"Miti dhe e vėrteta" - nga Alvaro Vargas Llosa

Miti dhe e vėrteta
nga Alvaro Vargas Llosa

Che Guevara, qė bėri kaq shumė (apo ishte aq pak?) pėr tė shkatėrruar kapitalizmin, tani ėshtė njė markė tipike kapitaliste. Imazhi i tij zbukuron filxhanė, kapele, ēakmakė, mbajtėse ēalash, portofola, shami, kanotiere, ēanta, xhinse, dhe sigurisht ato bluzat e kudondodhura me fotografinė me kasketė, qė Alberto Korda i shkrepi idhullit socialist gjatė viteve tė para tė revolucionit. Fotografi qė, ende sot kaq vite pas vdekjes, tė jetė imazhi shikut revolucionar (apo kapitalist?). Sean O’Hogan shkruante pėr The Observer se ekziston edhe njė ilaē rrobash me sloganin «Che-ja lan mė mirė». Me prodhimet e Che-sė merren korporata tė mėdha dhe sipėrmarrje tė vogla, si Burlington Coat Factory, nė reklamėn televizive tė sė cilės shfaqet njė i ri me veshje pune dhe me bluzėn e Che-sė, apo si Flamingo’s Boutique e Union City nė New Jersey: pronari i sė cilės furisė sė emigrantėve politikė kubanes u pėrgjigj me argumentin e pakundėrshtueshėm «shes ēdo gjė qė njerėzit duan tė blejnė». Edhe revolucionarėt nuk janė tė pandjeshėm ndaj rregullave tė tregut: The Che Store, dyqani i Che-sė nė internet, do tė plotėsojė «tė gjitha nevojat tuaja revolucionare»; gazetari italian Gianni Miną i shiti Robert Redford-it tė drejtat e filmit bazuar nė ditarin e udhėtime qė Che kreu nė Amerikėn e Jugut nė vitin 1952, nė kėmbim tė mundėsisė pėr tė realizuar njė dokumentar nė sheshxhirim. Pėr tė mos folur pėr Alberto Granado-n qė shoqėroi Che-nė gjatė atij udhėtimi dhe qė sot kryen kėshillime pėr dokumentaristė tė ndryshėm ndėrkohė qė – si raporton El Paķs – mes kraharorėve tė patės shoqėruar me verė tė Rioja-s ankohet se nuk mund tė vjelė tė drejtat pėr shkak tė embargos amerikane ndaj Kubės. (…) Transformimi i Che-sė nė njė markė kapitaliste nuk ėshtė gjė e re por ka pasur njė rigjallėrim domethėnės. Domethėnės pasi ndodh vite pas rrėnimit tė politik dhe ideologjik tė ēdo gjėje qė Guevara pėrfaqėsonte. Njė ringritje e papritur qė vjen sidomos si pasojė e “Ditarėt e motoēikletės ”, filmi me regji tė Walter Salles dhe prodhuar nga Robert Redford. (…) Pėr tė qenė tė saktė ky rigjallėrim nisi nė vitin 1997, nė tridhjetė vjetorin e vdekjes sė Che-sė, kur nėpėr librari u shfaqėn pesė biografi dhe kur njėkohėsisht , me koincidence njė interesante, pas pohimeve tė njė gjenerali bolivian nė pension, pranė aeroportit bolivian tė Vellagrande-s u zbuluan eshtrat e Guevara-s. Pėrvjetori pėrqendroi vėmendjen edhe nė fotografinė e famshme tė Freddy Alborta-s ku mbi njė tavolinė paraqitet kufoma e Che-sė me njė romantizėm si tė Krishtit tė Mantenga-s.

