Grupi prej pesë personave, “Shtegtarët e lirë”, në përbërje Ekrem Avdia, Jahi Mustafa, Nazim Ajdini, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha paraditën e kësaj të mërkure janë nisur këmbë për në Bruksel për të bartur mesazhin “5 milionë hapa për një hap”, duke mëtuar ta senzibilizojnë opinionin ndërkombëtar se Kosova ende nuk e ka marrë liberalizimin e vizave.
Për t’i dëshiruar rrugë të mbarë këtyre qytetarëve , ka dal edhe kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu dhe qytetarë të shumtë. Ky grup ka paraparë që të bëjë 78 ditë rrugëtim në këmbë.
Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka rikujtuar se një pjesë e këtij grupi një veprim të tillë, ecje në këmbë nga Gjilani drejt Vlorës e kishin bërë edhe me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar duke përçuar kështu mesazhin e sakrificës së popullit shqiptarë për të qenë i lirë.
Haziri ka uruar që këta qytetarë në rend të parë të kenë shëndetin dhe të arrijnë pas 78 ditëve shëndosh e mirë në Bruksel e ku tha se do tu bashkohet pastaj për tu kthyer bashkë me ta, ndërsa u shpreh i bindur se në cilindo shtet që do të kalojnë dhe edhe
kur të arrijnë në Bruksel , këta qytetarë do të bëjnë që të ndihemi krenarë të gjithë ne.
Mbështetje Grupit prej pesë vetash që janë nisur në këmbë për në Bruksel, u ka dhënë edhe Ardian Bytyqi, përfaqësues i Ministrisë së Diasporës , i cili ka thënë se përgjatë rrugëtimit të tyre kudo që të jenë do ta kenë mbështetjen e tyre.
Ekrem Avdija i ka falënderuar të gjitha ata që kanë ndihmuar që kjo iniciativë e tyre të bëhet realitet dhe po nisen të lumtur që kahdo që do të shkojnë do të përçojnë mesazhin se edhe Kosova është pjesë e Evropës dhe edhe qytetarët e saj duhet të lëvizin lirshëm.
http://www.zeri.info/artikulli/32946...e-bruksel-foto
Turpi kombetar s'ka brina!
Gjera te tilla te turpshme prodhon vetem nje shtet i deshtuar si ky i Thacit ne Kosove.
Krijoni Kontakt