Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Drejtori i Institutit të Shërbimit Higjeno – Sanitar në Lushnjë, Isuf Çela i bie këmbanave të alarmit për përdorimin pa kriter të hormoneve, pesticideve dhe stimulantëve në bujqësi. Tregëtarët e pranojnë se prodhimet që marrin nga fermerët nuk janë të kontrolluara dhe se qytetarët nuk kanë garanci për perimet që u shiten.




    Klan
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Ue cfare lajmi BOMBE !
    Lajm qe shitet por asnje gje konkrete nuk thote gazetaruci.
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Pse çfarë desh ti, të shihje njerëz të shtrirë rrugëve ?!!

    Shko në spitale se i gjen të shtrirë atje !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Po katunaret e LSI te ushnjes, po na Kajn nonen neve, vetes dhe ktyre politikaneve hajdare dhe familjeve te tyre.

    Kshu o kur Jane ngrit komet dhe I Kane ren kokes...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Lajmi nuk behet duke intervistuar nje pijetar, nje fshatar dhe nje shites.
    Nuk mund te hedhesh nje bombe te tille mbi pipëllin naiv sepse i beson te gjitha!
    Per nje lajm te tille duhen perdorur disa studime, me disa analiza, duke sjelle dicka konkrete, jo hajt oburra se ka plasur kimikati dhe u semuren te gjithe ME KANCER.



    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Pse çfarë desh ti, të shihje njerëz të shtrirë rrugëve ?!!

    Shko në spitale se i gjen të shtrirë atje !
    Cdo gje eshte relative...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    O smokkie,

    Ku jeton ti?

    Po te jetosh ne shqiperi,

    I ke pa psh hidet, qe ishin sa nji koker kumblle vardare?

    Ose hudhrat tani qe e Kane kercellin, si me qene shkop?

    Po te benin kontrolle kto te ushqimit, do ha in vetem bar nga liqeni....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Po katunaret e LSI te ushnjes, po na Kajn nonen neve, vetes dhe ktyre politikaneve hajdare dhe familjeve te tyre.

    Kshu o kur Jane ngrit komet dhe I Kane ren kokes...
    O xhuu..me kujtove nje vjershe qe e recitonte shpesh profesori im i letersise, qe ishte nje hajvan i papermbajtur komunist (socialist pas 90)

    Bashke me gushtin iku dhe vapa
    Zoti na ruajte c'dimer vjen prapa
    Do ngrihen plehrat nga fundi tokes
    do ngrihen kembet ti bien kokes..

    meduket se eshte e Sh Musarajt kjo por nuk jam i sigurte.

    Saper hormonet ne bujqesi eshte mese e ditur. Madje para disa ditesh degjova qe vdiq nje djal nga nje semundje shume e rralle ne shqiperi. Nje djalosh diku tek te pesembedhjetat ne nje dasem fshati han nje cope mish vici por qe fatkeqesisht e zier jo mire dhe pikerisht vendi ku i ishte injektuar hormoni. Cfare ndodhi me djaloshin? Pasi ishte shtruar ne spital vihet re nje rritje e menjehershme e organeve gje e cila i kushtoi jeten.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    O xhuu..me kujtove nje vjershe qe e recitonte shpesh profesori im i letersise, qe ishte nje hajvan i papermbajtur komunist (socialist pas 90)

    Bashke me gushtin iku dhe vapa
    Zoti na ruajte c'dimer vjen prapa
    Do ngrihen plehrat nga fundi tokes
    do ngrihen kembet ti bien kokes..

    meduket se eshte e Sh Musarajt kjo por nuk jam i sigurte.

    Saper hormonet ne bujqesi eshte mese e ditur. Madje para disa ditesh degjova qe vdiq nje djal nga nje semundje shume e rralle ne shqiperi. Nje djalosh diku tek te pesembedhjetat ne nje dasem fshati han nje cope mish vici por qe fatkeqesisht e zier jo mire dhe pikerisht vendi ku i ishte injektuar hormoni. Cfare ndodhi me djaloshin? Pasi ishte shtruar ne spital vihet re nje rritje e menjehershme e organeve gje e cila i kushtoi jeten.
    Kush ishte ky profesori yt?

    Iljazi I qemal stafes?...lol

    Sa gomare, ka pasuar e ka ne arsim....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Perime me pamje të çuditshme, ja përse !

    Emri:  1.jpg

Shikime: 2127

Madhësia:  46.8 KBEmri:  2.jpg

Shikime: 1843

Madhësia:  19.5 KB

    Përdorimi i hormoneve me tepricë tek fruta-perimet ka ndikimin e saj jo vetëm në shëndetin e njeriut, çka është më e rëndësishmja por edhe tek vetë bima. Këtë vetëm një specialist di ta dallojë më së miri, por edhe njerëzit e thjeshtë. Shpesh na ka ndodhur të shohim fruta-perime të deformuara të tipit fruta me kallo të drunjëzuar, fruta me majucë, me zgavra boshe, me plasaritje sipërfaqësore, etj. Pikërisht këto fruta-perime, në dukje të çuditshme nuk janë aspak një mrekulli e nënës natyrë, por ndërhyrje e pastër e dorës së njeriut. Prof. Dr. Jani shpjegon përdorimin me tepri të hormoneve dhe ndikimit në bimë të ndryshme si zarzavate, fruta apo perime. “Tepria në përdorimin e tyre më shpesh shprehet në përkeqësimin e treguesve morfologjik dhe biometrik të bimëve dhe frutave, pra i bën pa vlera tregtare, duke ulur sasinë e produktit që del në treg, e për rrjedhojë ulen të ardhurat e fermës. Ndërsa përdorimi i parakohshëm pengon rritjen dhe zhvillimin normal të bimës dhe dëmton cilësitë tregtare dhe ushqimore të frytit”, sqaron ai.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Hormonet, dëme në shëndetin mendor dhe fizik

    Emri:  3.jpg

Shikime: 1561

Madhësia:  11.8 KB

    Mjekja endokrinologe, Luftime Bruka bën me dije dëmet që i shkaktojnë organizmit produkte të cilave iu injektohen hormone me tepri. Nuk bëhet fjalë për dëme të menjëhershme, por ato të mëvonshme, shkaku i të cilave mbetet shpeshherë mister. Bruka na shpjegon lidhjen midis përdorimit të produkteve të modifikuara, jo biologjike dhe dëmeve që mund të sjellë në organizmin e njeriut. “Kur një person përdor ushqime gjenetikisht të modifikuara, siç mund të jenë edhe ato të cilave iu injektohen hormone të ndryshme për rritje të menjëhershme apo marrjen e ngjyrës, çdo person fillon të ndihet i ngathët, pa energji, ndihet si i përgjumur, pasi këto ushqime quhen ndryshe ushqime “statike”.” Pra, sipas mjekes Bruka, këto ushqime nuk përcjellin energji tek shëndeti fizik dhe mendor i njeriut, pasi produkte të tilla ushqimore nuk përmbajnë bazën e ushqyerjes së njeriut pasi kanë aciditet të lartë dhe organet e trupit nuk janë të afta që për t’i përthithur apo tretur ato. “Aciditeti i lartë në trup mund të çojë në lindjen e sëmundjeve të ndryshme siç mund të jenë çrregullimi i lipideve, çrregullimi hormonal, rritje e kolesterolit, diabet, alergji, krijimin e mykërave dhe shumë sëmundje të tjera. Përdorimi i pesticideve apo hormoneve të shumta tek rendimentet bujqësore, bëhet shkak i shumë sëmundjeve të fushave”, përfundon mjekja Luftime Bruka.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  11. #11

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    smokkie,ne Shqiperi jeton ti ?
    Perpara 10 vjetesh ,nuk kishte 365 dite te vitit domate !!! Tani ka domate ne cdo dite te vitit,dhe jane flak te kuqe nga jashte,dhe eshkë nga brenda.
    Ketej nga jam une prodhojne pa hesap ,dhe une i kam pare vet te gjitha llojet e "menyrave" per pompimin e produkteve bujqesore,duke filluar nga amplifikimi fizik (mandarinat dhe domatet) me aparatura teknologjike,deri te helmet dhe kimikatet.
    Ti shoku si duket jeton ne Suedi dhe nuk e ke idene ca behet ketu.
    Ne Shqiperi tani eshte bere me e forte domatja e kuqe sesa ajo jeshile

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Hormonet, dëme në shëndetin mendor dhe fizik

    Emri:  3.jpg

Shikime: 1561

Madhësia:  11.8 KB

    Mjekja endokrinologe, Luftime Bruka bën me dije dëmet që i shkaktojnë organizmit produkte të cilave iu injektohen hormone me tepri. Nuk bëhet fjalë për dëme të menjëhershme, por ato të mëvonshme, shkaku i të cilave mbetet shpeshherë mister. Bruka na shpjegon lidhjen midis përdorimit të produkteve të modifikuara, jo biologjike dhe dëmeve që mund të sjellë në organizmin e njeriut. “Kur një person përdor ushqime gjenetikisht të modifikuara, siç mund të jenë edhe ato të cilave iu injektohen hormone të ndryshme për rritje të menjëhershme apo marrjen e ngjyrës, çdo person fillon të ndihet i ngathët, pa energji, ndihet si i përgjumur, pasi këto ushqime quhen ndryshe ushqime “statike”.” Pra, sipas mjekes Bruka, këto ushqime nuk përcjellin energji tek shëndeti fizik dhe mendor i njeriut, pasi produkte të tilla ushqimore nuk përmbajnë bazën e ushqyerjes së njeriut pasi kanë aciditet të lartë dhe organet e trupit nuk janë të afta që për t’i përthithur apo tretur ato. “Aciditeti i lartë në trup mund të çojë në lindjen e sëmundjeve të ndryshme siç mund të jenë çrregullimi i lipideve, çrregullimi hormonal, rritje e kolesterolit, diabet, alergji, krijimin e mykërave dhe shumë sëmundje të tjera. Përdorimi i pesticideve apo hormoneve të shumta tek rendimentet bujqësore, bëhet shkak i shumë sëmundjeve të fushave”, përfundon mjekja Luftime Bruka.
    avash se ke marre shume hove me duket .... ! Keto akuza pa baze , jan lufte qe behet nga importuesit edhe nga qarqe te caktuara ekonomike duke demtuar ekonomine shqiptare .

    Ta garantoje qe importet e ardhur nga cdo vend i botes , jan ato qe i vdesin njerezit , edhe jo produktet shqiptare .

    MJAFT ME KETE INJORANCE . KUJDES ME KETO TEMA PA PROVA .....

  13. #13
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Injektimi pa kriter i hormoneve në bimë të ndryshme sjell pasoja të mëvonshme në shëndetin e njeriut, duke ulur jetëgjatësinë dhe plakur më shpejt lëkurën.

    Prof. Dr. Sokrat Jani: Përdorimi i hormoneve ul vlerat ushqimore dhe tregtare !


    Hormonet, vrasësit e heshtur në fruta apo perime po tregtohen pa hesap në vendin tonë. Këtë e tregon më së miri tregu vendas. Të prodhuar për të siguruar ushqim për mbarë botën e mbi populluar, perimet me hormone po kthehen në të kundërtën e tyre. Përdorimi pa kriter i tyre po dëmton jo vetëm produktet, por edhe ata që i konsumojnë ato. Injektimi me hormone të rritjes sjell shumëfishim duke bërë të mundur ushqimin e shumë gojë njerëzve në mbarë botën. Por sa i sigurtë është konsumi i tyre? Për të mësuar diçka më tepër rreth këtyre produkteve që konsumojmë çdo ditë, kemi marrë mendimin e specialistit Prof. Dr. Sokrat Jani, ekspert i bujqësisë dhe punonjës shkencor në fushën e perimeve. Ai flet për fermerë të pangopur, të cilët duke dashur të nxjerrin sa më parë në treg prodhimet e tyre iu injektojnë me tepricë hormone të rritjes, apo ato që në gjuhën shkencore njihen me emrin fitohormone, duke ndikuar ndjeshëm në madhësinë dhe cilësinë e produkteve.

    “Ka prodhues që i mbyt makutëria për të fituar maksimalisht dhe që bëjnë “hile” të trasha e të papranueshme gjatë prodhimit e në veçanti gjatë vjeljes së produkteve. Por po të përdoret me kriter injektimi i fitohormoneve, nuk ka efekte anësore”, shton ai. Fakt është që dhe pse shumë fruta-perime nuk janë të stinës, ato i gjen kudo dhe me çmime nga më të lartat madje. Specialistët e bujqësisë ngrenë shqetësimin e përdorimit të këtyre hormoneve nga persona jo të fushës duke mos ditur as pasojat që mund t’i sjellë bimës apo më keq akoma, shëndetit të njeriut përdorimi pa kriter i tyre. Mirëpo ky nuk është problemi i vetëm. Prania e tyre në doza të tepruara shpesh ka çuar në raste të tilla që njerëzit të sëmuren apo të plaken më shpejt. Këtë shqetësim së fundmi e kanë ngritur në media edhe dermatologët.

    “Hormonet kanë veti rritjeje dhe ngjyrimi, të dyja llojet ndikojnë në organizëm. I pari në zmadhimin e gjëndrave kancerogjene edhe kur s’janë problem, i dyti në kancerin e lëkurës”, thekson dermatologu, Afrim Tridishta. Dermatologu shprehet se në radhë të parë një perime e rritur me hormone nuk ka asnjë veti ushqyese, sepse nuk ka asnjë vitaminë. Kjo tregon se mosmarrja e vitaminave që na nevojiten ndikon në jetëgjatësinë tonë. Gjithashtu ai shpjegon se ka problem në lëkurë të natyrës së plakjes së lëkurës, shfaqjes së kapilarëve, rrjepjes së saj, si dhe të shfaqjes së nishaneve në sipërfaqe, që janë një demonstrim i kancerit në lëkurë, kur shtohen pas moshës 20-25-vjeçare tek të dyja gjinitë. Duke marrë shkas nga kjo, ai u bën thirrje institucioneve autoritare të zgjidhin sa më shpejt çështjen e këtij hormoni vdekjeprurës, që po e tregtojnë pa asnjë problem në mbarë vendin. Sipas prof. Dr Janit, në vendin tonë të gjitha perimet që prodhohen në sera iu injektohen hormone. Ato produkte nga të cilat duhet të kemi më tepër kujdes janë domatja, pjepri dhe kastraveci. Këtyre të fundit iu injektohen më tepër hormone, për vetë faktin e përdorimit të tyre të shpeshtë dhe kërkesën për këto produkte. Mirëpo ne, të ardhur nga një kulturë e skamjes duam të plotësojmë me çdo kusht, tekë apo dëshirë tonën, me çfarëdolloj çmimi.

    Duke ditur mirë dëmet që shkakton përdorimi me tepri i këtyre hormoneve në bimë duam të konsumojmë në dimër bostan, në pranverë rrush apo çdo lloj fruti apo perime që të kënaq syrin, sepse shëndetit nuk i bën aspak mirë. Çfarë duhet të bëjmë në këtë rast, si duhet të sillemi? “E kuptoj shqetësimin tuaj, ai është edhe i imi. Trajtimi i parakohshëm i frutave të domates i skuq ato, ndërkohë që brenda mbeten jeshile, pra ulen vlerat tregtare dhe ushqimore.” Kjo është përgjigja që na jep eksperti i bujqësisë, Sokrat Jani. Për këtë, Jani nuk këshillon eliminimin kategorik të tyre në treg, por përdorimin me sa më shumë kujdes dhe nga persona kompetentë. “Përdorimi i hormoneve duhet të planifikohet me kujdes nga specialistët, duke marrë në konsideratë veçantitë e specieve bimore, periudhën e kultivimit, fazën e zhvillimit të bimës, mënyrën e përdorimit, përqendrimin optimal të tretësirës, etj, dhe të kryhet nën mbikëqyrjen e tyre.”
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  14. #14
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Pjesa dërrmuese e prodhimeve bujqësore që shiten në tregjet e vendit janë nga serat Myzeqesë. Megjithatë tregëtarët nuk kanë asnjë çertifikatë që të vërtetojnë origjinën e mallit dhe cilësinë e tyre. Nuk dihet a janë prodhime të kontrolluara dhe a u janë nënshtruar analizave laboratorike përpara se ato të dalin në treg.






    Klan/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  15. #15
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Konsumatorët: Nuk jemi të sigurtë për ushqimet


    Tregtarë e konsumatorë nuk kanë besim tek garancia që u japin përmes deklaratave publike drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë për sigurinë e perimeve. Por kërkojnë që ata ta provojnë me fakte se pesticidet, hormonet dhe kimikatet e tjera bujqësore janë përdorur brenda normës tek këto prodhime.

    Emri:  Konsumatoret-per-ushqimet.jpg

Shikime: 574

Madhësia:  26.0 KB

    Ja si shprehet një qytetar:

    Tani dihet që përdoren pesticidet brenda normave, por ka raste që përdoren edhe jashtë normave. Pra kur shohim specialistë të Ministrisë se Bujqësisë apo degës së farnave që prononcohen, dihet që ka luhatje. … ne e dimë që norma duhet përdor, por kush e fakton që është mbi normën. Nëse ka mbi doze është e dëmshme për popullatën. Dihet ajo punë. Prandaj këtu duhet të ndërhyjë Ministria e Bujqësisë me ekspertët e saj ….. është shqetësim i duhur i mediave dhe i konsumatorit, pasi është ai që e konsumon. Derisa fermeri del e thotë se këto i spërkas se i ha vetë dhe këto i kam për ti shitur, këtu duhet të ndërhyjë Ministria. Ministri pse rrin?

    Ndërkohë, një tjetër qytetare thotë se nuk e di se çfarë po konsumon dhe se gjithë sëmundjet vijnë nga moskontrolli.

    Në këto kushte pasigurie, pasi autoritetet nuk arrijnë t’i garantojnë me fakte, qytetarët provojnë të bëjnë vetë ekspertin.

    Kjo situatë po dëmton jo vetëm prodhimin vendas, por edhe qindra tregtarë që jetesën e sigurojnë nga shitja e këtyre prodhimeve.

    Pavarësisht rënies së shitjes, tonelata perime dalin çdo ditë në tregjet shqiptare, në mënyrë të pakontrolluar. Kontrollet mungojnë nëpër serat e këtyre prodhimeve të hershme, po ashtu edhe nëpër tregje. Vetë fermerët kanë pohuar disa herë publikisht për përdorimin e tepruar të hormoneve, pasi perimet nuk arrijnë pjekjen normale në këtë kohë. Por deri më tani nuk ka patur asnjë masë apo ndëshkim ndaj atyre që abuzojnë. Ekspertët e bujqësisë thonë se niveli është deri në 80 herë më i lartë se normat. Specialistët e shëndetit publik kanë dhënë alarmin se përdorimi i tepërt i këtyre kimikateve ka pasoja serioze për shëndetin, pasi shkakton semundje të pashërueshme.

    TvKlan


    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Pak sot po i kushtohet rëndësi ushqimit të shëndetshëm.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  17. #17
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Patjeter qe TVKlan publikon VETEM lajme te verteta qe nga zgjedhjet e kaluara e ketej
    Cdo gje eshte relative...

  18. #18

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Patjeter qe TVKlan publikon VETEM lajme te verteta qe nga zgjedhjet e kaluara e ketej
    Dhe keto ,fotografi te Klanit te duken ?

    Emri:  fruta-te-deformuar.jpg

Shikime: 899

Madhësia:  34.9 KB

    Ju ka qerruar partia dhe shoku kryetar o te uruar,s po doni te dini me as se ca po hani !

  19. #19
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Nuk ka lidhje fare me partine !
    Abuzime ka, se nuk ka si te ndodhe ndryshe ne shqiperi por nuk eshte kaq e zeze situata !
    Cdo gje eshte relative...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Nuk ka lidhje fare me partine !
    Abuzime ka, se nuk ka si te ndodhe ndryshe ne shqiperi por nuk eshte kaq e zeze situata !
    ajo qe e ben situaten te zeze ne shqi[peri, eshte mungesa totale e cdo kontrolli...

    nese ne vendet e tjera rreziku eshte ne nji shkalle te ulet, ktu ska piken e kontrollit per asgje...

    pra nese ne shqiperi do behet nji kontroll, gjerat do dalin me marxhe disa here me te medha dhe jo me % me teper se norma se ne vendet e tjera europiane.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •