Vazhdojnë sjelljet çuditshme në Tokat e pushtuara në Lindje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit dhe qytetit më të madh shqiptar, vizitoi zyrtarisht Dibrën e Madhe për të inauguruar një .... xhami.
Programi i vizitës në vetvete ishte i denjë për një shfaqje absurde, pasi u vendosën buqeta me lule në monumentin kushtuar Gjergj Kastriotit, delegacioni zyrtar u drejtua për inaugurimin e xhamisë (!).
Myslimanizmi nuk ishte thjesht feja e osmanëve, më shumë, ishte forca shtytëse gjatë fazës së pushtimit dhe më pas arma kryesore, ideologjike që ndikoi në zgjatjen e pushtimit.
Pra delegacioni zyrtar në një hark kohor shumë të shkurtër kreu dy veprime me përmbajtje thellësisht në kundërshtim me njëra tjetrën, si në planin historik ashtu dhe në atë të tanishëm, duke treguar kështu, në rastin më të mirë, një çoroditje ideologjike.
Ndërkaq mesazhi që iu përcillet armiqve është ai më i gabuari, më i rrezikshmi.
Sllavët, historikisht, janë përpjekur që konfliktin ta zhvendosin në planin fetar, në të cilin ata gjejnë më unitet të brendshëm dhe përkrahje të jashtme.
Ngjarjet e Luginës, ku po bëhen përpjekje për vendosjen e monumentit të dëshmorëve për lirinë e Kombit në hyrjen e një xhamie, janë prova më e mirë.
Prezenca e një delegacioni zyrtar, në të cilin përfshiheshin edhe ushtarakë të lartë, në inaugurimin e një xhamie, sjell probleme serioze në zbatimin e Kushtetutës, e cila parashikon që Shteti, përveç se pa fe zyrtare, duhet të kujdeset edhe për identitetin e shqiptarëve, qofshin në emigrim apo në Tokat e pushtuara, pra kumti i inaugurimit është se identiteti shqiptar është i përzier me atë abrahamik, dhe ky i fundit është mbizotërues, duke punuar kështu në të mirë të sllavëve, dhe të tretëve.
Është i mjerë ai vend udhëheqësit e të cilit nuk njohin historinë e popullit që qeverisin; konflikti ynë me sllavët, dhe të tjerët, nuk është fetar, liria që kërkojmë nuk është ajo thjesht fetare, është pastërtisht kombëtare, pa mbivendosje rrënjëgryerëse.
Kryebashkiaku theksoi se Tirana me Dibrën do të jenë një kafe larg, kafja, me sa duket nuk qenka as ekspres, por turke.
https://ateistet.org/fr1301963
p.s
Lulzim Basha ky që po flet artikulli![]()
Krijoni Kontakt