthehet ne shtëpi, me përjashtim të ndonjë rasti që ia do puna të bisedojë në zyrë disa minuta me shokun Ramiz. Megjithatë, siç thotë populli, ai shyqyr edhe kaq le të punojë, se një fjalë e tij, një këshillë e tij, është me vlerë kolosale…

    E mërkurë 26 shtator 1984
    Erdhi një çikë Sulo Gradeci dhe u interesua për mjediset e sallës së Plenumit, pasi shoku Enver ka dëshirë të vijë nesër në mbledhje.

    E enjte 27 shtator 1984
    Në orën 10:00 filloi punimet Plenumi i 9-të i KQ. Mbledhjen e hapi vetë shoku Enver. Megjithëse me një zë shumë të dobët, ai u dëgjua me vëmendje të madhe e dashuri nga të gjithë. Po të tërë e panë që është i pamundur. Plenumi operoi me diskutime. Po kështu vazhdoi edhe pasdite. Në seancën e pasdites shoku Enver nuk erdhi. Punimet i drejtoi shoku Ramiz.

    E mërkurë 3 tetor 1984
    I dërgova një njoftim shoqes Nexhmije për sa më tha shoku Anastas Kondo mbi botimin e një libri të një historianeje amerikano-egjiptiane me titullin “Egjipti në periudhën e Mehmet Aliut 1804-1845″ me interes për vendin tonë, për të cilin ka bërë një recension një studiues kosovar në gazetën “Rilindja” të datës 1 shtator 1984. Propozova ta blejmë një kopje për shokun Enver, megjithëse është në anglisht.

    E shtunë 6 tetor 1984
    Dje, shoqja Nexhmije më dërgoi dy dosje të mëdha me ditarë të shokut Enver të viteve të fundit, për t’i parë vetë se ç’mund të hiqet ndonjë gjë, si fjala vjen çështje sekrete mbi kuadrin, ushtrinë etj. Të hiqen, më porositi ajo, edhe ato çka shkruar për shoqen Nexhmije dhe t’i ruaj mënjanë. Përveç këtyre, t’i shikoj me kujdes edhe ata ditarë që ka hartuar armiku Vahid Lama. Ndërkaq, shoqja Nexhmije më dha porosi që të marrim masa për të blerë librin për Mehmet Alinë të historianes amerikano-egjiptiane…

    E hënë 8 tetor 1984
    I dërgova shoqes Nexhmije në shtëpi letrën e një të riu anglez 16-vjeçar, që flet mirë për Shqipërinë dhe që shpreh keqardhjen e tij që shtypi borgjez përhap lajme jo të mira për shëndetin e shokut Enver…

    E martë 9 tetor 1984
    Shoqja Nexhmije më ktheu të miratuar nga shoku Enver përshëndetjen që ai i bën efektivit të Brigadës 11, që do të festojë 40-vjetorin të dielën. Si i vura vulën firmë të shokut Enver, ia dërgova shokut Qirjako Mihali, që është i deleguar në këtë festë. Është për të vënë në dukje se pas ishemisë cerebrale që pësoi shoku Enver më 16 shkurt, këmbën e lëviz me shumë vështirësi dhe dorën e ka mjaft të dobësuar, gjatë gjithë kohës i dridhet dhe nuk shkruan dot. Për këtë arsye, shumë nga dokumentet, pasi i miraton ai, siç ishte rasti i përshëndetjes së Brigadës 11, ne i vëmë firmën vulë të tij. Kështu kemi vepruar deri tani, megjithëse ka edhe raste që disa vendime e materiale ai i ka firmosur vetë. Megjithëse disa firma të tij kanë dalë jo si më parë. Ne që e dimë çështjen dhe e njohim firmën e shokut Enver, e kuptojmë ndryshimin.

    E mërkurë 10 tetor 1984
    Shoku Ramiz më njoftoi se nesër do të thërrasë udhëheqjen e Partisë, për ta vënë në dijeni për gjendjen shëndetësore të rënduar të shokut Enver, se të them të drejtën, më tha shoku Ramiz, nuk mund të rri pa informuar shokët, sepse ditët e fundit ka një keqësim të gjendjes.

    E enjte 11 tetor 1984
    Sot u bë mbledhja e Byrosë Politike. Atë e hapi shoku Ramiz, i cili informoi gjerësisht për gjendjen e rëndë shëndetësore të shokut Enver dhe bëri një pasqyrë të shkurtër që nga infarkti që e goditi në tetor të vitit 1973, pastaj për disa fenomene tre-katër vjet përpara në zemër, për gjendjen shumë të rëndë nga goditja e ishemisë cerebrale më 16 shkurt të këtij viti dhe përkeqësimin pas një farë përmirësimi relativ. Aktualisht shoku Enver nuk e hedh këmbën e djathtë dhe i dridhet pa ndërpreje dora e goditur nga ishemia. Ditët e fundit, vazhdoi shoku Ramiz, gjendja e tij është rënduar me një dobësim të përgjithshëm, që nuk e lejon të lëvizë për shkak të insuficiencës kardiake që i kanë sjellë gradualisht si pasojë dhe edema pulmonare, mbushjen e mushkërive me ujë, që i krijon vështirësi të mëdha në frymëmarrje dhe që, kohë pas kohe, mjekët ia heqin për ta lehtësuar, por që i mbushen përsëri se zemra nuk ka fuqi. I është propozuar shokut Enver që të vijnë mjekë nga jashtë, por ai nuk ka pranuar, pse ka besim te mjekët tanë, por edhe për arsye të shqetësimit që do të sillte kjo në popull dhe për zhurmën që do të krijonte në opinionin botëror, që edhe pa thirrur mjekë ka kohë që flet. Më së fundi shoku Enver ka pranuar që dy nga mjekët tanë të shkojnë në Francë dhe të konsultohen në mënyrë konfidenciale me specialistët francezë. Ata shkuan. Pas konsultave të gjera, mjekët francezë janë të mendimit se edhe ishemia cerebrale dhe gjithë fenomenet e tjera të mëvonshme që ia shkaktojnë këtë gjendje shokut Enver, e kanë tërë burimin te dobësimi i muskulit të zemrës, madje edhe dridhja e dorës është pasojë e dobësimit të zemrës dhe nuk duhet të jetë sëmundja e re e parkinsonit që mendojnë mjekët tanë, që kanë marrë masa për ta kuruar edhe këtë. Më në fund është rënë dakord me shumë vështirësi të vijë një mjek francez për fenomenin e parkinsonit. Ai do vijë ilegalisht, gjoja si turist. Shoku Ramiz u tha shokëve se jemi përpara situatave të vështira. Për sa u përket punëve të përditshme, vazhdoi ai, unë shkoj dhe e takoj herë pas here për ta mbajtur shkurtimisht në dijeni të problemeve më të rëndësishme dhe për të marrë këshillat e tij. Edhe materiale nuk i dërgojmë më si më parë, përveç ndonjë materiali të domosdoshëm shumë të rëndësishëm që të mos e lodhim. Këtë rregull do të ndjekim edhe në të ardhmen, pse siç e shikoj unë, shoku Enver në zyrë nuk del dot. Në fund, shoku Ramiz tha se të gjitha këto janë vetëm për ne këtu. Çështja e gjendjes shëndetësore të shokut Enver, përfundoi shoku Ramiz, duhet të mbahet si një sekret i jashtëzakonshëm. Në këto kushte duhet rritur vigjilenca më shumë, pse i vijnë letra edhe nga jashtë shokut Enver nga njerëz të mirë, që shprehin keqardhjen për sa shkruan ndonjë gazetë në vende të ndryshme, sipas të cilave shoku Enver vuan nga “parkinsoni”. Kështu ka shkruar një anglez dhe një emigrant shqiptar, Sotir Pandoja, nga Australia, fotokopjen e së cilës ia çova edhe shoqes Nexhmije. Po ku vallë do të jetë burimi? Specialistët francezë patjetër, duke biseduar midis tyre, fjala hapet.

    E shtunë 13 tetor 1984
    Sot u riktheva në zyrë. Dje isha për inspektim në objektin që po përfundon për Arkivin Qendror të Partisë. Shoku Ajet më tha se dje kishte dalë në zyrë shoku Enver. Ai më tregoi se shoku Enver dukej disi më mirë nga paraqitja. M’u hoq kështu një shqetësim shumë i madh, sidomos që pardje që foli shoku Ramiz në mbledhjen e Byrosë Politike, ku paralajmëroi shokët për një gjendje shumë serioze shëndetësore të shokut Enver.

    E hënë 15 tetor 1984
    I çova shokut Ramiz procesverbalin e stenografuar të mbledhjes së Byrosë Politike, që e thirri më 12 tetor për ta vënë në dijeni mbi gjendjen shëndetësore të shokut Enver. Ai e mori dhe më tha ta fusja në kasafortë e ta ruaja si një dokument sekret të një rëndësie të veçantë. Sipas porosisë që më dha shoqja Nexhmije nga ana e shokut Enver, thirra Myftar Grabovckën për ta përgëzuar për punën e kujdesshme që kishte bërë muajt e fundit për grumbullimin e sistemimin e dokumenteve të profesor Spiro Kondës. Ndërkaq, thirra Anastas Kondon që të paraqiste sa më parë informacionin që ka kërkuar shoku Enver mbi punën që ka bërë Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë për dokumentet e profesor Kondës. Shoku Ramiz dhe shoqja Nexhmije më porositën që nesër do të shkojnë në shtëpinë e shokut Enver për ta uruar për ditëlindjen vetëm anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike.

    E enjte 18 tetor 1984
    I dërgova shokut Enver nëpërmjet shoqes Nexhmije tekstin e përshëndetjes, që do t’i dërgojë popullit të Beratit dhe ish-anëtarëve të Këshillit Antifashist me rastin e 40-vjetorit të mbledhjes së këtij forumi. Meqenëse shokut Enver i dridhet dora, ia dërgova në dy kopje për të bërë zgjedhjen e firmës më të mirë. Që nga shkurti, kur shoku Enver u godit nga ishemia cerebrale, dorën e këmbën e djathtë e heq osh. Për këtë arsye, në shumicën e mesazheve të tij kemi vënë firmën vulë. Në rastin e përshëndetjes për 40-vjetorin e Këshillit Antifashist të Beratit, që është një dokument i veçantë, i propozova shoqes Nexhmije që t’i thotë shokut Enver, që tani më shumë qëndron në shtëpi, që ta firmosë me dorë e ta kemi firmën e tij origjinale. Shoqja Nexhmije më tha se ai ishte dakord, por në të dyja kopjet firmat nuk kanë dalë mirë, prandaj të vendosim firmën vulë.

    E shtunë 20 tetor 1984
    Sot në orën 15:00, në stadiumin “Qemal Stafa” u çel spartakiada kombëtare me rastin e 40-vjetorit të Çlirimit. Kur doli shoku Enver në tribunë, populli që kishte disa muaj pa e parë u çua në këmbë e brohoriti fuqishëm nga gëzimi.

    vijon…
    AFRIM IMAJ


    Panorama

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •