Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi do të paguhej nga Artan Santo?

    Firma ne Shqiperi qe ka bere porosine e bananeve,ka shume mundesi te mos kete lidhje fare me drogen,per arsyen e thjeshte se pronari i firmes ben para
    te madhe nga shitja e bananeve dhe artikujve te tjere dhe ska pse te ngaterrohet
    me pislliqe, drogera,apo arme dhe hyje ne bela me shtet me polici gjyqe dhe perfundoje ne burg.Ekziston nje propabilitet qe dikush qe eshte i lidhur me pronarin e firmes qe ka porosit bananet merret me tregeti droge,dmth pronari
    mund te kete dijeni qe ose bashkepronari i firmes,ose punonjes i firmes,ose shok i pronarit ose kusheri merret me tregeti droge dhe perdor ngarkesen e bananeve
    si oportunitet per te sjelle drogen te fshehur ne banane.
    Duhen bere hetime per lidhjet e pronarit sepse dikush qe pronari njef ka bere porosine e droges....
    Mundesi tjeter eshte kompania logjistike qe merr ngarkesat ne portin shqiptar nga kontenieret ne anije dhe i fut ne maunet/freight/kamionat e medhenj dhe i dergon te firmat
    qe kane porositur mallin ne Shqiperi.Ka mundesi qe shoferet/ndonje prej tyre ka lidhje
    me furnizusit e droges ne Ekuador,ose furnizues ndermjetes ne Itali,sepse droga eshte nis nga Ekuadori,ka ndaluar anija ne Itali,dikush ne Itali e ka marre dhe
    futur ne nje anije tjeter me banane qe ka ardhur nga Ekuadori perseri per te fshehur gjurmet e origjines.Jane taktika te njohura per te fshehur origjinen e vertete se nga cila firme ne Ekuador eshte nisur droga.
    Jane disa firma ne Ekuador qe dergojne banane ne shtete te ndryshme te botes.
    ====
    Budalliku qe une shoh ne kete histori eshte paketimi ne qeska te holla plastmasi
    dhe lidhja e qeskave ne pako tulle(bricks) me peshe 1 kile.Lidhjen e kane bere
    me tape(shirit ngjites) shume te forte me ngjyre argjend(plumbing tape) qe perdoret shume nga hidrauliket.Transportimi i droges ne qeska te holla plastmasi
    eshte gafe e rende,idiotesi dhe shkaku kryesor qe droga eshte diktuar dhe gjetur
    Pse eshte budallik?
    Besoj se e mbani mend nga shkolla,lenda e fizikes se cfare eshte difuzioni
    Difuzioni eshte perhapja e molekulave te nje gazi ne ajer,ne ambjentin qe na rrethon.Pikerisht kjo perhapje molekulash ne ajer quhet difuzion.
    Cfare ndodh?Kontenieret plastike qofte ne forme kutie,qofte ne forme qeskash
    edhe nqs jane te mbyllura mire,NUK JANE HERMETIKE.
    Ne pamje me sy te lire siperfaqja plastike e qeskes apo e nje kutie plastike duket
    kompakte/homogjene dhe e papershkushme.Po a eshte vertet ashtu?
    E verteta eshte qe keto siperfaqe nuk jane 100% kompakte homogjene,siperfaqja e qeskes plastike ka pore(brima shume te vockla mikroskopike) prej nga mund te dale era e materialit qe kjo qeske mban.Se sa shpejt del era apo pas sa kohesh fillon te dale era varet nga trashesia e plastikes/plastmasit.Per material te trashe plastike kerkohet me shume kohe qe molekulat e eres se mallit brenda qeskes te dalin jashte qeskes.Per material plastik me trashesi shume te vogel te holla me pak se 1 mm era del pas nje kohe te shkurter.
    Droga ka qene e fshehur ne kontenier me banane dhe megjithese eshte izoluar dhe lidhur me tejp(shirit ngjites) era e droges ka dale jashte qeskave,jashte pakove ne ajrin brenda kontenierit.Pakot e droges jane derguar nga Ekuadori.
    Malli ka ardhur ne Shqiperi pas 10 ditesh-12 ditesh dhe gjate kesaj kohe eshte cliruar nga pakot e droges sasi e madhe molekulash te aromes se droges.
    Aroma eshte perhapur brenda kontenierit ka ndodhur difuzion.
    Per te maskuar aromen e droges trafikantet kane perdorur kontenier me banane
    Masa e bananeve cliron eren e vet,perseri difuzion,clirim molekulash aromatike te bananes.
    Budalliku eshte ketu,trafikantet kane kujtuar qe era e bananeve do te mbyse
    dominoje mbi eren e droges dhe era e droges nuk do diktohet,nuk do krijohen dyshime dhe shanset jane qe droga do kaloje pa u diktuar nga kontrolli.
    Ne fakt era e droges diktohet megjithese ambjenti ne kontenier mban vetem era banane.
    Pse mund te diktohet?Keto kriminele stupid duhet te kene te qarte se si hunda e qenit funksionon,lol.
    Hunda e qenit permban 220 million qeliza nervore qe perceptojne kapin aromen
    specifike qe kane objekte te ndryshme.
    Hunda e njeriut mund te diktoje disa mijera lloje ererash,kurse hunda e qenit mund te diktoje mbi 100mije.
    Hunda e njeriut nuk ka ate sensivitet,mprehtesi delikatese ne kapjen e aromave
    dhe shume aroma te dobeta nuk i kap fare,kurse qeni i dikton menjehere,pasi qelizat nervore ne hunde jane
    jashtezakonisht te ndjehshme dhe e ndjejne nje arome sado e dobet te jete dhe dergon sinjalin ne trurin e qenit
    dhe aty kopjohet ne memorje dhe ruhet,so regjistri i kujteses se qenit mban nje databaze gjigande ererash,krahasuar me memorjen e njeriut.
    Nje fakt tjeter interesant eshte qe ne dallim nga njeriu qeni mund te ndjeje
    disa lloj ererash njekohsisht,kurse hunda e njeriut mund te ndjeje vetem eren qe dominon me shume ne nje ambjent.
    Nje shembull nqs dikush ne guzhine ka gatuar gjelle
    me keto perberesa
    1.Patate
    2.Qepe e grire
    3.Mish pule
    4.Salce
    5.Kripe
    6.Karrota
    7.Vaj
    8.Uje
    pasi gjella eshte bere gati,dikush qe vjen dhe futet ne shtepi
    ndjen nje ere te forte patatesh......paske bere patate?? Pyet.
    ne kete rast hunda e njeriut dikton eren e patateve pasi del qe nga nxehja ne uje
    pataja leshon aromen me te forte dhe kjo arome eshte dominante mbyt aromat e tjera dhe ajo ere qe njeriu dikton eshte era e patateve.Ja se si funksionon hunda e njeriut.Mund te diktoje 1 apo 2 erera dominante dhe hunda injoron ererat e tjera te dobeta pasi ato erera te dobeta nuk ngacmojne sa duhet qelizat nervore te nuhatjes ne hunde.
    Ne kete situate nqs do futesh ndonje qen ne shtepi qeni do shkoje menehere ne guzhine pasi ndjen eren e gjithe komponenteve perberes te gjelles,qeni dikton eren e patateve,karrotave ,qepeve ujit,kripes,salces,mishit.(Edhe uji edhe kripa kane eren e vet karakteristike por qe nuk diktohet nga hunda e njeriut,hunda e njeriut nuk eshte aq sensitive te diktoje eren e tyre).Pra qeni i dikton aromat/ererat te diferencuara vec e vec, kurse hunda e njeriut kap eren qe dominon, kush eshte era me e forte.
    Tani le te kalojme te situata e kontenierit ne port.Aty ka banane ne sasi te madhe dhe droge te fshehur.Kur policia hap kontenierin do ndjeje vetem eren e bananave,eren mbytese te bananeve,kurse qeni do ndjeje eren e bananeve dhe eren e droges,molekulave te droges te perhapura ne ajer(difuzion).Qeni do orientohet me hunde se nga vjen era e droges dhe do ndaloje te vendi ku eshte fshehur,origjina nga vjen era,"the source" lol.Droga u zbulua mbaroi filmi.
    Pse droga nuk kapet gjithmone nga policia?
    Aryet jane si me poshte
    1.Policia nuk ben punen.
    2.Policat ne porte ne shume raste jane dembela
    nuk kontrollojne fare disa konteniera dhe nuk
    e ngaterrojne fare qenenin me kerkime
    3.Kapja e droges ne automjete/anije do shoqerohet me pune me letra,me telefonata,arrestime,pyetje,etj dhe shume polica duan ti evitojne keto situata
    sepse kjo do te thote me shume pune per policat,me shume andralla.
    Policat i bien shkurt i hedhin kontenierit nje shikim te siperfaqshem dhe kaq.
    Move it.
    Puna u be lol.
    3.Korrupsion ne polici.Polici eshte paguar nga dikush dhe e ben syrin qorr,me fjale te tjera polici shikon ne drejtim south lol dhe droga kalon north lol.
    4.Besushmeri ndaj disa personave qe merren me logjistike dhe kontroll
    Lufta ndaj droges ,te bllokosh hyrjen ne porte dhe dogana kerkon qe motoja
    e policise te jete,mos i beso askujt dhe kontrollo me imtesi cdo automjet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 25-12-2014 më 17:29
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Mal i Zi: Kapen 250kg kokainë e nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E po kjo pike e zeze!

    Kemi probleme me hashashin, tani edhe kokaina na duhet! Po mire ore keta trafikantet pse zgjedhin Shqiperine tone per keto gjera?

    Nuk e dine keta qe Qeveria e Rilindjes nuk te fal?

    O shoku Rama,

    Mos i ben ai Berisha keto pislleqet e kokaines qe te na e nxije faqen tone te Rilindjes?

    Albo
    pirdh pirdh se lirohesh
    qente le te lehin karvani ecen perpara
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi do të paguhej nga Artan Santo?

    Trafiku i 246 kg kokainë për në Shqipëri, zbardhet dosja: Kolumbiani u dorëzua, kish frikë se do e vrisnin

    Emri:  Cesar-Augusto-Pelaez-Triana.jpg

Shikime: 86

Madhësia:  29.1 KB

    Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 15 vjet burgim për shtetasi kolumbian Cesar Augusto Pelaez Triana, i akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

    Ky shtetas është arrestuar me iniciativë nga Policia Gjyqësore e Rinasit, në dt. 10.06.2014, pasi dyshohej se kishte lidhje me një ngarkesë prej rreth 246 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë në portin e Barit, në Malin e Zi.

    Në bazë të hetimit, u arrit të provohej se shtetasi Triana kishte ardhur në Shqipëri për të marrë 600 mijë deri në 1 milion euro për llogari të dy shtetasve kolumbianë, të cilët po kryenin trafikimin e rreth 250 kg kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë. Ky trafik po realizohej me kontenierët me fruta ekzotike, të porositura në Ekuador nga kompania fierake “RR…Company”. Në bazë të provave të mbledhura gjatë hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda ka faktuar se:

    I pandehuri Cezar Augusto Pelaez Triana, me kombësi kolumbiane dhe shtetësi spanjolle, u porosit nga dy shtetas kolumbianë, njëri me emrin EL Chiquetette dhe tjetri me emrin Perea, që të vinte në Shqipëri për të marrë një shumë parash, prej 600 000 deri në 1 000 000 euro, për një ngarkesë droge, e cila do të transportohej, në drejtim të Shqipërisë, me një kontenier me fund të dyfishtë. Si shpërblim për punën e kryer, i pandehuri Cezar Augusto Pelaez Triana do të merrte shumën prej 200 000 euro.

    Në datë 19.05.2014, shtetasi Cezar Augusto Pelaez Triana, mbërriti në Shqipëri, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, nëpërmjet linjës ajrore Barcelonë-Romë-Tiranë dhe, më pas, në Tiranë, është akomoduar në Hotel “Albatros”. Nëpërmjet numrit telefonik të recepsionistes, ai ka komunikuar me një shtetas shqiptar, që fliste spanjisht, numrin e të cilit e kishte marrë nga porositësit e tij. Pas komunikimit me të, u zhvendos për të qëndruar tek një hotel tjetër, pranë qendrës së Tiranës.

    Nëpërmjet medias i pandehuri mësoi për kapjen, në Malin e Zi, të kontenierit me 246 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë, për llogari të Firmës Shqiptare “Rrapo Compani” Sh.P.K. Nga frika i pandehuri mendoi të largohej menjëherë nga Shqipëria. Në mungesë të biletës së kthimit, komunikoi me motrën e tij, Dora Pelaez, që t’a ndihmonte për blerjen e saj. Pasi konsumoi shumë alkool, në datë 10.06.2014, mbërriti në Rinas ku u shoqërua nga policia, te ciles I kerkoi dhe ndihme nga frika qe kishte.

    Në datë 10.06.2014 ora 21.30, shtetasi Cezar Augusto Pelaez Triana u ndalua, me iniciativë, nga oficeri i Policisë Gjyqësore në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi u dyshua për kryerjen e trafikut të narkotikëve, të llojit kokainë. Ky veprim është dokumentuar në procesverbalin e ndalimit të të dyshuarit për një krim”, datë 10.06.2014 ora 21.30.

    Pas ndalimit të shtetasit Triana, Policia Gjyqësore ka ushtruar kontroll në ambjentet dhe në mjetet që gjendeshin në parkimin e kompanisë “RR…Company” në Fier, nga ku nuk ka rezultuar asgjë e paligjshme. Po ashtu, është kërkuar nëpërmjet letër-porosisë drejtuar autoriteteve të Malit të Zi, të cilat konfirmojnë se kanë zbuluar sasinë e lëndës narkotike në dyshemenë e dyfishtë të një kamioni me destinacion kompaninë “RR….Company” në Fier. Gjatë hetimit dhe më tej gjykimit për shtetasin kolumbian Cezar Triana, është marrë në pyetje edhe drejtuesi i kompanisë në Fier. Në deklarimet e tij, pretendohet se ai ka porositur në Ekuador ngarkesë me fruta ekzotike dhe nuk ka asnjë dijeni për lëndën narkotike të gjetur në kontenierët që po transportonin porosinë e tij.

    Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë, po vijon hetimet për të përcaktuar porositësin e lëndës narkotike.

    Syri

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kolumbiani që priste 250kg kokainë nga Mali i Zi do të paguhej nga Artan Santo?

    Kokaina e kapur në Mal të Zi, 15 vjet burg për kolumbianin Triana

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 15 vjet burg kolumbianin Cesar Triana, i cili u arrestuar për kokainën e kapur në Mal të Zi një vit më parë.

    Cesar Triana, i cili kishte mbërritur në Shqipëri për të pritur një sasi droge prej 254 kg kokainë. Lënda narkotike u sekuestrua në Mal të Zi.

    Ai u arrestua mbrëmjen e 10 qershorit të vitit 2014 në aeroportin e Rinasit. 38-vjeçari i lindur në Kolumbi dhe banues në Spanjë, u arrestua teksa tentoi të ikte nga Shqipëria menjëherë pas sekuestrimit të drogës në Mal të Zi.

    Ngarkesa e kokainës ishte nisur nga Ekuadori me një ngarkesë bananesh me destinacion Shqipërinë për t’u shpërndarë më pas.

    Kokaina vinte nga Ekuadori dhe kishte një vlerë që varionte nga 600 mijë deri në 1 milion euro.

    Shqip

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •