Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    FMN: Ekonomia shqiptare përmirësohet falë Greqisë e Italisë

    Në përshpejtimin e rritjes së ekonomisë shqiptare, nga 2.1% këtë vit në mbi 3% vitin e ardhshëm, ndikim të madh do të japë rimëkëmbja e dy ekonomive fqinje, italisë e greqisë.



    Sipas parashikimeve ekonomike të Fondit Monetar Ndërkombëtar ekonomitë greke e italiane, do të ecin me të njëjtin hap këtë vit duke u rritur vetëm 0.6%, por në në 2015-n, ato do të gjallërohen shumë më tepër. Viti pritet të jetë shumë më i mirë për Greqinë, ekonomia e së cilës do të rritet gati 3%, ndërsa zhvillimi i asaj italiane do të jetë 1.1%.Për herë të parë në këto vite tranzicioni, vitin e ardhshëm Italia mbetet pas Greqisë në zhvillimin ekonomik.

    Gjithsesi, dinamika e përmirësuar italiane pritet të reflektohet pozitivisht në vendin tonë, si për lidhjet shumë të forta në tregti edhe në investimet private italiane këtu.Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, me Italinë e Greqine zhvillojmë rreth 49% të tregtisë dhe një e treat e investimeve kanë pikërisht nga këto vende.Nxitësat në ekonomi pritet të vijnë pas gjithë efekteve negative që reflektuan tek ne borxhet publike të Greqisë e Italisë. Mbetet për t’u parë sa do të rimëkëmben kompanitë, të cilave iu desh të mbyllnin dyert për më shumë se dy vite, për shkak të ndërprerjes së kontratave me klientët greke e italianë.

    ABC/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511

    Për: FMN: Ekonomia shqiptare përmirësohet falë Greqisë e Italisë

    do te doja te beja nje ndryshim te titullit. ekonomia shqipetare rregullohet fal EMIGRANTEVE qe jetojne ne greqi dhe itali . nuk e di pse jam kaq e ndjeshme kur e verteta nuk thuhet ashtu sic duhet
    failure is not an option!

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DEA27 për postimin:

    Gentian_gr (17-04-2014)

  4. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: FMN: Ekonomia shqiptare përmirësohet falë Greqisë e Italisë

    Citim Postuar më parë nga DEA27 Lexo Postimin
    do te doja te beja nje ndryshim te titullit. ekonomia shqipetare rregullohet fal EMIGRANTEVE qe jetojne ne greqi dhe itali . nuk e di pse jam kaq e ndjeshme kur e verteta nuk thuhet ashtu sic duhet
    Lexo me vëmëndje pjesën e artikullit që kam shkëputur !!


    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin

    Gjithsesi, dinamika e përmirësuar italiane pritet të reflektohet pozitivisht në vendin tonë, si për lidhjet shumë të forta në tregti edhe në investimet private italiane këtu.Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, me Italinë e Greqine zhvillojmë rreth 49% të tregtisë dhe një e treat e investimeve kanë pikërisht nga këto vende.Nxitësat në ekonomi pritet të vijnë pas gjithë efekteve negative që reflektuan tek ne borxhet publike të Greqisë e Italisë. Mbetet për t’u parë sa do të rimëkëmben kompanitë, të cilave iu desh të mbyllnin dyert për më shumë se dy vite, për shkak të ndërprerjes së kontratave me klientët greke e italianë.
    DEA27

    Jo për të kundërshtuar ty, por është e vërtet se këta dy shtete kanë hapur mjaft vënde pune në Shqipëri. Ajo që lë për të dëshiruar është se punonjësit paguhen me paga minimale, por për këtë nuk e kanë fajin kompanit e huaja që kanë hapur ndërmarrje këtu por shteti !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •