Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: "Ndihmën sociale ta tërheqin vetëm gratë e jo burrat"

    Tërheqja e ndihmës ekonomike, në Shkodër burrat s’pranojnë ti marrin gratë



    Shkodër - Një pjesë e përfituesve të ndihmës ekonomike për korrikun dhe qershorin ende nuk i kanë marrë paratë për shkak se jo të gjithë janë pro vendimit që ndihma ekonomike të tërhiqet nga bashkëshortet e kryefamiljarëve.
    Janë rreth 30 familje që kanë aplikuar për herë të parë për të përfituar ndihmen ekonomike në Bashkinë e Shkodrës. Sipas shefit të ndihmës ekonomike, Shkelzen Mustafaraj, kjo është një proçedurë e cila ndiqet nga komisioni dhe jo të gjithë aplikuesit janë edhe përfitues.
    Me vendim të Këshillit të Ministrave nga 1 korriku ndihma ekonomike tërhiqet në banka nga gratë, por mesa duket ky vendim nuk u ka ardhur për shtat këtyre kryefamiljarëve.

    ORA NEWS

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Ndihmën sociale ta tërheqin vetëm gratë e jo burrat"

    Hehe epo mire se burrat i pijne raki leket e ndihmes!!
    Por nga ana tjeter tani qe i marin grate leket, do shtohen rastet e dhunes ne familje!!
    Pune dreqi, thike me 2 presa!
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Ndihmën sociale ta tërheqin vetëm gratë e jo burrat"

    Ky po qe eshte ligj!

    Qeveria e Grave nuk le me qe burrat ta terheqin asistencen ne shtet, por duhet qe ta terheqin vetem grate. Po beqareve apo atyre qe u ka vdekur gruaja, kush t'ua terheqi shoku Rama?

    Burrat jane te poshter, kriminela, pijaneca e bixhozxhinj, kurse grate i kemi te mira, te urta, punetore e nikoqire.

    O shoku Rama,

    E bere c'e bere, nxirr edhe nje ligj qe vendos qe ne krevat ne darke, te shtrihet e para gruaja te fleje, e pastaj burri. Keto ligjet e Qeverise se Rilindjes do te bejne qe burrat ti duan me shume grate e tyre!

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Telegrafisti
    Anëtarësuar
    04-07-2014
    Postime
    35

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Ndihmën sociale ta tërheqin vetëm gratë e jo burrat"

    e vija re se Rama eshte cik ndryshe nga natyra , po ka budalla nuk e kishja imagjinuar kurren e kurres .
    si mund te besh ligj kaq apsurde?? jemi ne shekullin e 21!!! o Edi Rama?!! je ne vete?!!

    ky e ka vendos me detyrim se e terheqein vetem grate? po mbase gruaja nuk do te shkoje, o shoku Rama. per me teper qe eshte ligj diskriminus, sepse e ve mashkullin ne drite te keqe. tani jemi dakord qe duhet te kete ligje kunder diskriminacionit te gjinive por jo te mbrojme njeren dhe te vrasim tjetren.

    gjeja me e mire qe do ishte bere eshte qe te parashikohet marrja nga te dy bashkshortet... pastaj e zgjidhin vet ata me njeri tjeterin , kur ka mundesi burri shkon ai , kur ka mundesi femra shkon ajo...

  5. #5

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Ndihmën sociale ta tërheqin vetëm gratë e jo burrat"

    Ku mund ta lexojme kete vendimin te plote se qenka gallat

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Ndihmën sociale ta tërheqin vetëm gratë e jo burrat"

    Pavaresisht qellimit te mire nuk mund t'i ndalojne meshkujt te terheqin ndihmen. Kjo mase besoj do jete marr si pasoje e ankesave te grave ndaj burrave bixhozxhinj e pijanec qe e marrin lekun dhe se sjellin fare ne shtepi. Shteti nuk mund te ndreqi burrin tend, nuk mund te nderhyje deri ne ate pike. Do ishte mire ta benin si jashte. Ndihma sociale nuk jepet leke ne dore por ne tip debit card dhe mund ta perdoresh vetem per te blere ushqime, jo duhan apo alkool.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 04-08-2014 më 14:58
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Ndihmën sociale ta tërheqin vetëm gratë e jo burrat"

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Pavaresisht qellimit te mire nuk mund t'i ndalojne meshkujt te terheqin ndihmen. Kjo mase besoj do jete marr si pasoje e ankesave te grave ndaj burrave bixhozxhinj e pijanec qe e marrin lekun dhe se sjellin fare ne shtepi. Shteti nuk mund te ndreqi burrin tend, nuk mund te nderhyje deri ne ate pike. Do ishte mire ta benin si jashte. Ndihma sociale nuk jepet leke ne dore por ne tip debit card dhe mund ta perdoresh vetem per te blere ushqime, jo duhan apo alkool.
    E bukura eshte qe te gjithe njerezit qe ka perreth ne qeveri, duke qene se e njohin se cfare psikopati eshte, kane frike qe te hapin gojen e ti thone: shoku Rama, sikur nuk shkon kjo pune se po na irriton pa shkak gjysmen e gjithe elektoratit dhe ata qe shkojne te paret te votojne ne zgjedhje. Nuk i thone se e dine qe psikopati shperthen ne sharrje dhe dhune ndaj kujtdo qe nuk ben sic e ka ai fiksimin ne koke.

    Shqiptaret duhet te marrin leksione si te sillen me grate e tyre nga kryeministri i tyre qe eshte martuar 3 here.

    O shoku Rama,

    Por kur merrje asistencen e shtetit francez ne France, ti shkoje e merrje apo e dashura jote franceze?

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •