Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 59
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Avionët e Drogës: Prokuroria sekuestron një avion privat në Gjadër

    Përfshirja e ushtrisë në trafikun e drogës? PD: Heshtja rëndon më shumë Kodhelin



    Partia Demokratike përsëriti sot shqetësimin e opozitës për të dhënat tronditëse të vënies së bazave të ushtrisë në dispozicion të trafikut të drogës. Në një dalje për mediat, deputeti, Arben Ristani,tha se kalimi me heshtje i kësaj çështje nga Ministrja Kodheli , nuk e largon atë nga përgjegjësia që ka për të dhënë shpjegime.

    Deklarata e plotë e Ristanit sot:
    Zhvillimeve mjaft shqetësuese për trafikun e drogës, kthimin e Shqipërisë në listën e zezë të drogës, alarmet që vijnë nga shtetet fqinje për drogën shqiptare në kufijtë e tyre, shndërrimit të Kanalit të Otrantos në autostradë të drogës, e njëjta gjë me fqinjin jugor ku vetëm sot policia Greke kapi 108 kg marijuanë që shkonte atje nga territori ynë, për fat të keq u është shtuar një zhvillim edhe më tronditës; përfshirja e ushtrisë shqiptare në trafikun e drogës.
    Dje, Partia Demokratike i kërkoi Ministres së Mbrojtjes të jepte shpjegime në lidhje me vënien e bazave të forcave tona të armatosura në dispozicion të trafikut të drogës.
    Të dhënat e raportuara flasin për këtë fakt tronditës, që është kapitullimi i shtetit dhe imazhi më i keq për një vend anëtar në NATO, siç është tashmë Shqipëria.
    Ministrja Kodheli ka zgjedhur të heshtë, por kjo nuk e largon atë nga përgjegjësia që ka për të dhënë shpjegime për pyetjet:
    1-A është ajo në dijeni të shqetësimit për përdorimin të mundshëm të infrastrukturës forcave të armatosura në trafikun e drogës?
    2-A ka informacion ajo se si ka ndodhur që forcat tona të armatosura, pjesë e NATO-s, janë vënë në shërbim të trafikut të drogës?
    3-Cilat janë masat që ajo ka marrë përballë këtyre fakteve skandaloze?
    Heshtja e Ministres nuk është aspak në shërbim të interesit publik, në shërbim të forcave të armatosura dhe të shtetit shqiptar.
    Ndërkohë shqetësimi i publikut dhe i opozitës për gjendjen e rendit dhe të sigurisë në vend, ndonëse po konfirmohet çdo ditë si një shqetësim real dhe i qenësishëm, po kalon nga njeri vesh i qeverise te tjetri, pa takuar askund në kokën e boshatisur qeveritare.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Fjala e ministres Kodheli që provokoi replika në Kuvend

    “Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt. Zero. Me përgjegjësinë time institucionale, si përfaqësuese e popullit në këtë vend, qysh prej gjysmës së shtatorit të 2013 deri më sot nuk ka rezultuar në asnjë rast dhe në asnjë zonë ushtarake të ketë një të dhënë të vetme të verifikuar në ato vende ku kanë lindur në fakt zanafilla e gjithë kësaj balte e tymnaje dhe patologjie për FA.Opozita ngre pyetje duke lënë të nënkuptuar se ka informacione. Më e trishtueshmja është që ndërsa disa zotërinj pushtojnë ekranet me këtë lloj cinizmi s’dëgjohet asnjë gazetar të pyes: mirë qeveria s’jep përgjigje po akuzuesit cfarë provash kanë? Kam detyrë të bëj punën aspak komode të ministres së Mbrotjes dhe për ju kam vetëm një ditë në javë, ditën që vij në Parlament. Ndërsa ju keni përditë detyrë që cdo akuzues ta provojë akuzën e tij, sepse në demokraci barra e provës i takon atij që akuzon dhe ajo atij që akuzohet”, iu drejtua Kodheli deputetëve të opozitës… Ju thjesht akuzoni pa dhënë asnjë provë pa thënë asngjë më pak sesa infrastruktura e Forcave të Armatosura është vënë në shërbim të dorgës. Turp i madh, sa qesharak aq edhe cinik, dhe e papërgjegjshmëri ndaj FA, kur bëhet gjithë ky sforcim për të prodhuar gjithë këtë baltë. S’ka asnjë provë të vetme dhe fakt të vërtetuar që FA apo bazat e ushtrisë shqiptare janë të implikuara në veprime kriminale për të cilat është folur kaq shumë këtë javë. Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt, zero”.

    Por deklarata e ministers së Mbrojtjes në sallën e Kuvendit ka krijuar replika mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, ku nuk kanë munguar as batutat mes palëve. Kundrejt akuzave të opozitës, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, janë shprehur se avionët po përdoren për disinfektime dhe aksioni është ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë. Por ish-Kryeministri Berisha ka vijuar me akuzën, duke iu referuar burimeve nga SHISH dhe SHIU.

    “ Sipas burimeve, SHIU dhe SHISH kanë informuar me kohë të përbetuarën këtu para jush mbi gënjeshtrën se kjo po ndodh dhe përveç kësaj ka prova. Aeroplanin shkoni e gjejeni ju. Ju e transportoni me të. Po gllabërohen pronat. Ju garantoj se këtu do të vijnë dosjet e vjedhura, por kemi problem drogën që ka kapluar bazat ushtarake dhe po e merr vesh gjithë bota. Nëse zonja ështe e sigurtë të paraqitet në komisionin e Sigurisë”, ka replikuar i pari deputeti Sali Berisha.

    “Ka ndodhur një keqkuptim me aksionin e ministrisë së Shëndetësisë për disinsektimin. Janë helikoperët që nisin spërkatjen në Shëngjin e Divjakë”, ka qenë “sqarimi’ që kreut i kuvendit Ilir Meta I ka dresuar replikës së Berishës, ndërkohë që në ndërhyrjen e tij kryeministri Edi Rama, është shprehur:

    “Nuk janë avionë për drogën, por për mushkonjat që kanë 25 vjet qëkur doktori ka marrë pushtetin në dorë, që nuk i gjëmon më njeri. Janë kthyer si avionë të droguar që pickojnë opozitën sot”.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    'FA-droga', Kodheli: S’ka prova. Berisha: Avioni fluturoi. Rama: Ishin mushkonjat

    TIRANE-Seanca e Kuvendit ka nisur sot me akuza dhe batuta për akuzat e opozitës ndaj Forcave të Armatosura që sipas tyre janë përfshirë në trafik droge. Berisha akuzoi: Informacionin për drogën në ushtri e kemi nga SHIU. Kodheli reagon dhe pas saj Rama. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, hodhi poshtë akuzat. “S’ka asnjë provë të vetme dhe fakt të vërtetuar që Forcat e Armatosura apo bazat e ushtrisë janë të implikuara në veprime kriminale". Reagon Rama: Qeveria e gatshme t’i nënshtrohet hetimit.

    Diskutim pas diskutimit ku kryefjala ishin, droga, ushtria, avioni dhe mushkonjat e Divjakës, u kalua në diskutimin me rendin e ditës dhe në këtë moment, opozita braktisi sallën duke lënë vetëm mazhorancën të vijojë punimet e vetme në sale.

    META IRONI GJATË FJALËS SË DEPUTETIT SHALSI: NJOFTONI GRUPIN E SEKSIONIT NË GJADËR TË MOS FLENË GJYMË
    Ora 12:35-Ju lutem zoti Shalsi njoftoni grup seksionin në Gjadër dhe Divjakë të mos flenë gjumë por të kapin avionin.

    KUVENDI KALON NE DISKUTIMIN E RENDIT TE DITES, OPOZITA LARGOHET NGA SALLA
    Ora 12:30-Pasi ka debatuar ashpër për çështjen e përfshirjes së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës, kuvendi është kthyer në diskutimin e rendit të ditës ndërsa opozita është larguar nga salla.

    RAMA:AKUZONI PËR SA KOHË NUK JENI NË BANKËN E TË AKUZUARVE

    Ora12:25-"Nuk e di nëse e keni të pa mundur të kuptoni apo nuk doni të kuptoni se gjithçka ju thamë për çështjen e mushkonjave është plotësisht e vërtetë dhe lidhet me gjendjen ku jeni katandisur por dua të them diçka lidhur me seriozitetin. U ripërsërit këtu lajtmotivi të jemi seriozë se kjo është një çështje serioze.

    Kjo qeveri është serioze, është këtu në Kuvend çdo të enjte e plotë në prezencë dhe kush mungon, mungon vetëm se nuk ndodhet në Shqipëri. Jemi tërësisht të përkushtuar ndaj opozitës çdo të enjte. Për ne Kuvendi është i opozitës dhe jo i qeverisë. Jemi këtu të përgjigjemi për çfarëdoqoftë ngrihet prej jush t’ju përgjigjemi. Sa herë ju hidhni gurët e budallallëkut tuaj mos prisni që ne të vijmë pas jush dhe t’ju sqarojmë.

    Ministra foli shumë qartë dhe për ata që kanë pasur detyrën duhet ta dinë se kush janë kufijtë e një ministri mbrojtje në një çështje të tillë. Vullneti për të nxitur hetimin është i plotë. Jemi të gatshëm të jemi pjesë e këtij hetimi. Ashtu si kundër nuk besoj që ka opozitë në botë që të jetë kaq qesharake sa të ndërtojë komunikimin me qeverinë si një proces gjëegjëze.

    Ne e dimë pse e dimë hallin dhe e dimë se ai hall mund të çojë në pikën që jo vetëm mushkonjat ti bësh avionë që ulen mbi Divjakë por edhe avionët ti bësh të ulen në rrugën Levan- Tepelenë. Ju ka ngelur të thoni që nëndetësja 105 lundron fushim më fushë mbledh drogë".

    META: MOS BËJMË ZHURMË QË DËMTON INTERESAT E VENDIT
    Ora 12:20- Zoti Imami meqenëse ju u ndjetë i prekur apo i cenuar pavarësisht se askush nuk ju përmendi emrin. Ju keni qenë ministër i mbrojtjes katër vjet. Unë mendoj se është për ne të gjithë të jemi të përgjegjshëm të mos bëjmë zhurmë që dëmton interesat e vendit dhe kjo dëmton interesat e vendit. Mos harrojmë një fakt që ministrja pas këtyre gjoja informacioneve i ka bërë kërkesë Prokurorisë të Përgjithshme të hetojë dhe detyra jonë që ka informacione dhe disinformacione të bashkëpunojë me prokurorinë.

    BRACE: PO HUMBIM KOHËN, SILLNI FAKTE DHE LE TI SHOHIM TË GJITHË
    Ora 12:15-“Ka më shumë se 1 orë e çerek që hidhen akuza dhe për to nuk mbahet asnjë lloj përgjegjësie. Cdo gjë nisi një javë më parë kur zotëria që ishte pak më para (Imami) akuzoi FA për përfshirje në drogë. Sot ka një tërheqje.

    Meta: Ke vetëm 5 minuta
    Brace: Mos ma pri fjalën kam 2 orë që i dëgjoj. Z Imami nxirri shkresat, një më nji rresht për rrsht fjali më fjali tua lexojmë sy e faqe shqiptarëve. Divjaka nuk ka nevojë për drogë, mbjell aq shumë në bujqësi dhe ka plot fitim

    Berisha: Dua të përgënjeshtroj parafolësin që përgënjeshtroi burimet. Janë shërbimet e inteligjencës së ushtrisë që mi kanë dhënë informacionet, institucione të tjera të ushtrisë shqiptare asnjë nuk e akuzon ushtrinë për trafiqe, as nuk akuzojmë fermerët e shkëlqyer të Divjakës për trafiqe.

    PALOKA: KËSHTU QESHNIT DHE PËR THESARIN SOT NXIRRNI MUSHKONJAT
    Ora 12:10-“Kështu qesh doktori, kështu dhe kur thamë u vodh thesari i shtetit, kështu zgërdhiheshin, thoshin që ka lajthitur opozita por doli që thesari ishte vjedhur dhe pas asaj u dënua një fshatar dhe një gomar. Por gjërat nuk janë aq të lehta dhe ato shërbimet, por jua përsëris që gjërat nuk kalojnë aq lehtë. Pse ju themi ato që ndodhin. Janë ato që ndodhin se i bëni ju. Jeni duke e dëmtuar Shqipërinë me ato që bëni”.
    META: Cojini në prokurori faktet dhe shqetësimet që keni në rast se doni ta ndihmoni Shqipërinë

    IMAMI: MOS BËNI PRESION MBI PROKURORINË. POLICIA KA DIJENI MBI PËRFSHIRJEN E FA NË TRAFIKUN E DROGËS

    Ora 12:00-Ish ministri i Mbrojtjes Arben imami theksoi se gjatë qeverisjes së PD-së u bënë arritje të rëndësishme. Ai i kërkoi ministres Kodheli që të çojë në prokurori gjithë arkivin e punës së tij. Imami kërkoi që qeveria mos bëjë presion mbi prokurorinë. Më tej ai theksoi se policia ka dijeni mbi përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun drogës. “Ushtria shqiptare këto vite ka pasur arritje të rëndësishme. Si anëtarësimi në NATO. Janë demontuar 90 mijë ton municione. Është bërë rishikimi strategjik i mbrojtjes.

    Merr një kamion të ushtrisë fut gjithë arkivin e punës sime dhe çoje në prokurori dhe do shikosh që do dalë shkëlqyer. Mos bëni presion mbi Prokurorinë. Kam pasur një koshiencë të qartë ndaj ligjit dhe nuk kam folur asnjë fjalë për të lënë institucionet. Përgjegjësia është e kryeministrit kur ministrat nuk flasin. Zonjë a keni informacion që infrastruktura e ushtrisë është përdorur për trafik droge. Nuk po sulmon njeri Forcat e Armatosura.

    Nëse keni informacion çfarë masash keni marrë? Sigurisht që faktet dhe provat nuk i mblidhni ju. Policia ka informacion në 19 mars në orën 07:00 të mëngjesit një avion i bardh që vjen e ulet shpesh herë. Mbasi është raportuar gjithandej edhe për rrugën Tepelenë -Gjirokastër ku ulen si në Kolumbi avionë droge. Dhe zotërinjtë kanë informacion për këtë. Kanë informacion për uljet në Gjirokastër, Divjakë dhe Gjadër.”

    KODHELI: SKENI PROVA PER AKUZAT NDAJ FA. SKAM KOHE PER SHPIFJE PA BEREQET

    Ora 11:40- Shpifje pa bereqet dhe përpjekje për të të tjetërsuar imazhin e rilindur të Forcave të Armatosura i ka cilësuar ministra e Mbrojtjes Mimi Kodheli akuzat e opozitës për përfshirjen e FA në trafikun e drogës. Gjatë fjalës së saj në Kuvend ajo u shpreh se Akuzuesi provon akuzën dhe jo i akuzuari.

    “Ka një javë që opozita ngre një pikëpyetje duke lënë të kuptojë që është në dijeni të një të vërtete të tmerrshme, duke lënë të kuptoj që unë po e fsheh këtë. S’dëgjohet asnjë gazetar që të pyes po akuzuesit çfarë provash kanë?
    Unë kam një detyrë të bëj punën aspak komode të ministres së Mbrojtjes dhe për ju, për opozitën kam vetëm një ditë në javë ditën që vi në parlament. Ndërsa ju keni përditë detyrën që çdo akuzues ta provojë akuzën e tij. Në demokraci barra e provës i takon atij që akuzon jo atij që akuzohet. Ju thjesht akuzoni pa dhënë asnjë provë pa thënë asnjë gjë më pak se FA është e përfshirë në trafikun e drogës.

    Ju zotërinj nuk keni asnjë provë. Nuk ka asnjë provë të vetme dhe fak të vërtetuar që fa janë të implikuara në veprime kriminale për të cilat janë folur kaq shumë këtë javë. Nuk keni akuzar vetëm FA por gjithë këtë vend. Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt,”- u shpreh Kodheli.

    Ajo theksoi se NATO merr vesh çdo lëvizje që bëhet te FA dhe kjo çështje duhet hetuar madje edhe pse është hapur kjo lojë. “Qysh preh gjysmës së shtatorit kjo qeveri nuk ka rezultuar në asnjë rast dhe në asnjë zonë ushtarake të ketë një të dhënë të vetme të verifikuar ku ka lindit zanafilla e kësaj balte dhe tumnaje.

    Nëse shqetësimi juaj buron prej çka mund të ketë ndodhur para shtatorit 2013 kur ju qeverisnit kjo është një çështje tjetër për të cilën mbase duhet të na japë përgjigje ndonjë organ hetimi. Nuk ka asnjë shërbim, partner që të ketë bërë me dije ministrinë e mbrojtjes për një provë të vetme apo edhe dyshimi për këtë veprimtari kriminale që ju drejtoni gishtin ndaj forcave të armatosura.
    Zotërinj merreni me qetësi siç këshillon shpesh Kryetari i Kuvendit këtë rrugën tuaj opozitare dhe mos e zhvilloni shumë fantazinë tuaj në nivele marramendëse. Nuk baltosni qeverinë por Shqipërinë. Ne jemi të angazhuar ti kthejmë sektorit dinjitetin e rrënuar. Ti japim Shqipërisë vendin që meriton fizikisht në tryezën e NATO-s.

    Unë e siguroj kuvendin se forcat e armatosura , komandat deri tek ushtari më i fundit dhe më i thjeshtë që kanë kryer të gjitha procedurat e nevojshme. Unë e shpreh këtë siguri dhe e mbështes jo thjesht te të dhënat tona por edhe te informacioni i plotë që shkëmbej me partnerët tanë. Nuk është e vështirë të kuptohet vala e akuzës ka lidhje me nevojën therëse që ka paraardhësi im për të penguar dritën e ligjit mbi hapësirën e dosjeve të paligjshmërisë.

    Kjo akuzë duhet të hetohet në mënyrë të pavarur pavarësisht se s’ka asnjë lloj prove në të. Duhet hetuar edhe pse është hapur kjo lojë nëse të gjithë do themi se ishte një gënjeshtër. Lërini djemtë dhe vajzat e thjeshtë nën uniformë të bëjnë detyrën e tyre fisnike. Deri të enjten tjetër nuk kam asnjë minutë kohë për tu marrë me shpifje pa bereqet.”

    BERISHA:“Aaaa doni prova, aeroplanin shkoni gjejeni ju. Ju transportoni me të. Ky përbetim është i papërgjegjshëm, është përbetim i Edi Ramës i cili ka filluar të gllabërojë pronat e ushtrisë në mënyrë të paimagjinueshme. Ju garantoj se këtu do vijnë dosjet tuaja, se këtu kemi problem tjetër, problemin e drogës që ka kaluar bazat e ushtrisë. Do u faktojmë cfarë mohoni ju!

    RAMA:“Doktorit i shkojnë sms cdo natë se janë avionë që ulen në Divjakë, nuk janë avionë. Janë mushkonja që nuk i gjëmon më njeri prej 20 vitesh. Dhe kështu do mbarojë dhe historia e drogës dhe e bazës ushtarake dhe historia e avionëve që u bënë mushkonjë, dhe historia e pickimeve që pastaj vini këtu në kuvend e pickoni opinionin publik

    META: Jam i bindur doktor që sms-të ti dërgojnë socialistët e Divjakës që padashje ti krijojnë këto situata të paqena.

    BERISHA: Për gjëra serioze instikti më ka thënë dhe më thotë se duhet superkujdesje. Mesazhi më ka ardhur këtu e 3 muaj, para se të nisnit ju spërkatjen dhe thoni tani që erdhën mushkonjat. Mesazhi është botue dhe avioni është botuar dhe është hapur gazeta e RD. Është hapur me avionin dhe kësaj here nuk i shpëton dot këtyre fakteve.

    META: Ky aksioni kundër mushkonjave duhet përshëndetur besoj gjithsesi

    RAMA: SMS-ja, aaa. Se kur zgjohesh i pickuar nga mushkonja do kohë ta marrësh veten. Spërkatja fillon javën e ardhshme se sa erdhët ju në pushtet ia hapët rrugën kunupit dhe e bëtë linjën ajrore për drogë

    Kërkon fjalën Berisha, ndërhyn Meta: Doktor ne e kuptojmë më mirë njëri-tjetrin përmes shakave

    TOPALLI: Kryeministri flet para aksionit të kryemushkonjave por prova është në krye të vendit. Tonelata drogë janë trafikuar muajt e fundit

    META: Mos e nënvlerësoni aksionin kundër mushkonjave se duhet të vlerësojmë dhe turistët që do vijnë në vend

    DEPUTETËT E PD NISIN DISKUTIMIN, META U JEP 5 MINUTA KOHË
    ORA 11:30-Deputetë të opozitës, Jozefina Topalli, Mesila Doda, Sali Berisha kanë marrë fjalën njëri pas tjetrit për cështje të ndryshme duke akuzuar qeverinë, por kryeparlamentari Meta ua ka prerë mikrofonin pasi kanë kaluar 5 minutat e para të diskutimit të tyre. Sipas Metes, diskutimi jashte rendit te dites do te jete vetem 5 minuta.

    KUVENDI NIS SEANCA
    ORA 11:00-Kuvendi nisi sot seancën plenare ku pritet shqyrtimi i disa pr/ligjeve si, ai “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor me tonazh nën 20 NT”.

    Punimet e seancës plenare do të vijojnë me p/ligjin “Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013”, ndryshimet në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, si dhe ndryshimet në ligjin “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”.

    (d.b/a.n/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    FA në trafik drogë? Lalla: Po verifikojmë, opozita të sjellë faktet

    TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaroi sot se organi i akuzës është duke bërë verifikimet paraprake për akuzat e bëra nga opozita për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës.

    “Prokuroria ka marrë edhe një kërkesë nga ministrja e Mbrojtjes për nisje te hetimeve. Jemi në fazën e verifikimeve paraprake, do i kërkojmë deputeteve që kanë ngritur dyshime për përfshirjen e strukturave te ushtrise ne trafik droge, që të paraqesin faktet që thonë se i disponojnë, do i kërkohet edhe institucioneve te ndryshme si SHISH, DPPSH, dhe këdo që mund të ketë informacioni e fakte që t’i paraqese pranë organeve të akuzës”- tha Llalla.

    Balkanweb

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    O Albo na hape barkun duke u marrë me politikë boshe e me përrallat e PD.
    Thuaj-1- Është turp i madh për deputetët që përfaqsojnë popullin të tregojnë barcaleta në kuvënd në vënd që të zgjidhin problemet.
    Thuaj-2-Kur një qytetar, gazetar,deputet apo emision televiziv bën një denoncim publik për një shkelje të ligjit çfardo qëftë ai, organet e hetuesisë janë të detyruara me ligj të hapin hetimet dhe të thërasin në hetuesi denoncuesin dhe të denoncuarit.
    Thuaj-3- Kur dikush nga këta ka prova nuk merret me llafe si ******.t rrugëve por shkon çon denoncimin në organet përkatëse që të dënohen shkelësit e ligjit.
    Thuaj-4- Në Shqipëri organet e hetuesisë edhe kur bën denoncim nuk lëvizin nga vëndi, ndërsa në raste të tilla po nuk u paraqit dikush të denoncojë nuk nisin kurrë me inisiativën e tyre një hetim edhe pse ja imponon ligji. Pra janë të parët që nga llalla me shokë që duhen denoncuar për moszbatim të ligjit dhe moskryerje të detyrës.
    Thuaj-5- Sa lek të jep PD-ja për të shpërndarë trakte si puna e ktyre lart e poshtë në faqen tënde të politizuar dhe fetarizuar.
    Unë nuk besoj që ti je kaq naiv dhe i paditur që ti besosh të gjitha ato që poston këtu.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Beno,

    ky muhabeti I droges, o bo icik problem,

    po siduket daj sami, ju ka lon noj hapesire per me bo ca leke ktyre, sa te mbyllet prape hapsira ajrore....lol

    p.s

    sot ne mjes ne durres I kishin shperthy makinen pronarit te aragostas...

    ca emri I ve ketyre gjerave?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    O Albo na hape barkun duke u marrë me politikë boshe e me përrallat e PD.
    Thuaj-1- Është turp i madh për deputetët që përfaqsojnë popullin të tregojnë barcaleta në kuvënd në vënd që të zgjidhin problemet.
    Thuaj-2-Kur një qytetar, gazetar,deputet apo emision televiziv bën një denoncim publik për një shkelje të ligjit çfardo qëftë ai, organet e hetuesisë janë të detyruara me ligj të hapin hetimet dhe të thërasin në hetuesi denoncuesin dhe të denoncuarit.
    Thuaj-3- Kur dikush nga këta ka prova nuk merret me llafe si ******.t rrugëve por shkon çon denoncimin në organet përkatëse që të dënohen shkelësit e ligjit.
    Thuaj-4- Në Shqipëri organet e hetuesisë edhe kur bën denoncim nuk lëvizin nga vëndi, ndërsa në raste të tilla po nuk u paraqit dikush të denoncojë nuk nisin kurrë me inisiativën e tyre një hetim edhe pse ja imponon ligji. Pra janë të parët që nga llalla me shokë që duhen denoncuar për moszbatim të ligjit dhe moskryerje të detyrës.
    Thuaj-5- Sa lek të jep PD-ja për të shpërndarë trakte si puna e ktyre lart e poshtë në faqen tënde të politizuar dhe fetarizuar.
    Unë nuk besoj që ti je kaq naiv dhe i paditur që ti besosh të gjitha ato që poston këtu.
    Mjafton te shikosh reagimin e qeverise e deputeteve socialisteve nga keto akuza te opozites, qe te mesosh qe ato jane te verteta. Nese eshte ashtu se nuk jane te verteta, atehere pese e bllokuan me vote ne komisionin parlamentar kerkesen e opozites per interpelance me ministren e mbrojtjes? Sic ka te drejte prokuroria te hetoje, ashtu ka edhe Kuvendi i Shqiperise. Dhe ne Kuvend, opozita gezon te drejten kushtetuese te ftoje ne interpelance Kryeministrin e gjithe qeverine, per cdo problem te vendit, e te beje transparencen me publikun.

    Dhe lexoje forumin shqiptar, pasi mediat ne Tirane kontrollohen nga liliputetet e mafies se droges. Forumin Shqiptar nuk e kontrollojne dot dhe ne do t'i bejme te famshem ne perjetesi te gjithe kriminelet e trafikantet shqiptare ne Internet. Te pelqen apo nuk te pelqen ty kjo gje.

    Tani mund ta mbyllesh barkun qe tu hap me lart.

    Albo

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Trafiku, Basha: Të përgjigjet Rama

    Partia Demokratike kërkon përgjigje nga Kryeministri Rama nëse ka informacion dhe nëse ka marrë masa për parandalimin e transportit të drogës nëpërmjet ushtrisë.
    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, mblodhi dje në një drekë pune ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Shqipëri dhe në përfundim të këtij takimi foli për mediat lidhur me akuzat e fundit të ngritura nga opozita. “Rrëzimi i kërkesës është absurd, i paprecedentë dhe do të thosha i paligjshëm. Opozita ka kërkuar nga qeveria dhe kërkon tashmë jo vetëm nga ministrja e Mbrojtjes, por edhe nga Kryeministri, të shprehen mbi një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për opinionin publik, për shoqërinë, për vendin, për çështjen nëse kanë apo jo dijeni për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafik narkotikësh. Dhe nëse kanë dijeni, çfarë masash kanë marrë?”, u shpreh Basha në komunikimin me mediat. Sipas tij: “Çështja kryesore e cila nuk mund të ikë është: z. Kryeministër, a ke apo jo informacion për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafik narkotikësh? Nëse ke, çfarë masash ke marrë? Kjo tashmë është një pyetje jo vetëm e opozitës, por është pyetje e opinionit publik. Jam i sigurt që është një pyetje që do ta ndjekin me shumë interes edhe partnerët tanë”. Basha deklaroi se rrëzimi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të kërkesës së PD-së për të thirrur në një seancë dëgjimore ministren e Mbrojtjes shton dyshimet dhe nuk ndihmon në zbardhjen e akuzave. “Heshtja, apo akoma më keq refuzimi për t’u përgjigjur, apo akoma më keq krijimi i pengesave artificiale dhe antiligjore si në rastin e z. Braho, vetëm sa shton peshën dhe barrën e dyshimit dhe nuk ndihmon aspak për transparencën dhe daljen e përgjegjësive të gjithsekujt. Akoma më pak e ndihmon këtë taktika e vjetër dhe e dalë boje e hapjes së 100 çështjeve të tjera, shumica e prej të cilave të pavërteta, me shpresën se opinioni publik do të ngatërrohet si një fëmijë i vogël dhe do të harrojë çështjen kryesore”, vijoi më tej kreu i opozitës. Sipas Bashës, përveç opinionit publik, edhe vendet anëtare të NATO-s do ta ndjekin me interes zbardhjen e kësaj çështjeje ku përflitet përfshirja e Ushtrisë. I pyetur nëse opozita do t’i drejtohet Prokurorisë për faktet që ka kundër ministres së Mbrojtjes, kreu i demokratëve u shpreh se drejtësia duhet të bëjë punën e saj, ndërsa PD-ja do të kërkojë që Kodheli të përgjigjet në Parlament. “Partia Demokratike i kërkon ministres, tashmë i kërkon Kryeministrit, të prononcohet nëse ka dijeni apo jo për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafik droge. Kjo është një çështje e përgjegjësisë politike, sikundër është çështje e mungesës së përgjegjësisë mospërgjigjja deri dhe pengimi i ardhjes së ministres për t’u përgjigjur para Parlamentit, gjë që është e padëgjuar në demokracitë parlamentare. Drejtësia ka punën e vet dhe e bën punën e vet sipas ligjeve të vendit. Ne kemi detyrën tonë për transparencë, dhe këtë po bëjmë”, u shpreh Basha. Dy ditë më parë Partia Demokratike depozitoi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kërkesën për të thirrur në seancë dëgjimore ministren e Mbrojtjes, por maxhoranca e rrëzoi kërkesën me shumicë votash.

    ADI SHKEMBI

    Panorama

  9. #9

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    hahaha te lexosh forumin shqiptar duket sikur ka rene bomba ne fund te vitit 2013 ne Shqiperi. Nga tema per arritje akonomike, gezim, hare, lumturi, eshte mbushur me krime, droge, shkelje ligjesh. Nga parajse ne ferr brenda muajit.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Sms-ja në celularin e ish-kryeministrit/ Berisha: Çdo ditë në orën 20.00 në Divjakë ngarkohet me drogë një avion

    Ish-kryeministri rrëfen SMS që e informon për trafikun e drogës në Divjakë dhe shton se implikimi i bazave ushtarake është i faktuar me dokumente. “Ke denoncime nga punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, që nuk mund të pranojnë situatën katastrofale të krijuar me Forcat e Armatosura”

    Ish-kryeministri Sali Berisha përforcoi dje akuzat e PD-së për trafik droge nga bazat ushtarake. Në një intervistë për ABC News, Berisha tha se Shqipëria është shndërruar në një protektorat droge, ku ndodh edhe gjëja më e paimagjinueshme; ajo e trafikut nga bazat ushtarake. “Muaj më parë më vjen një SMS dhe më thotë se në X fshat në Divjakë ulet një avion çdo ditë në orën 20 dhe merr ngarkesë. Jua jap gazetarëve dhe u kërkoj ta hetojnë. Shkojnë e verifikojnë, marrin dhe tipin e avionit dhe e botojnë”, – tha ish-kryeministri. Ai shpjegoi më tej se fillimisht nuk e kishte besuar se kjo ndodhte edhe në bazat ushtarake. Ish-kryeministri Berisha shton megjithatë se është bindur nga dokumentet. “Ky është fakt me dokumente. Dhe në vend se të bëjnë transparencën, ata nuk lejojnë transparencën. Po nëse je i pastër, zoti kryeministër, atëherë si ka mundësi që nuk pranon të zbardhet e vërteta?”- pyet Berisha në intervistën e tij. Ai shtoi më tej se një fakt i tillë është denoncuar nga punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, që sipas tij nuk mund të pranojnë një situatë katastrofale që po krijohet nga Forcat e Armatosura. “Është jashtë çdo imagjinate”, – ka vazhduar më tej Berisha, duke thënë se qytetarët shqiptarë e meritojnë statusin, por se qeverisja e vendit po shkon drejt rrokullisjes. Ish-kryeministri Berisha e akuzoi Ramën se po zhbën standardet, duke shpallur një luftë të hapur me institucionet e pavarura. “Ka kaq muaj që lufton me mandatet kushtetuese dhe ligjore të të emëruarve. Ka kaq muaj që Edi Rama bën gjithçka për të përqendruar në duart e veta pushtetin e Presidentit dhe çdo pushtet tjetër. Ka kaq muaj që kanë thërrmuar dhe bërë të paqenë sigurinë ligjore”, – shtoi ai më tej në ABC News. Situata e rendit ka qenë një tjetër shqetësim i ish-kryeministrit, duke e cilësuar atë dramatike. “Pohuan vetë se vrasjet janë dyfishuar në mars, janë dyfishuar të gjitha krimet. Sot ka një situatë dramatike. Pyesni biznesmenët. Kanë filluar gjobat, tregojnë. Kishte përpara kriminalitet rruge, por s’kishte banda që vinin gjoba, kurse tani vendosja e gjobave nga bandat e qeverisë është bërë ligj. Dikujt i marrin 1 milion euro, dikujt tjetër 1 milion e gjysmë, e kështu me radhë. Pra, rendi po shkon drejt një përkeqësimi”,- tha Berisha. I pyetur për mesazhin e Kancelares gjermane për përmirësimin e drejtësisë, Berisha tha se një gjë e tillë duhet interpretuar drejt. “Nëse Kancelarja do të dinte se Edi Rama merr dhe kërcënon direkt në telefon gjykatësit për vendimet që japin kundra, ajo do ta gjente të paimagjinueshëm një veprim të tillë. Por ky është një realitet. Pra pa diskutim, drejtësia duhet të përmirësohet dhe drejtësia është një problem kryesor. Po kush e përmirëson drejtësinë? A mund ta përmirësojë një njëri që është i zhytur nga koka deri te këmbët vetë në korrupsion?” – pyeti ai. Berisha e akuzoi kryeministrin Rama se me ndërhyrjet e tij po shkon drejt Enver Hoxhës, jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe me ILDKP-në dhe institucionet e tjera të pavarura. Për këto arsye, Berisha u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta të fuqishme për të asgjësuar këtë revansh qeveritar. “Nuk është kohë revanshesh, është kohë ligjesh, praktikash ligjore dhe ecurie, se këta të çojnë drejt destabilizimit. Pra, fjala po vjen me shpejtësi të madhe tek qytetarët”, – përfundoi Berisha.

    Imami: Në kohën tonë nuk ka pasur informacion për trafik droge

    “Nuk ka pasur asnjë informacion në kohën tonë për përdorimin e infrastrukturës ushtarake nga trafikantët e drogës”. Ky ishte qëndrimi i ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i pari zyrtar i PD-së që ka denoncuar përdorimin e bazave të ushtrisë për trafik. Imami tha dje se kryeministri Rama dhe dy ministrat e tij, ai i Brendshëm dhe ministrja e Mbrojtjes nuk mund të fshihen së pari pas Forcave të Armatosura. “Kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me administrimin dhe politikat, të cilat kanë qenë tërësisht tolerante ndaj narkotikëve në këto muaj të qeverisë socialiste. Në mandatin e Partisë Demokratike në qeverisje, nuk kemi pasur asnjë të dhënë për përdorimin e infrastrukturës ushtarake, e përsëris, për trafikimin e lëndëve narkotike. Ne nuk kemi pasur asnjë të dhënë dhe asnjë informacion. Po bëhen përpjekje, sigurisht për të mos u përgjigjur, kjo është e qartë, pyetjeve të cilat i janë shtruar qoftë Kryeministrit, qoftë ministres së Mbrojtjes, qoftë ministrit të Brendshëm, me qëllim për të humbur fokusin. Ne po i përgjigjemi drejtpërdrejt meqenëse na e kanë bërë pyetjen. Jo, nuk ka pasur informacion, nuk ka pasur të dhëna për përdorimin e infrastrukturës ushtarake nga trafikantët e drogës”, – përfundoi Imami.

    MAPO

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •