DOSIER/ Flet ish- mėsuesi, gazetari dhe shkrimtari Engjėll Fino


-Nė Mashkullorėn me histori ngjarjet nuk kishin tė sosur

- Nė vitin 1956 aty u hap Vatra e Kulturės, njė risi pėr kohėn

- Gogo Nushi mė komunikoi transferimin nė Lazarat

-Nė atė kohė Lazarati kishte shumė probleme, por kishte njerėz bujarė dhe punėtorė

- Si ngrita grupin Folklorik tė fshatit nė Lazarat

- Dhoma e LAVDISĖ muzeale nė Lazarat u bė shembull nė gjithė rrethin e Gjirokastrės

-Dhe pse kishte fanatizėm tė theksuar, nė Lazarat gjeta njė shtrat tė ngrohtė familjar

- nė Lazarat mundėm tė sillnim nė shkolla vajzat dhe tu hiqnim ferexhetė

-Veshja e fustaneve nga gratė ishte njė festė e vėrtetė

-Mė vonė vajzat e Lazaratit do tė zinin vende tė para nė Festivaleve Rajonale

- Ngritja e skuadrės sė futbollit ngjalli njė interes tė jashtėzakonshėm, njė ngjarje historike

-Nė vitin 1969 emėrohem korrespodent i RTSH pėr rrethin e Gjirokastrės

-Dy nga xhirimet mė tė bukura ishin ato nė vitin 1978 me Enver Hoxhėn

-Enver Hoxhėn e kam filmuar tek varrezat e Dėshmorėve dhe para monumentit tė Ēerēiz Topullit

- Enver Hoxha e pėrpinte kamerėn, ecte i sigurt para saj

-Mehmet Shehu, bėnte vizitat dhe nuk afrohej, ishte i ngrysur

- Hysni Kapo nė Dropull: Ju jeni tė lidhur shumė me partinė


Albert ZHOLI


Mėsues, gazetar, shkrimtar. Jeta e tij ka shumė ngjarje tė bukura. I apasionuar pambarimisht me gazetarinė, ai ka lenė gjurmė nė RTSH, pėr zonėn e jugut. Kur flet me ‘tė befasohesh nga kujtesa e saktė. Flet rrjedhshėm dhe i pėrmend emrat e shokėve, bashkėbiseduesve, tė intervistuarve sikur ngjarja tė ketė ndodhur sot. Mashkullora dhe Lazarati, pėr tė mbeten dy emrat mė tė dashur pas Gjirokastrės. Nė kėto dy fshatra me histori, ai ka lidhur pjesėn mė tė bukur tė jetės. Nė bisedė ai citon se “Nė Lazarat mė caktuan me tre detyra. E para ishte detyra ime si mėsues. Sė dyti pėrgjegjės i vatrės sė Kulturės dhe sė treti do tė isha Sekretar i Organizatės Bazė tė partisė sė fshatit, kur dihet si ishte gjendja nė Lazarat”. Kujtimet e tij janė tė panumėrta, pasi nė vitin 1969, ai u emėrua telekronist i RTSH-sė, pėr Gjirokastrėn, Pėrmetin, Sarandėn. Vizita e Enver Hoxhės nė vitin 1978 nė Gjirokastėr ka shumė mbresa nė popull. Ishte koha kur reputacioni i Enver Hoxhės ishte nė zenit.

Njė jetė tė tėrė mėsues dhe gazetar. Si ju kujtohen ditėt e para tė shkollės dhe mėsuesit, shokėt e shoqet e klasės nė Gjirokastėr?

Unė shkollėn fillore e kam mbaruar nė shkollėn Naim Frashri tė qytetit tė Gjirokastrės, nė lagjen e lindjes Manalat. Mbasi mbarova shkollėn 7-vjeēare mė doli e drejta pėr studime nė shkollėn Pedagogjike 2-vjeēare nė Shkodėr. Kėtė shkollė e mbarova nė vitin 1953. Nė gusht tė vitit 1953 mė caktojnė mėsues nė shkollėn 29 Nėntori sot shkolla Ēajupi nė Gjirokastėr. Mbasi ndenja nj vit nė kėtė shkollė mė transferuan nė fshatin Mashkullorė, po nė kėtė rreth. Nė Mashkullorė kam qėndruar 5 vjet si mėsues nė shkollėn 8-vjeēare. Gjatė kėsaj kohe unė u formova si njeri si mėsues dhe si profesionist pasi shkova shumė i vogėl nė moshėn 18-vjeēare. Nė kėtė fshat unė mundohesha tė merrja diēka prej tyre, pasi ishte njė fshat me tradita, por dhe unė me shkollėn qė kisha mund tė jepja diēka nė atė fshat. Gjatė qėndrimit nė Mashkullorė vazhdoja shkollėn e lartė me korrespodencė. Pas dy vjetėsh mbarova Institutin e Lartė Pedagogjik “Aleksandėr Xhuvani”.

Sa vjet qėndrove nė Mashkullorė, si tė trajtuan dhe ēfarė aktivitete bėheshin nė atė kohė?

Unė u ambientova me kėtė fshat pasi jo vetėm qė ishim tė njė zone, por ata mė respektonin shumė. Tė gjithė ishin tė lidhur me shkollėn. Nxėnėsit na shihnin si perėndi. Respekti ishte nė maksimum. Tė gjithė donin tė mėsonin. Nuk e mendoni se si respektoheshin mėsuesit. Nė vitin 1956 aty u hap Vatra e Kulturės, ku mua njėkohėsisht mė caktuan dhe pėrgjegjės tė saj. Filluam tė ngrinim grupin folklorik tė fshatit. Realizuam dhe njė grup artistik dhe estradė, ku bėnim skeēe dhe shumė aktivitete tė tjera. Jeta kulturore filloi tė gjallėrohej. Vatra e Kulturės ishte ēdo natė hapur. Njerėzit ishin shumė tė interesuar qė tė argėtoheshin dhe tė mėsonin. Nė Mashkullorė u formova si intelektual.

Sa vjet ndenje nė Mashkullorė dhe ku shkove mė pas?

Nė Mashkullorė ndenja plot 5 vjet dhe pas kėtyre viteve mė transferuan nė Lazarat. E kujtoj kėtė transferim si sot, pasi nuk doja tė shkoja dhe pse ai ishte shumė mė afėr Gjirokastrės. Nuk e pėlqeva kėtė transferim pasi isha mėsuar nė Mashkullorė, isha bėrė si pjesė e tij, por nga ana tjetėr kisha dėgjuar se Lazarati kishte probleme tė tjera.

Kush ua komunikoi transferimin?

Lazarati kishte shumė probleme qė nuk i kishte Mashkullora. Transferimin ma komunikuan kur isha Pėrgjegjės i kampit tė Pionierėve nė qytetin e Libohovės. Ishte pikėrisht Sekretari i Parė i rrethit tė Gjirokastrės Dashnor Mamaqi sė bashku me anėtarin e Byrosė Politike Gogo Nushi qė ma komunikuan transferimin. Nė bisedėn qė bėmė nė atė tendėn e vogėl tė kampit, i thotė Dashnor Mamaqi Gogos, kėtė djalin do ta transferojmė nga Mashkullora nė Lazarat. I thasė shoku Dashnor jam shumė mirė nė Mashkullorė. Ai mė thotė atė punė e di partia. Nuk kisha ē’tė bėja. Nuk kundėrshtoja dot. Nė atė kohė pėr njė kundėrshtim e pėsoje dhe merrje nė qafė dhe tė tjetėr. U mėrzita shumė, por gjithēka tashmė ishte vendosur. Askush nuk mė pyeste mė. Kur pėrmendej Partia, ēdo kundėrshti ishte e kotė dhe me pasoja.

Edhe aty shkuat si mėsues i thjeshtė?

Nė Lazarat mė caktuan me tre detyra. E para ishte detyra ime si mėsues. Sė dyti pėrgjegjės i vatrės sė Kulturės dhe sė treti do tė isha Sekretar i Organizatės Bazė tė partisė sė fshatit, kur dihet si ishte gjendja nė Lazarat. Nė fillim e mora me frikė. Nuk dija nga ta nisja.

Si ishte nė atė kohė Lazarati?

Tė them tė drejtėn ishte fshat me probleme. Kishte trashėguar nga e kaluara shumė probleme qė sot nuk konceptohen. Kishte mbeturina tė sė kaluarės. Por me thėnė tė drejtėn kur shkova gjeta njerėz krejt ndryshe nga sa komentoheshin. Njerėz shumė tė dashur, tė afrueshėm, tė mirė, tė dėgjueshėm. Nė fillim rrija dhe shikoja me ndėrroje. Nuk merrja dot iniciativa. Mė shumė dėgjoja se flisja. Doja tė njihja sa mė afėr mentalitetin e tyre. Doja ēdo gjė ta prekja vetė, ta shikoja vetė, ta shijoja vetė. Isha i kujdesshėm nė ēdo hap qė hidhja. Sot e them me plot gojėn se nė Lazarat gjeta njė shtrat tė ngrohtė familjar, pasi nė ēdo hap kisha pėrkrahjen e tė gjithė fshatarėve qė donin tė mėsonin dhe tė emancipoheshin. Pas pak javėsh unė ngrita grupin Folklorik tė fshatit, dhe mė vonė njė bėrthamė muzeale ose dhomėn e LAVDISĖ muzeale qė pėr pak muaj u pėrhap nė tė gjithė rrethin e Gjirokastrės si iniciativė e re e panjohur mė parė. Nė vitin 1961 bėmė festivalin e parė folklorik tė fshatit qė ishte Festivali i parė Folklorik nė rang fshati nė rrethin e Gjirokastrės. Pastaj u hap nė disa fshatra. Nė dhomėn “Lavdi e fshatit”, pra njė muze, kishte historikun e fshatit, stenda tė veēanta me foto, objekte tė dėshmorėve dhe patriotėve tė fshatit, biografi tė patriotėve nė vite tė ndryshme, tė gjitha kėto tė ndara nė stenda dhe tė shoqėruara me shkrime dhe foto.

Kush ka qenė nė atė kohė si Sekretar i Parė nė Gjirokastėr?

Unė gjeta Dashnor Mamaqin, pas tij ka ardhur Seit Bushati, Piro Gusho, Rrapo Dervishi. Pra ishin disa Sekretarė tė parė. Tė gjithė kanė lėnė gjurmė. Dihet qė Sekretarėt e Parė aty zgjidheshin. Vinin njerėz me kulturė, tė lidhur me njerėzit. Ishte ajo qė fliten nėn zė, qė duke qenė vendlindja e Enver Hoxhės kujdesi duhej tė ishte nė maksimum.

Sa vite ndenje nė Lazarat dhe ku tė caktuan mė vonė?

Unė kam ndenjur aty deri nė vitin 1969, pra afėrsisht 10 vjet. Isha bėrė si lazaratas.. Aty kisha bėrė shumė punė pasi nuk isha vetėm mėsues, por merresha me veprimtari shoqėrore. Punoja deri vonė nė punė tė ndryshme. Kishte shenja tė theksuara patriarkalizmi

Cilat ishin arritjet mė tė mėdha nė Lazarat?

E para ėshtė se munda ose mundėm tė sillnim nė shkolla vajzat. Ishte bėrė si ligj qė vajzat nuk duhet tė shkojnė nė shkollė. Tė ndryshonim veshjet e grave, pasi rrinin me veshje anadollake. Me shami tė zezė me tumane, me rroba qė mbulonin gjithė trupin. Mezi i bindėm tė vishnin fustane. Sė pari e filluam me nxėnėset e shkollės. Mė vonė me grupet artistike folklorike do tė fusnim dhe vajzat madje, do tė zinim shumė vende tė para nė Festivaleve Rajonale tė kėtyre Festivaleve. Mė vonė organizuam dhe njė skuadėr futbolli qė me tė vėrtetė ngjalli njė interes tė jashtėzakonshėm. Atėherė kishte filluar qė futbolli tė kishte njė pėrhapje tė madhe. Ishte ėndėrr atėherė nė Lazarat tė kishe njė skuadėr futbolli. Ne ja arritėm. Ngjalli njė interes qė nuk imagjinohet. Pra organizuam njė jetė kulturore artistike tė jashtėzakonshme, sa mė vonė vajzat dhe djemtė ishin njėlloj nė kėto aktivitete. Askush nuk mund ta besoj sot se ēfarė pune ėshtė bėrė. Punė titanike, kjo falė dėshirės sė lazaratasve pėr tė mėsuar, pėr t’u emancipuar, pėr tė ecur me kohėn. Ishin njerėz shumė praktikė, ēdo gjė e thithnin menjėherė.

Kur fillove punė si korrespodent i Televizionit Shqiptar pėr Gjirokastrėn?

Pikėrisht nė vitin 1969 pas 10 vjetėsh nė Lazarat. Mė thirrėn dhe mė thanė do jesh korrespodent i televizionit, por vetėm si emėrim, pasi ende nuk kishin ardhur kamerat pėr tė xhiruar dhe pėr tė bėrė xhirime tė ndryshme. Aparatet e xhirimit erdhėn nė vitin 1970. Deri atėherė punoja pėr Radio -Tiranėn. Kronika e parė qė kam bėrė ka qenė ajo e njė feste. Mė dridheshin duart nga emocionet. S’e kisha idenė ende se ēfarė magjie kishte kamera. Ajo tė thithte tė merrte brenda saj. Kishte njė fuqi magnetike tė pazakontė. Nuk thonė kamerėn ose haje ndryshe tė pėrpiu. Pak udhėheqės ishin ata qė mund tė pėrballonin kamerėn. Kjo kur i merrje nė intervistė direkt, pasi kur xhiroje larg tyre ata se kishin idenė se ēfarė bėhej.

Ēfarė ndjeje kur xhiroje ditėt e para?

Ishte njė pėrgjegjėsi e madhe pasi tani thosha me vete do mė shikojnė tė gjithė dhe si do i vejė halli im. Po sikur tė gaboj? Unė nė atė kohė isha telekronist pėr Gjirokastrėn, Sarandėn, Tepelenė dhe Pėrmetin. Pra ishin gjithė ato rrethe qė duhej tė lėvizja. Nė kėtė punė unė ndenja plot 17 vjet nga viti 1969 deri nė vitin 1986. Nė kėtė vit mė kaluan si Pėrgjegjės tė Gjendjes Civile tė rrethit tė Gjirokastrės. Pastaj nga kėtu dola nė pension.

Cilėt nga udhėheqėsit e asaj kohe ke xhiruar me kamerėn tėnde?

Enver Hoxhėn e kam filmuar vetėm njėherė kur erdhi nė Varrezat e Dėshmorėve nė vitin 1978. Ai kishte figurė. E pėrpinte kamerėn. Ecte i sigurt, krenar dhe nuk linte hije mėdyshjeje. Kishte njė paraqitje qė tė ngjallte respekt, pavarėsisht se si komentohen shumė gjėra sot. Por nė atė kohė ai ishte vetė Zeusi. Por si kameraman mund tė them se unė kisha shumė emocione ai shkonte para kamerės me njė siguri absolute. Pėr mė tej e kam xhiruar dhe nė sheshin “Ēerēiz Topulli”. Aty ai dukej po aq madhėshtor. Rrinte krenar duke mos e ndjerė dritėn e kamerės, dilte plot seriozitet para saj, kishte njė hap tė gjatė dhe tė sigurt. Nuk i mora intervistė, por vetėm xhirova dhe tekstin e pėrshtata sipas kronikės. Nė tė dyja kėto xhirime pashė njė Enver ndryshe qė dinte si tė vepronte para popullit. Dinte ti bėnte pėr vete. Vizita e Enver Hoxhės nė vitin 1978 nė Gjirokastėr ka shumė mbresa nė popull. Ishte koha kur reputacioni i Enver Hoxhės ishte nė zenit.

Po Mehmet Shehun a e ke filmuar dhe kur?

Mehmet Shehun e kam filmuar dy herė. Kur i dorėzoi titullin “Heroi i Punės Socialiste” qytetit tė Gjirokastrės dhe njėherė kur i dorėzoi kėtė titull krahinės sė Pogonit. Ai ecte serioz, me hap tė shpejtė dhe nuk bėnte shumė lėvizje tė tepėrta. Nuk i jepte shumė rėndėsi kamerės dhe fliste me gjuhė tė prerė. Tė gjitha vraponin pas tij dhe ai nuk komunikonte shumė. Atė ēka kishte e thoshte troē dhe prerė. Kishte njė komunikim tė ēuditshėm. Ai nuk mė foli fare, por bėri detyrėn dhe iku. Nuk bėnte shumė biseda tė tepėrta. Ne e njihnim mirė ndaj nuk i afroheshim.

Po udhėheqės tė tjerė kė ke takuar?

Janė shumė, por do pėrmend edhe Hysni Kapon. Qė erdhi nė Kooperativėn Bujqėsore tė Dropullit tė Sipėrm. Mbajti njė fjalim solemn. Kryesorja ishte mbjellja e drithėrave dhe sigurimi i bukės nė vend. Ai i falėnderoi tė gjithė punonjėsit pėr punėn dhe lidhjen qė kishin me partinė. Atė kohė vizitat e udhėheqėsve nė zonėn e minoritetit ishin tė vazhdueshme. Ishin tė gjithė tė kujdesshėm nė lidhje me kėtė zonė delikate. Kam filmuar Rita Markon nė njė takim nė Gjirokastėr. Kam filmuar Simon Stefanin, Manush Myftiun por mė shumė kam bėrė kronika nė Ndėrmarrje Bujqėsore, nė Kooperativa, nė punishte, fabrika, uzina, hidrocentrale. Secili nga udhėheqėsit kishte karakteristikat e veta. Por di tė them qė jo tė gjithė kishin lidhje tė natyrshme me kamerėn. Madje kishte shumė udhėheqės qė nuk e donin publicitetin dhe nuk kishin qeft ė dilnin apo tė flisnin, pasi kishin dhe emocion. Por dua tė them se kur vinin udhėheqėsit pėrgjegjėsia ishte e madhe. Ata kishin tipa tė ndryshėm dhe kishin dėshira apo mėnyra tė ndryshme lidhjeje me mediat. Disa i kishin qef, tė tjerė jo. Disa donin tė flisnin disa jo. Pra pėrgjegjėsia ishte e madhe. Pėrgjegjėsi qė tė linte pa gjumė. Stresi ishte gjithmonė bashkudhėtare me ne. Kur i kaloj nė mendje se sa kam kaluar nuk mė besohet. Njė gabim i atėhershėm tė ēonte nė shumė dritare.