Ėshtė normale qė besimtarėt e njė kulti tė mos njohin tė vėrtetėn historike tė heroit tė tyre. Nuk habit qė ndjekėsit e tanishėm tė Che-sė, admiruesit e tij postkomunistė, tė vetė mashtrohen duke u kapur pas njė miti – me pėrjashtim tė tė rinjve argjentinas qė kanė nxjerrė shprehjen: «Tengo una remera del Che y no sé por qué», «Kam njė bluzė tė Che-sė dhe nuk e di pėrse». Mendojmė sa, kohėt e fundit, kanė valėvitur fytyrėn e Che-sė si ikonė tė drejtėsisė e tė rebelimit ndaj abuzimeve tė pushteti. Nė Libi demonstruesit qė protestonin, mbi varrin e kryeministrit Rafiq Hariri, kundėr Sirisė mbanin imazhin e Che-sė. Thierry Henry, futbollist francez, mori pjesė nė njė festė tė madhe organizuar nga FIFA, veshur me njė bluzė tė Che-sė. Nė njė kritikė tė filmit “Toka e tė vdekurve tė gjallė” tė George A. Romero, publikuar te New York Times, Manohla Dargis shkruante: «Goditja kryesore ėshtė transformimi i njė zombi tė zi nė njė lider revolucionar» dhe shtonte: «Mendoj se nė fund tė fundit Che-ja ėshtė gjallė». Gjatė njė udhėtimi nė Venezuelė, gjatė tė cilit takoi edhe Hugo Chįvez-in, Maradona shfaqi njė tatuazh tė Che-sė nė krahun e djathtė. Nė Stavropol, Rusia jugore, demonstruesit qė denonconin koncesionet shtetėrore u grumbulluan nė sheshin e qytetit duke valėvitur flamuj me Che-nė. Nė San Francisko, City Light Books, tempull i letėrsisė beat, ofron vizitorėve njė seksion kushtuar Amerikės latine nė tė cilėn gjysma e rafteve mban libra pėr Che-nė. José Luis Montoya, njė polic meksikan qė lufton trafikun e drogės nė Mexicali, vesh njė shami me Che-nė sepse e bėn tė ndihet mė i fortė. Nė kampin e refugjatėve tė Dheisheh-ut nė Cisjordani, posterat e Che-sė zbukurojnė njė mur qė pėrkujton Intifadėn. Njė e pėrjavshme e Sidnejt rreshton tre tė ftuar ideal pėr njė festė: Alvar Aalto, Richard Branson dhe Che Guevara. Leung Kwok Hung, rebeli i zgjedhur nė Kėshillin legjislativ tė Hong-Kongut, sfidon Pekinin duke veshur bluzėn e Che-sė. Nė Brazil, Frei Betto, kėshilltar i presidentit Lula da Silva, pėrgjegjės i programit «Zero uri», pohon se «do tė duhej t’i kishim kushtuar mė pak vėmendje Trockit dhe mė shumė Che Guevarės». Dhe mė e famshmja: nė ceremoninė Academy Awards tė kėtij viti, Carlos Santana dhe Antonio Banderas interpretuan muzikėn e filmit “Ditarėt e motoēikletės”; Santana kishte veshur nė bluzė tė Che-sė dhe njė mbante njė kryq. Shprehje tė kultit tė ri tė Che-sė gjenden gjithandej.

Edhe njė herė, miti tėrheq njerėz kauza e tė cilėve ėshtė plotėsisht e kundėrt me atė qė Guevara ishte. (…) Nė janar tė vitit 1957, si shkruhet nė ditarin e Sierra Maestra, Guevara i shtiu Eutimio Guerra-s, i dyshuar pėr rrjedhje informacioni: «E zgjidha problemin me njė kalibėr 32 nė pjesėn e djathtė tė trurit… Ē’ishte e tij u bė e imja». Mė vonė i shtiu dhe Aristidio-s, njė fshatari qė kishte shprehur dėshirėn pėr tu tėrhequr sapo rebelėt tė ishin larguar. Ndėrsa pyeste veten nėse viktima «ishte fajtore sa pėr tė merituar vdekjen», nuk hezitonte tė urdhėronte vrasjen e Echevarrķa-s, vėllai i njė shoku, fajtor pėr krime tė papėrcaktuara: «Duhet tė paguajė». Nė raste tė tjera simulonte ekzekutime si formė torture psikologjike. Luis Guardia dhe Pedro Corzo, dy studiues nga Florida qė po punojnė pėr njė dokumentar pėr Che-nė, morėn dėshminė e Jaime Costa Vįzquez-it, ish komandant i ushtrisė revolucionare i njohur si «El Catalįn», sipas sė cilės shumė prej vrasjeve tė Ramiro Valdés, mė tej ministėr i Brendshėm i Kubės, janė pėrgjegjėsi e drejtpėrdrejtė e Che-sė. Valdés-i, nė male, zbatonte urdhrat. «Nė rast dyshimi, vritini» ishte direktiva e Guevarės. Gjithmonė sipas Costa-s, nė prag tė fitores Che-ja urdhėroi ekzekutimin e rreth njėzet personave nė Santa Clara, nė Kubėn qendrore. Si ka shkruar Macelo Fernįndes-Zayas, njė tjetėr ish revolucionar qė mė tej u bė gazetar, disa u vranė nė njė hotel, mes tyre kishte njerėz tė shtresave tė ulėta, fshatarė qė ishin veshur ushtarė pėr tė mos mbetur pa punė.

Megjithatė «makina qė vriste me gjak tė ftohtė» nuk do tė tregonte gjithė egėrsinė e vet deri sa, menjėherė pas rrėzimit tė Batistės, Fideli t’a emėronte drejtor tė burgut tė La Cabańa-s. (Fideli kishte talentin e lindur pėr tė zgjedhur njerėzit e pėrshtatshėm pėr mbrojtjen e revolucionit nga molepsjet). San Carlos i La Cabańa-s ishte njė fortesė e pėrdorur gjatė shek. XVIII pėr tė mbrojtur Havanėn nga piratėt anglezė; mė tej u kthye nė njė kazermė ushtarake. Guevara ishte drejtor gjatė pjesės sė parė tė vitit 1959, njė prej periudhave mė tė errėta tė revolucionit. José Vilasuso, avokat dhe profesor nė Universidad Interamericana de Bayamón nė Porto Riko dhe ish anėtar i organit qė merrej me proceset e shpejta nė La Cabańa-s, kohėt e fundit mė rrėfeu: «Che-ja drejtonte Comisión Depurada. Procesi respektonte vetėm ligjet e Sierra-s: ishte njė gjykatė ushtarake dhe sipas udhėzimeve tė Che-sė duhet tė vepronim me vendosmėri, sepse tė gjithė ishin vrasės dhe tė veproje nė mėnyrė revolucionare do tė thoshte tė ishe i palėkundur. Komandanti im ishte Miguel Doque Estrada. Detyra ime ishte rregullimi i dosjeve pėrpara se tė dėrgoheshin nė Ministri. Ekzekutimet zhvilloheshin nga e hėna deri tė premten, nė mes tė natės, sapo merrej vendimi dhe konfirmimi, i kurdohershėm, nė shkallėn e apelit. Nė natėn mė tė tmerrshme qė mbaj mend, u vranė shtatė njerėz».

Javier Arzuaga, priftin qė ngushėllonte tė dėnuarit me vdekje, dėshmitar i dhjetėra ekzekutimeve, e takova nė shtėpinė e tij nė Porto Riko. Ish prift katolik, sot shtatėdhjetepesė vjeēar, e pėrcakton veten «mė afėr Leonard Boff-it dhe teologjisė sė Ēlirimit sesa ish kardinalit Ratzinger», kujton se: «Gjendeshin rreth tetėqind tė burgosur nė njė hapėsire qė nuk mund tė mbante mė shumė se treqind: ishin ish ushtarakė dhe policė tė epokės sė Batistės, gazetarė dhe ndonjė sipėrmarrės. Gjykata revolucionare pėrbėhej nga njerėz tė milicisė. Che Guevara drejtonte Gjykatėn e Apelit. Nuk anuloi asnjė vendim. Vizitoja “krahun e vdekjes” nė Galera de la muerte. U hap fjala se i hipnotizoja tė burgosurit nga qė shumė prej tyre rinin tė qetė, kėshtu qė Che-ja urdhėroi qė unė tė isha prezent gjatė ekzekutimeve. Pas largimit tė tij, nė maj, u zbatuan edhe shumė vendime tė tjera. Unė kam parė 55 ekzekutime. Ishte njė amerikan, Herman Marks, me tė gjitha gjasat njė ish i burgosur. E quanim «kasapi» sepse kėnaqej kur jepte urdhrin pėr tė hapur zjarr. Mbrojta pėrpara Che-sė ēėshtjet e shumė tė burgosurve. Nė veēanti mė kujtohet njė i ri, Ariel Lima. Che-ja nuk u lėkund. As Fideli kur e takova. U trondita aq shumė sa qė nė fund tė majit tė vitit 1959 mė urdhėruan tė largohesha nga kisha e Casa Blanca-s, nė tė cilėn gjendej La Cabańa dhe ku kisha shėrbyer pėr tre vite rresht. Shkova pėr kura nė Meksikė. Ditėn qė u nisa, Che-ja mė tha qė secili nga ne ishte pėrpjekur tė tėrhiqte tjetrin nga ana e vet por mė kot. Fjalėt e tij tė fundit ishin: “Kur tė heqim maskat do tė rikthehemi armiq”».

Sa veta janė vrarė nė La Cabańa? Pedro Corzo jep njė shifėr prej 200 viktimash, pak a shumė sa shifra e pėrllogaritur nga Armando Lago, njė profesor ekonomie nė pension, i cili ka pėrpiluar njė listė me 179 emra. Vilasuso pohon se nga janari dhe fundi i qershorit (kur Che-ja la detyrėn nė La Cabańa) u vranė katėrqind persona. Kabllogramet sekrete tė dėrguara nga ambasada amerikane, nė Havana, Departamentit tė Shtetit nė Uashington, flasin pėr «mbi pesėqind». Sipas Jorge Castańeda, njė prej biografėve tė Che-sė, at Ińaki de Aspiuzś, katolik bask i afėrt me revolucionin, ka folur pėr shtatėqind viktima. Felix Rodrķguez, njė agjent i CIA-s qė ishte pjesė e skuadrės qė gjurmoi Che-nė nė Bolivi, mė ka rrėfyer se diskutoi me atė pėr ēėshtjen e «rreth dymijė» pėr tė cilat ishte pėrgjegjės. Rodrķguez-i kujton: «Tha se ishin tė gjithė agjentė tė CIA-s dhe nuk mė dha numrin e saktė».
[Marre nga MVSK ]