Anija me banane do të vinte në Shqipëri, kapen 250 kg kokainë nga Ekuadori në Malin e Zi
BAR- Autoritetet malazeze njoftuan këtë të enjte sekuestrimin e 250 kg kokainë nga Amerika e Jugut në një nga operacionet më të mëdha të drogës në vend.
Droga është zbuluar të mërkurën në një nga portete më të mëdha në vend, atë të qytetit jugor Bar, në një anije që mbante banane të ngarkuara nga Ekuadori për në Shqipëri. Droga ishte e ndarë në 223 pako. Kokaina e cilësisë së lartë kap një vlerë të parashikuar deri në 12.5 milionë euro, sipas autoriteteve doganore vendase.
Kokaina e sekuestruar
Sipas Drejtorit të Doganave Vladan Jokoviç policia ka kryer një kontroll të detajuar në anije, pas dyshimeve. Nga kontrolli është gjetur se droga ishte fshehur në një shtresë të poshte të kontenierit, e ndarë në 223 pako. Sipas tij ngarkesa ishte bërë nga kompania “Vimtcoprp” në Ekuador, dhe anije po kalonte tranzit në Malin e Zi, ndërsa malli ishte i destinuar për kompaninë shqiptare “Rrapo”.
Agjencitë e lajmeve citojnë se Mali i Zi dhe vendete e tjera të Ballkanit janë rrugë kryesore për transitin e drogës nga Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme për në Evropën Perëndimore
Panorama
Krijoni Kontakt