Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    15 Maj 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Që nga dëshira për t’u dukur kursimtare, te modestia e pritjes së dhuratave apo rrëfimet për partnerët e mëparshëm, femrat kanë të fshehtat e tyre që i mbrojnë me gënjeshtra të bardha

    Jeta bashkëshortore

    genjeshtrat e grave per burrat (1)

    genjeshtrat e grave per burrat (2)

    genjeshtrat e grave per burrat (3)

    genjeshtrat e grave per burrat (4)

    Historia e kërkimit në internet nuk është i vetmi sekret i vogël që ndani mes jush. Në një studim të Universitetit A&M të Teksasit, femrat kanë pranuar se i thonë të pavërteta partnerit të tyre në një të tretën e kohës. Kjo mund të thotë se personi me të cilin keni shkëmbyer betimet, ju thotë gjëra që nuk janë të sinqerta. Ndodh që ndonjëherë gënjeshtrat “e bardha” të shërbejnë më shumë se e vërteta.

    Pandershmëria e një gruaje mund të vijë prej mungesës së sinqeritetit apo prej përpjekjes për të kënaqur bashkëshortin. E vërteta është se askush nuk do të ndajë një shtrat me një “Pinoke”.

    7 gënjeshtrat që gratë ua thonë burrave

    1. “Ky fustan ishte me ulje.”

    Nuk ishte. Në mendjen e gruas suaj kursimi i parave në raste të veçanta, mund të reduktojë shanset e një grindjeje për buxhetin e familjes. Ky stil i uljes së çmimit u mësohet vajzave prej nënave të tyre, ndaj ato asnjëherë nuk e thonë çmimin e vërtetë të një artikulli që kanë blerë. Të shqetësuara se burrat do t’i gjykojnë në bazë të zakoneve të shpenzimit të parave, gratë hiqen sa më kursimtare që të munden.

    2. “Ti ke organin më të madh që kam parë.”

    Shkencëtarët e quajnë këtë gënjeshtër altruiste, një kompliment i pavërtetë, i projektuar për të mbrojtur bashkëshortët prej turpit. Shumica e femrave kanë një ish të dashur që e ka pasur më të madh. Megjithatë, gratë zgjedhin t’ua bëjnë qejfin partnerëve të tyre me këtë gënjeshtër, për të mos shkatërruar egon e tyre.

    3. “Kam fjetur vetëm me dy meshkuj.”

    E pakta dy. Studimet tregojnë se shumica e femrave priren ta ulin numrin e partnerëve që kanë pasur në të shkuarën, e kundërta ndodh me meshkujt, që priren ta rrisin këtë numër. Kjo është një praktikë e njohur te gratë që kanë vendosur ta sistemojnë jetën me një partner. Në mendjen e femrave janë shumë raste përjashtimore, të cilat nuk llogariten, sepse mund të ketë zgjatur pak, mund të ketë qenë e dehur, mund të mos e ketë parë më atë djalë dhe të tjera si këto.

    4. “Nuk dua asgjë në përvjetorin tonë.”

    Mos e merrni për të mirëqenë këtë frazë dhe bëjini gruas suaj një dhuratë të bukur. Në rastin e “Nuk dua asgjë në përvjetorin tonë”, ajo thjesht po përpiqet të thotë atë që ju doni të dëgjoni. Përkthimi i frazës është: nuk e di çfarë dua, por ti bën mirë të gjesh diçka që do të më pëlqejë shumë. Bashkëshortet duan që partnerët e tyre t’ia lexojnë mendjen.

    5. “Nuk i dua fëmijët tani shpejt.”

    Mendojeni përsëri. Ndoshta ajo mund të mos kërkojë me patjetër të mbetet shtatzënë, por në trurin e saj është një orë që numëron mbrapsht. Femrat e dinë që meshkujt nuk duan të nguten, sidomos në rastin e lindjes së fëmijëve, ndaj nuk e shfaqin dëshirën e tyre. Brenda një femre ka gjithnjë një dëshirë të madhe për të pasur një fëmijë dhe për të provuar ndjesinë e bukur të të qenët nënë. Mendohuni rreth kësaj çështjeje.

    6. “S’i kam problem mbrëmjet kur luan me shokët.”

    Jo gjithmonë. Mbrëmja juaj me shokët mund t’i japë asaj mundësinë të bëjë aktivitetet që dëshiron apo të qetësohet, por kjo nuk do të thotë se duhet ta bëni çdo fundjavë. Është në natyrën femërore të dojë një partner që është i përkushtuar dhe jo neglizhent. Për më tepër, gratë dëshirojnë ta kenë bashkëshortin përreth tyre. Problemi është se femrat e dinë sesa e çmojnë meshkujt lirinë dhe për këtë arsye hiqen sikur nuk e kanë problem kur ata kërkojnë pushim prej përgjegjësive të tyre.

    7. “Nuk do të ndryshoja asgjë te ti.”

    Sigurisht që do të ndryshonte. Nëse gruaja juaj do të mund të kishte një xhind që plotëson dëshirat, do t’ju bënte të mos e njihnit veten. Por xhindet nuk ekzistojnë, ju ekzistoni, për rrjedhojë ajo ju ka pranuar kështu siç jeni, deri në çastin që të gjejë mundësinë t’ju ndryshojë. Megjithatë, ajo zgjedh të mos flasë dhe ta lërë marrëdhënien të rrjedhë e lumtur.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...rrave-te-tyre/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Në një studim të Universitetit A&M të Teksasit, femrat kanë pranuar se i thonë të pavërteta partnerit të tyre në një të tretën e kohës.
    bobooo cfare stresi... tmerr!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Pa lidhje. Te paren dhe e perdorim ne fakt. Per te miren e tyre e bejme qe mos te shqetesohen. Meshkujve mire ja bejne qe i genjejne se pastaj ta kujtojne vend e pavend. Ca gjera mire eshte te mos i ndash me asnje.
    Pastaj ka me genjeshtar se meshkujt?!
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin

    ...Se edhe ata te 'shkretet' per te miren e Femrave genjejn

  5. #5
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Pa lidhje. Te paren dhe e perdorim ne fakt. Per te miren e tyre e bejme qe mos te shqetesohen. Meshkujve mire ja bejne qe i genjejne se pastaj ta kujtojne vend e pavend. Ca gjera mire eshte te mos i ndash me asnje.
    Pastaj ka me genjeshtar se meshkujt?!
    Nuk pranoni realitetin ju femrat edhe verboheni nga krenaria femerore kur jepni keto pergjigje

  6. #6
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Nuk pranoni realitetin ju femrat edhe verboheni nga krenaria femerore kur jepni keto pergjigje
    Sa e pranoni realitetin ju meshkujt ?

    Shkojm 7 me 7 .... :-D

    7 gënjeshtra më të shpeshta që meshkujt ua bëjnë femrave

    Edhe nëse e keni nuhatur tymin e duhanit tek ai, apo madje edhe e keni kapur duke pirë duhan fshehtas, kur ia tërheq vërejtjen femra, ai e mohon.
    Gënjeshtrat mund të jenë të përgatitura në mënyra të ndryshme por edhe për shkaqe të ndryshme, mirëpo këto janë ato 7 gënjeshtra të cilat më së shpeshti mashkulli ia thotë femrës për të dalë nga vështirësitë, në mënyrë që të mos e lëndojë partneren...

    Mirëpo femrat e dinë se ato janë gënjeshtra, edhe pse janë qëllimmira, gënjeshtra e thënë në fytyrë më së shumti dhemb, transmeton Telegrafi.

    Nuk kam “vjedhur” me sy femër tjetër

    Madje edhe kur kapen me “presh në dorë”, meshkujt nuk do të pranojnë se i kanë “studiuar” dekoltenë, vithet dhe këmbët asaj biondeje, e cila ka kaluar pranë jush me taka super të larta. Madje mund edhe t’ju akuzojë që po shfaqni paranojë dhe xhelozi të paarsyeshme dhe se vetëm po kërkoni “shkas për t’u grindur”.

    Nuk kam ndezur asnjë cigare

    Edhe pse keni ndier tymin cigares tek ai apo madje e keni kapur duke pirë cigare fshehtas, do ta mohojë këtë. Dhe jo vetëm kaq, mund t’ju akuzojë që po e sulmoni pa arsye, sepse “ajo aromë tymi ka mbetur nga ndonjë person tjetër i cili ka pirë afër tij apo ka qenë në kafene ku kanë tymosur shumica”.

    Vetëm për ty fantazoj

    “Gjithmonë vetëm për të fantazoj dhe mendoj”. Femrat e dinë që kjo nuk është e vërtetë sado që mashkulli të përpiqet “ta bindë” apo e kundërta. “Si mund të të shkojë mendja që unë të mendoj për ndonjë tjetër?”

    Nuk mund ta përballoj ditën pa ty

    Gënjeshtër e kulluar! Do ta thotë atë në çastin derisa është duke menduar se si do të ishte më mirë që partnerja e tij të shkonte së paku për një ditë tek e ëma. “Thjesht, që t’i ndihmojë paksa dhe të jetë me të vetët”.

    Nuk kamë vënë gjumë në sy, kam menduar

    Nuk kanë qejf kur i kapim duke dremitur në punë apo derisa “shikojnë” ndonjë film. Menjëherë, në shumicën e rasteve, do të thonë: Kush, unë? Jo, nuk kam fjetur.

    Nuk kam harruar

    Është dashur ta thërrasë mjeshtrin për të rregulluar diçka në shtëpi... Është dashur që pas përfundimit të punës të shkojë te mikja e saj për të marrë diçka – por as nuk e ka thirrur mjeshtrin, as nuk ka shkuar tek mikja. Femrat e dinë që ka harruar, mirëpo kur e pyesin, menjëherë do të përgjigjen: Nuk kam harruar, por kam pasur punë dhe obligime të tjera.

    Nesër do ta rregulloj atë

    Kur femrat t’i pyesin kur do të rregullojnë diçka, p.sh. ndonjë prishje që ata mund ta rregullojnë shumë lehtë, mashkulli do të përgjigjet “Nesër do ta rregulloj”, edhe nëse nuk dëshiron ta zgjidhë atë së shpejti, aq më parë nesër. “Nuk mundem tani, po më mungojnë veglat, nuk mundem tani, jam i lodhur, tani po shikoj ndeshjen në TV, nuk është urgjent – do të rregullohet nesër...! Dhe kjo “nesër do ta...” zgjat disa muaj. /Telegrafi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga zANë : 20-05-2014 më 09:35

  7. #7
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Ky Telegrafi qe paska shkrujt gjithe keto bukurira paska rrjedh fare. Si qenka ky muhabet me mcef se pi duhan? : o Hakmarrje per genjeshtrat e femrave

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Ky Telegrafi qe paska shkrujt gjithe keto bukurira paska rrjedh fare. Si qenka ky muhabet me mcef se pi duhan? : o Hakmarrje per genjeshtrat e femrave
    Mos u habit se ka plot qe genjejne per duhanin. Ai imi nuk e fsheh qe pi por gjithmone thote ja diten e pare te muajit do e le. Sa muaj e vite po kojne se.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    kot fare.

    .........
    "Më e mira është armike e së mirës"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    kot fare.

    .........
    Sidomos ajo e dyta. Boohhh! Vetem nje femer rrugesh mund ta thote dicka te tille. Burrat ne pergjithesi behen keq kur i krahason me te tjeret, qofte dhe per ti mburrur. Vetem mendimi qe femra e tij ka patur nje tjeter e acaron e jo me te duroje krahasime.
    haha
    Feelings change - memories don't.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    Prudence (21-05-2014)

  12. #11
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Sidomos ajo e dyta. Boohhh! Vetem nje femer rrugesh mund ta thote dicka te tille. Burrat ne pergjithesi behen keq kur i krahason me te tjeret, qofte dhe per ti mburrur. Vetem mendimi qe femra e tij ka patur nje tjeter e acaron e jo me te duroje krahasime.
    haha
    Athuajse burrat i bejne presion grave cdo dite o me thuaj kush e ka me te madh o behet nami
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Edhe ajo vlen angmokio. Prandaj thashe qe burrat nuk duan t 'i krahasosh, nuk e shtrojne kurre ate pyetje ,vetem nese femra ja thote vet. Te rralla jane te tilla femra, rrezik me pak se 1%. Me nje fjale nuk ja vlen as te permendet si genjeshter.
    Feelings change - memories don't.

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Edhe ajo vlen angmokio. Prandaj thashe qe burrat nuk duan t 'i krahasosh, nuk e shtrojne kurre ate pyetje ,vetem nese femra ja thote vet. Te rralla jane te tilla femra, rrezik me pak se 1%. Me nje fjale nuk ja vlen as te permendet si genjeshter.
    Paramendojeni nje femer shqiptare ti bej kete lloj "levdate" burrit te saj shqiptar ..sa jane gjasat qe ajo te mos te perfundoj ne emergjence ?!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ane : 20-05-2014 më 17:23
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    haha ane kur shkruajta me pak se 1% vetem femren shqiptare nuk kisha parasysh. Te pakten ne marredhenie midis bashkeshorteve as behet fjale, besoj. Vetem ndonje dashnore e "zjarrte" mund ta thote ta bej per vete burrin e tjetres.
    Feelings change - memories don't.

  16. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    haha ane kur shkruajta me pak se 1% vetem femren shqiptare nuk kisha parasysh. Te pakten ne marredhenie midis bashkeshorteve as behet fjale, besoj. Vetem ndonje dashnore e "zjarrte" mund ta thote ta bej per vete burrin e tjetres.
    Pikerisht ,ne shoqerine tone ajo femer qe i thote burrit gjera te tilla ,pervec qe eshte femer "bitch" duhet te jete edhe trime
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  17. #16
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Gënjeshtrat që të gjitha gratë ua thonë burrave të tyre

    15 Maj 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    2. “Ti ke organin më të madh që kam parë.”

    Shkencëtarët e quajnë këtë gënjeshtër altruiste, një kompliment i pavërtetë, i projektuar për të mbrojtur bashkëshortët prej turpit. Shumica e femrave kanë një ish të dashur që e ka pasur më të madh. Megjithatë, gratë zgjedhin t’ua bëjnë qejfin partnerëve të tyre me këtë gënjeshtër, për të mos shkatërruar egon e tyre.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...rrave-te-tyre/

    Une gjithmone e kam besuar (
    Cdo gje eshte relative...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •